Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

.::::::Poezi Islame::::::.

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

.::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga sam1r prej Fri Sep 25, 2009 6:40 pm

Kjo zemra ime gjithnjė po vajton,
mėshirėn Tėnde Allah po e kėrkon
dhe nėse Ti atė s’e mėshiron,
do tė jetė e ngrata e humbur gjithmonė!

Kjo zemra ime shumė ėshtė duke u frikėsu,
natėn e varrit si ka me kalu?
Dhe nėse Ti Allah varrin s’ke me ia zgjeru,
ky trup i ngratė shumė ka m’u dėmtu.

Kjo zemra ime, ditė e natė po qan!
Dhe faljen Tėnde Allah po e kėrkon.
Dhe nėse Ti atė nuk e falė,
do tė jetė e ngrata pėrgjithmonė nė zjarr!

Kjo zemra ime shumė po shpreson,
nė ditėn e Mahsherit prej teje ndihmė kėrkon
dhe nėse Ti Allah rahmet pėr tė bėn,
do tė jetė e shpėtuar dhe e lumtur gjithmonė!

Kjo zemra ime lutjet kurrė s’i ndalė,
Prej Teje Allah xhenetin Firdevs kėrkon
me pejgamberė dhe shehida qė ta bashkosh
dhe kėnaqėsinė Tėnde, Allah, t’ia dhurosh.

O Allah, Ti qė je i Mėshirshėm,
na mėshiro!

O Allah, Ti qė je Mėkatfalės,
mos na dėno!

O Allah, Ti qė bėn rahmet,
na shpėto!

O Allah, Ti qė gjithēka ke,
Xhenetin na dhuro!

________________________________________________________________________________



sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 26
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga jetaaa prej Fri Sep 25, 2009 7:37 pm

Eshte Drite e Allahut


Ėshtė dritė e Allahut Rrugėn na ndriēon, Nga terri i kobshėm Tė gjithėve na shpėton.


Mė e vleshmja dhuratė Nga i madhi Perėndi, Amanet i parė dhe i fundit Pėr krijesėn njeri.

Qė nga hazreti Ademi Njeri e pejgamber i parė, Kjo e vėrtetė nga All-llahu Pėrherė ėshtė shpallė.

Sa herė qė njeriu Ėshtė tjetėrsuar, Pejgamberi i kohės E ka udhėzuar.

E ka udhėzuar Njeriun e shkretė, N’udhėkryqe tė jetės Sa herė qė ka mbetė.

Nė formėn e pėrsosur Kjo Fe e Vėrtetė, Ju shpallė e plotėsuar Tė Lavduarit-Muhammed.

Kėtė e dėshmon Kur’ani Fjala e Perėndisė, Tė vėrtetėn e plotėsuar Qė ia shpalli njerėzisė.

Kush ėshtė besimtar Le tė jetė krenar, Aq mė tepėr vlen Kur t’jetė atdhetar…!

La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ullah. Fjala e dėshmisė Shenjė e dashurisė.

Rreze e jetės Thelb’i sė Vėrtetės. Gur’i besės Shkėndijė e shpresės.

Dritė e amshuar Zjarr i pashuar Gjurmė ndėr shtigje Urė ndėr brigje.

Dy emra nė fjali Mė e shtrenjta stoli. La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ull-llah.



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga jetaaa prej Fri Sep 25, 2009 7:40 pm

Per Pejgamberin Muhamed a.s


Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.

Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.

Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi

Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.

Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.

Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove

Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove

Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.

I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.

Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.


Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.


Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga jetaaa prej Fri Sep 25, 2009 7:55 pm

Muhammedi a.s.


Errėsirė ishte kudo
Injorancė mbretėronte
Kishte humbur ēdo arsye
Bota dritėn e kėrkonte.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Nė Mekė, n'kėtė vend tė bekuar
U lind i dashuri i Perėndisė
Muhammedi i lavdėruar
Shpėtimtari i njerėzisė.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

O Muhammed o i dėrguar
Dritė dhe mėshirė pėr mbarė njerėzinė
Salavate duke t'kėnduar
Falėnderojmė Perėndinė

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Ti je dritė qė kurrė nuk fikesh
Flakadan-Udhėzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonė rritesh
N'ty gjejmė prehje pėrgjithmonė

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Gjithmonė ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull pėr ne
Fjalėt tua kurrė nuk zbehen
Deri sa t'ketė jetė mbi dhe.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
i a.s.



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga jetaaa prej Fri Sep 25, 2009 7:58 pm

Urime hixhabi !



Urime oj motėr hixhabi
Shamia e bukur nė kokė
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartėsuar qofsh o Zot!

Nė fytyrė po t' shkėlqen nuri
Sa bukur tė rri shamia
Asgjė ty s'tė pėrkuli
Gėzim t'madh ka shoqėria.

E lumja ti oj motėr
Qė kėtė rrugė e zgjodhe
Atė qė urdhėroi Zoti
Nė vepėr e jetėsove.

Tė jesh gjithmonė krenare
Pėr kėtė gjest tė mirė
E devotshme dhe fetare
Motėr oj zemėrdlirė.

Urime, urime oj motėr
Tė gjithė po tė pėrgėzojmė
Dashuria ndaj Allahut
Pėrjetė le tė shoqėrojė.

jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga jetaaa prej Fri Sep 25, 2009 8:01 pm

O Allah i Plotfuqishėm



O Allah i Plotfuqishėm, na ndihmo ne nė kėtė botė
Vėshtirėsitė t'i tejkalojmė, zbrit mėshirė o i Madhi Zot!

Emri yt i lavdėruar, drita Jote pėrjetėsi
O Allah i Madhėruar, zbrit mėshirė mbi kėtė njerėzi.

O Allah i Gjithmėshirshėm, na udhėzo nė mirėsi
Hapi shtigjet e lumturisė, mos na le nė errėsirė.

Lutjet tona t'i drejtojmė, mėshira Jote shpresė pėr ne
Vetėm Ty t'falėnderojmė, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonė tė dashur, dritė e diellit pėr Ymet.

Rrugės Tėnde na udhėzoi, vetėm Ty tė adhurojmė
Me urtėsi na kėshilloi, Islamin tė mos e lėshojmė

O Allah, o Mėshirėplotė, vetėm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerėz tė mirė, me dėshmorė e pejgamberė.

O Krijues i kėsaj gjithėsie, toka e qielli t'madhėrojnė
Na e mundėso qė n'botėn tjetėr, Nurin Tėnd ne ta shikojmė



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:45 am

E di...

...se dielli njė ditė mund tė pushojė sė shkėlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do tė shohė dritė
Zemra ime do tė qajė pėr tė gjitha qė i humbi
Pėr ata qė i deshti, s'do te kem mė jetė.

Do tė ketė ikur shansi pėr tė dashuruar
Apo pėr tė pasur dike qė tė mė shtėrngojė fort
Zemrėn time e shoqėron vetmia
netėve duke qarė.

...yjet qė shkėlqejnė nė netėt e pafundme,
Kanė errėsirė si shokėt e tyre,
Pavarėsisht nga humbja e dritės sė ditės
Koha kurrė nuk do tė mbarojė.

Do tė doja qė dashuria tė ishte aq e dashur
Sa janė yjet pėr natėn.
Se megjithėse zemra ime ėshtė afėr
Nuk ka pėrkėdhelje, as tė puthura ...

Drita e yjeve njė ditė do tė shuhet
Qė tė pėrzihet me natėn;
Ėndėrrat e mia pėr dashuri qė kisha, Oh, sa tė ėmbla!
I lash tė shuhen hiē pa luftė.

Erėrat tekanjoze tė kohės
U huazojnė fluturim shpresave, ... dėshirave
Nė lulėzim, me mosperfillje
Ku askush s'mund tė blejė njė shans tė ēmueshėm...

Ja Allah! Dėgjoma Dua'anė!
E di qė Je gjithkund!
E di gjuhen e tė gjitha zemrave,
Veēanėrisht tė atyre tė dėshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vėrtetė
Po e qaj me lot kėtė zemrėn time tė ngurtė
Nė tė cilėn drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janė qė dashuria tė vijė
Si lindja e diellit,
Dhe shkėlqimi tė mos zbehet
Biles as nata kur tė fillojė tė zbresė.

E derisa nata gjithmonė do tė jetė
E mbushur me yje me shkėlqim tė pafund
Pavarėsisht errėsirės sė natės
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:46 am

Kjo zemra ime gjithnjė po vajton,
mėshirėn Tėnde Allah po e kėrkon
dhe nėse Ti atė s"e mėshiron,
do tė jetė e ngrata e humbur gjithmonė!

Kjo zemra ime shumė ėshtė duke u frikėsu,
natėn e varrit si ka me kalu?
Dhe nėse Ti Allah varrin s"ke me ia zgjeru,
ky trup i ngratė shumė ka m"u dėmtu.

Kjo zemra ime, ditė e natė po qan!
Dhe faljen Tėnde Allah po e kėrkon.
Dhe nėse Ti atė nuk e falė,
do tė jetė e ngrata pėrgjithmonė nė zjarr!

Kjo zemra ime shumė po shpreson,
nė ditėn e Mahsherit prej teje ndihmė kėrkon
dhe nėse Ti Allah rahmet pėr tė bėn,
do tė jetė e shpėtuar dhe e lumtur gjithmonė!

Kjo zemra ime lutjet kurrė s"i ndalė,
Prej Teje Allah xhenetin Firdevs kėrkon
me pejgamberė dhe shehida qė ta bashkosh
dhe kėnaqėsinė Tėnde, Allah, t"ia dhurosh.

O Allah, Ti qė je i Mėshirshėm,
na mėshiro!

O Allah, Ti qė je Mėkatfalės,
mos na dėno!

O Allah, Ti qė bėn rahmet,
na shpėto!

O Allah, Ti qė gjithēka ke, Xhenetin na dhuro!

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:46 am

PADREJTESIA


Perse ēdo kund gjendesh

Perse kaq shum frekuentohesh

Perse shumica te shoqerojn ty

Besa edhe te dashurojn ty

Perse lendoni, kur nuk ju lendojnĆŖ

Perse harroni, kur nuk ju ledhatojnĆŖ

Perse demtoni, kur nuk ju demtojne

Perse qeshni, kur njė femije syte I lotojne

Perse i urreni, kur ju rrespektojnĆŖ

Perse gezoni, kur te varferit varferojne

Perse te drejtat tona na mohojne

Perse kaq veshtirĆŖ zemrat e sinqerta te mbijetojne

Te gjith jan kunder te sinqertit

I besojne genjeshtarit e jo te vertetit

I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

Dhe me shumė I duan te dridhurat e termetit

Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin

Denojne te pafajshmin e jo kriminelin

besojne genjeshtren e jo realitetin

pėr ta degjeneruar njė shoqeri ,

I godasin themelin

Duroni o ju zemra te sinqerta

Jan ne perendim kohet e erreta

Jan ne lindje kohet e blerta

ėshtė ne lindje, si njė bime e drejtaPo fute rrenje lumturia

ėshtė ne kembe mevetesia

Po ngadhnjen urtesia

Po triumfon pafajsia

Dhe po lulzon lumturia

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:51 am

Jam vetem me Zotin


O Zoti im,
Yjet nė qiell
Po ndriēojnė,
Njerėzit nė gjumė
Po ėndėrrojnė.
Mbretėrit,
Sundimtarėt,
Kanė mbyllur dyert,
Janė ngujuar.
Tė dashuruarit
Janė bashkuar.
Vetėm unė
Jam vetėm,
Por,
Nuk rri kot,
Tė pėrkujtoj Ty,
Tė pėrmendi,
O i Madhi Zot!

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:51 am

Njeriu

Sa i ēuditshėm
Ėshtė njeriu!
Dy meleqė
E ruajnė
E pėrcjellin,
Kurrė nuk e lėnė
Tė vetmuar;
Gjuha e tij
Ėshtė penė,
Kurse
Pėshtyma ngjyrė.
Ai,
Megjithatė,
Flet,
Edhe atė
Qė s'i pėrket!

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:51 am

Nuk kam dert


Nuk kam dert per uri
Ngase kam Zotin qe me furnizon
Pasuria eshte ne duart e Tij
Kend don Ai, e sprovon

As per ilac dert se kam
Ngase kam Zotin qe me sheron
Kush ne Zotin ka Iman
E din qe Ai, sebepin dergon.

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:52 am

Kur dy namaze kanė nji vlerė

Mė shkon mendja
tek njė bisedė
kur nji palestinez
me ēifutin fletė

njė hadith ia sqaroj
kur guri dhe druri
vend strehimin e ēifutit
muslimanėve do t"ua tregojė

po, thotė ēifuti e di,
n"librat tona kjo ėshtė shkruar
por ju nuk jeni ata!
Ne ende do tė sundojmė
Se mes veti ju kemi pėrēa

kjo do tė ndodhė
vetėm atėherė
kur pėr muslimanin
dy namaze kanė njė vlerė

kur namazi nė xhuma
e ka vleren si n"sabah
dhe namazi nė sabah
me vlerė si nė xhuma.

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:52 am

O ZOT!


O Zot! Sjelli vėllazėrive qė tė pėrhapin dashamirėsinė,
Qė tė mos coptohen mes vehtes duke pėrhapur armiqėsinė.

O Zot! Sjellu shqiptarėve qė tė gjejnė virtytet e humbura,
Qė tė mos vazhdojnė jetėn duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vėllezėrit tė mos e shpenzojnė moshėn kot,
Sepse shumė ėshtė gabim tė mendojnė vetėm pėr sot.

O Zot! Sjelli qė tanėt tė fitojnė lumturinė e tė dy jetėve,
Edhe nė kėtė jetė tė shpėtojnė nga ndėshkimi i tė tjerėve.

O Zot! Sjelli vėllezėrve qė tė shpėtojnė nga ateizmi,
Tė mos harrojnė se vetėm islami ėshtė shkak shpėtimi.
O Zot! Mėsoju tanėve shkakun e ardhjes nė kėtė botė,
Duke u kujdesur tė mendojnė se njeriu ēka do tė thotė.

O Zot! Sjelli vėllezėrve ta ndiejnė nevojėn e bashkimit,
Duke vėnė re se ajo ėshtė shkaku mė i madh i shpėtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarėve qė t’i pėrulen urdhėrave tė fesė,
Qė tė fitojnė ndaj tė gjithė botės respekt dhe besė.

O Zot! Sjelli vėllezėrve qė tė zotėrojnė besim tė fortė,
Pėr ta zotėruar atė nuk duhet ta kalojnė kohėn kot.

O Zot! Sjelli shqiptarėve qė tė gjejnė Krijuesin e vet,
Qė tė mos u pėrulen krijesave dhe tė jenė tė qetė.

O Zot! Shpėtoji vėllezėrit nga ndėshkimi i armiqve,
Tė ndjekin rrugėn Tėnde qė i ēojnė pas shpėtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarėve qė tė mos harrojnė vdekjen,
Ajo ėshtė njė shkak i bukur pėr tė vlerėsuar pėrpjekjen.

O Zot! Zgjoji vėllezėrit shqiptarė qė tė gjejnė rrugėn,
Qė tė mos harrojnė se kush atyreve ua sjellė bukėn.

O Zot! Kujtoju tanėve qė tė dinė se do tė japin llogari,
Tė mos kalojnė jetėn nė vende boshe si nė angari.

O Zot! Zgjoji vėllezėrit tanė qė tė bėhen besimtarė,
Pėrndryshe nuk vlen jeta, vetėm se ėshtė njė barrė.

O Zot! Sjelli vėllezėrve tanė qė tė bėhen tė sjellshėm,
Duke u zgjuar, tė pėlqejnė sendin mė tė vlefshėm.
O All-llah! Sjelli vėllezėrve qė tė fitojnė hirėn Tėnde,
Duke u mbėshtetur tek Ti, tė mos adhurojnė tjera sende.

O All-llah! Sjellna tė bashkohemi me besim nė Zot,
Pėr ndryshe nuk vlen jeta, pėrpjekjet shkojnė kot.

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:53 am

VĖLLEZĖR TĖ DASHUR

Vėllezėr tė dashur qė kėrkoni tė jetoni qetė,
Gjithnjė kuvendoni e mos thoni se e di vetė.

Mbajuni tė drejtės se aty ėshtė shpėtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarė fitimi.

Nė univers asgjė nuk ėshtė e ērregullt,
Madje edhe planetet qarkullojnė tė rregullt.

Studioni tė dy jetėt pėr tė mos u penduar,
Tė mos harroni se ku keni pėr tė shkuar.

Ruzulli tokėsor ėshtė njė urė e vjetėr,
Plotėsoni detyrat se nuk ka rrugė tjetėr.
Ne duhet tė zgjohemi pak mė herėt,
Qė tė mos pendohemi si ata tė tjerėt.

Urdhėrat e Krijuesit pranoji si burrė,
E fitoji mirėsitė qė nuk sosėn kurrė.

Mos harro se ke ardhur pėr t’u provuar,
Se pas pak kohe ke pėr tė shkuar.

Mos i bėn kujt keq vėlla ti nė kėtė jetė,
Se kėnaqėsia pėrrallore atje po tė pret.

Kujdesu vėlla jetės sė pėrkohshme,
Se ke pėrpara njė jetė tė pėrhershme.

O vėlla! Tė mos tė mashtrojnė ty armiqtė,
Mos i beso atyre edhe kur tė thojnė shpirt.

Zgjidhe mikun e mirė pėr kokė e pėr shtatė,
Mos puno pa logjikė se mbetesh duarthatė.

Zoti tė ka pajisur me shumė lloj shqisash,
Ty tė ka ndėrtuar prej disa trilionė qelizash.

Shih aeroplanin madhėshtor qė e ndėrtoi dikush,
Por mushkonjėn e vogėl nuk mundet askush.

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Egz0n prej Sun Sep 27, 2009 8:53 am

Motra ime fisnike


Motra ime, vajza e nėnės fisnike,
ruaje nderin, e bėhu besnike.

Mbroje moralin si vajzė fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo ėshtė caktuar pėr burrin e vet,
duhet tė mbrohet si letėr sekret.

Nė qoftė se do tė jetosh rehat e qetė,
asnjėherė natėn mos shko diku vetė.

Fatkeqėsisht tė tjerėt ua kanė empozuar,
ke marrė pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzė besimtare,
dhe nėpėr rrugė bėhu kėshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetėm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirė punėn qė po bėn,
duhet ta mendosh se ku ajo tė ēon.

Duhet tė adhurosh Krijuesin tėnd,
se nuk je e krijuar nga tjetėrkėnd.

O motra ime bėhu shembullore,
mos u pėrul si disa shėrbėtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesėn e tyre i ka pėrsosur.

Ai shumė mė mirė i di nevojat e saj,
vajza tė mos mbesė asnjėherė ndėr faj.

Mosmbulesa e femrave pėr kohėn e tashme,
ėshtė njė armė e mirė forcave tė jashtme.

Ata ta hoqėn formėn qė ke pasur,
ke marrė pa zgjedhur atė qė ke hasur.

Nėn maskėn e kulturės femrėn e abuzojnė,
me femrat tona ne fort po na lėndojnė.

Pėr stėrgjyshėrit tuaj lexo historinė,
ēfarė ka qenė namusi pėr shqiptarinė.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos tė tė bėjnė tradhtarėt dru pėr xhehennemin.

Mėshira e Allahut tė dhuroi ēdo gjė,
sepse ti pėrpara nuk ke qenė asgjė.

Motra fisnike ke shans sa je gjallė,
tė ikėn nga dora kur tė mblojnė me zallė.

O vajza besimtare dhe nėna fisnike,
mbroje fenė tėnde dhe bėhu besnike.

Egz0n
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 757
Age : 31
Location : Pran Teje Shpajrt :P
Registration date : 23/09/2009

http://WwW.ShoqeriaVirtuale.Net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga sam1r prej Sun Sep 27, 2009 9:02 am

All-llahu ju shperbleft Shum shum t`mira....

________________________________________________________________________________



sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 26
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga NoOrA prej Fri Oct 02, 2009 6:37 am

Drita e dijes


Valėt e detit mė lėkundin
gjersa puhinė pranverore shijoj
bukuritė nė univers mė mahnisin
e nė lartėsi thesaret qė ndriēojnė vrojtoj.


Kėto reflektime dritash nė horizont
janė ndriēime mbi kėshtjellėn e diturisė
zemra nga ambicjet mė brof
sytė pėrshkojnė lart arritjen e krenarisė.


Kjo kėshtjellė e dijes qė na tėrheq
pamja e saj na mahnit
ėshtė njė bukuri e fortifikuar me aq kujdes
ndėrsa drita e saj arrin lartėsit.


Por kjo dritė nuk ndriēon lehtė
drejt saj ėshtė njė rrugė me peripeci,
drita e Allahut ėshtė me vlerė
andaj duhet fituar me mund e gjith kėnaqėsi.


Tė mos venitim kėto drita qė shndrisin,
enigmėn e dijes tė zbėrthejmė nė tėrėsi
ēelėsin e suksesit le tė kėrkojmė me nxitim
e tė hapim portat e ndriēuara me DITURI.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga NoOrA prej Fri Oct 02, 2009 6:40 am

Lotėt e pendimit

Ē’janė kėta lot?
Pėrse sytė e mi lotojnė!
Ē’ėshtė ky pikėllim?
Nė zemėr ky rėnkim!

Eh, si kam jetuar!
Nė gjėra tė kota kam shpresuar.
Veē tek kėnaqėsitė e kėsaj bote,
unė kam lakmuar.

E penduar para Zotit...
Kėrkoj falje dhe shpėtim.
Ti mė shpėto, Ti mė udhėzo!
Ti nga e ndaluara, o Zot, mė largo!

Pse?
Pse lotėt s’pushojnė?
Pse sytė e mi s'thahen?
Pėrse pa pushim rrjedhin lotėt e mi?
A thua lot pendimi janė?
Qė nga sytė e mi s'ndahen?

Pse pyetjet s’dinė tė ndalen?
Pse isha e verbėr?
Kah e mira s'shkoja,
veē tek e ndaluara unė gjithmonė lakmoja.

Falėm, o Zot!
Tė lutem pėr ēdo gabim.
E penduar para teje
kėrkoj falje e shpėtim!

I vetmi je Ti, o All-llah!
qė fal e mėshiron.
E falėsit shumė i do.
Tė pėrulem, tė pėrgjėrohem.

Qė tė fitoj faljen tėnde,
unė gjithmonė do mundohem.
Shpresa pėr faljen tėnde
kurrė nga unė s'largohet.

Tė lutem, o All-llah!
nga e ndaluara mė largo!
E nė rrugė tė drejtė, tė lutem mė udhėzo!
Kėta lot pendimi
nė lumturi tė fesė islame, m’i shndėrro!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga NoOrA prej Fri Oct 02, 2009 6:43 am

Vlera e mbulesės

Ec rrugės oj motėr, ti me mbulesė!
Sepse tė gjithė pėr ty,
oj motėr do tė kenė nder dhe respekt.
Oj motra ime e dashur!
tė gjithė do ta kenė lakmi,
dhe shejtani do tė jetė,
oj motėr, larg nga ti.

Kujdes, oj motra!
pėr Zotin, kujdes!
Qė bukurinė ta ruani,
vlerėn dhe karakterin,
moralin dhe nderin,
ta kemi nė kėtė jetė.
sepse shpėrblimi i Allahut neve na pret.

Po tė dalėsh nė rrugė,
me veshje provokuese,
tėrheqėse dhe ngacmuese,
tė gjithė do tė shikojnė,
e sė bashku me shejtanin e mallkuar,
ty do tė ngacmojnė.
E ty oj motėr, shejtani tė verbon,
qė veten mos ta shohėsh
se sa poshtė ke rėnė.


Oj motra, ju lutem, tė keni kujdes!
pėr veprat qė bėni nė kėtė jetė.
Mbulohu oj motėr!
mbulohu sa mė shpejt!
sepse Allahu na shpėrblen, oj motra!
pas vdekjes me Xhenet.


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga NoOrA prej Sun Oct 11, 2009 11:58 am

Ke frikė Allahun, o nėnė!


Nė ditėt e para tė shtatzėnisė sate
Pėrse ti s’je e lumtur?
Pėr kėtė dhuratė qė nga Zoti e ke
Pėrse, nėnė, ti nuk je e gėzuar?
Gjatė muajve tė shtatzėnisė,
nė vend qė tė bisedosh me babanė,
se me ē'emėr do tė mė pėrgėzoni
apo ē’ngjyrė teshat e para do tė m’i blini...
Pėrse, nėnė, ti kėshtu s'mendon?
Pėrse veē pėr braktisjen time, ju gjithė bisedoni?
Eh, erdhėn ditėt qė tė dalė nė kėtė botė!
mė beso nėnė, shumė jam e frikėsuar.
Se ēka do bėsh me mua!
A do tė mė vrasėsh me thikė nė tualet...
Apo do tė mė hedhėsh tė gjallė nė kontinjer,
tek mbeturinat qė ti i hedh,
se pėr ty unė jam njė mbeturinė,
e jo njė fryt qė del nga ti.
Pėrse, nėnė kėtė po e bėn?
pėrse me gjirin tėnd nuk mė ushqen?
Nėnė, mos mė braktis, tė lutem!
Mos e bėj kėtė, o nėnė!
Kujto Allahun, o nėnė!
dhe mos e hidhėro, tė lutem, mos!
O nėnė, kujtoje ditėn kur tė dalėsh pėr tė dhėnė llogari!
Kujtoje zjarrin e xhehenemit, mėkatarėt aty pėrfundojnė, oj nėnė!
Unė kėtė ty s’ta dėshiroj.
Mirė nėnė...
Ti vendose qė unė tė mbetem e gjallė?
tė lutem, mė mbėshtjell mirė!
sepse jashtė bėn ftoftė...
ohhhhh nėnė!
Tė lutem, ndal dhe njė herė mendo!
Pėrse nuk mė dėgjon?
nga zemra, nėnė, po tė flas,
sepse jam e vogėl dhe fjalėt nuk mund t’i shqiptoj.
Nuk tė vret vaji im, o nėnė?
Nėnė!
ti nuk ke as njė pikė lot nė sy!
Allahu tė udhėzoftė, nėnė!
Mos mė le, tė lutem, mos!
pėrse po largohesh e nė kėtė vend tė vetėm po mė lė?
Kthehu, nėnė, jam fėmija yt!
jam pjesė e trupit tėnd,
ti mė linde o nėnė, pėrse je kaq e pashpirt?!
Mirė, vazhdo jetėn tėnde dhe lumturinė qė ti kėrkon,
me aventurat e tua!
Mua Allahu do tė mė ndihmojė, Ai ėshtė Zoti ynė,
dhe prej Tij unė pres ndihmė!
Por njė gjė mos e harro nėnė,
se vdekja do tė vij, nė varr do tė shkosh
E shumė vuajtje do t’i pėrjetosh,
shumė shpejt lumturitė e kėsaj bote do t’i harrosh!
Dhe Ditėn e Gjykimit kur do tė dalėsh, ti nėnė para Allahut.
E pėrulur ti do tė jesh nga ky mėkat qė bėre,
dhe tė tjerėt qė janė pa numėr.
Allahu ēoftė mėshirė mbi ty!
Nėnė, prapė se prapė unė jam fėmija yt,
tė keqen s’ta dėshiroj,
dhe nė zjarr tė xhehenemit s’kam dėshirė tė tė shoh.
Allahu tė faltė dhe nė rrugė tė drejtė tė udhėzoftė...!


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga NoOrA prej Sun Oct 11, 2009 12:03 pm

Kujdes namazin, o musliman!


Fale namazin, o musliman,
falu, Zoti qė ty tė don,
mos lejo qė jeta ty,
pa namaze tė mbaron.

Mosfalja e namazit,
na kushton me hidhėrim,
namazin e kemi urdhėr,
nga Allahu, Zoti ynė.

Fale namazin dhe gjeje mirėsinė,
se llogaria ėshtė e rėndė,
pėr ata njerėz qė s’kanė kujdes,
pas namazin qė e kanė lėnė.

Kjo botė mos t’ju mashtrojė,
ndaj namazit keni kujdes,
se kam frikė mos bėhet vonė,
kur njė ditė nuk ka mė kthesė.

Tė gjithė ju o muslimanė,
namazit shpejt t’i pėrgjigjeni,
mos gaboni po ju lus,
namazin ta braktisni.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:10 pm

pėr Pejngamberin Muhamed A.S

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mirė se ēfarė ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shumė u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
njė xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


bėrė njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bėrė ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbarė botes
Se njė i bardhe dhe njė i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove pėr te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne ditėn e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk ėshtė prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:11 pm

Njetim-Teuhid












Det’i ashkut mori valė,
Zot i madh tė qofsha falė,
Falmė njė mejtim tė lartė,
edhe njė gjuhė tė zjarrtė,
tė tė them bukurinė tėnde,
qė mbretėron nė ēdo vėnde.
Tė flas si bilbil i prillit,
qė ka zjarr prej trėndafilit,
Dyk e djegur porsi flutur.
me vaje dyk e kėputur.
Dyk e tretur si qiriri,
t’i radhit vjershat nga gjiri.
Syt’e zemrės ēelmi mirė,
tė njoh ē’ka ndėr hapsirė.
Zjarr’i yt ah kur merr flakė!
S’na lė ment o Zot as pakė!
Ne si duhet lėvdim s’dimė,
ty tė lėvdon ēdo fill bimė,
e ēdo ndrydhė e gjithėsisė,
ka nga’j zjarr i dashurisė.
Ashku ish avull i zjarrtė,
qė ēpike yjet’ e artė.
اdo send nga ashku ka pjesė,
Zot mos lėr askė pa ndjesė.
Mijra hėna,dielle qite,
prej syresh bojrat i ndrite.
Ti je vetė drit’ e parė
qė s’ke as shok as tė ngjarė.
Ti vetėvetiu ke qėnė,
ēdo zakon vet’e ke vėnė,
pėr ty s’ka as do tė ketė,
nisje e sosje nė jetė.
Dhenė si tė tjerėt yje,
me det,me stetė,me pyje,
me gjėra shum’e stolise,
vet’e di se qysh e nise!
e qysh e gatove vallė!
dhenė e bukur palė palė!
Nė ēdo palė dhe qė qite,
lloje bar,kafshė gatite.
E ke bėrė shumė herė,
terė, uj’e ujėt terė,
mijra herė e ke ndėrtuar,
mijra herė e ke shkretuar.
Trualli i Oqeanės,
ti e di se ē’kishte anės,
shesh i tij a kish qytete?
kur s’qe mbuluar me dete,
pol i veriut e i jugės,
kur pshtillej me brezn’e drugės.
Zot i madh e i vėrtetė,
ē’ka patur ti e di vetė.
Nevoj’e kohės si donte,
dheu asi gjėrash bleronte.
Kėmbėt e gjeologjisė,
nė fuqi tė pėrėndisė,
aqė fort tė shkurtra janė,
sa A,B,C,vleftė s’kanė.
Sė fundi ēpike njerinė,
i dhe mendjen,bukurinė.
Me katerilion vijuar,
shpirt i tij ishte krijuar.
Pas kohej i dhe fytyrė,
nė veprime pėr tė hyrė.
Si ēdo yll nė vehte botė,
as njė send nuk ēpike kotė.
Nė ēdo yll ka njerėz,shtėza,
po s’gjasin si njėza-njėza.
Mustafanė pse e ftove ?
I pa;….diturin’ia shtove!
اdo njeri q’e di Kuranė,
(ve ma beththe fihima)nė.¹)
Nė tėfsir tė Fahrud-dinit,
te tjerė mund te ketė jetė.
e sheh,ndan punėn’e dinit.
Deshe vet’hen ta tregonje,
prandaj1)profetėr dėrgonje.
Shumė herė njerėz kreve,
u bėnė fajtor i greve!
Prap krijove tė tjetrė,
I’u dėrgove Pejgamberė!
O Adem o At’i tėnė,
me havanė q’ish si hėnė.
Mė sė fundi ju u ēuat,
nė gji tė Zotit u ndriēuat.
Nuhu,Luti e Jakubi,
Ibrahimi dhe Ejjubi,
Musaj,Isaj,Muhammedi
edhe gjithė ky remeti,
ju u kanė mėm e atė,
prej jush kanė mar’uratė.
U mplake o bot e shkretė!
sa po vjen bėn tatpjetė!
lid e vdis po vjen njė ditė ,
shkretohesh mbetesh pa dritė.
As lėnda as trupe s’mbeten,
pa dyshim tė gjitha treten,
edhe yjet qė vėrtiten,
vjen koha,derdhen, roniten.
Gjithėsia ē’ėshtė tretet,
vetėm pėrėndia mbetet.
Kush e di,sa rri e shkretė,
por sėrish Zot’i vėtetė,
gjithė trupet i ngjiz prapė,
si kujt-do shpirt do ti japė,
vet’e di qysh ėshtė ngjizja
dhe ringjallja e lėvizja!
Zot pėr ty s’ka gjė tė rėndė,
ēdo send e ke lehtė pendė,
mė parė si i javite,.2)
kaqė botra qė gatite,
pa dyshim e pa tė metė,
i humb i ēpik si do vetė.
Ah ky det sa ėshtė thellė
ēdo njeri brenda ka ngelė,
ē’shohim ē’nuk shohim nė jetė,
ti je ti je Zot vetė.
Unė nuk them gjithėsia,
ėshtė vetė pėrėndia.
Por them kushdo q’ėsht’i pjekur
dhe e ka zemrėn tė djegur,
nė ēdo atom sheh Allahun,
kėsi soj e kalon vahun.
Penda ime ėsht’e ēalė,
ky det s’tregohet me fjalė.

¹)Nė Suren U-shshura (ve min ajatihi ve ma beththe fihima…) kuptojm se nė yje
2)Javitur-me e ngjiz,me i dhėnė trup.
Ngase pėrsėriten pra u thuhet 7 dite jave

Marrė nga libri "Historia e Shenjtė e Hafiz Ali Korēės.

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:11 pm

MENDO

Thua kam zemėr tė pastėr
Allahu e di,
Por pasqyrė e zemrės tėnde
Ėshtė puna qė bėnė ti.

Nuk falem s’kam kohė
Allahu do tė me falė,
Por Allahu kur tė krijoi
Sė pari kohėn pėr kėtė ta dha

Mbulesėn nuk e mbaj
Thua mėkat i vogėl,
Por urdhėrit tė kujt nuk i bindesh
Vallė a tė shkon nė mend?

Mėson gjithēka,
Qė ke nė fakultet,
Por pėr tė lexuar Kur’an
Nuk ke kohė as pėr njė ajet.

Kur shikon gjithė kėtė krijim
Si mashtrohesh
Tė thuash ėshtė bėrė
Pa qėllim.

Pendohu dhe nė adhurim kaloi ditėt
Se vdekja vjen kur nuk e pret
E koha nuk tė pėrsėritet.

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:12 pm

Njihe Vehten

Gjeje arsyen
Shkakun
Parashiko pasojėn.

Parashiko pasojėn
Gjeje shkakun
Arsyen.

Shiko pėrtej yjeve qė rrethojnė tokėn
Mblidhe veten, largo frustrimin
Pastro zemrėn tėnde.

Me besim tė vėrtetė.

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:12 pm

Tė gjithė do tė vdesim


I drejti do tė vdesė,
dhe i ligu do tė vdesė…
Luftėtarėt qė bėjnė xhihad do tė vdesin,
dhe ata qė rrinė nė shtėpi do tė vdesin…
Ata qė preokupohen me besimin e saktė, do tė vdesin
dhe ata qė trajtojnė njerėzit sikur robėr tė tyre, do tė vdesin…
Tė guximshmit qė nuk pranojnė padrejtėsinė do tė vdesin,
dhe frikacakėt qė kėrkojnė t'i kacavirren kėsaj jete me ēdo ēmim, do tė vdesin…
Njerėzit e ēėshtjeve tė mėdha dhe synimeve fisnike do tė vdesin,
Dhe njerėzit e mjerė qė jetojnė pėr kėnaqėsi tė ulėta, do tė vdesin…
Ēdo shpirt do ta shijojė vdekjen…

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:12 pm

njė ditė kur zjarri do ta mbulojė tokėn
edhe retė do tė skuqen nga tė nxehtėt
Njerėzit do tė harrojnė ku e kanė kokėn
Do tė mėsojnė ē’ka qenė mirėsia

E... njė ditė kur qielli do tė zbehet
do tė shohim se s’ka strehim
do tė shohim qė...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E njė ditė kur vullkanet do tė derdhen
do t’i falemi Zotit deri nė agim
Ėshtė koha qė tė paguajmė
O i dashuri miku im

E njė ditė kur qielli do tė ēahet
e di... do tė qajmė pa pushim
Por atė ditė loti do tė thahet
O i dashuri miku im

E njė ditė kur ajri do tė tretet
do tė mbetemi edhe pa frymė
Atė ēka e dha Zoti do t’na e marrė
O i dashuri miku im

E njė ditė do ta ulim kokėn
e do tė dalim nė gjykim
Por qindra shekuj kokėshkretė
O i dashuri miku im

E njė ditė kur do ta kuptosh pendimin
do tė kthehesh nė besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E njė ditė kur t'na i vėnė prangat
do ta kuptojmė fjalėn durim
Do t'kuptojmė ēka qenė liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi tė gjitha
E nuk e fitoi asnjė falėnderim
E njė ditė tė gjitha do t'i tretė
Por jo pa i paguar, o miku im.

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:13 pm

BUKURIA E njė GRUAJE

Bukuria e njė gruaje
s'ėshtė nė veshjen e saj,
as nė pamjen qė i kushton kujdes,
apo mėnyrėn e flokėve si i mban!

Bukuria e njė gruaje
duhet tė shifet nė sytė e saj!
Sepse aty ėshtė dera pėr nė zemrėn e saj,
nė rezidencėn e dashurisė.

Bukuria e njė gruaje
s'ėshtė njė shenjė nė fytyrė!
Por bukuria e vėrtetė e njė gruaje
reflekton nė shpirtin e saj!

Ėshtė kujdesi qė ajo me dashuri ofron,
pasioni qė ajo tregon!
Dhe Bukuria e njė gruaje,
me kalimin e viteve - ajo vetėm rritet!

Nuk tė ik buzėqeshja se tė vjen pleqėria;
por pleqėria tė vjen se tė ik buzėqeshja!

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Manushaqe prej Thu Oct 22, 2009 2:14 pm

Nėse beson ne pėrėndi



Nėse beson nė pėrėndi
Edhe dielli edhe hėna janė pėr ty,
Kėnaqesh edhe pėr pikėn e shiut mbi ēati
Edhe pėr yjet nė qiell qė bėjnė dritė.
Kėnaqesh pėr erėn, pėr lulet
Pėr zogjtė qė shkojnė fluturim
Pėr pranverėn dhe gurgullimėn e ujit,
Pasi dhe vetė jeta e merr njė kuptim.
E shpirti lehtėsohet, gėzohet
Nė ēdo agim,
Dhe vetė sa ėshtė e ėmbėl
Shpresa pėr shpėtim.
Nėse beson nė pėrėndi,
E kupton fjalėn lumturi,
E kupton se shumė vuajtje dhe strese janė kot
E kupton se punėt s’i kontrollon dot.
Sa kėnaqėsi
Pėr gjithė kėto mirėsi
Tė pėrkulemi duke thėnė:
Falėnderit o pėrėndi...


O I Madhi pėrėndi
O I madhėrishėm pa kufi,
Qė fshehtėsitė e zemrave i di,
Kam nevojė,
pėr njė qetėsi shpirtėrore kam nevojė.

O i madhi pėrėndi,
Qė edhe fshehtėsitė e zemrės sime i di,
Sa rėndė ėshtė tė shprehet me gojė
Edhe faji, edhe brenga dhe mėkati qė rėndojnė.
Kam nevojė,
Pėr njė lehtėsim tė zemrės kam nevojė...

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: .::::::Poezi Islame::::::.

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:28 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi