Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Matematika

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Matematika

Mesazh nga dijaa prej Tue Jan 12, 2010 8:38 am


Matematika
pėrbėn njė fushė tė njohurive abstrakte tė ndėrtuara me ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte tė tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera pėr njė lidhje tė veēantė qė ka ajo me realen. Ajo ėshtė e njė natyre tė pastėr intelektuale, e bazuar tek njė seri aksiomash tė deklaruara tė vėrteta (do tė thotė qė aksiomat nuk i janė nėnshtruar asnjė eksperience por janė tė frymėzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate pėrkohėsisht tė pranuara. Njė pohim matematikor – i quajtur pėrgjithėsisht teoremė ose propozicion konsiderohet i vėrtetė nėse procesi i vėrtetimit formal qė pėrcakton vlefshmėrinė e saj respekton njė strukturė arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janė tė vėrteta plotėsisht formale, ato gjejnė zbatim nė shkencat tjera dhe nė fushėn e teknikes. Pėr kėtė arsye Eugčne Wigner flet pėr « efikasitet tė paarsyeshėm tė matematikes nė shkencat e natyrės ».
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilėsore tė objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapėsinore. Sipas Burbakistėve (Nicolas Bourbaki) ajo ėshtė shkencė qė studion relacionet dhe nė thelbin e saj ėshtė kuptimi i numrit. Matematika ėshtė shkencė deduktive d.m.th pėrfundimet e saj janė tė pėrgjithshme dhe janė rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikės humben nė thellėsitė e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vėshtrimeve dhe pėrvojės sė njerėzve nė pėrballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe pėrmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonė. Kinezėt e lashtė, civilizimi i Inkėve, pastaj nė Indi kishte njė zhvillim tė konsiderueshėm tė matematikės.
Greqinė antike matematika pėrjetoi njė zhvillim tė paparė nga njė plejadė e tėrė matematikanėsh siē janė : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj. Grekėt e vjetėr matematikėn e kuptonin nė sensin e gjeometrisė dhe tė parėt ishin ata qė tė vėrtetat matematikore tė cilat ato i quanin teorema i vėrtetonin. Njohuritė matematikore tė grekėve tė vjetėr mė vonė i pėrvetėsuan dhe i pasuruan arabėt tė cilėt quhen edhe themelues tė algjebrės. Pėrkthimet arabe tė veprave tė matematikanėve grekė nė mesjetė depėrtuan nė Evropė.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikės e morėn nė dorė Evropianėt. Nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin, etj. Mė vonė dolėn nė skenė Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri, etj. Nė fund tė shekullit XIX David Hilberti njė matematikan i shkėlqyer gjerman nė kongresin ndėrkombėtar tė matematikanėve tė mbajtur nė Paris nė vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njėzetetre (23) probleme matematikore tė cilat shekulli XIX ia le nė trashėgimi shekullit XX. Shumė prej kėtyre problemeve i preokupuan matematikanėt nga gjithė bota njė kohė tė gjatė dhe shumica e tyre u zgjidhėn pas njė pune tė palodhshme ku participuan njė numėr i madh matematikanėsh nga gjithė bota.
Matematika nė ditėt e sotme pėrjeton njė zhvillim marramendės dhe ėshtė e shpėrndarė nė shumė degė tė specializuara tė cilat janė mjaft abstrakte. Sot ėshtė e pamundur tė gjendėt njė autoritet si Hilberti i cili tė ketė njė pasqyrė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė degėt e matematikės. Poashtu nuk u gjet njė matematikan i cili nė fund tė shekullit XX tė propozonte probleme pėr shekullin XXI. Kjo ėshtė e kuptueshme sepse matematika si edhe tė gjitha shkencat tjera kanė pėrjetuar njė zhvillim tė paparė. Por njė analogji e pėrafėrt me Hilbertin Clay Mathematical Institute, nė fund tė Stampa:Shek-, ofron njė ēmim prej njė milion Dollar atij i cili jep njė zgjidhje tė pranueshme njėrit prej shtatė problemeve tė shekullit XX. Deri mė sot zyrtarisht nuk ėshtė ndarė asnjė ēmim. Problemi i vetėm i zgjidhur ėshtė hipoteza Poincaré tė cilėn e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atė. Gjashtė problemet tjera janė tė hapura.
Matematika nė interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por nė tė njėjtėn kohė ajo edhe vetė pasurohet. Sot matematika ka depėrtuar edhe nė ato degė tė shkencės nė tė cilat deri para pak kohe as qė ishte e imagjinueshme. Matematika nė pėrgjithėsi e mban karakterin e njerėzve tė cilėt e zhvillojnė atė. Ėshtė i gabueshėm mendimi i njerėzve pėr tė cilėt matematika ėshtė e pakuptueshme se nė matematikė nuk ka konteste dhe ē'do gjė ėshtė e qartė. Ndėrmjet matematikanėve ka pikėpamje tė ndryshme pėr matematikėn. Fatmirėsisht kjo nuk do tė thotė se matematika nuk ka perspektiva tė ndritshme.
avatar
dijaa
PrincesS e Forumit
PrincesS e Forumit

Numri i postimeve : 65
Registration date : 29/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Matematika

Mesazh nga dijaa prej Tue Jan 12, 2010 8:43 am

Simbolet dhe gjuha matematikore



simboli pėr infinitin tė pakufishmen





Shumica e simboleve qė pėrdoren sot nė matematikė nuk ishin zbuluar deri nė shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalė dhe kjo e kufizonte zhvillimin e saj. Nė shek XVIII, Euleri futi nė matematikė njė numėr tė madh simbolesh tė cilat pėrdoren edhe sot. Simbolizmi matematikor sot ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr profesionistėt por fillestarėt nuk mund ta kuptojnė. Ai ėshtė shumė i ngjeshur sepse vetėm pak simbole shprehin njė sasi tė madhe informacioni. Simbolizmi modern ka njė sintaksė tė pėrcaktuar rreptėsisht e cila pėrshkruan informacione nė lidhje me njė teori tė caktuar matematikore. Gjuha e matematikės ėshtė shumė e vėshtirė pėr jomatematikanėt.
avatar
dijaa
PrincesS e Forumit
PrincesS e Forumit

Numri i postimeve : 65
Registration date : 29/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi