Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vegim Gashi nė komė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vegim Gashi nė komė

Mesazh nga NoOrA prej Thu Jan 14, 2010 7:56 am


Vegim Gashi ndodhet i shtrirė nė spital. Ai ka pėsuar njė aksident tė rėndė nė Bullgari. Ish-kandidati i Aleancės Kosova e Re (AKR) pėr kryetar tė Komunės sė Prishtinės, ndodhet nė gjendje kome. Gjatė skijimit, biznesmeni Gashi ka pėsuar aksident nė njė zonė turistike nė shtetin bullgar.

Burime tė sigurta tė Expressit tregojnė se Gashi ka pėsuar aksident nė ditėn e dytė tė vitit 2010. Ai ka shkuar atje pėr tė kaluar disa ditė tė pushimeve dimėrore sė bashku me familjen e tij. Sipas burimit tė gazetės, ende ėshtė e paqartė mėnyra se si ka ndodhur aksidenti, pasi ish-kandidati i AKR-sė pėr kryetar tė Prishtinės, ditėn e 2 janarit ka qenė duke skijuar i vetėm. Nė atė kohė, anėtarėt e familjes sė tij ndodheshin nė hotel dhe nuk kanė mundur tė shohin se si ka ndodhur rasti.

“Ai pėr dy ditė ka qenė nė gjendje kome. Mė vonė, Gashit i ėshtė hequr aparatura qė i lehtėson atij frymėmarrjen dhe tash ėshtė duke marrė frymė vetė”, thotė burimi i gazetės, i afėrt me biznesmenin Gashi.

Sipas kėtij personi, edhe mė tej Vegim Gashi ndodhet nė gjendje kome, por tash tė stimuluar nga vetė mjekėt, tė cilėt duan qė organizimi i tij tė qetėsohet dhe tė mos mundohet shumė.

“Ai edhe pse merr frymė vetė, pa ndihmėn e aparaturave, ende nuk ėshtė i vetėdijshėm”, shpjegon burimi i gazetės. Nga ky aksident i rėndė, Gashi ka tė thyer njėrėn dorė, njėrėn kėmbė dhe ka pėsuar lėndime nė kokė.

Vegim Gashi, pas garės pėr Komunėn e Prishtinės, nė zgjedhjet e fundit lokale, fitoi respekt edhe mė tė madh nga qytetarėt dhe partia e tij, pasi doli i dyti, pas kryetarit Isa Mustafa. Nė kėtė mėnyrė ai la prapa shumė kandidatė tė tjerė tė partive tė tjera, tė konsideruar favoritė.

Menjėherė pas aksidentit, Gashi ėshtė dėrguar me urgjencė nė njėrin nga spitalet e Sofjes nė Bullgari, ku edhe ėshtė duke u trajtuar. “Aktualisht gjendja e tij ėshtė mė stabile sesa ka qenė nė ditėt e para pas aksidentit”, shpjegon burimi i gazetės.

Pėr dy ditė me radhė, zyrtarė tė AKR-sė nuk e kanė konfirmuar kėtė aksident tė rėndė qė i ka ndodhur kolegut tė tyre. Askush nga ata, qoftė edhe zėdhėnėsi i partisė, nuk ka pranuar tė japė shpjegime nė lidhje me kėtė rast tragjik.

Megjithėkėtė, Mimoza Kusari-Lila, zėvendėspresidente e AKR-sė, e konfirmoi tė hėnėn pėr Express, aksidentin e rėndė tė ndodhur para dhjetė ditėsh.

Arsyen pėrse AKR-ja deri mė tash nuk ka njoftuar nė lidhje me kėtė aksident, Kusari-Lila e ndėrlidh me gjendjen e vėshtirė psikike, nė tė cilėn ndodhet familja e kolegut tė saj.

“Po, ka ndodhur aksidenti mė 2 janar nė Bullgari. Z. Gashi ka pėsuar njė aksident dhe ka tė thyer dorėn, kėmbėn dhe ka njė tronditje. Por gjendja e tij aktualisht ėshtė stabile”, thotė Kusari-Lila, zėvendėspresidente e Aleancės Kosova e Re.
Mosinformimin e publikut pėr kėtė rast ajo e arsyeton me mosinformimin e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes Gashi, tė cilėt nuk kanė pasur njohuri se i afėrmi i tyre ka pėsuar njė fatkeqėsi tė tillė.

“Gjithashtu edhe vajzat e tij nuk e kanė ditur tėrėsisht se si ėshtė rasti, prandaj edhe nuk kemi njoftuar”, thotė pėr Express, zyrtarja e lartė e AKR-sė.

Mimoza Kusari-Lila sqaron se Vegim Gashi ėshtė njėri prej zyrtarėve mė tė respektuar nė AKR, i cili ėshtė shumė optimist pėr tė ardhmen e partisė dhe vendit nė pėrgjithėsi. “Ai ka sjellė vlerė nė parti. Z. Gashi nuk ka konkurruar pėr Prishtinėn sa pėr tė zėnė njė pozitė, por qė t’i sjellė pėrfitime kryeqytetit. Me ardhjen e tij nė AKR, mund tė them se ėshtė rritur partia”, thotė Kusari-Lila, ish-kandidate e kėsaj partie pėr kryetare tė Gjakovės. Sipas saj, Vegim Gashi ka punuar aktivisht dhe se ajo nė bashkėpunim me tė, ėshtė duke u punuar pėr krijimin e planit tė punės pėr vitin 2010. “Ai ka vullnet tė mirė pėr AKR-nė, interesim pėr kėtė parti dhe ėshtė njė prej njerėzve mė konstruktivė qė njoh”, thotė Mimoza Kusari-Lila, zėvendėspresidente e AKR-sė.

Pėrndryshe, nė garėn e fundit pėr zgjedhjet komunale, Vegim Gashi ishte kandidat pėr Prishtinėn nga AKR-ja, e drejtuar nga biznesmeni Behxhet Pacolli. Kjo parti sė bashku nė koalicion me Lidhjen Demokratike tė Dardanisė, tė drejtuar nga akademik Nexhat Daci, me Vegim Gashin si kandidat tė pėrbashkėt, fituan mė shumė se 20 pėr qind tė votave tė kryeqytetasve. Nė fillim tė fushatės zgjedhore, nė intervistėn e parė pėr mediet e shkruara nė Kosovė, Gashi pati thėnė pėr Express se Prishtinės i duhet njė frymė e re, kreative, ndėrmarrėse, frymė qė do tė bashkonte pozitivizmin e qytetarėve pėr interes tė qytetarėve. “Ėshtė njė moment qė nė jetėn e secilit arrin njė stad dhe ndikon kur vijnė njė grup miqsh apo shokėsh dhe tė thonė se, shiko, kemi menduar se mund tė bėjmė diēka sė bashku. Atėherė vjen nė njė pozitė kur e ndien njė diēka mė tė madhe sesa tė themi nė grup mė tė ngushtė, ta quaj si nė njė kompani apo familje”, kishte thėnė Gashi ndėr tė tjera nė intervistė pėr Express.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi