Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

**Lajme nga Bota Islame**

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 24, 2010 9:54 am

Pavarėsia e Kosovės ka stabilizuar Ballkanin

Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava, me ftesė tė autoriteteve egjiptiane po qėndron nė Kajro ku po mbahet Kongresi i 22-tė i Kėshillit Suprem pėr Ēėshtje Fetare. Ky Kongres po mbahet nėn kujdesin e Presidentit tė Egjiptit, Hosni Mubarak dhe ku po marrin pjesė 80 delegacione nga shtete tė ndryshme.
Nė seancėn e sotme tė paradites, Myftiu Tėrnava mbajti kumtesėn "Kosova nėpėr kohė", ku dha njė histori tė Kosovės. Pasi foli pėr peripecitė qė ka kaluar Kosova nė 100 vjetet e fundit, muftiu Tėrnava ku vuri nė pah dhunėn e egėr serbe. Gjithashtu ai foli edhe pėr luftėrat dhe pėrpjekjet e popullit tė Kosovės pėr mėvetėsi.
Nė fjalėn e tij Myftiu mė shumė u pėrqendruar nė 10 vjet e fundit liri, e posaēėrisht nė kėto dy vite shtet e pavarėsi, ku vuri nė dukje arritjet nė fushėn e shtetndėrtimit, duke vlerėsuar se pavarėsia e Kosovės ka stabilizuar rajonin e Ballkanit. Nė fjalėn e tij, ai tė pranishmeve u bėri thirrje qė tė ndikojnė te qeveritė e atyre vendeve qė ende se kanė njohur pavarėsinė e Kosovės qė ta bėjnė njė gjė tė tillė sa mė parė. Gjatė qėndrimit nė Kajro, Myftiu Tėrnava pati edhe njė numėr intervistash nė TV egjiptiane, nė tė cilat foli pėr arritjet e Kosovės dhe u bėri thirrje autoriteteve tė Egjiptit qė tė njohin Kosovėn. Myftiu Tėrnava nesėr nga Kajro do tė shkojė pėr vizitė nė Libi./bislame.net/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 24, 2010 9:57 am


Seminar rreth Islamit politik nė Doha tė Katarit



Ditėn e Martė (23.02.2010) nė kryeqytetin e Katarit-Doha filloi seminari me temė “Islami Politik, opsionet dhe politikat”, e cila u organizua nė kuadėr tė kanalit televiziv “Al-Jezera”. Nė kėtė seminar do tė prezantojnė shumė hulumtues dhe studiues nga Bota arabe dhe Islame, si dhe nga shtetet perėndimore.
Studiuesi dhe hulumtuesi i njohur Beshir Nafi’a, nė qendrėn e studimeve pranė Al-Xhezirės, paraqiti rrethanat dhe historikun e shfaqjes sė Islamit Politik. Ai theksoi se Islami Politik pėr herė tė parė nė Botėn arabe dhe Islame u shfaq kah fundi i shekullit tė XIX, pra nė momentin kur reformatorėt islam u bindėn se Islami dhe myslimanėt janė nė rrezik.
Ndėr lėvizjet islame qė u shfaqėn nė shekullin e kaluar ishte edhe lėvizja e njohur Vėllezėrit Mysliman, e cila u formua nė vitin 1928 nga reformatori i njohur Hasan el-Benna, lėvizje kjo e cila kishte tendencėn e Islamit Politik.
Ai thekoi se Islami politik ėshtė njė zhvillim historik i cili u paraqit si rezultat i rrjedhojave politike nė botėn arabo-islame, e assesi nuk nėnkupton konspiracion, siē mendojnė disa perėndimorė.
Kryetari i lėvizjes “Rilindja Tuniziane” nga Tunizia, prof. dr. Rashid Ganush pohoi se kėrkesat pėr reforma dhe rilindje islame lindėn nė kohėn kur nga trualli islam pėrfundimisht u humb Hilafeti islam apo udhėheqja islame, lėvizje kėto qė kishin pėr qėllim ēiltėrsinė dhe ēlirimin e mendimit intelektual tek popullata myslimane.
Ai po ashtu theksoi se sot shumica e lėvizjeve islame pėrballen me sfidėn e tiranisė dhe diktaturės, por pėrsėri ēėshtja e reformave intelektuale mbetet njė ēėshtje primare pėr kėto.
Nė kėtė seminar disa ditor qė do tė zhvillohet nė Doha pritet qė tė marrin pjesė shumė studiues nga vendet perėndimore veēanėrisht nga SHBA-tė dhe Britania e Madhe.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 24, 2010 9:58 am

Komandanti i KFOR-it takon kryetarin kuvendit tė BIK-ut, Prof.Dr.Xhabir Hamiti

Gjenerali i KFORIT Klaus Bentler vizitoj kryetarin e kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės Dr. Xhabir Hamitin nė selinė e tij, me tė cilin biseduan pėr situatėn e pėrgjithshme dhe rrethanat aktuale pėrmes tė cilave po kalon Kosova. Takim rrodhi nė atmosferė tė ngrohtė miqėsie.
Bentler gjatė kėtij takimi thekės tė veēantė i kushtojė sigurisė sė vendit, e cila siē tha ai, ka qenė prioritet i forcave tona ndėrkombėtare qė nga fillimi dhe kėshtu do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, duke vlerėsuar nė kėtė kontekst rolin pozitiv tė cilin e ka dhėnė dhe qė mund tė jep BIK-u nė kėtė drejtim. Ndėrsa Dr. Xhabir Hamiti e falėnderojė gjeneralin Bentler pėr angazhimin e tij permanent pėr njė ambient tė qetė nė Kosovė dhe e sigurojė atė se BIK-sė do tė jap angazhimin e saj permanent pėr ruajtjen e paqes dhe harmonisė mes gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim.
Ndėrsa lidhje me rastin e fundit te dėmtimit tė varrit tė pėrkatsisė serbe nė rrethin e Gjilanit Dr. Hamiti tha se, njė akt tė tillė barbarė e dėnojnė tė gjitha normat njerėzore, ndėrsa parimet e fesė e gjykojnė ashpėr dhe pa komprimis, dhe kėrkojė nga organet e rendit qė aktorėt e kėtij gjesti tė shėmtuar tė zbulohen sa mė parė dhe tė dalin para drejtėsisė.

Shėrbimi pėr informim i kuvendit tė BIK-ut

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Sun Feb 28, 2010 9:04 am

Xhamia e Marinės vazhdon t’i ketė dyert tė hapura


Gjendja nė xhaminė e Marinės, tė shtunėn, nuk kishte ndryshuar ashtu siē kishin shpresuar mbi 6 mijė nėnshkrues tė peticionit dhe siē kishin vendosur kuvendarėt e KK-sė nė Skenderaj, njė ditė mė parė. Vendimi pėr mbylljen e xhamisė dhe largimin e njeriut, i cili ishte cilėsuar si ilegal, nuk ėshtė zbatuar. Dera e xhamisė se Marinės, tė shtunėn, ishte e hapur mė shumė se kurrė. Dukeshin tė hapura edhe disa dhoma, tė cilat asnjė herė mė parė nuk ishin hapur, madje as kur ishte kėrkuar njė gjė e tillė nga nikoqiri, informon sot Koha Ditore.
Njeriu i cili e ushtron detyrėn e imamit pėr 8 vjet me radhė, Xhemajl Duka, nga Elbasani i Shqipėrisė, me njė qėndrim dhe sjellje fisnike, ashtu siē thotė se nė gjuhen arabe ėshtė domethėnia e emrit tė tij, priste e pėrcillte, kryesisht gazetarė nga tė gjitha mediumet kosovare. Hiq mė pak tė sjellshėm e nė humor nuk ishin as pėrkrahėsit e tij. Ata, kėto dy ditėt e fundit kanė qenė mė shumė se pėrpara, kur nė 3 raste qė ka qenė e pranishme gazeta, nuk janė falur mė shumė se 5 veta.
Vetė Duka ka thėnė se nuk ėshtė i shqetėsuar pėr vendimin e kuvendarėve dhe ka pohuar se do tė vazhdojė aktivitetet e tij tė zakonshme, pasi ka pėrkrahjen e banorėve tė fshatit.
Dukės i ndėrrohet “ēehrja e mirė prej myslimani”, siē e pėrshkroi njė pėrkrahės i tij, vetėm kur flet pėr iniciatorėt e peticionit, e posaēėrisht pėr Ajnishahe Halimin, pėr tė cilėn nuk zgjedh fjalorin, sikur edhe pėr ndonjė gazetar, raportimi i tė cilit nuk i ka pėlqyer. Megjithatė ai jep shenja pėr pazar tė mundshėm.
“Pse tė mos merremi vesh qė unė ta liroj vendin e imamit, kurse mua tė mė lejohet kati pėrdhes i xhamisė qė tė kryej aktivitete humanitare”, ka thėnė Duka.
Zyrtarėt nė Skenderaj nuk e kanė komentuar propozimin e Dukės. Nėnkryetari Abdyl Ymeri ka theksuar se muaj mė parė kryetari i Komunės, Sami Lushtaku, i ka ofruar Dukės dhe shoqatės “Rahma Mercy”, zyra pa pagesė nė Skenderaj, qė ai tė vazhdojė veprimtarinė humanitare, por Duka nuk ka pranuar. Ndėrkaq lidhur me vendimin, ai ka thėnė se KK-ja ka marrė vendim tė drejtė dhe vendimi do tė zbatohet nė momentin e
pėrshtatshėm dhe pėr kėtė nuk ka dilema. Pak mė tė zjarrtė janė treguar ata qė tė premten kishin votuar pėr vendimin. Kuvendari Zair Imeri, aktivitetet e Dukės i ka quajtur si “turpi mė i madh qė i ka ndodhur Skenderajt dhe largimi i tij ėshtė dashur tė ndodhte shumė mė herėt”.
Kryetari i komunės muaj mė parė i kishte ofruar Dukės pėrkrahje pėr vazhdimin e aktiviteteve humanitare me shoqatėn e tij, duke i ofruar edhe zyra pa pagesė kudo qė ai dėshiron.
Ndėrkaq, kolegu i tij, Bahri Fetahu, fajėson organet kompetente pėr mosushtrimin e kompetencave tė veta pėr largimin e Dukės, kurse falėnderon qytetarėt pėr peticionin. Ndėrkaq, nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame (KBI) nė Skenderaj kanė thėnė se pjesėn e tyre tė pėrgjegjėsive tashmė e kanė kryer.
“Ne e kemi caktuar imamin para disa muajve, por atij nuk i ėshtė lejuar tė shkojė nė vendin e tij tė punės, nė xhaminė e Marinės, kurse organet kompetente nuk i kishin mundėsuar njė gjė tė tillė”, ka deklaruar mulla Nexhmedin Maksuti, kryetar i KBI-sė dhe ka shfaqur shpresėn se kjo mė nė fund do t’i mundėsohet.
Ai ka pėrjashtuar mundėsinė e ēfarėdo kompromisi me, siē ėshtė shprehur, ”njerėz ilegalė dhe tė dhunshėm, ēfarė janė treguar uzurpatorėt e xhamisė nė Marinė pėr vite me radhė”.
Nga ana tjetėr, ata tė cilėt kanė kėrkuar dhe kanė vendosur pėr mbylljen e xhamisė dhe largimin e hoxhės, nuk duken shumė tė kėnaqur, por gjithsesi optimistė se vendimi do tė zbatohet brenda javės.
“Edhe kėsi hovi mos mujshin me e hjekė, po e lėshojna katunin, e besa edhe Kosovėn, se tybe n’ka me na vy gja”, thoshte njėri nga banorėt e fshatit.
Ai thotė se mė 2003 ishte nėnshkruar Memorandumi mes komunės, Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe udhėheqėsve tė fshatit, sipas tė cilit, pas ndėrtimit xhamia do tė hynte nėn juridiksionin e BIK-ut.
Duke folur pėr reagimin e disa njerėzve qė tė premten pasdite kanė dalė nė mbrojtje tė Dukės, ata thonė se kryesisht kanė qenė tė fshatrave tė tjera.
“Ajo plaka qe foli nė tanė televizorat, ėshtė nga Rezalla e banon nė Skenderaj se komuna i ka dhėnė banesė para 3 vitesh, mbasi i vdiq djali nė fatkeqėsi komunikacioni”, ka theksuar banori i fshatit.
Nė pasaktėsitė e medieve ėshtė ankuar edhe njė tjetėr banor, i cili ka theksuar se vetė ka punuar nė ndėrtimin e katit tė parė tė xhamisė. “Xhaminė nuk e ka maru ky Duka, po njė shoqatė nga Prizreni ’Kalliri i Mirėsisė’ mė duket u thirrke, e ia di emnin edhe kryetarit tė saj po s’po mė kujtohet”, ka thėnė ai./koha/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Sun Feb 28, 2010 9:05 am

Varshava sė shpejti me njė xhami tė madhe

Njė qendėr Islame, pėrfshirė aty njė xhami pritėt tė ndėrtohet nė Varshavė, raportojnė mediat polake.
Qendra e Kulturės Islame, e financuar gati tėrėsisht nga investitorė Saudian, do tė vendosėt nė pjesėn perėndimorė tė qytetit, thuhet nė lajmet e Radios Polake.
Xhamia do tė ketė njė minaret tė lartė 18m nė ndėrtesėn e lartė tre katė.
Pėrveē dhomės sė namazit, qendra do tė ketė bibliotekėn me dhomėn pėr media, galerinė e arteve, restorantin, njė kafe dhe njė shitore.
Nė Poloni jetojnė 35-40.000 Musliman nė mesin e tyre Polak, Tatar, Arab, Turq, Palestinez dhe tė tjerė. Rreth 35% tė tyre jetojnė nė Varshavė./worldbulletin/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Mon Mar 01, 2010 7:11 am

Mitrovicasit kėrkojnė rindėrtimin e Xhamisė sė Ibrit


Nė Mitrovicė ėshtė riaktualizuar kėrkesa pėr lejimin e rindėrtimit tė Xhamisė sė Ibrit qė ka qenė deri para lufte nė cepin verior tė urės kryesore mbi lumin Ibėr.
Njė kėrkesė tė tillė e ka dėrguar Bashkėsia Islame e Mitrovicės nė adresė tė Administratės sė UNMIK-ut nė veri, qė ende ėshtė pėrgjegjėse pėr atė pjesė tė qytetit. Kėrkesė tė njėjtė kanė bėrė edhe pėrfaqėsuesit e banorėve tė lagjeve tė veriut qė mbajnė takime me zyrtarė tė UNMIK-ut.
Xhamia afėr lumit Ibėr ka ekzistuar qė nga viti 1778, ndėrsa ėshtė djegur nga forcat serbe dhe pastaj ėshtė rrafshuar me ekskavator mė 2 maj tė vitit 1999.
“Kėshilli i BI nė Mitrovicė menjėherė pas pėrfundimit tė luftės ka kėrkuar me shkrim qė tė fillojė rindėrtimi i xhamisė, dhe madje nga tė gjithė administratorėt, duke filluar nga i pari Martin Garrot, mirėpo deri tani kjo nuk ėshtė realizuar”, thotė Izet Feka, sekretar i KBI-sė nė Mitrovicė. Ai thotė se janė se paku 10 kėrkesa me shkrim qė janė dėrguar nė adresė tė zyrtarėve tė UNMIK-ut, por edhe tė zyrtarėve vendorė, por qė nuk kanė pasur efekte.
“Vetėm njė herė kemi marrė njė shkresė para disa viteve nga ish- administratori Gerard Galluci, se tani pėr tani kjo nuk mund tė realizohet pėr shkaqe tė sigurisė”, thotė Feka.
Njė kėrkesė e tillė ėshtė ripėrsėritur edhe kėto ditė nga kryetari i KBI-sė nė Mitrovicė, Jetish Berisha, nė adresė tė Administratės sė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės.
Sipas tij, tani janė krijuar kushtet pėr lejimin e rindėrtimit tė xhamisė dhe shpresojmė nė njė pėrgjigjeje pozitive pasi qė edhe mjetet janė tė siguruara.
Berisha nė kėtė kėrkesė ka theksuar se ēėshtja e rindėrtimit tė xhamisė po vazhdon tė mbetet e parealizuar, gjė qė po e indinjon edhe popullatėn nė atė pjesė tė qytetit, ndėrsa serbėve u ėshtė lejuar ndėrtimi i kishės qė mė parė nuk ka ekzistuar dhe rinovimi i kishės nė jug.
“Ne si Bashkėsi Islame nuk jemi kundėr objekteve fetare tė ēfarėdo besimi, por jemi pėr drejtėsi dhe realizimin e tė drejtave tė tė gjithė besimtarėve”, thotė Berisha.
Nė anėn tjetėr, edhe pėrfaqėsuesi i Lagjes sė Boshnjakėve, Adem Mripa, thotė se e ka ngritur kėtė ēėshtje gjatė bisedimeve me zyrtarėt e UNMIK-ut si kėrkesė tė banorėve.
“Kėrkesė e banorėve ėshtė qė tė lejohet rindėrtimi i xhamisė pasi besimtarėt nuk mund t’i kryejnė obligimet e tyre fetare”, ka thėnė Mripa.
Ndėrkaq njė zyrtar i UNMIK-ut me kusht tė anonimitetit ka konfirmuar pėr gazetėn marrjen e kėrkesės pėr rindėrtimin e xhamisė, si dhe kėrkesat e banorėve, por nuk ka mundur tė thotė se cila do tė jetė pėrgjigjja nga UNMIK-u. /koha/


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Mon Mar 01, 2010 7:13 am

Diaspora shqiptare nė Zvicėr shėnon ditėlindjen e Muhammedit a.s.




Nė Qendrėn Kulturore Islame Shqiptare tė Wetzikonit, nė kantonin e Cyrihut nė Zvicėr, tė shtunėn u shėnua ditėlindja e tė dėrguarit tė fundit tė Allahut, Muhamedit s.a.v.s.
Nė kėtė qendėr islame shėnimi ditėlindjes sė Pejgamberit s.a.v.s u bė me njė program tė pasur me lexim Kur’ani si dhe ligjėrata qė kishin pėr qėllim ta ndriēojnė para opinionit zviceran faktin se Muhamedi s.a.v.s. ėshtė pejgamber i paqės dhe mėshirės, e jo dhunės dhe terrorizmit. Organizimi i kėtij tubimi pėr shėnimin e ditėlindjes sė Muhamedit s.a.v.s. u bė mu nė kohėn kur nė Zvicėr po zhvillohet njė debat i gjėrė pėr qėndrimin e muslimanėve pas thirrjeve tė Gadafit tė Libisė pėr xhihad kundėr Zvicrės si dhe rezultateve tė referendumit tė fundit pėr minaret.
Nė kėtė tubim nuk u ftuan vetėm muslimanėt, por edhe personalitete nga jeta publike dhe fetare e zvicrės, si dhe fqinjėt e Qendrės Kulturore Islame Shqiptare tė Wetzikonit. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se interesimi i zvicranėve ka qenė nė nivel. Krahas fqinjve, nė kėtė tubim prezentoi Babina Caviezel Bhend nga komuna e Wetzikonit e cila pati edhe fjalė pėrshėndetėse, si dhe mediume elektronike dhe tė shkruara nga kantoni i Cyrihut, gjegjėsisht televizioni ZiriPlus dhe gazeta Zirioberland. Mediumet krahas ndjekjes sė plotė tė programit, dhe nė veēanti tė ligjėratės sė mbajtur nga Mr. Bashkim Aliu me temėn: “Muhamedi s.a.v.s. pejgamber i paqės dhe mėshirės, e jo dhunės dhe terrorizmit“, morrėn edhe intervista nga udhėheqėsit e kėsaj qendre pėr ēėshtjen e integrimit tė muslimanėve nė Zvicėr dhe qėndrimin e tyre pėrkitazi me thirrjen e Gadafit pėr xhihad ndaj Zvicrės.
Nė fjalėn e tij, Mr. Bashkim Aliu nėnvizoi se ne e shėnojmė nė kėtė mėnyrė ditėlindjen e Muhamedit s.a.v.s. duke e hapur derėn e kėtij tubimi edhe pėr zviceran, qė tė tregojmė se rruga e suksesit e kėtij shteti dhe e komunitetit musliman nė tė ėshtė dialogu dhe mirėkuptimi. Ai potencoi se prezenca e muslimanėve nė Zvicėr, nuk e rrezikon Zvicrėn, por e pasuron edhe ma tepėr kėtė shoqėri multikulturore dhe se muslimanėt kanė kontribut tė ēmuar nė ngritjen e Zvicrės moderne. Ai theksoi se nė ēdo rrugė dhe ndėrtesė tė ndėrtuar, e shoh duke shkėlqyer nga drita e diellit djersa e vėllezėrve tė mi musliman. Ligjėrata nė fjalė u mbajt nė gjuhėn shqipe dhe u pėrkthye nė gjermanisht nga imami i Willit Bekim Alimi. Nė kėtė tubim prezantuan edhe njė numėr imamėsh nga qendrat islame shqiptare tė Zvicrės. Nė emėr tė imaėve shqiptarė nė Zvicėr, takimin e pėrshėndeti Nebih Rexhepi, imam nė Cyrih.
Pas ligjėratės vazhduan diskutimet rreth temės nė fjalė dhe problemeve me tė cilat ballafaqohet popullata muslimane nė Zvicėr. Pėrshtypjet e zvicranėve ishin tė shkėlqyeshme dhe dolėn shumė tė kėnaqur nga forma e organizimit si dhe mėnyra e qasjes ndaj temės nė fjalė. Ėshtė hera e parė qė njė organizim pėr ditėlindjen e Muhamedit s.a.v.s. nė kėtė qendėr islame tė ndiqet nga mediumet zvicerane dhe tė emitohet nė TV.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga NoOrA prej Thu Mar 11, 2010 7:11 am




Ndėrroi jetė Shejhu i Ez`herit, Muhamed Tantavi

Televizionet egjiptiane lajmėruan se sot ka ndėrruar jetė Shejhu i Universitetit tė Ez`herit, Dr. Muhamed Sejjid Tantavi, nė moshėn 82 vjeēare.
Dijetari Tantavi gjendej nė aeroportin “Mbreti Halid” nė Rijad, ku papritmas kishte pėsuar njė sulm nė zemėr. Ai menjėherė ishte transferuar nė spitalin e Forcave Ushtarake nė Rijad, ku dhe kishte ndėrruar jetė. Nė kohėn e sulmit, dijetari Tantavi ishte duke pritur aeroplanin pėr tu kthyer nė Kajro.
Shejh Tantavi kishte arritur nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite pėr tė prezantuar nė solemnitetin e dhėnies sė ēmimit tė “Mbretit Fejsal”, ku njėri prej tyre ishte edhe kryeministri turk, Erdogan.
Shejh Tantavi ishte i sėmurė nga zemra, vuante nga diabeti dhe nė vitin 2008 kishte kaluar edhe njė infeksion nė njėrėn kėmbė.
Djali i Shjeh Tantavit ka njoftuar se babai i tij do tė varroset nė varrezat e Bekiut nė Medinen e Shenjtė.
Shejh Muhamed Tantavi u lind mė 1928, mė 1966 doktoroi nė Hadith dhe Tefsir. Punoi si profesor nė Fakultetin e “Usuli dinit”, pastaj u transferua nė Libi pėr katėr vite pėr mėsimdhėnie, ndėrsa mė vonė punoi nė Univerzitetin Islamik nė Medine si dekan i studimeve post-diplomike. U caktua Mufti nė vitin 1986, ndėrsa Shejh i Ez`herit nė vitin 1996.
Si dijetarė tė mundshėm qė mund ta zėnė vendin e tij, janė: Dr. Ali Xhuma, myftiu aktual i Egjiptit, Dr. Ahmet Tajib, kryetar i Universitetit tė Ez`herit dhe Dr. Ahmet Omer Hashim, ish-drejtor i Universitetit tė Ez`herit

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: **Lajme nga Bota Islame**

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:56 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi