Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec

Shko poshtė

Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec Empty Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec

Mesazh nga NoOrA Fri Jan 15, 2010 3:20 am

Kjo ngjarje ėshtė prej ngjarjeve me tė ēuditshme, po tė mos e kishte shkruar vetė personi i ngjarjes s'do besoja se kjo mund tė ndodhte.
Personi i ngjarjes i cili ėshtė nga Medineja rrėfen:
Jam njė njėri nė moshėn tridhjetė e shtatė vjeēar, i martuar dhe kam fėmijė. Kam bėrė tė gjitha gjynahet e mėdha tė cilat i ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e kryeja me xhemat, vetėm nė ndonjė rast dhe kėtė vetėm sa pėr t'u paraqitur para tė tjerėve. Shkaku ishte se unė shoqėroja njerėzit e kėqinjė dhe tė degjeneruar, shejtanin e kisha tė pandashėm shumicėn e kohės.
Kam njė djalė shtatė vjeēar, i cili quhej Mervan, ishte shurdhė-memec. Mirėpo, ai kishte thithur imanin nga gjiri i nėnės sė tij besimtare.
Njė natė, unė dhe djali im Mervani ishim nė shtėpi. Unė planifikoja se ēfarė do bėnim unė dhe shokėt e mi dhe ku do tė shkonim?!
Ishte koha pas namazit tė akshamit kur biri im Mervani me flet mua (sinjale tė kuptuara mes meje dhe atij) dhe me bėn shenjė: pse baba nuk falesh?! Pastaj ngriti dorėn kah qielli dhe me kėrcenohet se Allahu me sheh mua. Ai me kishte parė mua nganjėherė kur unė bėja ndonjė gjunah, andaj u ēudita prej "fjalėve" tė tij.
Djali im filloi tė qajė para meje. E afrova afėr meje por ai iku nga unė. Pas pak shkoi tek kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirė tė merrte abdes, mirėpo, ai kishte mėsuar prej nėnės sė tij, e cila aq shumė mė kėshillonte por kot, ajo dinte Kur`anin pėrmendėsh.
Pastaj djali erdhi tek unė dhe me dha shenjė qė tė prisja pak... kur ja, ai po falte namaz para syve tė mi. Pasi pėrfundoi namazin u ngrit, solli njė Kur`an, e vendoi para meje dhe e hapi menjėherė pa e shfletuar dhe e vendosi gishtin e tij tek ajeti i sures Merjem: "O babai im, unė kam frikė se do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!" (Merjem:45), e pastaj filloi tė qajė, edhe unė qajta gjatė e ai i fshinte lotet nga sytė e mi dhe ma puthi kokėn dhe duartė dhe pėrmes shenjave qė kuptojmė njėri-tjetrin mė "tha": Falu o Babai im, para se tė vendosesh nėn dhe e tė jesh peng i dėnimit.
Pėr Zotin, gjendesha nė njė trishtim dhe frikė qė s`e di askush pėrveē Allahut. U ngrita menjėherė dhe ndeza tė gjitha dritat e shtėpisė. Djali im Mervani mė ndiqte nga dhoma nė dhomė, mė shikonte me habi dhe me "tha": lėri dritat e hajde tė shkojmė nė xhaminė e madhe (ka pėr qėllim xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] ). Unė i thashė: shkojmė nė xhaminė qė ėshtė afėr shtėpisė sonė, mirėpo ai ishte kėmbėngulės vetėm nė xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].
E ēova atje, unė ndihesha i frikėsuar ndėrsa shikimet e tij nuk mu ndanin pėr asnjė ēast. U futėm nė Rrevda (pjesė e xhamisė) e cila ishte e mbushur me njerėz. U bė ikameti i namazit tė jacisė e imami filloi tė lexoj nga Fjalėt e Allahut tė Lartėmadhėruar: "O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkatesh), por All-llahu e pastron atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di" (en-Nur:21).
Nuk mundja ta pėrballoja vetėn nga tė qajturit, edhe Mervani qante afėr meje duke me parė mua. Gjatė namazit, Mervani nxorri nga xhepi im njė mindil dhe mi fshiu lotėt. Pas pėrfundimit tė namazit unė vazhdova tė qajė e ai mi fshinte lotėt. Qėndrova nė xhami plotė njė orė derisa djali im Mervani mė "tha": mjaftė o Babai im, mos u frikėso, u bė merak pėr mua nga tė qajturit e shumtė.
U kthyem nė shtėpi. Kjo ishte nata mė e madhe tek unė ngase nė kėtė natė linda pėrsėri.
Erdhi gruaja dhe fėmijėt e mi, filluan tė qajnė duke mos ditur asgjė ēfarė ka ndodhur. Mervani u "tha": babai im ėshtė falur nė xhamin e Pejgmaberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Gruaja ime u gėzua shumė me kėtė lajm, ngase ai ėshtė fryt i edukimit tė saj tė mirė. I tregova asaj pėr atė qė ngjau mes meje dhe Mervanit, dhe i thashė asaj: tė betohem nė Allahun, a ti e mėsove atė qė ta hap Kur`anin tek ai ajet? Ajo u betua tre herė nė Allahun se nuk ka vepruar diē tė tillė. Atėherė, ajo mė tha: falėnderoje Allahun pėr kėtė udhėzim. Kjo ishte nata mė e mirė pėr mua.
Mua tani – duke iu falenderuar Allahut- nuk mė humb namazi me xhemat nė xhami. Kam braktisur tė gjithė shokėt e kėqinjė, kam provuar shijėn e imanit, sikur tė mė kishe parė do ta kuptoje kėtė nga fytyra ime.
Tani jetoj nė lumturi, dashuri dhe mirėkuptim me gruan dhe fėmijėt e mi e sidomos me djalin tim Mervanin shurdhė-memecin, tė cilin e dua shumė, e si jo kurse udhėzimi im ishte nė duartė e tij.
Vėllau juaj: Ebu Mervan – Medine
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi