Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetė arsye pėr ta dashur profetin Muhamed

Shko poshtė

Dhjetė arsye pėr ta dashur profetin Muhamed Empty Dhjetė arsye pėr ta dashur profetin Muhamed

Mesazh nga sam1r Sat Jan 16, 2010 9:00 am

Dhjetė arsye pėr ta dashur profetin Muhamed

Autore: Dalia SALAHALEDIN

Pėr njė grua myslimane si unė, ėshtė shumė e vėshtirė tė specifikosh “dhjetė arsye pėr ta dashur profetin (a.s.). Kur mė kėrkuan tė shkruaja vetėm dhjetė arsye u ndjeva e humbur. Vazhdova tė mendoj se cilat prej njė milion arsyeve duhet tė shkruaja. Humba nė karakterin e tij tė madh njerėzor dhe profetik. Ėshtė me tė vėrtetė e pamundur ta ngushtoj dashurinė time pėr kėtė njeri tė madh nė dhjetė arsye. Ai ėshtė njė njeri, tė cilin e kam dashur qė nė fėmijėri.

Po ashtu si tek ēdo mysliman tjetėr, dashuria pėr tė e ka pėrshkuar jetėn time. Dashuria pėr tė ėshtė bėrė pjesė e pandashme e imja. Ajo ėshtė gjithmonė aty, nė shpirtin tim. Por, pėrse e dua atė kaq shumė dhe nė kėtė mėnyrė? Kjo mund tė jetė pyetja e lexuesit tani. A e dua pėr shkak se tė gjithė myslimanėt “duhet” ta duan atė? Apo sepse prindėrit e mi mė thanė ta dua kur isha e vogėl? Por, prindėrit e mi nuk e kanė bėrė asnjėherė kėtė gjė. Nuk mund t’i thuash tjetrit tė dojė njė njeri apo njė send.

Mua personalisht, nuk mė pėlqen apo nuk e vlerėsoj mėnyrėn se si shumė myslimanė sot e duan profetin Muhamed. Disa prej tyre – jo tė gjithė – janė shumė tė zjarrtė ndaj njė njeriu qė mezi e njohin apo e ndjekin.

Profeti Muhamed iu dėrgua njerėzimit si njė shembull i shkėlqyer pėr t’u ndjekur. Ai ishte njeriu mė i duruar, mė i ndershėm, mė i pėrkushtuar dhe mė i sjellshėm nė historinė e njerėzimit. Jo tė gjithė myslimanėt veprojnė sipas shembullit tė tij, por thjesht thonė “ne e duam atė shumė”. Dashuria duhet tė tregohet me veprat dhe jo me fjalė.

Mė poshtė kam shkruar dhjetė pika nė lidhje me profetin Muhamed, por ato nuk janė e vetmja arsye, pėrse unė e dua atė.



1. Tė qenėt njerėzor

Ai nuk ishte asnjėherė larg njerėzimit. Ai buzėqeshte, dashuronte, qante dhe ndiente dhimbje. Ai ecte, lėvizte, hante dhe lahej. Ai ishte njė profet njerėzor dhe jo profet engjėllor, prandaj ėshtė shumė e lehtė ta ndjekėsh atė si shembull.

Kur bėj ndonjė gabim, shembulli i profetit Muhamed mė fut pėrsėri nė rrugėn e duhur. I them vetes: “Ai ishte njeri, pėr ta bėrė mė tė lehtė pėr ne. Dhe pėr tė ishte e vėshtirė, por ai ia doli, kėshtu qė do ta provoj pėrsėri, dhe do t’ia dal ashtu si ai”.



2. Tė qenėt baba

Marrėdhėnia e tij me Fatimen mė ka mahnitur gjithmonė nė njė shoqėri qė pėrbuzte gratė dhe mohohej lindja e vajzave deri nė atė shkallė, saqė i digjnin tė gjalla. Ai ushqeu shumė dashuri pėr tė gjitha vajzat e tij, veēanėrisht pėr Fatimen.

Ajo ishte mė afėr zemrės sė tij. Sa herė qė ajo shkonte nė ndonjė prej takimeve tė tij, ai nuk i thoshte asnjėherė tė largohej, pėr shkak se ishte i zėnė. Por ai ngrihej dhe e mirėpriste atė qė ajo tė mos ndihej keq. Pastaj e puthte nė ballė dhe e ulte pranė tij.



3. Dashuria e tij pėr Hatixhen

Pėr mua, mėnyra si ai vazhdoi ta donte Hatixhen edhe pas vdekjes sė saj ka qenė gjithmonė njė shprehje e pėrkushtimit. Gjatė jetės sė saj, ata jetonin nė njė shoqėri ku lejoheshin martesat e shumta pėr burrat. Edhe pse ajo ishte mė e madhe se ai, ai nuk u martua me grua tjetėr, sa ajo ishte gjallė.

Ai e respektonte dhe e donte gruan e tij. Edhe pas vdekjes sė saj ai e kujtonte atė.



4. Durimi pėr vdekjen e fėmijėve tė tij

Vdekja e fėmijėve tė tij mė ka sėmbuar nė zemėr. Ne mund tė teorizojmė dhe tė predikojmė shumė pėr durimin e profetėve, por a e ndiejmė mė tė vėrtetė? Habitem se si ky njeri i dashur dhe i butė duroi vdekjen e gjithė fėmijėve tė tij, pėrveē njėrit gjatė jetės sė tij. Si do tė ndihej njė baba, kur ėshtė nė tė gjashtėdhjetat dhe ka varrosur fėmijėt njėri pas tjetrit?

Durimi i profetit nuk ra asnjėherė nė kundėrshtim me trishtimin dhe pikėllimin. Ai u pikėllua dhe u trishtua shumė. Kur ndėrroi jetė djali i tij i vogėl Ibrahimi, ai u pikėllua shumė. Ai e mbajti atė nė krahė dhe qau. Ai tha vetėm fjalė qė tregonin durimin e tij, i cili ishte i pėrzier me trishtim. Fjalėt e tij e pasqyruan kėtė kur tha: “Zemra ėshtė e pikėlluar, syri qan dhe pėr largimin tėnd o Ibrahim, jemi tė pikėlluar. Por gjuha nuk thotė asnjė fjalė qė do ta zemėronte Allahun”.



5. Ai ishte njė gjysh shumė i butė

Kjo mė ka bėrė gjithmonė pėrshtypje, kur mendoj sa njeri i rėndėsishėm ishte ai, dhe sėrish kishte kohė pėr tė kaluar me nipėrit e tij. Habitem gjithmonė kur mendoj se gjatė ligjėratave tė tė premteve, kur ai ishte nė podium, e ndėrpriste ligjėratėn e tij para njerėzve dhe shkonte poshtė podiumit dhe merrte nipin e tij.

Mė befasues ėshtė fakti se ai e mbante nipin e tij gjatė gjithė ligjėratės. Ai ishte lideri shpirtėror, social dhe politik i kombit! Ēfarė do tė kishin bėrė gjyshėrit tanė nėse ne do tė kishim ndėrprerė njė prej takimeve tė tyre?



6. Vlerėsimi i tij i sinqertė pėr ndjenjat e tė tjerėve

Mėnyra se si i pėrjetonte gjėrat me tė tjerėt mė ka bėrė gjithmonė pėrshtypje. Dhe nė veēanti nė lidhje me njė fėmijė. Ky fėmijė mbante njė zog. Sa herė qė profeti Muhamed e takonte djalin, e pyeste pėr zogun. Njė ditė profeti kaloi aty pranė dhe e pa djalin tė qante pėr shkak se zogu i tij kishte ngordhur. Profeti Muhamed ndėrpreu udhėtimin e tij dhe u ul me tė ta ngushėllonte. Tregohet se ai qėndroi me fėmijėn pėr njė kohė tė gjatė, qė ta qetėsonte atė.

Kushdo qė do ta kishte bėrė kėtė veprim meriton respekt. Sa veprim i lartė ky qė bėri profeti Muhamed, i cili ndėrpreu punėt qė kishte dhe qėndroi me fėmijėn, i cili humbi zogun, qė ishte shumė i dashur pėr tė. Ai e kuptoi sa i pikėlluar ishte fėmija dhe i vinte keq pėr kėtė.



7. Ndjenja e humorit dhe buzėqeshja e profetit (a.s.)

Kjo pikė mė pėlqen shumė. Ndoshta sepse mua mė pėlqen tė buzėqesh dhe tė fshij lotėt dhe dhimbjen me shumė buzėqeshje dhe tė pėrhap lumturi dhe gėzim.

Gjithė njerėzimi pėrjeton dhimbje dhe agoni. Disa njerėz i pėrballojnė problemet duke qarė. Disa tė tjerė duke kundėrshtuar dhe duke mos e pranuar fatin e tyre. Njė palė e tretė thjesht tregon pakėnaqėsi ndaj botės. Por profeti Muhamed nuk e bėri asnjėherė kėtė gjė.

Ai vuajti shumė sepse ishte jetim, ishte i varfėr. Ai humbi gruan e tij tė dashur, Hatixhen. Ai kishte pėrgjegjėsinė e mesazhit hyjnor dhe tė drejtimit tė njė shteti tė ri. Pa pėrmendur vuajtjet e tij personale.

Por ai nuk u ngrys asnjėherė dhe nuk ishte i pakėnaqur me botėn. Ai nuk e kundėrshtoi asnjėherė atė qė Zoti kishte caktuar pėr tė. Ai thjesht vazhdoi tė buzėqeshė dhe tė kujdeset pėr tė tjerėt, pavarėsisht nga ato qė kalonte. Do tė doja ta bėja dhe unė njė gjė tė tillė, nuk e di a do tė mundem, por tė paktėn duhet tė mundohem.



8. Shembulli i tij si rob i Zotit dhe adhurues

Shembulli i profetit Muhamed (a.s.) si rob i Zotit dhe adhurues ėshtė njė aspekt i karakterit tė tij, tė cilin mund ta ndjekin tė gjithė ata qė duan t’i shėrbejnė Zotit. Ai agjėronte pjesėn mė tė madhe tė ditėve, falej pjesėn mė tė madhe tė netėve dhe shpenzonte gjithēka kishte pėr hir tė Krijuesit tė tij tė dashur.

Disa prej shokėve tė tij dėshironin qė tė agjėronin gjithmonė, dhe tė mos hanin asnjėherė ditėn, disa tė tjerė tė faleshin gjithė natėn, dhe tė mos flinin fare, apo tė mos martoheshin, por profeti Muhamed i kundėrshtoi ata. Ai u shpjegoi shokėve, se ai agjėronte disa ditė dhe disa ditė tė tjera hante, ai falej shumė natėn, por edhe flinte dhe si ēdo burrė tjetėr, u martua.

Unė mendoj se ky ėshtė njė shembull mė i lehtė dhe mė praktik pėr t’u ndjekur, nėse duam tė jemi mirė. Ēdo njeri, burrė apo grua mund tė ndjekė hapat e profetit Muhamed (a.s.); tė jetė njė adhurues shpirtėror dhe njeri i mirė nė tė njėjtėn kohė.



9. Butėsia dhe mėshira e tij ndaj kafshėve

Njė karakteristikė tjetėr qė mė ka prekur gjithmonė ka qenė butėsia dhe mėshira e tij ndaj kafshėve. Njėherė kur po udhėtonte shokėt e tij kapėn dy zogj tė vegjėl. Nėna e tyre fluturoi duke vajtuar pėr tė vegjlit e saj. Profeti Muhamed reagoi menjėherė dhe pyeti se kush e kishte lėnduar zogun duke i marrė tė vegjlit e saj dhe urdhėroi qė zogjtė t’i ktheheshin nėnės sė tyre.

Duke menduar sinqerisht dhe thellė pėr kafshėt si krijesa qė kanė ndjenja, ai e ndaloi therjen e kafshėve nė prani tė njėra-tjetrės. Ai urdhėroi qė prerja tė jetė e shpejtė, me thikė tė mprehtė, nė mėnyrė qė tė gjallėt tė mos tremben.

Ai ishte profet, i cili kujdesej pėr ndjenjat dhe gjendjen psikologjike tė kafshėve dhe nuk i konsideroi asnjėherė si trupa tė pandjeshėm apo krijesa pa ndjenja.



10. Dashuria e tij romantike pėr Aishen

E fundit por jo mė pak e rėndėsishmja, dashuria e tij pėr Aishen mė ka mahnitur gjithmonė. Tė them tė drejtėn kjo lidhje mė duket mė romantike se shumica e historive tė dashurisė qė janė tė njohura pėrgjatė historisė dhe letėrsisė. Dua tė them se ata ishin tė vėrtetė. Shumica e historive tė njohura janė romane, pėrralla dhe histori tė thjeshta.

Dashuria e profetit Muhamed dhe e Aishes ishte e vėrtetė. Ata e jetuan atė, e ushqyen dhe e praktikuan, kėtu nė tokė, gjatė jetės sė tyre tė pėrditshme. Ai e donte atė shumė dhe ajo i pėrgjigjej kėsaj dashurie.

Ajo si ēdo grua tjetėr normale, ishte xheloze pėr tė dhe e shprehtė kėtė. Dhe ai ishte xheloz, si ēdo burrė tjetėr normal dhe e shprehte kėtė. Dashuria e tyre ishte njerėzore, jo engjėllore.

Por, pavarėsisht nga dashuria qė kishte pėr tė, ai nuk e lejoi kėtė dashuri qė tė ndėrhynte dhe tė pengonte detyrat dhe rolin e tij si profet dhe adhurues. Ai largohej nga ajo ne mes tė natės dhe i kėrkonte leje qė tė falej. Ai e pyeste me butėsi: “Mė lejo tė falem pėr hir tė Zotit tim pėr njė orė”. Ajo e lejonte me gatishmėri dhe dashuri.

Ata e jetonin dashurinė nė momentet e pėrditshme dhe e praktikonin nė ēdo veprim. Historia e tyre e dashurisė nuk ndaloi nė ēastet e bukura, por vazhdoi deri sa ai u largua nga kjo jetė. Gjithashtu, nė ēastin e vdekjes, ai zgjodhi ta vendoste kokėn nė krahėt e saj.

Unė kam shkruar vetėm dhjetė arsye, por ato janė shumė pak. Por historia ka shkruar qindra mijėra libra pėr kėtė njeri tė madh, dhe do tė vazhdojė tė shkruajė. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi profetin tonė tė dashur!

Dalia Salaheldin ėshtė shkrimtare, poete dhe themeluese e uebsitit Reading Islam. Ajo ėshtė aktiviste lokale, e cila ka udhėtuar gjerėsisht nėpėr botė dhe ka studiuar gjatė pėr Islam nė Egjipt deri nė vitin 1992. Aktualisht ajo ėshtė anėtare e bordit editorial dhe konsulente e ReadingIslam.com-IslamOnline.net. ajo jep mėsim joarabėve pėr gjuhėn arabe dhe gjuhėn e Kuranit nė Universitetin Amerikan nė Kajro dhe ėshtė e specializuar nė ēėshtjet ndėrkulturore dhe tė besimit. Ajo ėshtė diplomuar pėr gazetari dhe komunikim masiv dhe ka mbaruar masterin pėr Mėsimdhėnien e Gjuhės Arabe si Gjuhė tė Huaj nė Universitetin Amerikan nė Kajro.
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi