Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kastrati njihet me hallet e banorėve tė Kodrės sė Minatorėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kastrati njihet me hallet e banorėve tė Kodrės sė Minatorėve

Mesazh nga *lissa* prej Sun Jan 17, 2010 6:25 am

Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, ka
zhvilluar nė fundjavė njė vizitė nė Kodrėn e Minatorėve nė veri tė
Mitrovicės, pėr t’u njohur me hallet dhe problemet e banorėve qė
jetojnė nė atė lagje shumetnike.



Kastrati, ka qėndruar nė shtėpinė e profesorit Shaban Kelmendi, njė
prej aktivistėve tė kėsaj lagjeje, i cili ėshtė shquar pėr pėrpjekjet e
tij pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr jetė nė kėtė mjedis.

Kastrati ka thėnė se banorėt shqiptarė tė kėsaj lagjeje kanė
probleme mė tė theksuara pėr shkak tė gjendjes specifike dhe mungesės
sė lėvizjes sė lirė. Ai theksoi se organizimi pėrveē strukturave lokale
dhe qendrore, duhet tė shtrihet edhe te vet banorėt, tė cilėt duhet qė
nėpėrmjet njė kėshilli tė pėrfaqėsojnė interesat e tė gjithėve.

Nė kėtė kontekst, kryetari Kastrati, ka thėnė se pėrfaqėsuesit e
banorėve nė bashkėpunim me strukturat e komunės duhet tė krijojnė njė
pasqyrė reale tė gjendjes atje. Ai tha se nė kėtė mėnyrė do tė fillohet
me pėrpilimin e njė projekti pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr
jetė nė Kodrėn e Minatorėve.

Kryetari Kastrati tha se banorėt duhet tė pėrzgjedhin prioritet
bashkėrisht, ndėrsa komuna nė bashkėpunim me qeverinė qendrore do t’u
dalin nė ndihmė. Nė kėtė drejtim, ai sqaroi se nuk do tė bėhet dallim
nė pėrkatėsinė etnike, por do t’u ndihmohet tė gjithėve qė kanė nevojė
pa pėrjashtim, si shqiptarėve, serbėve, turqve, boshnjakėve, goranėve
etj.

Nė anėn tjetėr, Shaban Kelmendi, i cili nė shtėpinė e tij jeton me
gruan e tij tė sėmurė, ka pėrmendur probleme tė shumta tė banorėve tė
kėsaj lagjeje, si pėr siguri, qarkullim, papunėsi etj. Ai tha se vendi
ku e ka shtėpinė ka qenė i populluar me shqiptarė, ndėrsa tani tė
gjithė fqinjėt i ka serbė.

Ai theksoi se problem i madh ėshtė papunėsia dhe ēėshtja ekonomike.
Sipas tij, shumica e banorėve shqiptarė tė 53 shtėpive sa janė duke
jetuar atje kanė probleme tė tilla. Mandej tha se qarkullimi qė dhjetė
vite ėshtė shumė i zorshėm.

Kelmendi ceku edhe nevojėn pėr njė autoambulancė. Tha se ėshtė
kėrkesė e kamotshme, meqė shumė tė sėmurė kanė nevojė pėr trajtim
urgjent dhe kjo s’mund tė bėhet pa njė autoambulancė.

Sipas tij, nė lagje janė 15 shtėpi tė uzurpuara tė shqiptarėve, 45
janė tė shitura, ndėrsa prej rreth 250 banorėve shqiptarė, 11 janė
invalidė dhe 49 pensionistė.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi