Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrmbytja me ujė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrmbytja me ujė

Mesazh nga NoOrA prej Wed Jan 20, 2010 6:58 am

“Pse ndodhin tė reshura tė shumta, a mos ėshtė kjo dėnim nga Allahu? Si duhet tė sillemi ne nė kėso raste?

Nuk ka dyshim se besimtari i cili ėshtė i lidhur me Allahun, Krijuesin e gjithėsisė, Dirigjuesin e ēdo gjėje, e kupton lartė madhėrinė e Allahut, i kupton ligjet e Tij dhe nga ky parim nuk qėndron duarkryq para ēdo dukurie natyrore, e cila del jashtė masave normale, por ai atė e kupton se ėshtė njė shenjė me tė cilėn Krijuesi i gjithėsisė ua tėrheq vėrejtjen atij populli, duke i frikėsuar nga pak, pėr tua bėrė me dije se ata eventualisht kanė lėshuar rrugėn e Zotit.“E mrekullitė (ose fenomenet natyrore qė shkatėrrojnė), Ne nuk i dėrgojmė pėr tjetėr vetėm pėr frikėsim” (Kuran, 17:59). Andaj sa herė qė tė ndodh ndonjė fenomen i tillė, kėrkohet nga ne qė tė vetėdijesohemi, qė tė pendohemi, qė tė largohemi nga mėkatet, qė ta pėrmirėsojmė gjendjen tonė tė brendshme dhe atė tė jashtme.





Pėrmbysja qė po ndodh ditėve tė fundit nė Shqipėri, tėrmeti i fundit nė Haiti, virusi i derrit A H1N1, si dhe ngjarje tė tjera tė ngjashme qė ndodhin nėpėr botė si uragane, furtuna, pėrmbysje, vėrshime etj., nuk duhet kuptuar si fatkeqėsi ekologjike dhe kaq, por duhet kuptuar mirė se ato janė mesazhe tė qarta dhe tė drejtpėrdrejta qė i lėshon Allahu pėr krijesėn mė tė ēmueshme, njeriun. Allahu i Madhėruar na ka treguar nė Kuranin famėlartė se “Askush tjetėr, pėrveē Tij, nuk e di numrin e ushtrisė sė Zotit tėnd. Ky ėshtė vetėm njė pėrkujtesė pėr njerėzit.” (Kuran, 74:31). Ai pėrdor lloj-lloj krijese pėr t’i ndihmuar robėrit e Tij, por ndoshta edhe pėr t’i dėnuar. Ai pėrdorė melaqet e Tij, insektet, erėn, zjarrin, tėrmetin, tė ftohtit, tė nxehtit dhe shumė mėnyra tė tjera. Ai na ka treguar nė Kuran se me tėrmetet ka shkatėrruar tėrėsisht disa popuj, po ashtu me erė, me zjarr e kėshtu me radhė, sa herė qė ata kanė lėshuar rrugėn e Allahut. Mirėpo natyrisht se kėtyre dėnimeve gjithherė i ka paraprirė me dėrgimin e pejgambereve, tė cilėt do t’ia tėrheqin vėrejtjen atij populli dhe ata ta kenė refuzuar atė pejgamber. Kėshtu ka ndodhur me popullin e Nuhit a.s., me popullin e Salihut a.s., me popullin e Shujabit a.s., me popullin e Lutit a.s. dhe me shumė popuj tė tjerė. Kur jemi te uji dhe pėrmbytjet e shumta tė cilat po i ndodhin vėllezėrve tanė nė Shkodėr dhe nė rrethinė pa tjetėr na kujtohet “tufani” apo pėrmbytja e popullit tė Nuhit a.s. ku historia nuk njeh ndonjė rast tė ketė ra shi aq shumė, saqė e tėrė toka u mbush me ujė dhe asnjė njeri nuk shpėtoi, me pėrjashtim tė atyre tė cilėt kishin hipur nė Anijen e Nuhut. Dėnim i rėndė kishte qenė pėr njerėzimin, ngase ai popull shumė e kishte lėshuar rrugėn e Allahut, dhe Allahu shumė ishte hidhėruar nė ta, pėr atė edhe i dėnoi. Andaj sa herė qė bije shi shumė dhe shkakton dėme, neve duhet tė na kujtohet ajo pėrmbytje dhe kemi frikė se mos Allahu po do qė edhe neve tė na dėnojė, qoftė edhe pjesėrisht. Nuk ka farė dyshimi se reshjet e mėdha tė shiut janė dėnim dhe qortim pėr njerėzit, ngase Allahu i Madhėruar nuk ėshtė i kėnaqur qė njerėzve tua destabilizojė gjendjen e tyre, sepse Ai ėshtė Krijues i tyre. Allahu ka krijuar shiun pėr tė mirėn e njerėzimit, pėr atė e lėshon me masė. Thotė Profeti a.s. “Ka thėnė Allahu: “Sikur robėrit e Mi tė mė kishin dėgjuar e respektuar Mua, do t’ju kisha lėshuar shi natėn e ditėn, do tua kisha dėrguar diellin dhe do t’i kisha bėrė qė mos ta dėgjojnė zėrin e bubullimės”. Por kur njerėzit harrojnė Zotin, Ai u lėshon shi ditėn, u dėrgon bubullimė dhe rrufe, u lėshon shi mė shumė se sa ėshtė e nevojshme, e le tė dal dikush e le ta ndalė shiun, le t’i ndalė para nėse mundet! A thua si do tė ishte gjendja e vėllezėrve tanė nė Shkodėr dhe rrethinė sikurse tė bije shi pa ndėrpre pėr 24 orė me ditė tė tėra?! Thotė Allahu i Madhėruar :“Ēfarėdo fatkeqėsie qė ju godet, ėshtė si pasojė e asaj qė keni bėrė vetė; por Ai fal shumė.” (Kuran, 42:30).

Ne nėse shikojmė popullin tanė nė pėrgjithėsi, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, do ta gjejmė se shumė janė larguar nga rruga e Zotit, e shohim se ky popull gati se ka humbur vlerat e moralit, se ky popull nuk lė mėkat thuajse pa e bėrė. Qeveria e re nė Shqipėri dhe parlamenti i saj, me tė ardhur sėrish nė pushtet vjeshtėn e kaluar, miratoi ligjin qė lejon martesėn e njerėzve me gjini tė njėjtė (homoseksualė), alkooli nė tė dyja vendet ka arritur kulmin e fatkeqėsisė, amoraliteti nė popull si dhe prostitucioni kanė kaluar nė shkallė tejet tė rrezikshme tė shoqėrisė, krimi i organizuar dhe heshtja ndaj atij tė paorganizuar ėshtė shumė evident, nė anėn tjetėr, mohimi i tė drejtave fetare islame ėshtė njė trend nė rritje e sipėr, tentimi pėr ta ndaluar shaminė nėpėr shkollat publike, abuzimi me nėpunėsit e administratės civile, tė cilėt kryejnė obligimet e tyre fetare etj., tė gjitha kėto janė shqetėsuese edhe pėr jomyslimanėt, andaj edhe ėshtė shumė normale qė tė na prekė njė pjesė dėnimi nga Allahu i Madhėruar, por gjithashtu ėshtė normale dhe shumė njerėzore qė ne si myslimanė, pėrpos raporteve tona me Allahun qė duhet t’i pėrmirėsojmė, duhet edhe krah vėllezėrve tanė tė qėndrojmė, tua shtrijmė atyre dorėn e ndihmės nė tė gjitha format e mundshme, duke filluar nga duatė e lutjet e deri te ndihmat financiare, sepse kjo dukuri nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė sprovė pėr ne tė gjithė se si do tė gjendemi para saj, a do tė rrimė duarkryq para televizioneve duke shikuar se ēka ėshtė duke ndodhur atje, apo t’ju ndihmojmė me tė gjitha forcat tona qė i kemi, e natyrisht kjo ėshtė siē thotė populli “pėr dere”, sot atyre nesėr neve e kėshtu me radhė. Mos ta harrojmė mirėsinė e bashkėkombėsve tanė nė Shqipėri, Maqedoni e Mal tė Zi se si u solidarizuan me ne gjatė luftės tonė pėr ēlirim nga barbaria serbe, andaj mos tė kursejmė asgjė pėr ta, Allahu i ēliroftė ata vėllezėr nga ai fenomen, ua lehtėsoftė tejkalimin e kėsaj gjendje sa mė lehtė dhe sa mė mirė qė ėshtė e mundur si dhe qofshim ata qė marrim mėsimin e duhur prej kėsaj fatkeqėsie duke u drejtuar kah Allahu, nė mėnyrė qė t’i shmangemi ndonjė shkatėrrimi masiv!



Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi