Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Skandali tek “Qemal Stafa”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skandali tek “Qemal Stafa”

Mesazh nga NoOrA prej Thu Jan 21, 2010 10:40 am


TIRANĖ- Njė grup hetimor po heton skandalin e ndėrprerjes sė energjisė pėr 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid nė stadiumin “Qemal Stafa” nė Tiranė. Policia e kryeqytetit konfirmoi sot se janė shoqėruar 25 persona pėr tu marrė nė pyetje pėr rrethanat e ngjarjes. Mes tė shoqėruarve ishin pjesėtarė tė stafit tė mirėmbajtjes sė stadiumit, por edhe punonjės tė OSSH-sė.
Grupi hetimor i pėrbėrė nga oficerė tė Policisė Gjyqėsore, Ekspertė Kriminalistė dhe Ekspertė tė tjerė, i cili po kryen hetimet e nevojshme nė vendin e ngjarjes. Njė grup i dyti ėshtė dėrguar sėrish sot , pėr tė larguar cdo dyshim qė mund tė kemi tė bėjmė me njė akt tė qėllimshėm. Policia ka sekuestruar tė gjitha informacionet pėrkatėse tė korrespondencės mbi organizimin e kėsaj ndeshjeje.
Pista kryesore e hetimit ėshtė ajo e ndėrprerjes sė energjisė pėr shkak tė njė defekti nė transformator i ardhur nga mbingarkesa. Vendimi i parė qė u mor, menjėherė pas skandalit ishte ai i shkarkimit tė drejtorit tė stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales. Ky i fundit ishte pėrgjegjėsi direkt pėr atė ēfarė ndodhi, duke qenė se mungonte gjeneratori rezervė, i domosdoshėm nė rastet kur njė ndeshje luhej natėn. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Dhales u pa mbrėmė teksa mundohej tė sqaronte drejtorin e sporteve nė MTKRS Vasil Bici, megjithatė imazhi i Shqipėrisė nė ato momente e kishte pėsuar goditjen.
Presidenti i Realit Florentino Perez, pėr ēudi ka qenė mė i qeti nė kėtė histori. "Nuk ka asnjė problem, gjėra qė ndodhin", ka pėrsėritur mbrėmė ai. Pėr tė nuk ishte hera e parė, pasi Realit i ka ndodhur kjo nė vitin 2003, nė njė ndeshje me Real Sociedad qė u ndėrpre dhe u riluajt.
Ikja e energjisė ndodhi atėrherė kur nga tribuna ndeshja po ndiqej nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri dhe ministri i Energjetikes Dritan Prifti dhe ndeshja transmetohej live nė Shqipėri dhe Spanjė. Ndeshja rifilloi 85 minuta mė vonė pasi erdhi njė gjenerator tjetėr i marrė nga institucione tė tjera.
Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri hodhi mbrėmė tezėn se ikja e dritave nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" mund tė jetė bėrė me qėllim. Ai pranoi se nuk ka fakte pėr momentin, por sipas tij, edhe kjo pistė duhet tė hetohet. "Nuk kam fakte, por ka shumė arsye pėrse mund tė jetė bėrė kjo. Pėrveē defektit, mund tė ketė pasur sabotim apo njė heqje e dritave me qėllim" deklaroi mbrėmė Xhaferri.
Real Madridi mundi 2- 1 Gramozin duke fituar edicionin e tretė tė trofeut Taci Oil. Kaka e Benzema shėnuan pėr spanjollėt, ndėrsa pėr Gramozin shėnoi Daniel Xhafa. /balkanweb/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi