Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Bilali r.a.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bilali r.a.

Mesazh nga NoOrA prej Sun Jan 24, 2010 6:56 am

I pari qė thirri ezanin nė xhaminė qė ėshtė ndėrtuar nė Medinėn e Ndritshme, i urdhėruar nga Pejgamberi a.s. dhe qė vazhdoi me kėtė ezan pėr gati dhjetė vjet.
Kėtė gjė shumė prej nesh e dinė, apo e kanė lexuar apo edhe e kanė studiuar, por atė qė shumė kush nuk e di ėshtė se, ku mbeti Bilali pas vdekjes sė tė Dashurit tė tij dhe tonė Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.)
Bilali, i mėrzitur me qėndrimin nė Medinėn e zbrazėt pa tė dashurin e tij Muhamedin a.s., shkoi njė ditė te Ebu Bekri dhe i tha:
- O halifi i Resulullahut, kam dėgjuar tė Dėrguarin e Zotit tė thotė: “Puna mė e mirė e besimtarit ėshtė xhihadi pėr hir tė Allahut” ...
Ebu Bekri i tha: - E ēka do tė thuash me kėtė o Bilal?
Bilali tha: - Do tė doja tė luftoja pėr hir tė Zotit deri sa tė vdes ...
Ebu Bekri i tha: - Po kush do tė na thėrras ezanin atėherė?
Bilali, duke i rrjedhur sytė lot tha: - Unė nuk i thėrras askujt ezan pas tė Dėrguarit tė Zotit....
Ebu Bekri i tha: - Megjithatė, rri dhe thirre ezanin pėr ne o Bilal!
Bilali ia ktheu: - Nėse ju o Ebu Bekėr, mė keni liruar pėr veten tuaj, le tė bėhet si tė doni ju, e nėse mė ke liruar pėr Allahun, mė le tė lirė dhe pėr Atė pėr tė cilin mė ke liruar.
Ebu Bekri, duke ndjerė veten keq, tha: - Po si jo, tė kam liruar pėr Allahun, o Bilal!
Bilai udhėtoi pėr nė Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thėnė pėr veten e vet: -“Nuk mundja tė qėndroja nė Medinė pas vdekjes sė Pejgamberit (s.a.v.s.)”.
Kur donte tė thėrriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Zotit” iu ndalte zėri dhe qante, prandaj u largua pėr nė Sham dhe iu bashkangjit muxhahidėve.

Pas dy vitesh, Bilali pa nė ėndėrr Tė Dėrguarin a.s. duke i thėnė: “Ē’ėshtė kjo ashpėrsi, o Bilal? Pse nuk vjen tė na vizitosh?”

Kėtė vėrejte Bilali e morri seriozisht, e i pikėlluar u kthye nė Medinė. Erdhi te varri i Pejgamberit a.s., filloi tė qajė deri sa e vėrshuan lotėt. Atje takoi Hasanin dhe Husejnin (nipat e Tė Dėrguarit s.a.v.s.), filloi t’i pėrqafoj dhe t’i shtrėngoj nė kraharorin e tij. Ata i thanė: “Na ka marrė malli tė na thėrrasėsh ezanin para agimit”.
Atėherė, Bilali u detyrua tė ngjitet mbi kulmin e xhamisė dhe kur filloi ezanin me “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…, Medineja gati sa nuk u trondit, dhe kur erdhi te shqiptimi i fjalės “Eshhedu enne Muhammederr-Rresulullah” (Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Allahut), dolėn nga shtėpitė e tyre edhe gratė… Nuk ėshtė parė ndonjėherė nė ndonjė rast tė kenė qarė mė tepėr burra e gra se atė ditė.
Kur emiri i muslimanėve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanėt kėrkuan prej tij qė tė ndėrmjetėsoj te Bilali qė tė thėrras ezanin nė njėrin prej namazeve. Omeri e ftoi Bilalin kur koha e namazit kishte ardhur dhe kėrkoi prej tij qė ta thėrras ezanin. Bilai duke respektuar emirin e muslimanėve u ngrit dhe filloi me ezanin…
Nga zėri i tij, dhe mallėngjimi pėr kohėn qė jetuan bashkė me Resulullahun s.a.v.s., dhe kur Bilali ishte muezin i tij, qanė tė gjithė sahabėt qė ishin prezent sa asnjėherė mė parė, ndėrsa Omeri r.a. ishte ai qė mė sė shumti qau.
Nė momentet e fundit tė jetės sė tij, Bilalit i qėndronte pranė bashkėshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushėllonte: “Mos qajė,… nesėr do tė takoj tė dashurit,… Muhamedin a.s. dhe sahabėt.
Allahu i Lartėsuar qoftė i kėnaqur me ty o Bilal dhe me tė gjithė sahabėt!

Nga gjuha arabe: Bashkim Mehani

Rreth kėsaj teme dėgjo ilahinė Ezani i Bilalit nga Fidush Aliu

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi