Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Natėn kur hėna mungoi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Natėn kur hėna mungoi

Mesazh nga NoOrA prej Sun Jan 24, 2010 7:00 am

Postuar nga Omer Berisha (albislam)
Tek ulėsja e tij e zakontė afėr ngrohjes pinte nė heshtje ēajin nė gota xhami. U ulėm pėrreth tij dhe nėna ime e filloi bisedėn duke u munduar tė thyente kėtė atmosferė tė rėndė. Bėhej njė bisedė me ndėrprerje, e vijonte me pauza, ndėrsa ai rrinte nė heshtje. Motra ime e vogėl po mundohej tė nxirrte njė hurmė nga kutia... ishin hurma tė njoma, tė ngjitura dhe me ngjyrė mjalti, tamam nga ai lloji qė ai i pėlqente... ajo mė thirri mua qė t’i nxirrja hurmat... ndėrsa unė me humor i thashė: Ti e fillove kėtė, ti mbaroje.- Atėherė ajo me zemėrim mė tha: -Jo, ti do ta bėsh!- Jo, ti – ia ktheva unė.

Shtėpia u trazua nga lėvizje tė shqetėsuara, telefoni nuk ndalej sė cingėruari, ndėrsa zėra tė pėrzier ngriheshin nė heshtje. Tė gjithė po rrinim tė trishtuar, tė frikėsuar dhe tė dėshpėruar. Si tė mos ishte ashtu, kur ēėshtja kishte tė bėnte me atė njeri? Tė gjithė ishim tė trishtuar dhe tė frikėsuar pėrveē tij, ai qėndronte ashtu si ēdoherė qė ishim mėsuar ta shohim, i buzėqeshur, i ngrohtė dhe durimtar.
Tek ulėsja e tij e zakontė afėr ngrohjes pinte nė heshtje ēajin nė gota xhami. U ulėm pėrreth tij dhe nėna ime e filloi bisedėn duke u munduar tė thyente kėtė atmosferė tė rėndė. Bėhej njė bisedė me ndėrprerje, e vijonte me pauza, ndėrsa ai rrinte nė heshtje. Motra ime e vogėl po mundohej tė nxirrte njė hurmė nga kutia... ishin hurma tė njoma, tė ngjitura dhe me ngjyrė mjalti, tamam nga ai lloji qė ai i pėlqente... ajo mė thirri mua qė t’i nxirrja hurmat... ndėrsa unė me humor i thashė: Ti e fillove kėtė, ti mbaroje.- Atėherė ajo me zemėrim mė tha: -Jo, ti do ta bėsh!- Jo, ti – ia ktheva unė.
Ai buzėqeshi dhe tha: -Ju jeni si Fatmiri dhe Fatmira!- Thashė mė vete: oh, ēfarė fatmirėsie, ai sėrish po flet, sėrish iu kthye tregimeve tė lezetshme, ai qenka mirė pra! Buzėqesha dhe thashė: -Ēfarė thotė tregimi i Fatmirit dhe Fatmirės?

Tė gjithė ngritėn kokėn me ngazėllim tė madh, ai na u kthye prapė! Rrufiti edhe njė herė ēajin dhe ma dha gotėn qė t’ia mbush pėrsėri. Pastaj nisi:
- Fatmiri dhe Fatmira ishin burrė e grua dhe jetonin nė varfėri tė skajshme. Ata nuk kishin mė shumė se njė raft me hurma, mirėpo ato ishin tė thata dhe tė vjetra, ndaj ishte e vėshtirė nxjerrja e tyre. Ata u grindėn duke i kėrkuar njėri-tjetrit nxjerrjen e hurmave derisa u pajtuan qė tė mos flasė njeri: kush flet i pari ai detyrohet tė marrė pėrsipėr nxjerrjen e hurmave.

Filloi loja e heshtjes... vazhdimisht e shikonin njėri-tjetrin me shikim gllabėrues... kaloi njė udhėtar pranė tyre dhe i pėrshėndeti, por asnjėri nuk ia ktheu pėrshėndetjen! O njerėz, jam njė udhėtar qė po vdes nga uria, ēfarė keni pėr tė mė dhėnė?
Prapė, nuk mori asnjė pėrgjigje pėr kėrkesėn e tij pėrveē disa shikimeve tė heshtura. Fatmiri zgurdullonte sytė e tij drejt Fatmirės dhe Fatmira gjithashtu i zgurdullonte drejt Fatmirit.- Rrufiti prapė ēajin dhe vazhdoi tregimin: - Kur njeriu pa hallin, zbrazi raftin me hurma dhe iku me shpejtėsi. Atėherė Fatmira shikoi Fatmirin duke dashur t’i thotė t’i shpėtojė hurmat... ashtu qė bėrtiti: Fatmir... hurmat... kape njeriun! Fatmiri buzėqeshi dhe tha: Humbe! Tani t’i detyrohesh t’i nxjerrėsh hurmat nga rafti!

Na bėri tė qeshim mendjelehtėsia e kėtyre dy bashkėshortėve, buzėqeshėm sepse ai buzėqeshi... dhe kėshtu biseda ecte si njė ujė i pastėr dhe i kulluar. Krejt papritur ai sėrish heshti dhe kapi kokėn me duar. E kuptuam se ishte njė tjetėr dhimbje koke... dėshpėrimi u kthye pėrsėri, por ai nuk ankohej, nuk ofshante, as nuk e shprehte dhimbjen. Gjatė gjithė kohės ai pėrsėriste “Subhanallah – Vetėm Allahu ėshtė pa tė meta” dhe “La haule ue la kuvete ila bilah – Nuk ka lėvizje dhe as forcė pa ndihmėn e Allahut” dhe i thoshte ato me zė. Atėherė e kuptonim se dhimbjet ishin rritur dhe mundimi i ishte shtuar. Nė kėtė hall me njė dhembshuri dashamiri e pyesnim: -A je mirė? Mirė jam, mirė! – na thoshte ai me vendosmėri. -Mirė jam me lejen dhe ndihmėn e Allahut, falėnderimi i takon Allahut nė ēdo gjendje.
Nė errėsirėn e natės, rrotullohesha nė shtrat, mundohesha mė kot tė fle, por pa rezultat. Pastaj u ula dhe e ndeza dritėn, mora njė libėr dhe e hapa tė lexoj, por shumė shpejt m’u mėrzit dhe e mbylla. U shtriva dhe shikoja tavanin e dhomės kot e kot. Pasiguria kaploi zemrėn time, ndėrsa dhimbja po mė shtrydhte shpirtin. O Zoti im! Ēfarė tė bėj?!...

Ashtu nė qetėsi, nė veshėt e mi u pėrvodh njė zė tingėllues, i ėmbėl qė lexonte ajete nga Shpallja e tė Urtit. Po, ai ėshtė...
E njoh kėtė zė shumė mirė, qė kur isha vashė e vogėl e dėgjoja kėtė zė ēdo natė. E shikoja si qėndronte nė kėmbė me pėrulėsi duke u falur, duke u lutur dhe duke qarė, por nuk mund tė paramendoja se po e dėgjoj edhe sonte! Si ka mundėsi nė kėtė gjendje? Kur po e pėrcillja mė kaploi njė rehati e lezetshme, qetėsi e ēuditshme dhe shkova nė gjumė tė thellė.

Tė nesėrmen filloi udhėtimi drejt ilaēit, nga njė mjek te tjetri, nga njė spital nė spitalin tjetėr dhe filluam tė dėgjojmė zėra tė pasigurt qė thoshin: “mjeku nuk e di sėmundjen e tij”, “i dha vetėm njė bar qetėsues”, “mjeku tjetėr ėshtė mė i mirė, pse nuk e dėrgojmė tek ai”, “duhet ta dėrgojmė te spitalet e kryeqytetit, janė mė tė mira”...

Debat qė na ngulfate vazhdimisht, mendime kundėrthėnėse, dyshim dhe pasiguri... u ktheva nga ai dhe e pashė tė qetė, symbyllur duke bėrė tesbih me gishtat e tij. Nuk e di si mund ta durojė kėtė? Ku e gjen ai kėtė sabėr?
Midis mbrėmjes dhe mėngjesit tė shndėrrohesh nga njeri i aftė e i mbėshtetur nė vetvete, njeri i lirė qė lėviz si tė duash dhe kur tė duash, njeri i shėndoshė dhe aktiv nė njė trup krejt dhimbje qė ecėn pa kontroll nėpėr njė botė krejt zhurmė dhe potere, duke u mbėshtetur nė krahė tė tjetrit... ėshtė njė ngarkesė shumė e rėndė qė nuk e bartin as malet.

Sot pasdite u vendos ta dėrgojmė pėr mjekim nė kryeqytet. Nėna filloi tė pėrgatisė sendet e duhura me gjithēka qė i nevojitej, si dhe nuk reshte duke e urdhėruar qė tė hante disa kafshata para udhėtimit. Ha, qė dje nuk ke shtyrė asgjė nė gojė pėrveē pak... pije kėtė qumėsht tė pėrzier me mjaltė, ėshtė i lehtė pėr lukthin... ja njė gjevrek tė lezetshėm... apo dėshiron tė pėrgatis njė pėrshesh tė lehtė me kos...?
Pas gjithė kėsaj kėmbėngulje, ai mori gotėn, rrufiti njėherė dhe me kaq u mjaftua. Ne vėrtiteshim dhe ecnim pėrreth tij kot e kot, pa asnjė qėllim. Merrnim ndonjė teshė... e palosnim... pastaj e shpalosnim... futnim njė kėmishė nė ēantėn e tij, pastaj e nxirrnim dhe fusnim njė kėmishė tjetėr. E mbushnim ēantėn pastaj e zbraznim sėrish, pėr tė kuptuar nėse kemi harruar diēka dhe e mbushnim prapė, por pas pak ēasteve e zbraznim edhe njė herė...
Erdhi momenti pėr tė ikur... u ndalėm te dera nė rresht... e puthėm nė ballė disa herė dhe mezi i shprehnim lutjet, qė nuk i thoshim tė plota dot... rrahjet nė gjoks i duronim me vėshtirėsi dhe u ndalėm tė kėqyrim si po hipėn nė veturė. Ngriti dorėn dhe me njė buzėqeshje tė ngrohtė na pėrshėndeti, hipi nė veturė, e mbylli derėn dhe nuk shikoi mbrapa fare. Vetura humbi nė horizont, ndėrsa ne mbetėm koēanė te dera duke ndenjur tė zbrazėt.
Nė mbrėmje, secili nga ne shkoi te shtrati i vet me qetėsi dhe u mbėshtoll me plafin e vet duke u shtirė se ėshtė nė gjumė tė thellė, por nė realitet mė i lumturi do tė ishte ai qė do tė bėnte vetėm njė gjumė tė lehtė, por si do tė ndodhte e gjitha kjo kur lumturinė e pėrcollėm nga shtėpia nė atė ēast qė e pėrcollėm atė. Tashmė vendi i tij ishte i zbrazur dhe shtrati i tij i braktisur. Nuk e kuptuam madhėshtinė e pranisė sė tij nė jetėn tonė, pėrveēse kur e humbėm atė. Ai ishte i pranishėm ēdoherė pėr shkakun tonė saqė prania e tij ishte gjė e ditur, e kryer dhe realitet i domosdoshėm i jetės tonė.

Mė kujtohet kur vėllai i vogėl qante natėn nga dhimbja e kėmbės. Ai zgjohej dhe i frynte duke i lexuar suren Fatiha derisa qetėsohej dhe flinte. Nėse jo, e merrte me veturė qė ta qetėsonte derisa tė rehatohej. Vėllai im qante ēdo natė dhe ai vepronte kėshtu ēdo natė. Tė gjithė e dinim, pavarėsisht a ishte i lumtur, i mėrzitur, i ngushtuar, i sėmurė, i gėzuar, me nevojė apo ēfarėdo gjendje... e dinim se ai ishte pranė. Pėr ne ēdoherė ai ishte gjoks i mbushur plot me dhembshuri, mendje me peshė, zemėr e mirė, mendim i qėlluar dhe i pėrgatitur kurdoherė pėr ndihmė dhe pjesėmarrje.
Nata m’u duk e gjatė dhe pambarim, shtyllat e shtėpisė mė dukeshin tė dėshpėruara dhe sikur po qanin, u ngrita, ecja dhe po kėrkoja por nuk e dija ēfarė...

Kalova pranė dhomės sė motrės, e cila ishte mbėshtjellė brenda plafit tė saj, ndėrsa njė zė i dhimbshėm dilte me zor nga brenda. Si t’i jap gajret asaj, ndėrsa edhe unė kam tė njėjtin hall? Dhoma e vėllait kishte dritė dhe pasi trokita hyra brenda. Ai po luante me celularin, kurse unė e pyeta: Pse nuk fle? Ėshtė bėrė vonė... Ai ma ktheu me njė zė duke u munduar ta bėjė tė fortė dhe burrėror: Nuk mė flihet. Pastaj shtoi: Po ti, pse nuk ke fjetur akoma, a nuk ėshtė vonė?
Mė befasoi mė kėtė pyetje, u ndala pak dhe i thashė: Unė... unė do tė fle tani. Por desha t’ju shoh a jeni mirė tė gjithė para se tė fle.
Ne jemi mirė, tė lutem na lėr tė qetė nga kontrolli policor i natės,– ma ktheu ai me njė vendosmėri serioze dhe aspak i prekur nga situata. O sa zemėr tė fortė, sa shpirt tė ngurtė! A nuk humbi edhe ai atė qė ne humbėm? Kapa dorezėn e derės pėr ta mbyllur dhe papritur dėgjova: -Mos ki frikė, do tė shėrohet!

E shikova vėllanė... i pashė sytė e tij tė mbushur me lot, qė do tė rridhnin nėse ai nuk do t’i mbante me forcė. E mbylla derėn me shpejtėsi dhe ika drejt sallonit tė madh. Aty vėrejta derėn e mbyllur te dhoma e nėnės time, njė gjė e pazakontė. U afrova dhe ja po dėgjoj njė zė mė tė lartė... ajo ishte duke dėgjuar valėt e radio Kuranit Fisnik. Domethėnė edhe ajo nuk paska fjetur, desha tė trokas, por preferova tė tėrhiqem. U ktheva te dhoma ime, u hodha nė shtrat... por ndjeja zbrazėti dhe rrėnim... djegie tė ashpėr nė brendi dhe zjarr qė merrte flakė, dhimbje lodhėse, shpirt tė dėshpėruar, heshtje vrasėse... dhe qetėsi tė gėrditshme.
Menjėherė m’u duk sikur po e dėgjoja. Zė tingėllues dhe i ėmbėl qė lexonte ajetet e Kuranit me pėrulėsi. Shikova orėn e varur nė mur... po, ai ėshtė ai... tamam kjo orė... i njėjti zė.

Kėrceva me lehtėsi dhe u nisa drejt vendfaljes sė tij, aty te salloni i madh pranė drurit tė madh qė e kishim blerė pėr zbukurim, aty ku falej gjithmonė... gjeta sexhaden e tij tė vjetėrsuar, tė cilėn nuk dėshironte ta ndėrronte assesi. Sexhadja ende ishte e shtruar drejt kibles dhe anash kishte Kuranin Famėlartė nė format tė madh.
Pėr herė tė parė, qė kur kam njohur kuptimin e jetės i gjej kėto dyja tė vetme, pa praninė e tij. Kėshtu qė me njė pėrulėsi qė e mėsova nga ai, qėndrova mbi sexhaden e tij, ktheva fytyrėn drejt Shtėpisė sė Lashtė, ndėrsa lotėt lagnin fytyrėn time dhe pikonin mbi sexhaden e tij. U luta me gjithė shpirt: O Zoti im! Ruaje babanė tim dhe bėje tė na kthehet me shėndet!

var jcomments=new JComments(168, 'com_content','http://radio-pendimi.info/pendimi/index.php?option=com_jcomments&tmpl=component');
jcomments.setList('comments-list');

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi