Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dispozita e sherjatit ndaj Muzikės

Shko poshtė

Dispozita e sherjatit ndaj Muzikės Empty Dispozita e sherjatit ndaj Muzikės

Mesazh nga NoOrA Sun Jan 24, 2010 9:15 am

Lexues tė nderuar:
Pasiqė All-llahu i Madhėruar e krijoi babain tonė Ademin a.s. dhe bėri qė Melaiket ti bijen nė sexhde atij dhe ndodhija e Iblisit (Shejtanit) se si e kundėrshtoi urdhėrin e All-llahut dhe refuzoi tė bije nė sexhde, pastaj se si All-llahu e mallkoi shejtanin dhe e largoi nga
mėshira e Tij pėrgjithmonė dhe All-llahu e afatizoi Iblisin qė tė jetė gjallė deri nė Ditėn e Kijmetit, nė kėtė moment u betua Iblisi i mallkuar se do tė mundohet t’i humbė bijėt e Ademit a.s. dhe se ai do t’i urdhėrojė ata qė tu afrohen gjynaheve dhe harameve tė cilat i ka ndaluar All-llahu.
Thotė All-llahu azze we xhel: Pėrkujto kur Ne u thamė engjujve: "Bėni sexhde Ademit!" (nė shenjė pėrshėndetjeje) e ata i bėnė, me pėrjashtim tė Iblisit. Ai tha: "A t'i bėj sexhde atij qė e krijove nga balta?" (Mandej vazhdoi) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) kėtė qė Ti e vlerėsove mbi mua, nėse mė lė tė jetojė deri nė Ditėn e Kijametit, unė gjithsesi do t'i shfarosė pasardhėsit e tij, mė pėrjashtim tė njė pakice." [El-Isra, 61-62]
Pasiqė All-llahu e zbriti nga xhenneti Ademin a.s. dhe gruan e tij Havan ua tėrhoqi vėrejtjen prej Iblisit tė mallkuar dhe All-llahu iu tregoi se ai ėshtė armik i tyre dhe i bijėve tė tyre dhe i kėshilloi qė mos t’i nėnshtrohen atij nė asnjė gjė dhe i urdhėroi qė tė kapen pėr udhėzimin e All-llahut qė do tua zbresė atyre.
Thotė All-llahu nė Kur`an:
“Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė tė, e Ne u thamė: "Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim". E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit. Ne u thamė: "Dilni prej aty qė tė gjithė, e juve gjithsesi do t'u arrijė udhėzim prej Meje, e kush e pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do tė brengosen". [el, Bekare, 36-38]
Prej metodave me tė mėdha qė Iblisi i humbi robėt e All-llahut dhe i bėri qė tė largohen nga rruga e All-llahut ėshtė muzika dhe kėnga. Ėshtė betuar Iblisi se do ta bėj kėtė mjet dhe metodė tė tij kėtė haram pėr ti larguar njerėzit nga pėrkujtimi i All-llahut dhe pėr ti humbur njerėzit.
Muzika dhe kėnga janė shkaqet mė tė mėdha qė njerėzit tė largohen nga dėgjimi i fjalėve tė All-llahut dhe mosndikimi i fjalėve tė All-llahut nė zemrat tona pasiqė kjo ėshtė kėshtu atėherė njeriu nuk mundet ta ndjekė udhėzimin e All-llahut subhanehu ve teala.
ĒFARĖ KA ARDHUR NĖ KUR`AN SA I PĖRKET MUZIKĖS DHE KĖNGĖS
Thotė All-llahu nė Kur`an nė suren Isra: “Dhe me alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt e tu thirri ata, pėrzieju me ta nė pasuri dhe nė fėmijė dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetėr, pėrveē mashtrim. Nė tė vėrtetė, ti nuk ke kurrfarė fuqie ndaj robėrve tė Mi. Mbrojtja e Zotit tėnd ėshtė e mjaftueshme (pėr ata). [Isra 64-65]
Transmetohet nga Muxhahid ibni Xheber r.a qė ka qenė Imam i komentatorėve tė Kur`anit nė kohėn e tij, i cili tridhjetė herė e ka pyetur ibni Abbasin pėr secilin ajet nė Kur`an, ka thėnė nė kėtė ajet “pėr zėrin e Iblisit”: ai ėshtė muzika, kėnga, fyelli dhe dėfrimi i kotė.
Thote ibni Kajjimi r.a. : S’ka dyshim se muzika ėshtė prej zėrave mė tė mėdhenj tė shejtanit qė me tė i mashtron ai njerėzit, me tė i shqetėson njerėzit. Muzika ėshtė e kundėrta e Kur`anit, sepse me Kur`an qetėsohen zemrat. Thotė All-llahu nė Kur`an: Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e mė qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgaditur dėnim i turpshėm. [Lukman, 6]
Transmetohet nga Abdullah ibni Mesudi r.a. i cili ka qenė mė i dituri nga sahabėt pėr librin e All-llahut Kur`anin. Thotė pėr vetėveten e tij duke qenė nė minber nė Kuffe (Irak) dhe tė gjithė njerėzit qė ishin aty ia pranuan fjalėt e tij, thotė: “Pasha Atė qė s`ka tė adhuruar tjetėr qė meriton adhurimin pėrveē Tij, nuk ka sure (kaptinė) nė librin e All-llahut, nė Kur`an pėrveē se e di ku ka zbritur, dhe ska ajet nė librin e All-llahut qė ka zbritur veēse e di pėr kend ka zbritur, dhe sikur ta di se dikush tjetėr ėshtė mė i ditur se unė do ti hipi deves dhe do tė shkoj tek ai pėr tė mėsuar. Kur ėshtė pyetur ky sahabi pėr lehvil hadith (tregime boshe), ka thėnė: ajo ėshtė muzika dhe kėnga, dhe thoshte: Pasha Atė qė ska tė adhuruar tjetėr pėrveē Tij, dhe e pėrsėriste tri herė kėtė fjali.
Gjithashtu nga ibni Abbasi r.a. dijetari i kėtij ummeti komentatori i Kur`anit, imami i mufessirėve pėr tė cilin ka bėrė dua Pejgamberi a.s. me fjalėt e tij duke thėnė: “O All-llah mėsoja komentimin e Kur`anit.” Ka thėnė pėr “tregime boshe” “ajo ėshtė kėnga, muzika dhe tė ngjajshme me to.”
Gjithashtu nga Abdullah ibni Omeri r.a. qė ka qenė dijetari i banorėve tė Medinės dhe pasuesi mė i madh i sunnetit, kur ėshtė pyet pėr “tregime boshe” ka thėnė: Muzika dhe kėnga. Edhe Xhabir ibni Abdullahi ka qenė dijetari i Medinės pas Abdullah ibni Omerit, kur ėshtė pyetur pėr “tregime boshe” ka thėnė: Muzika dhe kėnga dhe kėnaqėsia me to.
Kjo pra lexues tė nderuar ishte nė pika tė shkurta se ēka ka ardhur nė Kur`an pėr muzikėn dhe kėngėn.
Ēfarė ka ardhur nė sunnet pėr Muzikėn
Thotė All-llahu nė Kur`an:
“Ēka tju japė Pejgamberi atė merrni, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbajuni dhe keni frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr.” [Hasher, 7]
Gjithashtu thotė All-llahu nė Kur`an: “O ju qė besuat, bindjuni All-llahut dhe respektoni tė Dėrguarin.” [Nisa, 59]
Transmetohet nga ebi Malik el Esharijj r.a. se e ka dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut duke thėnė: “Do tė vinė njerėz nė ummetin tim tė cilėt do ta lejojnė zinanė, prostuticionin, mėndafshin, alkoolin dhe instrumentet e muzikės.” Nga vet fjala nė hadith qė thotė: “do ti lejojnė” nėnkuptojmė se ato janė tė ndaluara. Dmth instrumentet muzikore tė cilat janė tė pėrhapura me shumicė nė kohėn tone, janė tė ndaluara me hadith.
Transmetohet nga ibni Mesudi r.a. i cili ka thėnė: Muzika e mbjellė dyfytyrėsinė, nifakun nė zemėr ashtu sikurse e mbjellė uji bimėn, dhikri e mbjellė imanin, besimin nė zemėr ashtu sikurse e mbjellė uji bimėn dhe thoshte: Muzika ėshtė thirrje nė zina (prostuticion). All-llahu na ruajt!
ĒFARĖ KANĖ THĖNĖ KATĖR IMAMĖT PĖR MUZIKĖN
Ebu Hanifja ka qenė prej mė tė ashpėrve nė ndalimin e muzikės, dhe ndėgjimin e saj e ka bėrė prej gjynaheve, ndėrsa imam Maliku ėshtė pyetur pėr muzikėn dhe ka thėnė: Atė tek ne e bėjnė vetėm tė prishurit, gjynahqarėt, ndėrsa imam Shafiu ka thėnė pėr kėngėtarin dhe kėngėtaren: Nuk i pranohet dėshmija asnjėrit prej tyre. Gjithashtu edhe imam Ahmedi r.a. e ka bėrė ndėgjimin e muzikės tė ndaluar me argumente nga Kur`ani dhe sunneti dhe fjalėt e Sahabėve.
IXHMAI ĖSHTĖ BAZĖ E TRETĖ PAS LIBRIT TĖ ALL-LLAHUT DHE SUNNETIT
Ixhmai ėshtė argumenti prerė qė nuk bėn tė kundėrshtohet. Thotė All-llahu nė Kur`an: “Kush i kundėrvihet tė dėrguarit pasi qė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur (nė dynja) e fusim nė Xhehennem. Pėrfundim i keq ėshtė ai.” [Nisa, 115]
Nė kėtė ajet ėshtė bėrė e qartė se ai i cili e ndjek ndonjė rrugė jashtė asaj ēka e ndjekin besimtarėt, vendi i tij pėrfundimi i tij do tė jetė nė xhehenem. All-llahu na ruajt!
Nėse e kuptove kėtė lexues i nderuar dhe e mėsove se IXHMAI ėshtė argument qė nuk lejohet kundėrshtimi i tij, parashtrohet pyetja: A ėshtė ndalimi i muzikės ēėshtje qė ka mundėsi tė ketė mendime tė ndryshme tek dijetarėt nė kėtė temė, apo ėshtė ēėshtje qė janė bashkuar dijetarėt nė ndalimin e saj?!
Pėrgjigja: S`ka dyshim se kjo ēėshtje ėshtė qė dijetarėt e ehli-sunnetit, dijetarėt e hakkut janė tė bashkuar nė kėtė ēėshtje se ėshtė haram muzika dhe kėnga, duke u bazuar nė Kur`an, sunnet dhe nė fjalėt e sahabėve dhe tabiinėve dhe ata qė i pasuan ata me tė mire. Kjo ēėshtje ėshtė qė s`ka nevojė pėr djalog dhe mendime tė ndryshme.
Dhe nė fund e kuptove vėlla i dashur dhe motėr e ndershme dispozitėn e sherjatit ndaj muzikės dhe kėngės duke u mbėshtetur nė librin e All-llahut azewexhel dhe nė sunnetin e tė Dėrguarit tė All-llahut aljhi selam dhe se nuk ka mbetur gjė tjetėr vetėm se tė pendohesh nga dėgjimi i muzikės dhe kėngės me njė pendim tė sinqertė duke mos u kthyer mė nė kėto gjynahe qė i ka ndaluar All-llahu pėr besimtarėt.
E lus All-llahun e Madhėruar qė tė na e mundėsojė ta ndjekim atė rrugė qė Ai ėshtė i kėnaqur dhe qė tė na bėj prej atyre qė fjalėt tona ti pasojmė me vepėr dhe qė tė na forcojė nė hakk deri nė takimin me Tė. Amin.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi