Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Jemi tė gjithė nė tė njėjtėn varkė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jemi tė gjithė nė tė njėjtėn varkė

Mesazh nga NoOrA prej Wed Jan 27, 2010 9:54 am

Aftėsia pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin ėshtė dhuratė e ēmuar qė Zoti u ka bėrė njerėzve. Ėshtė mahnitėse se si ne mund ti kthejmė mendimet, ndjenjat dhe idetė tona nė kode tė ndryshme dhe t'ua transmetojmė ato tė tjerėve nėpėrmjet shqisave tona. Kjo na mundėson tė mėsojmė dhe tė bashkėveprojmė me tė tjerėt nė komunitetet tona dhe me universin.
Me anė tė kėtyre kodeve tė komunikimit, Zoti u komunikoi njerėzve mesazhet e Tij nėpėrmjet tė dėrguarve tė posacėm, nė mėnyrė qė ti udhėzonte ata drejt shpėtimit.
Nė ēdo epokė tė historisė, u zgjodhėn individė tė veēantė nga mesi i popujve tė tyre, pėr tė pėrcjellė mesazhet e Tij. Kėta individė ishin tė dėrguarit e Zotit, paqja e Tij qoftė mbi ta.
Roli i tyre si ndėrmjetės pėr tė pėrcjellė mesazhet e qarta nga Zoti te popujt e tyre, kėrkonte aftėsi te jashtėzakonshme komunikimi. Ata duhet tė ishin oratorė tė aftė dhe tė kishin dije mbi kulturėn lokale nė mėnyrė qė tė mbanin ligjėrata tė mira. Ata gjithashtu duhet tė ishin udhėheqės karizmatikė si dhe tėrheqės nga pamja qė tė ngjallnin respekt dhe tėrhiqnin vėmendje gjatė takimeve.
Ata qė pėrcjellin fjalėt e Zotit duhet tė jene tė sjellshėm qė t'i frymėzojnė dėgjuesit dhe ata ti marrin si shembuj tė gjallė tė mesazhit tė tyre. Ata duhet tė jenė tė aftė tė pėrdorin inteligjencėn e tyre pėr tė zgjedhur gjatėsinė, pėrmbajtjen e ligjėratės dhe tė kontrollojnė emocionet sipas situatės.
Gjithashtu ata duhet tė kenė cilėsitė e ndjeshmėrise, urtėsise, dhe tė durimit pėr tė dėgjuar tė tjerėt si dhe pėr ti parė gjėrat nga kėndvėshtrimi i publikut tė tyre nė mėnyrė qė tė ofrojnė zgjidhje tė pėrshtatshme.

Misioni i Pamundur
Nga radhėt e tė dėrguarve tė Zotit, profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė, u zgjodh pėr njė detyrė tepėr tė rėndėsishme; tė pėrcjellė mesazhin e Zotit pėr mbarė njerėzimin deri nė fund tė botės.
Pra, ai jo vetėm qė u urdhėrua tė informojė njerėzit rreth tij sa ishte gjallė, por misioni i tij pėrfshinte ēdo njeri nė ēdo cep tė botės, qė nga dita qė u zgjodh profet, deri nė ditėn e fundit nė tokė.
Kur mendoj pėr kėtė situatė tė pamundur komunikimi, menjėherė me vjen ndėrmend njė nga ajetet e para tė Kuranit qė iu shpall Profetit qė nė fillim tė misionit tė tij:
"Ne do tė shpallim ty fjalė tė rėndė (tė madhe)." (El-Muzzemmil: 5)

Dhe nė tė vėrtetė ishte njė fjalė e rėndė, jo vetėm pėr sa i pėrket pėrmbajtjes por edhe pėr sa u pėrket aftėsive tė mėdha komunikuese qė nevojiteshin pėr ta pėrcjellė atė tėrėsisht tek njė audiencė pafund, tek njerėz nga vende tė ndryshme, pavarėsisht nga pengesat e kohės, tė kulturės dhe ndryshimeve tė paimagjinueshme qė mund tė sjellė zhvillimi i njeriut.
Sot, Islami ėshtė feja me rritjen mė tė shpejtė nė botė, ku pasuesit e saj po i afrohen dy miljardėve. Eshtė mahnitėse tė shohėsh qė Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, pati sukses nė misionin e tij, pavarėsisht nga vėshtirėsitė kolosale.
Pyesim veten: Ēfarė aftėsish komunikuese posedonte ky njeri unik, tė cilat ia bėnė tė mundur kėtė "mision tė pamundur"?
Nė kėtė seri artikujsh, do tė shqyrtoj aspekte tė ndryshme tė stilit tė tij tė komunikimit. Ndoshta kjo do tė na ndihmojė ta pėrmirėsojmė jetėn tonė tė pėrditshme, kudo qė ne jetojmė nė botėn e madhe tė Zotit.
Si shembull i pavdekshėm pėr njerėzimin, profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė, kishte gjashtė sfera kryesore komunikimi me tė cilat punonte paralelisht gjatė gjithė kohės. Sfera e parė ishte lidhja e tij me Zotin; pastaj me familjen e tij; me shokėt; komunitetin mysliman; armiqtė e tij; dhe me pjesėn tjetėr te botės. Ai arriti t'i trajtonte tė gjitha me sukses me njė aftėsi befasuese.
Nė botėn e sotme materiale, ne shikojmė me keqardhje qė kėto sfera transformohen me shpejtėsi dhe pėrdoren vetėm pėr nevojat, shqetėsimet, dhe ambiciet imediate.
Nė garėn tonė pėr mė shumė pasuri dhe sukses personal, ndjejmė se nuk kemi kohė pėr tė tjerėt, kėshtu qė kemi sa mė pak lidhje me ta dhe pėrqėndrohemi mė shumė tek vetja.
Rezultati ėshtė njė botė nė prag tė shkatėrrimit, pėr shkak se po rritet numri i njerėzve egoistė, qė komunikojnė mė pak, kujdesen mė pak, dhe kėrkojnė mė shumė se ē'u takon.
Pėr tė rifituar ekuilibrin e saj, bota ka nevojė pėr mė shumė njerėz tė cilėt janė nė kontakt me njerėzimin dhe universin; tė cilėt tė pėrqendrohen tek mirėqenia e tė tjerėve, e mjedisit dhe e tė ardhmes, perceptimi i tyre i botės tonė si njė e vetme t'i bėjė ata tė kujdesen pėr njerėzimin si njė komb.
Duke pranuar se nėse shtresa e akullit nė Grenlandė shkrihet, delta e Nilit nė Egjipt pėrmbytet dhe dhe nė qoftė se shtresa e ozonit dėmtohet nė SHBA, mė shumė njerėz do tė vuajnė nga kanceri i lėkurės nė Australi, sepse megjithėse jetojmė larg njėri-tjetrit, nė fakt jemi tė gjithė "nė tė njėjtėn varkė". Sidoqoftė, nė mėnyrė qė gjėrat tė pėrmirėsohen, kėta njerėz tė mirė duhet t'ia komunikojnė vlerat e tyre botės nė mėnyre urgjente dhe efikase.

Arti i analogjive
Kjo situatė e ngjashme ishte njė nga sfidat e profetit Muhamed. Nė botėn e prishur ku ai jetonte, nuk mjaftonte predikimi i drejtpėrdrejtė, por atij i nevojitej komunikimi efikas pėr t'i ndryshuar paradigmat shpejt dhe nė mėnyrė vendimtare, nė mėnyrė qė tė ndryshonte botėn. Prandaj pėr t'i ilustruar konceptet, ai pėrdorte ndonjėherė analogji. Profeti, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė:
"Shembulli i atyre qė zbatojnė rregullat e Zotit nė krahasim me ata qė i shkelin ato, ėshtė si shembulli i atyre njerėzve qė hipėn nė anije. Disa u ulėn nė pjesėn e sipėrme dhe disa tė tjerė nė pjesėn e poshtme tė saj. Kur ata qė ishin poshtė kishin nevojė pėr ujė, duhej tė shkonin lart ta merrnin (gjė qė i shqetėsonte tė tjerėt), prandaj thanė "Le tė shpojmė njė vrimė dhe tė marrim ujė, nė mėnyrė qė tė mos i shqetėsojmė ata lart". Nėse ata qė ishin nė pjesėn e sipėrme do t'i lejonin ta bėnin kėtė gjė, tė gjithė do tė shkatėrroheshin, por nėse do ta parandalonin, tė dyja palėt do tė shpėtonin". (Buhariu)
Kjo analogji e thjeshtė jep njė tablo tė gjallė mendore pėr ta kujtuar dhe pėr tė reflektuar mbi tė. Ajo na jep njė mėsim shume tė mirė. Gjithashtu na jep njė ide krijuese pėr tė transmetuar nė mėnyrė vizuale tek fėmijėt tanė, njė koncept tė rėndėsishėm pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin pėr tė ardhmen e mjedisit tonė.
Njė shoqja ime myslimane qė jeton nė njė shtet perėndimor u ankua se fėmijėt nė lagjen e saj nuk kanė sjellje tė mirė, duke i referuar sharjeve qė shkruajnė nėpėr mure. Ajo donte tė dinte nėse ia vlente qė tė pėrpiqej tė pėrmirėsonte situatėn, apo mjaftonte qė fėmijėt e saj tė mos pėrziheshim me shokėt e tyre dhe tė pėrqendrohej tek shtėpia e saj, dhe jo tė pėrpiqej tė pėrmirėsonte komunitetin.
Duke reflektuar mbi parabolėn e anijes, unė i sugjerova qė ajo t'i nxiste tė gjithė prindėrit dhe imamin nė zonėn e saj qė t'i detyronin tė gjithė fėmijėt (me apo pa faj) tė pastronin dhe ta lyenin murin sė bashku dhe pastaj t'u shpjegohej me hollėsi hadithi i mėsipėrm.
Ata duhet ta dinė se ne jemi tė gjithė pasagjerė nė tė njėjtėn anije dhe tė gjithė tė mendojmė se komuniteti i tyre lokal ėshtė kjo anije, ku disa njerėz janė nė pjesėn e sipėrme tė saj (d.m.th kanė mė shumė dije dhe besim dhe si rrjedhim sjellje mė tė mira dhe pėrgjegjėsi sociale) dhe disa janė nė "pjesėn e ulėt", prandaj duhet tė bashkohemi tė edukojmė atė qė ėshtė mė pak i ditur dhe tė pėrpiqemi tė "shpėtojmė varkėn".
Me njė komunikim tė thjeshtė, profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė, na dėrgoi njė mesazh tė pėrjetshėm, universal, multikulturor, pėr tė vegjlit dhe tė rriturit, burrat dhe gratė, tė edukuarit dhe tė pashkolluarit, duke na kėrkuar tė shikojmė pėrtej vetes tonė, tė luftojmė indiferencėn tonė, ta kalojmė vėmendjen jashtė dyerve tona dhe tė ngrihemi tė bėjmė ndryshimin, duke pranuar se nuk duhet t'i lejojmė keqbėrėsit tė keqpėrdorin botėn tonė tė bukur. /vizion-islam/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi