Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Rrahja e gruas

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rrahja e gruas

Mesazh nga NoOrA prej Wed Jan 27, 2010 9:57 am

Rrahja e gruas

Disa persona tė keqinformuar, gjatė debateve dhe diskutimeve rreth fesė thonė: "Islami e dhunon gruan dhe i bėn asaj padrejtėsi duke e lejuar shoqin qė ta godasė dhe ta rrahė".
Kėtė e mbėshtesin nė ajetin qė thotė: "Sa i pėrket grave qė ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes sė keqe nga ana e tyre, kėshillojini, (e, nėse kjo s’bėn dobi) mos i pranoni nė shtrat dhe (nė fund) i rrihni ato." (Nisa, 34)
A nuk ėshtė dhunė dhe padrejtėsi qė burri tė rrahė gruan e tij? Pėrse tė mos i lejohet dhe gruas ta rrahė burrin, i cili sillet keq me tė? Pėrse tė mos gėzojė dhe gruaja tė njėjtėn tė drejtė si edhe burri?
Gjatė njė ligjėrate, njė nga gratė qė dėgjonin u ngrit dhe mė tha: "O profesor Xhasim! Islami i ka dhėnė tė drejtėn burrit ta rrahė gruan e tij! Apo nuk ėshtė kėshtu?"
Unė i thashė: "O motra ime! Kjo nuk ėshtė pėr tė gjithė gratė. E dyta, ėshtė pėr njė kategori tė caktuar. E treta duhet tė dimė se rrahja e pėrmendur nė ajet, interpretohet dhe pėrmban shumė detaje qė ti dhe shumė tė tjera nuk i dini. Ne duhet ta kuptojmė mirė ajetin dhe shkakun e shpalljes sė tij".
Por ajo mė ndėrpreu dhe mė tha: "Jo, jo, jo. Mė lėr tė shfryhem njė herė dhe ta nxjerr mllefin qė kam."
Unė i thashė: "Mirė, shfryhu!"
Ajo tha: "Ashtu siē ka tė drejtė burri tė mė godasė dhe tė mė rrahė mua, edhe unė dua ta rrah atė".
Unė e pyeta: "Po kush tė ka privuar ty nga kjo e drejtė? Rrihe sa herė tė duash burrin tėnd! Por a e din ēfarė pasojash mund tė ketė kjo?"
Ajo u pėrgjigj: "Pėr Zotin po e qėllova, mė thyen nė mes."
Unė i thashė: "O motėr! Le ta ndėrtojmė diskutimin tonė duke u bazuar nė logjikė dhe arsye. Nuk ka pėrse tė shfryhemi dhe tė nxjerrim mllefin e akumuluar nga problemet dhe hallet tona. Ne po flasim pėr sistemin Islam, i cili ka burim hyjnor. Nuk e kam vendosur unė kėtė sistem dhe askush tjetėr nga njerėzit. Ėshtė vetė Zoti i madhėruar, Krijuesi dhe Mirėmbajtėsi i gjithėsisė, ai qė e ka pėrligjur diēka tė tillė".
Statusin e gruas nė islam, ne duhet ta shohim tė plotė dhe jo tė pjesshėm. Ajo nė tė cilėn besojmė, ėshtė se islami e ka nderuar dhe fisnikėruar gruan. Personi i parė tė cilit Profeti a.s. i foli pėr mesazhin islam, ishte gruaja e tij, Hadixheja r.a. Pra, ishte njė grua dhe jo burrė. Gjithashtu, ai e pėrfundoi dhe e mbylli mesazhin e tij, u largua nga kjo botė, me kokėn tė mbėshtetur nė kraharorin e gruas sė tij, Aishes r.a.. A nuk ėshtė vlerėsim diēka e tillė?
Tani, le t'i kthehemi ajetit qė pėrmendėm nė fillim. Fillimisht, duhet tė dimė qė Islami dhe Kurani nuk e porosisin burrin qė ta rrahė gruan. Ėshtė vetėm njė rast, ku lejohet rrahja. Ky rast nė arabisht quhet "nushuz" dhe qė interpretohet si sjellja mė ekstreme e keqe e gruas.
"Sa i pėrket grave qė ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes sė keqe nga ana e tyre, kėshillojini, (e, nėse kjo s’bėn dobi) mos i pranoni nė shtrat dhe (nė fund) i rrihni ato".
Siē e shohim dhe nga vetė ajeti, ėshtė njė rast pėrjashtues. Nė origjinė, gruaja ėshtė dhe duhet tė jetė e logjikshme, e arsyeshme dhe e dashur. Njė grua e tillė nuk ka tė bėjė aspak me ajetin e mėsipėrm. Ajeti i mėsipėrm, nuk pėrfshin as njė grua e cila ka kėrkesa tė shumta dhe ėshtė grindavece.
Burrit i lejohet ta qėllojė gruan vetėm nė njė rast, kur gruaja e trajton tė shoqin me mendjemadhėsi dhe arrogancė. Ėshtė mendjemadhėsia dhe arroganca, kuptimi i vėrtetė i fjalės "nushuz" qė pėrmendet nė ajetin e mėsipėrm. Nėse gruaja e kundėrshton dhe e refuzon kėrkesėn e tė shoqit pėr njė arsye tė caktuar, gruaja nuk quhet "nashiz" qė meriton tė edukohet, qoftė dhe me njė dackė.
Nėse burri e rreh tė shoqen pa shkak dhe arsye, ai konsiderohet gjynahqar dhe do japė llogari para Zotit.
Veē kėsaj, goditja si mjet edukimi vjen pas disa etapash dhe pėrpjekjesh. E para ėshtė kėshilla. Nė kėtė rast, bashkėshorti ulet me tė shoqen dhe e kėshillon mbi sjelljet e saj tė papranueshme dhe arrogante. Ky lloj dialogu dhe bashkėbisedimi mes dy bashkėshortėve, duhet tė zhvillohet disa herė.
Nėse arsyeja dhe logjika nuk zgjidhin gjė, atėherė burri pėrdor marifetin emocional, me shpresė se problemi do tė zgjidhet. Ky marifet konsiston nė braktisjen e shtratit bashkėshortor. Braktisja bėhet duke fjetur nė tė njėjtėn dhomė gjumi, nė tė njėjtin krevat bashkėshortor, por duke i kthyer asaj shpinėn. Disa gra vuajnė shumė psikologjikisht nga njė sjellje e tillė dhe reflektojnė.
Kjo metodė mund tė pėrdoret pėr njė javė dhe mund tė vazhdojė dhe me muaj tė tėrė. Nėse edhe kjo formė nuk ka dobi, burrit i lejohet qė tė pėrdorė dajakun. Por, nėse mendon se kjo ėshtė e dobishme dhe normalizon marrėdhėniet.
Edhe nė kėtė rast, dijetarėt e kanė shtjelluar dhe detajuar ēėshtjen. Sipas tyre, nėse burri mendon se vetėm dajaku e zgjidh ēėshtjen, atėherė ai nuk duhet tė jetė si hakmarrje dhe pėr tė shfryrė mllefin. Goditja nė kėtė rast bėhet me njė qėllim madhor dhe ai ėshtė qė gruas t'i pėrēohet mesazhi se i shoqi ėshtė lodhur me tė dhe sjelljet e saj. Me kėtė sjellje, sikur i shoqi i thotė: Unė tashmė kam filluar ta humbas ndjesinė se jam bashkėshorti yt dhe se je bashkėshortja ime.
Dijetarėt muslimanė e quajnė kėtė lloj dajaku, si edukues.
Abdullah ibnu Abasi e pėrshkruan kėtė formė edukimi me fjalėt: "Rrahja nė kėtė rast nuk duhet tė jetė e fortė. Burri e qėllon tė shoqen me shkopin e misvakut (sa njė furēė dhėmbėsh)."
Pra, nuk ėshtė rrahja dhe dajaku qė na shkon ne nė mendje. Madje, disa dijetarė thonė se burri e rreh tė shoqen me shami, duke shmangur fytyrėn dhe duke mos i lėnė shenja nė trup".
Kushdo qė lexon hadithet e Profetit a.s, do tė gjejė se ai, edhe pse ajeti ėshtė i qartė, i kėshillon dhe i porosit burrat qė tė sillen mirė me gratė dhe tė mos i dhunojnė.
A ėshtė i obliguar burri tė veprojė sipas ajetit tė mėsipėrm?
Nėse njė grua, sillet me arrogancė dhe mendjemadhėsi me tė shoqin, a e ka obligim dhe detyrė i shoqi qė tė ndjekė hapat e lartpėrmendur nė ajet? A e ka obligim qė fillimisht t'a kėshillojė, pastaj ta braktisė nė shtrat dhe nė fund ta godasė? Apo ėshtė i lirė tė zgjedhė njė formė tjetėr? Si duhet tė veprojė ai, nėse e din qė po t'i ndjekė tė gjithė hapat e lartpėrmendur, sjellja e tė shoqes nuk pėrmirėsohet?
Dijetarėt muslimanė thonė se nėse burri e din se edhe pas rrahjes e shoqja nuk do tė reflektojė, nuk i lejohet ta rrahė. Nėse e rreh, ai konsiderohet gjynahqar. Kjo, pasi ai e dinte se ky ilaē nuk do e zgjidhė problemin, prandaj nuk ka pėrse ta qėllojė. Kjo e bėn kėtė ēėshtje shumė delikate dhe tė ndjeshme.
Pėr kėtė, Profeti a.s. ka thėnė: "A nuk i vjen turp ndonjėrit prej jush ta rrahė tė shoqen ashtu siē rreh skllavin e tij? Si mund ta rrahė nė mbrėmje dhe nė mėngjes tė kryejė marrėdhėnie bashkėshortore me tė?!"
Kur dikush e pyeti Profetin a.s. se cilat ishin detyrat e burrit nga gruas sė tij, ai tha: "Ta ushqesh kur ushqehesh vetė, t'i sigurosh veshjen siē e siguron pėr vete, tė mos e godasėsh nė fytyrė, tė mos e shėmtosh dhe tė mos e braktisėsh veēse nė dhomėn e gjumit".
Pas kėtyre haditheve dhe shumė tė tjerėve, ėshtė e palogjikshme dhe e papranueshme qė tė marrim njė pasazh Kurani dhe tė themi qė ky ėshtė Islami.
Nėse dikush prej nesh do shkėpuste njė copė nga Australia nė njė hartė letre dhe do tė pyesnim dikė se kujt i pėrkiste ajo copė, vėshtirė se do e dallojė. Por nėse kėtė copė e bashkojmė bashkė me pjesėn tjetėr, do tė kuptohet qė ajo ėshtė e Australisė. Njė shembull i tillė vlen dhe pėr Kuranin. Nėse marrim njė ajet tė vetėm, nga mė shumė se gjashtė mijė ajete tė Kuranit dhe ta gjykojmė gjithė islamin nga ky ajet, padyshim qė ėshtė diēka e gabuar.
Kėshtu, ajetin e mėsipėrm e vendosim nė harmoni dhe pėrputhje tė plotė bashkė me ajetet e tjerė, ku Zoti urdhėron qė tė sillemi mirė me gratė. Nga kėto ajete janė dhe:
"Jetoni e silluni mirė me to!" (Nisa, 19)
"Ato janė petk pėr ju e ju jeni petk pėr ato." (Bekare, 187)
"Dhe njė prej shenjave tė Tij ėshtė qė prej jush krijoi pėr ju bashkėshortet tuaja, qė tė qetėsoheni pranė tyre, duke vėnė ndėrmjet jush dashuri dhe mėshirė". (Rum, 21)
Duke e studiuar ajetin nėn hijen e kėtyre ajeteve qė sapo pėrmendėm dhe nėn hijen e shumė haditheve profetikė, vetėm atėherė do tė kemi njė tablo mė tė qartė mbi statusin dhe pozitėn e gruas nė islam.
Njė herė isha ftuar tė marr pjesė nė njė konferencė ku do tė trajtohej njė temė e fushės sė psikologjisė. Gjatė punimeve u diskutua mbi “mazoizmin” dhe mbi “sadizmin”. Personi qė vuan nga “mazoizmi” kulmin e kėnaqėsisė e ka kur trajtohet nė mėnyrė tė dhunshme dhe i shkaktohet dhimbje, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Nėse njė grua vuan nga kjo sėmundje, ajo kėnaqet kur rrihet dhe trajtohet egėrsisht.
Kurse personi qė vuan nga sadizmi, kulmin e kėnaqėsisė e ka kur i bėn tė tjerėt tė vuajnė.
Kur mė erdhi radha mua tė flas, unė hodha idenė e zbatimit tė ajetit nė raste tė tillė.
Dikush mund tė shtrojė pyetjen: Pėrse tė mos ketė tė drejtė gruaja ta rrahė burrin pėr tė njėjtat arsye?
Kėtij i themi: Nėse gruaja e rreh dhe e qėllon tė shoqin, ēfarė mund tė ndodhė? Padyshim qė do reagojė dhe do e rrahė mė keq. Ai ėshtė mė i fuqishėm fizikisht.
Nėse gruas i mohohen tė drejtat e saj, ajo mund t'i drejtohet gjykatės. Ėshtė gjykatėsi ai qė e ndėshkon tė shoqin e kėsaj gruaje sipas shkeljeve.
Edhe pse islami ka vendosur procedura tė tilla, thelbi gjithmonė mbetet nė sjelljen e mirė dhe zgjidhjen e problemeve me mirėkuptim. Thotė Profeti a.s: "Sjellja e butė sa herė qė ėshtė pjesė e diēkaje, e zbukuron atė dhe kurdo qė hiqet prej saj e shėmton".
Sot, perėndimi na akuzon neve si muslimanė se lejojmė rrahjen dhe dhunėn ndaj gruas. Por a e dini sa janė rastet kur njė burrė ka dhunuar ose qėlluar tė shoqen nė vendet muslimane?
Unė kam njė studim tė bėrė nė Amerikė mbi kėtė ēėshtje. Nė ēdo 12 sekonda, atje rrihet dhe dhunohet njė grua nga i shoqi. Vallė a ekziston njė pėrqindje kaq e lartė tek familjet muslimane?
Si ėshtė e mundur qė akuzohemi ne pėr dhunė, ndėrkohė qė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, simboli i demokracisė dhe tė drejtave njerėzore, nė ēdo dymbėdhjetė sekonda rrihet njė grua nga i shoqi? Rastet kur gratė vdesin nga goditjet nuk janė tė pakta.
Siē thamė dhe mė lart, kurrė Profeti a.s. nuk ka vėnė dorė mbi njė grua. Po ashtu nuk transmetohet se ndonjė nga shokėt e tij e ka qėlluar tė shoqen e tij. Kjo vlen dhe pėr brezin qė erdhėn pas shokėve tė Profetit a.s, tabi'inėt.
Raste kur burri ka rrahur gruan janė shėnuar vetėm tek shtresa mė e ulėt e shoqėrisė muslimane, siē ndodh nė ēdo vend dhe kohė. Njė burrė qė rreh tė shoqen ėshtė njė xhahil dhe meskin. Kurrė problemet nuk zgjidhen me tė rrahura.
Njė thėnie e urtė italiane thotė: "Shkopi vlen si pėr gruan e mirė ashtu dhe pėr tė keqen".
Nė islam nuk e kemi kėtė. Madje, Profeti a.s. thotė: "Nuk i nderon gratė veēse njė fisnik dhe nuk i keqtrajton veēse njė i lig".
Ne si muslimanė e kemi obligim qė ta njohim mirė fenė dhe Sheriatin tonė. Allahu dhe Profeti a.s. nuk bėjnė dallime mes burrit dhe gruas, veēse nė ato raste kur ēėshtja ka tė bėjė me statusin e secilit.

Autor: Xhasim MUTAVA

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi