Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mos urre... Eduko!

Shko poshtė

Mos urre... Eduko! Empty Mos urre... Eduko!

Mesazh nga NoOrA Wed Jan 27, 2010 10:00 am

Mos urre... Eduko!

Aty ku ka diversitet, ka dhe dallime. Secili prej nesh ka njė serė bindjesh unike. Ka poaq mendime, ndjenja dhe qėllime sa dhe njerėz nė kėtė botė.
Prandaj, s’ėshtė e drejtė tė presim qė tė tjerėt tė jenė njėlloj si ne, me zemra dhe mendje identike. Pritjet jorealiste pėr uniformitet rezultojnė nė fajėsimin e diversitetit si burim konflikti, duke mos e vlerėsuar atė si burim pasurie.
Pasoja e kėsaj mėnyre negative tė menduari ėshtė se tė qenit ”ndryshe” bėhet sinonim i tė qenit “i dėmshėm” dhe kjo pėrbėn njė pengesė tė madhe pėr komunikimin efektiv.
Kurani ofron njė rregull tė artė pėr komunikimin mes njerėzve me formime e kultura tė ndryshme.
“O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete.” (49: 13)
Nga perspektiva e komunikimit, nė mėnyrė qė vėrtet ta "njohin" njėri-tjetrin, njerėzit duhet ti fillojnė kontaktet e para me dashamirėsi dhe pa paragjykime.
Ata duhet ti rezistojnė prirjes pėr tė marrė vendime tė nxituara duke u bazuar nė ide negative e tė pėrgjithėsuara.
Ky pėrbėn njė stereotip. Pėr shembull, supozimet se tė gjithė spanjollėt janė toreadorė apo se tė gjithė italianėt janė kėngėtarė operistikė pėrbėjnė stereotipe. Kur veprojmė kėshtu, jo vetėm qė tregohemi tė padrejtė me tė tjerėt, por gjithashtu jemi tė padrejtė me veten; pasi duke i trajtuar supozimet si fakte tė padiskutueshme dhe duke i marrė vendimet tona nė pėrputhje me to, e privojmė veten nga njė burim i ēmuar mėsimi.
Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ndodh kur disa besojnė se tė gjithė muslimanėt janė terroristė, dhe tė tjerė besojnė se tė gjithė perėndimorėt janė tėpafe! Asnjė nga kėto supozime nuk qėndron.
Kur shpėrtheu kriza e karikaturave daneze nė 2006, unė pyeta veten se ēdo tė bėnte profeti Muhamed nė njė situatė tė tillė konflikti? Duke u bazuar nė konceptet e tij fisnike tė komunikimit dhe tė zgjidhjes sė konflikteve, si dhe nė ajetin qė pėrmendėm mė lart, fillova njė projekt krijues komunikimi ndėrkulturor tė quajtur "Mos urre, eduko!"

Sfidat e komunikimit
A e keni pyetur ndonjėherė veten pse luftojnė njerėzit? Nė pėrgjithėsi, bindjet kontradiktore shkaktohen nga ndryshimet nė moshė, gjini, fe, arsim, kulturė, e kėshtu me radhė, si dhe nga ndryshimet nė status dhe tė drejta teritoriale.
Profeti Muhamed u ballafaqua me situata komunikimi tejet sfiduese. Qė nė fillim ai u pėrball me njė audiencė tepėr diverse qė shpeshherė ishte kundėrshtuese. Profetit iu desh ta lufonte armiqėsine dhe dyshimin me kėmbngulje teksa mbante qėndrim pozitiv.
Pėr mė tepėr, profeti shpesh e gjente veten nė situata shtrėnguese dhe konfontuese, tė cilat e detyruan tė shpėrngulej nė territore tė tjera dhe tė ndėrtonte njė bashkėsi tė re me burime minimale.
Megjithėse u pėrball me shumė vėshtirėsi, ai i ndryshoi me sukses bindjet negative tė rrėnjosura thellė deri atėherė. Ai gjithashtu arriti tė nxirrte mė tė mirėn nga njerėz tė cilėt ishin aq mospajtues saqė ishin nė luftė tė vazhdueshme me njėri-tjetrin. Si mund tė pėrfitojmė nga suksesi i tij sot?

Gjykimi me shikim tė parė


Strategjia e profetit ishte parandalimi dhe jo "shuarja" e konflikteve.
Pėr ta arritur kėtė, ai vazhdimisht e me butėsi i edukonte njerėzit pėr barazi, tolerancė dhe pėr menaxhimin e zemėrimit. Ai e bėnte kėtė me qėllim qė tė minimizonte rėndėsinė e tepruar qė i kushtohej statusit dhe teritorit kundrejt barazisė dhe lirisė.
Ai paralajmėroi kundėr efekteve shkatėrruese tė ndjenjave negative, dhe nxiste pėr arsyetim tė qetė nė situata konflikti. Profeti themeloi konceptin islam tė lirisė sė shprehjes. Ai i inkurajonte shokėt e tij tė flisnin me zė tė lartė nėse vėrenin veprime tė nxituara e tė pamatura rreth tyre. Vetė profeti i pranonte dhe i vlerėsonte shumė kėshillat e atyre rreth tij me kusht qė ato tė ishin tė sinqerta. Nė tė njėjtėn kohė, ai i dėnonte ashpėr abuzimet verbale dhe talljet publike tė tė tjerėve.
Profeti qėndronte i qetė gjate zgjidhjes sė konflikteve me tė cilat ballafaqohej.
Njė ditė, njė hebre erdhi nė xhami pėr tė kėrkuar borxhin qė i kishte dhėnė profetit, por e kėrkoi atė nė publik e nė mėnyrė tė ashpėr. Njė nga shokėt e profetit, Omer ibn Hatabi nxorri shpatėn nga milli nė mėnyrė kėrcėnuese. Por profeti Muhamed e qetėsoi Omerin duke i thėnė: “Unė dhe ai meritojmė trajtim mė tė mirė, mėsoi atij ta kėrkojė hakun mė butė dhe mė keshillo mua t’ia kthej borxhin nė mėnyrė mė tė mire.” (Ibn Habani)
Pas zgjidhjes sė njė konflikti, ai nuk i mbante kurrė mėri tė tjerėve dhe nuk bėnte gjykime tė pėrgjithshme duke u bazuar nė njė incident tė vetėm. Nė vend tė kėsaj, ai pėrqėndrohej te mėsimet e marra nga zgjidhja e problemit. Sa herė e lejojmė njė incident tė vetėm ti ndyshojė mendimet tona pėr dikė pėrgjithmonė?

Sindromi i riatdhesimit

Psikologjia bashkohore na tregon qė pėrshtatja e njė personi nė njė ambient tė ri shoqėrohet me simptoma tė forta si depresion, vetmi, pagjumėsi, oreks tė dobėt, dhe sė fundi paaftėsi pėr tu afruar me tė tjerėt. Problemi intensifikohet nėse banorėt vendas i trajtojnė tė ardhurit si "pushtues tė territorit tė tyre".
Sot, integrimi i emigrantėve pėrbėn njė problem tė madh nė Perėndim. Ndoshta gjėrat mund tė pėrmirėsohen nėse kjo shihet si njė situatė komunikimi dhe trajtohet si njė mundėsi, jo si kėrcėnim; veēanėrisht nėse emigrantėt nuk e kanė zaptuar tokėn e dikujt me forcė, por thjesht kanė pranuar njė ftesė pėr tė jetuar nė njė vend tė ri. Nė njė situatė tė tillė, si mysafiri dhe mikpritėsi janė pėrgjegjės pėr mundėsimin e njė ndėrveprimi tė mirė, duke e pėrdorur atė si njė pėrvojė mėsimi pėr tė dy palėt.
Profeti Muhamed u pėrball me njė situatė tė ngjashme pas largimit nga Meka pėr nė Medinė me ftesė tė medinasve. Kur ai arriti atje, disa nga shokėt e tij prej emigrantėve, ishin aq tė pėrmalluar pėr vendlindjen saqė u sėmurėn fizikisht.
Uniteti i shoqėrisė ishte nė rrezik dhe njė zgjidhje urgjente ishte e nevojshme. Profeti me shkathtėsi e ktheu mallin e dhimbjen nė energji e shpresė pėrmes njė sėrė rregullash dhe normash shoqėrore projektuar pėr arritjen e lidhjeve tė forta mes medinasve dhe emigrantėteve. Ndoshta kemi nevojė pėr ti shqyrtuar kėto mėsime tė ēmuara sot.

Kapėrcimi i barrierave tė statusit

Paraja, fuqia, pasuria, dhe bukuria fizike janė sėmundjet e botės tonė materialiste sot. Pėr shkak tė tyre ndodhin konflikte.
Kur e krahasojmė veten me imazhe me shkėlqim nė tabela lajmėrimesh dhe nuk arrijmė tė jemi si ato, fillojmė me vetėdije ti kemi zili dhe ti urrejmė; e urrejmė edhe veten pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė qenė si ato. Individėt me probleme tė tilla psikologjike nuk janė tė aftė tė komunikojnė me tė tjerėt siē duhet.
Islami thekson barazinė mes njerėzve, dhe na mėson se dallimi mes njerėzve bėhet vetėm nė bazė tė cilėsive tė mira qė ata kanė nė zemra, e kėto tė fundit i sheh dhe i di vetėm Zoti.
Si pasojė, ne nuk kemi tė drejtė ta gjykojmė apo ta vlerėsojmė veten, le me tė tė tjerėt. Pra, ne duhet tė tregohemi tė drejtė me tė gjithė njerėzit dhe nė tė gjitha situatat.
Ky rregull i artė pasqyrohet nė sjelljen e profetit i cili na mėsoi se njė buzėqeshje ėshtė lemoshė. Ai i thirte njerėzit me emrat e tyre tė preferuar, madje dhe armiqtė e tij.
Ai nuk rezervonte njė vend tė veēantė nė takime por ulej kudo, dhe nuk pranonte qė njerėzit tė ngrihen nė kėmbė pėr tė. Ai gjithmonė lejonte kontakt direkt si me miqtė ashtu dhe me armiqtė. Profeti ia pėrgatiste vendin pėr tu ulur mysafirit dhe nuk terhiqej i pari nga biseda.
Njė herė dikush e kapi profetin pėr tunike me forcė pėr tė tėrhequr vėmendjen e tij, por Profeti nuk iu pėrgjigj me tė njėjtėn forcė; ai thjesht i kėrkoi nė mėnyrė tė vendosur ta lėshonte, dhe tjetri e bėri kėtė pėr shkak tė autoritetit qė impononte profeti.
Ai e respektonte edhe mė tė riun e mė tė varfėrin prej njerėzve saqė secili ndihej se ishte personi mė i rėndėsishėm pėr tė.
Dikush i ofroi njė brokė ujė dhe Porfeti piu. Nė krahun e tij tė djathtė, ndodhej njė djalė i njomė, kurse nė tė majtėn e tij, burra mė tė mėdhenj. Ai e pyeti djalin: "A mė lejon qė radhėn pėr tė pirė ujė ta kaloj te mė tė mėdhenjtė?" Djali ia ktheu: " O i derguari i Zotit! Pėr Zotin, nderin qė tė pi ujė direkt pas teje, nuk ia jap askujt tjetėr (sepse jam nė tė djathtėn tėnde)." Profeti ia kaloi ujin djalit. (Buhariu)
Kjo situatė paraqet njė dilemė; kush duhet tė merrte ujė i pari, djali i ri apo burrat e mėdhenj? Profeti e zgjidhi problemin pėrmes barazisė pa marrė parasysh moshėn apo statusin.
Sot ne vėrejmė vrazhdėsi dhe mungesė takti nė marrėdhėniet shoqėrore, veēanėrisht kundrejt njerėzve tė panjohur. Njerėzit shpesh bėjnė atė qė ėshtė e mirė pėr veten e tyre nė vend qė tė bėjnė atė qė ėshtė e drejtė. Njė komunikim i mirė fillon duke i respektuar tė tjerėt dhe duke i trajtuar ata me drejtėsi.
Nėse ne vėrtetė kėrkojmė ti njohim tė tjerėt, atėherė ne duhet tė edukojmė veten dhe tė tjerėt, dhe t'i japim fund kėsaj urrejtjeje shkatėrruese.

vizion islam
-------------------------------
Autorja Sahar Elnadi ėshtė diplomuar pėr histori dhe kulturė antike nė Universitetin e Kajros. Nė punėn e saj ajo ka patur kontakte tė vazhdueshme me njerėz. Ajo ka prezantuar programe tė ndryshme televizive; ka instruktuar kurse trajnimi nė komunikim, aftėsitė e tė menduarit dhe ēėshtje ndėrkulturore. Ka njė eksperiencė tė gjatė nė dinamikat e komuniteteve shumėkombėshe nė internet. Projektet e saj kanė fituar ēmime tė shumta.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi