Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Allahu mė nderoi qė i pari tė agjėrojė dhe tė falem nė Kozmos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Allahu mė nderoi qė i pari tė agjėrojė dhe tė falem nė Kozmos

Mesazh nga NoOrA prej Sat Jan 30, 2010 6:35 am





"Kiblėn e kam gjetur shumė thjeshtė, JAM DREJTUAR KAH TOKA DHE AJO KA QENĖ KIBLEJA IME"

Sheikh Muzafer Shukor, astronaut nga Malezija: : Derisa kam agjėruar dhe falur nė Kozmos kam pėrjetuar momentin mė magjik nė jetėn time


Pas disa tentimeve tė pasuksesshme, nga shkaku se Sheik Muzafer ishte tepėr i zėnt, kėto ditė menzi ja arritėm tė intervistojmė atė. Nė bisedėn ekskluzive pėr magazinėn tonė, Sheik Muzafer tregon sesi ka agjėruar nė kozmos, respektivisht nė cilėn mėnyrė arriti ti kryejė obligimet fetare duke u rrotulluar rreth Tokės.

Intervistoi: Ez‘her Beganoviē

Hulumtimet dhe udhėtimet (fluturimet)nė gjithėsi (Kozmos), janė ėndėrr e ēdo njeriu. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Jurij Gagarin realizoi udhėtimin e tij historik nė Kozmos, dėshira e njerėzve pėr tė ditur mė tepėr rreth kozmosit ėshtė e papėrshkruar.

Deri mė sot nė kozmos kanė udhėtuar astronautė nga 39 vende tė ndryshme.Nė tė gjitha kėto misione bėjnė pjesė edhe 9 astronautė Muslimanė.

Nga muslimanėt e fundit i cili pati nderin tė udhėtojė nė Kozmos ėshtė astronauti nga Malezija Sheih Muzafer Shukor.Sheih Muzafer ėshtė myslimani i parė i cili i kaloi ditėt e Ramazanit nė Kozmos.

Ka qenė antarė i fluturimeve Internacionale ruse Soyuz TMA-11 e cila ka fluturuar nė Kozmos me 10 Tetor 2007 nga baza Bajkonur nė Kazahstan.

Sheik Muzafer dhe ekspedicionet e tija janė zhvilluar nė stacionin Kozmik Internacional (ISS) deri 21 Tetor 2007.Pas disa tentimeve tė pasuksesshme, nga shkaku se Sheik Muzafer ishte tepėr i zėntė, kėto ditė menzi ja arritėm tė intervistojmė atė. Nė bisedėn ekskluzive pėr magazinėn tonė, Sheik Muzafer tregon si ka agjėruar nė gjithėsi (kozmos), respektivisht nė cilėn mėnyrė arriti ti kryejė obligimet fetare duke u rrotulluar rreth Tokės.

Sheik Muzafer Shukor el-Masri bin Sheik Mustafa ėshtė i lindur me 27 Korrik 1972 nė Kuala Lumpuru. Me profesion ėshtė kirurg i ortopedisė.
Intervistuesi:Doktor i nderuar Muzafer, Ju jeni muslimani i nėntė qė keni pasur nderin tė udhėtoni nė Kozmos. Megjithatė, jeni muslimani i parė i cili e shijoi ėmbėlsinė e agjėrimit nė Kozmos. Edhe pse jeni nderuar tė udhėtoni nė Kozmos, pėrjetuat atė qė Allahu xheleshanehu, tė ju ftojė (nderojė) tė jeni robi i Tij i parė i cili i bėri ibadet nė atė mėnyrė tė veēantė. A mundeni tė na tregoni diēka mė tepėr pėr pėrjetimin tuaj tė veēantė?
Sheik Muzafer: Si muslimanė, pėr mua ishte tepėr e rėndėsishme ti tregojė gjithė Botės se Islami ėshtė mėnyrė jete pa marrė parasysh se ku ndodhesh, nė tokė ose jashtė saj (nė Kozmos).Muslimani ėshtė i obliguar ti kryejė detyrat e tij. Qėndrimi im nė Kozmos dhe gjithēka qė ndodhi lartė, duke pėrfshirė kėtu agjėrimin dhe namazin, ėshtė diēka mė magjike dhe mė spektakulare qė ka mundur tė mė ndodhė nė jetėn time.Ajo bukuri e pėrjetimit magjik nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė. Do tė dėshiroja qė atė pėrjetim magjik (atė ėmbėlsi) ta ndajė me tėrė botėn. Derisa isha nė Stacionin (Anijen) Internacional Kozmik agjėrova dy ditė tė Ramazanit.Tė agjėrosh nė Kozmos ėshtė jashtė pėrvojės sė kėsaj dunjaje, ndaj aj pėrjetim dhe ajo ėmbėlsi nuk mund asesi tė pėrshkruhen me fjalė.
Muslimani i parė i cili udhėtoi nė Kozmos ishte princi Sultan bin Selman Abdul- Aziz al-Saud nga Arabija Saudite. Gjatė kthimit tė tij prej Kozmosit qe ankuar se nuk dinte tė gjejė orientimin-drejtimin e Kiblės pėr tė falė namazin.
Intervistuesi:Si u orientuat ju kah Kibleja kur ndodheshit nė Stacionin Internacional Kozmik, si i gjetėt vaktet e namazit dhe kohėn kur ėshtė dashur tė filloni agjėrimin (syfirin Imsakun) dhe kohėn kur ėshtė dashur tė bėni iftarin (akshamin), a keni mundur tė merrni abdest?
Sheik Muzafer: Para shkuarjes time nė mision, Malezija, respektivisht enti malezijas pėr ēėshtje dhe punė qė kanė tė bėjnė me fenė islame shtypi librin e parė pėr astronautėt sesi duhet kryer obligimet e fesė islame nė Kozmos. Nga shkaku i shpejtėsisė me 27.000 km nė orė , sa shkon Anija Internacionale Kozmike, Dielli lind dhe perėndon ēdo 45 minuta qė prezenton sprovim tė madh pėr kėdo qoftė i cili vendosė tė agjėrojė dhe tė kryejė namazin. Gjatė qėndrimit tim nė Anijen Internacionale Kozmike I kam falur tė gjitha 5 namazet ditore, dhe kam agjėruar dy ditė nga Ramazani.
Kohėt e namazit, fillimin dhe mbarimin e agjėrimit, e kam definuar sipas definimit tė kohės e cila vlen pėr Kazahstanin, prej ku edhe kam fluturuar nė misionin Kozmik.
Sa i takon abdestit, pėr shkak tė kufizimit tė ujit qė posedonim, duheshte tė marr tejemum pėr ēdo namaz.Kiblėn e kam gjetur shumė thjeshtė, JAM DREJTUAR KAH TOKA DHE AJO KA QENĖ KIBLA IME.
Kozmosi ėshtė njė prej shenjave mė tė mėdha tė fuqisė sė Allahut.Kur shikojmė nga Toka nė sferėn e qiellit mbetemi tė ndezur nga ajo bukuri dhe harmoni e Allahut.


Sheik Muzafer:Udhėtimi dhe qėndrimi im nė Kozmos, shikimi nė atė madhėri tė bukurisė, definitivisht ndryshoi shikimin tim tė jetės.Kur jeni lartė nė njė mėnyrė ndjeni tė jeni mė afėr Allahut, ajo ka qenė moment magjik tė cilin kurrė nuk e harroj, tė afruarit Allahut tė Madhėruar.
Shikimi nė tokėn e rrethuar me mijėra yje tė shfaq qėndrimin e madh tė frikėrespektit ndaj fuqisė sė Krijuesit (tė cilin duhet ta ketė njeriu).
Intervistuesi:Sikur qė thamė,Ju jeni muslimani I nėntė I cili bėri misionin Kozmik. Fatkeqėsisht, akoma asnjė shtet musliman nuk ka ndėrmarė udhėtim kozmik tė pavarur.Si e komentoni qė vendet muslimane, pėrveē Malezisė, aspak nuk punojnė asgjė nė zhvillimin e progresit tė programeve shkencore sikur qė ėshtė Programi Kozmik?
Sheik Muzafer: Unė besoj se secili qė fiton (pėrjeton) Kozmosin, do ta fitojė tėrė botėn.Pėr atė shkak besoj se ėshtė obligim pėr tė gjithė muslimanėt pa pėrjashtim, tė bashkohen, tė mundohen tė kthejnė krenarinė e Islamit nė shkencė dhe astronomi ashtu sikur qė e bėnin muslimanėt e mėparshėm.
Secili shtet musliman qė dėshiron tė arrijė sukses duhet patjetėr tė fokusohet nė zhvillimin e shkencės dhe teknologjisė.Studentėt muslimanė duhet tė vendosin qė nė drejtimet e tyre tė studimit tė fokusohen edhe nė kėtė aspekt.
Intervistuesi:I nderuar Dr.Muzafer, ata boshnjakė tė cilėt ju njohin Juve thonė se jeni mirė tė zhytur nė Situatėn e Bosnės dhe Hercegovinės dhe se doni shtetin tonė?
Sheik Muzafer: Popullin e Bosnės dhe Hercegovinės ēdoherė e kemi pasur nė zemrat tona dhe ne Malezijasit ēdoherė kemi ndihmuar dhe do tė ndihmojmė Bosnėn dhe Hercegovinėn. Unė e dua popullin e Bosnės dhe Hercegovinės.
Intervistuesi:Nė fund, mė lejoni qė kjo bisedė tė mbarojė me mesazhin Tuaj drejtuar muslimanėve tė tė gjithė Botės?
Sheik Muzafer: Kėshilla ime muslimanėve tė Botės ėshtė tė bashkohemi dhe sa mė tepėr tė fokusohemi nė zhvillimin e shkencės dhe teknologjisė.Duhet tja kthejmė islamit krenarinė qė i takon.Duhet qė sa mė tepėr muslimanė tė udhėtojnė nė Kozmos qė tė arrijnė grada tė larta tė diturisė nė shkencė dhe teknologji.
Shtetet Muslimane duhet tju kyēen zhvillimit tė programeve Kozmologjike.Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, duhet tė bashkohemi dhe tė mundohemi tė konkurojmė me pjesėn e ngelur tė Botės me arritjet shkencore teknologjike.
Burimi: Casopis "SAFF" 8. maj - 13. džumade-l-ula

Pėrktheu dhe redaktoi nga Boshnjakishtja:Fitim Ismaili staff RP.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi