Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Fol: Tė pavėrtetat dhe tė vėrtetat e zyrtarėve tė vendit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fol: Tė pavėrtetat dhe tė vėrtetat e zyrtarėve tė vendit

Mesazh nga *lissa* prej Sat Jan 30, 2010 9:09 am

Lėvizja Fol ka vazhduar me publikimin e raportit javor – Matėsi
i sė vėrtetės – ku analizohet saktėsia e deklaratave tė zyrtarėve tė
vendit.



Kėshtu, kėtė javė Lėvizja Fol ka paraqitur nė raport
deklaratėn e kryeministrit Hashim Thaēi pėr energjinė elektrike dhe atė
pėr strategjinė pėr veriun e vendit, deklaratėn e ministrit tė
Brendshėm Zenun Pajaziti pėr liberalizimin e vizave, deklaratėn e
kryekuvendarit Jakup Krasniqi pėr mosangazhimin e duhur tė komisioneve
tė Kuvendit, deklaratėn e presidentit Fatmir Sejdiu pėr luftėn kundėr
korrupsionit...

Matėsi i sė vėrtetės - Raporti II
“PDK-ja premton se nė rast tė jetėsimit tė planit tė vet, nuk do
tė ketė mė kategori ABC, por do tė ketė konsumatorė qė paguajnė rrymė
dhe atė qė nuk e paguajnė”, Hashim Thaēi – kryetar i PDK-sė, Ferizaj,
30 tetor 2007

Vlerėsimi: E pavėrtetė
1. Gjendja e furnizimit me energji elektrike ėshtė pėrmirėsuar, por reduktimet vazhdojnė sidomos nė zonat jashtė Prishtinės.
2. Edhe nė janar 2010, mė shumė se 2 vjet pas dhėnies sė kėtij premtimi
paraelektoral tė atėherė, kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, KEK
vazhdon ta praktikojė orarin e reduktimit ABC
3. Nė planet e KEK-ut pėr furnizimin pėr janar 2010, aty detajizohet
plani ABC, sipas tė cilit kategoria A furnizohet 24:0, kategoria B
24/0, ose 5:1, dhe kategoria C 5:1, ose 4:2
4. Kjo qeveri i ka dhėnė KEK-ut miliona Euro pėr t’u rimėkėmbur, pėr tė
sanuar dėmet e vazhdueshme nė pajisjet e saj, qė asnjėherė nuk kanė
rezultuar me sukses
5. Ndėrtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky shumė i
diskutueshėm, qeveria e sheh si mundėsi pėr furnizim tė pandėrprerė me
energji elektrike, dhe madje edhe eksportim tė saj

"Nėse Kosova i pėrmbush me sukses kriteret teknike brenda kėtij
viti, atėherė viti i ardhshėm do tė mund tė llogaritej si vit potencial
pėr pėrfshirje nė kėtė proces",
Zenun Pajaziti, ministėr i Brendshėm, 27 janar 2010

Vlerėsimi: E pavėrtetė
1. Raportuesja e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn, Ulrike Lunachek
ka thėnė se Kosovės do t’i duhen 3-5 vjet pėr t’u pėrfshirė nė listėn
Shėngen, qė e bėn tė pavėrtetė deklaratėn e ministrit Pajaziti.
2. Shqipėria ka nisur nė fillim tė vitit 2008 negociatat me BE-nė pėr
liberalizimin e vizave. Gjasat qė ajo tė pėrfshihet nė Listėn e bardhė
Shėngen janė nė korrik 2010, qė do tė thotė se procesi ka zgjatur 2
vjet e gjysmė
3. Njė takim nė Prishtinė mes zyrtarėve tė BE-sė dhe atyre tė Qeverisė
sė Kosovės, nga kjo e fundit ėshtė interpretuar si nisje e negociatave
pėr liberalizim, por ėshtė hedhur poshtė si tillė nga Bashkimi Evropian
4. Pėrveē kritereve tė gjithmbarshme, Kosova do tė pėrballet edhe me
pengesat e 5 shteteve tė BE-sė qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e saj.

“Beogradi nuk do tė jetė partner dhe as nuk do tė pyetet sa i
pėrket zbatimit tė strategjisė sė Qeverisė dhe mekanizmave
ndėrkombėtarė pėr veriun e Kosovės”, kryeministri Hashim Thaēi, 17
janar 2010.

Vlerėsimi: Gjysmė e vėrtetė
- Strategjia pėr veriun nuk ėshtė dokument i hartuar ekskluzivisht nga Qeveria e Kosovės
- Strategjia ėshtė pėrpiluar e ndihmuar nga Zyra Ndėrkombėtare Civile nė Prishtinė e pėrfaqėsuar nga Pieter Feith
- Shefi i ICO-sė, Pieter Feith, ka deklaruar se rreth Strategjisė pėr
integrimin e pjesės Veriore tė Kosovės nė sistemin kosovar do tė
konsultohet me Beogradin
- Ndėrkombėtarėt e shohin tė rėndėsishėm rolin e Serbisė, qė nėn
presionin e BE-sė, do tė mund tė ndikonte tek serbėt qė ta pranojnė
sistemin e Kosovės

“Krasniqi ka kėrkuar angazhim mė tė madh tė komisioneve pėr
pėrshpejtimin e shqyrtimit dhe amendamentimit tė projektligjeve nė
procedurė. Ai vlerėsoi se njė numėr i drejtuesve dhe anėtarėve tė
komisioneve, nuk manifestojnė pėrgjegjėsinė e nevojshme. Nė kėtė
vėshtrim ėshtė apostrofuar Komisioni pėr Interesat e Komuniteteve dhe
Kthim”, komunikatė e Kuvendit tė Kosovės, 21 janar 2010.

Vlerėsimi: E vėrtetė
1. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kritikuar me vend komisionet
kuvendare, pėr zvarritjet qė ato bėjnė nė procedimin e ligjeve
2. Nga monitorimi i punės sė komisioneve del se ato tejkalojnė shpesh
afatet ligjore pėr procedimin e Ligjeve nė seancat e Kuvendit tė Kosovės
3. Edhe Progres Raporti i vitit 2009, nė pjesėn kur flet pėr punėn e Kuvendit vė nė pah mosefikasitetin e komisioneve kuvendare
4. “Komisionet e Kuvendit duhet qė tė forcojnė kapacitetet teknike dhe
administrative pėr tė shqyrtuar me kujdes tė madh legjislacionin”,
thuhet nė njė pjesė tė raportit
5. Raporti i Komisionit Evropian gjithashtu bėnte thirrje pėr ngritjen
e kapaciteteve financiare e administrative tė Komisionit pėr Integrime
Evropiane, gjė qė e bėn krejtėsisht tė vėrtetė deklaratėn e
kryeparlamentarit Krasniqi

“Ėshtė borxh i politikės qė tė luftohet korrupsioni”, presidenti Fatmir Sejdiu, 27 janar 2010, Oda Ekonomike Amerikane
Vlerėsimi: Gjysmė e vėrtetė
1. Duhet vullnet politik pėr ta luftuar korrupsionin, dhe pikėrisht kjo ka munguar gjatė gjithė kėtyre viteve
2. Ka qenė ndėrhyrja e vazhdueshme e politikės nė gjyqėsor qė ka penguar luftimin e kėsaj dukurie nė Kosovė
3. Partitė politike ende nuk bėjnė tė ditur prejardhjen dhe financat e
tyre (duke pėrfshirė edhe partinė ku presidenti ėshtė kryetar), kėshtu
qė ėshtė borxh nė kuptimin e asaj qė politika nė Kosovė e ka lejuar
kėtė situatė tė krijohet
4. Partitė politike, ato qė janė nė pushtet dhe ato qė janė nė opozitė,
e kanė qenė nė pushtet, e kanė humbur kredibilitetin e luftuesve tė
korrupsionit.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi