Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan

2 posters

Shko poshtė

PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan Empty PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan

Mesazh nga Manushaqe Mon Feb 01, 2010 5:27 am

PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan 9ripz5

Partia Demokratike e Kosovės ka ndezur fishekzjarret nė Prizren dhe Lipjan, tė dielėn mbrėma, pak orė pasi qė u mbyllėn kutitė e votimit, nė tė cilat qytetarėt thanė edhe njė herė fjalėn e tyre.

Dy kandidatėt e saj, Ramadan Muja dhe Shukri Buja, u konfirmuan fitues, pėrballė rivalėve tė LDK’sė, Hanefi Muharremi dhe Imri Ahmeti, nė takimin e tretė me radhė para fletėvotimeve.

LDK do ta mbajė nė mend 31 janarin e kėtij viti si moment kur humbi betejėn me Hashim Thaēin, shpresėn pėr forcim tė mėtutjeshėm dhe entuziazmin pėr zgjedhje tė parakohshme.

Rezultatet preliminare, tė shpallura pas mesnatės nga Komisioni Qendror Zgjedhor, vėrtetuan fitoren e PDK’sė nė Prizren dhe Lipjan.

Sipas KQZ’sė, kandidati i PDK’sė nė Lipjan, Shukri Buja ka fituar gjithsejtė 14 mijė e 209 vota, apo 53.7 pėr qind. Ndėrsa, kandidati i LDK’sė, Imri Ahmeti ka fituar 12261 vota apo 46.3 pėr qind. Ndėrkaq, kandidati i PDK’sė pėr Kryetar tė Prizrenit, Ramadan Muja ka fituar 30 mijė 251 votė, gjegjėsisht 53.2 pėr qind. Ndėrsa kandidati i LDK’sė, Hanefi Muharremi ka fituar 26 mijė e 493 vota, apo 46.8 pėr qind.

Koalicioni i OJQ’ve “Demokracia nė Veprim”, po ashtu, ka konfirmuar fitoren e PDK’sė nė dy komunat.

Sipas “Demokracia nė Veprim”, nė Prizren, Ramadan Muja i PDK’sė ka marrė 53.1 pėr qind tė votave, ndėrsa Hanefi Muharremi i LDK’sė ka marrė 46.9 pėr qind tė votave. E nė Lipjan, kandidati i PDK-sė, Shukri Buja, ka marrė 53.6 pėr qind ė votave, ndėrsa ai i LDK-sė, Imri Ahmeti, 46.4 pėr qind.

Prizreni dhe Lipjani ėshtė dashur tė hyjnė nė rivotim, pas balotazhit, pasi qė KZAP konstatoi parregullsi mė 13 dhjetor.

Ky institucion ka dhėnė tė njėjtin udhėzim edhe pėr Gjilanin, por KQZ ka vendosur qė pėr kėtė komunė tė ketė rinumėrim tė votave. Ky proces ka pėrfunduar, mirėpo KQZ, pėr shkak tė pamundėsisė sė arritjes sė konsensusit tė brendshėm, kėtė ēėshtje e ka lėnė ende pezull.

Gyle-Gyle, LDK

Ramadan Muja ėshtė shfaqur para kamerave me buzėqeshje nė fytyrė dhe me njė fije tė hollė humori, nė natėn e sė dielės.

Ai ka kėrkuar nga kundėrshtari i tij ta pranonte humbjen.

“Le tė bėhet burrė dhe le tė mė thėrras ne telefon pėr tė ma uruar fitoren”, ka thėnė Muja, i ēliruar nga ankthi.

Pak para se tė largohej nga transmetimi i drejtpėrdrejtė nė televizione, ai ėshtė ndalur edhe pėr njė ēast para kamerave, pėr t’ia dėrguar urimet e fitores edhe kolegut tė tij nė Lipjan.

Fitoren e PDK’sė nė Prizren dhe Lipjan e ka deklaruar Nėnkryetari i saj, Hajredin Kuēi.
“Besoj qė kjo fitore ėshtė e pranueshme edhe nga tė tjerėt. Besoj se tė gjithė janė tė bindur nė sloganin e PDK’sė: Ne fitojmė pėrsėri”, ėshtė shprehur ai.

Tjetėr pamje ka ardhur nga kampi i LDK’sė.

Nėnkryetari Lutfi Haziri doli i ngrysur nė fytyrė, rreth orės 22:00, kur foli para gazetarėve dhe tha se rezultatet nga Prizreni e Lipjani nuk ishin fort kurajuese pėr LDK’nė.

“Kandidati i PDK’sė, Ramadan Muja, ėshtė duke udhėhequr nė komunėn e Prizrenit ndaj kandidatit tė LDK’sė, Hanefi Muharremi, derisa pėr komunėn e Lipjanit rezultati ėshtė mė i balancuar dhe priten rezultatet edhe nga pesė qendra votimi”, ka thėnė ai.

Kjo ishte paraqitja e fundit nė opinion e Lutfi Hazirit, pėr natėn e sė dielės. Mė nuk doli. As nė konferenca pėr shtyp, e as nuk shkoi nė studiot televizive, ku kishte paralajmėruar pjesėmarrjen.

Qytetarėt u pėrgjigjėn

Numri i votuesve nė raundin e tretė tė zgjedhjeve lokale, nė Prizren dhe Lipjan, ishte mė i lartė se nė dy raundet e kaluara.

Pėrqindja e qytetarėve qė kanė votuar nė komunėn e Lipjanit ka qenė 57.08 pėr qind, ose 27 mijė e 446 votues. Ndėrsa nė komunėn e Prizrenit kanė votuar 40.62 pėr qind, ose 55 mijė e 996 votues.

Kryeshefi Ekzekutiv i KQZ’sė, Xhemajl Peēani, ka njoftuar se zgjedhjet nė kėto dy komuna janė zhvilluar pa probleme.

“Informatat e KQZ’sė janė se nė Prizren dhe Lipjan nuk ka pasur probleme gjatė votimeve”, ka thėnė Peēani.

Akuza nė Prizren, Lipjani hesht

Rivaliteti i PDK’sė dhe LDK’sė ka shpėrthyer nė Prizren, ku nė ditėn e votimeve ka pasur shumė akuza pėr parregullsi tė procesit zgjedhor.

Gjatė ditės, nuk kanė munguar fjalėt nga tė dyja kampet.

Akuzat e PDK’sė i ka transmetuar zėdhėnėsi Blerand Stavileci, i cili ka mbajtur konferenca nė gjatė ditės nė Prizren.

Sipas Stavilecit, LDK ka sjellė simpatizantė e qyteteve tjera nė Prizren.

“Njė fenomen, i cili ėshtė pėrsėritur, ėshtė bartja nė mėnyrė grupore e simpatizantėve tė LDK’sė nga Prishtina dhe Deēani”, ka akuzuar Stavileci.

Ndėrsa Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri, ka pohuar se tani ėshtė mundėsia qė tė pėrmirėsohet ajo qė ka ndodhur mė 13 dhjetor.

“Ėshtė mundėsia e vetme qė tė pėrmirėsohet gjithēka qė ka ndodhur mė 13 dhjetor, 13 dhjetori ka sjell tensione politike nė Prizren, dhe sot ne duhet tė jemi tė kujdesshėm, qė t’i eliminojmė ato”, tha Haziri.

Votimi pa fjalė shumė

Kandidatėt pėr kryetar komunash nė Prizren dhe nė Lipjan kanė qenė tė dielėn tė kujdesshėm nė deklarimet pėr media, pasi kanė hedhur votat e tyre.

Ata janė zotuar se do ta njohin rezultatin zgjedhor, ndėrsa kanė shprehur keqardhje pėr maltretimin e qytetarėve tė kėtyre dy komunave, qė ėshtė dashur brenda mė pak se tre muajsh tė dalin tek kutitė tri herė radhazi.

Ramadan Muja, ka votuar nė qytet, ndėrsa deklaroi se do t'i pranojė rezultatet ēfarėdo qė tė jenė ato.

“Kemi treguar njė kulturė, njė disiplinė nė dy raundet e zgjedhjeve. Besoj se kjo do tė pėrsėritet edhe nė kėtė raundin e tretė”, ka thėnė Muja.

Hanefi Muharremi ka votuar nė qendrėn e votimit nė Shkollėn Fillore “Motrat Qiriazi”.
“Kam shpresė dhe apeloj te qytetarėt qė megjithėse janė tė lodhur, edhe kėtė herė tė dalin tė votojnė, pėr arsye se ėshtė shumė me rėndėsi pėr shkak tė demokracisė”, ka thėnė Muharremi.

Nė Lipjan, Shukri Buja e ka hedhur votėn e tij, nė fshatin Babush, i bindur nė fitore.
“Besoj se qytetarėt me votėn e tyre sot do tė rikonfirmojnė fitoren e atij qė ka fituar gjithmonė”, ėshtė shprehur ai.

Imri Ahmeti, gjatė votimit nė fshatin Puturovc, ka thėnė se ėshtė nė dorėn e qytetarėve tė vendosin se kush do t’i udhėheqė nė katėr vjetėt e ardhshme.

“Unė nuk kam se ēka i pranoj rezultatet. Sigurisht se do tė jem kryetar i komunės, pyetni tė tjerėt se a do tė pranojnė rezultatin”, ka thėnė Ahmeti.


Zgjedhje nė Istog, pas 45 ditėsh

Pėr shkak tė vdekjes sė Kryetarit tė Istogut, Fadil Ferati, KQZ ėshtė e obliguar tė organizojė zgjedhjet edhe nė kėtė komunė.

Sipas Kryetares sė KQZ’sė, Nesrin Lushta, procesi zgjedhor nė Istog do tė organizohet brenda 45 ditėsh, ashtu siē ėshtė e paraparė me Ligj pėr Zgjedhjet Lokale.

“Sipas Ligjit, edhe nė Komunėn e Istogut pritet tė shkohet me zgjedhje tė reja pėr kryetar tė komunės dhe atė brenda 45 ditėsh”, ka njoftuar Lushta.

Vendimi pėr kėtė komunė pritet tė merret pas pėrfundimit tė raundit tė tretė zgjedhor tė Prizrenit dhe Lipjanit. /express/
Manushaqe
Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan Empty Re: PDK fitoi nė Prizren dhe Lipjan

Mesazh nga mR.Bimi Mon Feb 01, 2010 11:35 am

ajde more per hajt perhajr lol!
mR.Bimi
mR.Bimi
Dr3nicak
Dr3nicak

Numri i postimeve : 6029
Age : 31
Location : n`FaQet e nJe fLeToRe
Registration date : 19/07/2009

http://wWw.ShoqriaVirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi