Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Besimi nė botėn tjetėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Besimi nė botėn tjetėr

Mesazh nga NoOrA prej Mon Feb 01, 2010 10:54 am

Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi




Besimi nė botėn tjetėr



“Qė kur kanė besuar njerėzit nė ekzistimin e botės tjetėr, sa mundė ti besoi njeriu shqisave tė tij, a mund ta mashtrojnė atė shqisat, a ka ndonjė element tjetėr pėr tė besuar pos shqisave”?



Njė nga parimet bazė tė tė gjitha legjislacioneve qiellore, bazė e librave tė shenjta dhe e tė gjithė tė dėrguarve nga Allahu i Madhėruar ka qenė qė njerėzve tua shpjegojnė ekzistimin e botės tjetėr dhe se i gjithė njerėzimi do tė ngjallet pėr tė dhėnė llogari para tė Madhit Zot dhe jo vetėm qė ka qenė dhe ėshtė parim i librave qiellorė, por se ėshtė edhe natyrshmėri e mbjell nė vetė shpirtin e njeriut, nė natyrėn e tij shpirtėrore, nė botėn e tij tė brendshme, ashtu siē ėshtė e mbjell bindja pėr ekzistimin e njė superfuqie absolute e cila mbizotėron mbi kėtė gjithėsi dhe e cila ka ndikim tė drejtpėrdrejt edhe nė vetė jetėn e njeriut, pavarėsisht se si quhet ajo superfuqi dhe sesi e imagjinojnė apo e perceptojnė atė njerėzit.


Nga ky kontekst gjejmė se tė gjitha shoqėritė, tė gjithė popujt kanė besuar nė diēka tė tillė, apo thėnė ndryshe nuk ka ekzistuar asnjėherė ndonjė shoqėri e cila ka qenė e pa fe, siē ėshtė e vėrtetuar edhe shkencėrisht nėpėrmjet zbulimeve tė ndryshme arkeologjike, etnologjike etj, ku nė lidhje me kėtė thotė edhe filozofi i njohur grek Sokrati : “Ashtu siē ndjen njeriu nevojė tė domosdoshme pėr ajėr, ujė e ushqim, ashtu ndjen edhe shpirti ynė njė nevojė tė domosdoshme pėr njė ushqim kuptimorė qiellorė dhe kjo ndjenjė nė traditėn tonė quhet fe, nė tė cilėn ėshtė udhėzuar nė te njeriu i parė”.


Pastaj se a janė ato besime monoteiste apo politeiste nuk do ti qasemi kėsaj radhe ngase nuk kemi atė pėr synim, ashtu siē nuk do ti qasemi fundit tė kėsaj bote mėnyrės sė shkatėrrimit dhe tė pėrfundimit tė jetesės nė te, e as ringjalljes dhe mėnyrės sė llogaridhėnies para Krijuesit tė gjithėsisė, te cilat janė tema nė vete dhe ndoshta na vijnė mė vonė, por desha ti qasem mėnyrės sė tė besuarit nė botėn e fshehtė, gjegjėsisht sjelljes sė disa fakteve e dėshmive apo parimeve pėr ata njerėz tė cilėt mohojnė tė besojnė jashtė asaj ēka e shohin apo prekin, jashtė asaj ēka e ndjejnė me shqisa. Pėr t’i bindur ata, apo pėr ti sfiduar se edhe ata besojnė nė diēka ēka ėshtė e fshehtė, ku e fshehtė ėshtė edhe bota tjetėr, e nėse beson nė atė, duhet tė besosh edhe nė kėtė.

-Njeriu atė qė e ndjen me shqisat e tij nuk dyshon se ėshtė e vėrtetė dhe se ekziston apo jo, nga kjo nuk dyshon nė ekzistimin e diellit e tė hėnės ngase po i sheh, nuk dyshon nė ekzistimin e ezanit qė thirret nga xhamia, apo tė kėngės sė kėnduar nga ndonjė kėngėtar ngase po e dėgjon e kėshtu me radhė dhe natyrisht nė kėtė nuk ka dilemė. Por nėse e fusim penėn nė gotė tė mbushur me ujė dhe e shikojmė me sy na del se ajo ėshtė e thyer, a ne e dimė se pena nuk ėshtė e thyer, apo nėse shohim nė kinema ndonjė film me fantazma, e pastaj rrugės duke u kthyer nė shtėpi na duket se po i dėgjojmė disa zėra, apo na duket se ata janė afėr nesh dhe se po ecin me ne , apo bile edhe po na ndjekin, a nė realitet nuk ekziston asgjė nga ajo ēka po ke frikė. Magjistarėt shfaqin gjėra tė cilat janė jashtė logjikės sė njeriut, si p.sh. nga facoletat dalin pėllumbat, apo lepujt, ashtu na duket me sytė tanė, por nė realitet njė gjė e tillė nuk ekziston.Prandaj duhet tė pranojmė se shqisat gabojnė , se ato imagjinojnė, mashtrojnė. Mendoj se kėto gjėra nuk mundė ti mohoi askush. Por kjo nuk do tė thotė qė shqisave tona mos tė ju besojmė ngase Krijuesi na ka pajisur me njė element tjetėr shumė tė fortė apo bindės pėr arritjen e njohjes apo zbulimit te ekzistimit tė asaj ēka e ndjejmė, e qė ėshtė mendja. Kėshtu qė mendja kur e sheh herėn e parė lapsin e thyer nė gotė mundė tė luhatet, por sė dyti ajo e kupton se ajo ēka po e sheh shqisa e tė shikimit tashmė nuk ėshtė reale. Por sendet ne tė cilat shqisat gabojnė apo mashtrojnė janė pakė, janė tė kufizuara, kėshtu qė nuk dobėsojnė parimin se atė ēka e ndjej me shqisa dhe e kontrollon mendja ėshtė e vėrtetė.

-Nėse pajtohemi mė atė qė u cekė mė lartė, tė besuarit nė atė qė e ndjejmė me shqisa, atėherė ē’tė bėjmė me ato gjėra qė nuk i kemi parė e as nuk i kemi ndier?! Natyrisht se edhe nė to besojmė duke mos dyshuar fare, ngase pėr to na ka folur dikush, na ka treguar dikush, p.sh ne nuk e kemi parė betejėn e Kosovės, sepse nuk kemi qenė prezentė nė atė kohė, por nuk dyshojmė se ajo ka ndodhur, ne nuk kemi qenė ne Argjentinė e Peru, por besojmė se ato ekzistojnė, ne nuk e kemi parė Musain a.s duke u ballafaquar me faraonin –Mbretin e Egjiptit-, por e besojmė dhe kėshtu me radhė.

I besojmė kėtyre gjėrave ngase ato kanė ardhur nėpėrmjet lajmeve tė njerėzve tė ndryshėm, tė vendeve tė ndryshme, gjeneratave tė ndryshme , mundėsia e tyre pėr tu marr vesh pėr tė gėnjyer qė tė gjithė ka qenė e pa mundur. Bile nėse shikojmė kėtė do tė gjejmė se gjėrat tė cilat i besojmė e nuk i kemi parė dhe nuk i kemi pėrjetuar me shqisa janė shumė mė shumė se sa ato qė i kemi parė e pėrjetuar me shqisa.

E nėse detyrohemi ti besojmė gjėrave tė kaluara qė na kanė ardhur nėpėrmjet njerėzve tė besueshėm, atėherė ku ėshtė arsyeje qė mos ti besojmė edhe gjėrave qė do tė ndodhin nė tė ardhmen, nėse edhe ato na vinė nėpėrmjet njerėzve tė besueshėm?! Kėsaj radhe kaq pėr mos ta zgjatur mė shumė, e nė javėn e ardhshme vazhdojmė po me tė njėjtėn temė me emrin e Allahut xh.sh. Deri atėherė selam alejkum.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi