Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Jakup Hasipi - njė jetėpėrshkrim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jakup Hasipi - njė jetėpėrshkrim

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 03, 2010 9:51 am

Shkruar nga Eduart Thartori
"Prej Besimtarėve ka burra tė tillė qė e ēuan nė vend besėn qė ia dhanė Allahut. Disa nga ata e mbaruan jetėn e tyre nė kėtė botė (vdiqėn) e disa tė tjerė janė nė pritje. Por askush nga ata nuk e ka thyer atė besė" (El Ahzabė, 23)

"Mėsojeni diturinė, por kurrė nuk do tė paguheni tek Zoti nėse nuk do tė punoni me tė". (Jakup Asipi)
Thirrej ndryshe Mulla Jakupi,
Hoxha i madh i trojeve shqiptare shumė shpejt fitoi zemrat e njė publiku shumė tė gjerė qė nga Sllupēani i tij i lindjes, Maqedonia mbarė, Kosova, Shqipėria dhe diaspora. Tė gjithė ku mė pak e ku mė shumė e ndjenė shpirtin dhe gjallėrinė me tė cilat Hoxha Jakup Asipi, prezantonte Islamin.
Nė fakt ai ishte ndryshe nga tė tjerėt, dhe komunikimi i tij me njerėzit kishte tjetėr formė. Ai nuk synonte thjesht veshėt e publikut tė cilit i fliste. Ai synonte zemrat dhe mendjet e tyre.

Por qė tė arrinte deri aty ai duhej tė falte zemrėn e tij, gjė qė ai e bėnte pa mė tė voglin ēmim. Fjalėt dhe porositė e Mulla Jakupit, ligjėratat e tij, hytbet nė xhami e kishin shpirtin dhe zemrėn e hoxhės nė ēdo fjalė qė thoshte. Veē kėshtu ai arriti tė rrėmbente zemrat dhe mendjet e pastra sidomos tė rinisė por edhe tė mbarė publikut qė e dėgjonte.
Mjafton njė herė tė dėgjoje ligjėratat e tij islame dhe e kishe marrė njė botėkuptim tė gjerė dhe plot jetė pėr Islamin. Ai veē kėshtu dinte tė tė fliste. Ai veē pėr kėtė ishte i prerė.
Nėse sot kur nuk e kemi mė mes nesh do tė bėjmė vlerėsimin e kėtij kolosi tė Islamit nė trojet shqiptare mund tė themi shumė mirė se ai ishte njė reformator i Islamit ndėr shqiptarėt. Ai solli fuqinė e Islamit duke e prezantuar atė me tė gjitha sferat e tij. Siē thoshte Hoxha: Islami nuk ėshtė njė korridor i ngushtė nga i cili ka veē njė derė nga ku mund tė dalėsh.

Islami ėshtė hapėsirė qė pėrfshin ēdo fushė tė jetės.
Jakup Asipi lindi nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės mė 2 Shkurt 1951 nga njė familje me taban fetar dhe patriotik tė njohur nė krahinėn e tij. Qė nė moshė tė vogėl ai shprehte inteligjencė tė rrallė mes moshatarėve, por hallet e njė familjeje mesatare tė fshatit bėnė qė ai pas arsimit tetėvjeēar tė vazhdonte punėn nė ndihmė tė familjes. Megjithatė dėshira pėr mėsim dhe sidomos fetar bėri qė ai tė mos i dorėzohej rutinės sė pėrditshme. Edhe pse nė moshė mė tė madhe se moshatarėt e tij Jakup Asipi mbaroi me sukses shkollėn e mesme "El Furkan" nė Damask nga ku mė pas u regjistrua nė fakultetin e "Usuli Dinit" (bazat e fesė Islame) nė Universitetin e njohur tė Al Ez'herit, tė cilin e mbaroi me sukses nė vitin 1985. Me rastin e 1000 vjetorit tė themelimit tė universitetit tė Al Ez`herit fjala e rastit nga studentėt e huaj i`u besua studentit Jakup Asipi, i cili me elokuencėn e tij qė tė bėnte pėr vete, bėri njė prezantim tė pėrgjithshėm tė Islamit dhe tė ardhmes sė tij. Aty ai arriti tė bie menjėherė nė sy nga profesorėt e tij. Vlerėsimet e larta pėr tė shumė shpejt do tė vinin nga tė gjithė ata profesorė qė e kishin njohur por edhe ata qė e dėgjuan nė kėtė ligjėratė tė tij. Ata shikonin te ai, atė qė mė vonė do tė tregonte me veprėn e tij, shikonin reformatorin e ardhshėm nė trojet e Ballkanit nga ai vinte.

Fillimisht aktivitetin e tij si Hoxhė me njė mesazh pėr tė pėrcjellė, Jakup Asipi e nisi nga Leverkusseni i Gjermanisė, nė vitin 1985. Modest nė kėrkesat e tij materiale, por energjik dhe me shpirt nė misionin e tij, Hoxhė Jakupi shumė shpejt e transformoi njė faltore tė vogėl nė Leverkussen nė njė qendėr tė madhe Islame nga ku mblidheshin tė gjithė emigrantėt shqiptarė pėr tė dėgjuar mėsimet e tij. Mustafa Havolli, njė ndėr bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė nė Leverkussen do tė krahasonte hoxhėn Jakup me njė lokomotivė tė fuqishme, qė tėrheq shumė vagona pas tij. Ai nuk ishte njė hoxhė qė kishte njė punė pėr tė kryer. Nė fakt ai ishte njė hoxhė qė kishte njė mision tė cilin duhej ta pėrēonte nė sa mė shumė njerėz; do tė deklaronte nė fjalėn e tij Mustafa Havolli.

Hoxhė Jakupi ishte njė njeri qė mbjell fidanė tė rinj tė njė pune tė madhe, ashtu siē bėri me qendrėn Islame nė Leverkussen. Tashmė kishte ardhur radha qė njė fidan tė tillė tė bekuar, Mulla Jakupi ta mbjellė atje nė vendin e vet, nė Sllupēan tė Kumanovės.
Kėshtu nė vitin 1990 Mulla Jakupi kthehet nė vendlindje, ku ndryshe nga njerėzit e tjerė ai ecte kundėr rrjedhės. Ishin vitet kur kombi shqiptar po rridhte nga trungu i vet, pėr tė shkuar qyteteve tė Evropės. Atėherė Jakup Asipi tregon se kjo ishte rrjedha jo e duhur pėr bijtė e kombit tė tij dhe kėtė e bėn me shembullin e vet duke u kthyer pėr tė dhėnė kontributin e tij nė atdhe, atje nė fshatin e tij.

Sead Ramadani njė ish-nxėnės dhe bashkėpunėtor i tij, tregon se menjėherė sapo erdhi nė fshat Mulla Jakupi, nisi njė varg ligjėratash pėr diturinė. Ai kishte kuptuar se dobia mė e madhe qė mund ti bėhej rinisė dhe tė gjithė popullit ishte shkollimi i tij. Madje ky ishte edhe mesazhi i parė i zbritur nga Kurani ku thuhet qartazi: "Lexo nė emrin e Zotit tėnd i cili krijoi"

Hoxhė Jakupi shumė shpejt arriti tė mblidhte rreth vetes sė tij rininė e fshatit bile tė tė gjithė zonės sė tij. Pėr herė tė parė ai krijoi njė model pėr tė gjithė hoxhallarėt, tė ligjėratave (tribunave) nėpėr auditore tė universiteteve apo qendrave tė ndryshme. Ai fshiu pluhurin e mbetur nė opinion se Islami ishte thjesht njė besim me ritualet e tij fetare. Ai arriti tė prezantojė shembuj tė Islamit nė ēdo fushė tė jetės, nė xhami, nė familje, nė sport, nė kulturė. Pėr njė fshat mė parė nuk konceptohej dot, tė kishte aty njė bibliotekė, por pėr Sllupēanin Mulla Jakupi themeloi bibliotekėn dhe qendrėn kulturore tė tij. Gjithashtu me nisma tė Mulla Jakupit u themelua edhe ekipi sportiv "Besa" jo vetėm nė futboll por edhe nė sporte tė tjera.

Jakup Asipi ndryshoi shumė koncepte tė gabuara qė ishin nė opinion pėr Islamin. Ai ua vėrtetonte me fakte qėndrimin shumė fisnik dhe aspak fanatik qė Islami kishte pėr tė drejtat e femrės. Sipas tij, Islami nuk mund tė pranonte qė femra muslimane tė ishte e pashkolluar, nuk mund tė pranohej qė shumė pozicione qė kanė lidhje direkt me gruan tė mos ishin nė drejtimin e vetė asaj dhe kjo arrihej vetėm me shkollim hap pas hapi dhe shumė mirė tė kujdesshėm pėr moralin dhe nderin e femrės.
Hoxha Jakup Asipi tregoi me veprėn e tij se misioni i hoxhės nuk ėshtė si ai i ēdo profesionisti tjetėr i cili me mbarimin e detyrės sė tij pėrkatėse e linte rrobėn e punės dhe vishte rrobėn e civilit. Hoxha Jakup Asipi tregoi se Hoxha ėshtė edukator pėr popullin e tij dhe misioni i tij nuk kishte orar ditor apo tė natės. Ai ishte pėrherė aty nė hallet dhe problemet e popullit tė tij. Ai ishte nė gėzimet e tyre por edhe nė vuajtjet qė kalonin. Sepse Jakup Asipi ishte biri i tyre.

Kohė pas kohe nė qiellin e shqiptarisė janė paraqitur re agresioni tė cilat janė munduar ta shkatėrrojnė identitetin e kombit shqiptar. Sigurisht qė ky agresion i armiqve historikė tė kombit shqiptar do tė pėrballej shumė herė me demaskimin e hoxhės Jakup Asipi nėpėr ligjėratat e tij.
Duke qenė njė popull nėn sundimin e maqedonasve, trojet shqiptare tė Iliridės (Shqipėrisė lindore) vuanin nga mohimi i shumė tė drejtave njerėzore siē ishin ajo e gjuhės amtare, identitetit kombėtar dhe e pabarazisė ndėr-etnike qė aplikoheshin nga qeveria maqedonase. Ngritja e zėrit nė mbrojtje tė tyre do tė thoshte shkelje e ligjit nga pushteti. Por kjo nuk do ta pengonte Mulla Jakupin qė ta thoshte tė vėrtetėn e realitetit tė popullit tė tij. Ai nuk do tė kishte frikė tė zgjonte popullin shqiptar nė mbrojtje tė kėtyre tė drejtave themelore. Sigurisht ato pėr hoxhėn nuk ishin pa ēmim. Shtėpia e tij bastisej shumė herė dhe ai vetė merrej nė pyetje nė polici ku i bėhej presion pėr qėndrimet e tij.

Por Hoxha Jakup Asipi nė tė vėrtetė kishte kuptuar se zgjidhja e vetme qė pushteti maqedonas i kishte lėnė popullit tė tij ishte lufta. Kėshtu ai pėrgatitet vetė dhe pastaj pėrgatit edhe popullin e tij pėr njė pėrballje frontale me armikun maqedonas.
Sllupēani u bė qendra e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) tė shqiptarėve nė Maqedoni. Tė gjithė do tė habiteshin kur Hoxha Jakup Asipi nė tė premten e radhės para se tė jepte kushtrimin do tė dilte nė minber jo si zakonisht me petkun e Hoxhės. Ai kėsaj radhe ishte i veshur si ushtarak pėr ti dhėnė tė gjithėve tė kuptojnė se kishte ardhur koha e luftės. Edhe ligjėratat e tij tė atyre ditėve kishin nė plan tė parė pikėrisht rezistencėn dhe mbrojtjen e tė drejtave. Nė dėshminė e djalit tė tij Sadudinit , nė kohėn kur vetė ai ishte plagosur babai i tij i jep kurajo duke i thėnė se nuk je veē t ii plagosur kėshtu ka edhe tė tjerė, duke mos e ndarė aspak birin e tij nga luftėtarėt e tjerė qė luftonin nė hendekėt e rezistencės.

Hoxhė Jakupi bashkė me UĒK arritėn ta impononin qeverinė maqedonase qė tė ulen nė bisedime me pėrfaqėsuesit e popullit shqiptar pėr tė pranuar kėshtu tė drejtat e shqiptarėve nė marrėveshjen e Ohrit. Sigurisht qė kjo nuk u arrit pa njė ēmim tė cilin e paguante populli shqiptar, e paguante Sllupcani tė cilėt dhanė dėshmorė shumė bij tė tyre nė mbrojtje tė kėsaj kauze.
Megjithė pasojat e mėdha qė la lufta nė fshatin e tij, hoxha Jakup Asipi arriti ta riorganizonte jetėn shoqėrore nė vend. Sllupēani tashmė ishte bėrė pikė reference pėr tė gjithė muslimanėt. Tashmė nga njė fshat si gjithė tė tjerėt Sllupēani ishte bėrė i dėgjuar anembanė shqiptarisė bile edhe nė diasporė dhe kjo sepse aty ligjėronte Mulla Jakupi.

Por ēdo gjė nė kėtė botė e ka fundin e vet, ashtu sikur e keqja e luftės pėrfundoi, edhe ėndrrės sė bukur qė po jetonte Sllupēani po i vinte fundi. Hoxhė Jakup Asipi fliste shumė dhe nuk lodhej, nuk e humbte kohėn pa bėrė diēka tė dobishme pėr popullin e tij, pėr misionin e tij islam. Sikur ta dinte qe jeta e tij ishte ne fundin e saj.
Mė datėn 6 Janar tė vitit 2006 Hoxha Jakup Asipi pėsoi njė aksident automobilistik nė autostradėn Shkup-Kumanovė kur ishte nė kthim me vajzėn e tij. Duke ditur qė tė gjithė komandantėt e UĒK-sė pas lufte kanė pasur njė eliminim gjithmonė nė rrethana tė dyshimta, dosja e kėtij aksidenti nuk u lejua kurrė tė hetohet gjė qė edhe mė tepėr na bėn tė besojmė se ai nuk ishte thjesht njė aksident.

Pėr Sllupcanin por edhe pėr shqiptarinė mbarė, dita e varrimit tė Hoxhės Jakup Asipi do tė ishte njė ditė e rėndė dhe sytė nuk mund ti mbanin lotėt. Sllupēani po pėrcillte birin e tij qė i dha jetė nga jeta e tij. Po pėrcillte atė qė ringjalli Islamin nė kėto troje. Rinia po pėrcillte hoxhėn e dashur qė kishte qenė pėr ta gjeneratori i energjive pozitive. Hoxhallarėt e tjerė me humbjen e tij filluan tė kuptojnė peshėn e gjurmėve qė ai kishte lėnė. Tė gjithė po kuptonin boshllėkun qė ky reformator musliman i shqiptarisė kishte lėnė me ikjen e tij.

Allahu e mėshiroftė dhe na bashkoftė me tė, nė shoqėrinė e Pejgamberit tė Nderuar Muhamedit (a.s) nė Xhenetet e firdeusit bashkė me dėshmorėt dhe besimtarėt e sinqertė

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi