Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ringjallja

Shko poshtė

Ringjallja Empty Ringjallja

Mesazh nga NoOrA Thu Feb 04, 2010 4:49 am

Vėllezėr muslimanė, Kijameti dhe Dita e Gjykimit janė ditė tė tmerrshme, ditė tė mėdha, mė tė mėdhatė qė kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė ndonjėherė: “A nuk e dinė ata se kanė pėr t'u ringjallur? Nė njė ditė tė madhe. Nė ditėn kur njerėzit ngriten (prej varrezave) pėr tė dalė para Zotit tė botėve.” [83:4,5,6] Tė falėnderojmė ty o Allah pėr tė gjitha tė mirat qė na i ke dhėnė, tė falėnderojmė qė zemrat tona na i ke ndriēuar me iman dhe tė falėnderojmė o Allah qė pejgamberin s.a.v.s. na e ke dėrguar mėsues, udhėzues, pėrgėzues dhe qortues. I dėrgojmė salavate dhe selame pejgamberit a.s., shokėve tė tij besnikė dhe tė gjithė atyre qė shkojnė rrugės sė tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėllezėr muslimanė, Kijameti dhe Dita e Gjykimit janė ditė tė tmerrshme, ditė tė mėdha, mė tė mėdhatė qė kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė ndonjėherė: “A nuk e dinė ata se kanė pėr t'u ringjallur? Nė njė ditė tė madhe. Nė ditėn kur njerėzit ngriten (prej varrezave) pėr tė dalė para Zotit tė botėve.” [83:4,5,6]

O ju njerėz, frikėsohuni asaj dite dhe kini dronė Zotit xh.sh.. Dita e Kijametit ėshtė ditė e madhe, atė ditė ēdo nėnė qė e ka fėmijėn pėr gjini do ta hudhė atė prej frikės dhe tmerrit tė madh dhe ēdo grua shtatėzėnė prej frikės sė madhe e hudhė jashtė barrėn e saj, edhe pse fėmija ėshtė mė i dashuri i saj nė dynja. I sheh njerėzit tė dehur atė ditė e ata nuk janė tė dehur prej pijeve alkoolike por ngase dėnimi i Zotit ėshtė i tmerrshėm, dėnimi atė ditė ėshtė i rėndė. Prej tmerrit tė madh tė asaj dite, njeriut i zgurdullohen sytė dhe nuk din kah t’ia mban. Mos mendo se Allahu ėshtė gafil - i pakujdesshėm ndaj atyre qė bėjnė zullum, Ai e vonon dėnimin pėr ditėn kur sytė e tyre do tė zgurdullohen dhe ata do tė shtangen. Madje, edhe fėmiu i vogėl, i cili ka vdekur pa asnjė gjynah nė kėtė dynja, prej frikės sė madhe e tmerrit tė asaj dite do tė thinjet, do tė zbardhet siē e pėrshkruan Allahu xh.sh.: “Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni nė njė ditė qė fėmijėt do t'i bėjė pleq?” [73:17] Atė ditė kur tė gjitha lidhjet shkėputen mes veti, nuk ka mė bir dhe baba, nuk ka burrė dhe grua, nuk ka vėlla e motėr, nuk ka kurrfarė lidhje nė mes tė krijesave. “Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet; prej nėnės dhe prej babait tė vet; prej gruas dhe prej fėmjėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” [80:34,35,36,37]

Kėtė ditė tė gjatė Allahu xh.sh. e pėrshkruan nė Kur’anin fisnik “Atje ngjiten engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet (ose lartėsia e atyre shkallėve ėshtė pesėdhjetė mijė vjet) … Dita kur qielli tė bėhet si kallaji i shkrirė; Kodrat tė bėhen si leshi i lėnurur; [70:4,8,9] Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet); Dhe kur yjet tė kenė rėnė (e shkapėrderdhur); Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė ajėr) … Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar); Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakruar; Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar.” [81:1,2,3,5,6,7] Nė atė ditė Allahu e urdhėron Israfilin pėr t’i fryer surit. Dhe pasi t’i fryhet surit pėr herė tė dytė ringjallen tė gjithė, ngriten nė kėmbė tė veta. O vėlla, llogarite vetveten se je prej atyre, i pluhosur prej pluhurit tė dheut tė varrit, nuk din kah t’ia mban dhe kah tė shkon, nuk din ēka do tė bėhet me ty, i sheh melaqet pranė teje duke ardhur pėr tė dėrguar nė vendgjykim. Nė atė ditė tė gjatė dhe tė tmerrshme, kjo tokė do tė ndryshohet me njė tokė tjetėr “dhe atė ditė kur kėtė tokė do ta ndėrrojmė me njė tokė tjetėr” ashtu siē thotė nė njė hadith pejgamberi a.s. “Atė tokė do ta bėjė Allahu xh.sh. tė bardhė sepse nuk ėshtė bėrė gjynah nė tė, nuk ėshtė derdhur gjak dhe nuk ėshtė bėrė asnjė krim nė tė. Nė atė tokė nuk ka as kodėr, as luginė, as pemė e as hije; ėshtė e rrafshtė, nuk ke ku tė strehohesh prej temperaturės sė lartė, afrohet dielli aq sa don Allahu pothuajse mbi kokat e njerėzve; fillojnė njerėzit tė enden lartė e poshtė, nuk din kah t’ia mbajnė. Prej temperaturės shumė tė lartė i mbulojnė njerėzit djersėt siē pėrshkruhen nė hadith tė pejgamberit a.s. “ … dikė e kaplojnė djersėt deri nė zogj tė kėmbėve, dikė deri nė gjunjė, dikė deri nė shokė, deri nė bel, dikė deri nė fyt, varėsisht prej veprave qė i kanė bėrė nė kėtė dynja ashtu ėshtė edhe mundimi dhe vapa e asaj dite tė Kijametit.” Njerėzit rrinė gjatė e nuk ju flet askush, qajnė e bėrtasin e nuk ju flet askush, nuk e kthen kryet askush nga ata. Vijnė melaqet e Allahut tė qiellit tė parė, tė qiellit tė dytė e kėshtu me radhė deri te ato tė qiellit tė shtatė, dhe bėjnė rrethe rreth njerėzve. Njerėzit i pyesin melaqet pėr Zotin? Melaqet iu pėrgjigjen se Zotin tash do ta shihni, mos u brengosni se vjen koha dhe ju gjykon Allahu juve.

Atė ditė tė gjithė do tė jenė tė frikėsuar, nuk ka melaqe dhe pejgamberė tė Allahut, nuk ka rob tė Zotit, shejtan, insan e hajvan qė nuk ia ka frikėn Allahut. Atė ditė edhe shtazėt do tė bashkohen me njerėzit, dhe nuk do t’iu bie ndėrmend shtazėve me hangėr dikėnd prej njerėzve apo njera-tjetrėn ashtu qysh kanė vepruar nė dynja. Nė ahiret zbuten tė gjithė, shejtanėt e shtazėt, se nuk e din kush ēka ėshtė kah bėhet, nuk e din askush se kush po shpėton dhe kush po dėnohet. Njerėzit ingjallen me tri sifate siē i ka cekur pejgamberi a.s.: “Nė Ditėn e Gjykimit njerėzit do tė ringjallen tė zbathur, tė zhveshur dhe tė pabėrė sunnet”. Aishja r.a. i tha: “O i Dėrguari i Allahut, a meshkujt dhe femrat bashkė, tė shikojnė nė njėri-tjetrin?“ Tha: “Oj Aishe, gjendja do tė jetė aq e ashpėr, saqė askujt nuk do t’i bie ndėrmend ta shikojė tjetrin”. Atė ditė edhe pejgamberėt e Allahut, edhe shehidat edhe njerėzit e sinqertė dhe edhe melaqet jane nė dert, tė shqetėsuar me ngjarjet e asaj dite. Njerėzit qėndrojnė njė kohė tė gjatė, tė kallur prej nxehtėsisė, nuk kanė ēka tė pinė dhe s’kanė ēka tė hajnė. Banorėve tė Xhehenemit nuk do t’iu ipet asnjė pikė ujė deri sa tė shkojnė nė Xhehenem dhe t’iu ipet plumb i shkrirė nė vend tė ujit. Tė kallur, tė vuajtur sa qė thonė: A ka kush qė ndėrmjetėson te Allahu pėr tė filluar gjykimin? O Zot, filloje gjykimin edhe nė Xhehenem le tė shkojmė, veē tė shpėtojmė prej kėsaj dite, thonė ata duke menduar qė Xhehenemi ėshtė mė i lehtė se ajo ditė por vallahi Xhehenemi ėshtė edhe mė i rėndė.

Besimtarėt do tė tubohen nė Ditėn e Ri­ngjalljes dhe do tė thonė:“T’i themi dikujt tė ndėrmjetėsojė pėr ne tek Allahu!” dhe do tė shkojnė te Ademi dhe do t’i thonė: “Ti je babai i njerėzimit, Allahu tė krijoi me dorėn e tij dhe u urdhėroi melekėve qė tė tė pėrulen, dhe Ai t’i mėsoi ty emrat e ēdo gjėje, pra ndėrmjetėso pėr ne te Allahu qė tė na li­rojė prej kėtij vendi, nė tė cilin gjendemi!” ai do tė thotė:
“Unė nuk jam nė gjendje pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.” dhe do t’ua pėrmend gabimin e tij (nė Xhennet), do tė ndihet i turpėruar dhe do t’u thotė:
“Shkoni te Nuhu, se ai ėshtė i dėrguari i parė banorėve tė tokės!” dhe kur do tė shkojnė te ai, do t’u thotė:
“Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė.” Dhe do ta pėrmendė kėrkesėn qė ia bėri Allahut pėr njė gjė, rreth sė cilės nuk kishte njohuri. Nuhu do tė ndihet i turpėruar dhe do t’u thotė:
“Shkoni te miku i Mėshiruesit, (Ibrahimi )!” ndėrsa ai do t’u thotė:
“Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e Allahut, tė cilit ia ka dhėnė Tevratin.” Por kur do tė shkojnė te ai, do t’u thotė:
“Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė.” Dhe do t’ua pėrmendė rastin kur e ka vrarė njė person nė vend tė njė tjetri. Kėshtu ai do tė ndihet i turpėruar nga Zoti i tij dhe do t’u thotė:
“Shkoni te Isai, rob i Allahut dhe La­jmėtar, fjala e Allahut dhe shpirti!” atėherė do tė shkojnė te ai, dhe ai do t’u thotė: “Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, por shkoni te Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftshin mbi tė) tė cilit rob Allahu ia ka falė tė gjitha mėkatet, tė kaluarat dhe tė ardhshmet!”
Atėherė (thotė Muhamedi a.s. ) do tė vijnė tek unė e unė do tė kėrkoj leje qė tė shkoj te Zoti Im. Leja do tė mė jepet, dhe unė do tė shkoj te Allahu dhe do t’i bėj sexhde (do tė pėrulem). Allahu do tė mė lė ashtu njė kohė, aq sa do tė dėshirojė dhe do tė mė thotė: “Ēoje kokėn. Kėrko dhe do tė jepet, flit dhe do tė dėgjohesh, ndėrmjetėso dhe do tė prano­het!”
[i]Pastaj unė do ta ēoj kokėn dhe do ta falėnderoj nė njė mėnyrė nderuese qė do tė ma mėsojė Allahu, dhe do tė ndėrmjetėsoj, e Ai do tė mė japė (njė numėr tė caktuar njerėzish), e unė do t’i pranoj ata nė Xhennet. Pastaj do tė shkoj pėrsėri te Ai, dhe kur do ta shoh do tė pėrulem ashtu siē u pėrula herėn e parė. Pastaj do tė ndėrmjetėsoj dhe Ai do tė m’i caktojė (disa njerėz), e unė do t’i pranoj ata nė Xhennet. Atėherė do tė lutem edhe pėr tė tretėn herė, e edhe pėr tė katėrtėn dhe do tė them: nė zjarr mbesin vetėm ata, qė i ka pėrshkruar Kur’ani. Nuk ka dyshim se kėta njerėz do tė jetojnė aty pėrgjithmonė.”
[/i]
Pejgamberi a.s. e sqaron kėtė nė hadithin vijues: “Ēdo pejgamber e ka pasur nga njė dua e unė duanė time e kam ruajtur pėr ahiret, e kam ruajtur pėr atė ditė kur do tė marr guxim tė kėrkoj shefat prej Allahut xh.sh. atėherė kur askush nuk guxon tė kėrkojė shefat”. Pra, pėr hir tė shefatit tė pejgamberit a.s., Allahu xh.sh. thotė “po tani do ta fillojmė gjykimin” dhe fillon gjykimi.

Omeri r.a. e pyet njė shok tė tij: A po na frikėson pėr Ditėn e Kijametit? Po - i pėrgjigjet ai. Vallahi Omer, prej se i ka krijuar Allahu xh.sh. melaqet, ka prej tyre qė rrinė nė sexhde dhe kurrė nuk e ngrisin kokėn, ka prej tyre qė rrinė nė kėmbė dhe nuk kėrrusen deri ne Ditėn e Kijametit, dhe tė tjera qė rrinė nė ruku duke bėrė ibadet dhe kurrė nuk ulen. Nė atė ditė nuk guxojnė ta ngrisin kryet prej frikės sė Allahut xh.sh. dhe secili pejgamber ik dhe thotė “Vetja ime, vetja ime.” Edhe Ibrahimi a.s. i dashuri i Allahut, ik prej Ismailit dhe Isakut atė ditė. O Omer, me pasė vlerėn e 70 pejgamberėve do ta kishe pasur frikėn atė ditė para Allahut xh.sh.. Me tė dėgjuar kėtė, filloi tė qajė Omeri dhe i gjithė populli bashkė me tė. Allahu na forcoftė atė ditė!

Se ēka do tė bėhet dhe si do tė fillojė gjykimi i xhenetlinjėve, Allahu na bėftė prej atyre, dhe si do tė gjykohen xhehenemlinjtė, Allahu na ruajtė prej tyre, do ta shohim nė ligjėratat tjera insha-Allah .

Nuhu iu pat lutur Allahut qė t’ia shpėtojė djalin e vet nga dėnimi, duke e ditur se ai qe mosbesimtar. Kėtė ndodhi na e tregojnė ajetet 45, 46 tė sures Hud

Kjo ndodhi pėrmendet edhe nė ajetet 15, 16 tė sures Kasas, kur Musai i gjeti dy njerėz duke u grindur dhe njėrit prej tyre i ra me grusht, e ai vdiq.


Nė Kur’an pėrmendet se njerėzit qė do tė ngelin pėrgjithmonė nė Xhehennem do tė jenė ata, qė i kanė bėrė shok Allahut nė adhurim.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi