Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Profeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkėshort

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Profeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkėshort

Mesazh nga NoOrA prej Thu Feb 04, 2010 4:54 am

Me qenė "njeri ideal” dhe njėkohėsisht gabimtar nuk ėshtė kundėrthėnie pasi qė gabueshmėria ėshtė pjesė e tė qenurit njeri.
Njė “njeri ideal” pushon nė mesin e tij dhe nuk e shikon botėn me syzet e komplekseve tė tij, pėr kėtė ėshtė i balancuar dhe vepron nė atė mėnyrė. Po ashtu, ai njeh dobėsitė dhe gabimet e tij dhe e din se si tė veprojė me to.
Tregimi ynė ka tė bėjė me Muhamedin (s.a.w.s) si Bashkėshort.
Bashkėshortėsia dhe familja janė vendi, ku njeriu ėshtė ashtu si ėshtė, ku njeriu nuk mundet gjithnjė tė kamuflohet, nga tė qenurit vetja e tij reale. Ato duhet tė jenė njė Vend ku njeriu mund tė rehatohet ku mund tė pranohet ashtu si ėshtė, edhe me anėt e tija tė vėshtira.
Pėrmes afėrsisė ndaj njėri-tjetrit dhe pra pėrmes faktit qė njeriu ėshtė ashtu si ėshtė, paraqiten edhe konflikte.
Si ka qenė atėherė Profeti (s.a.w.s) si Bashkėshort?
Kėtu kemi tė bėjmė me njė pyetje interesante, pasi qė ai nuk e kishte vetėm njė, por 12 bashkėshorte.
Cilat sfida i kishte me shumicėn prej tyre, si duken zgjidhjet e tij ndaj kėtyre sfidave?
Secila grua kishte njė Personalitet tė ndryshėm, me shpresat dhe pritjet e saja.
Tė gjitha vinin nga rrethana tė ndryshme sociale, historike dhe gjeografike.

Nė ēfarė mėnyre u bė Profeti Muhammed (s.a.w.s) Bashkėshort
Nė biografinė e tij (s.a.w.s) kuptojmė mėnyra tė ndryshme deri te martesa e tij:
* Profeti ėshtė propozuar nga persona tė tretė (Aisha bint Ebu Beker, Sauda bint Zam’ah).
* Ai i ka propozuar personalisht grave (Safia bint Huyay, Maria, Juwayryah bint Harith).
* Ai ka dėrguar dikė (Umm Salama, Umm Habiba).
* Gratė kanė dėrguar dikė (Maimouna bint el-Harith).
* Ai ėshtė martuar pėrmes Kur’anit (Zaynab bint Jahsh).
* Gratė i kanė propozuar personalisht (Hadixha bint Chuwayled).
Gratė e tij ishin personalitete qė rridhnin nga situata tė ndryshme jetėsore:
* Gra mė tė moshuara (Sauda) dhe gra mė tė reja (Ajshja).
* Me fėmijė (Hadixha, Umm Salama, Umm Habiba) pa fėmijė (Hafsa, Ajshja).
* Tė pasura (Hadija, Ajshja), gra tė varfėra (Sauda).
* Robėresha (Maria) dhe gra tė lira.
Kjo shumėsi, na tregon neve qė nuk kemi vetėm njė formė tė bashkėshortėsisė dhe se nuk vlen martesa vetėm pėr njė Tip tė veēantė tė grave (p.sh.: e re, moshė me mundėsi pėr lindur, virgjėreshė etj., ēka shumė djem e marrin si Parakusht pėr zgjedhje tė ēiftit bashkėshortor) .


Pse ka martuar Profeti (s.a.w.s) aq shumė Gra?
Profeti (s.a.w.s) ėshtė martuar nė dy mėnyra, pra si burrė dhe si Pejgamber.
Si burrė ėshtė martuar si ēdo burrė tjetėr dhe ka martuar gruan e vetme pėrkatėsisht Hatixhen (r.a.)
Tė gjitha gratė tjera i martoi si i Dėrguar (pas vdekjes sė Hatixhes).
Predikuesi i njohur egjiptian Amr Khalidi potencon pesė arsye pėr martesė me shumė gra:
(1) Njė herė Profeti (s.a.w.s) ėshtė martuar qė shoqėrisė ti qėndroi kjo Fe deri nė ditėt e sotme. Sepse nė kohėn kritike pas vdekjes sė Profetit (s.a.w.s) duhej qė kjo Fe tė pėrcillej dhe tė vazhdohej mė tutje. Pėr kėtė martesa me Ajshen (r.a.) e re dhe Hafsen (r.a.) tė cilat nuk patėn fėmijė dhe iu pėrkushtuan plotėsisht pėrcjelljes sė Islamit.
(2) Njė arsye tjetėr ishte qė ta forconte Unitetin e shtetit Islam edhe pas vdekjes sė tij. Sepse shumė herė ėshtė pėrēarė shoqėria pas vdekjes sė Profetit tė tyre. Shoqėria Islame ishte po ashtu nė fazė tė formimit tė saj, kėshtu qė ishte e nevojshme qė Kalifėt e drejt tė kishin raporte tė forta me Pejgamberin (s.a.w.s). Pėr kėtė arsye ai martoi dy vajzat e kalifėve tė mė vonshėm tė Ebu Beker (r.a.) dhe Omerit (r.a.) ndėrsa, dy kalifėt tjerė Uthmanin (r.a.) dhe Aliun (r.a.) i martoi me bijat e tij. Njė plan i shkėlqyer pėr tė ardhmen, sepse Profeti (s.a.w.s) i forcoi kėshtu themelet e shtetit kėshtu qė ai do tė qėndronte gjatė.
(3) I Dėrguari (s.a.w.s) martoi tė vejat, tė cilat askush tjetėr nuk do ti kishte martuar. Ai martoi gra tė dėshmorėve tė cilat kishin fėmijė dhe ishin tė moshuara, kėshtu qė ato askush nuk do ti merrte.
(4) Njė arsye tjetėr ishte shpallja Kur’anore si te martesa e tij (s.a.w.s) me Zainab bint Jahsh (r.a.).
(5) Njė arsye tjetėr ishte qė e tėrė familja tė cilės i pėrkiste nusja e pranonin Islamin.
Neve studiojmė jetėn e Muhammedit (s.a.w.s) pasi qė ai ėshtė shembull pėr ne dhe pėr tė marrė mėsim nga jeta e tij. Siē, e kemi potencuar tani mė qė Familja ėshtė njė vend shumė privat, nė tė cilėn nuk pėrjetohen vetėm ngrohtėsi dhe mbrojtje mirėpo, paraqiten edhe shumė konflikte (ndėrmjet gjeneratave, bashkėshortėve, ndėrmjet fėmijėve) ku ndeshen shumė pritje, shpresa tė ndryshme dhe ku pėrjetohen edhe shumė zhgėnjime.
Nė ordinancėn tonė Psikoterapeutike pėrballemi me shumė konflikte tė tilla. Ēfarė i kėshillojmė neve klientėt dhe a mundemi qė edhe kėtu tė shėrbehemi me shembullin e Profetit tonė (s.a.w.s)!

Ēfarė i kėshillojmė ne klientėt qė janė nė konflikte bashkėshortore?
* Ata duhet tė ia dinė njėri-tjetrit vlerėn nė atė qė bėjnė (punė, amvisni, edukim tė fėmijėve).
* Ata duhet tė kenė vlerėsim tė ndėrsjellė nė veēantitė e tyre dhe pėrpjekjet e tyre edhe nėse nuk kurorėzohen me sukses.
* Ata duhet qė ta dėgjojnė njėri-tjetrin dhe t’ia japin mundėsinė tjetrit qė tė shprehet pa u ndėrpre nga kjo.
* Ata duhen tė kenė besim tė ndėrsjellėt, dhe gjithnjė nė fillim duhet qė t’ia atribuojnė qėllimin e mirė tjetrit, e tė mos gjykohen qė nė fillim, se ai nuk ėshtė fare i interesuar nė njė jetė tė rehatshme sė bashku.
* Ju duhet qė tė zbuloni afėrsinė dhe dashurinė te njėri-tjetri. Nėse nuk keni pengesa qė e pamundėsojnė kėtė, atėherė lindja e afėrsisė dhe dashurisė varet shume nga gatishmėria juaj pėr tė nxitur ato dhe pėr tė zbuluar cilėsitė e pėlqyeshme tė partnerit tuaj.
*Ju nuk duhet tė nėnvlerėsoni pėrdorimin e humorit, meqenėse, humori qetėson shumė situata, pa injoruar problemin.
*Ju duhet qė tė kaloni shumė kohė sė bashku. Vetėm kėshtu ju mund ta njihni njėri-tjetrin, tė pėrjetoni gjėra sė bashku dhe tė formoni “tregimin tuaj tė pėrbashkėt”.
Ju duhet qė tė hiqni dorė nga pėrdorimi i dhunės!
Nuk duhet me qenė Terapeut pėr tė kuptuar rėndėsinė e kėtyre pikave pėr arritjen e suksesshme tė jetės bashkėshortore.
Tani tė shohim se ēfarė na thotė Islami pėr kėto forma tė sjelljes.
Parimet pasuese pėr sjelljen ndėrmjet bashkėshortėve iu janė shumėve tė njohura.
Nė Kur’an lexojmė p.sh.:
(1) 30:21 “Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė.”
(2) 2:187”…ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato.”
Nė sunnet gjejmė transmetimet vijuese:
“Besimtarėt me besim mė tė plotė janė ata qė janė mė tė fortė nė karakter dhe mirėsjellje, ndėrsa mė tė mirėt nga ju janė ata qė sillen mė sė miri me gratė e tyre”.
“Silluni mire me gratė; ato janė si tė burgosura nė duart e juaja”.
Ajshja (r.a.) tregonte pėr Profetin (s.a.w.s). Ai ishte zakonisht nė shėrbim tė familjes, ndėrsa kur dėgjonte ezanin dilte jashtė pėr nė Xhami”
E pyesnin Ajshen (r.a.)se ēfarė bėnte sė pari Profeti (s.a.w.s) kur vinte nė shtėpi. Ajo pėrgjigjej: “Ai i pastronte dhėmbėt”
“Mbane pastėrtinė sepse Islami ėshtė i pastėr”
Profeti (s.a.w.s) asnjėherė nuk ka rrahur ndonjė grua.
Kėto transmetime janė tė njohura dhe tregojnė mė tepėr parime tė pėrgjithshme tė tė sjellurit tė cilat duhet tė jenė pėr ne udhėrrėfime tė veprimeve tona.

Si dukej pėrditshmėria e Pejgamberit (s.a.w.s) nė shtėpi?
Pėr disa gra tė tij neve dimė shumė, ato ishin personalitete mbresėlėnėse nga tė cilat ėshtė transmetuar shumė. Nė kėtė mėnyrė ne kuptojmė edhe raportet e Profetit (s.a.w.s) me to. Pėr disa gra tė tjera ne dimė shumė pak.
Ne kemi potencuar nė fillim forma shumė tė rėndėsishme, tė cilat ndihmojnė nė tejkalimin e vėshtirėsive nė martesė dhe tė cilat ndihmojnė nė arritjen e Bashkėshortėsisė .
Ajetet Kur’anore dhe hadithet e cekura kėrkojnė nė mėnyrė tė qartė nga ne sjellje tė tilla. Tė shikojmė se si ka vepruar Profeti (s.a.w.s) nė situata konkrete.

Vlerėsimi/Me ia ditur vlerė
n
(1) Kur atė (s.a.w.s) e propozuan pėr t’u martuar dy vite pas vdekjes sė gruas sė tij, tė dashur Hatixhes (r.a.), ai pėrgjigjej: “Kush mbas Hatixhes?” Kėtu bėhet e qartė qė asnjė grua tjetėr nuk mund ta zėvendėsonte vendin e saj nė zemrėn e tij.
(2) Transmetohet nga Omeri r.a. se Pejgamberi (s.a.w.s) ka thėnė: “E para nga ju qė do tė vij pas meje (pas vdekjes time) do tė jetė ajo me duart mė tė gjata!”. Kurse ato (gratė e Pejgamberit (a.s.) shikonin se cila prej tyre i kishin duart mė tė gjata. Ato dėshironin tė dinin se cila do tė vdiste pas Pejgamberit (s.a.w.s). Pasi vdiq Zejnebja (r.a.) e para, pas Pejgamberit (s.a.w.s), e kuptuan ato se ēfarė donte tė thoshte me duart e gjata. Ai e kishte pėr qėllim, pėr dorėn qė jep ajo qė ėshtė dorėlirė qė jep ne rrugė tė Allahut {s.w.t.}.
(3) Pėr Ajshen (r.a.): “Merreni gjysmėn e fesė suaj nga kjo Humaira (Ajshja)!”

Dėgjimi
(1) Profeti (s.a.w.s) kalonte shumė kohė me Ajshen (r.a.) pėr ta dėgjuar se ēfarė kishte pėr tė treguar. Nė njėrėn nga tregimet e saja tė gjata, tregonte ngjarjen e njohur tė njėmbėdhjetė grave, tė cilat bėn premtim tė ndėrsjellė, qė t’i tregojnė njėra-tjetrės pėr burrat e tyre dhe mos tė kenė fshehtėsi pėr bashkėshortėt e tyre. Kur ajo tregoi pėr gruan e njėmbėdhjetė, ajo tha: “Gruaja e njėmbėdhjetė quhej Umm Zar, bashkėshorti i saj Abu Zar e ka pėrkėdhelur shumė dhe e ka dashuruar. Ata ishin shumė tė lumtur, por pas njė kohe ndryshuan raportet mes tyre, dhe ai e braktisi atė!”. Ajshja (r.a.) ishte shumė e pikėlluar kur e tregonte kėtė. Profeti (s.a.w.s) e vėri re se si ajo ishte prekur nga ky tregim dhe i tha asaj: “Unė jam ndaj teje, ashtu si Abu Zar ndaj Umm Zar, ndėrsa unė nuk do tė braktisi ty asnjėherė!”

Besimi
(1) Kur Profetit (s.a.w.s) iu kėrkua qė tė bėnte kumtimin e shpalljes, erdhi ai te Hadixhja (r.a.) dhe tha: “Tani kaloj koha e qetėsisė dhe gjumit: Mė ėshtė urdhėruar nga Xhibrili (a.s) qė t’i ftojė njerėzit qė tė besojnė Allahun dhe vetėm Atė ta adhurojnė. -Kėnd ta thėrras? Kush do ta pranojė?” Hadixhja (r.a.) ju pėrgjigj me vendosmėri. “Unė pranoj Muhammed (s.a.w.s). Mė fto mua, para se ta ftosh dikon tjetėr. Unė do tė pasoj, ta mbėshtesė shpalljen tėnde, dhe tė besojė nė Zotin tėnd”.
(2) Profeti (s.a.w.s) ka kėrkuar kėshilla pėr ēėshtje politike edhe nga Umm Seleme (r.a.).

Afėrsia/Zbulimi i dashurisė
Nė Kur’an lexojmė ne (4:19): “Nėse i urreni ato, bėni durim, pse ndodh qė Allahu tė jap shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni”.
Nė njė hadith thotė: “Njė besimtar nuk duhet ta urrejė bashkėshorten e tij besimtare, nėse nuk i pėlqen diēka te ajo, atėherė mund t’i pėlqej diēka tjetėr”.
Pejgamberi (s.a.w.s) nuk ėshtė turpėruar qė tė tregojė afėrsinė ndaj bashkėshorteve tė tij edhe nė mėnyre publike pėr ta bėrė tė qartė kėtė. Ja disa shembuj:
(1) Disa vite pas vdekjes sė Hadixhes (r.a.) erdhi njė grua dhe trokiti, kur ishin Profeti (s.a.w.s) dhe Ajshja (r.a.) ulur sė bashku. Profeti (s.a.w.s) u ngrit shpejt: “Po mė duket sikur po e dėgjoj Hatixhen (r.a.) duke trokitur nė derė! Ėshtė i njėjti zė sikur i Hatixhes (r.a.)”. Ai shkoi jashtė pėr tė shikuar dhe ja Hala, motra e Hatixhes (r.a.). Profeti i tha asaj: “Mirė se ke ardhur motėr e Hahixhes (r.a.)”.
(2) Nė njė rast ku shpėrndahej preja e luftės, tha Pejgamberi (s.a.w.s) shpėrndajeni ndėr tė afėrmit e Hatixhes (r.a.)! “Aty reagoi Ajshja (r.a.): “Gjithnjė Hatixha! Sikur vetėm Hatixha po tė sillet nėpėr kokė!” Profeti (s.a.w.s) tha pastaj: “Oh Ajshe (r.a.) mos fol nė mėnyrė tė tillė pėr Hatixhen (r.a.)!Dashuria e saj ėshtė sjellė nė zemrėn time. Unė i dua ata qė e donė Hatixhen, dhe kėnd e do Hatixha, e dua unė!”
(3) Abu Al-As Ibn Rabi, bashkėshorti i Zejebes, bijės sė Pejgamberit (s.a.w.s) dhe Htixhes (r.a.), nuk ishte akoma musliman kur zbriti shpallja Kur’anore qė ndalonte martesėn e njė muslimaneje me njė jo musliman, prandaj u nda Zejnebja (r.a.) nga ai. Ai luftoi kundėr Pejgamberit (s.a.w.s) nė betejėn e Bedrit dhe u zu peng. Gruaja e tij, Zejnebja (r.a.) ishte akoma nė Meke. Disa tė burgosur paguanin para pėr t’u liruar mirėpo ai nuk posedonte asgjė pėr t’u liruar. Zejnebja (r.a.) dėrgoj diēka nga Meka pėr lirimin e bashkėshortit. Profetit (s.a.w.s) i arritėn kėto gjėra dhe i shikoi. Aty ishte qaforja e Hatixhes (r.a.). Pejgamberi (s.a.w.s) qau shumė dhe tha: “Kjo ėshtė qaforja e Hatixhės!” Ai shikoi nga shokėt e tij dhe tha: “Nėse ju lejoni, e lirojmė tė burgosurin e Zejnebes, dhe ia kthejmė qaforen e saj!” Sahabėt u pėrgjigjen: “po do tė veprojmė kėshtu”. Nė njė transmetim tjetėr tregohet qė edhe sahabėt qanė shumė. Pastaj, Profeti (s.a.w.s) ia dha burrit tė Zejnebes (r.a.) dhe i tha: “Merre kėtė qafore, dhe i thua Zejnebes, qė babai i saj e urdhėron qė ta mbaj kėtė qafore!”.

Humori
(1) Ne e dimė, qė Profeti (s.a.w.s) ka pėrdorur shumė humorin me gratė e tij. Ai ia propozonte kėtė edhe ēifteve tė reja bashkėshortore, sepse kjo e relakson atmosferėn.
(2) Njė rast u mahiten gratė e Pejgamberit (s.a.w.s) me Sofien (r.a.), pėr arsye qė ajo ishte jehude. Ajo qau pėr kėtė dhe vajti te Profeti (s.a.w.s). Ai e pa atė duke qajtur dhe tha: “Nėse edhe njėherė tė thonė ato ashtu, atėherė ti thuaj: “Cila nga ju ėshtė mė e mire se unė, bashkėshorti im ėshtė Muhammedi (s.a.w.s), babai im Haruni, dhe axha im Musau (a.s).
(3) Njė herė dėshironte Ajshja (r.a.) ta dinte se sa ishte dashuria e Pejgamberit (s.a.w.s) ndaj saj. Ajo pyeste:”Si ėshtė dashuria jote ndaj meje? Profeti (s.a.w.s) pėrgjigjej: “Sikur nyejt pėr litari. Nga atė herė, Ajshja (r.a.) e pyeste kohė pas kohe Profetin (s.a.w.s): “Si qėndron puna e nyjės? Gjithnjė pėrgjigjej se ajo ishte nė tė njėjtėn gjendje.
(4) Sauda (r.a.) ishte e njohur pėr stilin e saj humoresk me anė tė sė cilės e bėnte shpesh Pejgamberin (s.a.w.s) tė qeshte. Njė here ajo e fali sė bashku me Pejgamberin (s.a.w.s) namazin e natės. Pastaj ajo ia parashtroj Profetit (s.a.w.s) njė pyetje me tė cilėn nė mėnyre humoreske nėnvizoi pėr gjatėsinė e namazit: “O i Dėrguar i Allahut kemi qėndruar nė sexhde aq gjatė sa qė jam frikėsuar, se do tė mė rridhte gjaku nga hundėt. Pėr kėtė arsye e kam mbajt hundėn me dorė. A ėshtė namazi im i vlefshėm?” Profeti (s.a.w.s) e kuptoi kėtė shaka dhe qeshi. Pastaj tha ajo: “O i Dėrguar i Allahut kur tė falemi herėn tjetėr, atėherė shkurtoje rukunė dhe sexhden nė mėnyrė qė tė mos kem nevojė me mbajt hundėn me dorė!”.
(5) Nė shtėpinė e Pejgamberit (s.a.w.s) nuk mund tė shmangej xhelozia dhe ai (s.a.w.s) pėrpiqej qė mos t’i kushtonte shumė vėmendje. Njė here ai erdhi nė njė dhomė ku ishin tė ulura gratė e tij dhe anėtarė tjerė tė familjes, dhe ai mbante njė Pafte nė dorė, tė cilėn sapo ia kishte dhuruar dikush. Ai (s.a.w.s) ia mbante atė para syve dhe iu tha: “Do tė ia dhuroj asaj qė e dua mė sė shumti! “Disa nga gratė e tij filluan tė pėshpėritnin ngadalė se: “Ai do t’ia dhuroj bijės sė Ebu Bekrit (r.a.)”, pasi i la mjaft qė tė prisnin nė dyshimet e tyre, e thirri mbesėn e tij Umamah dhe ia vėri nė fyt”.

Kalimi kohės sė bashku
(1) Siē, e dimė ne, Profeti (s.a.w.s) ka shėtitur shumė me Ajshen (r.a.), ka garuar me tė, e ka mbajtur nė krahėror.
(2) Transmetohet prej Umm Selemes (r.a.) dhe Hafsės (r.a.), se ato sė bashku me Profetin (s.a.w.s) kanė diskutuar pėr shumė ēėshtje fetare dhe politike. Nė shikim tė pare duket se ka pasur vetėm harmoni, mirėpo juve mund ta paramendoni qė nė njė shtėpi aq tė madhe, nė tė cilėn jetojnė shumė gra dhe fėmijė, konfliktet nuk mund tė pėrjashtohet. Kėshtu Majmouna (r.a.) tregonte p.sh: “Unė dhe Profeti (s.a.w.s) u shtynim pėr njė enė, nė tė cilėn u pastronim. Unė e dėshiroja enėn ai e dėshironte po ashtu!”.
Kėshtu pra kishte probleme normale tė pėrditshme, mirėpo edhe probleme mė tė mėdha.

Si i ka pėrballuar Profeti (s.a.w.s) konfliktet?
(1) Vėshtirėsitė personale
Kur e pranoi Profeti (s.a.w.s) shpalljen e parė u trishtua aq shumė sa qė frikėsohej t’i humbte mendtė. Nė kėtė situatė tė rėnd duhej t’i drejtohej pėr kėshillė dikujt. Kėnd e zgjodhi ai? Ai nuk shkoi te shoku i tij i ngushtė Ebu Bekri (r.a.) apo te ndonjė njeri i urtė i vendit tė tij, por shkoi nė shtėpi te bashkėshortja e tij, e cila e mbuloi me mantel bashkėshortin e saj qė dridhej nga shqetėsimi. Nė kėtė situate kur pėr Profetin Muhammed (s.a.w.s) ishte nė pyetje ēdo gjė, ishte gruaja e tij tė cilės iu drejtua pėr kėshillė.
(2) Pėrballja me thashetheme
Njė ndodhi e njohur ne jetėn e Pejgamberit (s.a.w.s) ishte i ashtuquajturi skandali rrejshėm (Hadith Al Ifk) pėr Ajshen (r.a.). Siē ėshtė e njohur kishte mbetur 15 vjeēarja nė shkretėtirė vetėm dhe ishte sjelle prapė nga njė kalimtar. Nė kohėrat pasuese thashethemet qė kishin rezultuar nga kjo, Profeti (s.a.w.s) me tėrė dyshimet e tij prapė ia mbante anėn Familjes sė tij dhe i mbronte tė prekurit (Ajshen / Safwan) edhe publikisht, meqė nuk kishte dėshmi qė e vėrtetonin kėtė akuzė. Po ashtu ai nuk e akuzonte Ajshen (r.a.).

Konflikte mes ēiftit/Xhelozia
Tėrheqja
Pas pėrfundimit tė betejės sė Hajberit sė bashku me ngritjen e mirėqenies u shtuan edhe kėrkesat e grave ndaj Profetit (s.a.w.s). Nė tė njėjtėn kohė mbizotėronte ndėr to xhelozia ndaj Marisė, tė cilėn Profeti (s.a.w.s) e vizitonte shpesh. Nė kėtė situatė u tėrhoq Profeti (s.a.w.s) nga tė gjitha gratė e tij, dhe kėshtu ai fitojė hapėsirė nga ky konflikt. Ai u shpjegoi sjelljet dhe gjatėsinė e konsekuencės dhe nuk i la gratė e tij nė paqartėsi. Pasi u anashkalua muaji i lajmėruar, u pajtua me ato dhe i vėri, pas njė shpallje pėr kėtė rast, para zgjedhjes, tė ndahen nga ai dhe tė kenė kujdes tė mjaftueshėm apo si bashkėshorte tė tij tė arrijnė nė Xhennet.
Tė kursyerit nga nėnēmimi
Njė ditė pėrgatiti Hafsa (r.a.) ushqim me mish dhe bukė nė njė enė tė madhe. Profeti (s.a.w.s) u gėzua dhe i ftoi shokėt e tij nė drekė. Ajshja (r.a.) xhelozoi Hafsėn dhe ia rrėzoi pjatėn. Ena u thye dhe ushqimi u derdh. Profeti (s.a.w.s) u ulė dhe e mblodhi ushqimin nė enė dhe tha: “Nėna juaj xhelozoi”. Ai shkoi pastaj te Ajshja (r.a.) dhe i tha asaj: “Ajshe, ti e ke dėmtuar pjatėn e Hafsės, sjellja njė tė ri. Pastaj Ajshja tha: “Kėrko falje pėr mua, o i Dėrguar i Allahut (s.a.w.s)”.

Kėshillimi/urtėsimi pėrmes njė personi (tė pėrshtatshėm, tė pėrbashkėt) tė tretė
Njėherė Profeti (s.a.w.s) kishte njė mosmarrėveshje me Ajshen (r.a.). Ai e pyeti atė: “Kush tė gjykon mes ne tė dyve? Abu U’baidah Ibn El Xharrah?”. Ajo u pėrgjigj: “Jo, Abu U’beidah ėshtė njeri me zemėr tė mirė”. Ai vazhdoj tė pyeste: “Ebu Bekr As Siddik?”. Ajo u pajtua me kėtė propozim. Pejgamberi (s.a.w.s) e solli Ebu Bekrin (r.a.) dhe i tha Ajshės (r.a.): “Fol”. Ajo tha: “Trego ti vetėm tė vėrtetėn”. Ebu Bekri (r.a.) u nervozua dhe i tha asaj: “Bija e Umm Rumman! A mos vallė thotė ai diē pėrveē tė tė vėrtetės?” dhe deshti ta rrahte atė. Ajshja (r.a.) u strehuar pas Pejgamberit (s.a.w.s). Pejgamberi (s.a.w.s) iu afrua Ebu Bekrit (r.a.) dhe i tha: “O Ebu Bekėr nuk tė kemi sjellur pėr kėtė”. Ebu Bekri (r.a.) shkoi. Profeti (s.a.w.s) i tha Ajshes (r.a.): “A e pe se si ju ndava juve?” Ajshja (r.a.) qeshi pėr kėtė. Ebu Bekri (r.a.)e dėgjoj tė qeshurėn e saj dhe u kthye prapė. Ai tha: “Mė lejoni tė marrė pjesė nė pajtimin tuaj, ashtu siē mora pjesė nė luftėn e juaj”.
Abstenim nga dėshirat personale
(1) Ajshja (r.a.) i thotė me njė rast Hafsės (r.a.): “A po e vėren Pejgamberin (s.a.w.s) se si po shkon gjithnjė te Zejnebja, atij i pėlqen, me ngrėnė mjaltė te ajo, sepse Zejnebja (r.a.) posedon mjaltė tė ėmbėl”. Ato dėshironin t’ia arrinin qė Pejgamberi (s.a.w.s) mos ta vizitonte atė aq shpesh. Kėshtu i tha Ajshja (r.a.) Hafsės (r.a.): “Kur tė vjen Pejgamberi (s.a.w.s) te ti, atėherė thuaj qė po e nuhat te ai aromėn e Mugafir[1]. Nėse tė thotė qė nuk ka ngrėnė Mugafir, thuaj ti, qė ka ngrėnė mjaltė, tė cilėn e ka sjellė njė Bletė nga kopshti, ku rritet Mugafir. Kur tė vjen te unė, do t’ia them tė njėjtėn gjė. Kur shkoi Pejgamberi (s.a.w.s) te Hafsa (r.a.) i tha ajo: “Po nuhas tek ty Mugafir”. Ai tha: “Unė nuk kam ngrėnė Mugafir”. Pastaj tha ajo: “Atėherė mundet me qenė qe ti ke ngrėnė mjaltė, aty ku rritet Mugafir”. Pastaj shkoi Pejgamberi (s.a.w.s) te Ajshja (r.a.) e cila, ia tha tė njėjtėn gjė sikurse Hafsa (r.a.). Mė pas buzėqeshi Pejgamberi (s.a.w.s) dhe e kuptoi se ē’donin tė thonin ato me kėtė. Dhe tha: “Mirė, nuk do tė ha mė mjaltė te Zejnebja (r.a.).
(2) Kur Profeti (s.a.w.s) e takoi Marinė, e cila atėbotė jetonte nė pjesėn e epėrme tė qytetit tė Medinės, nė dhomat e Zejnebes (r.a.), e cila mungonte, ajo e qortoi Pejgamberin (s.a.w.s) dhe ai i premtoi asaj, qė nuk do tė kishte mė kontakt me Marinė. Vetėm pas shpalljes sė ajeteve tė sures At-Tahrin, u lirua Profeti (s.a.w.s) nga kjo ndalesė qė ia kishte vėnė Profeti (s.a.w.s) vetes.
Me kėta shembuj shohim ne qė Profeti (s.a.w.s) pėrveē obligimeve publike pėrballej edhe me probleme tė pėrditshme. Sjellja e tij ndaj kėtyre problemeve, zgjedhjet e tij tė konflikteve janė akoma aktuale dhe na ofrojnė edhe tani neve ndihmė dhe kėshilla pėr zgjedhjen e problemeve tona. Edhe ne si Terapeut mund tė fitojmė kėshilla dhe ide tė dobishme dhe e kemi vėrtetuar qė, edhe familja moderne dhe Terapia e ēiftit mund tė mėsojnė mjaftė nga jeta e Profetit tonė (s.a.w.s).

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi