Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Historiku i Mbulesės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historiku i Mbulesės

Mesazh nga NoOrA prej Thu Feb 04, 2010 4:58 am

Falėnderojmė tė Madhin Allah pėr tė gjitha tė mirat qė na ka dhėnė, dhe nė krye tė gjitha atyre tė mirave Falėnderojmė Allahun pėr Islamin, Falėnderojmė Allahun pėr kėtė din, Falėnderojmė Allahun e Madhėruar pėr kėtė Kur’an,Falėnderojmė Allahun xh.sh. qė na ka dėrguar neve Pejgamberin a.s. si mėsues, si udhėrrėfyes dhe shpėtues.
Me emrin e Allahut xh.sh. ai i cili e ndjek rrugėn e tij do tė jetė prej tė shpėtuarve dhe nė tė kundėrtėn me emrin e Tij gjithashtu qė nuk ka punė qė bėhet jo nė emėr tė Allahut xh.sh., dhe nuk ka kush prej atyre qė nuk janė prej pasuesve tė Pejgamberit a.s. e qė nuk do tė jetė me emrin e Allahut xh.sh. prej tė shkatėrruarve nė ahiret dhe prej atyre qė do ta ndjejnė njė jetė tė rėndė nė kėtė dynja. Njė brengė e madhe dhe njė shtrėngim nė gjoks do tė shoqėrojė jetėt e tyre nė kėtė dynja deri sa tė vdesin. Dhe mė e keqe ėshtė situata e tyre kur u del shpirti.
Pra duhet tė Falėnderojmė Allahun xh.sh. pėr iman, e Falėnderojmė pėr Islam, e Falėnderojmė pėr Pejgamberin a.s., Falėnderojmė pėr tė mirat qė na ka dhėnė dhe e lusim Allahun xh.sh. qė ato tė mira qė na i ka dhėnė tė na i mbrojė dhe tė na i shtojė deri sa tė na marrė shpirtin mė fjalėn La il Lahe il Allah Muhamed Resul Allah dhe pastaj tė na ringjallė me atė fjalė dhe me atė fjalė tė na fut nė xhenet inshallah.
Pastaj vėllezėr musliman dhe tė nderuar besimtarė, tė gjithė jemi dėshmitarė tė gjallė tė asaj se ēfarė ėshtė duke u thėnė rreth fes (dinit) Islam apo ma mirė rreth njė parimi prej parimeve tė Islamit dhe rreth njė obligimi (farzi) prej farzeve tė Islamit i cili ėshtė shamia, mbulesa, e cila ėshtė njė prej obligimeve (farzeve) tė prera nė tė cilat nuk ka hapėsirė dhe nuk ka mundėsi pėr diskutim dhe padyshim ai njeri i cili e mohon atė shtyllė tė fesė (dinit) Islam, dhe atė obligim (farz) prej farzeve tė Allahut xh.sh. ėshtė prej pa besimtarėve, ėshtė prej atyre tė cilėve e kanė mohuar Kur’anin, edhe nėse ai falet, edhe nėse agjėron edhe nėse pretendon dhe deklaron se ėshtė musliman ai gėnjen. Por ai mund tė gėnjejė njerėzit dhe vetveten, por jo Allahun, prandaj ai ėshtė jashtė Islamit, dhe si i tillė atij nuk i falet xhenaze, nuk ka vend pėr tė nė varrezat e muslimanėve, nuk i bėhet dua Allahut pėr tė. Mbulesa vėllezėr musliman rrėnjėt nuk i ka nė Kur’anin e Madhėruar, nuk ėshtė Kur’ani libri i parė i cili fletė pėr mbulesėn, pėr hixhabin. Kur’ani ėshtė libri i fundit i Allahut xh.sh. i cili vetėm e vėrteton atė ēka e ka thėnė i Madhi Allah xh.sh. shumė mė herėt nė librat e tjerė tė shenjtė. Fillimi i hixhabit, fillimin i mbulesės sė femrės rrjedh prej krijimit tė njeriut tė parė, prej Ademit a.s. dhe prej Havasė a.s.. Kėshtu na mėson neve Kur’ani dhe fjalėt e Kur’anit janė hak dhe ne nuk dyshojmė nė to. Allahu i madhėruar na tregon neve se menjėherė pasi qė Allahu xh.sh. i ka krijuar Ademin a.s. dhe Havanė a.s. dhe i ka vendosur nė xhenet ua ka mbuluar pjesėt e turpshme tė trupit me njė nuri (dritė ) qė ne nuk e dimė se ēfarė nuri (dritė) ka qenė, por mund ta paramendojmė si njė nur nėpėrmjet tė cilit nuk mund tė depėrtojė shikimi i njeriut dhe tė ketė mundėsinė pėr tė parė auretin e njeri tjetrit. Pra prej momentit tė krijimit, Allahu e bėri ligj dhe parim tė jetės sė njeriut mbulesėn, prej lindjes deri nė vdekje. Madje fryti i parė i gjynahut tė parė qė prindėrit tanė Ademi dhe Havaja bėnė nėn ndikimin e iblisit ishte zhveshja prej kėtij nuri dhe zbulimi i auretit tė tyre. Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. thotė nė suren Al-Araf “ dhe posa e ngrėnėn atė pemė tė cilėn Allahu xh.sh. ua kishte ndaluar atyre menjėherė u humbi nuri prej pjesėve tė turpshme tė trupit dhe filluan mi marr gjethe tė pemėve tė xhenetit dhe mi qit nė trup me mbulu pjesėt e trupit ” tashmė menjėherė e panė rezultatin e mėkatit qė e bėnė. Pra historia e mbulesės nuk ėshtė prej Kur’anit dhe nuk ėshtė Pejgamberi a.s. si Pejgamberi a.s. i pari ai i cili e ka urdhėruar njerėzimin tė mbulohet. Kur’ani nuk ėshtė i pari libėr qė urdhėron hixhabin. Hixhabi e ka historinė e vet prej krijimit tė njeriut tė parė Ademit a.s. dhe Havasė dhe kėshtu ka vazhduar tė mbetet dhe tė pėrcillet Pejgamber pas Pejgamberi, umet pas umeti, shoqėri pas shoqėrie, si njė parim i fortė i Islamit. Pra nė kėto umet ne e gjejmė qartazi shaminė e cila ėshtė nė librat e tyre tė shenjtė dhe ndėr librat e tyre qė janė pėrcjell edhe tek ne sot ėshtė edhe hebraizmi ėshtė edhe krishterimi. Nė tė dyja shamia ka qenė parim fetar, ka qenė parim prej parimeve tė forta fetare. Nė qoftė se do tė shohim nė librat e ēifutėve (hebrenjve), e gjejmė qartazi se mbulesa ėshtė pėr tė mirė tė femrės, se mbulesa ėshtė parim fetar dhe ajo femėr e cila e zbulon trupin e vet e ka korit veten, burrin e saj dhe krejt popullin. Kėshtu shkruan nė librat e tyre krejt popullin sepse ēifutėt kanė specifika prej umeteve tjera, mėkatin qė e bėnė njė njeri e numėrojnė si mėkat pėr krejt popullin e vet dhe tė mirėn qė e bėnė njė njeri ėshtė e mirė pėr krejt popullin e vet sepse ata e numėrojnė vetėn shumė tė lidhur mes vete sepse e quajnė veten bij tė Allahut xh.sh., pėr atė arsye thotė Allahu xh.sh. “ kanė dhėnė jahudit se ne jemi tė bijt e Allahut dhe tė dashrit e Tij ” dhe si tė tillė ata e numėrojnė vetėn mė tė privilegjuar, dhe si tė tillė e kanė haram tė bėjnė mėkate ndaj njeri tjetrit ndėrsa pėr tė tjerėt nuk prish punė. Pėr atė arsye e gjejmė nėpėr librat e tyre si dhe nė shkrimet e rabinėve dhe tė dijetarėve tė cilėt janė marr me ato libra siē ėshtė njėfarė Jul Rabin,dhe Menaken Brajer qė ėshtė profesor nė Universitetin Jeshava nė librin e tij “ gruaja hebreje ”, prej fjalėve tė shumta thotė “ se ka qenė rregull pėr gratė e ebrejėve kur dilnin publikisht ( fakt ky qė vėrteton se mbulesa nuk ėshtė presion i Islamit ndaj femrės, por rregull universal qe ka qene urdhėruar edhe tek hebrenjtė dhe tė krishterėt) tė vendosnin mbulesė kokė, e cila ndonjėherė mbulonte madje krejt fytyrėn e saj duke lėnė vetėm njėrin sy tė lirė pėr ta parė ”, vetė fakti se lavireve nė shoqėrinė e vjetėr tė gjerė tė ēifutėve nuk u lejohet tė mbulonin flokėt tregon pėr vlerėn e mbulesės qė ato tė dalloheshin se janė lavire. Pėr kėtė atė arsye ka ardhur nė hadithe tė shumta “dhe ka qenė njė lavire nė kohėn e Musaut dhe i ka thėnė Karuni asaj lavireje sa do ti me tė dhėnė qė te thuash se kėtė qė e kam nė bark e kam prej Musait, por me e thėnė atė nė pari kur ėshtė Musai duke folur para xhematit ”, kanė qenė tė njohura laviret “ dhe ka qenė njė lavire prej benu israilėve ”, kanė qenė tė njohura dhe ēifutėt ua kanė ndaluar lavireve mbulimin e kokės, qė tė mos pėrziheshin me femrat e sinqerta. Pastaj gratė e ēifutėve edhe nė Evropė pasi qė u shpėrndanė pas persekutimeve qė u bėnė Romakėt, Bizantinėt dhe kryqtarėt, e kanė praktikuar gjerėsisht mbajtjen e shamisė. Mirėpo nė shekullin e 19 ashtu si e dimė tė gjithė, kur e pėrfshinė Evropėn belatė e mėdha, rryma tė shumta civilizuese nė emėr tė civilizimit tė femrės, nė emėr tė emancipimit tė femrės, fryma darviniste, fryma komuniste dhe fryma dhe rryma tė tjera ndikuan qė Evropianėt nė pėrgjithėsi tė distancohen prej fesė dhe fillimisht nė femrat e krishtera dhe me pas nė ato hebreje u hoq praktikimi i mbulesės dhe mbeti tek kėto tė fundit praktikė vetėm kur shkojnė nė sinagogė. Tamam ajo qė po ndodh sot me shqiptarėt tė cilėt nėn presionin e jetesės evropiane po e braktisin fenė e tyre.
Pastaj i njėjti autor, citon disa thėnie tė njohura tė rabinėve nė librin e tij dhe thotė “ nuk ėshtė e pėlqyer qė bijat e izraelit tė lėvizin jashtė me koka tė pambuluara ”, ėshtė haram pra pėr ne nė Islam, por edhe rabinėt i kanė thėnė haram femrės qė del pa mbulesė nė rrugė dhe thotė gjithashtu prej thėnieve tė rabinėve “ i mallkuar qoftė mashkulli i cili e lejon ti duken flokėt gruas sė tij ” ēka thotė nė lidhje me kėtė hadithi i Pejgamberit a.s. thotė: “ Tre vet Allahu nuk i shikon nė ditėn e gjykimit (nuk i spastron prej mėkateve dhe do tė kenė dėnim tė rėndė, nuk i fal ata) ai i cili e konsumon alkoolin, dhe ai i cili nuk i respekton prindėrit dhe i treti ai i cili pajton qė gruaja e vet tė dalė e zbuluar ”. pra edhe nė popujt e tjerė ėshtė respektuar si natyrshmėri mbulimi i femrės, mburojė prej mėkateve, mburojė prej shejtanit, mburojė prej syve te njerėzve. Kėta sy tė cilėt janė si shigjeta qe shkojnė dhe kujtojnė se ēka ka brenda dhe mendojnė tija prishin nderin asaj motre, dhe tija prishin nderin burrit tė vet, pėr ndryshe nuk paramendohet dhe nuk logjikohet qė i lumi Allah ti kėtė bere zullum femrės. O vėllezėr nuk ėshtė ēėshtje e Kur’anit dhe hadithit, ėshtė ēėshtje krejt e Islamit prej Ademit a.s. deri te Pejgamberi a.s. dhe deri nė Kijamet. Allahu i ka krijuar ēift sepse kanė nevojė tė mbulohen pėr tė qenė mė tė mbrojtur, nuk e ndal prej aktiviteteve nuk e ndal prej punės, nuk e ndal prej kontributit nė shoqėri, ja ka bėrė dijen obligim (farz), kontributin farz, i bashkon nė shumė tė drejta dhe shumė herė i jep pėrparėsi femrės, mirėpo secili e ka natyrėn e vet dhe kėtė natyrė qė e ka sot e ka pas edhe para 3-4 mijė vjetėsh, pėr kėtė arsye dėgjuat selaviret e kanė tė ndaluar tė mbulohen, mos te na e ndytin neve farėn mos tė na prishin, po le tė jenė le tė dihen cilat janė lavire dhe kurkush te mos beje niqah me ato, ndėrsa ato qė janė tė devotshme kanė me mbulu kokėn e vet, madje nganjėherė edhe syte i kanė mbuluarpervec njerit sa per te pare. Pra Islami e paska keq tė krishterėt edhe ata keq, tė evrejt edhe ata keq e pash Zotin kush e ka mirė? demokratėt tonė e paskan mirė nė Kosovė a, a vetėm kėta e paskan mirė qė na njoftojnė kėtė parim Islam a, kėta e paskan mirė ndėrsa krejt dynjaja e paskan keq? Pra mbulesa nė evreizėm ka bazė tė fortė dhe vazhdon gjithashtu tė mbetet nė krishterizėm. Nė krishterizėm ėshtė mendim i njerzėve nė pėrgjithėsi ata tė cilėt nuk lexojnė dhe nuk e njohin kėtė fe se vetėm murgeshat (motrat e derit) janė ato tė cilat obligohen ta mbulojnė trupin e vet krejt, vetėm ato janė tė urdhėruara. Ashtu mendojnė njerezit, mirėpo realiteti nė krishterizėm ėshtė krejt tjetėr se edhe atje tamam ashtu sikurse nė evreizėm mbulesa ėshtė pėr tė gjitha grate, pėr tė gjitha femrat pa dallim dhe pėr bazė e kanė Merjemėn a.s., nėnėn e Isaut e cila nuk ka dyshim as te krishterėt e as te muslimanėt se ka qenė e mbuluar. Ata e kanė errnek Merjemėn dhe Merjemja ka qenė e mbuluar, mirėpo murgeshat e kanė mbajt atė farz, atė parim ndėrsa tė tjerėt e kanė humbur, e kanė anashkaluar, e kanė asgjėsuar. Urdhėri pėr mbulesėn e kokės nė krishterizėm rrėnjėt i ka nga Bibla dhe mė konkretisht te Dhiata e Re qė e quajnė kėta e Shėn Palit, tė krishterėt e numėrojnė Shėn Palin si themelues tė Krishterizmit dhe prej fjalėve qė jepen nė Dhiatėn e Re ėshtė “ edhe ēdo grua qė lutet ose profetizon (ata shprehen nė kėtė mėnyrė per perpjekjen per afrim tek Allahu) kokė zbuluar e turpėron kokėn e saj ”, sepse ėshtė njė lloj sikurse tė ishte rrur me zhilet,. Pra edhe nė krishterizėm edhe nė evreizėm edhe nė ymetet e mė hershme mbulesa ėshtė farz prej farzeve tė Allahut xh.sh. dhe ėshtė njė prej parimeve nė tė cilat nuk ka hapėrsirė me diskutu nė tė. Ndėrsa nė Kur’anin tonė ajetet Kur’anore i kemi tė qarta dhe hadithet janė gjithashtu tė qarta mu sikurse dielli nė pikė tė verės nė ditė qė ėshtė i qarte. Dhe nuk ka kush nė dynja i cili e mohon kėtė farz pasi qė ajetet janė tė qarta prej tyre thotė Allahu xh.sh. “dhe thuaj ti muslimaneve le ti ulin ato tė pamurit ( le ti ulin ato mos tė kqyrin haram ) dhe le ti ruajnė organet e veta intime ( prej zinas ) dhe mos t’ja tregojnė bukurit e veta pėrpos ajo ēka duket ( kanė dhėnė dijetarėt pėrpos ajo ēka duket duart dhe ftyrės ) dhe le ta mbulojnė trupin krejt pėrpos ndaj fėmijėve tė vet, ndaj burrave tė vet, vėllezėrve tė vet, axhallarėve tė vet… ”dhe vazhdon ajeti duke permendur personat par ate cileve mund te dale e zbuluar. Pėrndryshe fund tė tjerėve nuk ka tė drejtė deri nė Kijamet. Nė fillim kur ka ardh Islami i ka gjetė grate tė zbuluara derisa Omeri r.a. thotė “ ja Resul Allah po ti kishe urdhėru grate e tua te mbulohen (grat edhe motrat muslimane nė pėrgjithėsi ) se mos shkon syri e po lakmon nė grate e tua dhe nė grate tona e nė motra muslimane ” dhe zbret ajeti Kur’anor ku faktikisht ėshtė ajet i hixhabit, urdhėri I prere I Allahut i prere pėr t’i mbuluar motrat muslimane deri nė Kijamet. Pastaj “ o ti ( Muhamed ) thuaju grave tua dhe motrave tua dhe grave tė muslimanėve krejt tė besimtarėve le ti mbulojnė pjesėt e trupit dhe mos tė dahen bukurit e tyre dhe most u bėhet atyre zullum dhe Allahu ėshtė Falės, ėshtė i Mėshirshėm ” dhe pas zbritjes sė kėtyre ajeteve Kur’anore dhe pas sqarimit nga ana e Pejgamberit a.s. a mbetet dyshim se mbulesa ėshtė e diskutueshme nė Islam? Mirepo shume rryma kane ndikuar ne mendimin e muslimaneve ( me gjate komunizmi) me qellim largimin nga feja e ALLAHUT, duke nisur nga veshja, deri tek lenia e namazit, agjerimit zekatit…….
Pasi qė dhame njė pasqyre shumė tė shkurter dhe tė shpejte rreth historise dhe peshės qė ka shamia nė krejt fete qiellore qė kanė qenė prej Ademit a.s. deri nė Islam dhe kthehemi nė Kosovė dhe te pyesim se kush po ua cenon te drejtat femrave shqiptare? Islami apo ata shqiptare qe na drejtojne dhe qe na qeverisin?! Kush ? Islami ua mohon tė drejtat femrės apo kėta qė therrasin nė emrė tė demokracisė dhe nė emėr tė drejtave tė njeriut ua mohojnė tė drejtat elementare motrave muslimane? Kush ua ndalot vėllezėrve muslimane nė Bibliotekėn Kombėtare me qit kokėn nė sexhde me fal namaz ? Kush ua mbylli ato dhoma ku falej namaz nėpėr fakultete ? Kush ua cenoj ato tė drejta ? Islami, apo ata tė cilėt therrasin nė nė emėr tė demokraciė !? Kush e bėri tė madhe punėn e asaj motre e cila shkoj si pėrkthyse me shami ? Asnjė qafir nuk e pengoj mbulesa e saj. Ne e dime sa e don qafiri muslimanin dhe sa muslimani e don qafirin. Por prej tolerancės qė e kanė dhe prej mirėkuptimit qė e kanė ndaj nesh si muslimane nuk i vret shamia. Ndėrsa bijėt tanė, ata qė ne u kemi dhėnė votėn, i mbyllin tė dy syte dhe thonė ma mirė te verbohemi se sa te shohim kėtė vajzė tė mbuluar kėshtu ?! Pra tutjuni Allahut xh.sh. dhe kini kujdes se do te pėrgjigjeni para Allahut pėr kėta prijėsa qė i keni zgjedh nė pushtet dhe mundohuni nė maksimum t’ju dilni motrave dhe bijave krah. Sepse nuk ka tė drejtė nė dynja, nuk ka ligjė dhe nenė nė kėtė botė prej Njujorkut atje e deri nė Azi dhe Afrikė, e deri nė Meke nė Medinė dhe nė Kosovė qė ua ndalon motrave muslimane te mbulojne pjesėt e trupit tė turpėshme e prej tyre edhe kokėn. Po duhet me dal dikush nė emėr tė tyre dhe t’i mbroje ato..
Tujuni Allahut xh.sh. sepse ne jemi tė urdhėruar ti frikesohemi ZOTIT aq sa mundemi, ne nė kėtė rast mundemi t’i frikesohemi Allahut dhe te themi: jo vaAllah “ kjo vajzė nėse del prej kėsaj shkolle nė kėtė shkollė mė mėsim nuk mund te mbahet , jo vaAllah ne gjallė na ka shkelė komunizmi 50 vjet, na ka shtyp dhe kurre hallall mos i qofte dhe Zoti themeluesit e tyre i mallkofte, sot jemi tė lirė dhe sot kemi marr fryme elham dulilah shumė vite prej atij qafiri tė madh e zullumqari qė na ka shkel. Jemi tė lirė, dhe te na heqin motrėn tonė prej shkollės vetem se mban shami, vaAllahi kjo shkollė nuk duhet te funksionoje me”. Dhe kjo ėshtė metodė, ėshtė metodė demokratike “ zotėri kėtu nuk ka me hy asnjė profesor dhe asnjė profesoreshe ” sepse kurkujt nuk ja vret syte fakti qe bijat e tyre zhvishen para profesorave”. Ndėrsa i dhembin sytė kur e shohin qė krejt ēka ka ba e ka mbulu njė pjesė tė trupit, flokėt.
Duhet me ju tut Allahut, se jemi pėrgjegjės para Allahut pėr kėtė Islam nė kėtė kohė, nė kėtė shekull. Musa ka qenė pėrgjegjės nė kohėn e vet, Allahu nuk e vet Musėn per ēka kanė bėrė nė kohė tė Pejgamberit a.s., Pejgamberin a.s. nė kohėn e vet e vet, Nuhin pėr kohėn e vet, Ebu Bekrin, Osmanin, Aliun Pėr kohėn e vet, ndėrsa mua dhe ty na vet Allahu pėr kėtė kohė. Se ka mi ju vet Allahu tė gjithėve rende ēka bete pėr Islam, ēka bete pėr din tė Allahut kur te tjeret u ngriten t’ju luftojne. Pikerisht ata qė ju dhate votat, qė i ngriten pėrpjete, ata sot po ju shkelin.
Pra tutjuni Allahut!!!
Allahu xh.sh. e mbrojt kėtė din ja Rab Billalemin, Allahu e rujt kėtė din ja Rab Billalemin. Beni vėllezėr dua se duaja e muslimanit nuk kthehet pas me Emėr tė Allahut xh.sh., ne jemi tė dėmtuar e Allahu ka premtuar se duane e tė dėmtuarit to ta cojė nė vend. Lusim Allahun me krejt emrat qė i ka, me vecorite e Tij qė ta mbroje kėtė din ja Rab Billalemin, Allahu na forcoft imanin nė zemrat tona ja Rab Bilelalemin, Allahu i udhėzoft udhėheqėsit tanė ja Rab Billalemin, e tė parėt e tanė ja Rab Billalemin, Allahu ua zbutte atyre zemrat ja Rab Billalemin, Allahu ua befte edhe atyre me kuptu kėtė din qysh e kemi kuptuar ne kėtė din ja Rab Billalemin.
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi