Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mund tė dėgjosh me sy?

Shko poshtė

A mund tė dėgjosh me sy? Empty A mund tė dėgjosh me sy?

Mesazh nga NoOrA Sun Feb 07, 2010 6:45 am

Autore: Sahar El-Nadi

Nė Arabinė e lashtė, elokuenca pėrcaktonte pozitėn e individit nė shoqėri. Gjuha arabe ėshtė e pasur me nuanca e ngjyrime kuptimore. Arabėt konkurronin me njėri-tjetrin nė thurjen e bukur tė fjalėve, duke i dhėnė kėshtu formė artit gojor.
Nė kėtė kohė lindi profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė. Megjithėse nuk dinte tė shkruante dhe tė lexonte, ai kishte mė shumė aftėsi gjuhėsore se kushdo tjetėr.
Kėto aftėsi ia bėnė tė mundur pėrcjelljen e koncepteve tė vėshtira tek publiku vetėm me pak fjalė.
Thėniet e urta te Profetit qė quhen “hadith” (do tė thotė “fjalim” nė Arabisht) janė pėrmbledhur nė libra qė mėsohen dhe shėrbejnė pėr tė udhėzuar njerėzit kudo nė botė.
Megjithatė, sot i kushtohet mė shumė vėmendje studimit tė fjalėve tė sakta tė profetit Muhamed, duke mos i dhėnė rėndėsine e duhur aftėsive tė shumta joverbale qė ai pėrdorte pėr tė pėrforcuar kuptimin e fjalėve.
Profeti kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė aktivizuar tė gjitha shqisat e dėgjuesit, jo vetėm shqisėn e tė dėgjuarit.

Duke pikturuar piktura mendore me fjalė
Gjatė leximit tė haditheve, shpeshherė pėrfytyrojmė pamje tė gjalla, plot tinguj, aroma dhe ndjenja. Nė tė njėjtėn kohė, transmetuesit e haditheve pėrdorin fjalė pėrshkruese pėr tė na dhėnė njė pamje tė plotė tredimensionale tė ēdo ngjarjeje. Kėshtu ne mund "tė shohim" me syrin e mendjes gjestet dhe veprimet konkrete tė Profetit kur fliste.
Transmetuesit e haditheve nė mėnyrė instinktive pėrdorėn aftėsite e tyre tė veēanta komunikuese pėr tė ndarė me ne ato qė panė, dėgjuan, imagjinuan dhe kuptuan nga fjalėt e Profetit. Kjo njėkohėsisht ėshtė mėnyra si ata vetė mėsuan dhe ndryshuan.
Nxjerrim njė mėsim tė ēmuar kėtu, atė qė audienca e njė mėsuesi me aftėsi te rralla komunikuese, duhet ti vėrė nė punė tė gjitha shqisat pėr tė nxjerrė kuptime dhe mėsime tė rėndėsishme.
Kjo ėshtė arsyeja pse njerėzit rreth Profetit u tansformuan nė pak vite dhe arritėn tė ndėrtonin njė civilizim madhėshtor. Ndoshta dhe ne duhet tė ndjekim tė njėjtėn rrugė sot. Nuk mjafton tė lexojmė e tė mėsojmė pėrmendėsh thėniet e Profetit, por ėshtė e rėndėsishme qė ti ndiejme efektet e tyre pozitive nė zemrat dhe mendjet tona, dhe ti praktikojmė nė jetėn reale.

Rėndėsia e elementėve joverbal
Qėllimi i vėrtetė i komunikimit ėshtė pėrcjellja e njė mesazhi sa mė tė qartė e tė saktė tek publiku. Komunikimi nuk ėshtė njė proces i njėanshėm, sepse mesazhi i dėrguar duhet perceptuar nga publiku nė mėnyrė qė tė vendoset komunikimi midis dy palėve. Kėto janė bazat themelore pėr shkėmbimin efektiv tė ideve dhe ndjenjave me tė tjerėt.
Studimet e fundit tregojnė se komunikuesit mė tė suksesshėm arrijnė tė aktivizojnė tė gjitha shqisat e publikut pėrmes dy lloj aftėsish: aftėsive verbale dhe joverbale. Aftėsitė verbale shprehin mendimet me fjalė apo shprehje tė shkruara, ndėrsa aftėsite joverbale pėrforcojnė kuptimin e tyre; kėtu pėrfshihen shprehjet e fytyrės, lėvizjet trupore, volumi dhe toni i zėrit.
Ironikisht, pjesa mė e madhe e pėrmbajtjes sė njė mesazhi transmetohet pėrmes aftėsivė joverbale, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr pėrcjelljen e jo mė pak se 70% tė kuptimit te mesazhit. Ndėrkaq, vetėm 30% e kuptimit transmetohet nėpėrmjet fjalėve.
Pėr mė tepėr, nėse mesazhet verbale dhe ato joverbale janė kontradiktore, njerėzit besojnė mė shumė nė ato joverbale. Pėr shembull: Nėse dikush na thotė: "gezohem qe po tė shoh", por e thotė kėtė me sarkazėm, nė mėnyrė tė pavetdijėshme ne nuk e besojmė pėrshėndetjen nė dukje tė sjellshme.

Arti i heshtjes elokuente
Kurse trajnimi tė posaēme na udhėzojnė se si tė kuptojmė gjestet e tė tjerėve dhe nė tė njėjtėn kohė se si tė dėrgojmė mesazhe pozitive joverbale pėr tė rritur mirėkuptimin reciprok dhe pėr tė inkurajuar komunikimin efektiv.
Si komunikuesi mė i aftė, profeti Muhamed i kushtonte kujdes tė veēantė pėrcjelljes sė mesazheve tė qarta joverbale gjatė gjithė kohės, madje edhe kur rrinte nė heshtje.
Profeti ishte i vetėdijshėm se pjesa mė e madhe e traditės sė tij do tė transmetohej gojarisht, prandaj dhe fliste qartė, duke e pėrsėritur ēdo ēeshtje tė rėndėsishme tre herė.
Nė tė njėjtėn kohė ai ngrinte zėrin dhe pėrdorte gjeste pėr ti lehtėsuar njerėzve memorizimin e fjalėve tė tij nė mėnyrė qė t'ja pėrsėrisnin ato tė tjerėve.
Ai e mbante gjithmonė trupin drejt duke shprehur kėshtu besim dhe forcė; ecte shpejt duke shprehur vendosmėri, dhe fytyra e tij ishte gjithmonė e qeshur.
Ai i jepte njerėzve vėmendje tė plotė duke e kthyer tė gjithė trupin dhe jo vetėm kokėn nė drejtimin e tyre. Kjo i bėnte ata tė ndjehen tė rėndėsishėm dhe tė vlerėsuar.
Kur zemėrohej, ai thjesht shikonte mėnjanė, duke e shprehur kėshtu mospėlqimin e tij.
Nė takime, ai nuk rezervonte njė vend tė veēantė pėr vete por ulej kudo duke shprehur barazi, dhe kishte kontakt direkt me tė tjerėt duke treguar afrueshmėri.
E megjithatė, ne shohim qė Allahu e qorton tė dėrguarin e tij pėr komunikimin e tij joverbal nė njė situatė tė veēantė, duke na dhėnė njė mėsim tė vlefshėm.

Edhe gjestet kanė rėndėsi
Njė herė, Profeti po fliste me njė grup nga elita udhėheqėse e fiseve, nė pėrpjekje pėr tė fituar mbėshtetjen e tyre. Aty vjen njė i verbėr, i quajtur Abdullah ibn Umm Maktum, me disa pyetje.
I pėrqėndruar plotėsisht te aleatėt e tij tė mundshėm, Profeti u vrenjt nė fytyrė dhe e largoi shikimin nga Abdullahi pėr ta kthyer sėrisht te udhėheqėsit e fiseve. I verbėri nuk mund ta shihte vrenjtjen nė fytyrėn e profetit. Megjithatė, Zoti e qortoi te dėrguarin e Tij duke i thėnė:
"Ai vrenjti fytyrėn dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbėri." (80: 1-2)
Transmetimi i njė emocioni tė sinqertė nuk mund tė arrihet nėse gjuha e trupit bie ndesh me fjalėt tona. Provoje vetė. Dil pėrpara pasqyrės dhe pėrpiqu tė thuash njė "mirėmėngjes" tė gėzuar duke e vrenjtur fytyrėn. Nuk mundesh. Nėse nuk do tė dėgjosh vrenjtje nė zėrin tėnd, atėherė duhet tė buzėqeshėsh.
A mund ta imagjinosh se si do tė kishte tingėlluar zėri i Profetit nėse do ti kishte folur nė atė ēast shokut tė tij tė verbėr? I verbėri do ta kishte dėgjuar bezdin nė zėrin e Profetit, dhe kjo do tė shkaktonte ndjenja negative te cilat do tė pengonin komunikimin efektiv.
Pėrveē kėsaj, grupi i udhėheqėsve te tė cilet ishte pėrqendruar profeti ishin tė pranishėm, dhe nėse ai do ti kishte folur keq tė verbėrit, ky do tė kishte qenė njė mesazh negativ dhe pėr ata, e nė kėtė mėnyrė i gjithė proēesi i komunikimit do tė dėshtonte.
Pėr shkak tė mėsimeve tė thella qė fitoi nga kjo ngjarje, kur Profeti e takonte burrin e verbėr, i buzėqeshte dhe sillej butė me tė e thoshte: "Mirė se vjen o ti qė mė qortoi Zoti im pėr ty!". (El-Kurtubi)
Nė njė ngjarje tjetėr, Aisheja duke folur pėr njė grua, bėri shenjė me dorė pėr tė treguar se ajo ishte shumė e shkurtėr. Profeti i tha: "Ti ke thėnė njė fjalė, e cila po tė pėrzihet me ujin e detit, sigurisht do ta njolloste atė!" (Ebu Daudi) Ai e cilėsoi gjestin e saj si "fjalė", dhe e paralajmėroi se ishte aq i dėmshėm sa mund tė njolloste njė det tė tėrė.

Veprimet flasin mė qartė se fjalėt
Shpesh herė ne pėrdorim shprehje tė fytyrės apo gjeste nė mėnyrė tallėse, pa i peshuar mire efektet e tyre shkatėrruese pėr imazhin tonė si dhe pėr komunikimin tonė me tė tjerėt.
Kėto ngarje nga jeta e Profetit na mėsojnė tė tregojmė poaq kujdes pėr gjuhėn e trupit sa tregojmė dhe pėr gjuhėn e folur. Mbi tė gjitha sepse eshte Zoti ai qė e sheh ēdo veprim tonin, por edhe sepse tė tjerėt mund tė formojnė mendime pėr ne madje dhe kombet tona duke u bazuar nė sjelljen tonė.
Nė ēdo moment mundohu tė pėrfytyrosh qė dikush ėshtė duke e vlerėsuar mėnyrėn se si komunikon me bashkėshortin apo bashkėshorten nė njė qendėr tregtare, si trajton njė tė moshuar nė tren, apo si sillesh me shokėt nė rrugė.
Nėse do tė dukesh i mirė, ji gjithnjė i tillė, me tė gjithė qenien tėnde, edhe kur mendon se nuk po tė sheh njeri. Buzėqeshja dhe sjellja e mire janė kode universale.
Pra, edhe kur nuk e flet gjuhen e dikujt, ki parasysh se fjalėt jane vetėm 30 pėr qind e mjeteve qė ke nė dispozicion. Ti duhet tė pėrpiqesh qė tjetri tė mund tė 'dėgjojė' mendimet e tua dashamirėse me sy.
Profeti Muhamed u dėrgua te njė popull qė kishte oratorė tė shkėlqyer, u dėrgua te njerėz krenaria e tė cilėve ishte elokuenca. Megjithatė, ai i shtoi njė dimension tė ri e mė tė thellė elokuencės; kjo ėshtė heshtja elokuente, ku veprimet janė ato qė flasin.
Vizion Islam
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi