Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vlera e diturisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vlera e diturisė

Mesazh nga NoOrA prej Tue Feb 09, 2010 7:19 am

Sė pari, argumentet nga Kurani Famėlartė:

1- I Lartėsuari thotė: “Allahu dėshmon, e po ashtu edhe engjėjt, edhe njerėzit e dijes, se nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Tij, duke mbajtur drejtėsinė. S’ka zot tjetėr pėrveē Atij, tė Plotfuqishmit, tė Urtit.“ (Ali Imran: 18)

Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, nė komentimin e tij thotė: “Ky citat ėshtė argument pėr vlerėn e dijes dhe tė dijetarėve. Sikur tė ishte dikush i vlerėsuar mė shumė se dijetarėt, atėherė Allahu i Lartėsuar do ta pėrmendte ngjitur me emrin e Tij ashtu siē pėrmendi engjėjt dhe dijetarėt nė kėtė citat. Allahu i Lartėsuar, kur i tregon tė Dėrguarit tė Tij, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, pėr ndershmėrinė apo vlerėn e dijes, thotė: “ ... O Zoti im, shtoma dijeninė!” (Ta-ha, 114)

Sikur tė kishte diēka mė tė vlefshme apo mė tė ndershme sesa dituria, atėherė Allahu i Lartėsuar do ta urdhėronte tė Dėrguarin e Tij, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, qė tė kėrkonte apo tė lutej qė t’i shtohej ajo ashtu siē kėrkoi nga ai qė tė lutej pėr shtimin e diturisė.”[1]



2- Allahu i Lartėsuar nė njė citat kuranor thotė: ”... Thuaj: “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?! Vetėm mendarėt i pranojnė kėshillat!” (Zumer, 9).

Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, tha: “Zuxhaxhi tha: “Citati do tė thotė ashtu sikur nuk janė tė barabartė ata qė dinė me ata qė nuk dinė, gjithashtu nuk janė tė barabartė ata qė i nėnshtrohen apo respektojnė nga ata qė bėjnė mėkate apo nuk respektojnė Allahun azze ve xhel. Kurse disa tė tjerė thanė: Ata qė dinė janė ata qė pėrfitojnė nga dituria qė mbartin, pra punojnė sipas saj, kurse ata qė nuk pėrfitojnė nga dituria qė mbartin, pra nuk veprojnė sipas saj, konsiderohen sikurse ata qė nuk dinė apo qė janė tė padijshėm (injorantė).”[2]

3- Allahu i Lartėsuar tha: “ ... Allahu do t’i ngrejė nė shkallė tė lartė ata midis jush qė besojnė dhe qė u ėshtė dhėnė dija. Allahu di ēdo gjė qė punoni.” (Muxhadele, 11)

Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, duke komentuar citatin kuranor tha: “Citati nėnkupton shpėrblim nė botėn tjetėr dhe respekt nė kėtė botė. Pra, Allahu i Lartėsuar e ngre besimtarin nga jobesimtari dhe dijetarin nga injoranti.

Ibn Mesudi, Allahu e mėshiroftė, tha: “Allahu i Lartėsuar i lavdėroi dijetarėt nė kėtė citat uranor, kuptimi i sė cilit ėshtė se Allahu subhanehu ve teala i ngriti nė grada ata qė kanė dituri nga ata qė besuan, por u privuan nga dituria, pra nė grada tė fesė sė tyre, nėse ata veprojnė konform asaj qė mėsuan.”[3]

4- Allahu i Lartėsuar tha: “... Nė tė vėrtetė, nga robėrit e Tij, Allahut i frikėsohen vetėm dijetarėt, (qė e dinė se) Allahu ėshtė vėrtet i Plotfuqishėm dhe Falės.” (Fatir, 28)

Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, nė komentimin e citatit tha: “Do tė thotė: Vėrtet tė vetmit qė i frikėsohen ashtu siē duhet janė dijetarėt, ata qė mė sė miri e njohin Atė. Sa mė shumė njeriu tė njohė apo tė ketė dije rreth tė Madhėrishmit, tė Fuqishmit dhe tė Gjithėdijshmit, Ai qė ėshtė i cilėsuar mė cilėsi absolute dhe me emra tė bukur, pra sa mė shumė qė ka njeriu dije rreth Tij, aq mė shumė do tė ketė frikė nga Ai.”[4]

5- Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar nė njė citat tjetėr tha: “Pėrkundrazi! Ai (Kurani) ėshtė shpallje e qartė nė zemrat e atyre, tė cilėve u ėshtė dhėnė dija. Shpalljet Tona i mohojnė vetėm keqbėrėsit.” (Ankebut, 49)

Ibni Kajjimi, Allahu e mėshiroftė, rreth kėtij citati tha: “Allahu i Lartėsuar i lavdėroi dijetarėt dhe i nderoi ata kur pėrcaktoi qė libri i Tij, qė pėrmban argumente tė qarta, tė gjendet nė gjokset e tyre. Ky privilegj dhe kjo ndershmėri i takon vetėm dijetarėve dhe askujt tjetėr.”[5]

Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, tha: “Nėnkuptohet nga ky citat se nuk ėshtė ky Kuran ashtu siē thonė gėnjeshtarėt, se ėshtė magji apo vjershė, por ėshtė udhėrrėfyes dhe udhėzues pėr njohjen e fesė sė Allahut subhanehu ve teala dhe dispozitave tė saj. Kurani gjithashtu ėshtė i ruajtur nė gjokset e atyre qė posedojnė dituri nga shokėt e Muhamedit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe ruhet e lexohet edhe nga besimtarėt e tjerė. Ata u cilėsuan nė kėtė citat si tė ditur sepse tė tillėt janė ata qė dalluan fjalėn e Allahut nga fjalėt e njerėzimit dhe shejtanėve (djajve tė mallkuar).”[6]

6- Allahu subhanehu ve teala nė njė citat tjetėr thotė: “Nuk ėshtė mirė qė besimtarėt tė shkojnė nė luftė tė gjithė njėherėsh, por prej ēdo bashkėsie, njė grup tė mbetet mbrapa, qė tė thellohet nė mėsimin e fesė dhe kėshtu tė kėshillojė popullin e vet, mbasi tė kthehet nga lufta, qė t’i frikėsohet Allahut.” (Tevbe, 122)

Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, tha: “Ky citat kuranor ėshtė bazė nė obligueshmėrinė e kėrkimit tė diturisė. Kuptimi i kėtij citati Kuranor ėshtė: Nuk ėshtė mirė qė besimtarėt tė shkojnė nė luftė tė gjithė njėherėsh dhe i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tė mbetet i vetėm. “... por prej ēdo bashkėsie, njė grup tė mbetet mbrapa ... “ pasi kishin kuptuar se shkuarja nė luftė nuk u mundėsohet tė gjithėve. “ ... prej ēdo bashkėsie, njė grup tė mbetet mbrapa, qė tė thellohet nė mėsimin e fesė ... ” , pra tė mbesin disa me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, nė mėnyrė qė tė mėsojnė fenė dhe ta mbartin atė tek tė tjerėt kur tė kthehen nga lufta. Pra, me kėtė citat nėnkuptohet obligueshmėria e studimit tė njė grupi dhe studimi nuk ėshtė obligim pėr ēdo individ.”[7]

7- Allahu subhanehu ve teala nė njė citat tjetėr thotė: “ ... O Zoti im, shtoma dijeninė!” (Ta-ha, 114)

Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, nė komentimin e citatit tha: “Do tė thotė: Mė shto mua diturinė nga Ti. Ibni Ujejna, Allahu e mėshiroftė, tha: “Tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, vazhdimisht i shtohej dituria, derisa vdiq.”[8]

8- Allahu subhanehu ve teala tha: “ ... Ne ngremė kė tė duam nė shkallė tė lartė. Vėrtet, Zoti yt ėshtė i Urtė e i Gjithėdijshėm.” (Enam, 83)

Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, tha: “Fjala e Allahut : “ ... Ne ngremė kė tė duam nė shkallė tė lartė ... “ do tė thotė: Me dituri me tė kuptuar, udhėheqėsi dhe pronėsi.”[9]

9- Gjithashtu, Allahu azze ve xhel nė njė ajet kuranor thotė: “ ... Allahu tė shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtėsinė e plotė, si dhe tė mėsoi atė qė nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut pėr ty ėshtė shumė e madhe.” (Nisa, 113)

Ibni Kajjimi, Allahu e mėshiroftė, tha: “Allahu i Lartėsuar numėroi dhuntitė dhe vlerat qė i dha tė Dėrguarit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe bėri ndėr to mė tė ēmuarėn apo lavdėruarėn dhėnien e Kuranit dhe urtėsisė dhe qė i mėsoi atė qė ai nuk e dinte me parė.”[10]

Sė dyti, argumentet nga Suneti i ndritshėm:

1- Shėnon Buhariu dhe Muslimi nga Muaviu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: “Kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, duke thėnė: “Atij qė Allahu ia dėshiron tė mirė e bėn ta kuptojė fenė. Vėrtet unė jam qė i ndaj gjėrat, kurse Allahu ėshtė Ai qė jep dhe se do tė vazhdojė tė qėndrojė ky umet nė parimet e Allahut dhe se nuk do t’i pengojnė kundėrshtarėt e tyre derisa tė vijė urdhri i Allahut (kataklizma).”

Hafidhi, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Kuptimi i hadithit ėshtė: Qė ai qė nuk e njeh fenė (pra nuk i ka mėsuar rregullat e Islamit dhe ato qė lidhen me to) ėshtė i privuar nga kjo e mirė.”[11]

Neveviu, Allahu e mėshiroftė, tha: “Fjala e tė Dėrguarit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė: “Atij qė Allahu ia dėshiron tė mirė e bėn ta kuptojė fenė ... “, tregon vlerėn e diturisė dhe kuptimin e kėsaj feje, gjithashtu nxit nė kėrkimin e saj dhe se dituria ėshtė shkak apo udhėrrėfyes pėr devotshmėrinė e njeriut.”[12]

2- Transmeton Ebu Dardaja nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Tij qoftė mbi tė, se kishte dėgjuar duke thėnė: “Kush merr rrugė qė tė arrijė dituri, atij Allahu do t’ia lehtėsojė rrugėn pėr nė xhenet dhe se engjėjt si respekt pėr punėn qė kryen kėrkuesi i diturisė vendosin krahėt e tyre mbi ta. Pėr dijetarin kėrkojnė falje (istigfar) krejt ēka ka nė gjej dhe ēka ka ne tokė, deri edhe balena nė ujė. Vlera e dijetarit krahasuar me adhuruesin (atė qė bėn ibadet) ėshtė sikurse hėna nė krahasim me tė gjithė planetėt. Vėrtet dijetarėt janė trashėguesit e Pejgamberėve dhe se Pejgamberėt nuk kanė lėnė trahėgimi as dinarė e as dėrhemė, por kanė lanė trashėgimi diturinė dhe kush merr nga ajo (trashėgimi), ka pasur njė fat tė mirė.”[13]

Nė librin “Muhtesar minaxh Elkasidin”, Hatabi tregon tre kuptimet qė ka vendosja e krahėve tė engjėjve, qė u pėrmend nė hadhithin e lartpėrmendur.

Mendimi i parė: Se engjėjt i shtrijnė krahėt e tyre.

Mendimi i dytė: Se kjo nėnkupton modestinė e engjėjve si vlerėsim tė atij qė studion.

Mendimi i tretė: Se ėshtė pėr qėllim me kėtė pjesė se engjėjt zbresin nė vendet e diturisė dhe nuk fluturojnė me krahėt e tyre[14].

Ebu Beker el Xhezairi lidhur me kėtė hadhith thotė: “Ky ėshtė njė argument i fuqishėm dhe njė dėshmi e madhe pėr diturinė (fetare) dhe si tė mos jetė kėshtu kur dituria ėshtė njė udhėrrėfyes pėr nė xhenet dhe udhėzues pėr nė rrugė tė drejtė? Vėrtet, nėse muslimanit i mundėsohet tė studiojė, kjo dituri qė merr nė njohjen e fesė sė Allahut tė Lartėsuar do ta pėrgatisė dhe do t’i mundėsojė tė bėhet nga tė mirėt dhe se i mjafton pėr diturinė nderi qė ėshtė udhėrrėfyes dhe udhėzues pėr nė tė mirė.”[15]

3- Ebu Umame el Bahili tha: “U pėrmendėn dy persona para tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, njėri nga ata ishte adhurues, kurse tjetri ishte dijetar Atėherė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: “Vlera e dijetarit krahasuar me ibadetxhiun ėshtė sikurse vlera ime ndaj jush.” Pastaj i Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė tha: “Vėrtet, Allahu, engjėjt e Tij dhe tė gjithė ata qė gjenden nė gjej dhe tokė, derisa edhe bleta nė shtėpinė e saj dhe balena, bėjnė dua pėr atė qė ia mėson njerėzimit tė mirėn.”[16]

4-Transmeton Hudhjfe ibn Jemani, Allahu e mėshiroftė, se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Vlera e diturisė ėshtė mė e mirė se vlera e adhurimit (ibadetit)...”[17]

5- Nga Ebu Hurejra, Allahu e mėshiroftė, transmetohet: “I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Tij qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur tė vdesė njeriu, i ndėrpritet veprimtaria e tij, pėrveē tri gjėrave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej sė cilės kanė tė tjerėt dobi ose ndonjė fėmijė i mirė qė bėnė lutje pėr tė.”[18]

6-Kurse Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij, se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kush i mėson dikujt dituri, ai do tė marrė shpėrblimin e atij qė punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpėrblimi edhe atij qė vepron sipas saj.”[19]

7-Nga Sehl ibn Sadi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Tij qoftė mbi tė, i tha Aliut, Allahu e mėshiroftė: “Sikur ta udhėzojė Allahu edhe vetėm njė person pėrmes teje ėshtė mė mirė pėr ty sesa devetė e kuqe.”[20]

Thotė Ibni Kajjimi, Allahu e mėshiroftė: “Kjo aludon pėr vlerėn e diturisė dhe mėsimdhėnės dhe nderin apo pozitėn e tyre, saqė mjafton edhe vetėm njė person nė botė tė udhėzohet qė tė jetė mė e vlefshme se a devetė e kuqe (kėto deve janė mė tė mirat dhe mė tė vlefshme pėr njė familje). E si ėshtė ēėshtja e atij qė behėt shkak nė udhėzimin e grupe njerėzish?[21]

8- Transmeton Ebi Humamete nga i Dėrguari i Allahut, paēja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė: “Kush shkon nė xhami dhe nuk dėshiron diēka pos tė mėsojė apo t’i mėsoj tė tjerėve diēka tė mirė, ai do ketė shpėrblim sikurse ėshtė shpėrblimi qė ta ketė kryer haxhin e plotė.”[22]

Sė treti, prej gjurmėve tė selefit (tė parėve tanė tė mirė):

1- Imam Shafiu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Kush e dėshiron kėtė botė, atėherė le tė merret me dituri, e kush e dėshiron botėn tjetėr, atėherė lė tė merret me dituri.” Dhe gjithashtu tha: “Nuk ka diēka qė tė afron afėr Allahut tė Lartėsuar pas obligimeve (farzeve) mė shumė sesa kėrkimi i diturisė.”

2- Thotė Sufjan Ethevriu, Allahu e mėshiroftė: “Vlera e diturisė mbi gjėrat e tjera ėshtė sepse ajo tė afron tek Allahu i Lartėsuar.”

3- Ebu Dardaja tha: “Tė studiuarit njė orė ėshtė mė mirė se tė falėsh namaz nate.”

4- Imam Aliu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “I gjithė njerėzimi ka nevojė pėr dijetarin, qė tė shqyrtojė nevojat e tyre fetare dhe nuk kanė nevojė qė tė gjithė pėr pasanikun.”

5- Transmetohet nga Musab ibn Zubejri, Allahu e mėshiroftė, se i tha tė birit: ”O biri im, studio sepse nėse posedon pasuri, atėherė dituria ėshtė zbukurim, e nėse nuk ke pasuri, atėherė dituria jote do tė shėrbejė si pasuri.”

6- Muadh ibn Xhebeli, Allahu e mėshiroftė, tha: “Kėrkoni dituri sepse kėrkimi i diturisė pėr hir tė Allahut shpie nė frikė ndaj Tij, kurse kėrkimi i diturisė ėshtė adhurim (ibadet), pėrhapja e saj ėshtė lavdėrim i Allahut (tesbih), kurse hulumtimi i saj ėshtė xhihad, mėsimi i diturisė atyre qė nuk dinė ėshtė lėmoshė (sadaka), kurse shpenzimi i diturisė me familjen ėshtė afrim ndaj Allahut tė Lartėsuar.”



Pėrktheu: Fatmir Raēi

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi