Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Ēfarė do t'i them Atij?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė do t'i them Atij?

Mesazh nga NoOrA prej Tue Feb 09, 2010 11:12 am

Kjo ngjarje ka ndodhur nė njėrin nga vendet arabe, ku jetonin tre djelmosha, qė ishin duke e kaluar rininė e tyre kot, nė humbje e dėfrim pas kėnaqėsive tė kėsaj bote, duke i kaluar gjithė kufijtė e Allahut me mėkate.

Ata nuk mendonin asnjėherė pėr Allahun e Lartėsuar, se Ai ėshtė Zoti i madh, i Gjithėmėshirshėm dhe i Gjithėfuqishėm, Mėshirėplotė, i Cili robėrve tė Tij u jep afat dhe ua shtyn dėnimin vetėm e vetėm qė ata tė pendohen. Por asnjėherė Allahu nuk harron se ēfarė kanė bėrė robėrit e Tij nė tė kaluarėn.

E, kur Ai i dėnon, i dėnon me njė dėnim tė rėndė qė askush nuk ka mundėsi qė tė dėnojė me atė lloj dėnimi, siē thotė Allahu i Madhėruar nė Kuran: “Askush nuk mund tė dėnojė si Ai.” (Suretu El-Fexhėr: 25)

Po ashtu, Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė: “Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm, e i ashpėr.” (Suretu Hud: 102)

Njė ditė prej ditėsh, ata djelmosha kishin dalė nė njė park nė periferi tė qytetit e me vete kishin marrė gjithēka me tė cilėn mund t’i bėhet Allahut mėkat: drogė, alkool, muzikė, etj.

Kur erdhi koha e drekės, njėri nga ata shkoi qė tė blejė ushqim. Duke shkuar me veturėn e tij nė qytet, ishte duke dėgjuar muzikė nė veturė. Dihet shumė mirė se muzika ėshtė e ndaluar me Kuran e Sunet. Vetura e tij gjėmonte nga muzika dhe ai i jepte me shpejtėsi shumė tė madhe. Nga shpejtėsia e madhe humbi drejtimin dhe mbizotėrimin mbi veturėn e tij dhe u rrokullis. Pėr disa sekonda mbeti nėn veturėn e tij dhe muzika e kasetefonit ende ishte me zė tė lartė. Pasi u vonua shumė, njėri nga shokėt e tij vendosi qė tė shkonte me veturėn e tij qė tė shikonte se ēfarė i kishte ndodhur.

Kur mbėrriti te vetura e pėrmbysur, pa se shoku i tij kishte humbur drejtimin dhe ishte rrokullisur me veturėn e tij dhe ishte lėnduar shumė, madje ishte thuajse i alivanosur. Shumė shpejt erdhi ndihma e shpejtė dhe u nisėn drejt spitalit. Rrugės personi i aksidentuar sikur filloi tė pėshpėriste diēka dhe shoku i tij u gėzua pėr fatin e shokut tė tij, se ende kishte mbetur gjallė dhe mendoi se do tė shpėtonte nga vdekja edhe kėtė herė. Ai afroi veshin mė afėr qė tė dėgjonte se ēfarė ishte duke pėshpėritur dhe i dėgjoi fjalėt qė ai po i thoshte me vėshtirėsi: “Ēfarė do t’i them Atij? Ēfarė do t’i them Atij?”

Shoku i tij u ēudit nga fjalėt e tij dhe nuk e kuptoi se ēfarė donte te thoshte, se pėr kė e kishte fjalėn. E pyeti se pėr ēfarė e kishte fjalėn, se kujt do t’i thoshte diēka, dhe ai iu pėrgjigj: Allahut! Dhe menjėherė vdiq. Shokut tė tij kėto fjalė i lanė mbresa tė thella nė shpirtin e tij dhe e kuptoi qė pyetja e shokut tė tij, se ēfarė do t’i thoshte Allahut, vlente edhe pėr tė dhe pėr tė gjithė njerėzimin, prandaj tha: “Vallahi, po unė ēfarė do t’i them Allahut? Dhe vendosi qė tė pendohet nga ajo jetė e kotė plot epshe qė ishte duke bėrė.

Ai u largua menjėherė nga ajo shoqėri e devijuar dhe mėkatare. Hapi njė faqe tė re tė jetės sė tij me Allahun duke u pėrgatitur pėr botėn tjetėr dhe pėr takimin me Allahun e Madhėruar nė Ditėn e Gjykimit. O vėllezėr musliman, vallahi nuk ka njeri qė do t’i shpėtojė pyetjes sė Allahut se si e ka kaluar kėtė jetė, rininė e tij, jetėn e tij. Siē na tregon Muhamedi salAllahu alejhi ue selem nė hadithin e tij kur thotė: “Nuk do t’i lėvizin kėmbėt birit tė Ademit nė Ditėn e Gjykimit derisa nuk pyetet pėr katėr gjėra: pėr jetėn ku e ka harxhuar, pėr rininė, ku e ka kaluar, pėr pasurinė, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe pėr diturinė, ēka ka vepruar me tė.” (Hadithi ėshtė hasen, transmeton Tirmidhiu)

Lus Allahun e Madhėruar qė tė na bėjė tė qėndrueshėm nė fenė e Tij derisa tė vdesim dhe qė veprat tona mė tė mira tė jenė nė fundin e jetės sonė dhe e lusim Allahun e Madhėruar qė tė na mbrojė nga pėrfundimi i keq!



Pėrgatiti: Hevzi Kadriu

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi