Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Takimi ynė ėshtė varri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Takimi ynė ėshtė varri

Mesazh nga NoOrA prej Tue Feb 09, 2010 11:21 am

Vėllai im besimtar!

A i ke parė ndonjėherė varret?

A e ke parė ndonjėherė errėsirėn e tyre?

A e ke pėrjetuar ndonjėherė frikėn e tij nė njė natė tė errėt?

A e ke parė trishtimin e tij?

A e ke parė ndėshkimin e tij?

A e ke parė thellėsinė e tij?

A i ke parė parazitėt dhe insektet e tij?

A nuk e di se ai ėshtė pėrgatitur pėr ty, ashtu siē ėshtė pėrgatitur pėr tė tjerėt?

A nuk ndalesh e tė mendosh se shokėt, dashamirėt e familjarėt e tu janė transferuar prej pallateve nė varre, nga djepat e ndriēuar nė varreza tė errėta, nga argėtimi familjar nė vrazhdėsinė e parazitėve dhe insekteve, nga kėnaqėsia me ushqime dhe pije tė ndryshme nė rrotullime nėpėr dhe e baltė, nga pėrkėdheljet familjare nė trishtim tė vetmuar, nga njė shtrat i butė nė njė vend tė fortė? Tė gjithė i kaploi vdekja, befas, e tani banojnė nė varre, pasi ishin duke jetuar nė epshe dhe lojra. U bėnė tė gjithė tė njėjtė nė ato gropa (iu nėnshtuan vdekjes).

Lusim Allahun qė t’i bėjė varret tona kopshte prej kopshteve tė xhenetit!



Trishtimi i varreve

Hani Meula (shėrbėtori i Uthmanit) thotė:

Uthmani (radijallahu anhu) kur qėndronte pranė varrit qante, derisa iu lagte tėrė mjekrra. I ėshtė thėnė: “Po tė kujtohet xheneti e xhehenemi e nuk po qan, ndėrsa po qan nga ky (varr ).” Uthmani ėshtė pėrgjigjur: Muhamedi (alejhi selam) ka thėnė: “Varri ėshtė stacioni i parė i ahiretit, nė qoftėse shpėton nga ai, tė tjerat janė mė lehtė, e nė qoftė se nuk shpėton nga ai, tė tjerat pas tij janė mė tė vėshtira.” Transmetuesi vazhdon tė thotė se Muhamedi (alejhi selam) ka thėnė:

“Nuk kam parė asnjė pamje mė tė vėshtirė se sa varri.

(Transmetuan: Ahmedi, Tirmidhiu dhe Albani)

Ndėrsa nė hadithin e Xhabir ibėn Abdullahut transmetohet se Muhamedi (alejhi selam) thotė:

“Mos shpresoni vdekjen, se parashikimi i tij ėshtė trishtues.”

Hasan el Basri pėrcolli njė kufomė ( xhenaze ) dhe pas pėrfundimit tė saj u ndal pranė varrit e tha:

“Fundi i ēėshtjes sė kėtij (varrit )ėshtė e vėrtetė qė duhet tė kemi frikė nė fillim ( para vdekjes) dhe kėsaj ēėshtje (varrit ) qysh nė fillim duhet t’i kushtojmė rėndėsi, pėr nė mbarim.

Ndėrsa, Umer ibėn Abdulaziz, duke iu folur njė ditė shokėve tė vetė tha:

“Kur tė kalosh pranė tyre (varreve), thirri, nė qoftė se ke mundėsi t’i thėrrasėsh. Kalo pranė tendave tė tyre e shiko se sa afėr janė njėra pranė tjetrės, e tani pyeti tė pasurit ēfarė u ka mbetur nga pasuria e tyre, e tė varfėrve ēfarė u ka mbetur nga varfėria? Pyeti pėr ato tė cilat flisnin mė parė me ta, e me sytė tė cilėt i shijonin gjėrat me epshe, pyeti pėr lėkurat e buta e tė holla, e fytyrat e mira, trupat e ndritshme. Ēfarė u kanė bėrė krimbat nė qefinė (nė varr)…?

Janė ngrėnė gojėt, janė prishur fytyrat, janė fshirė bukuritė, janė thyer eshtrat, janė coptuar gjymtyrėt. Ku i kanė mbulojat dhe pallatet? Ku i kanė shėrbėtorėt, ku mbetėn pasuritė e grumbulluara? A nuk janė nė vendbanimet e tyre tė vetmuar, a nuk ėshtė nata e dita pėr ta e njejtė?

A nuk janė nė njė vend tė errėt, ėshtė bėrė nė mesin e tyre dhe veprave, ndėrprerja. Janė ndarė nga dashamirėt pasuria dhe familja.

O ti qė nesėr do tė jesh banor i varrit! Ēfarė tė mashtroi nė kėtė botė? Ku e ke shtėpinė e gjėrė, e lumin qarkullues? Ku janė pemėt (frutet )e pjekura, ku i ke rrobat e holla, ku i ke parfumat, ku e ke mbulojėn e verės e tė dimrit?

O ti qė ishe shpenzues i gjėrave e tani u mbylle nė varr!

Ah, sikur tė dija se ē’do tė mė gjejė kur do tė mė takojė engjėlli i vdekjes, kur do tė dal nga kjo botė…dhe ēfarė letre do tė mė sjellė nga Zoti im!

Tani u largua, Allahu e mėshiroftė!

E pas kėtij momenti nuk jetoi vetėm se njė javė.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi