Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja e Kosovės nė BE

Shko poshtė

E ardhmja e Kosovės nė BE Empty E ardhmja e Kosovės nė BE

Mesazh nga mR.Bimi Sat Feb 20, 2010 4:44 pm

E ardhmja e Kosovės nė BE F.0219161637167_m

E ardhmja e Kosovės nė BE
Bashkimi Evropian ėshtė absolutisht i bashkuar se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE, tha tė premten nė Prishtinė, kryediplomatja evropiane Catherine Ashton. Pas takimeve qė zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaēi dhe udhėheqėsit e misioneve civile ndėrkombėtare nė Kosovė, Ashton inkurajoi vendet e rajonit tė kultivojnė dialogun dhe bashkėpunimin rajonal, si pjesė e politikave qė e shpien Ballkanin kah BE-ja.
Nė kuadėr tė vizitės qė po i bėn rajonit, Ashton ka qėndruar tė premten edhe nė Prishtinė, ku ka zhvilluar njė takim tė pėrbashkėt me Pėrfaqėsuesin Special tė BE-sė, Pieter Feith, shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon, dhe shefin e Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian, Renzo Daviddi. Kurse, mė pas ėshtė takuar edhe me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ku tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsuesit e lartė tė pranisė ndėrkombėtare.

Pavarėsisht faktit se 5 nga 27 vende tė BE-sė nuk e njohin ende shtetin e Kosovės, Ashton ka thėnė se ka njė pajtueshmėri tė plotė se Kosova dhe rajoni kanė perspektivė evropiane dhe paraqesin prioritet nė agjendėn politike tė BE-sė.

“Ajo qė Bashkimi Evropian ėshtė absolutisht i bashkuar 100 pėr qind, ėshtė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian”, ka thėnė Ashton, duke rikujtuar pėrkrahjen qė Brukseli i ofron Kosovės nė fushėn e sundimit tė ligjit pėrmes misionit tė EULEX-it dhe investimeve tė vazhdueshme pėr zhvillimin ekonomik tė saj, para se tė bėhet anėtare e BE-sė.

Kryediplomatja evropiane ka theksuar se gjatė kėtij raundi diplomatik nė rajon, i ka inkurajuar qeveritė e kėtyre vendeve qė tė kultivojnė dialogun ndėr-rajonal, duke ofruar edhe mbėshtetjen e BE-sė pėr kėtė qėllim.

Nė planin e brendshėm, ajo ka kėrkuar nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovės qė tė vazhdojnė bashkėpunimin me EULEX-in dhe t’i pėrkushtohen zhvillimit ekonomik nė mėnyrė qė tė sigurohen edhe investimet nga jashtė.

Ndėrkohė, kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova angazhohet pėr bashkėpunim rajonal dhe ėshtė e gatshme qė, si dy shtete tė barabarta, tė bashkėpunojė edhe me Serbinė, nė kuadėr tė procesit tė integrimit tė rajonit nė strukturat euroatlantike.

Thaēi ka kėrkuar nga Ashton qė Bashkimi Evropian tė zbatojė politika tė njėjta integruese edhe pėr Kosovėn, si dhe ka kėrkuar udhėrrėfyesin pėr vizat, pėrderisa ėshtė zotuar se Kosova do t’i pėrmbushė tė gjitha obligimet qė dalin nga procesi i integrimeve.

“Kėrkohet trajtim adekuat dhe i barabartė me vendet tjera tė rajonit pėr integrim nė Bashkimin Evropian. Ky proces do tė jetė dinamik, aktiv dhe ne do tė vazhdojmė t’i kryejmė tė gjitha pėrgjegjėsitė, qoftė nė nivelin qendror, apo nė atė lokal. Sė shpejti presim edhe udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave”, ėshtė shprehur Thaēi.

Ashton nė anėn tjetėr, i ka konfirmuar kryeministrit Thaēi se Bashkimi Evropian, brenda dy javėsh do ta dėrgojė nė Kosovė njė delegacion, i cili do tė bisedojė pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

Gjatė kėsaj vizite tė shkurtėr nė Prishtinė, zyrtares sė lartė tė BE-sė i ėshtė drejtuar edhe njė letėr e hapur nga Kėshilli Kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit. Pėrveē shqetėsimeve qė shprehen pėr shkallėn, si thuhet, tė ulėt tė pėrparimeve nė fushėn e sundimit tė ligjit, ky Kėshill shpreh shqetėsime lidhur me rihapjen e procesit gjyqėsor nga ana e EULEX-it ndaj Albin Kurtit dhe pėr mungesėn e hetimit pėr vrasjen e dy demonstruesve nga Policia e Kombeve tė Bashkuara, qė pati ndodhur mė 10 shkurt tė vitit 2007. /Radio Evropa e Lirė/
mR.Bimi
mR.Bimi
Dr3nicak
Dr3nicak

Numri i postimeve : 6029
Age : 31
Location : n`FaQet e nJe fLeToRe
Registration date : 19/07/2009

http://wWw.ShoqriaVirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi