Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peshorja e veprave

Shko poshtė

Peshorja e veprave Empty Peshorja e veprave

Mesazh nga NoOrA Mon Feb 22, 2010 4:49 am

"Peshimi (i veprave), atė ditė do tė jetė i drejtė. Ata qė u rėndon peshorja me vepra tė mira, do tė jenė tė shpėtuar; kurse ata qė e kanė tė lehtė peshoren me vepra tė mira, do tė humbin veten e tyre." (Araf, 8-9)
Njė moment tjetėr i vėshtirė Ditėn e Kiametit, do tė jetė ai kur tė peshohen veprat e njerėzve. Thotė Zoti nė Kuran rreth kėsaj dite:"Gjėmimi i tmerrshėm! Ē’ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Kush mund tė ta shpjegojė ty se ēfarė ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Atė Ditė njerėzit do tė jenė si fluturat e shpėrndara, kurse malet si leshi i shprishur. Sa i pėrket atij, veprat e (mira tė) tė cilit do tė rėndojnė nė peshore, ai do tė ketė njė jetė tė kėnaqur (nė Xhenet). E sa i pėrket atij, veprat e (mira tė) tė cilit nuk do tė rėndojnė nė peshore, Ai do tė ketė si strehim Humnerėn (e Xhehenemit). Kush mund tė ta shpjegojė ty se ē’ėshtė Humnera (e Xhehenemit)? Ajo ėshtė njė Zjarr i vrullshėm. (Karia, 1-9)
Nė njė ajet tjetėr, Zoti i lartėsuar thotė:"
"Peshimi (i veprave), atė ditė do tė jetė i drejtė. Ata qė u rėndon peshorja me vepra tė mira, do tė jenė tė shpėtuar; kurse ata qė e kanė tė lehtė peshoren me vepra tė mira, do tė humbin veten e tyre." (Araf, 8-9)
"Dhe nė Ditėn e Kiametit, Ne do tė vendosim peshore tė sakta e askush nuk do tė pėsojė asnjė padrejtėsi. Ne do tė sjellim (pėr gjykim) ēdo vepėr, qoftė kjo edhe sa pesha e njė kokrre sinapi. Ne jemi tė mjaftueshėm pėr llogaritje." (Enbija, 47)
Peshorja e veprave, ėshtė stacioni i parafundit, para se tė kalohet ura e Siratit. Qė aty do tė merret vesh nėse do tė pėrfundosh nė xhenet, apo nė xhehenem. Vallė nė ē'gjendje ėshtė peshorja e veprave tė tua sot o vėlla dhe oj motėr? A pėrpiqesh qė ēdo muaj Ramazani ta shtosh llogarinė e veprave tė mira? Nėse do tė peshoheshin veprat e tua sot, vallė cila anė e peshores do tė ishte mė e rėndė?
Njė ditė, Profeti a.s kishte vėnė kokėn nė prehrin e Aishes dhe e kishte zėnė gjumi. Nė njė ēast, Aishes i rrjedhin lotė, tė cilėt bien mbi fytyrėn e Profetit a.s. Ai zgjohet dhe duke e parė Aishen tė qajė e pyeti:"Pėrse qan o Aishe?"
Ajo iu pėrgjigj:"Mu kujtua Dita e Kiametit o i dėrguar i Allahut dhe pyeta veten nėse do i kujtojmė familjarėt tanė atė Ditė apo jo!"
Profeti a.s i tha:"Po o Aishe, do i kujtojmė familjarėt tanė Ditėn e Kiametit, pėrveē tre stacioneve, ku njeriu nuk do tė kujtojė veēse veten e tij."
Aisheja e pyeti:"Cilat janė ato o i dėrguar i Allahut?"
Profeti a.s u pėrgjigj:"Kalimi i urės sė Siratit, fluturimi i librave dhe peshorja e veprave."
Thotė Profeti a.s:"ēdo njėri prej jush do tė shohė nėse peshorja e veprave tė mira do tė jetė mė e rėndė apo mė e lehtė."
Peshorja e veprave do tė ndodhė pasi tė ketė marrė secili prej nesh regjistrin e veprave tė tij. Ka njerėz tė cilėt do u jepet ky regjistėr nė dorėn e djathtė dhe tė tjerė nė dorėn e majtė. Ai qė e merr nė dorėn e djathtė gėzohet pamasė, pasi ėshtė shenjė qė veprat e tij tė mira janė mė tė shumta. Nė ēastin kur tė fluturojnė regjistrat e veprave secili do tė jetė nė gjendje paniku dhe frike, pasi nuk dihet nė cilėn dorė do i jepet. Ėshtė pikėrisht ky regjistėr ai qė do tė peshohet nė peshore. Nė ēastin qė libri tė vjen nė krahun e djathė, gėzimi dhe hareja do tė jenė tė papėrshkrueshėm. Me librin nė dorėn e djathtė do tė vraposh mes njerėzve duke u treguar mbi kėtė fakt. Kėtė e pėrmend vetė Zoti nė Kuran ku thotė:"Ai, tė cilit do t’i jepet libri i veprave tė tij nga ana e djathtė, do t’u thotė (njerėzve tė tij): "Ja, lexoni librin tim! Vėrtet, unė kam qenė i bindur se do tė jepja llogari.” Kėshtu, ai do tė ketė jetė tė lumtur, nė njė kopsht tė lartė, frutat e tė cilit do t’i kapė lehtė. (Njerėzve tė tillė u thuhet:) "Ju bėftė mirė, hani e pini pėr atė, qė keni bėrė nė ditėt e kaluara!” (Haka, 19-24)
Kurse ai qė do e marrė librin nė dorėn e majtė, do tė mjerohet pėr ditėt qė kaloi larg Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:"Por ai, tė cilit do t’i jepet libri i veprave tė tij nga ana e majtė, do tė thotė: "Ah, sikur tė mos mė ishte dhėnė libri im dhe tė mos e kisha ditur llogarinė time!Ah, tė kisha qenė i vdekur (e tė mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk mė solli dobi dhe mė la fuqia ime!” (Haka, 25-29)
Do tė ketė njerėz jobesimtarė dhe ateistė, tė cilėt e ndjejnė se libri do u jepet nė dorėn e majtė, kėshtu e fshehin atė pas shpine. Por edhe pas shpine do u jepet libri i veprave tė tyre. Kėtė e pėrmend Zoti nė Kuran ku thotė:"Kurse ai, tė cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinės, do tė lutet pėr tė vdekur dhe nė zjarr do tė digjet, sepse ai jetonte i shkujdesur nė familjen e tij." (Inshikak 10)
Ndėrkohė qė do tė ketė jobesimtarė tė tjerė tė cilėt do tė tentojnė ta kėpusin fare krahun e majtė, me qėllim qė tė mos e marrin me atė krah. Vallė nė cilin krah pret tė tė vijė libri o vėlla dhe oj motėr?
Me tė pėrfunduar marrja e librave tė veprave, do tė vendoset peshorja qė do tė peshojė ēdo vepėr tė mirė apo tė ligė, tė madhe apo tė vogėl.
Profeti a.s e pėrshkruan peshoren me fjalėt:"Njė anė e saj nxė qiejt dhe tokėn bashkė."
Peshorja ėshtė kaq e madhe, pasi aty do tė vendoset e gjithė jeta e njeriut, ēdo moment dhe ēast, ēdo sekondė, ēdo vepėr sado e vogėl qoftė. Aty do tė peshohet edhe njė e shkelur syri, edhe njė lėvizje koke nė shenjė tallje, edhe njė buzėqeshje ironike, edhe njė fjalė sado e vogėl.
Thotė Profeti a.s:"Do tė vendoset peshorja dhe do tė vijė engjėlli pėrgjegjės pėr peshoren, kurse njeriu do tė vendoset mes dy anėve tė peshores. Mė pas do tė sillet regjistri i veprave, ku ēdo vepėr do tė trupėzohet."
Ēdo punė qė ke vepruar nė kėtė botė, do tė marrė trajtė materiale, do tė trupėzohet dhe ashtu do tė vihet nė peshore. Nė ato ēaste, do tė shohėsh tė gjithė gjynahet qė ke vepruar nė kėtė botė. Do i kujtosh tė gjitha dhe do i shohėsh qė secili merr formėn dhe trupėzohet para syve tė tu. Thotė Zoti nė Kuran lidhur me kėtė fakt:"Dhe Libri (i veprave tė tyre) do t’u vihet pėrpara, e do t’i shohėsh gjynahqarėt se si do tė tmerrohen nga ato qė gjenden nė tė dhe do tė thonė: "Tė mjerėt ne! Ēfarė ėshtė ky libėr qė nuk paska lėnė asnjė vepėr tė madhe apo tė vogėl pa e shėnuar atė”. Aty do tė gjejnė tė shėnuar gjithēka qė kanė punuar. Zoti yt nuk i bėn padrejtėsi askujt." (Kehf, 49)
Aty do e shohėsh tė trupėzuar ēdo vepėr tėnden, lėmoshėn e dhėnė nė fshehtėsi, marrėdhėniet jashtėmartesore dhe gjithēka tjetėr.
Thotė Zoti nė Kuran:"(Kini frikė) ditėn, kur ēdokush do ta gjejė pėrpara atė qė ka punuar mirė dhe atė qė ka punuar keq, duke dėshiruar qė midis tij dhe sė keqes sė tij, tė ketė largėsi tė madhe. Allahu ju paralajmėron qė t’i ruheni Vetes sė Tij. Allahu ėshtė i Butė e i Mėshirshėm me robėrit e Vet." (Al Imran, 30)
Gjynahet dhe veprat e tjera do i shohin tė gjithė njerėzit teksa trupėzohen. Ato do i shohin edhe prindėrit e tu, Profeti a.s, melekėt dhe vetė Allahu i madhėruar.
Thotė Zoti nė Kuran:"dhe se njeriu do tė ketė vetėm atė pėr tė cilėn ka punuar; se pėrpjekjet e tij do tė shihen dhe se do tė shpėrblehet me shpėrblim tė plotė;" (Nexhm, 39-41)
"Ne i kemi urdhėruar (engjėjt) qė tė shkruajnė tė gjitha ē’keni bėrė”. (Xhathije, 29)
Ashtu siē do tė trupėzohen gjynahet, do tė trupėzohen edhe veprat e mira. Nėse ti o motėr je bėrė shkak qė njė shoqe e jotja tė pėrkushtohet nė islam, kjo vepėr do tė trupėzohet dhe do e shohin tė gjithė teksa peshohet. Gėzimi yt do tė jetė shumė i madh dhe sytė do tė shkėlqejnė nga hareja. Nė peshore do tė vendoset edhe sakrifica jote qė ditėn qė veshe hixhabin dhe nuk e hoqe gjer nė vdekje. Ato ditė do i shohėsh tė trupėzuara dhe do tė ndihesh krenare pėr kėtė vepėr. Nė peshore do tė vendoset edhe dita kur i theve tė gjitha shihet me raki dhe i derdhe pėrtokė. Nė peshore do tė vendoset edhe ajo ditė qė vajte tek njė familje jetimėsh dhe u bleve dhurata. Gėzimi i tyre dhe buzėqeshja do tė marrin formė dhe do tė peshohen para gjithė njerėzve tė tjerė.
Pasi tė kenė marrė formė tė gjithė veprat e tua, do tė jesh ti ai qė do i vendosėsh nė peshore. Veprat e mira do i vendosėsh nė njėrėn anė, kurse tė kėqiat nė anėn tjetėr. Imagjinoje pak veten duke vendosur nė peshore gjynahet e tua. Imagjinoje veten duke vendosur nė peshore pasurinė e fituar nga kamata. Vallė sa e rėndė mund tė jetė? Imagjinoje veten o motėr teksa vendos nė peshore pėrgojimin qė u ke bėrė shoqeve tė tua.
"...dhe do tė bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shėmtuar ėshtė ajo barrė!" (En'am, 31)
"Ata, do t’i mbartin barrėt e veta e bashkė me to edhe barrė tė tjera dhe patjetėr, qė do tė pyeten Ditėn e Kiametit pėr gjithēka, qė trillonin." (Ankebut, 13)
Barra tjetėr qė do tė mbartin pėrveē barrės sė tyre, ėshtė fakti qė u bėnė shkak qė shumė njerėz tė tjerė tė humbasin rrugėn e Zotit.
Lidhur me atė qė nuk e ka dhėnė zekatin e pasurisė, Profeti a.s thotė:"Do tė sillet ai qė nuk e ka dhėnė zukatin Ditėn e Kiametit, me njė gjarpėr qė i ėshtė mbėshtjellė nė qafė. Ai do i thotė:"Unė jap pasuria jote, unė jam thesari yt." Mė pas Profeti a.s lexoi:"
"Ata qė bėhen koprracė me tė mirat qė ua ka dhėnė Allahu, kurrsesi tė mos mendojnė se kėshtu ėshtė mė mirė pėr ta! Jo, kjo ėshtė mė keq pėr ata! Ajo qė kanė grumbulluar do t’u ngarkohet atyre nė qafė Ditėn e Kiametit. E Allahut ėshtė trashėgimia e qiejve dhe e Tokės dhe Allahu e di mirė ē’punoni ju." (Al Imran, 180)
Nėse prindėrit tuaj nuk e japin zukatin, shkoni dhe u kėrkoni me pėrgjėrim qė ta bėjnė kėtė. Mos prit o vėlla qė tė dalėsh para peshores me njė gjarpėr nė qafė, pėr shkak se nuk ke dhėnė zekatin. Shpejto dhe jepe tani pa qenė vonė.
Lidhur me shpėrblimin e agjėrimit dhe mėsimit tė Kuranit, Profeti a.s thotė:"Do tė vijė agjėrimi dhe Kurani dhe do tė ndėrmjetėsojnė tek Zoti pėr dikė. Agjėrimi do tė thotė:"O Zot! Unė ia ndalova ushqimin gjatė ditės, prandaj pranoje ndėrmjetėsimin tim. Kurse Kurani do i thotė:"O Zot! Unė e privova nga gjumi natėn, prandaj pranoje ndėrmjetėsimin tim." Mė pas, Zoti ua pranon ndėrmjetėsimin."
Imagjinojeni veten para peshores, sapo i ke vendosur tė gjitha veprat, tė mira dhe tė liga, dhe veprat e liga janė pak mė shumė se tė mirat. Pėr njė vepėr tė ligė, do tė hysh nė zjarr. Ndoshta pėr njė namaz nė xhami, veprat e liga janė mė shumė. Atė ditė do tė kesh nevojė pėr njė fjalė subhanallah qė veprat e mira tė jenė mė shumė.
Ditėn e Kiametit do tė vijė dikush dhe do i peshohen veprat qė ka punuar, tė mirat dhe tė kėqijat. Veprat e kėqija do tė jenė mė tė shumta, kėshtu peshorja e punėve tė kėqija do tė jetė mė e rėndė. Atij i duhet vetėm njė vepėr e mirė, e cila do i ndryshojė ekuilibrat. Do tė fillojė t’u kėrkojė njerėzve njė tė mirė, e cila do ia mundėsojė tė hyjė nė xhenet. Fillimisht do tė shkojė tek nėna e tij, por ajo do refuzojė t’ia japė
Duke i thėnė:”Vetja ime, vetja ime.” Do tė shkojė tek babai, vėllezėrit, motrat, fėmijėt, shokėt etj… por tė gjithė i pėrgjigjen me tė njėjtėn pėrgjigje. Nė fund do tė kalojė pranė njė njeriu qė ka male me vepra tė kėqija dhe nuk ka veēse njė vepėr tė mirė. Ai do i thotė:”Unė jam se jam i humbur. Merre ti kėtė tė mirė dhe shpėto!” Atėherė do tė gėzohet. Zoti do i thėrrasė atij qė i dha tė mirėn:”Ti nuk je mė i mėshirshėm se Unė. Prandaj hyni tė dy sė bashku nė xhenet.”
"Gjėmimi i tmerrshėm! Ē’ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Kush mund tė ta shpjegojė ty se ēfarė ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Atė Ditė njerėzit do tė jenė si fluturat e shpėrndara, kurse malet si leshi i shprishur. Sa i pėrket atij, veprat e (mira tė) tė cilit do tė rėndojnė nė peshore, ai do tė ketė njė jetė tė kėnaqur (nė Xhenet). E sa i pėrket atij, veprat e (mira tė) tė cilit nuk do tė rėndojnė nė peshore, Ai do tė ketė si strehim Humnerėn (e Xhehenemit)." (Karia, 1-9)
Ndėrkohė qė tė peshohen veprat, zemra jote do tė rrahė aq shumė nga frika dhe paniku, saqė tė duket sikur gjėmon. Ankthi i asaj dite do tė jetė shumė i madh.
Thotė Zoti nė Kuran mbi atė ditė:"ditėn (e Kiametit) kur disa fytyra do tė zbardhen e disa tė tjera do tė nxihen." (Al Imran, 106)
"Kjo ėshtė njė ditė, kur ata nuk do tė mund tė flasin dhe nuk do t’u jepet leje pėr t’u shfajėsuar." (Murselat, 35-36)
"..pėr Ditėn, kur ata do tė paraqiten tė zbuluar, kur asgjė e tyre nuk do tė jetė e fshehtė pėr Allahun. Kujt i pėrket pushteti i asaj dite? Allahut, tė Vetmit, Ngadhėnjimtarit! Atė ditė, ēdo njeri do tė shpėrblehet sipas asaj qė ka punuar; atė ditė nuk ka padrejtėsi! Allahu, me tė vėrtetė, ėshtė i shpejtė nė llogari." (Gafir, 16)
"Atė Ditė keqbėrėsi do tė hajė gishtat e duarve tė veta, duke thėnė: "Ah, sikur ta kisha marrė rrugėn (e drejtė) me tė Dėrguarin! Ah, sikur tė mos e kisha bėrė filanin mik!" (Furkan, 27-28)
Atė ditė do tė ketė fytyra tė zbardhura, plot hir dhe gėzim pėr shkak se punėt e mira janė mė tė shumta.. Ashtu siē do tė ketė fytyra tė zymta dhe tė nxira pėr shkak tė gjynaheve dhe tė dėnimit qė i pret.
Thotė Profeti a.s:"Do tė vijė njė burrė i shėndoshė ditėn kur peshohen veprat dhe pėr shkak se veprat e kėqija janė mė shumė, ai do tė hidhet nė peshore, nė anėn e veprave tė mira me qėllim qė ta rėndojė, por qė nuk do tė peshojė as edhe sa njė krah mushkonje." Mė pas Profeti a.s lexoi ajetin:"Ne nuk do tė vėmė kurrfarė peshe pėr ta (pėr veprat e tyre), nė Ditėn e Kiametit." (Kehf, 105)
"Dhe nė Ditėn e Kiametit, Ne do tė vendosim peshoret e sakta e askush nuk do tė pėsojė asnjė padrejtėsi." (Enbija, 47)
Sipas mendimit tė disa dijetarėve, bazuar nė kėtė ajet, peshoret e veprave do tė jenė tė shumta dhe jo vetėm njė. Njė peshore do tė jetė pėr tė peshuar moralin dhe edukatėn tėnde. Njė peshore do tė jetė pėr tė peshuar adhurimet dhe pėrkushtimin fetar. Njė peshore do tė jetė pėr tė folurėn, njė tjetėr pėr tė drejtat e njerėzve, njė peshore tjetėr pėr tė peshuar kontributin tėnd nė pėrhapjen e islamit... dhe nė ēdo peshore do tė vihen veprat e mira dhe ato tė kėqija.
Vallė si do tė jetė peshorja e fjalėve tua o motėr? Me ēfarė fjalėsh do tė jetė e mbushur? Nė ē'gjendje ėshtė peshorja e kontributit tėnd pėr islamin o vėlla dhe motėr? Sa ėshtė depozita juaj nė kėtė peshore? Po lidhur me peshoren e adhurimeve, nė ē'hall ėshtė ajo? Vallė a ka ndonjė qė i lexon kėto rreshta dhe qė peshorja e veprave tė mira ėshtė bosh fare?

Vepra tė vogla dhe tė mira, por qė rėndojnė nė peshore.

1 – Sadakaja. Thotė Profeti a.s:"Kush jep sadaka qoftė dhe me vlerėn e njė koke hurme, nga njė pasuri e fituar nė rrugė tė ndershme, pasi Zoti nuk e pranon veēse atė qė ėshtė fituar ndershmėrisht, Zoti do e shtojė atė pėr dorėdhėnėsin, ashtu siē kujdeset dikush prej jush pėr mėzin gjer sa tė rritet. Ditėt e Kiametit, ajo sadaka e dhėnė do tė vijė sa mali i Uhudit dhe do tė vihet nė peshore."
2 – Shpėrblimi i veprave tė mira qė tė gjallėt ua kanė dhuruar tė vdekurve. Kur tė jenė duke u peshuar veprat e dikujt, melekėt do tė venė nė peshore edhe disa vepra qė ai nuk i kujton t'i ketė vepruar. Ata do i thonė qė ėshtė shpėrblimi i disa veprave tė mira, qė fėmijėt e tij ose tė afėrmit ua kanė dhuruar pasi kishin vdekur. Nėse edukimi me frymė fetare i fėmijėve nuk do tė kishte shpėrblim tjetėr, do tė mjaftonte si arsye qė fėmijėt tanė t'i edukojmė si tė bėhen myslimanė dhe besimtarė tė mirė. Ata prindėr qė bėhen pengesė dhe barrierė nė rrugėn e pėrkushtimit fetar tė fėmijėve tė tyre, do tė vijė njė ditė qė tė pendohen pėr atė qė kanė bėrė.
Dijetarėt myslimanė kanė rėnė nė konsensus mbi katėr vepra, shpėrblimi i tė cilave i arrin tė vdekurit. Kėto vepra janė:"Haxhi, Umreja, sadakaja dhe lutja."
3 – Veshja e hixhabit pėr femrat. Shumė motra mendojnė se shpėrblimin pėr veshjen e hixhabit e kanė marrė vetėm atė ēast qė e kanė veshur, por jo. ēdokush qė tė sheh tė veshur me hixhab dhe kujton Zotin, bėhet shkak qė ti o motėr tė shpėrblehesh. Pėr ēdo ēast qė kalon, ti o motėr shpėrblehesh pėr hixhabin tėnd qė ke veshur.
4 – Shpėrblimi pėr pėrpjekjet e dikujt qė t'u mėsojė njerėzve gjėra tė dobishme. Thotė Profeti a.s:"Do tė sillet dikush Ditėn e Kiametit dhe do tė vihet para peshores. Mė pas do tė sillet njė re e rėndė dhe do tė vihet nė anėn e veprave tė mira. Personi do tė pyes:"O Zot! Nga se erdhi kjo?" Zoti do i pėrgjigjet:"Ėshtė nga e mira qė u ke mėsuar njerėzve."
Nėse i ke mėsuar dikujt njė hadith tė Profetit a.s, dije se ai hadith do tė vihet tė peshohet nė peshore.
Por atė Ditė do tė ndodhė edhe e kundėrta. Ndėrkohė qė e sheh peshoren e veprave tė mira tė mbushura plot e pėrplot dhe tė rėndė sa s'ka mė, nė ēast i sheh kėto vepra tė mira tė shndėrrohen nė pluhur tė pavlerė.
Thotė profeti Muhamed a.s:"Njoh disa njerėz nga umeti im qė Ditėn e Kiametit do tė vijnė me vepra tė mira sa mali i Tuhame, por qė Zoti do ua shndėrrojė pluhur."
Tė pranishmit qė e dėgjuan kėtė hadith, e pyetėn tė ēuditur:"Po pėrse o i dėrguar i Allahut?"
Profeti a.s u pėrgjigj:"Ata janė prej jush, kanė ngjyrėn tuaj dhe flasin gjuhėn tuaj. Ata janė njerėz qė sa herė pėrballen me haramin, e veprojnė atė."
Sa herė qė ėshtė vetėm, vepron gjynahe dhe vepra tė liga. Nuk i ka ndodhur qė kur tė jetė vetėm tė veprojė njė vepėr tė mirė, tė falė dy rekate, tė japė sadaka pa e marrė vesh kush etj... Tė gjithė ne veprojmė gjynahe dhe kėtė e bėjmė kur jemi larg syve tė njerėzve, por bėjmė dhe tė mira fshehurazi pa e ditur kush. Kurse personat e lartpėrmendur nė hadith, janė tė tillė qė veē vepra tė liga veprojnė nė vetmi dhe larg syve tė njerėzve.
5 – Njė vepėr tjetėr qė e rėndon peshoren atė Ditė, do tė jetė dhe nijeti, qėllimi i mirė. Nėse njė vajzė bėn nijet qė pasi tė martohet tė lindė njė djalė, tė cilin do e edukojė qė tė bėhet si Salahudin Ejubi, tė fuqizojė fenė etj... dhe ndodh qė nuk martohet, ose nuk lind, ajo do e marrė shpėrblimin sikur tė kishin ndodhur tė gjitha kėto. Nėse njė i varfėr uron qė tė ketė edhe ai pasuri dhe t'i shpėrndajė pėr pėrhapjen e islamit, pėr tė ndihmuar tė varfrit etj... do tė shpėrblehet sikur i ka bėrė kėto vepra.
Thotė Profeti a.s:"Kush rrit njė kalė me qėllim qė tė pėrdoret pėr kauzėn islame, ushqimi i tij dhe ēdo hap do tė vihen nė peshoren e veprave tė mira Ditėn e Kiametit."
Gjatė kohės qė vihen punėt nė peshore, herė do tė rėndohet peshorja e veprave tė mira dhe herė ajo e veprave tė kėqija. Kjo do tė ndodhė sidomos me ata qė e merrnin fenė me hezitim, herė faleshin dhe herė nuk faleshin, herė nė rrugėn e Zotit dhe herė tė tjera nė atė tė shejtanit. Njerėz tė tillė do tė pėrjetojnė ankth tė madh teksa shohin peshoren e veprave tė kėqija tė rėndohet.
Ndėrkohė, do tė ketė njerėz tė tjerė qė do t'u shkėlqejnė sytė nga gėzimi dhe lumturia, teksa shohin veprat e tyre tė mira tė dominojnė ato tė kėqijat. Ashtu siē do tė ketė njerėz tė cilėt gjatė gjithė kohės do tė vendosin veē vepra tė liga nė peshore.
Pasi tė vendosen tė gjithė veprat, tė mira dhe tė kėqija nė peshore, vjen ēasti mė i vėshtirė pėr njeriun. Nė kėtė moment, Zoti do tė vendosė drejtėsinė pėr tė gjithė ata njerėz qė u ėshtė bėrė padrejtėsi. Kushdo qė i ėshtė bėrė padrejtėsi nga ky person, do tė vijė dhe do tė kėrkojė nga Zoti tė vendoset drejtėsia. Ata do kėrkojnė tė drejtat e tyre pėr sharjet, pėrgojimet, fyerjet etj...
Thotė Profeti a.s:"Do tė sillet peshorja dhe do tė vendoset pėr tė peshuar veprat e njerėzve. Pasi tė peshohen veprat e dikujt, do tė thėrrasė njė zė:"Ky ėshtė filani i biri i filanit! Kujt i ėshtė bėrė padrejtėsi prej tij, le tė vijė tė marrė hakun nė kėtė ēast! Tė gjithė ata njerėz tė cilėve u ka bėrė padrejtėsi nė dynja, do tė shkojnė dhe do marrin nga veprat e tij tė mira. Robi do tė thėrrasė:"O Zot! Mu mbaruan tė gjithė veprat e mira!"
Vallė cilat janė veprat e tua tė mira qė i llogarit si mė tė shtrenjtat? Mos ėshtė agjėrimi i Ramazanit dhe adhurimi qė ke bėrė gjatė kėtij muaji? Imagjinoji ato ēaste kur tė tė merret kjo vepėr e mirė pėr shkak se ke pėrgojuar njerėzit! A e ndjen dhimbjen qė tė shkakton kjo?
Por do tė ketė edhe mė keq se kaq. Njė ditė Profeti a.s i pyeti shokėt:"A e dini se kush ėshtė i falimentuar?” Ata i thanė: "Tek ne i falimentuar ėshtė ai qė nuk ka pasuri.” Profeti a.s u tha:"I falimentuar, ėshtė ai qė ditėn e kiametit do tė vijė me shumė namaz, shumė agjėrime dhe vepra tė mira, por ka sharė dikė, ka qėlluar dikė tjetėr, ka vrarė dikė, ka marrė pa tė drejtė pasurinė e njerėzve… Kėto njerėz do t’i marrin tė gjitha tė mirat e tij derisa t’ i mbarojnė tė mira. Kur t'i mbarojnė tė mirat,, do t’i japin nga tė kėqijat e tyre, dhe mė pas do tė hidhet nė zjarr.”
Pra jo vetėm qė do tė tė merren veprat e mira, por do tė tė jepen edhe gjynahet e atyre tė cilėve u ke bėrė padrejtėsi. Ruaje veten nga tė bėrit padrejtėsi o vėlla dhe oj motėr! Pėrse pranon qė nė peshoren e veprave tė kėqija tė vendosen edhe gjynahe qė ti nuk i ke vepruar? Pėrse pranon edhe gjynahet e tė tjerėve?
Para se tė vdesė, Profeti a.s u foli myslimanėve nė xhami. Ndėr tė tjera, ai u tha:"Nėse dikujt ia kam nėpėrkėmbur nderin, le tė ma marrė hakun tani. Nėse dikujt i kam marrė pasuri, ja ku e ka pasurinė time, le tė marrė ē'tė dojė. Nėse dikė e kam goditur padrejtėsisht, ja ku ėshtė shpina ime, le tė mė godasė. Unė dua tė dal para Zotit pa asnjė padrejtėsi mbi supe."
Edhe pse momenti i peshimit tė veprave do tė jetė shumė i vėshtirė, Zoti e ka lėnė tė hapur derėn e shpresės dhe tė mėshirės. Thotė Profeti a.s nė njė hadith:"Dy njerėz nga umeti im, do tė vijnė ditėn e kiametit dhe do tė gjunjėzohen para Arshit. Njėri prej tyre do thotė:"O Zot, merrma hakun, nga ky qė mė ka bėrė padrejtėsi." Zoti do i thotė tjetrit:"Jepja hakun." Por ai do i pėrgjigjet:"O Zot, mė janė mbaruar tė mirat e mia." Zoti do i thotė tė parit:"I janė mbaruar tė mirat." "O Zot, - do i thotė i pari- merr nga tė kėqijat e mia dhe hidhja atij." Por Zoti do i thotė:"A nuk do tė dėshiroje diēka mė tė mirė?" "Ēfarė ėshtė ajo o Zot" – do pyesė ai. "Ngrije kokėn dhe shiko" – do i thotė Zoti. Do e ngrejė kokėn dhe do tė shohė njė pallat prej diamanti dhe floriri, gjė qė nuk kish parė tė tillė mė parė.
I habitur do e pyesė Zotin:"I cilit profeti dhe i cilit shehid ėshtė ky pallat o Zot?" Zoti do i pėrgjigjet:"Ėshtė i atij qė mundet ta paguajė ēmimin e tij."
Njeriu do e pyesė:"Po kush mundet ta paguajė ēmimin e kėtij pallati o Zot?" "Ti" – do i thotė Zoti.
"Po si o Zot?" do e pyesė njeriu.
"Duke e falur vėllain tėnd - do i pėrgjigjet Zoti. "E kam falur o Zot, e kam falur" – do tė thotė njeriu.
Zoti do i thotė:"Merre vėllain tėnd pėr dore dhe hyni sė bashku nė xhenet."
Dita e peshimit tė veprave do tė jetė e vėshtirė edhe pėr ata qė nuk i shlyejnė borxhet. Thotė Profeti a.s:"Kush vdes duke pasur borxh qoftė dhe njė dinar apo derhem, do i merren veprat e mira nga peshorja derisa tė shlyejė borxhin."
Nuk mė harrohet njė rast kur pashė mbi derėn e njė shtėpie tė shkruar njė letėr:"Kujtdo qė babai ynė i ka marrė borxh dhe nuk ia ka kthyer, le tė sjellė njė dėshmitar dhe tė vijė tė marrė tė drejtėn e tij."
Veēsa pėrmendėm mė lart, ka edhe vepra tė tjera qė e rėndojnė peshoren e veprave tė mira. Nga kėto vepra janė:
1 - Tė ftosh dikė nė islam. Nėse bėhesh shkak qė dikush tė pėrkushtohet nė fe, tė gjithė tė mirat e tij dhe tė atyre qė ai bėhet shkak qė tė pėrkushtohen, tė vihen nė peshoren e veprave tė tua Ditėn e Kiametit.
2 – Pėrmendja e Zotit dhe sidomos fjalėt "Subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil adhim". Nė njė hadith Profeti a.s thotė:"Dy fjalė tė lehta pėr t’u shqiptuar, tė rėnda nė peshore, tė dashura tek Zoti, ato janė:"subhanallahi ve bi hamdihi, subhanallil adhijm.”
Pėrsėriti sa mė shpesh kėto fjalė o vėlla dhe oj motėr, me qėllim qė ta rėndoni sa mė shumė peshoren e veprave tė mira. Veē kėsaj, i kėshilloni me anė tė mesazheve elektronikė dhe sms-ve edhe shokėt dhe shoqet tuaja.
3 – Tė pėrsėrisėsh sa mė shpesh fjalėn "Elhamdulilah" Thotė Profeti a.s:"Fjala "Elhamdulilah", e mbush peshoren."
4 – Morali i mirė. Thotė Profeti a.s:"Nuk ka gjė mė tė rėndė nė peshore se morali i mirė."
5 – Nata e Kadrit. Ajo ėshtė nata qė ėshtė mė e vlefshme dhe mė e mirė se njė mijė muaj.
6 – Thotė Profeti a.s:"Do tė qėndrojė dikush nga umeti im para Zotit ditėn e kiametit dhe do tė thotė Zoti: I hapni regjistrat (e veprave) dhe do i hapen 99 regjistra, secili prej tyre shtrihet deri nė horizont. Kur i shikon do e kuptojė qė ėshtė i humbur. Do i vendosen veprat e mira nė njėrėn anė tė peshores dhe regjistrat e veprave tė kėqija nė anėn tjetėr dhe do e ulin peshoren regjistrat e veprave tė kėqija. Zoti do e thėrrasė:"O robi Im, a ke ndonjė justifikim, pėr kėto gjynahe?" "Jo o Zot" – do pėrgjigjet. Do e pyesė pėrsėri Zoti:"Mos tė kanė bėrė ndonjė padrejtėsi melekėt?" "Jo o Zot" – do pėrgjigjet pėrsėri." Mos tė kam bėrė Unė padrejtėsi o robi Im"- e pyet Zoti? "Jo, o Zot" – ia kthen njeriu. "Mos nuk tė ka arritur mesazhi Im nė dynja?" "Po o Zot mė arriti"- do i thotė. "O robi Im- i thotė Zoti- mos vallė ke tė mira tė tjera qė nuk i kemi vendosur?" "Jo o Zot" – do pėrgjigjet. "Po o robi im- do i thotė Zoti- e ke akoma njė tė mirė qė nuk e kemi vendosur nė peshore". Njeriu do i thotė:"Po ēfarė do tė bėjė njė e mirė kundrejt 99 regjistrave tė mbushur me gjynahe o Zot?" Zoti do i pėrgjigjet:"O robi Im, tek Unė nuk i bėhet kujt padrejtėsi. O melekėt e Mi, silleni tė mirėn e robit Tim dhe melekėt sjellin nė ēast njė copė kartė." Njeriu kur e sheh do thotė:"Po ēfarė do tė bėjė njė copė kartė kundrejt 99 regjistrave me gjynahe o Zot?" Zoti do u thotė melekėve:"Vendoseni kartėn nė krahun e punėve tė mira". Nė tė shihet e shkruar fjala " Nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij". Kur vendoset nė peshore, menjėherė e rėndon krahun e punėve tė mira”.
Profeti a.s mė pas shton:” Nuk ka gjė mė tė rėndė nė peshore se emri i Allahut”.
Kėmbėt e Abdullah ibnu Mesudit ishin tė thata dhe tė holla. Megjithatė, Profeti a.s tha kur i pa shokėt tė qeshin me kėmbėt e tij:"A po qeshni me kėmbėt e tij tė holla?! Pėr Zotin njė kėmbė e Abdullah ibnu Mesudit do tė peshojė mė shumė nė peshore se vetė mali i Uhudit."
E lusim Zotin qė t'a rėndojė peshoren e veprave tona tė mira! Amin!
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi