Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė paralajmėrim qė kėrkon vėmendjen tonė

Shko poshtė

Njė paralajmėrim qė kėrkon vėmendjen tonė Empty Njė paralajmėrim qė kėrkon vėmendjen tonė

Mesazh nga NoOrA Mon Feb 22, 2010 4:52 am

Sipas fesė islame, grumbullimi i pasurisė pėr t’a shtuar atė, ėshtė i panatyrshėm, i panjerėzishėm dhe ēon nė humbje tė madhe.

"O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit ndaj Allahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit." (El Munafikunė: 9)

Ky ajet kuranor e fton njerėzimin tė pėrpiqet pak nė kėtė botė, pėr tė fituar shpėrblimin e pėrjetshėm nė botėn tjetėr. Kjo ėshtė njė thirrje pėr tė shpėtuar veten nga preokupimi i tepėrt me pasurinė dhe familjen, pasi kėto tė fundit mund tė na shmangin prej adhurimit tė Krijuesit.
Por ne njerėzit nuk jemi largpamės. Ne mendojmė mė shumė pėr kėnaqėsitė momentale sesa pėr harmoninė e pėrkryer dhe qetėsinė e plotė tė botės tjetėr. Allahu nė kaptinėn Et Tekathur thotė se njerėzit vazhdojnė tė preokupohen pėr shtimin e pasurisė sė kėsaj bote, derisa tė vizitojnė varret (tė vdesin) dhe atėherė tė pyeten pėr tė mirat e dynjasė.
A mos do tė thotė kjo se nuk duhet tė vėmė pasuri? Sigurisht qė jo, pasi pasuria dhe pasardhėsit mund tė jenė tė dobishme pėr besimtarin. Veē kėsaj, ne tė gjithė kemi nevoja minimale qė duhen pėrmbushur. Por duhet tė kujtojmė se kėnaqėsitė e kėsaj bote janė tė pėrkohshme, ndėrsa bota tjetėr ėshtė mė e dobishme dhe kjo e fundit fitohet duke qenė bujarė nė bamirėsi dhe duke pėrmbushur nevojat e tė tjerėve, si ato tė jetimit dhe udhėtarit. Pasuria na kthehet vetėm kur ne e dhurojmė atė.
Ata qė jepen pas shumėfishimit tė pasurisė dhe e shohin kėtė botė si qėllim nė vetvete dhe jo si njė mjet pėr tė arritur njė qėllim mė tė lartė, janė fajtorė pėr njė formė idhujtarie qė bėjnė. Koha nė tė cilėn jetojmė i ka shndėrruar bankat e mėdha dhe institucionet financiare nė idhuj. Miliarderėt konkurrojnė ashpėr me njėri-tjetrin dhe nuk i zė gjumi natėn nga shqetėsimi se mos humbin ndonjė marrėveshje tė rėndėsishme biznesi. Ndėrsa bankierėt, tė cilėt pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė dhe pangopshmėrisė sė tyre, i nxjerrin punonjėsit nė rrugė tė madhe, janė njerėz qė kanė dalė jashtė kufijve tė sjelljes njerėzore.
Ekonomia neoklasike tradicionalisht ėshtė fokusuar nė katėr kategori kryesore: toka, puna, kapitali dhe paraja. Tre tė parat janė tė kufizuara, ndėrsa e katėrta, paraja, ėshtė nė teori e pakufizuar. Prandaj dhe lakmia pėr paranė nė veēanti ėshtė dobėsi e madhe njerėzore. Kėshtu, u krijua njė sistem qė e lejonte hapjen e njė banke me njė shumė fillestare prej 1 poundi (monedha britanike) dhe mė pas e lejonte bankėn t'i jepte 100 pound hua njė klienti (shumė kjo mė e madhe se depozita e bankės) duke i kėrkuar atij nė kėmbim garanci pasurore.
Huadhėnėsi tani ka 100 pound pėrfshirė interesat e fituara pa mund. Banka vazhdon tė japi hua derisa rritja kanceroze e shkaktuar nga lakmia pėr para ēon nė kolapsin e sistemit. Ky sistem ekonomik me bazė interesin, dikur ishte i ndaluar nga tė gjitha besimet. Njerėzit kishin intuitė tė pastėr dhe vizion tė thellė pėr tė kuptuar se njė sistem me bazė interesin do tė kishte efekte shkatėrruese tė panumėrta pėr shoqėrinė.
Nga ana tjetėr, sistemi klasik islam mbėshtetet mbi njė standard ari dhe argjendi i cili mundėson stabilitet tė vlerės sė aseteve. Shoqėria myslimane nė kulmin e lulėzimit tė saj ishte shoqėri komerciale qė nuk i dha kurrė vlerė parasė. Asnjėherė nuk u pa paraja si fund nė vetvete.
Megjithatė, me heqjen e standardit tė arit, u hoqėn gjithashtu dhe kufizimet teorike qė ekzistonin nė lidhje me interesat. Kriza ekonomike e vitit tė kaluar, pasojat pėrfundimtare tė tė cilės janė tė paimagjinueshme, nxorri nė pah efektet shkatėrruese tė njė sistemi ekonomik me bazė interesin. Ne njerėzit nga natyra nuk jemi largpamės. Megjithatė, nė kohė krize duhen marrė masa. Ka ardhur koha qė tė tregohemi mė tė zgjuar dhe mė tė pėrmbajtur. Besimtari nuk e tepron nė grumbullimin e pasurisė sė kėsaj bote, pasi ai apo ajo e gjen lumturinė dhe paqen e vėrtetė vetėm nė pėrkujtimin e Zotit dhe nė botėn tjetėr.
Ka ardhur koha tė mendohemi seriozisht pėr njė sistem alternativ ekonomik qė tė zėvendėsojė sistemin aktual, rreziqet e tė cilit tashmė janė tė qarta. Pas pushtimit tė Mekės, u shpall njė ajet qė i urdhėronte besimtarėt tė hiqnin dorė nga transaksionet me interes. Njė sistem i ri qė mbėshtetej mbi njė standard ari dhe argjendi u vendos.
Ata qė qenė mbėshtetur nė sistemin e vjetėr, fillimisht e patėn tė vėshtirė tė kuptonin se si do tė mund tė funksiononte njė sistem pa normė interesi. Njė sistem i tillė jo vetėm qė funksionoi, por falė tij u ndėrtua dhe njė qytetėrim i suksesshėm.
Vitin e kaluar, ekonomia desh ra nė humnerė. Tani ne duhet tė tregojmė vetėpėrmbajtje dhe urtėsi, nėse duam tė parandalojmė katastrofėn e vėrtetė ekonomike.

vizion-islam.com
----------------------------------------
Autori ėshtė komentator, historian, pėrkthyes dhe studiues anglez. Ai ėshtė diplomuar pėr gjuhė arabe nė Universitetin e Kembrixhit dhe mė pas pėr studime islame ne Universitetin e El-Ezherit nė Kajro. Ai ka pėrkthyer disa tekste klasike arabe, duke pėrfshirė kėtu dhe dy vėllime tė librit mė tė famshėm tė imam Gazalit “Ihja Ulum ed-Din – Pėrtėritja e diturive fetare". Ai ka dhėnė intervista tė shumta pėr BBC-nė dhe ka botuar mjaft artikuj nė gazeta dhe revista tė ndryshme.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi