Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirėsitė e Vdekjes

Shko poshtė

Mirėsitė e Vdekjes Empty Mirėsitė e Vdekjes

Mesazh nga NoOrA Tue Feb 23, 2010 11:24 am

Na rrėfen Ebu Esh-Shejhu nė “Tefsirin” e tij si dhe Ebu Nuajmi nga Bilal bin Sead i cili i kėshillonte njerėzit me kėto fjalė: “O banues tė amshueshmėrisė, o banues tė pėrhershmėrisė, ju nuk jeni krijuar pėr t’u zhdukur e as pėr t’u asgjėsuar, por u krijuat pėr amshueshmėri dhe pėrhershmėri, andaj vėrtetė do tė kaloni (transferoheni) nga njė shtėpi nė njė shtėpi tjetėr (nga dunjaja pėr nė Ahiret).”
Ebu Nuajmi tregon se po kėshtu i kėshillonte njerėzit edhe halifi i drejtė i muslimanėve Omer bin Abdulazizi.
Transmeton Ibėn El-Mubareku nė librin e tij “Ez-Zuhd”, Taberaniu nė “El-Kebir”, Hakimi nė “El-Mustedrek” dhe Bejhekiu nė “Shuabul Iman” nga Abdullah bin Amėr r.a.se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., kishte thėnė: “Dhurata e besimtarit ėshtė vdekja!”
Tė njėjtin hadith e transmeton edhe Dejlemiu nė musnedin e Firdevsit nga Xhabiri r.a.
Po ashtu transmetohet nga Husejn bin Alij r.a. se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ka thėnė: “Vdekja pėr besimtarin ėshtė si njė bimė aromatike”.
Na ka pėrcjellur Imam El-Bejhekiu nė “Shuabul Iman” ku njėherit e cilėson si hadith tė dobėt, e po ashtu edhe Dejlemiu nga Hz. Aisheja r.a. se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ka thėnė: “Vdekja ėshtė pėrfitim (dobi, levėrdi), kurse mėkati fatkeqėsi (mjerim). Varfėria ėshtė qetėsim (rehati), ndėrsa pasuria dėnim (ndėshkim). Mendja ėshtė dhuratė nga i Madhi Allah, kurse injoranca (padija) ėshtė humbje. Padrejtėsia (zullumi) ėshtė pendim (keqardhje), ndėrsa bindja (ndaj Zotit) kėnaqėsi e syrit. Tė qajturit nga frika e Allahut ėshtė shpėtim nga zjarri, kurse tė qeshurit (e tepėrt) ėshtė shkatėrrim i trupit dhe ai qė pendohet nga mėkatet ėshtė si ai qė nuk ka mėkate fare”!
Transmeton Imam Ahmedi dhe Seid bin Mensuri nė “Sunenin” e tij me sened tė vėrtetė nga Mahmud bin Lebid r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., ka thėnė: “Dy gjėra i urren biri i Ademit. E urren vdekjen, e vdekja ėshtė mė e mirė pėr tė se sa fitneja (sprovat e ndryshme), dhe e urren pakėsimin e pasurisė, e pasuria e paktė ka llogari tė paktė”!
Hadith tė ngjashėm na transmeton edhe Imam El-Bejhekiu nė “Shuabul Iman” nga Zurate bin Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s., ka thėnė: “Njeriu e don jetėn (tė jetojė gjatė), mirėpo vdekja pėr tė ėshtė shumė mė e mirė. Gjithashtu njeriu dėshiron tė ketė shumė pasuri, por pasuria e pakėt do tė ketė llogari tė pakėt”!
Transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nga Ebu Katadeh r.a., i cili kishte thėnė: “Pėrderisa njė xhenaze kaloi pranė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s., ai tha: “I rehatshėm (i qetė) dhe tė rehatshėm (tė qetėsuar) prej tij”. E pyetėn: “O i Dėrguar i Allahut, ēfarė don tė thotė i rehatshėm dhe tė rehatshėm prej tij? U pėrgjigj: “Kur vdes besimtari, ėshtė i rehatshėm dhe i qetė nga hiset (fatet, risket, tė mirat dhe tė kėqijat) e kėsaj bote, kurse me vdekjen e robit tė keq (tė shfrenuar) ėshtė i qetė i tėrė qyteti, njerėzit, kafshėt dhe bimėt”!
Transmeton Ibėn El-Mubareku dhe Taberaniu nga Abdullah bin Amėr bin As e ky nga Pejgamberi a.s. qė kishte thėnė: “Dunjaja ėshtė burg dhe shterpėzim (e pavlerė) pėr besimtarin. Kur del nga kjo botė (kur tė vdes), del nga burgu dhe shterpėzimi”!
Prap transmeton Ibėn El-Mubareku nga Abdullah bin Amri i cili kishte thėnė: “Vėrtetė dunjaja ėshtė xhennet (parajsė) pėr jobesimtarin, kurse burg pėr besimtarin. Shembulli i besimtarit kur i del shpirti i tij ėshtė si shembulli i njė tė burgosuri i cili del (lirohet) nga burgu dhe nga kėnaqėsia fillon tė shėtit nėpėr tokė duke shijuar ditėt e lirisė”.
Me pak ndyshime shėnon edhe Ibėn Ebi Shejbeh nė veprėn e tij “El-Musannif” nga Abdullah bin Amri i cili kishte thėnė: “Dunjaja ėshtė burg pėr besimtarin, kurse xhennet pėr jobesimtarin. Kur vdes besimtari, i duket sikur ka dalur nga burgu dhe fillon tė shėtit nėpėr xhennet kah dėshiron ai”.
Na pėrcjell Ebu Nuajmi nga Ibėn Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., i kishte thėnė Ebu Dherrit: “O Ebu Dherr, vėrtetė dunjaja ėshtė burgu i besimtarit, varri ėshtė prehja e tij dhe xhenneti ėshtė pėrfundimi i tij. O Ebu Dherr, vėrtetė dunjaja ėshtė parajsė pėr jobesimtarin, varri ėshtė ndėshkimi i tij dhe zjarri ėshtė pėrfundimi i tij”!
Transmeton En-Nesaiu, Taberaniu dhe Ibėn Ebi Ed-Dunja nga Ubadete bin Es-Samit r.a. i cili kishte thėnė se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk ka shpirt mbi sipėrfaqen e tokės qė vdes e qė dėshiron tė kthehet nė dunja edhe sikur tė ketė tėrė begatitė dhe tė mirat e dunjasė mė pėrjashtim tė shehidit (martirit) , ai dėshiron tė kthehet prap nė dunja dhe tė bie shehid pėrsėri pėr shkak tė mirave qė ka pėrgatitur Allahu nė xhennet pėr tė (shehidin)”!
Na ka treguar Ibėn Ebi Shejbeh nė veprėn e tij “El-Musannif”, Merveziu nė “El-Xhenaiz” si dhe Taberaniu nga Abdullah Ibėn Mes’udi r.a. i cili kishte thėnė: “Ka shkuar pastėrtia (e mira) e dunjasė dhe nuk ka mbetur vetėm turbullira (e keqja) e saj, atėherė vdekja ėshtė dhuratė pėr ēdo musliman”.
Transmeton EL-Merveziu, Ibėn Ebi Ed-Dunja dhe El-Bejhekiu nė “Esh-Shuab” nga Ibėn Mes’udi r.a. i cili kishte thėnė: “Sa tė bukura dhe sa tė kėndshme janė dy gjėra qė njerėzit i urrejnė, ato janė: varfėria dhe vdekja”.
Tregon Ibėn Ebi Shejbeh dhe El-Merveziu nga Tavusi i cili kishte thėnė: “Nuk e ruan fenė e njeriut vetėm gropa e tij (varri)”.
Transmeton Ibėn Ebi Shejbeh, Ibėn El-Mubareku nė “Ez-Zuhd” dhe El-Merveziu nga Er-Rebi’ bin Hajthem i cili kishte thėnė: “Nuk ka diē mė tė mirė qė e pret besimtari se sa vdekja”.
Na ka pėrcjellur Ibėn Ebi Ed-Dunja nga Malik bin Migvel i cili kishte thėnė: “Mė kanė treguar se gėzimi i parė qė hynė tek besimtari ėshtė vdekja, pėr shkak tė dhuratave dhe shpėrblimeve qė ka pėrgatitur Allahu pėr tė”.
Ka shėnuar Imam Ahmedi nė veprėn e tij “Ez-Zuhd” dhe Ibėn Ebi Ed-Dunja nga Ibėn Mes’udi r.a. i cili kishte thėnė: “Besimtari nuk ka rehati derisa ta takoi Allahun xh.sh.”.
Ka shėnuar Ibėn Ebi Shejbeh nė “Musannifin” e tij, Abdurrezaku nė “Tefsirin” e tij, Hakimi nė “El-Mustedrek”, Taberaniu dhe Merveziu nė “El-Xhenaiz” se Ibėn Mes’udi r.a. kishte thėnė: “Nuk ka njeri qė vdes qoftė i mirė apo i keq e qė vdekja tė mos jetė pėr tė mė e mirė se jeta nė kėtė botė, sepse nėse ka qenė i mirė, Allahu thotė nė Kur’an: “...e pėr tė mirėt mė e dobishmja ėshtė ajo qė ėshtė tek Allahu”, por nėse ka qenė i keq, Allahu thotė nė Kur’an: “Tė mos mendojnė ata qė nuk besuan se afatin qė u dhamė Ne atyre tė jetojnė, ėshtė nė dobi tė tyre. Ne i lamė tė jetojnė vetėm qė tė shtojnė edhe mė shumė mėkatet, se ata i pret dėnim nėnēmues”.
Transmeton Ibėn El-Mubareku dhe Ahmedi nė “Ez-Zuhd” nga Hajjan bin Xhebleh i cili thotė se Ebu Dherri dhe Ebu Ed-Derda r.a. i kanė kėshilluar njerėzit me kėto fjalė : “Keni lindur pėr tė vdekur, keni ndėrtuar pėr shkatėrrim, po lakmoni nė ato gjėra qė janė tė pėrkohshme dhe kalimtare, kusre po i braktisni ato qė janė tė pėrhershme dhe nuk kanė fund, vėrtetė sa tė mrekullueshme janė tri gjėra qė njerėzit i urrejnė shumė, ato janė: vdekja, sėmundja dhe varfėria”.
Transmeton Ibėn Sa’di nė “Et-Tabekat” dhe El-Bejhekiu nė “Esh-Shuab” nga Ebu Ed-Derda r.a. i cili kishte thėnė: “E dua varfėrinė nė shenjė modestie ndaj Zotit tim; e dua vdekjen nga malli i madh pėr tu takuar me Zotin tim; dhe e dua sėmundjen pėr t’u pastruar nga gjynahet e mia”!
Ka shėnuar Imam Ahmedi nė “Ez-Zuhd” dhe Ibėn Ebi Ed-Dunja se Ebu Ed-Derda r.a. ka thėnė: “Selami (pėrshėndetja islame) ka qenė dhurata mė e mirė pėr mua qė mė ka dhuruar njė vėlla musliman, dhe lajmi mė i mirė qė kam dėgjuar pėr tė ka qenė momenti kur ka ndėrruar jetė”.
Transmeton Ibėn Ebi Ed-Dunja nga Muhammed bin Abdulaziz Et-Tejmi i cili kishte thėnė: “E kanė pyetur Abdula’la Et-Tejmiun se ēfarė dėshiron mė sė shumti pėr vetveten dhe familjen tėnde, e ai iu kishte pėrgjigjur: Vdekjen.”
Transmeton Et-Taberaniu nga Ebi Malik El-Esharijj r.a. e ky nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., i cili kishte bėrė kėtė lutje: “O Zoti im, ia bėn tė dashur vdekjen atij qė e din me tė vėrtetė se unė jam i Dėrguari Yt”!
Tregohet se kur meleku i vdekjes erdhi tek Ibrahimi a.s. pėr t’ia marrė shpirtin, ky i tha: “O melek i vdekjes, a ke parė ti qė ndonjė mik t’ia merr shpirtin mikut tė vet? Pastaj meleku i vdekjes pasi u ngrit nė qiell tek Allahu xh.sh, Zoti i tha: “Thuaj Ibrahimit se a e ke parė ti ndonjė mik qė e urrenė takimin me mikun e vet? Meleku u kthye tek ai dhe i tregoi se ēfarė i kishte thėnė Allahu, kurse ai ia ktheu: “Atėherė mė merr shpirtin menjėherė”! (transmeton Imam Ahmedi 419/2)
Transmeton El-Asbehani nė “Et-Tergib” nga Enes ibėn Maliku r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., i ka thėnė: “Nėse nuk e harron porosinė time, atėherė nuk ka asgjė mė tė dashur pėr ty se sa vdekja”!
Ka Shėnuar Ibėn Seadi nga Hasani i cili tregon: “Kur Hudhejfes ju kishte afruar vdekja, kishte thėnė: “Ka ardhur i dashuri (meleku i vdekjes) duke qenė nė varfėri. Ai qė pendohet (pak para vdekjes) nuk gjenė shpėtim. E falėnderoj Allahun i Cili mė ruajti nga sprovat e kėsaj bote!”
Hajjan ibėn El-Esved ka thėnė: “Vdekja ėshtė urė qė lidh tė dashurin me tė dashurin!”
Ka thėnė Ebu Uthmani: “Shenjė e dashurisė (sė Zotit) ėshtė tė duash vdekjen kur je nė rehati!”
Disa tė tjerė kanė thėnė: “Tė dashuruarit (ashikėt) e ndjejnė ėmbėlsinė e vdekjes gjatė ardhjes sė saj. Atyre ju zbulohet (nė momentin e vdekjes) se ajo ēfarė ka pėrgaditur Zoti pėr ta ėshtė shumė mė e mirė se jeta nė kėtė botė!”
Transmeton Ibėn Asakiri nga Dhunnun El-Misri i cili kishte thėnė: “Esh-Sheuku”, dashuria e zjarrtė ndaj Zotit ėshtė grada mė e lartė dhe mekami (pozita) mė e lartė; kur njė rob e arrinė kėtė gradė, atėherė kėrkon vdekjen qė sa mė parė tė takoi dhe tė shoh Zotin e tij.”
Tregon Ibėn Ebi Ed-Dunja se kur i thanė Utbete El-Hulanit r.a. se Abdullah bin Abdul Meliku kishte ikur me vrap nga kolera, ai tha: “Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi; nuk kam menduar se do jetojė mė tepėr nė kėtė botė derisa e dėgjova kėtė. A nuk ju kam treguar se si kanė qenė vėllezėrit tuaj? E para: Takimi me Allahun ka qenė mė e dashur pėr ta se sa tė jetonin gjatė nė kėtė botė; E dyta: Nuk kanė patur frikė aspak nga armiku, qofshin pak apo shumė nė numėr; E treta: Nuk kanė patur frikė nga varfėria nė kėtė botė; E katėrta: Nėse ėshtė pėrhapur kolera (sėmundje epidemike) nė mesin e tyre, nuk kanė ikur nė ndonjė vend tjetėr deri nė momentin e vdekjes.
Shėnon Ebu Nuajmi nė “El-Hiljeh” se dikush i kishte thėnė Mekhulit: A e do Xhennetin? Ky ia ktheu: Po kush nuk e do Xhennetin? Atėherė duaje vdekjen, sepse nuk mund ta shohėsh Xhennetin vetėm pasi tė vdesėsh – ia ktheu njeriu!”
Transmetohet nga Abdurrahman bin Jezid bin Xhabir se Abdullah bin Ebi Zekerija kishte thėnė: “Sikur tė mė jepej tė zgjedhja tė jetojė edhe 100 vite nė bindje ndaj Zotit, apo tė mė merrej shpirti sot nė kėtė ēast, do tė zgjedhja tė mė merrej shpirti sot nė kėtė ēast, nga dashuria dhe malli i madh qė kam ndaj Allahut, Pejgamberit tė Tij dhe njerėzve tė mirė!”
Shėnon Ebu Nuajmi dhe Ibn Asakiri nė “Tarihun” e tij nga Ahmed bin Ebi El-Hivari i cili kishte thėnė: “E kam dėgjuar Ebu Abdullah En-Nibaxhiun duke thėnė: “Sikur tė mė jepej tė zgjedhja qė dunjaja tė jetė e imja qė nga krijimi i saj dhe tė kėnaqem me tė mirat e saj (qė janė hallall) e tė mos pyetėm pėr to ditėn e gjykimit, apo tė mė merrej shpirti nė kėtė ēast (moment), do tė zgjedhja tė mė merrej shpirti nė kėtė ēast. A nuk dėshiron tė takosh Allahun xh.sh.?
Shėnon Ebu Nuajmi dhe El-Bejhekiu nė “Shuabul-Iman” nga Enesi r.a. i cili thotė: Ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s., : “Vdekja ėshtė shpagim pėr ēdo musliman”. Ibnul Arabiu thotė se ėshtė hadith i vėrtetė (sahih). Ndėrsa Imam Kurtubiu thotė se vdekja ėshtė shpagimi pėr shkak tė fatkeqėsive dhe dhembjeve qė pėrjeton njeriu nė momentin e vdekjes. I Dėrguari i Allahut s.a.v.s., thotė: “Nuk ka musliman tė cilin e godet ndonjė pakėnaqėsi (e keqe, fatkeqėsi) qoftė edhe ndonjė gjemb apo diē mė e vogėl se ajo e qė Allahu mos t’ia mbulojė me tė gabimet dhe tė metat e tij!” (Buhariu 111/10) dhe (Muslimi 2571). Kur pėr njė tė keqe tė vogėl Allahu i falė mėkatet e muslimanit, atėherė ēfarė mendon pėr vdekjen dhe agonitė e saj qė janė mė tė vėshtira dhe mė tė rėnda se 300 goditje me shpatė?!.
Ibėn El-Mubareku pėrmend nė librin e tij “Ez-Zuhd” dhe Ibėn Ebi Ed-Dunja nga Mesruki i cili kishte thėnė: “Nuk kam patur lakmi askėnd, pėrveē njė besimatar nė varrin e tij, sepse ai ėshtė i mbrojtur nga dėnimi i Allahut dhe i qetė nga fatkeqėsitė dhe hallet e kėsaj bote!”.
Kurse Ibėn Ebi Shejbeh e tregon nė kėtė version: “Nuk ka diē mė tė mirė pėr besimtarin se varri i tij. Aty do jetė i qetė nga hallet, problemet, brengat dhe fatkeqėsitė e kėsaj bote dhe do jetė i mbrojtur nga dėnimi i Allahut!”
Ibnul Mubareku transmeton nga El-Hejthem bin Malik i cili kishte thėnė: “ Ishim tek Ejfa bin Abd duke biseduar e tek ai kishte qėlluar Ebu Atijje El-Medhbuhi. Ndėr tė tjerash ata bisedonin pėr tė mirat dhe begatitė. Dikush pyeti: Kush ėshtė njeriu mė i pasur? Thanė pėr fulanin e fulanin, kurse Ejfa duke u drejtuar kah Ebu Atijje thotė: Po ti ēfarė thua o Ebu Atijje? Ai tha: “Njeriu mė i pasur dhe mė i begatshėm ėshtė trupi i besimtarit nė varr qė ėshtė i sigurtė dhe i mbrojtur nga dėnimi i Allahut xh.sh.!”
Muharib bin Dithar tregon e thotė: “Mė pyeti Hajthemeh se a mė bėn vdekja tė kėnaqur dhe tė gėzuar, e unė i thashė jo, atėherė ai ma ktheu: “Nuk njoh askėnd qė nuk e gėzon vdekja vetėmse atė qė ėshtė i mangėt dhe me tė meta!” Nė njė version tjetėr thuhet: “Kjo, vėrtetė ėshtė njė e metė e madhe pėr ty!”
Shėnon Ibėn El-Mubareku nga Ebu Abdurrahmani se njėri nė mexhlisin e Ebi El-A’ver Es-Sulemiut kishte thėnė: “Pasha Allahun, nuk ka krijuar Allahu diē mė tė dashur pėr mua se sa vdekjen. Atėherė Ebu El’A’veri tha: “Tė jem si ti ėshtė mė e dashur pėr mua se sa tė kem njė serė bagėtish!”.
Ibėn Ebi Ed-Dunja pėrmend prej Safvan bin Selim: “Vdekja ėshtė rehati pėr besimtarin nga fortunat e kėsaj bote edhepse ėshtė e mėrzitshme dhe pikėlluese.!”
Muhammed bin Zijad tregon se njė i urtė kishte thėnė: “Vėrtetė vdekja ėshtė mė e lehtė pėr njeriun e menēur se gabimi i alimit indiferent.!”
Tregon Sufjani se ėshtė thėnė nga dikush: “Vdekja ėshtė rehati pėr abidėt (adhuruesit e sinqertė).!”

Marre nga libri me titull “Sherhus-Sudur fi sherhi halil meuta vel kubur” i dijetarit te madh, Imam Xhelaluddin Es-Sujuti (Allahu e meshirofte).

Perktheu nga arabishtja: Enes Koshi
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi