Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturia shpirtėrore

Shko poshtė

Lumturia shpirtėrore Empty Lumturia shpirtėrore

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 24, 2010 9:23 am

Faktori mė i madh qė sjell hapjen e gjoksit dhe lumturi shpirtėrore ėshtė teuhidi (njėjėsimi i Allahut). Lumturia shpirtėrore e njeriut do tė jetė nė varėsi tė pėrsosjes, fuqisė dhe shtimit tė teuhidit.

Duke folur pėr faktorėt qė sjellin hapjen e gjoksit (lumturinė shpirtėrore), Ibėn Kajimi i rendit kėshtu:
1- Faktori mė i madh qė sjell hapjen e gjoksit dhe lumturi shpirtėrore ėshtė teuhidi (njėjėsimi i Allahut). Lumturia shpirtėrore e njeriut do tė jetė nė varėsi tė pėrsosjes, fuqisė dhe shtimit tė teuhidit. Sa mė tė pėrsosur e tė fuqishėm, qė njeriu ta ketė Teuhidin, aq mė tė hapur do ta ketė gjoksin dhe aq mė shumė do tė ndjejė kėnaqėsi shpirtėrore. Allahu i Lartėsuar thotė: “A ėshtė njėlloj si ai qė Allahu ia ka hapur kraharorin pėr tė pranuar Islamin, duke qenė kėshtu nė dritėn e Zotit tė vet, (ashtu edhe ai qė e ka zemrėn tė mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerė ata qė e kanė zemrėn tė pandjeshme, kur pėrmendet Allahu! Njerėz tė kėtillė janė nė humbje tė qartė!” [Zumer: 22]. Po ashtu thotė: “Allahu ia hap zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin atij qė dėshiron ta udhėzojė, ndėrsa atij qė dėshiron ta lėrė nė humbje (ia mbyll zemrėn e) ia shtrėngon gjoksin si tė jetė duke u ngjitur nė qiell”. [Enam: 125].
Kėsisoj, udhėzimi dhe teuhidi janė ndėr faktorėt mė tė mėdhenj tė hapjes sė kraharorit, ndėrsa shirku (vėnia shok Allahut) dhe devijimi nga rruga e drejtė janė ndėr faktorėt mė tė mėdhenj tė shtrėngimit dhe ngushtimit tė kraharorit.
2- Drita qė Allahu e hedh nė zemrėn e robit, pra, drita e imanit. Drita e imanit e hap dhe e zgjeron gjoksin dhe e mbush me gėzim zemrėn. Nėse kjo dritė nuk gjendet nė zemrėn e robit, ajo ngushtohet dhe shtrėngohet, ajo bie nė burgun mė tė ngushtė dhe mė tė vėshtirė. Tirmidhiu shėnon nė librin ‘Xhami’, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Kur hyn drita nė njė zemėr, ajo hapet dhe zgjerohet”. Tė pranishmit e pyetėn: “Kush ėshtė shenja e kėtij zgjerimi, o i Dėrguari i Allahut?” Ai u pėrgjigj: “T’i kushtohesh vendbanimit tė pėrjetshėm, tė distancohesh nga vendbanimi i rremė dhe tė pėrgatitesh pėr vdekjen para se tė tė bjerė”. Kėshtu, njeriut do t’i hapet gjoksi sipas hises sė tij prej kėsaj drite. Nė fakt, e kėtillė ėshtė edhe drita e dukshme, fizike dhe errėsira e dukshme: e para ta hap kraharorin dhe tė jep qetėsi, kurse e dyta ta shtrėngon.
3- Faktori i tretė ėshtė dija, pasi ajo e hap gjoksin dhe e zgjeron atė, duke e bėrė ndoshta, shpirtėrisht, edhe mė tė gjerė sesa dynjaja, ndėrsa padituria shkakton ngushtim, kufizim dhe izolim nė zemėr. Sa mė e gjerė tė bėhet dija e njeriut, aq mė i hapur dhe mė i gjerė bėhet kraharori i tij. Megjithatė kėtu nuk ėshtė fjala pėr ēdo lloj dije, por pėr dijen e trashėguar nga i Dėrguari i Allahut, pra, pėr dijen e dobishme. Pikėrisht, zotėruesit e kėsaj dije janė njerėzit me gjoksin mė tė hapur, njerėzit mė zemėrgjerė, njerėzit me sjelljen mė tė mirė dhe njerėzit qė bėjnė jetėn mė tė mirė, mė tė kėndshme dhe mė tė kėnaqshme.
4- Tė kthehesh tek Allahu i Lartėsuar me pendim dhe duke bėrė punė tė mira, ta duash Allahun me gjithė zemėr, t’i kushtohesh Atij dhe tė prehesh duke e adhuruar Atė. Nuk ka gjė qė mund ta hapė gjoksin e t’i japė kėnaqėsi zemrės mė shumė sesa kjo. Njė njeri qė prek njė pėrjetim tė tillė shpirtėror ndonjėherė mund tė thotė: “Nėse do tė jem nė xhenet nė njė gjendje si kjo, atėherė unė do tė bėj njė jetė tė kėndshme”. Dashuria pėr Allahun e Lartėsuar ka njė ndikim tė habitshėm nė hapjen e gjoksit, kėnaqjen e prehjen e shpirtit dhe lumturinė e zemrės, gjė tė cilėn e di veēse ai qė ka njė ndjesi tė tillė. Sa mė e madhe e mė e zjarrtė tė jetė dashuria pėr Allahun, aq mė i gjerė e mė i hapur bėhet kraharori. Ai qė ka njė dashuri tė tillė ndjen ngushtėsi nė zemėr veēse kur shikon njerėzit e papunė, tė ngeshėm e tė zbrazėt nga kjo lloj dashurie: shikimi i tyre ėshtė pluhur pėr syrin e tij, kurse shoqėrimi me ta ėshtė ethe pėr shpirtin e tij.
Ndėr shkaqet mė tė mėdha tė ngushtimit nė kraharor ėshtė shmangia nga Allahu i Lartėsuar, lidhje e zemrės me diēka tjetėr veē Allahut, shkujdesja ndaj dhikrit (pėrmendjes) tė Tij, dashuria pėr diēka tjetėr veē Tij , pasi ai qė dashurohet pas diēkaje tjetėr veē Allahut, do tė torturohet pėr shkak tė saj, duke e pasur zemrėn tė burgosur nė dashurinė pėr atė gjė. Kjo bėn qė tė mos gjendet mbi faqen e tokės njeri mė tė mjerė, mė tė trazuar, mė tė trishtuar, e me zemėr mė tė shqetėsuar sesa ai. Kėshtu pra, janė dy lloje dashurie, njėra prej tė cilave ėshtė xheneti i dynjasė, ėshtė kėnaqėsi pėr zemrėn, ėshtė hare, lumturi, ushqim dhe ilaē pėr shpirtin, madje ėshtė jeta e shpirtit dhe kėnaqėsia e syrit, dhe ajo ėshtė dashuria me gjithė zemėr vetėm pėr Allahun. Nė kėtė gjendje njeriu i kushtohet Allahut me prirjet, pasionet, dėshirėn dhe tėrė dashurinė. Dashuria tjetėr ėshtė mundim dhe pikėllim pėr shpirtin, ėshtė burg pėr zemrėn dhe ngushticė nė kraharor, ėshtė shkaku i dhimbjes, i trishtimit, i brengosjes dhe i mundimit, dhe ajo ėshtė dashuria pėr diēka tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar.
5– Pėrmendja pandėrprerė e Allahut tė Lartėsuar nė ēdo gjendje dhe nė ēdo vend. Dhikri ka njė ndikim tė ēuditshėm nė hapjen shpirtėrore tė gjoksit dhe nė lumturinė e zemrės, por nga ana tjetėr edhe shkujdesja ndaj dhikrit ka ndikim tė ēuditshėm nė ngushtimin, izolimin dhe mundimin shpirtėror tė gjoksit.
6- T’u bėsh mirė krijesave dhe t’u bėsh dobi atyre me tė gjitha mėnyrat e mundshme, si me pasuri, me pozitė, duke i ndihmuar me trup, e tė tjera mėnyra mirėbėrje. Kjo, pasi bujari, mirėbėrėsi ėshtė njeriu me kraharorin mė tė hapur, bėn jetėn me tė kėndshme dhe ka zemrėn mė tė lumtur, ndėrsa koprraci, pra, ai qė nuk bėn mirė, ėshtė njeriu qė ndjen ngushticėn mė tė madhe nė kraharor, bėn jetėn mė tė mjerueshme dhe ėshtė mė i pikėlluari e mė i brengosuri.
Nė njė hadith tė saktė, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka dhėnė njė shembull pėr koprracin dhe mirėbėrėsin, duke thėnė se shembulli i tyre ėshtė si dy burra qė janė veshur me parzmore hekuri: Sa herė qė mirėbėrėsi bėn mend tė japė sadaka, parzmorja e tij hapet, shtrihet mbi trup dhe zgjerohet, aq sa ia mbulon krejt rrobat e trupin dhe i fshin edhe gjurmėt qė lė duke ecur nė tokė, kurse koprraci sa herė qė bėn mend tė japė sadaka, ēdo hallkė e parzmores ngjitet dhe shtrėngohet nė vend, duke mos lejuar qė tė hapet e t’i mbulojė trupin” . Ky ėshtė shembulli i hapjes dhe i zgjerimit shpirtėror tė kraharorit tė besimtarit qė jep sadaka dhe shembulli i ngushtimit dhe shtrėngimit tė zemrės sė koprracit.
7- Trimėria, pasi trimi e ka kraharorin tė hapur, mendjen krejt tė qetė dhe zemrėn tė gjerė, ndėrsa e kundėrta ndodh me frikacakun: ai ėshtė njeriu me kraharorin me tė ngushtė dhe zemrėn mė tė kufizuar e mė tė izoluar. Gėzimi, hareja dhe kėnaqėsia, qė mund tė pėrjetojė frikacaku ėshtė njėsoj si ajo e gjallesės shtazarake, pasi ai ėshtė i privuar nga gėzimi, kėnaqėsia, lumturia dhe hareja e shpirtit, sikurse ėshtė i privuar prej tyre ēdo kurnac, madje edhe ēdo njeri qė i ka kthyer shpinėn Allahut, qė ėshtė i shkujdesur ndaj pėrmendjes sė Tij, qė nuk e njeh Atė dhe as emrat, cilėsitė dhe fenė e Tij, qė e ka zemrėn tė lidhur me diēka tjetėr veē Tij. Sigurisht qė kjo lumturi e hare shpirtėrore nė jetėn e varrit shndėrrohet nė kopshte tė gjera e tė bukura, ndėrsa ngushtimi dhe izolimi shpirtėror shndėrrohet nė vuajtje dhe burg. Kėshtu pra, gjendja e njeriut nė varr, pėr sa i pėrket lumturisė ose mundimit, burgut ose hapjes dhe lirshmėrisė do tė jetė si gjendja e zemrės nė kraharor. Kėtu nuk duhet te merret parasysh hapja e kraharorit tė njėrit pėr njė shkak aksidental dhe as ngushtimi i kraharorit tė tjetrit po pėr njė shkak aksidental, por pėr vetinė e qėndrueshme tė zemrės, e cila i sjell hapje e zgjerim ose ngushtim dhe izolim. Pikėrisht ajo ėshtė kriteri i lumturisė ose i mjerimit. Allahu na ndihmoftė!
8- Ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm ėshtė edhe nxjerrja e asaj qė dėmton shpirtėrisht zemrėn, domethėnė eliminimi i tipareve tė dėmshme e tė dėnueshme, tė cilat i shkaktojnė zemrės ngushtim dhe mundim dhe qė bėhen pengesė pėr shėrimin e saj. Kjo pėr vetė faktin se pajisja me faktorėt, tė cilėt zgjerojnė shpirtėrisht kraharorin, pa nxjerrė vetitė korruptuese e tė kėqija prej zemrės, nuk jep efekt pėr hapjen dhe zgjerimin e kraharorit. Efekti maksimal qė mund tė japė veprimi i shkaqeve pėr njė njeri tė tillė ėshtė fakti se nė zemrėn e tij vėrtiten dy veti, njėra e dėmshme dhe tjetra e mirė, kėshtu qė gjendja shpirtėrore e kėtij njeriu do tė jetė sipas vetisė qė do tė dominojė nė zemrėn e tij.
9- Lėnia e shikimit tė tepėrt, bisedės sė tepėrt, dėgjimit tė tepėrt, shoqėrimit tė tepėrt me njerėzit, ngrėnies sė tepėrt dhe gjumit tė tepėrt, pasi kėto teprica shndėrrohen nė dhimbje, pikėllim dhe dėshpėrim pėr zemrėn, ēka bėn qė ajo tė kufizohet, tė izolohet, tė ngushtohet dhe tė mundohet. Madje pėrgjithėsisht vuajtja e dynjasė dhe e ahiretit vjen prej tyre. Mendo sa i ngushtė ėshtė kraharori i atij, qė i ka tė gjitha tė metat e mėsipėrme, sa e mjerueshme ėshtė jeta e tij, sa e keqe ėshtė gjendja e tij dhe sa fort e izoluar ėshtė zemra e tij. Dhe nga ana tjetėr, mendo sa e lumtur ėshtė jeta e atij qė i ka tė gjitha ato cilėsitė e lavdėrueshme, qė i aspiron ato dhe qė prej secilės prej tyre ka bėrė pjesė pėr vete. Ky person do tė ketė pjesė tė bollshme prej fjalės sė Allahut tė Lartėsuar: “Vėrtet, tė devotshmit do tė jenė nė lumturi”. [Infitar: 13]. Ndėrsa i pari do tė ketė pjesė tė bollshme prej fjalės sė Allahut tė Lartėsuar: “Dhe vėrtet qė tė ligjtė, keqbėrėsit do tė jenė nė xhehim (zjarrin flakėrues)”. [Infitar: 14]. Ndėrmjet kėtyre tė dyve ka mjaft rangje tė ndryshme lumturie e mjerimi, numrin e tė cilėve e di vetėm Allahu i Lartėsuar.
Qėllimi ėshtė qė tė bėjmė tė ditur, se i Dėrguari i Allahut ka qenė krijesa mė e pėrsosur nė ēdo veti me tė cilėn arrihet hapja e kraharorit, zgjerimi i zemrės, kėnaqja e syrit dhe jeta e shpirtit. Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem ėshtė krijesa mė e pėrkryer nė kėtė hapje, kėtė jetė dhe kėtė kėnaqėsi, dhe kjo pėrveē faktit qė Allahu i Lartėsuar e veēoi atė edhe me hapjen fizike tė kraharorit.
Sa mė pėrpiktė qė njeriu tė pasojė Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem, aq mė tė plotė do ta ketė hapjen shpirtėrore, kėnaqėsinė dhe lumturinė. Nė varėsi tė pasimit tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, njeriu do tė gjejė hapje shpirtėrore, kėnaqje tė syrit dhe lumturinė e shpirtit. Pejgamberi ynė sal-lallahu alejhi ue selem, qėndron nė majėn e pėrsosmėrisė sė hapjes tė kraharorit, ngritjes sė famės, heqjes sė barrės e gjynaheve, por edhe pasuesit e tij do t’i arrijnė kėto gjėra nė varėsi tė pasimit tė tij sal-lallahu alejhi ue selem.
Po kėshtu Allahu do t’i ruajė pasuesit e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, do t’i mbrojė nga tė kėqijat, do tė largojė prej tyre dėmet, do t’i fuqizojė dhe do t’u japė ndihmė sipas pėrpikėrisė sė tyre nė pasimin e tij sal-lallahu alejhi ue selem. Rrjedhimisht do tė ketė njerėz, qė do t’u jepen kėto mirėsi me pakicė dhe do tė ketė tė tjerė qė do t’u jepen me shumicė. Kush gjen mirė le t’i shprehė lavdi dhe mirėnjohje Allahut dhe kush gjen diēka ndryshe le tė qortojė veēse vetveten.


Referencat:
-Nė fakt, hadithin nuk e shėnon Tirmidhiu, siē e ka pėrmendur Ibėn Kajim mė sipėr, por Taberiu, Ibėn Ebi Shejbe dhe Ibėn Ebi Dunja. Gjithsesi hadithi ėshtė i dobėt.
-Dashuria pėr diēka tjetėr veē Allahut ėshtė dy llojesh, njėra prej tė cilave ėshtė shirk (idhujtari) dhe ajo ėshtė dashuria e idhujtarėve pėr idhujt e tyre. Idhujtarėt i duan hyjnitė e tyre krahas Allahut, ashtu siē duan Allahun. Kjo ėshtė dashuri adhurimi dhe pasohet me frikė, shpresė dhe lutje nga adhuruesi pėr hyjnitė. Lloji i dytė ėshtė dashuria e natyrshme, e cila nuk e ērrėnjos teuhidin dhe nuk tė nxjerr nga feja, por nė ndonjė rast mund tė cenojė pėrsosjen e sinqeritetit dhe tė dashurisė ndaj Allahut. E kėtillė ėshtė dashuria pėr gratė, pėr fėmijėt, pėr arin dhe argjendin, pėr pasurinė etj. Njeriu mund tė pasionohet pas gjėrave tė tilla, ashtu si pasioni i tė uriturit pėr ushqim dhe tė eturit pėr ujė. Njerėzit nė raport me kėtė dashuri ndahen nė tre kategori. Kategoria e parė janė ata qė i duan pėr hir tė Allahut, duke i pėrdorur pra, si mjete pėr tė arritur tek Allahu. Kėshtu, nėse njeriu i do kėto gjėra, pėr t’i pėrdorur si mėnyrė pėr tė arritur tek Allahu dhe pėr t’i shfrytėzuar si mundėsi pėr t’i bėrė ibadet Allahut e pėr tė bėrė atė qė pėlqen Ai, shpėrblehet pėr to. E tillė ka qenė dashuria e njeriut mė tė pėrsosur pėr gratė dhe erėn e mirė, gjė tė cilėn e ka shprehur vet nė njė hadith tė vėrtetė. Pasioni pėr kėto dy gjėra e ndihmonte atė pėr tė dashur mė fort Allahun dhe pėr tė pėrēuar sa mė mirė mesazhin e Tij te njerėzit. Kategoria e dytė janė ata qė pasionohen pas kėtyre gjėrave thjesht nga prirjet e natyrshme dhe dėshira vetjake, por gjithsesi ata nuk u japin atyre pėrparėsi kundrejt asaj qė do e qė pėlqen Allahu. Nė kėtė rast pasioni pas kėtyre gjėrave nuk quhet gjynah, pasi ato konsiderohen prej gjėrave tė lejueshme, pėr tė cilat njeriu nuk dėnohet. Megjithatė pasioni pas tyre nė kėtė rast bėhet pengesė pėr pėrsosjen e dashurisė ndaj Allahut. Kategoria e tretė janė ata qė pasionohen pas kėtyre gjėrave, duke i shndėrruar ato nė qėllimin dhe objektivin e jetės. Ata u japin pėrparėsi atyre kundrejt asaj qė do e qė pėlqen Allahu. Nė kėtė rast njeriu konsiderohet i padrejtė ndaj vetvetes dhe pasues i epshit tė tij. [Marrė nga libri i Ibėn Kajimit “Shpirti”].
-Shėnojnė Buhariu dhe Muslimi. Kuptimi i ilustrimit tė mėsipėrm ėshtė se njeriu bujar kur bėn mend tė japė sadaka, i hapet kraharori dhe i priret shpirti pėr tė bėrė mirė e pėr tė dhėnė sadaka, ndėrsa koprraci kur ēon nėpėr mend sadakanė, shpirti i tij kursehet, e pėr rrjedhim i ngushtohet kraharori dhe i shtrėngohen duart.

revista Albislam nr. 77
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi