Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur do tė fillosh?

Shko poshtė

Kur do tė fillosh? Empty Kur do tė fillosh?

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 24, 2010 9:38 am

Fillo tani. Nisja ėshtė gjėja mė e vėshtirė nė tė gjitha punėt. Ēdo gjė madhėshtore qė sheh nė kėtė botė ka nisur me njė ide tė thjeshtė, mirėpo vetėm idetė nuk ndryshojnė asgjė, sepse lypset patjetėr qė idetė qė ke nė kokė tė konvertohen nė realitet, e qė mė pas realiteti me ndikimin e tij tė tė ēojė drejt njė tė ardhme tė lumtur.

Tė gjitha pėrgatitjet dhe gjėrat qė ke bėrė deri mė tani konsiderohen si njė angazhim i rėndėsishėm dhe i domosdoshėm pėr hapat qė do tė ndėrmarrėsh mė tej. Mirėpo realisht ato nuk kanė kurrfarė vlere nėse nuk e ke pėrcaktuar paraprakisht kohėn zero pėr fillimin e realizimit tė projektit tėnd. A mjafton tė planifikosh njė udhėtim, ta pėrgatitesh mirė, t’i bėsh gati tė gjitha gjėrat qė tė nevojiten dhe t’i vendosėsh nė makinė, pastaj t’i lėsh tė gjitha sendet aty, ndėrsa ti vazhdon jetėn e pėrditshme si zakonisht?

Sigurisht pajtohesh me mua se kjo sjellje ėshtė njė budallallėk i vėrtetė. I tėrė ky mund do tė shkojė huq, sepse thjesht nuk ke pėrcaktuar kohėn kur do tė nisesh pėr nė udhėtim, nuk e di pėr sa kohė do tė mbėrrish atje dhe se me ēfarė shpejtėsie duhet tė udhėtosh qė tė arrish nė kohė.

Fillo tani. Nisja ėshtė gjėja mė e vėshtirė nė tė gjitha punėt. Ēdo gjė madhėshtore qė sheh nė kėtė botė ka nisur me njė ide tė thjeshtė, mirėpo vetėm idetė nuk ndryshojnė asgjė, sepse lypset patjetėr qė idetė qė ke nė kokė tė konvertohen nė realitet, e qė mė pas realiteti me ndikimin e tij tė tė ēojė drejt njė tė ardhme tė lumtur. Ēfarė dobie kanė ėndrrat, idetė dhe planet nėse nuk shndėrrohen nė vepra tė dobishme qė preken me duar, shihen me sy dhe ndihen me veshė. Bota ėshtė e mbushur plot me imagjinues tė mrekullueshėm, mirėpo ata janė si tė vdekurit, tė cilėt nuk kanė kurrfarė ndikimi, ndėrsa ēfarė shohim prej sukseseve, arritjeve dhe zbulimeve, tė cilat e kanė ndryshuar imazhin e botės janė punė e aktivistėve tė palodhshėm. Ata i realizuan ėndrrat e tyre me djersė dhe angazhim. Lumturia e vėrtetė arrihet vetėm nėse i bėjmė realitet ėndrrat dhe aspiratat tona, e jo thjesht duke i lėnė ato tė mbesin tė atilla.

A ke dėshirė qė vetėm tė ėndėrrosh e pastaj tė zgjohesh nga gjumi e tė zbulosh se ato ishin vetėm njė iluzion i ēastit, qė tanimė i takon tė kaluarės? Sigurisht qė jo.

Atėherė fillo tani!!! Udhėtimi mė i gjatė fillon me njė hap, poezia mė e bukur nis me njė strofė dhe ndėrtesa mė e lartė starton me njė kat. Nėse dėshiron kėshilla praktike, atėherė qėndro me mua.



Kurrė mos thuaj do tė filloj nesėr

Nėse sot ke kohė, atėherė pse e le punėn pėr nesėr? A je i sigurt se koha do tė jetė nė dispozicionin tėnd edhe nesėr? Ditėt ecin ndėrsa ti akoma deklaron se do tė filloj nesėr. A e di se ēfarė fsheh e nesėrmja?

Ajo qė ėshtė e konfirmuar ėshtė vetėm e tashmja. Ajo i ngjason shumė parave qė ke nė duar me tė cilat bėn ēfarė tė duash. E djeshmja ėshtė sikurse ēeku, i cili ka shkuar nė xhirollogarinė tėnde, ėshtė harxhuar dhe nuk konsiderohet mė pasuri e jotja, ndėrsa e nesėrmja ėshtė sikurse ēeku i afatizuar prej tė cilit nuk mund tė pėrfitosh tani, sepse duhet pritur deri te njė e ardhme, e cila nuk ėshtė e garantuar. Njė herė i kanė thėnė Omer ibėn Abdulazizit: Pse nuk ndalesh tė pushosh e pjesėn e mbetur tė punės ta vazhdosh nesėr?! Sot nuk po mundem, sipas jush, tė pėrfundoj punėn e sotme, e si do ta kryej nesėr edhe kėtė e edhe punėn e sė nesėrmes, u pėrgjigj ai.

Ngecja dhe vonimi nuk ėshtė nė interesin tėnd. Mos e mashtro veten duke thėnė: Do tė filloj nesėr, verėn e ardhshme, pas ramazanit, pas diplomimit, pas martesės...!

Nėse je i bindur se vendimi yt ėshtė i drejtė, atėherė fillo tani, shndėrroje ėndrrėn nė realitet sepse koha nuk pret.



Mos u bėj vetėm njė shikues pasiv

Njė mendimtar i urtė thotė: Jeta ėshtė si njė mbrėmje gala. Disa arrijnė me vonesė, disa e braktisin atė para se ajo tė pėrfundojė, ndėrsa ka prej atyre qė mbesin edhe pasi tė shkojnė shumica e tė ftuarve. Nė kėtė shfaqje solemne reflektorėt pėrqendrohen vetėm te disa yje, ndėrsa shumicėn e tė pranishmėve nuk i shikon askush dhe prezencėn e tyre nuk e vėren asnjeri. Kur dritat ndalen tė gjithė janė njėsoj, ndėrsa kur pėrfundon spektakli ēdokush kthehet nga ka ardhur.

Ky ėshtė njė perceptim material dhe i mangėt i kėsaj bote, sepse njerėzit nuk vlerėsohen tek Allahu sipas formaliteteve tė pavlera, qė disa mashtrohen se i tėrė suksesi fshihet aty. Mirėpo prej kėtij pėrngjasimi mund tė pėrfitojmė duke pyetur veten: A dėshiron tė arrish nė kėtė jetė me vonesė? Natyrisht qė jo. A ke dėshirė qė nė kėtė botė tė jetosh si njė i panjohur? Absolutisht jo? A je i pajtimit qė tė transferohesh nga kjo botė pa lėnė ndonjė gjurmė tė mirė, e cila nuk do tė harrohet? Sigurisht qė jo.

Atėherė fillo qė tani rrugėtimin drejt suksesit, sepse ai nuk vjen te ti.



Nėse e fajėson veten tani, nesėr do ta fajėsosh edhe mė tepėr

Amiri dhe Samiri djem tė rinj tė moshės tridhjetė vjeēare qėndronin nė njė cep tė mexhlisit dhe flisnin pėr rastet e humbura qė kanė pasur nė jetė dhe qanin pėr to. Nė tė njėjtėn kohė Aliu dhe Abasi tė moshės pesėdhjetė vjeēare nė cepin tjetėr bėjnė tė njėjtėn bisedė dhe ankohen dhe ndjejnė keqardhje tė madhe pėr mosshfrytėzimin e shanseve tė mėdha qė ata kanė pasur mundėsi. Ajo ēfarė pritet ėshtė qė Samiri dhe Amiri tė vazhdojnė tė pikėllohen dhe tė qajnė hallin e tyre pėr gjėrat qė u kanė ikur edhe pėr njėzet vite tė tjera, ashtu siē janė duke bėrė tani Aliu dhe Abasi nė kėtė moshė.

Gjėja mė e rėndėsishme lidhur me kėtė fakt ėshtė se nėse tani nuk bėn asgjė, do tė mbetesh duke pėrsėritur tė njėjtat ankesa edhe pas 20 vitesh. Vetėm ankimi, keqardhja dhe vajtimi pėr gjėrat qė tė kanė ikur, nuk do tė ndryshojnė dhe nuk do tė pėrmirėsojnė asgjė. Pėr kėtė arsye ėshtė jetike qė gjėrat qė synon t’i arrish pas 20 vitesh, t’i fillosh qė tani.



Pėrdor kalendarin

Zvarritja konsiderohet njė prej shkaqeve kryesore tė dėshtimit dhe ėshtė armiku kryesor i suksesit. Pėr kėtė shkak ėshtė shumė e rėndėsishme ta konsiderosh atė hasm tė vėrtet, duke mos i lėnė fare hapėsirė qė tė depėrtoj tek ti.

Vendos data tė caktuara nė kalendarin tėnd pėr t’i realizuar objektivat. Ashtu siē duhet tė jenė synimet e tua tė pėrcaktuara duhet qė edhe datat tė jenė tė caktuara me pėrpikėri, tek njerėzit e suksesshėm nuk ka vend pėr vonesė, shtyrje dhe zvarritje.

Prej simptomave tė zvarritjes janė: tė menduarit e tepėrt, dembelia, pėrgjigjja ndaj zbavitjeve, tė cilat ta humbasin kohėn dhe tė devijojnė nga rruga e objektivave tė tua, biseda telefonike tė gjata dhe tė pėrsėritura, vizitat, shopingu, dhėnia pas komoditetit, dėshira pėr tė fjetur, shikimi i televizorit, preokupimi me gjėra dytėsore dhe jo tė rėndėsishme duke e bindur veten se je duke punuar etj...

Kalendarėt si instrument janė tė pranishėm nė tė gjitha libraritė dhe nė formate tė ndryshme. Tė njėjtėn gjė ndoshta edhe mė mirė kėtė rol tani mund ta luajė celulari.



Ku je nisur?

Fatkeqėsisht, tė paktė janė ata persona qė pėr jetėn e tyre bėjnė plane edhe pse jeta ėshtė gjėja mė me vlerė qė zotėrojmė. Nuk mund tė paramendohet qė dikush tė deklarojė se jeta nuk ėshtė mė e rėndėsishmja apo ka diēka edhe mė tė vlefshme se ajo.

Rruga drejt objektivave tė mėdha ėshtė zinxhir i objektivave tė vogla, ose hapa tė njėpasnjėshėm tė cilėt tė afrojnė pėr ēdo ditė tek objektivi kryesor. Prandaj kjo rrugė duhet tė ketė patjetėr shenja tė qarta, sepse arsyeja kryesore e dėshtimit pėr t’i realizuar synimet ėshtė paqartėsia e rrugės.

Shkaqet mė tė shumta tė dėshtimit, dėshpėrimit dhe zvarritjes janė ndjenja e madhėsisė dhe e largėsisė sė objektivave, pėr shkak se shpirti i urren vėshtirėsitė dhe nuk e ndjen distancėn. Ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė ta mashtrosh shpirtin duke e ndarė objektivin e madh nė synime tė vogla ditore, kjo do t’ia lehtėsonte atij dhe do t’i sillte njė komoditet mė tė madh. Paskėtaj do tė vendosėsh synime javore, tė cilat do tė ēojnė tek synimet mujore, ndėrsa kėto tė fundit do tė ēojnė tek objektivat vjetore, ndėrsa nė pėrfundim kjo mėnyrė do tė tė mundėsojė ta realizosh objektivin tėnd madhor edhe nė qoftė se ky proces do tė zgjatė me vite. E rėndėsishme ėshtė se nė fund ti do tė korrėsh sukses dhe do tė triumfosh.

Shembull: Nėse mėson pėrmendėsh katėr ajete kuranore nė ditė, kjo tė mundėson memorizimin e 28 ajeteve nė javė, mė shumė se 112 ajete nė muaj dhe diku rreth 1460 ajete nė vit. Ndaj me lejen e Zotit tė tėrė Kuranin mund ta memorizosh pėrafėrsisht brenda katėr viteve e tre muajve.



Gjatė rrugėtimit tėnd mbaje me vete njė bllok shėnimesh

Nė kėtė bllok shkruaj ēfarė ke arritur deri mė tani me qėllim qė ta mbash entuziazmin pėrherė tė ndezur. Pėrqendroji sytė tek objektivi yt i largėt, vėzhgoje atė duke t’u afruar pak e nga pak, mos u shmang prej tij pėr shkak tė objektivave anėsore. Ajo ēfarė tė ndihmon nė kontrollin e shpejtėsisė dhe drejtimin e rrugėtimit ėshtė tė pėrdorėsh skemat, skicat, dhe diagramet, tė cilat e konvertojnė para teje hartėn e rrugės gjer tek objektivat e tua. Kėto tė ndihmojnė dukshėm pėr tė kontrolluar rrugėtimin, duke parė saktėsisht se sa ke pėrshkuar? Sa tė kanė mbetur? Kah je drejtuar?



Mos e tepro nė planifikim

Prej shkaqeve mė tė pėrhapura tė dėshtimit ėshtė: objektivat e shumta, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt, kėto pastaj shndėrrohen nė iluzione dhe shpresa tė kota pėr shkak se bėhen tė pamundura pėr t’u realizuar. Edhe po qe se kėto janė objektiva reale do tė kenė nevojė pėr kohė dhe kapacitet, mos e kthe veten nė grykė shisheje nė tė cilėn ngecin tė gjitha planet dhe thyhen tė gjitha shpresat. Tė mjaftojnė tė kesh dy deri nė tri objektiva me shenja konkrete, tė pėrcaktuara dhe tė identifikuara mirė, nė gjendje pėr t’u realizuar dhe tė pėrcaktuara nė kohė, ndėrsa objektivat e tjera mund t’i pėrcaktosh mė vonė dhe tė bėsh plane tė detajuara pėr to.



Kush ėshtė pėrgjegjės?

Kur pėrcakton njė synim patjetėr duhet tė jesh nė gjendje qė t’i dish qartė pėrfitimet prej tij, ngase nė jetė nuk ka kohė pėr tė humbur nė gjėra nė tė cilat s’kanė kurrfarė leverdie. Nėse nė synimin qė ti ke caktuar nuk ke asnjė fitim atėherė fshije menjėherė nga lista e objektivave, dije se nuk ka asnjė arsye qė ai tė qėndrojė aty, bile mund tė ketė ndikim negativ nė llogaritė e synimeve tė tjera, tė cilat janė mė tė rėndėsishme dhe mė tė dobishme.



Vetja sė pari!

Mos u zėr me punėt e tė tjerėve. Njė prej shtytėsve kryesor tė suksesit ėshtė ta udhėheqėsh vetė anijen e jetės tėnde dhe tė mos preokupohesh me atė ēfarė dėshirojnė tė tjerėt. Qė ta kuptosh vetveten dhe ta provosh shijen e jetės duhet t’i bėsh patjetėr vetes kėtė pyetje: “Unė jetoj pėr vete, apo ka edhe njerėz tjerė pėr tė cilėt gjithashtu jetoj?” Mirėpo realisht ashtu siē e kuptoj unė ėshtė se ti, nėse jeton pėr vete ajo ēfarė tė rrethon duhet tė vijė nė rend tė dytė, jo nga egoizmi dhe dashuria ndaj vetes, mirėpo pėr faktin se ai qė nuk mund t’i bėjė mirė vetes nuk mund t’i bėjė mirė askujt tjetėr.

Kur udhėtoja njė herė me avion dhe kapiteni po jepte si zakonisht instruksionet qė duhen ndjekur nė rast se ndodh ndonjė problem nė avion, mė habiti fakti se ai kėmbėngulte se udhėtari ėshtė i detyruar qė ta vendos maskėn mė tė afėrt tė oksigjenit, nė qoftė se avioni do tė ketė ndonjė defekt, ndėrsa pastaj ai ėshtė i detyruar qė maskėn tjetėr t’ia vendosė fėmijės, i cili ėshtė duke udhėtuar sė bashku me tė. Meditova pėr pak kohė rreth kėtij fenomeni, sepse kisha parasysh qė shqetėsimi i prindėrve do t’i bėjė ata qė tė veprojnė tė kundėrtėn, tė preokupohen me fėmijėt qė t’i rehatojnė fillimisht ata e pastaj tė shikojnė veten. Mirėpo logjika e pastėr thotė se ti nuk mund t’i ndihmosh dikujt tjetėr para se ta ndihmosh veten.



Bėhu ti lideri

Nėse je pėrgjegjės pėr dikė tjetėr, atėherė suksesi yt do t’u sjellė dobi tė gjithė atyre qė janė mbrapa teje, ashtu sikurse nė tė kundėrtėn dėshtimi yt do t’i fundosė tė gjithė ata qė varen nga ti. Nėse nuk interesohesh pėr jetėn, shėndetin dhe tė ardhmen tėnde dhe atė qė lidhet me tė mirat e fesė dhe tė mirat materiale tuat, nuk do tė jesh nė gjendje tė pėrmirėsosh ēėshtjet e tė tjerėve, qofshin ata fėmijėt, familja apo shoqėria jote. Njė fjalė e urtė thotė: “Mbi supet e njeriut tė suksesshėm jetojnė 1000 tė tjerė, tė gjithė marrin pjesė nė arritjet e tij.” A dėshiron qė ti tė jesh lideri i kėtij rrugėtimi apo ke dėshirė qė tė jesh vetėm njė pjesėmarrės i thjeshtė nė tė?



Vendimet merri shpejt

Para se ndryshimi efikas ta merr pozitėn e tij duhet tė jesh patjetėr i gatshėm qė tė mbartėsh pėrgjegjėsinė e pozicionit tė ri, me tė gjitha ato gjėra qė kėrkohen, siē janė vendimet e rėndėsishme tė cilat i ndėrmerr pėr shkak tė njė vetėbesimi tė lartė dhe bindjes pėr sukses. Pas Allahut tė Madhėrishėm, ti tani je i vetmi qė kontrollon jetėn tėnde, nuk do tė jesh nė gjendje tė kėnaqesh me sukseset e ardhshme, nėse luan rolin e viktimės apo vendos qė tė dorėzohesh dhe tė kapitullosh para barrierave.

Ki parasysh gjithmonė se njerėzit e suksesshėm i marrin vendimet e tyre shpejt mirėpo i ndryshojnė ngadalė, ndėrsa dėshtakėt vendimet i marrin ngadalė dhe i ndryshojnė shumė shpejt.

Mos prit qė tė gjitha vendimet qė do tė marrėsh tė jenė tė lehta dhe tė thjeshta, ka sėmundje pėr tė cilat nuk ka ilaē pėrveē se me amputim ose me prerje, edhe pse kjo ėshtė e dhimbshme. Ka vendime tė rėndėsishme qė duhet t’i ndėrmarrėsh patjetėr, edhe pse janė shumė tė vėshtira dhe tė hidhėrojnė shumė njerėz.



Nėse rrėzohesh, atėherė pėrpiqu pėrsėri

Suksesi nė tė shumtėn e rasteve ndodh si rezultat i vendimeve tė qėlluara, marrja e vendimeve tė tilla vjen si shkak i pėrvojės, ndėrsa pėrvoja shpeshherė arrihet si rezultat i vendimeve tė gabuara. Mos u ēudit nėse dėshton njė, dy apo tri herė, bile edhe mė tepėr; gabimi mund tė jetė rruga drejt suksesit.

Ky ėshtė shikimi real i jetės, ti je rrėzuar nė tokė me dhjetėra herė para se tė mėsosh ecjen, ke thyer rregullat e komunikacionit shumė herė para se tė mėsosh si duhet vozitjen e makinės.

Ti ke korrur sukses nė tė gjitha kėto, vetėm kur ke marrė pėrgjegjėsinė e gabimeve tė tua dhe ke nxituar tė mėsosh prej tyre, me qėllim qė ta pėrmirėsosh rrjedhėn e jetės tėnde.

Mirėpo si ėshtė gjendja jote reale? Ai i merr ti vendimet apo synon vetėm t’i kėnaqėsh tė tjerėt? A je i gatshėm qė t’i pėrmbahesh objektivave tė tua? Apo bėn lajka edhe nė llogari tė interesave tė tua?

Nuk ėshtė e rėndėsishme tė dėshtosh, mirėpo ėshtė e rėndėsishme tė ngrihesh pėrsėri pas rrėzimit, ta fshish pluhurin nga pantallonat, tė ngrihesh nė kėmbė dhe tė thuash duke buzėqeshur: “Falėnderimi i takon Allahu qė mė shpėtoi.” Edhe mė e rėndėsishme ėshtė qė tė pėrfitosh nga dėshtimi dhe tė krijosh prej tij njė rast tė ri pėr njė fillim tė mbarė.

Ji i bindur se nuk do tė mbarosh nėse humbet, askush nuk ka garanci pėr sukses dhe mos humbje. Do tė humbasėsh vetėm atėherė kur tė heqėsh dorė nga gara e jetės dhe tė kėnaqesh me ngecjen nė vend.



Pėrparo nė pėrgjegjėsitė e tua

Ka kaluar koha e rehatisė, joseriozitetit, zbavitjeve dhe lojėrave tė fėmijėrisė. Ka trokitur ora e punės sė matur dhe serioze. Nė kėtė uzinė tė gjerė dhe tė madhe, e cila quhet univers ti ke njė rol qė duhet ta kryesh me zell dhe pėrgjegjėsi. Allahu i Madhėruar thotė: “Atėherė ti, o njeri, qė pėrpiqesh shumė, mundin tėnd do ta gjesh te Zoti yt.” (Inshkak, 6)
Ndjenja e pėrgjegjėsisė ėshtė pasurim i dimensioneve tė personalitetit, nė varėsi tė sasisė sė kohės dhe mundit qė merr, ajo tė dhuron mendje mė tė hapur, fuqi mė tė madhe pėr tė mbartur, pėrvojė mė tė pasur dhe njohuri mė tė gjera. Dallimi nė mes tė atij qė ndjen pėrgjegjėsi ndaj vetes dhe tė atyre qė e rrethojnė dhe atij qė e kalon kohėn nė lojė, nė gjėra tė kota, nė vepra kaotike dhe rutinė tė mėrzitshme ėshtė se: I pari me mbartjen e pėrgjegjėsive dhe vėshtirėsive shndėrrohet nė njė njeri me vizion, i cili lėviz drejt objektivave e qarta, ndėrsa i dyti lėviz nė tė gjitha drejtimet nė varėsi tė epsheve dhe qejfeve, duke pėsuar vetėm fiasko nė kėtė botė dhe nė botėn tė tjetėr. Sa e bukur ėshtė fjala e Allahut nė lidhje me kėtė fakt: “Mendo pak! Kush, pėrveē Allahut, mund ta udhėzojė atė njeri, qė dėshirat e veta i ka bėrė zot; atė njeri, tė cilin Allahu, duke e njohur pėr tė tillė, e ka shpėnė nė humbje, duke ia vulosur dėgjimin dhe zemrėn e duke i vėnė perde para syve tė tij?! A nuk po merrni vesh?” (Xhathije, 23.)
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi