Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Biri im ka ndryshuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Biri im ka ndryshuar

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 24, 2010 9:48 am

Biri im ka ndryshuar, nuk ėshtė ai fėmija qė mė dėgjonte, ka filluar tė jetė kokėfortė me mua dhe kundėrshtari mė i madh i imi. Tani mė kundėrshton nė shumė ēėshtje, nuk pranon mė nga unė as kėshilla e as sugjerime; polemizon dhe e zgjat dialogun me mua. Ai tani nuk pranon tė marrė pjesė as nė shumė aktivitete familjare, si vizitat e disa tė afėrmve apo gazmendet familjare; refuzon tė vijė me ne, por qėndron nė shtėpi apo me shokėt e tij. Ai tani qėndron tėrė natėn pa gjumė dhe kalon shumė kohė me shokėt e tij, mė shumė sesa qėndron me prindėrit apo vėllezėrit e tij.
Kėto fjalė dhe tė ngjashme me to i dėgjojmė nga shumė prindėr pėr fėmijėt e tyre, pasi kėta tė fundit arrijnė moshėn dymbėdhjetė deri pesėmbėdhjetė-vjeēare. Kėto ankesa mund tė jenė tė ngjashme edhe nga nėnat pėr vajzat e tyre, ankesa qė pak ndryshojnė nga ato qė u pėrmendėn, si pėr shembull veshjet e veēanta apo qėndrimi afėr telefonit pėr njė kohė tė gjatė ose tė ngjashme me to.
Ankesa e prindėrve ka tė bėjė edhe me atė se fėmijėt e tyre hidhėrohen dhe qajnė shumė shpejt apo vėrejtje tė tjera, tė cilat me tė vėrtetė flasin pėr njė ndryshim serioz.
Njė pėrshkrim i tillė mund tė zmadhohet nga ana e disa prindėrve, pasi mund tė mos ndodhė qė gjithė kėto cilėsi e tipare tė mblidhen tek i biri apo e bija, por ėshtė realitet, ngase bijtė e tyre tani nuk janė mė fėmijė dhe po kalojnė nga mosha e fėmijėrisė nė atė tė pjekurisė (adoleshencės). Kėtė periudhė ndryshimesh, qė pėrmban nė vetvete ndryshime trupore dhe psikologjike, disa prindėr nuk mund ta pranojnė lehtė ose nuk arrijnė tė gjejnė njė metodė tė pėrshtatshme komunikimi me fėmijėt. Pėr kėtė ekzistojnė shumė shkaqe.

Njė: Mosnjohja e natyrshmėrisė sė kėsaj periudhe dhe veēoritė qė e dallojnė kėtė periudhė nga tė tjerat. Edhe pse tė gjithė prindėrit e kanė kaluar kėtė periudhė, shumica e tyre kanė harruar atė qė kanė ballafaquar dhe si i shikonin tė rriturit dhe jetėn nė pėrgjithėsi kur e kanė jetuar vetė kėtė periudhė.

Dy: Prindėrit ēdo herė i shikojnė fėmijėt e tyre sikur tė ishin ende tė vegjėl, prandaj tani nuk ėshtė e lehtė pėr ta qė ta pranojnė se fėmijėt e tyre janė rritur dhe kanė mendimet e tyre. Prindėrit e pranojnė pėrbrenda vetes se tani e tutje ata nuk kanė ndikim mbi fėmijėt e tyre dhe se janė plakur, edhe pse shpeshherė kėto ndjenja pėrzihen me emocione dhe krenari, se tani djemtė janė bėrė burra dhe mund ta ndihmojnė atė nė ēėshtje tė jetės, ndėrsa vajzat janė bėrė gra e mund ta ndihmojnė nėnėn e tyre. Prindėrit i dėshirojnė karakteristikat e njė ndryshimi tė tillė, por ata nuk pranojnė t'u dorėzohen disa gjėrave qė kėrkon kjo periudhė.

Pėrshkrimi i prindėrve pėr bijtė e tyre, qė u pėrmend nė fillim tė artikullit, nuk do tė thotė se kėto tipare duhen tė jenė tė pashmangshme nė periudhėn e adoleshencės dhe se ēdo adoleshent patjetėr duhet tė karakterizohet prej tyre. Por shumica e tipareve tė pėrmendura janė si rezultat i mėnyrės sė komunikimit me tė cilėn ballafaqohet adoleshenti dhe qė vjen jo vetėm nga prindėrit e tij, por edhe nga rrethi ku jeton. Periudha e adoleshencės duhet tė jetė e natyrshme, tė kalojė lehtė dhe shoqėria tė komunikojė me mėnyrėn qė i pėrshtatet kėsaj periudhe.
Ndėr ēėshtjet me tė cilat po pėrballemi nė kohėn bashkėkohore ėshtė edhe zgjatja kohore e pėrgatitjes pėr veprimtari nė jetė nga ane e djalit apo vajzės, tė cilėt e kanė kaluar moshėn njėzetvjeēare kur fillojnė punė dhe njihen si anėtarė tė plotė nė shoqėri. Njė vonim i tillė shpie te njė vonim i ngopjes sė shumė nevojave tė adoleshentit, qofshin shpirtėrore apo natyrore, ēka e shtyn atė tė kryejė disa veprime jo tė pranuara pėr t'i treguar vetes dhe tė tjerėve se ai tani ėshtė burrė ose se ajo ėshtė grua. Sa herė qė tė rinjtė nuk gjejnė pėrkrahjen e shoqėrisė lidhur me atė qė kėrkon periudha qė po kalojnė, sjelljet e tilla shtohen.
Ajo qė dallon nga e kaluara ėshtė se mė herėt nuk kishte ndonjė vėshtirėsi pėr tė komunikuar me adoleshentėt. Problemin me tė cilin pėrballemi ne nuk e kanė pasur prindėrit tanė mė herėt.
Problemi i ndryshimit nuk qėndron te periudha e adoleshencės sa qėndron te mėnyra se si e trajton shoqėria kėtė ēėshtje dhe te komunikimi i saj me adoleshentėt. Mė herėt i riu ėshtė quajtur burrė kur ka mbushur moshėn gjashtėmbėdhjetė-shtatėmbėdhjetėvjeēare. Nė kėtė moshė ai ka filluar tė punojė dhe ėshtė martuar, madje mund tė ishte edhe baba nė kėtė moshė, ndėrsa vajza ndoshta edhe mė herėt.
Nuk ka dyshim se tani prindėrit nuk mund tė bėjnė qė fėmijėt e tyre tė punojnė apo tė martohen nė moshėn qė janė martuar gjyshėrit e tyre, ngase ēėshtja ka lidhje me shoqėrinė nė pėrgjithėsi, por prindėrit mund tė komunikojnė me fėmijėt e tyre ashtu siē i pėrshtatet kėsaj periudhe brenda mundėsive tė tyre. Kjo kėrkon qė nė fillim prindėrit ta kuptojnė natyrėn e kėsaj periudhe duke lexuar apo dėgjuar ligjėrata nga ekspertėt e kėsaj periudhe qė tė arrijnė tė shpalosin disa nga kujtimet e kohės kur ata vetė kanė pėrjetuar kėtė periudhė, se cilat kanė qenė ndjenjat dhe kėrkesat e tyre, dhe tė mundohen ta vendosin veten nė vend tė bijve tė tyre. E gjithė kjo duhet bėrė pa e tepruar, duke gjykuar brenda kornizave tė sheriatit.

Prof. dr: Omer bin Abduhrahman elMagdij
Profesor i psikologjisė dhe pėrgjegjės i Departamentit tė Psikologjisė nė Universitetin Mbreti Saud
Pėrktheu dhe pėrshtati: Rashit Zylfiu

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi