Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vdekshmėri e lartė e foshnjave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekshmėri e lartė e foshnjave

Mesazh nga NoOrA prej Wed Feb 24, 2010 12:55 pm

Prishtinė - Niveli i vdekshmėrisė sė foshnjave gjatė lindjeve tė parakohshme nė Kosovė, mbetet tepėr tė lartė, pavarėsisht se nuk ka statistika tė sakta nė kėtė drejtim, thonė zyrtarė tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė.
Sami Uka nga kjo Organizatė, thotė se me gjithė mungesėn e tė dhėnave, konsiderohet se 33 pėr qind e foshnjave qė lindin para kohe vdesin nga faktorė tė ndryshėm.
“Konsideroj se ėshtė problem, nė tė cilin duhet tė investohet shumė dhe te ne mungon shumė ky kujdes. Kujdesi antenatal nuk ėshtė i cilėsisė sė mirė dhe ėshtė i mundur tė sigurohet nė kėto kushte”.
“Por, prapė faktori njeri ėshtė ai qė bart pėrgjegjėsinė pėr kujdesin antenatal, qoftė ai gjinekologu apo mjeku familjar, i cili mund ta ofrojė kėtė ndihmė, nė mėnyrė qė tė shpėtohet jeta e fėmijės”, thotė Uka.
Nė anėn tjetėr, Sueda Latifi, gjinekologe, thotė se numri i vdekjeve tė foshnjave tė lindura para kohe dhe me peshė tė ulėt, vetėm gjatė vitit tė kaluar ka qenė rreth 2500, ēka do tė thotė se ėshtė mjaft i lartė dhe mund tė quhet shqetėsues.
Sipas Latifit, me gjithė pėrpjekjet e stafit tė Klinikės Gjinekologjike Obstetrike pėr tė shpėtuar jetėn e foshnjave, kushtet qė mbretėrojnė nė shėndetėsinė kosovare, kanė bėrė qė vdekshmėria tė jetė nė nivelin qė ėshtė.
“Faktori njeri nuk mund tė bėjė mrekulli, mungojnė barnat esenciale, mungojnė aparaturat, foshnjave me peshė tė vogėl iu duhen pajisje tė veēanta, tė cilat mungojnė te ne. Pėr kėtė i kemi alarmuar tė gjitha institucionet, si ato vendore, ashtu edhe ndėrkombėtare”.
“Nė institucionin tonė mungojnė edhe disa elemente qė mbėshtesin fėmijėn nė mbijetesė, por pėr kėto duhet tė sigurohen fonde dhe mjete qė nė vazhdimėsi tė gjenden mėnyra qė tė rritet mbijetesa e fėmijėve tė lindur para kohe. Ēdo gjė ėshtė e mangėt, pėrveē stafit tė trajnuar, qė ka vullnet tė mirė dhe pėrvojė”, shprehet Latifi.
Shumica e foshnjave qė lindin para kohe vdesin nė gjashtė ditėt e para tė jetės.
“Kjo ėshtė njė vdekshmėri mjaft e lartė dhe duhet tė fokusohen tė gjitha asociacionet profesionale pėr tė krijuar kushte mė tė mira pėr menaxhimin e shtatzėnisė dhe foshnjave me peshė tė vogėl”, thekson Latifi.
Faik Hoti, zyrtar nė Ministrinė e Shėndetėsisė, thotė se vdekshmėria e foshnjave tė lindura para kohe ėshtė njė problem i theksuar.
Sipas Hotit, ulja e vdekshmėrisė mund tė bėhet duke implementuar strategji tė reja pėr shėndetin riprodhues, duke investuar mė shumė mjete financiare pėr lėmin e mbrojtjes sė shėndetit tė nėnės dhe fėmijės.
Hoti shton se kėtė vit nė Klinikėn e Gjinekologjisė do tė bėhet renovimi komplet dhe do tė pajiset me aparaturė moderne nga donatorėt e huaj.
“Pajisja me aparaturė tė re ėshtė njėra nga sfidat pėr Ministrinė e Shėndetėsisė pėr kėtė vit. Nė kėtė kuadėr kjo ka njė marrėveshje me organizatėn qeveritare turke ‘TIKA’, e cila do ta renovojė komplet Klinikėn Gjinekologjike Obstetrike tė Qendrės Klinike Universitare”.
“Punimet janė nė fazėn e hartimit tė projektit, i cili implementohet nė Ankara dhe do tė ketė investime disa milionėshe. Ky projekt pritet tė fillojė kėtė vit”, thotė Hoti. /radio evropa e lire/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi