Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Infarkti

Shko poshtė

Infarkti Empty Infarkti

Mesazh nga Sweet_Maria Wed Mar 21, 2012 5:16 am

Me fjalėn infarkt nėnkupton vdekja e njė organi (lat. Nekrozė) pėr arsye tė mungesės sė Oksigjenit si pasojė e mungesės me furnizim me gjak (lat.Ishhemi). Nė shumicėn e rasteve ndodh infarkti si pasojė e bllokimit tė pjesshėm ose tė plotė tė enėve tė gjakut si pasojė e njė tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje tė infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose ”infarkti i bardhė”) dhe Infarkti hemorragjik (indi pėrmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”).

Infarkti, si t i dallosh shenjat dhe si tė veprosh

Ėshtė sėmundja mė e rrezikshme qė prek zemrėn, si dhe njė nga mė tė shpeshtat. Dhembja ėshtė mė e gjatė dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, tė cilat shfaqen me ndjenja tė tjera si ajo e vdekjes sė shpejtė, me djersė tė ftohta dhe hipotension tė theksuar.

Faktorėt mė tė mėdhenj tė rrezikut, sipas studimeve tė fundit janė: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo ēdo formė e stresit ndikon nė aktivitetin kardiak. Vetėm ai negativi, qė lidhet me ndjenjėn qė nuk i pėrballon dot problemet. Njė efekt negativ ka edhe njė dietė e ēekuilibruar.

Efektet anėsore: Ēfarė tė bėjmė pėr tė parandaluar rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare? "Ėshtė stili i jetesės perėndimore ai qė shkakton pjesėn mė tė madhe tė patologjive koronare. Duhani, njė dietė e pasur me yndyra, aktiviteti i pakėt fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepėrt, ndikojnė nė pėrkeqėsimin e patologjive koronare.


Kėta faktorė tė rrezikshėm janė pėrgjegjės nė mė shumė se 80% tė patologjive kardiovaskulare, tė cilat mund tė reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesės. Duhani ėshtė vėrtet njė "vrasės" i pamėshirshėm. Pėrveē dėmeve qė provokon nė aparatin e frymėmarrjes, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė pėr rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare. Pėr shembull, ai ėshtė pėrgjegjės pėr rreth 50% tė tė gjitha vdekjeve qė mund tė shmangen: ka njė korrelacion statistikisht domethėnės mes numrit tė cigareve tė pira dhe rrezikut kardiovaskular. Nė kėtė pikė, tė gjithė studiuesit janė dakord qė rekomandimi i parė pėr parandalimin kardiovaskular ėshtė tė mos pish duhan", thotė njė profesor gjerman.


Dieta: Pėr tė pasur njė zemėr nė formė tė mirė, dieta mė e kėshillueshme nga specialistėt, ėshtė ajo qė pėrmban shumė fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese. Ajo duhet tė jetė e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, qė pėrmirėsojnė prognozėn. "Ndėrsa pėr sa i pėrket peshės, ka njė lidhje tė ngushtė mes peshės dhe patologjive kardiovaskulare.

Njė rritje e vogėl e peshės e katėrfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetėfishon te femrat". Megjithatė, pėrveē kėtyre gjėrave klasike, zbulimet mė tė fundit kėshillojnė edhe disa faktorė tė tjerė pėr tė ulur ndjeshėm rrezikun e infarktit dhe sėmundjeve tė zemrės. Veē tė tjerash, tė gjithė njerėzit duhet tė konsultohen me specialistin qė nė lindje, nė rritje dhe nė moshėn e mesme, moshė, e cila paraqet mė tepėr rrezik. Nė moshė tė rritur, sidomos pas tė 40-ve, njė herė nė vit. Duhet tė bėni njė kontroll tė pėrgjithshėm, njė elektrokardiogramė normale, si dhe njė skaner pėr faktorėt tė cilėt shfaqin rrezik.

Aktiviteti fizik: Njė element tjetėr i rėndėsishėm dhe shumė i domosdoshėm ėshtė edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnė 30 minuta ecje normale nė ditė pėr tė pėrmirėsuar prognozėn. Gjithashtu doktori kėshillon se duhet tė qeshėsh 15 minuta nė ditė pėr tė relaksuar arteriet.

Sėmundjet e zemrės, predispozita gjenetike dhe ambientale Shumica e sėmundjeve tė zemrės nuk janė tė lindura por tė fituara Nė tė vėrtetė, sėmundjet kardiake janė shumė komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janė rezultati i njė ndėrveprimi ndėrmjet faktorėve ambientalė dhe predispozitės gjenetike.

Te faktorėt ambientalė futen tė ashtuquajturit faktorė rrezikues, ndėrsa pėr isheminė e zemrės janė: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumė persona qė vuajnė nga sėmundjet kardiake thuhet se e kanė tė trashėguar. Kėshtu sėmundjet kardiake janė tė trashėguara, por ajo qė duhet theksuar ėshtė se janė tė pakta dhe tė rralla. Nė tė vėrtetė, predispozita ėshtė e lidhur me aktivitetin e gjeneve qė rregullojnė mekanizmat kryesorė tė sėmundjeve. Simptomat e saj janė ato qė lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma tė tjera tė sėmundjes sė zemrės.

Nė fakt, sėmundjet e zemrės janė tė pakta dhe tė rralla. Ndėr mė tė shpeshtat duhet tė pėrmendim: ishemia e zemrės, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronare. Por kėtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmia. Kėto sėmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeē, por nė shumė raste ato janė tė trashėguara. Megjithatė, moshat mė tė rrezikuara janė ato mes 50 dhe 60 vjeē. Simptoma e sėmundjeve tė lindura tė saj ka tė bėjė me cianozėn dhe prishjen e ekuilibrit tė parakohshėm qė nė lindje.

Valvulopatia reumatike ka tė bėjė me gulēime, edemė periferike, si dhe aritmi. Kur flitet pėr infarkte ka dy lloj parandalimesh: sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata persona qė kanė pasur mė parė sėmundje kardiovaskulare, pra ata qė vuajnė nga angina (dhembje nė fyt), qė kanė pasur patologji tė rėnda kardiovaskulare, apo qė kanė familjarė, tė cilėt kanė pėsuar njė infarkt apo goditje apoplektike (hemoirragji cerebrale) kur kanė qenė tė rinj (para tė 55-ve, nėse ėshtė mashkull, ose 65 nėse ėshtė femėr).

Nė kėto raste, dobia pėr tė ulur kolesterolin shpeshherė ėshtė mė e madhe se rreziku i efekteve anėsore tė statinave. 10-15% e njerėzve qė i konsumojnė, vuajnė nga dhembjet muskulore, dėmtimet konjunktive (nga konfuzionet e lehta, tek humbja e kujtesės) dhe dėmtimi i mėlēisė. “Tek njerėzit me moshė pėrkatėsisht 30-80 vjeē qė vuajnė nga njė sėmundje qė bllokon arteriet, statinat reduktojnė nė mėnyrė tė diskutueshme vdekshmėrinė: nė kėto raste terapia nuk pėrfshihet", ka shkruar njė profesor nė njė revistė shkencore, i cili punon nė njė agjenci tė financuar nga qeveria kanadeze, qė analizon tė dhėnat e ilaēeve pėr tė verifikuar efektshmėrinė e tyre.

Me fjalė tė tjera, statinat nė parandalimin sekondar funksionojnė dhe mund tė shpėtojnė jetėn e njė njeriu qė ka pėsuar edhe mė parė njė infarkt. Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: ėshtė terapia e atyre qė nuk kanė ende njė sėmundje kardiovaskulare. Shumė persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinė duhan, nuk janė tė sėmurė nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanė trashėguar nga prindėrit infarkte ose goditje apoplektike.

Miliona njerėz marrin statina vetėm pėr njė arsye, atė tė kolesterolit, sepse ėshtė i lartė. Pėr tė gjithė kėta persona ėshtė me efikase dhe e sigurt qė tė ndryshojnė veset e kėqija, sepse bilanci rrezik/mirėqenie i statinave pėr ta ėshtė negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanė efekt te pacientėt qė nuk kanė simptoma patologjike koronare.

Te 3239 pacientė meshkuj, me moshė pėrkatėsisht 65 vjeē tė kuruar me statina, vėrehej njė ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmėrisė. Madje e njėjta gjė u vėrejt edhe te 10 mijė gra tė ēdo lloj moshe. Pėr burrat e moshės sė mesme, tė cilėt konsumonin statina, kishte njė reduktim tė vogėl tė kolesterolit dhe infarkteve, por jo njė ulje tė vdekshmėrisė apo patologjive tė tjera.

"Pra, pjesa mė e madhe e personave qė konsumojnė statina nuk ka asnjė mundėsi t ia dalin mbanė, thjesht mund tė pėrkeqėsohen mė tepėr", shkruan profesori. "Statinat nuk u kėshillohen meshkujve dhe femrave, tė cilėt kanė kaluar moshėn 69 vjeē. Ndėrsa pėr sa u pėrket meshkujve me moshė, pėrkatėsisht nga 30-69 vjeē, duhet t i nėnshtrohen njė eksperimenti.

Duhen bindur 67 prej tyre tė konsumojnė statina pėr 5 vjet, pėr tė parandaluar vetėm njė rast infarkti", vijon mė tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshėm pėr trajtim: numri i pacientėve qė kanė nevojė pėr trajtim pėr tė parandaluar njė rezultat negativ) e statinave ėshtė 67 dhe ēdo ilaē me njė Nnt tė lartė 50, ka mė pak mundėsi suksesi pėr tė fituar: me pak fjalė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash se ju mund tė mos jeni fitues".

Shembuj

Infarkti miokardial - Infarkti nė zemėr ose Pika nė zemėr
Infarkti nė tru - Pika nė tru
Infarkti nė veshka
Infarkti nė mėlēinė e bardhė
Infarkti nė mėlēinė e zezė
Sweet_Maria
Sweet_Maria
Anėtar/e i/e Rregjistruar
Anėtar/e i/e Rregjistruar

Numri i postimeve : 4
Age : 32
Location : Zagreb
Registration date : 21/03/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi