Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Dashuria pėr Profetin ėshtė Kusht i Besimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria pėr Profetin ėshtė Kusht i Besimit

Mesazh nga NoOrA prej Sun Feb 28, 2010 9:01 am

Nga: Ahmed Shefat
Dashuria pėr profetin Muhamed (a.s.) ėshtė njėsia matėse e imanit (besimit) tonė dhe imani ynė plotėsohet dhe pėrsoset vetėm atėherė kur dashuria pėr profetin (a.s.) ėshtė mė e madhe se dashuria pėr ēdo gjė tjetėr nė kėtė botė, duke pėrfshirė dhe vetveten. Allahu thotė nė Kur'an:
"Pejgamberi ėshtė mė i ndishėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetvetes sė tyre..." (El Ahzabė: 6)
Ky ajet na tregon se besimtari i vėrtetė duhet t'a dojė profetin (a.s.) mė shumė se jetėn e tij. Nė mbėshtetje tė kėsaj, profeti (a.s.) transmetohet tė ketė thėnė:
"Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar (i mirė) derisa unė nuk do tė jem mė i dashur te ai se prindėrit e tij, fėmija i tij dhe njerėzia pėrgjithėsisht" (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetime tė tjera shtojnė: "se jeta e tij, pasuria e tij dhe familja e tij".
Besimtarėt mė tė mirė, sahabėt (shokėt e profetit a.s), kishin dashuri tė jashtėzakonshme pėr profetin (a.s). Njė herė nė Medine, Aliu r.a, duke folur nė emėr tė tė gjithė sahabėve, transmetohet tė ketė thėnė:
"Profeti i nderuar ėshtė mė i dashur pėr ne se pasuria jonė, fėmijėt tanė, prindėrit tanė, dhe uji i freskėt nė kohė thatėsire."
Parimi nė Islam se imani ynė ėshtė aq i fortė sa dashuria jonė pėr profetin (a.s), shprehet bukur dhe qartė nga njė poet i cili thotė:
"Pa dashuri pėr profetin, vėshtirė tė gjehet Zoti,
ai qė nuk e do profetin, nuk mund ta dojė Zotin.
Pa dashuri pėr Muhamedin, i plotė nuk mund tė jetė besimi,
pėr tė qenė mysliman nuk mjafton besimi nė Zot.
Namazi, zekati, agjėrimi dhe haxhi tė gjitha tė mira janė,
por vetėm kėto nuk mund tė mė bėjnė prej tė devotshmėve.
Derisa tė jem gati tė sakrifikohem pėr nderin e Muhamedit,
Zotin kam dėshmitar, besimi im, pėrsosmėrinė nuk mund ta arrijė."
Dashuria pėr profetin (a.s.) i jep jetė praktikės tonė fetare. Pa tė, feja kthehet nė aderim bosh, nė rregulla dhe rituale pa jetė.

Kuptimi i Dashurisė pėr Profetin (a.s.)

Nė pamje tė parė duket qartė pse tė devotshmit duhet t'a duan profetin (a.s). Ai ėshtė mėsuesi dhe udhėzuesi i tyre dhe ėshtė e pamundur qė ai t'i mėsojė, dhe t'i udhėzojė nėse ata nuk kanė dashuri pėr tė. Por ka edhe njė kuptim mė tė thellė tė parimit se dashuria pėr profetin (a.s.) ėshtė njė parakusht thelbėsor pėr imanin.
Dashuria pėr profetin (a.s.) ėshtė njėkohėsisht dhe dashuri pėr bukurinė dhe fisnikėrinė e karakterit tė tij, pėr drejtėsinė, modestinė dhe forcėn e brendėshme tė njeriut dhe qė profeti si el-insan el-kamil (njeriu perfekt) e zotėron nė shkallėn mė tė lartė. Dashuria pėr profetin (a.s.) do tė thotė tė pranosh dhe tė lartėsosh potencialin pėr mirėsi qė Zoti ka krijuar brenda njeriut.
Kjo gjithashtu do tė thotė dhe dashuri pėr njerėzimin, jo vetėm pėr potencialin e tij pėr pėrsosmėri, por dhe pėr paaftėsinė pėr ta realizuar atė potencial dhe pavarėsisht nga mangėsitė dhe dobėsitė e shumta nga tė cilat ai vuan. Profeti (a.s.) nuk ėshtė vetėm njeriu mė i pėrsosur, ai ėshtė dhe njeriu qė nė Ditėn e Gjykimit do tė pėrfaqėsojė mbarė njerėzimin dhe do ti lutet Zotit t'i falė ata pėr mangėsitė e tyre.
Pėr kėtė arsye, dashuria pėr profetin (a.s.) nga njėra anė na nxit ta lakmojmė arritjen e pėrsosmėrisė dhe nga ana tjetėr na ndihmon ta pranojmė paaftėsinė tonė pėr tė qenė tė pagabueshėm dhe nė kėtė mėnyrė na shtyn tė jetojmė nė paqe me veten si robėr tė penduar tė Zotit, me shpresė nė mėshirėn e Tij. Kjo ėshtė arsyeja pse dashuria pėr profetin (a.s.) ėshtė kusht i imanit. Ēfarė ėshtė imani nėse nuk ėshtė pendim pėr mangėsitė dhe dobėsitė e tua dhe pėrpjekje pėr tė arritur pėrsosmėrinė?
Imani ka dy anė tė ndėrlidhura ngushtė. Njėra ėshtė hyjnore dhe konsiston nė njohjen e Zotit dhe tė qenit nė paqe me Tė. Tjetra ėshtė njohja e vetvetes dhe tė qenit nė paqe me tė. Tė dy palėt janė si dy anėt e njė monedhe, njėra nuk mund tė jetė pa tjetrėn. Kjo vėrtetohet nga ajete dhe hadithe tė shumta. Pėr shembull, transmetohet se profeti (a.s.) ka thėnė se njeriu qė njeh vetveten njeh dhe Zotin e tij. Nga ana tjetėr, Allahu thotė nė Kur'an:
"ata qė e harruan Allahun, e Allahu bėri qė ata ta harrojnė vetveten" (El Hashr: 19).
Fjala Islam do tė thotė tė jesh nė paqe me Zotin dhe nė Kur'an kjo lidhet me tė qenit nė paqe me vetveten.
Dashuria pėr profetin (a.s.) paraqet anėn njerėzore tė besimit. Dashuria e dikujt pėr profetin (a.s.) tregon se ai person (femėr apo mashkull) ka pranuar vetveten dhe ėshtė nė paqe me tė dhe se ai gjithashtu e njeh Zotin e tij dhe ėshtė nė paqe me Tė dhe i ėshtė dorėzuar Atij.

Edhe Profeti kishte Dashuri pėr Ne

Nėse tė devotshmit kanė dashuri pėr profetin (a.s), ata duhet tė dinė se edhe profeti (a.s.) ka dashuri pėr ta. Allahu dėshmon pėr kėtė nė Kur'an:
"Juve ju erdhi i dėrguari nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndijshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt" (Et Tevbe: 128).
Profeti (a.s.) nuk kishte dashuri vetėm pėr besimtarėt. Ai i donte tė gjitha krijesat e Zotit. Zoti thotė nė Kur'an:
"E Ne tė dėrguam ty (Muhamed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat" (El Enbija: 107).
Ėshtė e vėrtetė se profeti (a.s.) i luftoi armiqtė e tij. Por edhe kėtė ai e bėri nga mėshira dhe dashuria dhe jo nga armiqėsia apo urrejtja. Ėshtė e lehtė t'i lejosh tė tjerėt tė ndjekin rrugėn qė ēon nė shkatėrrim dhe humbje. Nevojitet dashuri dhe guxim i madh pėr t'i ndihmuar ata, dhe pikėrisht kėtė u pėrpoq tė bėnte profeti (a.s). Fakti qė profeti (a.s.) motivohej nga mėshira, madje dhe pėr kundėrshtarėt e tij, vėrtetohet me mėnyrėn se si ai i fali ata gjatė hyrjes mė Mekke.

Vuajtjet e Profetit

Ndėr shenjat e dashurisė sė profetit (a.s.) pėr njerėzimin, janė dhe vuajtjet e panumėrta qė iu shkaktuan nga kundėrshtarėt e tij tė cilėt profeti (a.s.) i fali me aq lehtėsi pas fitores sė tij.
Nė fillimet e misionit, pothuajse tė gjithė banorėt e qytetit tė tij (mekasit) e kundėrshtuan megjithėse profeti (a.s.) ishte njohur deri atėherė nga vetė populli i tij si fjalėdrejti, i besueshmi. Fillimisht ata e sulmuan me fjalė, dhe mė pas vazhduan me tortura fizike. Ata merrnin gjemba dhe mbeturina dhe i hidhnin nė rrugėn ku kalonte profeti (a.s). Njė herė, ai (a.s.) u kthye me rroba tė pluhurosura nė shtėpi. Njė nga vajzat e tij, me lotė nė sy ia shkundi pluhurin. Profeti (a.s.) u lėndua mė shumė nga lotėt e vajzės sė tij sesa nga trajtimi i mekasve. Ai e qetėsoi duke i thėnė: "Vajza ime, mos qaj, pasi Zoti do e ndihmojė babain tėnd."
Njė herė banorėt e Mekkes u pėrpoqėn t'a lėndonin nė njė formė tjetėr profetin (a.s), duke mos i folur. Me heshtjen e tyre ata kėrkonin ti thonin profetit (a.s): "ti nuk je nga mesi ynė sepse ti flet kundėr zakoneve tė tė parėve tanė". Heshtja e tyre e lėndoi profetin (a.s.) mė shumė se fyerjet dhe talljet e tyre.
Kokėfortėsia dhe kėmbėngulja e mekasve pėr tė mos e pranuar mesazhin e tij, e shtynė profetin tė kėrkonte mbėshtetjen e fiseve tė tjera jashtė Mekkes kur vinin gjatė sezonit tė haxhit. Por kundėrshtarėt e tij i pengonin pėrpjekjet e tij. Ebu Lehebi, e ndiqte pas profetin (a.s.) dhe thėrriste me zė tė lartė: "Mos e besoni atė, ai ėshtė i ēmendur". Njė ditė kėto sjellje tė mekasve e hidhėruan mė shumė se ēdo herė tjetėr profetin (a.s). Por ai u
mjaftua duke shikuar lart drejt qiellit dhe tha: "O Zot, nėse Ti do, nuk do tė jetė gjithmonė kėshtu!"
Nė vitin 620, profeti (a.s.) vendosi tė udhėtonte jashtė Mekkes qė tė mund tė predikonte mesazhin e tij pa u pėrndjekur nga armiqtė e tij. Qyteti i Taifit ishte zgjedhja e tij e parė. Gjashtėdhjetė milje nė lindje tė Mekkes, Taifi ishte qyteti me ndikimin mė tė madh pas Mekkes nė gadishullin arabik. I shoqėruar vetėm nga Zejdi r.a, profeti (a.s.) bėri njė udhėtim tė lodhshėm pėr nė Taif. Ai qėndroi dhjetė ditė nė Taif duke i ftuar nė besim kryetarėt e fiseve dhe njerėzit e thjeshtė. Por ata tė gjithė e kundėrshtuan duke i thėnė se nuk donin t'i prishnin marrėdhėniet me mekasit pėr hir tė njė feje tė re. Me kalimin e ditėve,
banorėt e Taifit u bėnė gjithmonė e mė armiqėsorė dhe nė ditėn e dhjetė ata filluan ta godasin profetin (a.s.) me gurė. Megjithėse ai u largua nga qyteti, njė turmė e pamėshirshme e ndoqi duke e goditur me gurė deri dy apo tre milje jashtė qytetit tė Taifit. I lodhur dhe me gjakun qė i rridhte nga goditjet e gurėve, profeti (a.s.) gjeti njė kopėsht dhe hyri brenda qė tė pushojė. Zejdi i cili ishte pėrpjekur t'a mbronte profetin (a.s.) nga gurėt, ishte plagosur nė kokė.
Dy vjet mė vonė, profeti (a.s.) arriti tė fitonte mbėshtetjen e banorėve tė njė qyteti tjetėr, Medines, dhe vendosi tė shkonte atje. Por armiqtė e tij komplotuan pėr ta vrarė para se tė emigronte pėr nė Medine dhe ky komplot pėr pak pati sukses.
Vuajtjet e tij vazhduan edhe pas largimit tė tij nga Mekka. Kurejshėt dhe fise tė tjera arabe nėn ndikimin e tyre, e luftuan ashpėr atė dhe pasuesit e tij. Nė Medine, hebrenjtė e munduan profetin (a.s.) me kurthet dhe komplotet e tyre dhe njėherė u pėrpoqėn t'a helmonin. Hipokritėt, armiqtė e tij tė fshehtė, tė cilėt shtireshin si besimtarė, thurnin intriga dhe shpifje kundėr profetit (a.s). Njė shembull janė akuzat kundėr bashkėshortes sė tij, Aishes r.a; akuza tė cilat i shkaktuan dhimbje jo vetėm Aishes r.a por edhe profetit (a.s). Ndonjėherė edhe besimtarėt i shkaktonin dhimbje pa qėllim profetit (a.s). Pėr shembull, largoheshin papritur duke e lėnė vetėm nė kėmbė. Nė lidhje me kėtė, Allahu thotė nė Kur'an:
"Kur ata shohin ndonjė tregti ose ndonjė aheng mėsyhen atje, kurse ty tė lėnė nė kėmbė..." (El Xhumua: 11)
Kėto dhe shumė vuajtje tė tjera pėsoi profeti i nderuar (a.s.) pėr vite me radhė. Ai nuk kishte pse i duronte kėto vuajtje tė mėdha. Para se tė fillonte misionin e tij, ai gėzonte ēdo tė mirė: shėndet tė mirė, njė biznes tė begatė, njė grua tė dashur, fėmijė tė mbarė, tė afėrm dhe miq besnikė si dhe respektin e banorėve tė qytetit tė tij. Nėse do tė kishte dashur, profeti (a.s.) mund tė kishte jetuar njė jetė tė rehatshme. Por ai zgjodhi rrugėn e vuajtjeve dhe vėshtirėsive. Ai e bėri kėtė nga dashuria pėr tė njėjtėt njerėz qė e persekutuan vetėm pse ai mundohej pėr mirėqenien e tyre.

Domethėnia e Vuajtjeve tė Profetit (a.s.)

Si tė gjitha aspektet e jetės sė profetit (a.s), edhe vuajtjet e tij pėrmbajnė mėsime tė ēmuara pėr tė gjithė ne. Ato dėshmojnė se kjo botė ėshtė njė luftė e pandėrprerė mes tė mirės dhe tė keqes, tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, drejtėsisė dhe tiranisė. Vuajtjet e tij na mėsojnė se mirėsia, e vėrteta dhe drejtėsia do tė triumfojnė gjithmonė, edhe pse kjo fitore mund tė vonojė.
Vuajtjet e profetit (a.s.) gjithashtu na kujtojnė pėr potencialin pėr mirėsi si dhe pėr potencialin pėr ligėsi qė ka njeriu. Profeti i fundit pėrfaqėson njeriun me potencialin mė tė madh pėr mirėsi ndėrsa kundėrshtarėt e tij pėrfaqėsojnė njerėzit me potencialin mė tė madh pėr ligėsi. Por nuk na takon neve ti dėnojmė ata qė e persekutuan profetin (a.s) pasi vuajtjet e profetit u shkaktuan nga i njėjti potencial pėr ligėsi qė gjendet brenda secilit prej nesh. Kush e di me siguri se nėse do tė kishte jetuar nė kohėn e profetit (a.s), nuk do t'i kishte hedhur mbeturina apo nuk do t'a kishte lėnduar atė nė ndonjė mėnyrė tjetėr? Njerėz mė tė mėdhenj se ne, si Umeri r.a dhe Halid ibn Ualidi r.a, para se tė pranonin Islamin, e pėrndoqėn profetin (a.s). Profeti nuk vuajti nė mėnyrė qė ne tė mund tė dėnojmė kėtė apo atė. Ai vuajti qė ne tė kemi shpresė dhe pėrulėsi. Ai vuajti qė ne tė mund tė kuptojmė potencialin brenda nesh pėr mirėsi dhe pėr ligėsi. Ne duhet t'i shohim tė dy kėto potenciale brenda nesh. I pari na jep shpresė pėr fatin e njeriut nė pėrgjithėsi dhe i dyti na bėn qė tė jemi tė pėrulur para Allahut. Ne kemi nevojė pėr tė dyja, pėr shpresė dhe pėrulėsi, qė tė arrijmė shpėtimin.
Kėshtu, vuajtjet e profetit (a.s) duhet tė na shtyjnė tė mendojmė pėr potencialin pėr ligėsi qė ne tė gjithė kemi brenda nesh dhe tė na bėjnė tė vendosur pėr ta mposhtur atė. Mėnyra mė e mirė pėr ta mposhtur ligėsinė ėshtė nėpėrmjet dashurisė pėr profetin (a.s), pasi sa mė shumė qė t'a duam profetin (a.s.) aq mė shumė do t'a forcojmė elementin e mirėsisė si dhe t'a mundim tė keqen qė tė gjithė kemi brenda vetes./vizion-islam/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi