Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Shėmbėlltyra e Pejgamberit s.a.v.s. nė mileniumin e tretė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėmbėlltyra e Pejgamberit s.a.v.s. nė mileniumin e tretė

Mesazh nga NoOrA prej Sun Feb 28, 2010 9:06 am

Shėmbėlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka qenė figura qėndrore jo vetėm nė historiografinė islame, por edhe nė atė botėrore nė pėrgjithėsi.Kjo, ngase rrezet e misionit tė pejgamberit tė fundit tė Allahut xh.sh., shkėlqyen nė mbarė botėn, e shkrinė akullin e injorancės, arrogances dhe nėpėrkėmbjes sė nderit e dinjitetit njerėzorė i cili e kishte bllokuar tėrė botėn.
Por, jo vetėm kaq, mesazhi i Pejgamberit tė fundit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do tė jetė vazhdimisht burim i fuqisė dhe inspirimit tė lėvizjes sė forcave progressive drejt luftimit tė sė keqes dhe dukurive negative tė karaktereve tė ndryshme qė do tė paraqiten kohė pas kohe nė rruzullin tokėsor dhe qė do ta preokupojnė shoqėrinė njerėzore, gjegjėsisht e gjithė kjo konfirmon se shembėlltyra e pejgamberit tė fundit do tė jetė prezente, edhe atė me tė madhe, edhe nė kėtė millennium, sepse virusi i sė keqes vazhdon tė shkaktojė epidemi tė rrezikshme pėr njeriun bashkėkohor.
Krahas penave tė Islamit, qė nuk diskutohet, edhe penat e publicistėve, ideologyėve, filozofėve, shkencetarėve e intelektualėve tė ndryshėm jo muslimanė nė pėrgjithėsi, nuk do tė mund tė ndalen as nė kėtė milenium pa thurrur fjalė miradie pėr kėtė figure markante qė la gjurmė tė thella nė historinė e njerėzimit.Ai edhe mė tutje do tė vazhdojė tė paraqesė frymėzim pėr shumė intelektualė tė huaj tė cilėt gjurmojnė pas tė vėrtetės dhe tė cilėt realisht dhe objektivisht i vlerėsojnė sendet.
Shembėlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do tė jetė prezente edhe nė kėtė milenium, sepse mesazhi dhe personaliteti i tij cilėsohet me nji varg veēorish qė ia sigurojnė kėtė positė tė lartė, e qė ne do tė kishim theksuar si vijon:

1-REFORMA:
Mesazhi dhe personaliteti i Pejgamberit tė fundit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, karakterizoheshin apriori me fitoren, gjegjėsisht me ardhjen e tij i dėrguar i Zotit nė botė.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem bėri reforma rrėnjėsore nė shoqėrinė njerėzore, edhe atė jo vetėm pėr kohėn dhe vendin ku u dėrgua, por reformat e tij do tė jenė valide pėr tėrė kohėrat dhe vendet.
Kjo, ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem bėri ndryshime nė metodologjinė e tė menduarit dhe tė gjykuarit, gjė qė do tė paraqesė tharm tė reformave dhe ndryshimeve nė ēdo kohė.
Prej njeriut qė ishte mėsuar vetėm tė imitojė doke e mite nė mėnyrė tė verbėr, u formua personaliteti kritik i cili kėrkon logjikshmėrinė e njė besimi dhe arsyen e dogmave qė imponohen.
Prej personalitetit i cili pėrkulej para ēdo fenomeni dhe objekti tė hyjnyzuar, formohet personaliteti kritik i cili qanė e qeshė nė tė njejtėn kohė kur i kujtohet se ēfarė absurdi ka bėrė me pėrkuljen para gurėve e zotrave tė sajuar prej ushqimeve tė cilat paraqitnin burim furnizimi nė rast skamjeje e thatėsie.
Me njė fjalė, mesazhi i tij e grushtoi logjikėn e imponimit dhe imitimit absolute, qė paraqiste parim themelor tė mentalitetit tė njeriut tė xhahilijetit, edhe atė jo vetėm nė Arabi, por edhe mė gjėrė.
Rruga e njejtė tentohet tė trasohet edhe sot nga fuqitė e mėdha, tė cilat duke dominuar mbi popujt tjerė nė tė gjitha fushat, edhe atė:ekonomike, politike, informative, etj, tentojnė t’ua imponojnė gjeneratave tė reja maksimėn se ēdo gjė qė vjen prej perendimi, ėshtė formulė e shpėtimit, pa mos u dhėnė rast tė mendojnė rreth saj, por zgjidhje tė vetme kanė imitimin, me apo pa dėshirė.Normalisht, sot adhurimi nuk nėnkupton atė formė klasike tė ritualeve tė besimit, por imponohet nėnshtrimi formave tė caktuara tė jetesės, bontonit dhe stilit tė sjelljes, etj.
Metodologjia reformuese e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, popujve dhe individėve u len terren tė mendojnė rreth fenomeneve dhe proceseve larg logjikės sė imponimit, e me kėtė konfirmon se i respekton veēoritė e tyre kulturore dhe aftėsinė e tyre pėr tė qenė subjekt i barabartė me tė tjerėt nė formėsimin e rendit botėrorė.

2-INTERNACIONALIZMI:
Mesazhi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk ėshtė i kufizuar nė kohė dhe vend, por ai i ka tejkaluar tė gjitha kėto bariera e kufij.
Pėr atė, duke e shikuar shoqėrinė e pare tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e shohim botėn nė minijaturė, me racat dhe nacionalitetet e ndryshme:Bilalli pėrfaqėson Afrikėn dhe racėn e zezė, Selmani pėrfaqėson Persinė dhe civilizimet e vjetra, Suhejbi pėrfaqėson Evropėn dhe popujt ne saj.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem me thėniet e tij i bėri me dije mbarė opinionit botėrorė, se nuk ėshtė i dėrguar vetėm pėr arabėt, por ai u dėrgua me nji concept tė ri tė rregullimit botėror:lidhja nė mes njerėzve nė bazė tė besimit dhe bindjes, gjegjėsisht idealeve tė pėrbashkėta, si dhe respektimin e qenies njerėzore si krijesė e Allahut tė Madhėrishėm, pa marrė parasyshė pėrkatėsinė e tij fetare.Pėr kėtė edhe thoshte:”Nuk ka dallim nė mes arabit dhe jo arabit, tė bardhit e tė ziut (nė aspektin e gjenezės dhe tė races), por vetėm se me devotshmėri”.Poashtu, thoshte:”Jam I dėrguar pėr ēdo race”.
Nė njė rast, kur Ebu Dherri, njė shok i shquar i Pejgamberit tė Allahut, pati njė zėnkė me Bilallin, shokun tjetėr tė njohur tė Pejgamberit tė Allahut, i cili qe muezzin i tij dhe i cili ishte Afrikan, i dėrguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Ebu Dherrit:”Ti je njeri i cili vazhdon t’ė ketė njė doze injorance”.Kėtė ia tha, sepse Ebu Dherri e nėnēmoi Bilallin duke i thėnė se ti je bir i njė zezake.
Kthimi nė parimet e idealeve dhe tė gjykuarit sipas tyre, janė kėrkesa bazė tė shoqėrisė bashkėkohore, e cila, e zhytur nė rendin e ri botėrorė, u zhgėnjye rendė nga promotorėt e motos “nuk kemi miq dhe armiq tė pėrhershėm, por kemi interese tė pėrhershme”, e tė cilėt nė fakt nuk synonin asnjė afrim tė tė gjithėve nėn ombrellėn e vlerave tė pėrbashkėta, por thjesht, formimin e blloqeve dhe sistemeve me karakter ndėrkombėtar, tė cilat do t’ua lehtėsojnė atyre shfrytėzimin e resurseve tė popujve dhe tė mirave tė tyre.

3-KOMUNIKIMI:
Fundi i shekullit tė kaluar dhe fillimi i kėtij shekulli, lirisht mund tė thuhet, kanė kaluar nė shenjė tė pėrsosjes sė komunikimit mes njerėzve, gjegjėsisht, ėshtė konsideruar i suksesshėm ai i cili e ka pėrvetėsuar mjeshtėrinė e tė komunikuarit, sepse sikur qė thonė, bota ėshtė shndėrruar nė njė fshat tė vogėl si rezultat i revolucionit tė mjeteve tė komunikimit.
Andaj, edhe ky shekull, bile edhe ky millennium, do tė kėrkojė prej njerėzve qė sa mė tepėr ta pėrkryejnė artin e tė komunikuarit, qė nė kėtė mėnyrė tė mundin tė venė ura miqėsie dh emirėkuptimi mes vete.
Duke u nisur nga ajo qė thamė pėr kėtė shekull, me plotė tė drejtė konstatojmė se shembėlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do tė jetė kyēe edhe nė kėtė millennium-kėtu aludoj nė taborrin jo Islam, sepse pėr muslimanin ndjekja e tij ėshtė prej besimit- sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem na mėsoi praktikisht sit a pėrkryejmė kėtė art tė rendėsishėm pėr kohėn tone.
Qė para katėrmbėdhjetė shekujve Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem sinjalizoi me veprimet e tij nė rendėsinė e tė komunikuarit si metodė e kulturuar dhe progressive e plasimit tė ideve dhe vėnies sė raporteve miqėsore e urave tė mirėkuptimit mes njerėzve.
Me kėtė rast, do t’i veēojmė vetėm dy raste qė tė na shėrbejnė vetėm pėr ilustrim:

a) Korrespodencat me burrėshtetasit:
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem mori njė hap tė madh, i cili pėr nė atė kohė paraqiste presedan tė llojit tė vet.Ai iu drejtua me shkresė figurave mė eminente tė politikės botėrore tė asaj kohe, ku i thėrriste nė dialog dhe bashkėpunim, si dhe mirėkuptim pėr misionin e tij.I thėrriste qė t’i bashkangjiten iniciativės sė re tė cilės i printe ai, pėr thyerjen e barrierave mes njerėzve, pėr lirimin e njeriut nga ankthi i besimeve tė kota dhe imitimet e verbėta, pėr tė kontribuar pėr tė mirėn e mbarė shoqėrisė njerėzore dhe luftimin e tė gjitha formave tė nėpėrkėmbjes sė dinjitetit njerėzorė.
Rendi i ri botėrorė i ndėrtuar mbi parime tė shėndosha tė besimit, etikės, politikės, ekonomisė dhe shoqėrisė, ishte mesazhi themelor dhe programi islam pėr ardhmėrinė e botės dhe llojit njerėzor nė pėrgjithėsi.Ai paraqiti opcion tė qartė tė shpėtimit dhe mėkėmbjes sė llojit njerėzor dhe sigurimit tė ardhmėrisė sė tij;

b)Pėrgatitja e shokėve tė vet:
Njė prej ndodhive tė rendėsishme nga jeta e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e qė nė fakt manifeston vėmendjen e tij dhe kujdesin e madh ndaj ēėshtjes sė komunikimit me njerėz dhe raporteve positive me pale tė ndryshme, ėshtė edhe urdhėrimi i tij disa shokė tė vet, sahabe, qė ta mėsojnė shkrim-leximin hebrejisht.
Vetė fakti se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem barti mission me karakter ndėrkombėtar dhe se ishte mjaftė i interesuar qė t’u drejtohet njerėzve q’ flisnin gjuhė tė ndryshme, mbėshtet konstatimin se prej sahabeve tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pati qė mėsuan edhe gjuhė tjera tė cilat atėbotė ishin zyrtare nė arenėn ndėrkombėtare.
Andaj, jo vetėm muslimanėt qė i besojnė atij, por edhe ata qė nuk i besojnė atij, kanė ēka tė mėsojnė nga jeta e tij, dhe ka pse tė qėndrojė shembėlltyra e tij prezente edhe nė kėtė millennium nė mesin e tyre.

4-MBROJTJA E IDENTITETIT NJERĖZOR:
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i luftoi energjikisht tė gjitha tentimet pėr vlerėsimin e njė race ose populli mbi njė tjetėr, por i bėri me dije njerėzimit se nė aspektin e prejardhjes, njerėzit janė tė barabartė si dhėmbėt e krėhėrit, dhe pohoi se nuk ka dallim nė mes arabit dhe jo arabit, tė bardhit e tė ziut, pasanikut e tė varfėrit, etj.Pra, Pejgamberi i Allahut qė atėherė e ka luftuar energjikisht sėmundjen e cila sot e kėsaj dite e mundon njerėzimin-racizmin.
Fakti se fuqia mė e madhe botėrore e kėsaj kohe, SHBA-tė nuk pranojnė shumė gjyqe ndėrkombėtare dhe nuk nėnshkruajnė shumė marrėveshje tė karakterit ndėrkombėtarė, tė jep tė kuptosh se mu ata janė promotorė tė idesė sė popullit tė dalluar dhe tė zgjedhur nė mileniumin e tretė, gjė qė nė tė kaluarėn ka qenė tipar i hebrejve.
Pėr kėtė, njeriu i mileniumit tė tretė do ta shohė nė shembėlltyrėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem shpėtuesin e njerėzimit nga nga humnera e nėnēmimit tė dinjitetit njerėzor dhe nga mėkati i dallimit tė njerėzve.

Autor: Mr. Bashkim Aliu

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi