Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:46 pm

Libri eshte ne gjuhen shqipe eshte kushtuar femrave muslimane nese ke deshir lexoje ose dergoja ndokuj tjeter...
Une ju percjella gjith personave ne adresen time.Dhe inshaAllah keni durim te lexoni ne te vertet eshte pak si tem e gjate mirpo duke lexuar do te kenaqeni.Ka keshilla te dobishme...

Esselamu alejkum

Titulli i librit:Per vajzat para se te pendohen dhe te humbin

MOTĖR E NDERUAR!

Edhe pak do ta takosh All-llahun e Madhėrishėm, e shpirti nė minutat e fundit si do tė jetė?
Motrat tjera, tani, janė duke tė pastruar, nė supe tė kanė ngarkuar, nė varr tė kanė lėshuar dhe me dhé tė kanė mbuluar, e ti, a je e gatshme pėr kėtė ditė?
Motėr e nderuar!
E mbyllėn varrin me dhé, tė lanė familja dhe tė dashurit, e nė varr tė paraqitet llogaria, ku mbeti, pra, bota? Tani me ty janė Munkiri dhe Nekiri, dy melekėt e All-llahut qė do tė tė marrin nė llogari. Pyetjet e tyre janė tė vėshtira. E ti oj motėr, a do tė pėrgjigjesh, apo do tė ndalet gjuha?
Motėr e dashur!
Krimbi gjendet afėr teje, ai i cili shqyen krahėrorin, han mishin dhe eshtrat. Ku janė pra kėnaqėsitė dhe argėtimet?
Motėr e dashur!
Erdhi koha tė dalėsh nga varri, lakuriq, ashtu si je lindur, duke u pėrgatitur para peshojės. Kurse veprat tua, do tė peshojnė rėndė apo lehtė? Fletat e veprave tua do tė vijnė nga e djathta apo nga e majta?
Motėr muslimane!
Tė shoh duke kaluar nė urėn e vendosur mbi Xhehennem dhe shoh njerėz duke rėnė poshtė. E, ti a do tė biesh poshtė, apo do tė vazhdosh pėr nė Xhennet?
Motėr muslimane!
Pėrfundimisht, pa asnjė dyshim, do tė qėndrosh para All-llahut tė Madhėrishėm dhe do tė pyetesh pėr tė gjitha veprat e tua, tė vogla e tė mėdha. A ke pėrgjigje pėr kėto pyetje?

PĖR ĒKA TĖ KRIJOI ALL-LLAHU I MADHĖRISHĖM?

Motėr e nderuar!
All-llahu i Madhėrishėm nuk tė krijoi kot dhe nuk tė solli nė kėtė botė qė tė jetosh pa arsye dhe pa qėllime tė ndershme e tė njerėzishme. All-llahu e pėrcaktoi rrugėn dhe qėllimin. E bėri tė qartė shpėrblimin e vajzave tė hazreti Havės, tė cilat ecin nė kėtė rrugė pėr arritjen e qėllimit, dhe gjithashtu e bėri tė qartė edhe ndėshkimin e atyre tė cilat i shmangen kėsaj rruge, kėtij qėllimi. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Ai (All-llahu) thotė: “Ashtu si i harrove ti argumentet tona qė ti ofruam, ashtu je i harruar sot”. (Ta Ha: 126). Kėshtu qė, nėse dėshiron jetė tė ėmbėl nė kėtė botė dhe pozitė tė mirė nė botėn tjetėr, lexo fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm ku thotė: “Unė nuk i krijova xhinnėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė”. (Edh-Dharijat: 56)
A je duke e adhuruar All-llahun e Madhėrishėm?
Apo je bėrė nga ato qė nuk dinė tjetėr veē ushqimit dhe pijes ditėn, dhe ndejės deri natėn vonė para lojėrave dhe punėve tė kota.
Do te ikin nga ti ditėt, do tė regjistrohen mėkatet, do tė qash me vaj tė atyre qė kanė bėrė krime dhe assesi nuk do tė ndihmojė arsyetimi.
Ēfarė fatkeqėsie nėse tė gjenė vdekja dhe ti ende nuk je kthyer nė rrugėn e All-llahut. Trishtim i madh ėshtė nėse ti je ftuar qė tė pendohesh, e nuk i je pėrgjigjur kėsaj thirrjeje dhe me punė tė shėmtuara je nisur pėr te Krijuesi i Gjithėfuqishėm. Dėgjoje kėtė tekst, ndalu dhe logjiko me vėmendje: Njė grua nėse bėn mėkat ndaj All-llahut tė Madhėrishėm mund tė arsyetohet dhe tė thotė se ajo nuk ėshtė e mbrojtur nga gabimet. Por ēfarė ėshtė ēėshtja e saj nėse ajo me qėllim bėn mėkat, dėshiron tė pėrhapen veprat e saj dhe ecė me tė dy kėmbėt kah ato?
Njėherė, disa njerėz e detyruan njė grua tė bukur tė dalė para njė robi tė ndershėm qė quhej Rrebij Hajthem. Me shpresė se do ta shtyejnė atė tė largohet nga rruga e All-llahut tė Madhėrishėm, i premtuan asaj 1000 derhem shpėrblim. U mashtrua kjo grua, mbisundoi nė zemrėn e saj ēėshtja materiale. Djalli e urdhėroi shpirtin e saj tė kryejė kėtė punė tė shėmtuar. U stolis me rrobat me te bukura, u parfumos me parfumet mė tė kėndėshme dhe doli para Rrebiut qe ishte duke u kthyer nga xhamia. Ai u ndal qė tė dijė se ē’ishte problemi. Pėr njė moment e kuptoi lojėn e saj, kėshtu qė dėshiroi ta kėshillojė, me shpresė se do tė kthehet nė rrugė tė drejtė, dhe i tha asaj:
"Oj robėreshė e All-llahut, si do tė ndihesh sikur tė tė kaplojė sėmundje e rėndė nė trupin tėndė dhe tė ndryshojė pamjen dhe gėzimin tėnd?!
Oj robėreshė e All-llahut, si do tė jetė gjendja jote nėse zbret meleku i vdekjes nga Zoti i botėve dhe ta pret arterien e zemrės tėnde?!
Oj robėreshė e All-llahut, si do tė pėrgjigjesh para dy melekėve kur do tė tė pyesin ty pėr kėtė vepėr?!"
Gruaja filloi tė qajė dhe iku me tė shpejtė. Ishte ky njė rast qė e shtyri kėtė grua tė pendohet tek All-llahu i Madhėrishėm, duke i premtuar Atij se do ta ndjekė rrugėn e vėrtetė. Ajo filloi ta adhurojė All-llahun e Madhėrishėm nė shtėpinė e saj, dhe sa herė qė pėrmendej mėkati, e pėrfshinte vaji. Ajo nuk u largua nga kjo botė pėrderisa nuk u bė e njohur pėr adhurimin e saj tė pandėrprerė qė e bėnte pėr All-llahun e Madhėrishėm. Netėt e gjata e tė ftohta i kalonte duke kėrkuar mėshirė nė namazin e saj dhe duke u lutur me dua dhe biseda tė fshehta shpirtėrore qė i bėnte me Krijuesin e gjithėsisė. Kurse ditėt e gjata tė verės i kalonte me agjėrim. Vdekja e zuri si njė rrėnjė e djegur pėr shkak te vajit dhe dėshpėrimit mbi mėkatet e kaluara.

Motėr e dashur!
A thua ti nuk je poseduese e gabimeve? Ku janė, pra, lotėt e tu?

Motėr e dashur!
A nuk je robėreshė e gjynaheve? Ku janė, pra, lotėt ndaj mėkateve tė kaluara?

VARRI ĖSHTĖ SHTĖPIA JOTE

Motėr е dashur…
A do tė mund ta pėrballosh El-Havije-nė. A e din se ē’ėshtė Havije? Ėshtė zjarri me nxehtėsi shumė tė lartė?!
Dole nga barku i nėnės vetėm!
Do tė hysh nė varr vetėm!
Do tė qėndrosh para All-llahut tė Madhėrishėm vetėm.
A e ke kuptuar domethėnien e adhurimit, a e ke rrėnjosur nė zemrėn tėnde?
A e ke kryer obligimin ndaj prindėrve tu?
A e ke kryer obligimin ndaj burrit?
Fėmijėt tu, a i ke edukuar me pėrmendjen e All-llahut dhe a i ke urdhėruar pėr namaz, apo i ke rritur nė shoqėri tė filmave dhe kėngėve?
Deri kur do tė vazhdosh me lėnien e namazit, ikjen nga Kur’ani, kurse ti je e bindur se vdekja tė kėrkon.
Varri ėshtė shtėpia jote.
Dheu, shtroja jote.
Krimbat do t’i kesh shokėt mė tė afėrt.
Ringjallja e madhe do tė jetė takimi yt.
Mos vallė pret derisa ta harrosh edhe fenė tėnde?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh e pėrsėriste kėtė dua:
“O Ti qė i rrotullon zemrat, forcoje zemrėn time nė fenė Tėnde; O Ti qė i udhėzon zemrat, udhėzoje zemrėn time nė tė dėgjuarit Tėnd”.
Pra, a beson nė zemrėn tėnde dhe nė fenė tėnde?!
Atėherė si, pra, kur ti je e njohur pėr mėkatet e shumta, vėrshon pas turpėsive dhe dėshirės sė zjarrtė, pas gėzimeve trupore dhe gjėrave tė cilat s’qėndrojnė gjatė.
Motėr e nderuar!
Po i afrohemi vdekjes dhe agonive tė saj.
Po shkojmė pėr nė varr, tek vėshtirėsitė e tij tė mėdha.
Po i afrohemi ringjalljes dhe situatės sė saj.
Po i afrohemi Ditės sė Kijametit dhe vėshtirėsive tė saj, pastaj do tė paraqitet para teje e vėrteta dhe do tė shohėsh llogarinė qė ke pėr ta dhėnė para All-llahut tė Madhėrishėm. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Ti ishe nė njė huti (nga kjo ditė) e Ne ta hoqėm perden tėnde dhe tash ti sheh shumė mprehtė”. (Kaf: 22)
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:48 pm

PĖRKUJTOJE VDEKJEN

Motėr e nderuar!
Ndėr ēėshtjet tė cilat tė ndihmojnė nė realizimin e devotshmėrisė, ėshtė pėrkujtimi i vdekjes, por ē’ti bėsh kur ti po e urren vdekjen e as qė dėshiron tė pėrmendet.
A e din pse?
Sulejman Abdul Meliku i tha Hazim el-Zahidit: “O Hazim ē’kemi qė po e urrejmė vdekjen?” Ai i tha: “Ngase ju e keni ndėrtuar botėn tuaj dhe e keni shkatėrruar ahiretin, kėshtu qė ju urreni tė barteni nga ndėrtimi nė shkatėrrim”. Tha: “Si do tė shkojmė te All-llahu i Madhėrishėm?” I tha: “O udhėheqės i muslimanėve, ai qė punon vepra tė mira ėshtė si ai qė gjendet larg shtėpisė, kur vjen nė mesin e familjes ėshtė i gėzuar, i lumtur, kurse punėkeqi, ėshtė si robi i cili ka gabuar dhe kur shkon te zotėriu ikėn i frikėsuar, i dėshpėruar”.
Si do ta pėrkujtosh vdekjen kur ti je e zėnė me pėrmendjen e kėngėve, filmave, artistėve, modės dhe zbukurimeve? Si ta pėrkujtosh vdekjen kur t’i dėshiron tė jetosh 1000 vjet? Po ta llogaritėsh sasinė e mėkateve tua, do tė jetė sa rėra dhe dheu, por, para sė gjithash, ti shpreson tė hysh nė xhennete dhe tė jeshė nė mesin e hyrive. Ti je dehur pa pirė gjė.
Dėgjo kėtė tregim ku Ebu Bekri tha:
“Ka qene njė njeri qė i bėnte llogari vetvetes. Njė ditė i llogariti vitet e veta dhe pa se i kishte mbushur 60 vite. Kur i llogariti ditėt erdhi nė pėrfundim se i kishte kaluar 21 mijė e 500 ditė. I ndodhur nė kėtė gjendje, i humbi vetėdija, dhe nė momentin kur erdhi nė vete tha: Mjerė pėr mua qė jam duke shkuar te Zoti me 21500 gabime”.
E gjithė kjo nėse llogaritet ēdo ditė nga njė mėkat, e ē’thua pėr 110 mėkate nė ditė?
Mjerė pėr mua, ndėrtova botėn e shkatėrrova ahiretin, dhe nuk respektova urdhrat e All-llahut. Po unė nuk dėshiroj tė bartem nga ndėrtesat nė shkatėrrim. E si tė shkoj nė botėn e librit, nė botėn e llogarisė, nė botėn e ndėshkimit, pa punė e pa shpėrblime?!
Oj motėr e dashur, zgjohu nga humbja, kthehu te Zoti yt qė tė krijoi, pėrkujtoje vdekjen, ajo qė ndanė shoqėritė, ajo qė len fėmijėt jetimė, ndėrruesen, prerėsen e sigurisė dhe ėndrrave.
Pėrkujto, oj e mashtruar, vdekjen dhe agonitė e saj, idhtėsinė dhe shpejtėsinė e ardhjes sė saj.
Pėrkujto ditėn e vdekjes sate, kalimin tėnd nga toka nė brendinė e saj. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sahabėve tė tij u thoshte: “Shtone pėrkujtimin e vdekjes”.
All-llahu i Madhėrishem do ta shperblejė, atė qė e pėrkujton vdekjen, me tri gjėra:
1. Shpejtėsine e pendimit;
2. Bindjen e zemrės dhe
3. Aktivitetin ne ibadet.
Dhe anasjelltas, do tė ndėshkohet me tri gjėra:
1. Vonesėn e pendimit;
2. Shtrėngimin e zemrės dhe
3. Pasivitetin nė ibadet.
Vdekjen duhet pėrkujtuar, sepse ajo zbutė zemrėn. Njė grua erdhi te Aisheja [radijall-llahu anha] dhe u ankua se e ka zemrėn e shtrėnguar, kurse ajo iu pėrgjigj: “Shtoje pėrmendjen e vdekjes qė tė zbutet zemra”. Gruaja filloi ta pėrmendė vdekjen dhe zemra e saj u zbut. E falėnderoi Aishen [radijall-llahu anha] pėr udhėzimin e vėrtetė. Kur vdekja pėrmendet me gjuhė dhe me mendje, atėherė edhe vėshtirėsitė e kėsaj jete lehtėsohen. Lidhur me kėtė Kabi tha: “Kush e pėrmend vdekjen i lehtėsohen vėshtirėsitė e kėsaj bote”. Kurse Omer ibn Abdulazizi gjithnjė thoshte: “Nėse gjendesh nė pasuri pėrmende vdekjen, edhe nė varfėri pėrmende atė”.

Motėr e dashur!
Kur Omer Abdul Kajsit iu afrua vdekja, filloi tė qajė. I pyetur se pse po qanė, ai pėrgjigjet duke thėnė se nuk po qanė nga frika e vdekjes dhe as nga mallėngjimi qė po e lė kėtė botė, por po qanė nga gėzimi pėr durimin qė ka pasur gjatė ditėve tė nxehta verore dhe netėve tė gjata e tė ftohta tė dimrit!
Shiko, motėr muslimane, kėshtu kanė qenė tė devotshmit, e megjithatė e kanė fajėsuar veten nė shkurtimin e punėve tė mira ndaj All-llahut tė Madhėrishėm. Kurse ti sot grumbullon atė qė nuk e hanė, shpreson nė atė qė nuk mund ta mbėrrish, ndėrton atė qė nuk e banon, pra a nuk merr mėsim nga vdekja?
A ka ndonjė nga gratė qė punon dhe pėrgatitet pėr ditėn e vdekjes?
Pėrse tė mos ketė, kur vdekja ėshtė mė e rėndė se shkulja e mishit me dara dhe mė e rėndė se 100 goditje me shpatė.
Shedad ibn Enesi [radijall-llahu anhu] tha: “Vdekja, pėr besimtarin, ėshtė frika mė e tmerrshme. Ajo ėshtė mė e rėndė se shkulja e mishit me dara, mė e rėndė se vlimi i ujit nė enė. Po qe se i vdekuri ngrihet dhe u tregon njerėzve tė kėsaj bote pėr dhembjet e vdekjes, ata s’do tė dėshironin kėnaqėsitė e jetės dhe do ta preferonin gjumin e pėrhershėm”.

Motėr e nderuar!
Pėrkujto, sikur ndodhesh nė vitet e fundit tė jetės tėnde, tė ka sulmuar sėmundja, tė ka ikur ēdo dėshirė dhe ēdo qėllim i kėsaj jete, dhe nė fund t’u paraqit njė befasi!
“Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė)”. (Kaf: 22)
Frikėsohen sytė, pushon zėri, nuk mundesh tė kuptosh se kaloi ēdo gjė, erdhi tek ti meleku i vdekjes, u ngrit shpirti dhe arriti cakun.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė)”.
Zgjidhen problemet mė tė vėshtira nė kėtė ditė.
Shpirti arriti nė gropė tė fytit, nuk din se kush do tė jetė shėrues dhe kush do ta vėshtirėsojė gjendjen, e nė momentin e udhėtimit nuk din ēka do tė takosh. Na ruaj Zot!
“Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė)”.
E mė pastaj tė ngarkuan mbi supe, tė bartėn pėr nė varreza, me turp shumė tė madh dhe pėrfundove nė varr e shkėputur.
Nga gjėrat tė cilat tė ndihmojnė pėr hyrje nė devotshmėri ėshtė edhe pėrkujtimi i dhembjeve tė vdekjes.

A I DIN TRYSNITĖ E VDEKJES

Motėr e nderuar!
Si mund tė jeshė e larguar nga urdhrat e All-llahut tė Madhėrishėm, kur ti je e njohur me trysnitė e vdekjes? Nėse ti i din dhe nuk pėrgatitesh pėr kėtė ditė, do tė jetė gjendje e padėshiruar pėr ty, e nėse nuk i din, dėgjo tani pėr kėto vėshtirėsi, me qėllim qė tė distancohesh nga tė kėqijat e ta praktikosh tė mirėn, dhe si rezultat i kėsaj tė pendohesh te Zoti yt deri nė vdekje. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė momentin e vdekjes thoshte: “La ilahe il-lall-llah, me tė vėrtetė vdekja ka vėshtirėsitė e saj, o Zot lehtėsomi vėshtirėsitė e vdekjes”. Imagjino veten tėnde, oj robėreshė e All-llahut, se lufta pėr vdekje nuk pėrfundon pėrveē me pyetjen nė varr dhe daljen para Zotit tėnd. Imagjino veten tėnde nė momentin e vdekjes, mundimet, ēudirat dhe vėshtirėsitė e saj.
Atė ditė kur fillon shkulja e shpirtit tėnd dhe dhembjet do tė fillojnė nga kėmbėt duke e pėrfshirė tėrė trupin, kurse shpirti pret sihariq nga All-llahu i Madhėrishėm, kėnaqėsinė apo hidhėrimin e Tij. Nė ato momente do tė shohėsh melekun e vdekjes, kėshtu qė zemra tė lidhet me atė qė tė ka befasuar. Kur tė dėgjosh zėrin e tij, merr sihariq, oj robėreshė e All-llahut, se Ai ėshtė i kėnaqur me ty, apo merr sihariq, oj armike e All-llahut, se Ai ėshtė i hidhėruar me ty, prandaj paramendo veten tėnde tė gėzuar apo tė hidhėruar.
Isai [alejhis-selam] u tha shokėve tė vet, Havarijunėve: “Lutjuni All-llahun qė tė m’i lehtėsoje dhembjet e vdekjes. Me tė vėrtetė e kam pėrkujtuar vdekjen me frikė, gjė qė mė bėri tė mos frikėsohem nga ajo”.
Amr ibn Asi thoshte: “Do tė dėshiroja qė ta shihja njė njeri tė menēur, tė urtė, tė cilit i ėshtė ofruar vdekja dhe tė mė tregojė mbi vdekjen”. E kur iu afrua vetė atij vdekja, shokėt i thanė: “O Amr, thoshe nė ditėt e jetės tėnde se dėshiron ta takosh njė njeri tė menēur tė cilit i ėshtė afruar vdekja qė tė tregojė mbi tė. Ja, ti je ai i menēuri dhe i urti, e tė ka zbritur edhe vdekja, na trego pra mbi tė!” Ai tha: “Mė duket sikur qiejt janė puqur nė mes vete, e unė gjendem nė mesin e tyre. Dhe mė duket se shpirti ėshtė duke mė dalur pėr vrimė tė gjilpėrės”.

Motėr e nderuar!
Omeri [radijall-llahu anhu] i tha Ka’bit: “O Ka’b, na trego mbi vdekjen”. Ai tha: “Po, o udhėheqėsi i muslimanėve. Vdekja ėshtė si dega me gjemba tė shumta e futur nė brendėsi tė njeriut, dhe ēdo gjembė ėshtė e lidhur pėr njė arterie tė njeriut. Mė pastaj, kėtė degė e tėrheq njė njeri me njė tėrheqje tė fortė, kėshtu qė kjo degė len ēfarė len dhe merr ēfarė merr”.
Kurse Musait [alejhis-selam] i thanė: “Si e gjete vdekjen?” U pėrgjigj duke thėnė: “E gjeta veten si shpendi nė kafaz, nuk vdes qė tė shpėtojė, e as nuk mundet tė fluturojė qė tė lirohet”.

Motėr e dashur!
A nuk tė thėrret kjo gjendje qė t’i kthehesh All-llahut tė Madhėrishėm?
A nuk dėshiron tė zgjohesh nga gjumi i humbjes?
Deri kur do ta vonosh pendimin?
Namazin e ke lėnė ose e vonon nga koha e tij, dhe mendon se ke tė drejtė.
E humb kohėn nė vepra tė kėqija dhe gėzohesh.
A mos pret zhgėnjimin, humbjen, vajin dhe shkatėrrimin, atėherė kur ta gjesh veten nė shtratin e vdekjes?! ZGJOHU!

DĖSHPĖRIMI DHE PENDIMI NĖ SHTRATIN E VDEKJES

Motėr e dashur!
Afrohu me mua tė mendohesh rreth ndodhive tė disave, tė cilėt nė ēastin e vdekjes qanin tė dėshpėruar dhe tė penduar pėr atė qė kishin kaluar.
Shabiu tha: Kur u plagos Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu], i sollėn kos qė tė pijė. I doli nga goja dhe tha: “All-llahu ekber”, dhe e diti se do tė vdes. Ata qė ishin aty filluan ta pėrmendin pėr punėt e tij tė mira, kėshtu qė u pėrgjigj: “Vall-llahi, po tė ishte sot gjithēka e imja prej ku lind dielli e deri ku perėndon, do ta jipja qė tė shpėtoj nga kjo gjendje”.
Mė pastaj humbi vetėdijen, ndėrsa kokėn e kishte nė tokė. Biri i tij, Abdullahu, ia vendosi kokėn nė prehėrin e tij, ndėrsa kur Omeri erdhi nė vete e urdhėroi qė kokėn t’ia lėshoje nė tokė.
Abdullahu i tha: “O baba, toka dhe prehėri im janė tė njėjtė”. Omeri [radijall-llahu anhu] prap i tha: “Ma vendos kokėn nė tokė ashtu si tė thashė”.
Dhe ashtu bėri djali i tij.
I fėrkoi faqet e tij me dhé, e pastaj Omeri tha: “Mjerė pėr Omerin, mjerė pėr Omerin, mjerė pėr nėnėn e Omerit nėse All-llahu nuk ia falė Omerit. Nėse vdes, mė dėrgoni sa mė shpejt nė varrin tim, sepse, pasha All-llahun, ky ėshtė vendi mė i mirė ku do tė mė dėrgoni, ose pesha mė e rėndė qė do tė ma ngarkoni”.
Kur u godit Othman bin Afani [radijall-llahu anhu], duke i rrjedhur gjaku i tij filloi tė thoshte: “Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Teje, me tė vėrtetė kam qenė nga mėkatarėt. O Zot ēėshtjet e mia i mbėshtes tek Ti dhe tė lus tė mė japėsh durim nė sprovėn time”.
Ndėrsa kur u godit pėr vdekje Selman Farisiu [radijall-llahu anhu], qau. Me kėtė rast u pyet se pėrse qan. U pėrgjigj: “Pėr All-llahun, s’po qaj nga frika e vdekjes, as se po e lė kėtė botė, por se Pejgamberi [alejhis-selam] na la testament dhe tha: “Le tė jetė pėr ju kjo botė si gjėrat e udhėtimit”. Pas vdekjes sė tij u numėrua pasuria qė e kishte lėnė. Arriti vlerėn nė 30 derhem, e qė ishte njė sasi shumė e vogėl dhe thuajse e pamjaftueshme pėr jetesė, duke e ditur se Selman Farisiu ishte pėrgjegjės i qyteteve tė Kisras.
Transmetohet se kur iu afrua vdekja Amr ibn Asit, i thirri rojet dhe njerėzit e tij e u tha:
“A mundeni tė bėni gjė pėr mua tek All-llahu?”
Thanė: “Asgjė”.
U tha: “Shpėrndahuni nga unė”.
Kėrkoi ujė pėr abdes dhe gjithashtu kėrkoi qė ta dėrgojnė nė xhami, dhe e dėrguan. Pasi qė e drejtuan kah kibla tha: “O Zot, Ti mė urdhėrove e unė nuk i dėgjova urdhrat e Tua, Ti mė dhe amanetin e unė e tradhėtova, mi tregove kufijtė dhe unė i tejkalova. O Zot, nuk kam arsyetim, prandaj tė lutem mė fal, nuk kam as fuqi qė tė fitoj ndaj Teje, jam mėkatar, kėrkoj mėshirė pa insistim e pa kryelartėsi”. Mė pastaj tha: “La ilahe ila ente inni kuntu minedh-dhalimin (nuk ka Zot tjetėr pėrpos Teje, me tė vėrtetė unė kam qenė nga mėkatarėt)”. E pėrsėriti kėtė derisa vdiq.
Kur i erdhi vdekja Muavi ibn ebi Sufjanit [radijall-llahu anhu] tha: “Tash mė ulni”.
Pasi qė e lanė, filloi ta pėrmendė All-llahun dhe ta madhėrojė, e mė pastaj tha: “A tani o Muavi, pas thyerjes dhe dobėsimit po e pėrmend Zotin tėnd!! A s’do tė ishte mė mirė ta pėrmendje nė freskinė e rinisė? Kjo ėshtė kohė e shkurtėr”. Filluan t’i rrjedhin lotė derisa filloi tė qajė me zė. Vazhdoi, duke qarė, tė thotė: “Kjo ėshtė vdekja, prej tė cilės askush nuk do tė shpėtojė. Ua bėj me dije se pas vdekjes ėshtė edhe mė idhėt e mė vėshtirė”. Duke vazhduar mė tutje tha: “O Zot, mėshiroje plakun e mėkateve me zemėr tė ngurtė, o Zot pakėsoja vėshtirėsitė dhe mėshiroje frymėmarrjen, merre nė falje atė qė nuk shpreson nė askė pėrveē nė Ty”.
Po pėr tė njėjtėn temė edhe Ebu Hurejra nė prag tė vdekjes qau, e i pyetur se pėrse qanė tha: “Mė bėn tė qajė largėsia e fitores, mangėsia e devotshmėrisė, dobėsia e imanit dhe ardhmėria ime qė do tė mė shpie ose nė Xhennet ose nė Xhehennem”.
Kur iu afrua vdekja Hudhejfe bin Jemani [radijall-llahu anhu] tha: “O Zot, tė jam frikėsuar, sot tė lutem. O Zot, Ti e din se unė s’kam dashur tė qėndroj nė kėtė botė pėr shkak tė lumenjve e as pėr bukurinė e pemėve, por pėr kompensimin e ditėve qė mė kanė ikur pa agjėruar, netėve tė gjata pa namaz, shfrytėzimin e kohės dhe pjesėmarrjen time nė mesin e dijetarėve”.
Ndėrsa kur nė momentin e vdekjes Muhammed ibn Munkediri filloi tė qajė, e pyeten se pėrse po qanė, e ai tha: “Nuk po qaj pėr vdekjen, e as qė po e lė kėtė botė, por po qaj pėr atė qė mė kanė ikur ditė pa agjėrim gjatė kohės sė verės dhe netė pa namaz gjatė kohės sė dimrit”.

Motėr e dashur!
Kjo ėshtė gjendja e njerėzve tė mirė nė shtratin e vdekjes; pra lotė, dėshpėrim, keqardhje, pendim, lutje. Ishin prej atyre qė punonin me dituri dhe vepra, prej atyre qė nuk lakmonin kėtė botė dhe frikėsoheshin, flinin shumė pak dhe nė netėt e vonshme kėrkonin mėshirė. Sidoqoftė, nė momentin e vdekjes, kur largoheshin nga kjo botė, qanin. Nuk qanin nga dėshpėrimi qė po e lėnė kėtė botė, por se do tė pėrshėndeteshin me punėt e mira, namazin, agjėrimin, zekatin, haxhxhin, leximin e Kur’anit, lutjet dhe istigfarin. Kjo qė thamė pasqyrohet qartė nė fjalet e Jezid Er-Rrakashit, kur nė momentin e vdekjes tha: “Mjerė pėr ty o Jezid, kush do tė falet pėr ty pas vdekjes?! Kush do tė agjėrojė pėr ty pas vdekjes?! O ju njerėz, a s’qani pėr shpirtrat tuaj e pėr jetėn qė ju ka mbetur?!”
Nėse nuk merr mėsim nga lotėt e njerėzve tė ndershėm dhe nga keqardhja e tyre nė shtratin e vdekjes, atėherė dėgjo mbi lotėt e njerėzve tjerė dhe pendimin e tyre. Transmetohet nga Abdul Melik bin Mervani, se kur i erdhi vdekja shikoi nga vendi i tij dhe pa njė njeri duke i goditur rrobat e tij pėr pastrim dhe tha: “Ah sikur tė isha sikurse ky njeri tė jetoja nga fitimet e duarve tė mia e tė mos e mirrja pėrgjegjėsinė e hilafetit”.
Kur i erdhi vdekja Ebi Shuxha Fenahsiriut, nuk dėgjohej nga ai asnjė fjalė tjetėr pėrveē: “Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi, u hoq prej meje ēdo kompetencė imja”. (Kur'an, El-Hakka: 28-29)
Ndėrsa kur El-Muntesirit iu afrua vdekja, filloi tė trembet. I thanė: “Nuk ka gjė o Emiri i muslimanėve”. Tha: “Nė kėtė gjendje thoni se s’ka gjė? Iku dunjaja dhe ahireti, e ju mė thoni s’ka gjė, mos u brengos?!

Motėr e dashur!
Ti ēdo tė thuash nė shtratin e vdekjes?
Qaj pėr shkak tė pakujdesisė tėnde nė kėtė ditė, pėr punėn e pakėt pėr Xhennetin e largėt dhe pėr mos posedimin e asaj qė tė shpėtojė nga zjarri i fortė.
Mė pas, a nuk tė bėjnė kėto fjalė qė t’i kthehesh devotshmėrisė dhe t’i kthehesh All-llahut tė Madhėrishėm? A nuk do tė ngritesh me shpirtin tėnd, me njė fuqi qė gjendjen dhe jetėn tėnde ta lidhėsh me All-llahun Madhėrishėm?


KJO ĖSHTĖ GJENDJA JOTE NĖ VARR

Motėr e dashur!
A e ke harruar se varri tė thėrret dhe thotė:
- O bir i Ademit, mjerė pėr ty kur tė vish tek unė!
- A nuk e din se unė jam shtėpi e insekteve?
- A nuk e din se unė jam shtėpi e ndarjes?
- A nuk e din se unė jam shtėpi e errėsirės?
- A nuk e din se unė jam shtėpi e tmerrit?
Kėto janė qė t’i numėrova ty, e ti ēdo tė mė numėrosh mua?
Mendo oj robėreshė e All-llahut dhe pėrfytyro veten tėnde se nė kėtė moment ndodhesh nė varr; tė hudhėn nė njė gropė me gjerėsi dhe gjatėsi tė vogėl, tė shtohet tmerri, tė pėrfshinė njė pėrqafim qė ta shtypė hundėn, prish kokėn, ndanė kockat, toka jote mbushet me krime pėr shkak tė zemrės se keqe. Dėshiron tė ikėsh, por s’mundesh, dėshiron tė mbrohesh, e nė dorė nuk asgjė. Nuk interesoheshe pėr kėtė vend, ngase ishe e zėnė me tė kotat e kėsaj bote. Gjithashtu, nuk ishe e kėnaqur me rrizkun qė ta kishte sjellur All-llahu i Madhėrishėm.
Shiko tani veten tėnde (Zoti tė mėshiroftė), largoji, po munde, anėt e kėsaj grope, lehtėsoje peshėn qė e ke pėrmbi, shpėto nga ky tmerr. Por, assesi nuk mundesh!
Motėr, ktheju All-llahut tė Madhėrishėm. Frikėsohu vetėm prej Atij, puno, sa je gjallė, atė qė don All-llahu i Mėshirshėm, humbi shpresat nga tė gjitha gjėrat e kota, se shpėtimi ėshtė vetėm tek All-llahu Fuqiplotė, tek Ai i cili krijoi ēdo send.

Motėr e dashur!
Pėrkujto gjendjen nė varr, atėherė kur dy melekėt tė parashtrojnė pyetje. Transmeton El-Berrai nga Azibi [radijall-llahu anhu] se tha: Dolėm me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė varrosjen e njė njeriu nga Ensarėt dhe u afruam afėr varrit ku varrosej. U ul Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i drejtuar kah Kibla, e sė bashku me tė edhe ne. Na dukej se mbi kokėn tonė gjendej njė shpend. Ai, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kishte njė shkop nė dorė me tė cilin e gėrvishte tokėn dhe filloi ta drejtonte shikimin e tij nė qiell, e pastaj e kthente nė tokė dhe veproi kėshtu tri herė, pastaj tha: “Kėrkoj mbrojtje tek All-llahu prej ndėshkimit tė varrit!” Vazhdoi duke thėnė: “Me tė vėrtetė, kur robi i All-llahut gjendet nė shkėputje e sipėr nga kjo botė dhe drejtohet pėr nė botėn tjetėr, zbresin melekė me fytyrė tė bardhė sikurse dielli. Bartin me vete tabut tė Xhennetit, e gjithashtu me vete kanė parfum tė Xhennetit, dhe e ulin atė nė largėsi tė tė pamurit. Pas gjithė kėsaj vjen meleku i vdekjes dhe i ulet afėr kokės sė tij duke i thėnė: ‘O ti shpirt i mirė dhe i qetė, hyn nė mėshirėn dhe kėnaqėsinė e All-llahut tė Madhėrishėm’. Shpirti del nga trupi i tij ashtu siē rrjedhin pikat e ujit nga vrima e gotės. Mė pastaj, tė gjithė melekėt nė qiell e marrin atė dhe ia vendosin shpirtin nė tabut dhe e parfumosin. Lidhur me kėtė All-llahu thotė: “Atij ia marrin shpirtin tė dėrguarit Tanė dhe ata nuk bėjnė kurrfarė lėshimi.” (El-En’am: 61). Nga ai shpirt del aromė mė e kėndshme se ē’gjendet nė faqen e dheut. Ngjiten lartė me tė, te grupet e melekėve tjerė dhe nuk ec ai shpirt pa pyetur melekėt: ‘Ēfarė shpirti i lezetshėm ėshtė ky?!’ Thonė: ‘Ky ėshtė filani i biri i filanit’, e thėrrasin me emrat mė tė mirė, me tė cilėt e kanė thirrur nė atė botė. Kėshtu vazhdon derisa tė mbėrrijnė nė qiellin e botės. Kėrkojnė t’u hapen dyert e kėtij qielli dhe u hapen pa kurrfarė vėshtirėsie. Shpėrndahen nė tė gjithė qiejt, derisa tė mbėrrijnė nė qiellin e shtatė. E All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Shkruane robin Tim nė Ilijun”. “E ku e din ti se ēka ėshtė Il-lijun? Ėshtė njė libėr i qėndisur qartė. Tė cilin e dėshmojnė engjėjt qė janė mė tė afėrmit.” (El-Mutaffifin: 19-21) E shėnojnė nė librin e Il-lijuneve dhe u thuhet: “Kthejeni nė tokė, pasiqė u kam premtuar atyre se prej asaj i kam krijuar, nė tė do t’i kthejė dhe nga ajo do t’i nxjerr edhe njėher tjetėr”.Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdoi: Kthehet nė tokė dhe i kthehet shpirti nė trupin e tij. Ndėrkohė, i vijnė dy melekė tė fortė nė ndėshkime dhe e pyesin: ‘Kush ėshtė Zoti yt?’ Thotė: ‘Zoti im ėshtė All-llahu’. I thonė: ‘Cila ėshtė feja jote?’ Thotė: ‘Feja ime ėshtė Islami’. I thonė: ‘Cili ėshtė njeriu qė u dėrgua tek ju?’ Thotė: ‘Resulull-llahu’. I thonė: ‘Cila ėshtė dituria jote?’ Thotė: ‘Kam lexuar Librin e All-llahut, kam lexuar nė tė dhe e kam pranuar’. I thonė: ‘Kush ėshtė Zoti yt? Cila ėshtė feja jote? Kush ėshtė Pejgamberi yt?’
All-llahu i Madhėrishėm mbi kėtė ēėshtje thotė: “All-llahu forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr, ndersa mizorėt All-llahu i bėn tė humbur. All-llahu punon ēka tė dojė.” (Ibrahim: 27)
Thotė: ‘Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė Islami dhe Pejgamberi im ėshtė Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]’.
Atėherė thėrret njė zė nga qielli duke thėnė: ‘E ka thėnė tė vėrtetėn robi im, pėr kėtė, shtrojani vendin nė Xhennet, visheni nga veshjet e Xhennetit dhe hapjani njė derė pėr atje’.Vazhdoi mė tutje i Derguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Dhe vjen tek ai aroma e Xhennetit, kėnaqėsia e tij dhe i zgjerohet atij varri aq sa mundet tė shohė larg.
Mė pastaj, i vjen atij njė njeri me fytyrė tė bukur, me rroba te bukura, me aromė tė kėndshme dhe i thotė: ‘Merr sihariq pėr diēka qė tė gėzon. All-llahu ėshtė i kėnaqur me ty, tė ka pėrgatitur xhennetet me begati, kjo ėshtė dita jote e pėrgatitur, pėr tė cilėn ishe i premtuar’. E ky, i habitur e pyet: ‘Po ti, Zoti tė dhashtė sihariq pėr mirė, kush je? Fytyra jote nuk sjell tjetėr pėrpos lajme tė mira!’
Thotė: ‘Jam puna jote e mirė, pėr All-llahun, gjithnjė je ngutur pėr t’i kryer urdhrat e All-llahut tė Madhėrishėm, ke qėndruar larg mėkateve dhe pėr kėtė, All-llahu tė ka shpėrblyer me mirėsi’.
I hapet atij dera e Xhehennemit dhe Xhennetit e i thuhet: ‘Ky do tė ishte vendi yt, po t’i kishe thyer urdhrat e All-llahut, por Ai tė ka shpėrblyer me njė vend tjetėr pėr shkak tė punėve tua’.
Kur sheh se ē’ka nė Xhennet thotė: ‘O Zot, shpejtoje ndodhinė e Kijametit qė tė mos kthehem te familja dhe pasuria ime’.
I thuhet atij: ‘Pusho, ky ėshtė vendi yt’.
Pastaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdoi: “Kurse robit pabesimtar, kur tė shkėputet nga kjo botė e niset pėr nė botėn tjetėr, i vijnė melekė me fytyra tė vrenjtura, tė fortė nė ndėshkim, me vete bartin veshje prej zjarrit dhe i ulen atij afėr. Mė pastaj vjen meleku i vdekjes dhe i thotė: ‘O ti shpirt i keq, hyn nė zemėrimin e All-llahut’. Shpirti i ndahet nga trupi i tij, ashtu si ndahet pėshtyma nga goja, i kėputen venat dhe nervat, e mallkon atė ēdo melek qė gjendet mes qiellit dhe tokės, pastaj mbyllen dyert e qiellit. Asnjėri nga rojet e qiellit nuk i hap dyert, por e lusin All-llahun qė tė mos e lejojė kėtė shpirt tė keq tė kalojė pėrskaj tyre. E marrin dhe e veshin me teshat e zjarrit. Nga ai del aromė ngordhėsire, mė e keqja aromė nė faqen e dheut. Duke kaluar ēdo grup tė melekėve, ata thonė: ‘Ē’ėshtė ky shpirt i keq?’ Duke e thirrur me emrat mė tė kėqij qė ėshtė thirrur nė dunja thonė: ‘filani i biri i filanit’. Mbėrrijnė nė qiellin e kesaj bote dhe kėrkojnė qė t’u hapen dyert, por mė kot”. Nė kėtė rast Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lexoi ajetet: “Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do te hyjnė nė xhennet deri tė pėrbirojė devja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt.” (El-A’raf: 40) E vazhdoi: “All-llahu i Madhėrishėm u thotė qė ta shkruajnė atė nė tokėn mė tė ulėt, nė Sixhijnė. Pastaj u thuhet: ‘Kthene robin Tim nė tokė, Unė u kam premtuar atyre se prej dheut i kam nxjerrur, nė tė do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr edhe njėherė’. Gjuhet nga qielli shpirti i tij me njė gjuajtje tė fortė, e bie nė trup". Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] citoi fjalėt e All-llahut: “Duke qenė tė sinqertė nė besim ndaj All-llahut dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė njė vendė tė humbur.” (El-Haxhxh: 31) Dhe tha: “I kthehet shpirti nė trupin e tij, i dėgjon hapat e shokėve tė tij duke u ndarė nga ai, e nė kėtė gjendje i vijnė dy melekė qortues dhe e pyesin:
‘Kush ėshtė Zoti yt?’
Thotė: ‘Ah, ah, nuk e di’.
I thonė: ‘Ēfarė thua pėr kėtė njeri qė u dėrgua te ju?’
Nuk i bie nė mend se cili ėshtė ai njeri. Ia pėrkujtojnė emrin dhe i thonė: ‘E thėrrasin Muhammed?’
Thotė: ‘Ah, ah, i kam dėgjuar njerėzit tė thonė ashtu’.
I thuhet: ‘S’ke ditur e as nuk ke kuptuar, e as qė ke ndjekur ata qė dinė’. Nė kėtė moment thirret nga qielli dhe thuhet se robi po gėnjen. U thuhet atyre: ‘shtrojani atij vendin prej zjarrit dhe hapjani njė derė tė zjarrit’. I afrohet atij nxehtėsi e madhe, helm, i ngushtohet varri dhe i vie njė njeri me pamje tė shėmtuar, aromė tė keqe dhe i thotė: ‘merr sihariq pėr shkak tė veprave tua tė kėqija. Kjo ėshtė dita pėr tė cilėn ishe i premtuar’. Thotė: ‘Po ti, Zoti tė dhashtė sihariq pėr tė keq, kush je? Fytyra jote nuk sjell tjetėr pėrveēse lajme tė kėqija’. Thotė: ‘Unė jam puna jote e keqe. Vall-llahi s’di qė ndonjėherė je ngutur pėr nė urdhrat e All-llahut, ndėrsa pėr nė mėkate nguteshe dhe pėr kėtė Zoti tė shpėrbleu me dėnim’. Pas kėtij i dėrgohet njė njeri i verbėr, shurdhmemec, i cili nė dorėn e tij mbanė njė goditės, qė po t’i bie malit do ta bėnte dhe. E godit atė derisa tė bėhet dhé, e All-llahu i Madhėrishėm e kthen atė prap nė formėn e mėparshme. Goditet edhe njėherė, e britmėn e tij e dėgjon ēdo gjė pėrveē njerėzve dhe xhinnėve. Mė tej, i hapet dera e zjarrit dhe i shtrohet shtrojė zjarri. Kur sheh se ēfarė ka nė Xhehennem thotė: ‘O Zot, mos e bjer Ditėn e Kiametit”.

Motėr muslimane!
Ky hadith i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė mėson shumė gjėra:
Tė mėson se besimi i besimtares duhet tė jetė i palėkundur, se dėnimi nė varr ėshtė i vėrtetė, ashtu si ėshtė i vėrtetė shpėrblimi nė tė. Tė jeshė e bindur nė kėtė.
Tė mėson se kush ėshtė me All-llahun nė kėtė botė, All-llahu do tė jetė me tė nė ēastin e vdekjes dhe nė mbrojtje nė jetėn e Berzahut.
Tė jep tė kuptosh se hipokritja dhe pabesimtarja janė tė harruara nga mėshira e All-llahut tė Madhėrishėm nė momentin e vdekjes, e as qė i forcon ata nė varrin e tyre.
Tė sqaron se banorėt e qiellit luten pėr muslimanėt dhe muslimanet, dhe luten kundėr hipokritėve dhe hipokriteve, pabesimtarėve dhe pabesimtareve.
Tė bėn qė tė gėzohesh se dyert e qiellit janė tė hapura pėr besimtarėt dhe tė mbyllura pėr tė tjerėt.
Tė mėson se muslimanja nė varrin e saj gjendet nė kopshte nga kopshtet e Xhennetit, ndėrsa mėkatarja, hipokritja dhe pabesimtarja nė zjarr nga zjarret e Xhehennemit.

Motėr e dashur!
Si ėshtė e mundur tė besosh nė ndėshkimet e varrit dhe tė mos pėrgatitesh pėr tė?
Ku ėshtė namazi dhe agjėrimi yt?
Ku ėshtė pendimi dhe ku janė lotėt e tu?
Mendo se po tė erdhi vdekja nė kėtė moment, do tė tė gjejė nė gjendjen mė tė padėshiruar, ndėrsa po hyre nė varr, s’do tė kesh kohė pėr pendim, e humbja jote do tė jetė e madhe.
Kurse ajo qė hyn nė varrin e saj me namaz, agjėrim, lutje, pendim, lexim Kurani, do tė jetė e qetė e nė siguri tė plotė, pa brenga, sepse asaj do t’i argumentojė puna qė e ka bėrė. Kabel-Ahbari [radijall-llahu anhu] tha: “Kur vendoset robi i mirė nė varrin e tij, i vijnė nė ndihmė punėt e tij tė mira si: namazi, agjėrimi, haxhillėku, xhihadi, lėmosha. I vijnė melekėt e ndėshkimit nga kėmbėt e tij, e namazi i thotė: ‘Largohuni se ai ka bėrė namaz me kėto dy kėmbė vetėm pėr All-llahun’. I vijnė nga koka, e agjėrimi u thotė: ‘S’keni rrugė pėr ta ndėshkuar atė, nė botė ka qėndruar i etur gjatė vetėm pėr All-llahun’. Pastaj i vijnė nga trupi i tij, e xhihadi dhe haxhxhi u thonė: ‘Largohuni nga ai, se e ka lodhur trupin e tij duke bėrė haxhxh dhe duke luftuar pėr All-llahun e Madhėrishėm dhe qė ta arrijė kėnaqėsinė e Tij’. Po ashtu i vien edhe para duarve, e lėmosha thotė: ‘Largohuni nga shoku im! A e dini se sa lėmoshė ka dalur nga duart e tij? E ka bėrė kėtė pėr ta arritur kėnaqėsinė e All-llahut tė Madhėrishėm, prandaj nuk keni rrugė pėr ndėshkimin e tij’.
Pastaj i vijnė atij melekėt e mėshirės, i shtrojnė atij shtroje Xhenneti, e veshin me rroba tė Xhennetit, i zgjerohet varri i tij dhe i jipet njė kandil Xhenneti qė me tė ndriēohet deri nė ditėn kur All-llahu do ta ringjallė nga varri i tij”.

Motėr e nderuar!
A nuk ėshtė koha qė t’i kthehesh All-llahut tė Madhėrishėm?
Tani dėgjoje Jezid Rekashin [radijall-llahu anhu] duke thėnė: “Kam mėsuar se i vdekuri kur tė vendoset nė varrin e tij, e rrethojnė punėt e tij. Kėshtu All-llahu i bėn ato qė tė flasin dhe thonė: ‘O ti rob i vetmuar nė varrin tėnd, u shkėput nga ti ēdo gjė, kėshtu qė nuk ke askė pėrveē neve’. Pastaj qan dhe thotė: ‘Gėzim ėshtė pėr atė qė ka shok punėn e mirė, e mjer pėr atė qė ka tė keqen”.
Thabit El-Benani thotė: “Kur vendoset i vdekuri nė varrin e tij, e rrethojnė punėt e mira. Vjen meleku i dėnimit pėr ta dėnuar, por disa prej punėve tė tij thonė: ‘largohu nga ai, se unė jam me tė’. Kur vdes robi i mirė dhe vendoset nė varrin e tij, i vihet shtroje e Xhennetit dhe i thuhet atij: ‘fli i qetė, syri yt do tė pushojė, All-llahu ėshtė i kėnaqur me ty’. I zgjerohet varri, i hapet dera e Xhennetit, shikon nė tė mirat e tij, heton aromėn e tij, grumbullohen rreth tij punėt e mira: namazi, agjėrimi, sjellja e mirė. I thonė atij: ‘tė kemi lodhur, tė kemi lėnė tė etur dhe tė kemi lėnė pa gjumė, kėshtu qė ne sot jemi atje ku don ti, ne jemi pėrcjellėsit e tu derisa tė mbėrrish nė vendin tėnd prej Xhennetit”.

Motėr e dashur!
Askush nuk mund tė tė bėjė dobi pėrveē punės tėnde, pra, a i ke pėrmirėsuar punėt tua?
Tė gjithė do tė lėnė, prindėrit, fėmijėt, njerėzit, vėllezėrit.
Tė gjithė do tė lėnė, do tė mbetesh vetėm me punėn tėnde. Si mundesh, pra, ta harrosh pėrmirėsimin e veprave tua?
Atan bin Jesari [radijall-llahu anhu] thotė: “Gjėja e parė qė i vjen tė vdekurit ėshtė puna e tij, e cila e godet dhe i thotė: ‘Unė jam vepra jote’. Thotė: ‘Ku ėshtė familja ime, fėmijėt e mi, tė afėrmit e mi, cilin ma la All-llahu i Madhėrishėm?’ Thotė: ‘Asnjė nga kėta nuk e ke pas shpine, pėrvec meje’. Thotė: ‘Ah, sikur tė kisha dhėnė pėrparėsi ty mė shumė se familjes sime, fėmijėve tė mi, tė afėrmive tė mi dhe atyre qė ishin pėrgjegjės pėr mua. Askush nuk mė shoqėroi pėrveē teje”.

Motėr e dashur!
Ku e ke Kur’anin e ndershėm - shoqėruesin mė tė mirė? Tė shoh se nuk je duke ia dhėnė tė drejtėn Kur’anit, e ke lėnė prapa shpine, e ke braktisur.
Ke ardhur nė njė gjendje tė tillė sa qė nuk din nga Kur’ani pėrveēse disa kaptinave tė shkurtėra.
Kur’ani tė ėshtė bėrė argument kundėr teje, ngase e ke prishur sjelljen me tė dhe e ke vonuar pendimin.
Si pret pra, qė Kur’ani tė tė mbrojė nė varr?!
Si pret qė tė tė ndihmojė nė udhėzim?!
Ubade bin Samiti thotė: “Besimtari i cili ka lexuar Kur’an nė netėt e vonshme, kur t’i vijė vdekja, i vjen Kur’ani mbi kokėn e tij, derisa tė tjerėt e pastrojnė. Kur ta pėrfundojnė sė lari, Kur’ani hyn nė mes tė gjoksit dhe qefinit. Pasi tė jetė vendosur nė varr, nė momentin kur vijnė Munkiri dhe Nekiri, Kur’ani qėndron nė mes atij dhe atyre. Ata dy i thonė: ‘Largohu nga kėtu, duam ta pyesim atė’. Kur’ani thotė: ‘Pėr All-llahun nuk largohem, e po qe se jeni tė urdhėruar pėr ndonjė gjė, atėherė ėshtė punė e juaj’. Shikon nė tė dhe i thotė: ‘A mė njeh?’ Thotė: ‘Jo!’ Thotė: ‘Unė jam Kur’ani, qė nė natėn tėnde tė kam bėrė tė mos flesh, ditėn tė kam bėrė tė etur, t’i kam ndaluar epshet e tua, t’i kam ruajtur veshėt e tu dhe sytė, dhe pėr kėtė edhe sot do tė jam nga shokėt e tu, shok besnik. Gėzohu, nuk ke pėrse tė hidhėrohesh e as tė frikėsohesh, se pas Munkirit dhe Nekirit nuk ka kush tė shqetėsojė’. Mė pas, dy melekėt largohen nga ai”.

Motėr e dashur!
A nuk qan pėr mėkatet e rinisė mė tė cilat tė ėshtė nxirė libri?
Ku janė lotėt e tu pėr shkak tė asaj qė je distancuar nga Kur’ani?
Ku ėshtė kujdesi yt ndaj ndėshkimit tė dhembshėm?
Ku ėshtė mėrzia jote nga frika e qortimit?
Shiko rreth gjendjes tėnde se si je katandisur, tė ka mundur argėtimi tė cilin shpejton pėr ta kryer.
Shiko gjurmėt e hipokrizisė te ti, tė kanė bėrė ta harrosh vdekjen.
Po tė kishe mundėsi ta shihje mėkataren nė varrin e saj tė mėrzitur, tė etur, pa pasur mundėsi ta shuajė etjen, do ta kishe kuptuar se problemi qėndron vetem te ti.
All-llahu e mėshiroftė nėnėn e Othman Et-Tefava, tė cilės pėr shkak tė devotshmėrisė sė saj tė madhe i thonin murgeshė. Pasi qė flinin fėmijėt, ajo qėndronte nė mihrabin e saj duke e lutur me zė tė ulėt All-llahun e Madhėrishėm, duke u pėrgatitur pėr vėshtirėsitė nė jetėn e saj. Kaluan ditėt dhe erdhi dita e ndarjes. U ul nė shtratin e vdekjes, e Othmani, djali i saj, dėgjoi nė frymėn e fundit tė nėnės sė vet lutjen me dėnesje drejtuar All-llahut tė Madhėrishėm: “O Ti qė nė jetėn time ke qenė mbėshtetje pėr mua, e edhe pas vdekjes do tė jeshė, mos mė le tė pėrbuzur nė ēastin e vdekjes dhe mos me lė tė frikėsohem nė varrin tim”.
Ashtu foli nėn buzė derisa i doli shpirti, kurse All-llahu nuk e harroi atė. Djali i saj e pa nė ėndėrr nėnėn e tij, tė gėzuar dhe tė lumtur. Othman Et-Tafava mbi atė ėndėrr tregon: “Kur mė vdiq nėna, rregullisht shkoja tė varri i saj, bėja dua pėr tė dhe i lutesha All-llahut tė Madhėrishėm qė ta meshirojė atė dhe tė gjithė tė varrosurit tjerė. Njė natė e pashė atė nė ėndėrr dhe i thoja asaj: ‘Oj nėnė si je?’ Mė tha: ‘O djali im, me tė vėrtetė vdekja ka mėrzi tė forta, e unė, me falėnderimin e All-llahut, gjendem nė jetėn e varrezave tė zgjedhura pėr besimtarėt. Nėpėr to shpėrndahen lule dhe shtrihen shtroje tė mėndafshit. Kėshtu vazhdon deri nė Ditėn e Kijametit’. I thashė: ‘A ke nevojė pėr gjė?’ Mė tha: ‘Po, mos e ndėrprit vizitėn dhe lutjen pėr mua, sepse me ardhjen tėnde me jepet sihariq e mė thuhet: Oj murgeshė, ky ėshtė djali yt, erdhi nga familja e tij, vizitor te ti. E unė gėzohem pėr kėtė, e po ashtu gėzohen edhe ata qė gjenden rreth meje nga tė vdekurit”.

Motėr muslimane!
Mendo nė shpėrblimin e nėnės sė Othmanit nė jetėn e Berzahut. A nuk dėshiron tė njėjtėn pozitė? Pėrgjigja jote ėshtė e qartė si dielli nė mesin e ditės, se ti dhe tė gjitha pjesėt e trupit tėnd dėshirojnė kėtė pozitė, por pėr tė pasur shpresė nė kėtė gjė, a nuk duhet punė dhe vepra?! Nėna e Othmanit punoi dhe gjeti, e ti don dhe nuk punon!!! Lufto me epshet e tua derisa t’i mundėsh ato, bėhu drejtuese e atyre, kontrollo veten tėnde, e All-llahu i Madhėrishėm do tė jetė i kėnaqur me ty dhe atje do tė fitosh xhennetet, pėrndryshe do ta humbėsh kėtė dhe botėn tjetėr. Kjo me tė vėrtetė do tė jetė njė humbje e madhe. Kėrkojmė mbrojtje te All-llahu i Madhėrishėm nga pesimizmi dhe vėshtirėsitė, e nė anėn tjetėr vazhdojmė me braktisjen e punėve tė mira dhe kapemi pėr gjėrat tė cilat janė penguese nė rrugėn e devotshmėrisė dhe afrimit nė mėshirėn e All-llahut tė Meshirshėm.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:49 pm

PĖRKUJTO GJUMIN E GJATĖ NĖ VARR

Motėr e dashur!
Si thua se e adhuron All-llahun, kurse ti pėr asnjė moment nuk e pėrkujton gjumin nė varr?!
Ishte njėra nga motrat e devotshme dhe tė ndershme qė falej tėre natėn, e kur dilte mėngjesi thoshte: “O shpirti im sa flen, kur do tė ngritesh? Mundet tė biesh nė njė gjumė tė thellė, e tė mos zgjohesh nga ky gjumė pėrveē nė Ditėn e Ringjalljes”.
Umreta, gruaja e Habibit, ishte grua shumė e devotshme, nga gratė e gjeneratės sė parė, e kaloi jetėn duke i bėrė adhurim All-llahut tė Madhėrishėm. E kuptoi plotėsisht se ēka do tė thotė gjumi i gjatė nė varreza. Burri i saj tregonte: “Mė zgjoi njė natė nga gjumi para mėngjesit tė hershėm dhe thoshte: ‘Zgjohu o njeri! Shkoi nata, erdhi dita, ke para vetes njė rrugė tė largėt, e pėrgatitjet i ke tė pakta. Grupet e vepėrmirėve shkuan para neve, e ne kemi mbetur ende ketu”.

Motėr e nderuar!
T’i zbėrthejmė sė bashku fjalėt e Umretes, All-llahu e mėshiroftė:

“Shkoi nata, erdhi dita”
Asaj sikur i vjen keq pėr humbjen e kohės, sepse me humbjen e saj po humb edhe njė pjesė e jetės.
E ti, a ke kujdes nė humbjen e kohės kot dhe pa arsye, ngase All-llahu i Madhėrishėm nuk tė ka krijuar kot e pa qėllim?

“Para vetes ke rrugė tė gjatė”
Po, motėr e nderuar, para teje qėndron njė udhėtim i gjatė, e pastaj vendosja nė varr, qėndrimi aty do tė jetė shumė vite, tė cilat vite nuk i din askush pėrveē All-llahut tė Madhėrishėm. Para teje qėndron ringjallja, peshoja. Para teje ėshtė qėndrimi para All-llahut tė Madhėrishėm, para tė Mėshirshmit. Me tė vėrtetė ėshtė rrugė e gjatė derisa tė mbėrrishė nė Xhennetin e lartė dhe jetėn e dėshiruar.

“Pėrgatitje e pakėt”
Veprat e tua tė mira numėrohen nė gishta, e tė kėqijat ėshtė shumė vėshtirė tė numėrohen. Mjerė pėr atė qė bėn vepra tė kėqija. Furnizimi yt i pakėt pėr shkak tė gjumit tėnd, punėve boshe, argėtimit tėnd, si dhe dashuria e madhe ndaj kėsaj bote, janė shkak pėr ta harruar ahiretin. Furnizim i pakėt, se shumė pak e din se pėr ku je nisur.
Motėr e dashur!
Mos harro se nata dhe dita janė periudha qė nė jetėn tėnde ikin shumė shpejt, derisa tė arrishė nė buzėn e varrit pėrkrah punės tėnde. E nėse mendon se mund tė furnizohesh me furnizuesit qė i ke para vetes dhe tė mjafton ajo, atėherė vazhdo, por mos harro se do tė ndėrpritet ky udhėtim shumė shpejt.

“Grupet e punėmirėve shkuan para neve”
Studjo gjendjen e grave tė periudhės sė sahabėve, do te gjeshė nga ato: juriste, muhadithe, askete, tė devotshme, pėrmendėse tė All-llahut, agjėruese, e tė gjitha janė grupet e punėmireve tė cilat u drejtuan nė tė dėgjuarit e All-llahut dhe vdiqėn pėr atė qė jetuan. Ndėrsa vėshtro gjendjen e grave tė kėsaj periudhe, do tė gjeshė nga ato (pėrveē atyre qė All-llahu i mėshiroi): rrenacake, hipokrite, tė zhytura nė punė tė kota, tė larguara nga punėt e mira…
Pra, hyn nė mesin e grupit tė parė dhe ke kujdes nga humbja, duhet qė vdekja tė tė gjejė nė gjendjen mė tė mirė.

Nga robėreshat e All-llahut nė Kufe ishte edhe njė grua e devotshme. Historia e saj ishte e vėrtetė, u bė e njohur sepse ishte nga ato qė nuk flinin natėn, pėrveē njė kohė tė shkurtėr. Kur njė ditė e qortoi njė fqi i saj pėr shkak tė netėve tė gjata e pa gjumė, ajo iu pėrgjigj atij: “Mjafton, si pushim i muslimanėve, vdekja dhe gjumi i gjatė nė varreza”. Sikur kjo grua, All-llahu e mėshiroftė, u drejtohet grave tė sotme, tė cilat nuk dinė tjetėr kėnaqėsi pėrveē kėnaqėsisė sė gjumit dhe u thotė atyre:
- Gjumi nė varr ėshtė i gjatė.
- Qėndrimi para All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė edhe mė i gjatė.
- Ndėrsa qėndrimi nė Xhennet ose Xhehennem ėshtė i pėrhershėm.
Natėn i bėnte adhurim All-llahut, kurse ditėn agjėronte, vullnetarisht. Njė ditė, derisa agjėronte, temperatura u shtua sė tepėrmi, kėshtu qė e mori etje e madhe. Djemtė e saj e lutėn qė ta ndėrprejė agjėrimin dhe ta shuajė etjen. Iu pėrgjigj e palėkundur: “Me tė vėrtetė kėrkoj shuajtjen e etjes nė ahiret”.

Motėr muslimane, a more mėsim?!
Apo mos po pret tė tė vijė meleku i vdekjes, ndėrsa ti ende nuk je penduar?
Apo mos pret befasinė e sėmundjes, e pas teje nuk ke mbjellur asgjė.
Tė rrahurat e zemrės sate sikur tė thonė: Jeta ėshtė minut dhe sekondė, pra eja dhe mundohu tė hyshė nėn urdhrin e All-llahut tė Madhėrishėm dhe largohu nga mėkatet.

PĖRKUJTO DITĖN E DALJES NGA VARREZAT

Motėr e dashur!
Si e len pasdore adhurimin e All-llahut tė Madhėrishėm, e Dita e Kijametit ėshtė para teje?!
Si nuk ngritesh e t’ia japėsh tė drejtėn devotshmėrisė, e Dita e Kijametit ėshtė takimi yt?!
A e ke harruar Ditėn e tėrmetit?
Degjoi emrat e kėsaj dite dhe vėshtroi ato me kujdes, me shprese se do t’i kthehesh All-llahut tė Madhėrishėm. Dita e Kijametit quhet me kėta emra:

1. Dita e Gjykimit;
2. Dita e Fundit;
3. Momenti;
4. Dita e Ringjalljes;
5. Dita e Daljes (nga varrezat);
6. Krisma e Kijametit;
7. Dita e Ndarjes;
8. Dita e Llogarisė;
9. Ushtima (e Krismės sė Kijametit);
10. Vala e madhe;
11. Dita e Dėshpėrimit;
12. Belaja qė kaplon;
13. Dita e Pėrjetshme;
14. Dita e Pėrgjegjėsisė;
15. Ndodhia;
16. Dita e Premtuar;
17. Dita e afėrt;
18. Dita e Tubimit;
19. Momenti i katastrofės sė pergjithshme,
20. Dita e Takimit;
21. Dita e Britmės (mjerimit);
22. Dita e Mashtrimit.

Pėrfytyro veten tėnde tė ngritur nga varri yt, duke qėndruar nė dy kėmbėt e tua, me sy tė zgurdulluar, pastaj tė gjitha krijesat ngriten me ty tė pluhurosura nga dheu i tokės.
Pėrkujto veten tėnde, oj muslimane, nė atė ditė, e vetmuar, me frikė, hidhėrim, mėrzitje. Grumbullimi i krijesave nė takimin e madh, tė zhveshura, pa fjalė, me nėnshtrim, panikė e qė nuk do tė dėgjosh tjetėr pėrveē hapave tė tyre tė rėndė.
Derisa tė mbėrrijnė nė vendtakim, shtohen popuj tė zhveshur, tė shpronėsuar nga pasuritė, i ka kapluar dobėsimi dhe poshtėrimi, janė mė tė ofenduarit, mė tė ulėtit nga tė gjithė tė tjerėt.
Dendėsohen popujt dhe shtyhen, ngushtohen, pėrzihen kėmbėt, etje e madhe, mblidhet nxehtėsia e diellit, vėshtirėsohet frymėmarrja e krijesave, rrjedhin djersė tė mėdha sa qė tė disa arrijnė deri nė thembra, e te disa deri nė fund tė veshėve, e disa sa nuk ngulfaten nga djersėt e tyre.
Pėrkujto veten tėnde nė kėtė gjendje, tė mbushur me djersė e me panikė. Njerėzit sė bashku me ty duke pritur gjykimin, e mė pastaj pėr t’u kthyer nė shtėpinė e hidhėrimit apo gėzimit.
Hasan El-Basriu thoshte: Si mendon pėr njė popull qė rrin nė kėmbė 50 mijė vjet nė kėmbė para All-llahut tė Madhėrishėm duke mos ngrėnė gjatė kėsaj periudhe ushqim e as duke mos pirė ujė, derisa t’u kėputet qafa e tyre prej etjes dhe t’u digjet brendėsia e trupit prej urisė, e mė pastaj All-llahu i Madhėrishėm i drejtoi ata pėr nė zjarr dhe u dha tė pinė prej enėve me ujė, tė cilat tashmė e kanė arritur pikėn e vlimit dhe vapa me goditjen e saj tė nxehtė arrinė kulminacionin.
Pėrfytyro zėrat dhe qarjet e krijesave. Me zė tė lartė thėrrasin kriminelėt, e po ashtu edhe tė zgjedhurit dhe shehidėt: mjerė pėr mua, mjerė pėr mua.

Motėr muslimane!
Robėresha e El-Verakut thotė: “Ēfarė do tė ndodhė me mua nėse humbi nė garim?” I thanė asaj: “Ēfarė do tė thotė humbja nė garim?” Tha: “Agimi i zgjimit ėshtė atėherė kur ngriten ēfarė ka nė varre, kur tė pafajshmit i marrin punėt e ndershme dhe drejtohen pėr nė Sirat, All-llahu nuk ia humb punėn atij qė ėshtė munduar edhe nėse bėhet turmė e madhe dhe nuk mundė tė ecė pėrveēse me zhagitje, ai do tė mbėrrijė”. E pastaj pyeti: “Si do tė jetė vdekja ime me hidhėrim dhe dėshpėrim?” I thanė: “Cila ėshtė vdekja me hidhėrim dhe dėshpėrim?” Tha: “Nėse sheh njerėzit nė vrapim, punėt e mira u janė pranuar, si dhe rruga e tė pėrmalluarve pėr takim me All-llahun e Madhėrishėm ėshtė e hapur, mbėrrijnė tek Ai tė dashurit e Tij dhe unė mbetem me tė kėqinjtė dhe mėkatarėt, ky ėshtė hidhėrim dhe dėshpėrim”.
E ti motėr muslimane, me cilėt do tė jesh?
A je me punėmirat apo me ato qė kanė qenė tė zhytura nė mėkate?
All-llahu e mėshiroftė Zexhle el-Abiden e cila ishte nga tė devotshmet. Disa nga familja e saj e kėshilluan qė tė jetė mė e pakėt nė ibadetin e All-llahut tė Madhėrishėm, por ajo iu pėrgjigj: “Nuk mundem qė tė largohem nga ibadeti. Kėto janė ditė qė kalojnė shumė shpejt. Gjėnė qė e humb sot nuk mundesh ta gjesh nesėr. Pėr All-llahun, do tė falem derisa tė mos mė mbajnė pjesėt e trupit tim, do tė agjėroj nė ditėt e jetės sime dhe do tė qaj sa tė bartin dy sytė e mi lotė”.
Cila nga ju e urdhėron robin apo ndihmėsen qė tė mos ua ve veshin fjalėve tua?
Tė gjitha kėto thirrje, a nuk tė thėrrasin qė tė zgjohesh nga humbja?
A nuk i ngacmon kjo gjė emocionet e punės sė mirė dhe punės pėr tek All-llahu i Madhėrishėm?
All-llahu e mėshiroftė atė qė ka thėnė:

Jam i zėnė me mėkatet e mia qė tė merrem me tė tjerėve.
Gabimet mė kanė rėnduar e zemra ime mbeti e hidhėruar.
Mbeta i vetėm nė tokė nė anėn e tė vdekurve.
Pasi qė isha i nderuar nė sytė e njerėzve.
Mbeta nė terrin e madh i mbetur nė tė i mbyllur.
E lash mallin dhe familjen pasha vitet, edhe fėmijėt.
Ndėrtova, kohė tė gjatė, me muaj e vite.
Me tė mira e gėzim mė shumė seē pėrshkruhet.
Sundova Lindjen, Perėndimin dhe pasuria ishte me ne.
Hapa qytete me luftė dhe i tejkalova mundėsitė.
E kur ia mbėrriti vdekja gjithēka humbėm dhe mbaruam.
O ti kryelartė, kalimtar, pasha shpėrblimin e vepėrmirėve.
Dhe Atij qė e krijoi botėn dhe atė qė e mėsuam pa dyshim.
I gjalli nuk mbetet pėrveē All-llahut tė botėrave.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:50 pm

PĖRKUJTO DITĖN KUR DO TĖ DALĖSH PARA ALL-LLAHUT TĖ MADHĖRISHĖM

Motėr e dashur!
A e ke harruar Ditėn e Kijametit?!
Pėrgigjen shumė shpejtė do tė na japėsh, se jo nuk e kam harruar! Por ti mė veprat e tua na pėrgjigjjėsh se e ke harruar kėtė ditė tė madhe. Me lėnien e namazit, e ke harruar Ditėn e Kijametit, me ikjen nga Kur’ani, e ke harruar Kijametin, me mosrespektin ndaj prindėrve, e ke harruar Ditėn e Kijametit.
Mendo pra, oj e mjerė, kur tė jetė ngushtuar shpirti yt, tė shtohet brenga, tė rrjedhin djersėt nga koka deri nė kėmbė, ose tė mbėrrijnė djersėt deri aty ku ke mbėrritur me veprat e tua, pra deri te thembrat apo deri te veshėt. Pėrkujtoje kėtė gjendje tė vėshtirė dhe kėtė trishtim.
Dije se po tė rrjedhin djersėt nė kėtė jetė duke u pėrpjekur pėr t’i zbatuar urdhrat e All-llahut tė Madhėrishėm, nė botėn tjetėr do tė jeshė e liruar nga djersėt. Lidhur me kėtė temė njėri ndėr poetėt thotė:

Kujtoje qėndrimin tėnd, zbathur, Ditėn e Prezentimit.
Me pamje tė egėr, brengosje tė tmerrshme e ngatėrruese.
Dhe zjarri ndizet nga turbullimi dhe tėrbimi mbi mėkatarėt.
E Zotėriu i gjithėsisė i hidhėruar.
Lexo librin tėnd, o robi im, dalėngadalė.
E, apo sheh ndonjė shkronjė qė s’ka qenė?
Atė qė lexove dhe nuk pate kundėr asgjė.
Ėshtė pėrcaktim i Atij qė i njeh gjėrat me njohje tė pafund.
Thėrret i Larti: O melekėt e mi!
Vendosne robin si lėndė pėr zjarrin e etur.
Jobesimtarėt nesėr nė zjarr digjen.
Ndėrsa besimtaret pėrgjithmonė do tė jėne nė Xhennet.

Oj muslimane!
Paramendo atė ditė kur do tė vijnė librat, e pastaj do tė ngriten peshojat dhe kėshtu do tė thirresh nė emrin tėnd, e tė thuhet: “Ku ėshtė filanja, e bija e filanit”. Atėherė paraqitesh para All-llahut, e melekėve u jepet leje pėr tė marrė ty. Nuk gabojnė nė emrin tėnd. E dijnė se ti je ajo qė kėrkohet. Atėherė kur kjo thirrje troket nė zemrėn tėnde, dridhen organet e trupit tėnd, ndėrrohet ngjyra jote, tė ikė zemra, pastaj kalon rreshtat pėr t’u paraqitur para All-llahut tė Madhėrishėm, pėr tė qėndruar para Tij. Krijesat ngrisin shikimet te ti, e ti qėndron para tyre me zemėr tė brengosur, me frikė gjithnjė e mė tė shtuar, duke pritur lajmin se pėr ku do tė shkosh.
Pasqyro gjendjen tėnde para All-llahut duke i lexuar veprat e tua me njė gjuhė tė dobėt, zemėr tė thyer, me gjendje tė rėndė para vetes dhe pas vetes. Nuk mund t’i ikėsh asnjė fshehtėsie qė e ke mbajtur nė zemrėn tėnde.
Sa e sa gjėra qė i ke harruar do tė pėrkujtohen.
Sa e sa vepra tė kėqija qė i pate fshehur, do tė zbulohen e do tė dalin sheshit.
Sa e sa punė qė ke menduar se janė mirė pėr ty, do tė kthehen tė dėshmojnė kundėr teje.
Mjerė pėr shpirtin e humbur dhe mjerė pėr ty qė ke humbur, adhurimin e All-llahut e ke lėnė pasdore.
Ēfarė do tė thuash kur tė paraqitesh para All-llahut tė Madhėrishėm, e qė nuk mund ta fshehėsh asnjė sekret?
A nuk tė thėrret kjo situatė qė t’i kthehesh vetes tėnde?
A nuk don t’i kthehesh pendimit dhe pėrmirėsimit tė vetes tėnde?
A nuk tė thėrret kjo nė adhurimin e All-llahut tė Madhėrishėm?
Eja qe sė bashku ta lusim All-llahun, qė tė na i forcojė zemrat tona nė fenė e Tij dhe tė na e mundėsojė hyrjen nė Xhennetin e Tij. Me tė vėrtetė Ai ka mundėsi pėr kėtė, madhėrimi dhe lavdėrimi i takon Atij.
Qėndrimi para All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė ēėshtje e padiskutueshme, qė s’ka dyshim nė tė. Safvan El-Mazini, All-llahu e mėshiroftė, tha: Derisa isha duke ecur me Ibn Omerin [radijall-llahu anhu] i kapur pėr dorėn e tij, i doli para njė njėri dhe i tha: “Si e ke dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė flasė mbi bisedat e fshehta qė bėhen nė mes All-llahut tė Madhėrishėm dhe robėrve tė Tij?” Tha: “Dėgjova Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė thotė: “All-llahu i ofrohet besimtarit, e mbulon atė dhe i thotė: ‘A e din kėtė mėkat qė e ke bėrė? A e din kėtė mėkat qė e ke bėrė?’ Thotė: ‘Po o Zoti im!’ Kėshtu qė i pranon tė gjitha gabimet. Pėrderisa mendon se ėshtė i shkatėrruar nga gabimet, All-llahu i thotė: ‘Kėto mėkate nė botė t’i fsheha, ndėrsa tani do t’i fali’ dhe ia jep librin e punėve tė mira. Kurse pėr jobesimtarin dhe hipokritin, dėshmitarėt dėshmojnė dhe thonė: ‘Ata janė qė kanė gėnjyer mbi Zotin e tyre, e pa dyshim se mallkimi do tė bjerė mbi kriminelėt”.

Mendohu pėr veten tėnde, oj motėr e dashur. Mendohu po tė vihesh nė zjarr tė Xhehennemit i cili ėshtė i ruajtur nga 70 mijė roje! Me ēdo roje nga 70 mijė melekė, do tė shikojnė nė ty krijesat, do ta dėgjojnė ushtimėn e vlimit. Do tė pėrcillesh para All-llahut tė Madhėrishėm dhe do tė pyetesh pėr punėn e vogėl e tė madhe, nuk mund tė gjesh asnjė qė pėrgjigjet pėr ty, qoftė edhe pėr njė shkronjė, s’tė del askush nė ndihmė, qėndron me gjuhė tė palėvizur, shikon djathtas e majtas, para duarve tua asgjė nuk sheh pėrveē zjarrit dhe punės tė cilėn e ke punuar. Bisedė me All-llahun e Madhėrishėm, pa perde, pa pėrkthyes. Tė thuhet: Pasurinė si e ke fituar dhe si e ke shpenzuar?
Ēfarė mendon pėr veten tėnde nė kėtė ditė tė vėshtirė?
Si do tė jetė frika dhe brengosja jote?
Si do tė jetė humbja dhe ēudia jote kur tė thuhet: “Nė kėtė ditė me filanen ke punuar kėtė punė, ke marrė nga ajo kėtė gjė, e ke dėmtuar kėtė…” Paramendo nė ēfarė turpi je duke qėndruar para All-llahut tė Madhėrishėm dhe me ēfare gjuhe do tė pėrgjigjesh. Shikon qė tani nė zemrėn qė do tė ndahet, gjuhėn qė do tė belbėzojė dhe shpirtin qė don tė dalė para se t’i lejohet tė dalė. Shikon fitimet qė i ke bėrė, ēfarė dobie tė bėnė, dhe veprat qė ke punuar nė to, ēfarė janė? Do tė shikosh se si prej teje ikėn ato fitime, e tė mbeten vetėm dėshpėrimet.
Do tė thuash se do ta jepje gjysmėn e botės vetėm qė tė ikje nga ai vend, por pėr All-llahun, sikur ta kishe tėrė botėn dhe ēka nė tė, e edhe mė tepėr se ajo, nuk do tė bėjnė dobi aspak.
Sot vėrtetohet fjala e All-llahut tė Madhėrishėm: “Ne patjetėr do tė marrim nė pėrgjegjėsi ata, tė cilėve u ėshtė dėrguar (pejgamber), e do t’i marrim nė pyetje edhe tė dėrguarit. dhe duke e ditur mirė Ne do tu rrėfejmė atyre (pėr atė qė punuan), se Ne nuk ishim qė mungonim (ishim tė pranishėm).” (El-A’raf: 6-7)
All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Dhe ashtu (sikur u udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė popull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė Ditėn e Gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i Dėrguari dėshmitar ndaj jush. E kiblen, nga e cila ti u drejtove, nuk e bėmė pėr tjetėr, vetėm se pėr tė provuar atė qė shkon pas tė Dėrguarit, nga ai qė kthehet prapa, ndonėse kjo ka qenė vėshtirė (pėr disa), por jo edhe pėr ata qė All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk ėshtė qė t’ua humbė besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu ėshtė shumė i butė dhe mėshirues ndaj njėrezve”. (El-Bekare: 143)
Si do tė jetė atė ditė gjendja jote, oj muslimane?
Shih veten tėnde, si je? Zemrat atė ditė do tė mbulohen me frikė, tmerr, panik, kėrkohet llogari, ikje s’do tė ketė, e kriminelėt, tė bindur plotėsisht, do ta dijnė se shpėtim nuk do tė ketė.
Secili shpirt ėshtė i veēuar nė gjuhėn e tij, e ēdo njeri mendon se tani atij i ka ardhur radha. Mendja del nga koka, besimtari ikė nga vėllai i tij, nga nėna dhe babai, gruaja dhe fėmijėt, pasi qė ėshtė i preokupuar me ēėshtjen e vet. Kėshtu, ai pyetet pėr tė gjitha veprat e tij. Pastaj pyetet se a e ka kryer obligimin e All-llahut qė ia ka dhėnė pėr qėllime tė caktuara.
Dalin nė shesh tė kėqijat, shtohen parregullsitė, fillojnė brengat, tė lė familja dhe tė afėrmit, s’tė bėjnė dobi fėmijėt e as pasuria. Fillon tė kėrkosh ndihmė, por ēdo kush ėshtė i zėnė me veten e tij.
E pastaj…
A nuk erdhi koha tė kthehesh? A nuk dėgjojnė veshėt e tu kėtė thirrje, qė tė pendohesh tek All-llahu? A nuk i frikėsohet zemra jote atij tmerri?
Mos frika jote iku me sigurinė e kėsaj bote?
Mos nė vend tė pėruljes erdhi kryelartėsia e kėsaj bote?
A do tė zėnė vendin e kėsaj dite tė trishtuar, tė mirat e kėsaj bote?
Si do tė jetė kur do tė japėsh llogari, e tė dėnohesh me ndėshkim?
Shpejto motėr, ktheju namazit, agjėrimit…
Shpejto, shtoje pendimin para qortimit.
__________________




jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:52 pm

PĖRKUJTO KALIMIN MBI SIRAT

Motėr e dashur!
S’ka gėzim, dėfrim, e as kėnaqėsi pėr muslimanen, pėrveē ditės se kalimit tė saj mbi urėn pėr nė Xhennet.
Pėrkujto ditėn kur All-llahu i Madhėrishėm i mbledh njerėzit. Muslimanėt ngriten derisa t’i afrohen Xhennetit. Shkojnė te Ademi [alejhis-selam] dhe i thonė: “O babai ynė, kėrko tė na hapen dyert e Xhennetit”. Ai u thotė atyre: “E kush ju nxori prej Xhennetit, pėrveēse gabimi i babait tuaj Ademit. Nuk jam unė pronari i kėsaj thirrjeje, shkoni tek djali im, Ibrahimi, i afėrti i All-llahut”.
Ibrahimi [alejhis-selam] u thotė: “S’jam unė pronar i kėsaj thirrjeje, s’jam i ngritur nė kėtė shkallė tė lartė, shkoni te Musai [alejhis-selam], tė cilit i foli All-llahu i Madhėrishėm pa ndėrmjetėsues”.
U drejtohet Musai dhe iu thotė: “Shkoni tek Isai [alejhis-selam], te fjala e All-llahut dhe shpirti i tij”. E Isai [alejhis-selam] u drejtohet atyre me tė njėjtėn pėrgjigje, dhe sė fundi i shkojnė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ngritet ai qė tė kėrkojė t’i hapen dyert e Xhennetit dhe i hapen. Dėrgohet amaneti dhe lidhja familjare, qė rrijnė nė tė dy anėt e urės, nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Lidhur mė kėtė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Do tė kalojė i pari nga ju si vetėtimė”. Tha: “Qofsh mė i dashur se babai dhe nėna ime, cila gjė ka mundėsi tė jetė sikurse vetėtima?” Tha: “A nuk e ke parė vetėtimėn si kalon dhe kthehet sa ēel e mbyllė sytė?!!” Pastaj do tė kalojė si era, pastaj si zogu dhe njerėzit mė tė mirė do tė kalojnė mbi urė me punėt e tyre dhe i Dėrguari i tyre qėndron mbi urė dhe thotė: “O Zot mėshiro, mėshiro”. Kėshtu do tė jetė derisa tė mbarojnė punėt e robėrve, derisa tė vijė njeriu qė nuk mundet tė ecė pėrveēse zvarrė. Dhe tha i Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “E nė tė dy anėt e urės gjenden ēengele tė varura, tė urdhėruara tė marrin atė qė urdhėrohen”.

Motėr e dashur!
Mund tė mendosh qė kalimi nėpėr kėtė urė ėshtė si kalimi nėpėr ndonjė rrugė tė kėsaj bote?
Pėr All-llahun jo, ajo ėshtė mė e mprehtė se shpata dhe mė e hollė se qimja.
Mendo njėherė, zemra jote e mbushur me frikė duke shikuar nė tė, e vendosur mbi Xhehennem me saktėsi, e Xhehennemi flakėron me dallgėt e tij nėpėr kėtė urė. Sa pamje tė trishtuar ka.
Do ta kuptosh kur tė gjendesh mbi tė dhe duke shikuar nė errėsirėn e Xhehenemit, dėgjon ushtimėn e valėve tė tij si dhe melekėt duke thirrur: “O Zoti ynė, cilin don ta hedhim nė tė?” Kurse nė anėn tjetėr thirret: “O Zoti ynė mėshiro, mėshiro”.
Nė momentin kur tė thuhet tė kalosh mbi tė, truri tė fluturon nga tmerri e frika, vendos kėmbėn mbi urė dhe ndien mprehtėsinė e saj, zemra tė ndalet, e kur e vendos edhe tjetrėn, tė ngarkohen mbi supe gjynahet tua. Paramendoje ecjen tėnde tė dobėt mbi kėtė urė, duke i shikuar njerėzit qė kalojnė para teje dhe pas teje, kokat e tyre tė copėtuara, kėmbėt rrėshqasin sa nė njėrėn anė, sa nė tjetrėn. Zjarri drejtohet nga kokat e tyre dhe i merr nė brendėsine e tij, ndėrsa ata thėrrasin, bėrtasin, i humbin shpresat. Ti shikon nė ta me frikė, duke menduar se mos po tė rrėshqet kėmba edhe ty dhe kėshtu tė mbarosh pėrgjithmonė. Mendo, pra, me mendje tė pastėr, me dashuri pėr trupin tėnd tė dobėt. Imagjino ecjen tėnde mbi urė me atė dobėsi tė madhe dhe dije se nėse All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i hidhėruar nė ty, ti nuk ndien tjetėr pėrveēse rrėshqitjen e kėmbės tėnde nga ura.
Paramendo nėse nuk tė falen gabimet, sė pari tė rrėshqet njėra kėmbė e pastaj tjetra, tė copėtohet maja e kokės, nuk ndjen asgjė pėrveēse rrėqethje e cila hyn nė lėkurėn dhe trupin tėnd. Zjarri niset nga ti i tėrbuar e i hidhėruar pėr shkak tė hidhėrimit tė Krijuesit tė tij nė ty, kurse ti mbetesh duke thirrur: “O mjerė pėr mua, o mjerė pėr mua”. Zemra jote mbushet me pendim dhe keqardhje pėr atė se, sikur tė kishe punuar sipas urdhrave tė All-llahut tė Madhėrishėm, e tė ishe e kėnaqur me to dhe tė largoheshe nga tė urrejturat dhe haramet qė Ai i kishte ndaluar gjatė jetės tėnde. Derisa tė hyshė nė brendinė e tij, mbulohesh me zjarr, e zemra jote mbėrrin cakun e nxehtėsisė dhe flakės sė tij. E ty, e pėrfshirė nga zjarri, fillon tė tė bie mishi duke tė mbetur eshtrat, e mė pastaj zjarri pėrfshinė edhe eshtrat e tua.
Paramendoje zjarrin nė pjesėt e trupit tėnd, thirrjet pėr ndihmė, askush nuk tė pėrgjigjet, qanė dhe pendohesh, por nuk tė pranohet pendimi, askush nuk tė del nė ndihmė.
Shikoje veten tėnde, e mendo atėherė kur qėndrimi yt nė zjarr do tė jetė i gjatė, tė shtohet ndėshkimi, tė shtohet etja, sheh qė i ngjet ujit dhe dėshiron tė pish, por kur e afron pranė gojės tė digjet fytyra, ajo ėshtė pije pėr ata qė nuk i kanė respektuar urdhrat e All-llahut tė Madhėrishėm, tė digjet fyti, tė digjet barku, thėrret duke bėrtitur. Tė kujtohet nė kėto momente uji i botės, freskia e tij. Tė kujtohet shpirti dhe ėshtė dėshpėrim i madh pėr ty kur tė pėrkujtosh se je larg fqinjėsisė sė All-llahut tė Madhėrishėm dhe tė mirave tė Xhennetit. Mė pastaj tė pėrkujtohen pijet e Xhennetit, uji i ftohtė i tij, jeta e lumtur nė tė. Tė thehet zemra nga dėshpėrimi dhe hidhėrimi i ndalesės sė hyrjes nė tė. Tė pėrkujtohet se nė tė ka edhe nga tė afėrmit e tu, si babai apo nėna, motra apo vėllai ose dikush tjetėr. Me zė tė pėrvajshėm do tė thėrrasėsh: oj nėnė…, o baba…, o vėlla…, oj motėr… Tė pėrgjigjen me mall dhe dhembje, tė bėhet zemra dysh, sepse shpresat e tua janė shuar, sepse All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i hidhėruar nė ty. Thėrret All-llahun qė tė tė kthejė nė dunja dhe tė pendohesh, qėndron kohė tė gjatė pa t’u pėrgjigjur askush, e zėri yt arrinė tek All-llahu Fuqiplotė. Tė ngushtohet shpirti yt, e mėrzitur, pa fjalė, dyert e zjarrit tė janė mbyllur dhe atyre qė ndėshkohen nė tė.
Si mendon, nėse nuk tė falen gjynahet e tua, nėse dėgjon rrapėllimėn e dyerve duke u mbyllur? Mjerė pėr ty dhe pėr banorėt e Xhehennemit, All-llahu i Madhėrishėm i mbylli ato pėr tė mos dalur prej aty asnjėherė. Humbėn shpresat, nuk ka dalje, nuk ka shpėtim nga ndėshkimi i All-llahut tė Madhėrishėm.
Ndėshkimi ėshtė i pandėrprerė, nė trupat e tyre, djegie e vazhdueshme, pushim nuk ka, hidhėrimet nuk pėrfundojnė, brengat nuk shterohen, sėmundjet nuk shėrohen, nga prangat nuk lirohesh, etja nuk largohet, urinė nuk mund ta ngopėsh me asgjė pėrveēse me pemėn e zekumit, me zemra tė prera pėr shkak tė largimit nga tė mirat e All-llahut tė Madhėrishėm. Shtypja e fortė rrah zemrat e tyre, sepse janė ndaluar t’i shijojnė xhennetet e All-llahut tė Madhėrishėm. Qarja e tyre nuk mėshirohet, thirrjeve tė tyre nuk u pėrgjigjet askush, ndihmė nuk u jepet prej askujt, pendimi i tyre nuk pranohet. All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i hidhėruar e nuk i mėshiron ata, janė tė larguar nga Ai, nuk i shikon, janė tė pėrbuzur, prandaj ėshtė distancuar nga ata.

Motėr e nderuar!
Vetėm ta shikosh gjendjen e tyre tė uritur dhe tė etur. Ata i thėrrasin banorėt e Xhennetit dhe tė afėrmit e tyre: “O ju baballarė, o ju nėna, vėllezėr dhe motra, dolėm nga varrezat tė etur, u ndalėm para All-llahut tė Madhėrishėm tė etur, u urdhėruan tė na gjuajnė nė zjarr tė etur, na jepni neve diē nga ato qė ju dha juve All-llahu i Madhėrishėm”. Iu pėrgjigjėn atyre me pėrgjigje negative, e nė zemrat e tyre kthehet mjerimi dhe pendimi.
Pra, pėrfytyro veten tėnde nė kėtė gjendje, nėse All-llahu i Madhėrishėm nuk ta falė. Po t’i kishe parė tė dėnuarit dhe tė dėnuarat nė fytyrat e tyre dhe zjarrin duke i ngrėnė mishėrat e tyre, duke thirrur me bėrtimė, me vaj, erėra tė kėqija, kurrė nuk do tė kishte ndenjur shpirti nė trupin tėnd.
E si do tė ndiheshe sikur t’i pėrjetoje keto gjėra nė veten tėnde?

Motėr e dashur!
Mendo sikurse vitet e tua kaluan. Tė ka sulmuar sėmundja. Iku ēdo dėshirė dhe qėllim, pra edhe shkatėrrimit iu ofruan shumė gjėra.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”. (Kaf: 22)
U mbyllėn sytė dhe humbi zėri. Nuk ke shpėtim nga vdekja, te ti vjen meleku i vdekjes, kėshtu qė shpirti tė del.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
I kalove vėshtirėsitė mė tė forta, e sot ēfarė befasie me kėtė sprovim, sikur tė ishe e ushqyer me helme tė nxira tė cilat kėpusin organet.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
Shpirti mbėrrin nė gropė tė fytit dhe nuk dihet se cili ėshtė shėruesi i kėsaj gjendje tė vėshtirė, e as nuk dihet ēfarė do tė takojė. All-llahu i Madhėrishėm na shpėtoftė, All-llahu i Madhėrishėm na shpėtoftė!
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
Tė mbėshtollėn me qefin, tė dėrguan nė shtėpinė e kalbjes, me turp tė pėrhershėm, kurse ti nė varr mbetesh mbeturinė.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
Ikin nga ti tė afėrmit e tu, qėllimi i tyre ėshtė qė lotėt t’u shkojnė rrėke.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
I mbyllen dyert, rrobat e tua vendosen nė njė skaj, harruan tė tė pėrmendin, oj e dashura e tyre, e pas njė momenti mbetesh nė varr derisa tė vijė Dita e Kijametit, ku nuk do tė gjeshė rrugėdalje e as ndihmės.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
E mė vonė u ngrite nga varri e varfėr, pasuria nuk tė bėn dobi, me mėkatet e tua u mbulove, e po tė kishe vepruar punė tė mira, do tė gjindej rrugėdalja dhe shpėtimi.
“Ti ishe nė njė huti nga kjo”.
Vendoset Ura e Siratit dhe peshoja e veprave, ndėrrohen fytyrat dhe ngjyrat, tė gjithė thirren me radhė: filani i biri i filanit ėshtė i humbur, e arsyeja nė ato momente nuk bėn dobi.
E pra, eja oj motėr muslimane, bėn sexhde pėr All-llahun e Madhėrishėm, bėn ruku, madhėroje Atė, kėrko mėshirė, bėhu kokėulur dhe qaj nga frika e shpreso qė t’i falė gjynahet Ai, sepse Ai ėshtė mė i Mėshirshėm prej tė gjithė tė mėshirshmėve.

Motėr e dashur!
Kjo ėshtė gjendja e tė humburės gjatė kalimit mbi Urėn e Siratit.


E tash tė shohim se ēfarė ėshtė gjendja e tė devotshmes dhe fitimtares gjatė kalimit tė Urės sė Siratit.
Nėse paramendon vetėn tėnde se je fitimtare, se nė kėtė botė ishe robėreshė e All-llahut tė Madhėrishėm, e devotshme dhe ishe indiferente ndaj kėsaj bote pėr shkak tė botės tjetėr, atėherė gjendja jote do tė jetė ndryshe.
Paramendo vetėn tėnde duke kaluar nėpėr urė, drita jote tė pėrfshinė nga tė gjitha anėt, libri tė vjen nga ana e djathtė, me fytyrė tė bardhė, gjendesh nė grupin e tė devotshmėve, nė grupin e adhuruesve tė All-llahut tė Madhėrishėm, e melekėt thėrrasin: pėrshėndetje, pėrshėndetje, e zemra jote prapėseprapė do tė ndjejė frikė.
Paramendo kalimin tėnd dhe arritjen tėnde deri nė fund tė Urės, zemra jote mbushet me gėzim prej fitores sė madhe, i sheh tė mirat e Xhennetit, zemra jote mbushet me mall pėr tė qenė nė fqinjėsi tė All-llahut tė Madhėrishėm edhe atėhėre kur hapi i fundit tė ka mbetur nė urė e tjetri ka kaluar Urėn, prapėseprapė zemra jote ndien frikė, e mėpastaj e kalove edhe atė dhe kėmbėt e tua qėndrojnė jashtė Urės, zbret nga Ura e pas shpinės tėnde Xhehennemi ushton nėn ata qė kalojnė andej. Mė pastaj kthen shikimin nga ura duke shikuar me tronditje ata qė kalojnė mbi tė dhe nė zjarrin e furishėm qė qėndron nėn ta duke ofsharė mbi ata qė ranė nė tė, kurse zemra jote fluturon nga gėzimi kur shikon nė fitoren e madhe qė ta mundėsoi All-llahu i Madhėrishėm dhe e falėnderon Atė me falėnderime tė shumta. Shpėtove nga zjarri, e le anash Urėn dhe ferrin e saj dhe u drejtove nė fqinjėsi tė All-llahut tė Madhėrishėm U nise e sigurtė drejt dyerve tė Xhennetit me zemėr tė gėzuar dhe tė qetėsuar.
Dhe ja tani ti po hyn nė Xhennet.
Xhenneti ėshtė siguri dhe ėndėrr e ēdo besimtari dhe besimtareje. Pėr kėtė punuan punėtorėt, qėndruan deri natėn vonė duke e adhuruar All-llahun, agjėruan dhe garuan pėr punė tė mira.
Xhenneti ėshtė shtėpi qė nuk mundet askush ta njollosė, tė mirat e tij janė tė pashtershme, tė rinjtė dhe tė rejat e tij nuk plaken, sėmundje, derte dhe hidhėrimie aty nuk ka.
Shtėpi me begati dhe siguri, pushim dhe qetėsi, butėsi me tė gjitha ngjyrat, kulmi i saj ėshtė Arshi i All-llahut tė Madhėrishėm, e toka e saj ėshtė misku dhe rejhanet.
All-llahu i Madhėrishėm e mėshiroftė Imam Kajjim el Xhevziun i cili pėr ta ofruar tė vėrtetėn e Xhennetit mė afėr mendjes sė nxėnėsve tė tij dhe pėr t’i nxitur pėr tė arritur deri aty, ai tha:
“Nėse pyet pėr pemėt e tij, nuk ka pemė pėrveēse fletėt e saj tė jenė nga ari dhe argjendi. Nėse pyet pėr frutet e tyre, janė mė tė butė se tėlyni dhe mė tė ėmbėla se mjalti.
Nėse pyet pėr lumenjtė, janė prej qumėshti qė kurrė nuk i ndryshon shija, me mjalt tė pastruar dhe lumenj prej vere qė janė tė shijshėm.
Nėse pyet pėr ushqimin e tyre, aty ka pemė sipas dėshirės dhe ushqim shpezėsh pėr tė cilat gjithnjė ndien oreks.
Nėse pyet pėr pijet e tyre, ato janė kafur dhe zenxhebil (lloj bime).
Nėse pyet pėr enėt e tyre, janė prej arit, argjendit, e gotat e argjendit janė tė tejdukshme.
Nėse pyet pėr hijen e saj, nė tė ka njė pemė qė udhėtari ec nėn hijen e saj 100 vjet dhe nuk mundet t’i dalė nė skaj.
Nėse pyet pėr gjerėsinė, banorėt e tij ecin nė territorin dhe pallatet e tij 1000 vjet rrugė.
Nėse pyet pėr kasollat dhe kubet e tyre, njė kolibe ėshtė e pėrbėrė prej diamantit me brendėsi tė hapur, gjatėsia e tė cilit ėshtė 60 mila.
Nėse pyet pėr lartėsinė e tij, shiko nė planetin e largėt apo nė atė qė pėrėndon nė horizont tė cilin mezi qė e shohin sytė.
Nėse pyet pėr veshjet e tyre, janė prej mėndafshit dhe arit.
Nėse pyet mbi shtrojėn, ajo ėshtė prej llojeve tė ēmuara, tė renditura nė mėnyrėn mė tė mirė.
Nėse pyet pėr shtretėrit, aty gjenden shtretėr qė nuk kanė ēarje e as nuk janė tė dėmtuar.
Nėse pyet pėr banorėt e tij, fytyrat e tyre i ngjajnė hėnės.
Nėse pyet pėr moshėn e tyre, janė 33 vjeē, me pamjen e Ademit [alejhis-selam] - babait tė njerėzimit.
Nėse pyet se ēfarė dėgjojnė, ata dėgjojnė kėngėt e grave tė tyre - hyrive nga hyritė e Xhennetit, e mė shumė se kjo ėshtė dėgjimi i zėrave tė melekėve dhe pejgamberėve e mė shumė se kjo fjalimin e Zotit tė tė gjitha botėve.
Nėse pyet pėr stolisjet, janė rrathė tė artė dore, diamante tė vendosura nė fustanet e zbukuruara.
Ti je e liruar nga shtatzėnia, lindja, hajzi dhe nifasi. Je e pastruar nga qyrat, pėshtyma, urina, nevoja dhe nga tė gjitha fėlliqėsirat tjera.
Nuk tė pėrfundon rinia jote, e as nuk tė grisen rrobat.
Nėse pyet mbi ditėn qė tė ėshtė dhuruar, ajo ėshtė dita e vizitės tek i Dashuri, te i Buti, dita kur do ta shikosh Atė qė nuk i pėrngjan askush, do ta shikosh ashtu si e sheh diellin nė drekė ose hėnėn nė natėn e Bedrit, do ta shikosh ashtu si arriti ky transmetim nga mė i besueshmi i tė gjithė tė besueshmėve.
Dhe, vė veshin thirrėsit i cili thėrret nga ndonjė vend i afėrt: ‘O ju banorė tė Xhennetit, All-llahu i Madhėrishėm ju thėrret qė ta vizitoni Atė, ejani tė shkojmė nė vizitėn e Tij’.
Thonė: ‘Dėgjuam dhe kuptuam’, o Zoti ynė, dhe shkojnė nė vizitė. Shohin se (En-Nexhaib) ishin pėrgaditur pėr ta, vendosen nė shpinat e tyre duke shpejtuar, e kur tė mbėrrinė tek Ai i cili iu kishte premtuar takim, urdhėron qė t’u jepen atyre ulėse nga drita, nga diamanti, ari dhe argjendi. I fundit prej tyre ulet nė ulėsen me erė misku derisa tė qetėsohet me ta ndeja e atėherė qetėsohen edhe tė gjithė ulėsit tjerė. Pastaj thėrret njė thirrės:
‘O ju banorė tė Xhennetit, ju keni tek All-llahu i Madhėrishėm njė premtim tė cilin Ai don ta pėrmbush’.
Thonė: ‘Ē’ėshtė ai premtim? A nuk na i zbardhe fytyrat tona, na i largove mėkatet, na fute nė xhennete, na largove nga zjarri’. E derisa ata gjenden nė kėtė gjendje, i mbulon njė dritė qė e ndriēon Xhennetin, e ngrisin kokėn dhe e shohin tė Fortin, All-llahun e Madhėrishėm i cili thotė: ‘O ju banorė tė Xhennetit: SELAMUN ALEJKUM’.
Thonė: ‘O Zot, Ti je selam, prej Teje rrjedh selami, je i Madhėruar o Pronar i dinjitetit dhe ndershmėrisė dhe paraqitet para tyre i Lartmadhėruari’.

Oj motėr muslimane!
Kjo ėshtė shėtitja jote nė kėtė botė, e cila pėrfundoi me pėrfundim tė patjetėrsueshėm dhe me shpėrblim tė ndarė, Xhennetin ose zjarrin.
A nuk erdhi koha tė ndalesh pak e tė njoftohesh me rrugėn qė tė shpie nė xhennetet e larta?!
A nuk erdhi koha qė t’i dėgjosh kėshillat me vlerė tė cilat tė thėrrasin nė atė qė tė ndihmon nė pėrmirėsimin e botės tėnde dhe ahiretit?
Tė shoh se don tė njoftohesh dhe tė dėgjosh, pra eja me mua nė rrugėn qė shpie deri nė fund pėr fitore dhe shpėtim.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:53 pm

KĖRKOJI MĖKATET DHE GABIMET TUA

Motėr e dashur!
Qė tė mundesh ta pėrmirėsosh shpirtin tėnd, patjetėr duhet t’i njohėsh gabimet dhe tė metat e shpirtit.
Pėr kėtė arsye nė fillim tė them:
Gjėja mė e mrekulluėshme nė kėtė botė ėshtė qė ti tė ndjehesh se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i kėnaqur me ty dhe se e tėrė devotshmėria i takon Atij, por ti e ke harruar kėtė gjė pėr shkak tė mėkateve tė shumta, tė veprave tė pahijshme dhe pėr shkak tė vrapimit pas epsheve tė cilat shpejt do tė ikin.
Me tė vėrtetė ke nevojė tė ndalesh me vetveten, t’i pranosh mėkatet tė cilat gjenden te ti dhe tė gjesh rrugėn se si mund tė pėrfundosh nga ato.
Pyete veten ēdo herė: ku dhe cilat janė mėkatet e mia?!
A kam gabime?!
Njeriu gjithmonė ėshtė pretendues. Kurr nuk sheh nė veten e tij, pėrveēse punėve tė mira. Ndonjėherė e fajėson dikė pėr gabimet tė cilat i sheh tek ai, e tė njėjtat gabime gjenden tek vetja e tij. Ndonjėherė e akuzon dikė pėr ndonjė vepėr dhe nevrikoset me tė, edhe pse fajtor ėshtė vetė ai. Ndodhė edhe e kundėrta, tė gėzohet dhe tė lavdėrohet pėr njė gjė qė nuk gjendet tek ai.
E ti motėr, qė tė njoftohesh me turpet e tua, duhet tė ngritesh dhe ta pastrosh veten tėnde, tė gjurmosh tė metat e tua tė cilat janė fshehur nė brendi, t’i zbulosh sėmundjet e zemrės. Por qė tė arrish deri kėtu, duhet tė punosh me sinqeritet dhe vetmohim.
E ti nė tė vėrtetė bėn sikur nuk i din kėto turpe dhe ikėn qė tė mos i zbulosh keto tė meta, nga frika se do tė shohin njerėzit, kurse nga Krijuesi i njerėzve nuk frikėsohesh, edhe pse ti e dinė se All-llahu i shikon punėt e tua dhe i din fshehtėsitė e zemrės tėnde.

Motėr e nderuar!
Turpet e shpirtit janė tė shumta: mendjemadhėsia, zilia, hipokrizia, dashuria pėr famė, paraqitja e vetvetes, humbja e durimit, arroganca, dashuria ndaj botės dhe parave, rėnia e lehtė nė mėkate, shkuarja pas epsheve, shqetėsimi i shpejtė etj.
Kurse, disa turpe tjera shpirtėrore janė edhe mė tė rėnda, e tė cilat e sjellin mallkimin e All-llahut tė Madhėrishėm mbi ty. Mallkimi i All-llahut do tė thotė dalja jote nga mėshira e All-llahut, mėshirė e cila i ka pėrfshirė tė gjitha gjėrat, e kjo do tė thotė largimi i sigurisė, e kur tė largohet siguria, atėherė ikėn edhe qetėsia. Kėshtu mbetesh nė frikė, trishtim, ku e gjithė kjo ėshtė si rezultat i hidhėrimit tė All-llahut tė Madhėrishėm.
Disa nga kėto turpe janė: kamata, akuza ndaj besimtareve tė cilat janė tė pastėrta, vjedhja, largimi i gruas nga burri i saj etj.
Pasi ta gjesh turpin tėnd, atėherė shiko nė ilaēin e tij, sepse All-llahu nuk ka zbritur sėmundje e tė mos ketė zbritur ilaēin e saj.
Kush ėshtė i sėmurė nga mėkatet, bari i tij ėshtė devotshmėria.
Kush ėshtė i sėmurė nga sėmundja e gjumit, bari i tij ėshtė zgjimi.
Kush ėshtė i sėmurė nga sėmundja e dashurisė ndaj kėsaj bote, bari i tij ėshtė dashuria ndaj ahiretit.
Kush ka sėmundjen e pėrtacisė dhe indiferencės, bari i tij ėshtė aktiviteti dhe pėrballimi.
Kush ka sėmundjen e humbjes sė kohės, bari i tij ėshtė tė kaluarit e kohės me punė tė mira.
Pra, ngritu oj motėr muslimane, gjeji mėkatet e tua, puno nė shėrimin e tė metave tua, duke i lėnė anash tė metat e tė tjerėve.

Motėr e dashur!
Nga vdekja nuk ka ikje, dera e qėndrimit nė kėtė botė ėshtė mbyllur.
Sa trupa tė mėdhenj nė varr janė bėrė copė-copė. Sa mishėra tė fortė janė shkatėrruar.
Mjerė pėr atė qė mėkatet e saj nuk numėrohen.
Mjerė pėr atė qė erdhi te dyert e kthimit e u kthye mbrapa.
O frikė e tmerrshme kur tė afrohet minuti i fundit i jetės; fuqi e vogėl kur tė afrohet vdekja dhe tė merr me vete.
Do tė jetė hidhėrim i madh kur tė mirret nė pyetje ai qė ka bėrė keq, ēfarė turpi pėr mėkatarėt, ēfarė dhimbje pėr ata qė u larguan, ēfarė keqardhje pėr ata qė iu ikėn obligimeve, ēfarė keqardhje pėr kriminelėt.
Si do tė bėhet me veprat e tyre tė kėqija?!
Si do tė reagojnė dėshmitarėt e tij qė janė pjesėt e trupit tė tij?!
Pėr All-llahun e Madhėrishėm, rrugėt tė janė humbur, tė bėjnė hije nė fytyrėn tėnde fytyrat mashtruese, u bėre e tharė e ulur nė gjunjė, nuk din ēfarė tė thuash mbi atė qė gjendet nė libėr, nuk din se ēfarė do tė bėhet me ty.
Pėr All-llahun, do t’i fryhet zjarrit nė fytyrat e kriminelėve, kėshtu qė do tė poshtėrohen pasi qė ishin tė nderuar dhe nuk do tė mund tė flasin aspak.

Motėr muslimane!
Vėshtro ndėshkimet pėr shkak tė mėkateve, ruaju nga rezultatet e gabimeve tua, sepse ajo qė ėshtė mbjellur do tė korret.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:55 pm

FRIKOHU NGA ALL-LLAHU I MADHĖRISHĖM

Motėr e dashur!
Gratė muslimane tė ditėve tona janė bėrė ashtu qė, kur dėgjojnė pėrmendjen e varrit, vdekjes, Ditės sė Fundit, nuk mendojnė, nuk dėshpėrohen, nuk marrin mėsim. Madje fjalėt “Xhennet dhe Xhehennem” atyre as qė ua tėrheqin vėmendjen, dhe kjo jo pėr gjė tjetėr, pėrveēse largimit tė frikės nga zemrat e tyre. Kjo botė ėshtė bėrė brenga mė e madhe e tyre dhe pjesa e diturisė sė tyre, u mashtruan me tė, u gėzuan pas saj dhe u shkatėrruan, kėshtu qė humbėn kėtė botė dhe botėn tjetėr, e kjo, pa dyshim, ėshtė njė humbje e madhe.
Gratė muslimane tė sė kaluarės ishin tė devotshme, me dituri dhe punė, tė frikėsuara nga All-llahu i Madhėrishėm me frikė tė madhe, aq sa iu pikonin lotėt dhe kėmbėt iu dhimbnin nga qėndrimi i gjatė nė namaz. E shfrytėzuan rastin qė nė fund tė fitojnė bindshėm. Nuk u mashtruan me kėtė botė, e cila me orėt e saj tė shkurtėra tė dėrgon nė kohėt e gjata tė varrit, nė qėndrimin para All-llahut tė Madhėrishėm, nė Ditėn e Gjykimit, tė zbathura dhe lakuriq. E dinin se ēdo gjė do tė vjen, e edhe vdekja me sekretet e saj do tė vjen, varri me gjendjen e tij, rizgjimi me pamjet e tij dhe Dita e Kijametit me pamjet e saj. Atėherė ēdo musliman do ta dijė se ato qė kaluan, kaluan me frikė nga All-llahu i Madhėrishėm, dhe se ato qė humbėn, humbėn pėr shkak tė largimit nga kėto tė vėrteta. U largohet perdja nga sytė e tyre dhe shohin pemėt e tyre tė cilat janė ushqim i mėkatarėve, atėherė kur All-llahu do ta thėrrasė ēdo njėrin nga ne:
“Ti ishe nė njė huti nga kjo (dite), e ne ta hoqėm perdėn tėnde dhe tash ti sheh shumė mprehtė” (Kaf: 22)
Jezid Er-Rrakish duke qarė i thotė vetvetes:
Mjer pėr ty o Jezid, kush do tė falet pėr ty pas vdekjes tėnde?!
Kush do tė agjėrojė pėr ty pas vdekjes?!
Kush do tė mbetet i kėnaqur nė ty pas vdekjes?!
O ju njerėz, a nuk doni tė qani pėr shpirtrat tuaj nė kėtė jetė tė shkurtėr qė ju ka mbetur?!
Vdekja e kėrkon atė, varri ėshtė shtėpia e tij, dheu mbulesa e tij, krimbi shoqėrues i tij, e ai nė kėtė gjendje e pret ngritjen e madhe. A thua si do tė jetė gjendja e tij?

Motėr e dashur!
Frika nga All-llahu ėshtė udhėrrėfyesi mė i mirė pėr tė dėrguar tek Ai, pėr t’u pėrmirėsuar zemra jote. Dėgjo se ē’thotė Ubej ibn Ka’bi, All-llahu e mėshiroftė:
“Keni obligim tė ecni rrugės sė Kur’anit dhe Sunnetit. Asnjė rob qė ėshtė nė kėtė rrugė, kur i pėrmendet i Mėshirshmi e i shpėtojnė lotėt nga frika e All-llahut, nuk do ta prekė zjarri kurrė. Asnjė robi qė ėshtė nė kėtė rrugė, kur i pėrmendet All-llahu i Madhėrishėm dhe i rrėqethet lėkura e tij, nuk i mbetet mėkat. I shkundėn ato ashtu si i shkundė era gjethet e thata tė njė peme”.


Motėr muslimane!
Nėse edhe gjėrat pa shpirt qajnė nga frika e All-llahut, a nuk tė thėrret kjo qė edhe ti tė qash e tė frikohesh nga All-llahu i Madhėrishėm?!!
Ibn Meliketu thotė: “E pashė Abdullah ibn Amrin duke qarė, ishte nė namaz; pasi e kreu, shikova nė tė dhe i thashė: ‘Pse po qanė?’ Ma ktheu: ‘Po ēuditesh se po qaj nga frika e All-llahut tė Madhėrishėm?! Kjo hėnė - bėri mė shėnjė nė tė - qanė nga frika e All-llahut tė Madhėrishėm. Frika nga All-llahu i Madhėrishėm ka shpėrblime dhe sevape tė mėdha”.
Mendohu pak nė fjalėt e Kab Ahbarit, All-llahu i Madhėrishėm e mėshiroftė, kur thotė: “Tė qajė nga frika e All-llahut, derisa tė mė pėrshkojnė lotėt nėpėr faqėt e mia, pėr mua ėshtė mė sė miri se sa tė jap lėmoshė prej ari sa pesha ime. Pasha Atė qė shpirti i Kabit ėshtė nė duart e Tij, asnjė rob musliman qė qanė nga frika e All-llahut tė Madhėrishėm nuk do ta prekė zjarri kurrė, derisa tė kthehet pika qė ka rėnė nga qielli nė vendin e saj, e ajo nuk do tė kthehet kurrė”.
Frika nga All-llahu do tė thotė se zemra jote ėshtė e ndėrtuar me iman, e mbushur me Islam, e zbukuruar me devotshmėri.
Vehib ibn Verdi ka thėnė: “Na ka ardhur lajmi se shembull mbi frikėn ndaj All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė marrė shembulli i njeriut, ku thuhet:
Me tė vėrtetė shembulli mbi frikėn ndaj All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė sikurse shembulli i njeriut i cili gjendet nė shtėpinė e tij dhe nuk ndalet sė punuari. Derisa nė tė gjendet pronari i shtėpisė, shtėpia ka formėn e saj, e kur pronari ikėn dhe e lėshon shtėpinė, atėherė ajo prishet dhe shkatėrrohet. Kėshtu ėshtė edhe kur frika e All-llahut tė Madhėrishėm gjendet nė trup, nuk pushon sė punuari deri sa tė gjendet nė tė. E kur largohet frika e All-llahut nga njeriu, shkatėrrohet, sa qė kur kalon pėrskaj njė grupi njerėzish, thonė: ‘Sa i keq qė ėshtė filani’. E disa prej tyre thonė: ‘Ēfarė keni parė nė tė?’ Thonė: ‘Asgjė, por ja qė e urrejmė!’ Dhe kjo ndodhė sepse frika ndaj All-llahut e ka lėshuar trupin e tij.
E kur kalon aty pari njeriu qė e ka frikė All-llahun thonė: ‘Pėr All-llahun, sa i mirė ėshtė ky njeri!’ Thonė: ‘Ēfarė keni pa nė tė?’ Thonė: ‘Asgjė, perveēse e duam atė!”

Frika ndaj All-llahut ka shkaqe tė shumta:
1. Frika e ardhjes sė vdekjes befasisht, ende pa u penduar;
2. Frika nga mangėsia e kryerjes sė obligimeve tė All-llahut, tė cilat janė tė shumta;
3. Frika nga largimi prej rrugės sė drejtė;
4. Frika mga mosnjohja e begative tė All-llahut tė Madhėrishėm;
5. Frika prej largimit nga All-llahu pėr shkak tė dhėnies tėnde ndaj punėve tjera;
6. Frika e shpejtimit tė ndėshkimit nė kėtė botė;
7. Frika nga turpi nė ēastin e vdekjes;
8. Frika qė mos tė gjejė All-llahu nė shtratin e vdekjes tė humbur nga rruga e Tij;
9. Frika qė tė mos firmosesh nė fund me firmosje tė keqe;
10. Frika nga mundimet dhe dhembjet e vdekjes;
11. Frika nga pyetjet e Munkirit dhe Nekirit;
12. Frika nga ngushtimi i varrit dhe ndėshkimit tė tij;
13. Frika nga qėndrimi i vėshtirė para All-llahut tė Madhėrishėm;
14. Frika pėr ēdo pyetje tė vogėl apo tė madhe, tė mirė apo tė shėmtuar;
15. Frika nga rruga e Siratit dhe mprehtėsisė sė saj;
16. Frika prej zjarrit, vlimit dhe gjendjes sė tij tė pėrgjithshme;
17. Frika nga ndalimi i hyrjes nė Xhennet, shtėpisė sė tė mirave dhe begatisė sė banorėve tė saj;
18. Frika nga ndalimi i shikimit nė All-llahun e Madhėrishėm.

Tash, a ke nevojė qė pas gjithė kėsaj tė vijė ndokush dhe ta pėrkujtojė frikėn nga All-llahu dhe nevojėn e saj?
Afrohu tash me mua, tė shohim se si ka qenė gjendja e grave tė gjeneratės sė pastėr, se si i janė frikėsuar ato All-llahut me frikė tė madhe.
Na flet Urve ibn Zubejri [radijall-llahu anhu] mbi njė ndodhi qė e ka parė vetė:
Pasi qė haja drekė, filloja vizitėn time nga shtėpia e Aishes [radijall-llahu anha] - qė ishte tezja e tij dhe nė duart e saj u bė musliman - dhe e pėrshėndetja atė. Njė ditė shkova dhe e gjeta atė nė kėmbė duke u falur. Ishte duke lexuar: “E All-llahu na dhuroi tė mira dhe na ruajti prej dėnimit tė errės (flakės) sė nxehtė tė zjarrit”. (Et-Tur: 27) Lutej, qante, pėrsėriste fjalėt, e unė qėndrova prapa saj derisa u mėrzita prej qėndrimit, kėshtu qė shkova nė treg pėr nevojat e mia. Pasi u ktheva, e gjeta atė nė kėmbė ashtu siē e lash, duke lexuar dhe duke u lutur.

Shiko oj motėr nė frikėn e saj!! A nuk nxit qetėsia dhe frika e saj zemrėn tėnde qė tė tė vie turp pėr shkak tė mangėsisė sė ibadetit tėnd? A nuk tė thėrret kjo qė tė ndihesh e zėnė ngushtė pėr shkak tė pakujdesisė sate ndaj obligimit tė All-llahut? A nuk tė thėrret gjendja e hazreti Aishes, nėnės sate dhe nėnės sė gjithė besimtarėve dhe besimtareve, nė mirėsinė e devotshmėrisė pėr All-llahun e Madhėrishėm? Shiko se ēfarė frike kishte ajo, edhe pse ishte gruaja e tė Dėrguarit tė fundit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė dhe nė botėn tjetėr!!! Ndalu dhe gjyko, shiko gjendjen e saj duke lexuar Kur’an. Do tė gjeshė gjurmė nė atė qė e thotė ajo, do tė gjeshė kuptim nė atė qė e pėrsėriste ajo. Ajo e pėrsėriste njė verset kur’anor pėr njė kohė qė nuk ėshtė aspak e shkurtėr.

Vėshtro tani nė gjendjen e njė tė frikėsuare tjėtėr nga All-llahu i Madhėrishėm, Axhredetu El-Amije, All-llahu e mėshiroftė.
Rixha bin Muslim El-Abdij thotė:
Axhredetu El-Amije bėnte shumė namaz natėn, derisa vinte mėngjesi. E kur afrohej mėngjesi, thoshte me zė tė hidhėrueshėm: “O All-llahu im, pėr tė arritur te Ti, robėrit prenė rrugėn e natės, me sigurim nė errėsirė, mundohen pėr tė arritur nė mėshirėn Tėnde dhe mirėsinė e faljes Tėnde. Pra me Ty o Zoti im, jo me tjetėr, tė pyes qė tė mė bėsh nga grupi qė mundohen pėr te Ti, tė mė ngritėsh nė shkallėn e atyre qė janė afėr teje, tė mė bashkangjitesh me robėrit e Tu tė mirė. Ti je mė Bujari prej tė gjithėve dhe mė i Mėshirshmi prej tė mėshirshmėve. Ti je mė i Larti prej tė gjithė tė lartėve, o i Nderuar”. Pastaj binte nė sexhde dhe nuk pushonte sė qari duke u lutur.

Ah sikur ta dish moj motėr e dashur frikėn e Umejete bint Muvera.
Na transmeton Rijah Abda nga Umeja Musilije - All-llahu e mėshiroftė - e cila ishte nga ato qė frikėsoheshin dhe kur pėrmendej zjarri thoshte: “Hyrėn nė zjarr, hėngrėn nga zjarri, jetuan nė zjarr”, dhe vaji i saj zgjaste edhe mė tepėr.
Bėhej sikurse kokrra kur pėrzhitet.
Kur i pėrmendej zjarri, qante dhe tė bėnte qė tė qashė, e asnjėherė nuk kam parė ndonjė me frikė mė tė madhe se ajo, dhe as me lotė mė shumė se ajo.
Motėr muslimane!
Merr mėsim nga e devotshmja Umeje qė tė frikėsohesh nga zjarri, sepse ajo ėshtė kėshillė pėr atė qė dėshiron kėshillėn, e mjafton pėrmendja e zjarrit si kėshillė.

Ndalu tash nė gjendjen e tė frikėsuares nga All-llahu - Buredete El-Sarimije. Ajo, All-llahu e mėshiroftė, ishte nga gratė e devotshme qė jetonin nė Busra tė Irakut. Qante shumė nga frika e All-llahut, aq sa kishte frikė sė do t’i verbohet njėri sy nga vaji. Kėshtu qė disa nga familja e saj i thanė: “Oj Burede, edhe ndaj syrit tėnd ke obligime dhe pėrgjegjėsi”. Tha, All-llahu e mėshiroftė: “Po tė jem nga banorėt e Xhennetit, All-llahu do tė ma zėvendėsojė me njė sy mė tė mirė se ky, e po tė jem nga banorėt tjerė, atėherė All-llahu do tė ma largojė nga zjarri”.
Zgjohej dhe bėnte namaz natėn, ulej dhe e madhėronte All-llahun, qante mbi mėkatet. Keshtu vazhdoi derisa e mori vdekja - duke adhuruar All-llahun dhe e larguar nga mėkatet.

Kurse ēėshtja e Atiketu El-Mahzumijes ėshtė interesante dhe jo e zakonshme. Ishte nga tė devotshmet e beduinėve. Jetonte me fisin Benu Mahzum. Njihej me adhurimin e madh tė saj ndaj All-llahut tė Madhėrishėm. Ishte vajtuese e madhe mbi mėkatet qė mund ta kenė goditur nė mosnjohjen e All-llahut tė Madhėrishėm, kėshtu qė u qortua pėr shkak tė vajit tė tepėrt tė saj. Tha: “Ai qė ėshtė i frikėsuar me zjarr, nuk bėn t’i thahet loti pėrderisa nuk sigurohet nga zjarri”.

Motėr e dashur!
Shiko se ēfarė ndėshkime sjellin mėkatet, kėnaqėsia kalon shumė shpejtė, tė mbetet turpi, ke kujdes nga mėkatėt, sepse janė kėrkesė shumė e shėmtuar dhe veprim i pa arsyeshėm i atij qė i pėlqen ato.
Pendimi i vėrtetė ėshtė furnizim i yti pėr nė botėn tjetėr.

Motėr e nderuar!
Pendimi nga mėkatet duke u kthyer te Mbuluesi i tyre dhe Njohėsi i sekreteve, ėshtė obligim qė duhet tė kryhet menjėherė, dhe ke kujdes tė mos largohesh nga ai pendim.
Me tė vėrtetė pendimi i sinqertė ėshtė rrugė e kalimtarėve tė cilat janė nisur tek All-llahu i Madhėrishėm, furnizim i besimtarėve nė botėn tjetėr dhe kapital i fitimtarėve nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Ai qė do tė shpėtojė nė Ditėn e Kijametit, nė ditėn e humbjes dhe pendimit, nuk do tė shpėtojė ndryshe, pėrveēse me pendim tė sinqertė. Pėr t’u penduar me shpirt tė plotė, kėrkohet prej teje kėmbėngulje dhe vendim pėr sinqeritet ndaj All-llahut tė Madhėrishėm, kryerje tė obligimeve qė Ai kėrkon dhe largim nga ēdo gjė qė e ndalon.
Ndalu pak nė ajetet e ndershme tė cilėt tė thėrrasin nė pendim: “Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse vėrtetė, All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!” (Ez-Zumer: 53)
Dėgjo, oj motra ime muslimane, All-llahun e Madhėrishėm qė t’i hap dyert e pranimit dhe thotė: “Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė vet dhe shlyen tė kėqijat dhe e di ēka punoni”. (Esh-Shura: 25)
Pendimi nga mėkatet, tė mėdha janė apo tė vogla, ėshtė traditė e punėmirėve dhe moto e besimtareve.
Ka ardhur shpallja e qartė pėr nxitje nė kėtė ēėshtje tė mrekullueshme, kėshtu qė All-llahu i Madhėrishėm tha: “Pendohuni tė gjithė tė All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.” (En-Nur: 31)
Drita e pendimit shkėlqen nė fjalėt e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotė: “O ju njerėz, pendohuni tė All-llahu dhe kėrkoni mėshirė. Me tė vėrtetė unė pendohem tek Ai 100 herė nė ditė”.
Mendo mirė, oj motėr e dashur! Ky ėshtė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i mbrojtur nga mėkatet, tė cilit iu falėn gabimet e kaluara dhe ato tė vonshmet, mėgjithatė ai pėrsėri kėrkon mėshirė nga All-llahu i Madhėrishėm dhe pendohet tek Ai 100 herė nė ditė. E ti sa herė nė ditė pendohesh?
Sikur tė ishe penduar vetėm 10 herė nė ditė dhe t’u pėrmbahesh pendimeve!!

Motėr e dashur!
E drejta e All-llahut ėshtė edhe mė e madhe nga ajo qė ti ngrihesh dhe i kryen tė gjitha obligimet. Si mendon tė arrish nė kėnaqėsinė e tė Mėshirshmit dhe xhennetet e Tij?!
Dėgjo fjalėt e tabi’init tė ndershėm Tarik Habibit, All-llahu e mėshiroftė: “Tė drejtat e All-llahut janė mė tė mėdha se sa tė ngritesh e ti kryesh ato, fillo mėngjesin dhe mbrėmjen me pendim”.
Paramendo se tė gjitha shpresat dhe dėshirat tė janė plotėsuar, ke arritur ēdo gjė qė don, por, nė njė moment, tė humbi ēdo gjė qė kishe nė duar. Patjetėr se do tė qash, do tė lėngosh nga kjo e papritur, do tė vijė keq mbi ato qė i humbe.
E si mendon pėr jetėn tėnde?!!
Jeta ėshtė pamje shpirtėrore, nuk krahasohet me asnjė gjė materiale, kurse kjo jetė nė tė vėrtetė ėshtė shprehje mbi shpirtrat, shpirtra qė dalin njėri pas tjetrit dhe nuk kthehen kurrė. Ky shpirt ėshtė kapitali yt i kėsaj bote. Mund tė blesh me tė ēfarė tė dėshirosh nga begatitė e Xhennetit. Pasi i din tė gjitha kėto, si mundesh t’i kalosh kėto vite pa u penduar sinqerisht.
Kur t’i paraqitet meleku i vdekjes robit, shihet keqardhja dhe pendimi i tij. Dėshiron qė sikur bota tė ishte nė duart e tij, e tė kthehet dhe tė flijohet pėr All-llahun, por nuk mundet.
All-llahu i Madhėrishėm e thotė tė vėrtetėn kur na lajmėron: “Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t’i vijė vdekja, e atehėrė tė thotė: ‘O Zoti im, pėrse nuk mė shtyre edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mirėve!’ Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtynė pėr mė vonė, kur atij t’i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni”. (El-Munafikun: 10-11)
Keqardhje do tė jetė pėr ty nėse tė vjen vdekja, e ti ende nuk je penduar, mjerė pėr ty nėse je thirrur qė tė pendohesh dhe ti nuk je pėrgjigjur. Si do t’ia bėsh nėse thirresh pėr largim nga kjo botė, e ti nuk je gati?!!

Motėr e dashur!
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Nėse heton se ke bėrė ndonjė mėkat, kėrko mėshirė nga All-llahu dhe pendohu tek Ai, se me tė vėrtetė, nėse robi e pranon gabimin e tij, e pastaj pendohet tek All-llahu, All-llahu do ta falė atė”.
Pėr Aishen [radijall-llahu anha], besnikja dhe vajza e besnikut, u thanė fjalė tė kėqija. Tė kėqinjtė i folėn kėto fjalė. Erdhi tek ajo Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha asaj atė kėshillė, kurse shpallja ende nuk kishte zbritur mbi arsyetimin e Aishes [radijall-llahu anha] dhe shfajėsimin e saj pėr atė qė thuhej.
I thotė asaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Nėse heton se ke bėrė ndonjė mėkat (d.m.th. nėse ke bėrė ndonjė vepėr tė keqe dhe kjo vepėr nuk ėshtė e zakonshme dhe ky ėshtė kuptimi thelbėsor i fjalės el-lemem). Kėrko mėshirė nga All-llahu dhe pendohu tek Ai”, d.m.th. kthehu dhe afrohu tek All-llahu i Madhėrushėm.

Motėr e dashur!
Pendimi nuk ėshtė fjalė qė vetėm thuhet, apo shprehje qė vetėm pėrsėritet me anė tė gjuhės, por ajo plotėsohet nė mėnyra tė ndryshme:
- tė ndjehesh e penduar pėr gabimin qė e ke punuar apo mėkatin qė ka ndodhur nga ti. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Keqardhja ėshtė pendim”.
- tė largohesh nga ai mėkat pėr tė cilin u pendove dhe tė largohesh nga rrugėt tė cilat shpiejnė nė tė, do tė thotė ta ērrėnjosish atė.
- tė keshė vendosmėri e vėrtetė qė tė mos kthehesh nė tė kurrė.
- tė fillosh punėt e mira tė cilat do tė jenė anulim i punėve tė kėqija.
- tė largohesh nga pėrgjegjėsia ndaj njerėzve duke ua kthyer atyre hakun. Nėse ke pėrgojuar motrėn tėnde apo i ke marrur asaj diēka qė nuk duhej ta kishe bėrė, ktheja asaj atė dhe kėrko nga ajo qė ta bėjė hallall nėse nuk ke mundėsi qė t’ia kthesh.

Motėr besimtare!
Dije se kur tė kthehesh tek All-llahu me pendim tė sinqertė, All-llahu e pranon pendimin tėnd dhe t’i fshinė tė gjitha mėkatet e tua. Analizo shembujt e mėposhtėm, shembujt e atyre qė kėrkuan pendim tė sinqertė tek All-llahu i Madhėrishėm, e qė fituan nė kėtė dhe nė botėn tjetėr:

1. Vrasėsi i 100 vetave
Transmetohet nga Ebu Said El-Hudri [radijall-llahu anhu] se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Ishte njė njeri, nė mesin e atyre qė ishin para jush, qė i kishte mbytur 99 veta. Pyeti pėr njeriun mė tė devotshėm prej banorėve tė tokės. E kėshilluan qė tė shkojė te njė murg. Shkoi dhe i tha: ‘Kam mbytur 99 shpirtra, a ka pendim pėr mua?’ Tha: ‘Jo!’ E mbyti edhe atė dhe e plotėsoi 100-shin. Pastaj pyeti prapė pėr mė tė diturin nė tokė. E udhėzuan qė tė shkojė te njė dijetar. Shkoi dhe i tha: ‘Kam mbytur 100 shpirtra, a ka falje pėr mua?’ Tha: ‘Po, kush mundet tė ndėrhyjė mes teje dhe pendimit’. Dhe udhėzoi qė tė shkojė nė njė vend ku kishte njerėz qė e adhuronin All-llahun e Madhėrishėm, nė mėnyrė qė edhe ky ta adhurojė All-llahun bashkė me ata. Po ashtu e kėshilloi qė tė mos kthehet nė tokėn e tij, sepse aty kishte njerėz tė kėqij. U nis ai pėr nė atė tokė. Nė gjysmė tė rrugės i erdhi vdekja dhe u zunė melekėt e mėshirės dhe ato tė ndėshkimit se cilat do ta marrin.
Melekėt e mėshirės thanė: ‘Ka ardhur i penduar, i drejtuar me zemėr pėr tek All-llahu’. Kurse tė tjerat thanė: ‘Ky njeri kurrė nuk ka punuar mirė’. Erdhi aty njė melek tjetėr me pamje tė njeriut qė tė gjykojė mes tyre dhe tha: ‘Mbajeni distancėn mes dy vendeve, mė afėr cilės do tė jetė, i takon asaj’. Kėshtu qė e mbatėn dhe gjetėn se ishte mė afėr vendit pėr tek i cili ishte nisur, kėshtu qė e morėn melekėt e mėshirės”.
Kurse nė njė transmetim tjetėr qėndron: “All-llahu urdhėroi dy tokat qė tė largohen. Ishte mė afėr vendit tė tė mirėve pėr njė pėllėmbė, dhe u bė nga banorėt e saj”.
Mendo oj motėr muslimane, me kėtė mėkat tė madh dhe me kėtė krim tė shėmtuar e mėshiroi atė mė i Mėshirshmi i tė gjithė tė mėshirshmėve, e bėri atė nga tė lumturit, sepse keqardhja e tij ishte e sinqertė dhe sinqeriteti nė pendim ishte i vėrtetė. Pra, pėr ty ēfarė mbetet tjetėr pėrveēse tė jetė pendimi yt i sinqertė, pėr All-llahun, ashtu qė Ai tė tė mėshirojė.

2. Pendimi i gruas zinaqare
Transmetohet nga Imran bin Husejni [radijall-llahu anhu] se Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte ardhur njė grua nga fisi Xhehijne, qė kishte mbetur shtatzėnė nga zinaja. Iu drejtua Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: “O i Dėrguar i All-llahut, mė ndėshko se e kam tejkaluar kufirin”. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e thirri pėrgjegjėsin e saj dhe i tha: “Sillu mirė me kėtė grua dhe kur tė lirohet nga barra eja me tė tek unė”. Pėrgjegjėsi e kreu urdhėrin dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhėroi qė tė zbatohet ndėshkimi. Pasi qė u ekzekutua, ia fali namazin e xhenazes. Omeri [radijall-llahu anhu] i habitur tha: “Ia fale namazin asaj qė ka bėrė zina?” Kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu pėrgjigj: “Ėshtė penduar me njė pendim qė po tė krahasohet me pendimin e 70 vetave nga banorėt e qytetit, do t’i mundte ata. A mos ke gjetur pendim mė tė mirė se ai qė sakrifikon jetėn e tij pėr hirė tė All-llahut tė Madhėrishėm?”

A po e sheh oj motėr muslimane se ēfarė do tė thotė pendim i sinqertė. Ai e bėn njeriun nė gjendje tė plotė gatishmėrie qė tė pastrohet nga mėkatet dhe gjynahet.
Pendimi oj motėr besimtare ėshtė ndėr ibadetet mė tė dashura tek All-llahu, ka vend shumė tė lartė, vend qė ibadetet tjera nuk e kanė. Nė tė gjenė pėrulėsi, thjeshtėsi, dėgjueshmėri ndaj All-llahut tė Madhėri-shėm, kurse ndėr dobitė mė tė mrekullueshme tė cilat kthehen te muslimanja pas pendimit tė sinqertė janė zėvendėsimi i punėve tė kėqija me tė mirat. Dėgjoi fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm: “Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues ndaj ai falė shumė”. (El-Furkan: 70) Ky ajet ėshtė ndėr ajetet mė sihariques pėr tė penduarat.
Tabi’iu i ndershėm Said ibn El-Musejibi, All-llahu e mėshiroftė, thotė: “Ai ėshtė zėvendėsimi i veprave tė kėqija me tė mirat nė Ditėn e Kijametit, kėshtu qė iu jep atyre nė vend tė ēdo vepre tė keqe, njė tė mirė”.

Motėr e dashur!
Tė shumta janė ato qė nuk kthehen tek All-llahu me pendim tė sinqertė, pėrveēse pas kalimit tė viteve tė shumta, dhe kur i afrohesh njė muslimaneje e cila nuk falet apo nuk agjėron, ajo arsyetohet se ende ėshtė e re dhe se vitet janė para saj. Ajo nuk zgjohet qė tė mendojė se ndoshta nuk do tė mund tė mbėrrijė nė qėllimet tė cilat shpreson. Koha pėr t’u penduar ėshtė derisa nuk tė arrinė vdekja nė fyt.
Shiko nė kėtė shembull: pendimi nė shėndet tė mirė dhe jetė i pėrngjan lėmoshės sė dhėnė nė shėndet dhe shpresė pėr qėndrim nė kėtė botė. Kurse pendimi kur tė afrohet vdekja i pėrngjan lėmoshės nė prag tė vdekjes. Sikurse ai qė nuk pendohet, pėrveē se kur sėmuret, i harxhohet fuqia nė argėtimin e vet dhe nė shijimin e kėsaj bote, i ka humbur shėndeti dhe derisa ėshtė mėrzitur prej kėsaj bote, pendohet. Si mund tė krahasohet ky pendim me pendimin e asaj qė ėshtė penduar nė kohėn e krenarisė rinore, atėherė kur ka mundur tė bėjė tė gjitha mėkatet, por frika nga All-llahu dhe lakmia ndaj shpėrblimeve qė do t’i marrė, e kanė ndaluar nga kjo gjė.
Dėgjo oj motėr e dashur mbi disa se ēfarė thanė nė agoni tė vdekjes:
- njėri nga ata e gėrvishte fytyrėn dhe tha: “O i mjeri unė qė kam lėnė mangut respektimin ndaj All-llahut”;
- tjetri tha duke qarė: “Ėshtė tallur me mua bota derisa mė ikėn ditėt”;
- kurse i treti, duke i dalur shpirti nga fyti, tha: “Mjerė pėr ju o vėllezėrit e mi, mos t’ju mashtrojė rinia e juaj dhe mos t’ju mashtrojė kjo botė ashtu si mė mashtroi mua”.
All-llahu flet tė vėrtetėn kur thotė: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t’u vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t’ju ndihmojė. Dhe pėrmbajuni asaj mė tė mirės qė u ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijė dėnimi befas e ju tė mos dini. Dhe tė mos thotė ndokush: ‘O i mjeri unė qė kam lėnė mangu respektimin ndaj All-llahut dhe qė kam qenė prej atyre qė talleshin!’ Ose tė mos thotė: ‘Ah, sikur tė mė kishte udhėzuar All-llahu (nė rrugė tė drejtė) e tė kisha qenė prej atyre qė janė tė ruajtur!’ Apo, kur ta shohė dėnimin tė thotė: ‘Sikur tė isha kthyer edhe njė herė e tė isha bėrė prej atyre bamirėsve!” (Ez-Zumer: 54-58)
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:55 pm

GJĖRAT QĖ TĖ NXISIN PĖR PENDIM

Motėr e dashur!
Ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė ta lehtėsojnė pendimin dhe kthimin tek All-llahu, ėshtė njohja e fuqisė sė pakufishme tė All-llahut tė Madhėrishėm. Ta njohėsh fuqinė e Tij dhe mos tė harrosh se nėse Ai don, do ta lėshojė mbi ty dėnimin. Dėgjoi fjalėt e Zotit tėnd kur thotė: “Ē’ėshtė me ju qė All-llahut nuk i shprehni madhėrinė qė e meriton? Kur Ai ju krijoi nė disa etapa.” (Nuh: 13-14) Do tė thotė, ēfarė keni qė nuk e merrni parasysh madhėshtinė dhe fuqinė e All-llahut tė Madhėrishėm.
Njėri nga tė parėt tanė tė ndershėm, Bilal ibn Seadi, All-llahu e mėshiroftė, thoshte: “Mos thuaj se nuk ka dert, mėkati qenka i vogėl… por shiko se kujt ia theve urdhrin!!”
E kur tė tė pėrkujtohet madhėshtia e All-llahut tė Madhėrishėm, do tė ngritesh menjėherė pėr nė pendim, gjė e cila ėshtė vėrtetuar me prova.
Motėr besimtare!
A nuk po e pėrkujton vdekjen?!!
A e harrove varrin?!!
Me tė vėrtetė, kur ta pėrkujtosh vdekjen dhe trysnitė qė gjenden nė tė, kur ta pėrkujtosh varrin, trishtimin, ndėshkimin dhe vetminė e tij, patjetėr do tė ndodhė nė ty ndryshim qė nuk ka qenė mė parė.
Dėgjoi fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm: “Secili njeri do ta shijojė vdekjen, e shpėrblimet e tua u plotėsohen Ditėn e kijametit.” (Ali Imran: 185)
Kur ta pėrkujtosh vdekjen dhe shpejtėsinė e bartjes tėnde nga jeta e saj nė jetėn tjetėr, do ta gjeshė se ndėr punėt e para pėr tė cilat do tė mendosh ėshtė pendimi tek All-llahu i Madhėrishėm.

Motėr muslimane!
Pėr All-llahun, kur e din se sa tė vendosesh nė varr, varri tė thėrret:
- Oj bijė e Ademit, mjerė pėr ty ēfarė tė ka gjetur nė mua!!
- A nuk e din se unė jam shtėpia e krimbit?!
- A nuk e din se unė jam shtėpia e vetmisė?!
- A nuk e din se unė jam shtėpia e errėsirės?!
- Kėtė sot kam pėrgatitur pėr ty, e ti ēfarė ke pėrgatitur pėr mua?!
Atėherė, a gjenė para teje gjė tjetėr pėrveēse pendimit tė sinqertė tek All-llahu i Madhėrishėm?!

Motėr e dashur!
Nga gjėrat tjera qė tė ndihmojnė nė pendim ėshtė edhe njohja se shpėtimi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ėshtė puna pėr Ahiretin, sepse kjo botė ėshtė kalimtare qė nuk zgjatė pėrveēse njė orė, dhe se do tė kthehesh te Zoti yt, ashtu siē thotė All-llahu i Madhėrishėm: “O ti njeri, vėrtetė ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe qė ēon te Zoti yt, e atė (pėrpjekje) do ta gjesh.” (El-Inshikak: 6)
E po ashtu thotė: “O ju njerėz, s’ka dyshim se premtimi i All-llahut ėshtė i vėrtetė, pra tė mos u mashtrojė juve jeta e kėsaj bote dhe tė mos u mashtrojė juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).” (Fatir: 5)
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asgjė nuk ėshtė kjo botė ndaj ahiretit, pėrveēse sikur tė vendos njėri nga ju gishtin e vet nė detė dhe tė shikojė se ēfarė ka nxjerrur nga ai”. Dėgjoji fjalėt e sahabiut tė lartė Ibn Abbasit [radijall-llahu anhu], kur thotė: Nė Ditėn e Kijametit ofrohet kjo botė nė pamje tė plakut, me flokė tė thinjura, tė kaltėrta, me pamje tė prishur dhe del para krijesave. U thuhet atyre: “A e njihni kėtė?” Thonė: “Zoti na ruajt nė njohjen e kėtij”. U thuhet: “Kjo ėshtė bota pėr tė cilėn ziheshit, pėr tė cilėn i kėputnit lidhjet farefisnore, pėr tė cilėn inatoseshit dhe mashtroheshit”. Dhe mė nė fund hudhen nė zjarr. Mė pastaj bota thotė: “O Zot, ku janė ata qė mė ndiqnin dhe ku janė pjesėtarėt e mi”. U thuhet: “Ia bashkangjitni botės ndjekėsit dhe pjesėtarėt e saj”.

Motėr e dashur!
Prej ēėshtjeve tė cilat duhet tė tė shtyejnė nė pendim, ėshtė ajo se shpejtimi i ndėshkimit nė kėtė botė ėshtė i mundshėm dhe ēdo gjė qė tė godet nė kėtė botė ėshtė rezultat i mėkateve tua. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “… All-llahu nuk u bėri padrejtėsi atyre, por ata ishin qė vetvetes i bėnė padrejtėsi.” (En-Nahl 33)

Motėr besimtare!
Dėgjoji fjalėt e tabi’init Muhammed ibn Sirinit se ē’thotė: “Para 20 viteve e akuzova njė njeri pėr humbje dhe i thashė atij: “O i humbur”, kėshtu qė All-llahu i Madhėrishėm tash mė sprovoi me humbje”.
Dėgjoji, oj motėr muslimane, zėrat e agonisė sė atyre qė ndaheshin nga kjo botė, ku njėri e gėrvishtte fytyrėn dhe thoshte: “O i mjeri unė qė kam lėnė mangut adhurimin ndaj All-llahut”.
Tjetri thotė duke qarė: “U tall me mua bota derisa mė kaluan ditėt”.
I treti, duke iu ndėrprerė frymėmarrja pėr shkak tė daljes sė shpirtit, thotė: “Mjerė pėr ju o vėllezėr nėse ju mashtron rinia dhe ju mashtron kjo botė, ashtu siē mė mashtroi mua”.
All-llahu e thotė tė vėrtetėn kur lajmėron: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe pėruluni Atij para se t’u vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush do t’ju ndihmojė. Dhe pėrmbajuni asaj mė tė mirės qė u ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijė dėnimi befas e ju tė mos e dini. Dhe tė mos thotė ndokush: “O i mjeri unė qė kam lėnė mangut respektimin ndaj All-llahut dhe qė kam qenė prej atyre qė talleshin”. Ose tė mos thotė: “Ah, sikur tė mė kishte udhėzuar All-llahu (nė rrugė tė drejtė) e tė kisha qenė prej atyre qė janė tė ruajtur!” Apo, kur tė shohė dėnimin tė thotė: “Sikur tė isha kthyer edhe njėherė e tė isha prej atyre bamirėsve!” (Ez-Zumer: 54-58)

Motėr muslimane!
Mund tė thuash: A bėn tė pendohem pėr tė gjitha mėkatet pėrnjėherė?
Po, oj motėr e dashur, kjo kėrkohet nga ti. Do tė pėrfundonte gjithēka po tė pendohesh pėrnjėherė pėr tė gjitha mėkatet, tė bėsh pendim tė pėrgjithshėm mbi mėkatet tė cilat i din apo nuk i din. Njeriu i harron shumė mėkate tė cilat kalojnė me kalimin e kohės, kėshtu qė pendimi i pėrgjithshėm ėshtė OBLIGIM.
Mund tė thotė ndonjėra nga ju: Mė pengon tė pendohem fakti sepse e di qė do tė kthehem prapė nė mėkate dhe nuk mundem tė qėndroj nė pendim?!!

Oj motėr besimtare!
Kėto fjalė janė mashtrim i shejtanit, sepse ti nuk e di se kur do tė vijė vdekja, mundet qė vdekja tė tė gjejė nė pendim para se tė kthehesh nė mėkate. Kurse, sa i pėrket kthimit nė mėkate, muslimanja duhet tė ketė vendosmėri tė fortė, besnikėri, qėndrim nė pendim, e nėse arrinė tė qėndrosh nė kėtė pendim, atėherė kjo ėshtė prej mirėsisė sė All-llahut dhe mėshirės sė Tij.
E nėse kthehesh nė mėkate, pendimi i mėparshėm, insha’All-llah, ėshtė pranuar, je e pastruar nga ndytėsia e gabimeve tė mėparshme, por megjithatė, mėkatet qė do t’i kryesh do tė regjistrohen dhe do tė japėsh llogari pėr to. Pėr ty do tė jetė fitore e madhe pendimi. Assesi nuk bėn qė tė pengojė nga pendimi, frika se do tė kthehesh prap nė mėkate, sepse ai qė pendohet gjithmonė ka dobi nga pendimi i vet. Kėshtu qė nuk tė mbetet tjetėr pėrveēse tė zgjohesh nga gjumi i humbjes, tė pėrpiqesh pėr pendim tė vėrtetė mė shpresė se do tė pėrfundosh nga fajet dhe mėkatet.

Motėr e dashur!
All-llahu i Madhėrishėm tė thėrret nė pendim, t’i ka hapur dyert e pėrgjigjes, e mė pastaj ta ka sqaruar rrugėn dhe tė ka udhėzuar. Pse pra, nuk kthehesh nė mėshirėn e All-llahut tė Madhėrishėm, nė kopshtet e Xhennetit me lumenj tė shumtė dhe tė jetosh mė tė devotshmit dhe tė lumturit?!!

Motėr e dashur!
Gėzim i madh do tė jetė pėr ato qe e lėnė tė keqen e mėkateve me pendim. Gėzim pėr ato qė kthehen nga gabimet, para se tė ikin ditėt dhe tė jetė i pamundshėm pendimi.
Kush nga rreziqet e kėsaj bote ka shpėtuar?
A ke parė ndonjė tė shėndoshė qė nuk ėshtė sėmurė kurrė?!
Cila ėshtė jeta qė nuk pėrfundon me vdekje? Cilat janė ato vite qė nuk ikin me orė? Mė tė vėrtetė bota ėshtė mashtruese e madhe, kurse kėnaqėsitė nuk tė dėrgojnė askund pėrveēse nė humbje; ai qė kėrkon t’i shtohet jeta, fundoset, ai qė gėzohet mė qetėsinė e tij, ka pėr t’u zhgėnjyer, ai qė gėzohet shumė, do tė shkatėrrohet. Derisa kėrkuesi nė tė qeshet, bota e bėn pėr tė qarė, mbeti peng i frikės sė tij dhe i trishtimit, dėshiroi qė edhe vetėm njė orė t’i shtohet jetės sė tij, e ai nuk mbetet tjetėr pėrveēse rob nė varrin e tij dhe i humbur nė udhėtimin e tij. Kėshtu ėshtė me atė qė nuk mendon, kurse e kundėrta do tė jetė me atė qė logjikon dhe frikėsohet prej All-llahut tė Madhėrishėm.
Poeti thotė kėshtu:

Rruga jote nė kėtė botė ėshtė si e udhėtarit,
e udhėtari duhet tė ketė pėrgatitje;
Patjetėr njeriu tė bartė pėrgatitjet,
e sidomos kur frikėsohet nga rreziku i madh;
Rrugėt tua nuk janė tė njėjta gjithnjė,
nė to ka ndėshkime pas urave tė vėshtira.

Hasan El-Basriu thotė: O biri i Ademit, shite kėtė botė pėr ahiretin, do t’i fitosh tė dyjat. Mos e bėn tė kundėrtėn, se do t’i humbėsh tė dyja. Qėndrimi yt kėtu ėshtė i shkurtėr. Tė tjerėt shpejtojnė, e ju ē’prisni?!
Llogaria sikur tė ishte bėrė, por pritet i pari qė tė bashkohet me tė fundit.

Oj bijė e Ademit, pėrmbaju fesė tėnde, pėrmbaju asaj, se nėse feja jote ėshtė nė rregull, do tė jetė nė rregull mishi dhe gjaku yt, e nėse ndodhė e kundėrta dhe nuk i pėrmbahesh fesė tėnde, atėherė pėrfundimi do tė jetė zjarr i pashuar dhe nė tė shpirti qė nuk vdes, do tė dalėsh para Zotit tėnd, peng i veprave tua do tė jesh, kėshtu qė merr ēfarė ke para duarve tua, e nė ēastin e vdekjes do tė vijė lajmi.
Oj bijė e Ademit, largimi nga mėkati ėshtė mė i lehtė se sa ripėrtrirja e pendimit.
Oj bijė e Ademit, mos e lidh zemrėn tėnde me kėtė botė, sepse lidhja me tė ėshtė lidhja mė e keqe, kėputi litarėt e saj, mbylle derėn e saj para teje, kjo gjė do tė jetė vend i mjaftueshėm pėr ty.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:57 pm

LARGOHU NGA KJO BOTĖ, KĖRKOJE AHIRETIN

Motėr muslimane!
All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’anin e ndershėm thotė: “Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. Thuaj: “A t’ju kumtoj pėr diē shumė mė tė mirė se ato (kėnaqėsitė e dunjasė)? Pėr ata qė janė ruajtur, ata kanė tek Zoti i tyre xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė edhe bashkėshorte tė pastra, e gėzojnė edhe kėnaqėsinė e All-llahut. All-llahu ėshtė i kujdesshėm pėr robėrit.” (Ali Imran: 14-15)
Kėto fjalė tė Kur’anit tė mėsojnė gjėra hyjnore: tė mos shkosh pas epsheve, mos tė vraposh pas gjėrave kalimtare, tė bėsh gara nė punė tė mira dhe nė vepra tė mira. Mos harro se nėse ti vrapon pas kėsaj bote dhe e harron tjetrėn, All-llahu do ta jap kėtė botė, por nė botėn tjetėr nuk do tė kesh asgjė.
Dėgjoji fjalėt e All-llahu tė Madhėrishėm kur thotė: “Kush ėshtė qė e ka pėr qėllim vetėm kėtė botė, Ne atij qė duam i japim nė tė aq sa duam, e pastaj atij i bėjmė tė hyjė nė Xhehennem i nėnēmuar, i pėrbuzur. E kush e ka pėr qėllim botėn tjetėr, duke qenė ai besimtar, pėrpiqet pėr tė ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do tė jetė i pranishėm (te Zoti). Ne secilit dhe secilės, i japim nga tė mirat e Zotit tėnd dhe dhėnia e Zotit tėnd nuk ėshtė e kufizuar.” (El-Isra: 18-20)

Motėr e dashur!
Largimi nga kjo botė do tė thotė tė mos kėrkosh nga askush, qoftė ai burri apo babai, sepse njė gjė tė tillė, me shumė vėshtirėsi do ta sillnin apo, nuk do tė mund ta sillnin.
Largimi yt nga kjo botė do tė thotė tė mos jeshė nga ato tė cilat vrapojnė pas gjėrave kota dhe jetėshkurtėra.
Shiko si nėna e muslimanėve, Aisheja [radijall-llahu anha], ishte indiferente ndaj kėsaj bote dhe kėrkuese e ahiretit:
Hakimi nė “Mustedrek” dhe Ebu Naimi nė “El-Hilje” transmetojnė kėtė transmetim me gjurmė tė thella: “Muavije ebu Sufjani [radijall-llahu anhu] dėrgoi 80.000 dėrhem tek Aisheja [radijall-llahu anha], e cila ishte nė agjėrim, me rroba tė vjetra. E mori kėtė mall dhe ua shpėrndau tė varfėrve dhe nevojtarėve, e nuk i mbeti asgjė. Shėrbėtorja e saj i tha: ‘Oj nėna e besimtarėve, a nuk pate mundėsi ta lėsh sė paku njė dėrhem qė tė blejmė me tė mish dhe tė hamė ushqim?’ Ajo ia ktheu: ‘Oj bija ime, po tė mė kishe pėrkujtuar mė herėt, do tė kisha vepruar kėshtu”.
Ndalu dhe mendo oj motėr muslimane!
Si ėshtė e mundur kjo, kur ajo ishte nė agjėrim, nė nevojė shumė tė madhe tė ushqimit, tė harrojė veten, qoftė edhe pėr njė dėrhem? Jo pėr tjetėrkė, vetėmse pėr tė varfėrit, nevojtarėt. Vetėmse pėr shkak tė dėshirės sė saj qė ta fusė gėzimin nė shpirtrat e tyre, qė tė kėrkojė shpėrblimin te All-llahu dhe tė kėrkojė mėshirėn e Tij.
Pėr All-llahun, kjo vepėr nuk bėhet as pėr ta ngritur unin e as pėr dashurinė e vetvetes, tė cilat sot shumica e muslimanėve i bėjnė. Kjo vepėr bėhet vetėm pėr shkak tė indiferencės ndaj kėsaj bote, d.m.th. tė mendosh pėr tjetėrkė mė shumė se pėr vetveten.

Motėr e dashur!
Jep nga malli yt i tepėrt, nga rrobat e tua dhe nga ushqimi. Jepju lėmoshė muslimaneve tė mira dhe tė devotshme.
Eja qė t’i pėrmirėsosh lidhjet e tua me All-llahun, lidhje tė cilat kjo botė i kėputi dhe i shkatėrroi.
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 2:58 pm

BĖHU E KĖNAQUR ME ALL-LLAHUN E MADHĖRISHĖM

Motėr e dashur!
Kėnaqja e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė qėllimi i tė gjithė qėllimeve tė besimtarit dhe besimtares, ėshtė amaneti mė i madh i robėrve tė Tij.
Por, cila ėshtė rruga pėr tė arritur deri te ky qėllim i madh?
Xhennetet e All-llahut tė Madhėrishėm i meriton robi besimtar, i cili ėshtė i kėnaqur me tė gjitha pėrcaktimet e All-llahut tė Madhėrishėm.
Gjendja e grupit tė tė kėnaqurve me All-llahun ėshtė se ata nė kėtė botė pranojnė ēdo gjė qė All-llahu i Madhėrishėm ka pėrcaktuar dhe kėnaqen me ahiretin, me atė qė Zoti iu ofroi atyre.
Dije, oj motėr muslimane, se kurrė nuk ke qenė mė nevojtare se sot, qė tė jeshė e kėnaqur me All-llahun e Madhėrishėm dhe Ai tė jetė i kėnaqur me ty.
Muslimanet e tė sotmes luajnė me caktimet e All-llahut ditėn dhe natėn, haptas dhe fshehtas.
Njėra thotė: Sikur tė mos ndodhte ajo qė ndodhi.
Tjetra thotė: Sikur tė ndodhte kjo.
E treta thotė: Pse u sprovova, bija e filanit u shėndosh, tjetra po kėnaqet?
E katėrta, e pesta, e gjashta…
A nuk dėgjoni se ē’thotė Omeri [radijall-llahu anhu]: “Aspak nuk mė brengos ajo se si jam zgjuar dhe si kam rėnė, nė gėzime apo hidhėrime, nėse jam zgjuar dhe kam rėnė musliman”.
Muslimanet, sot, e harruan se ēfarė do tė thotė tė jeshė e kėnaqur me Kadanė dhe Kaderin e All-llahut tė Madhėrishėm. Nga ky shkak, humbi edhe besimi se ēdo gjė vjen nga All-llahu i Madhėrishėm. Qė tė mbėrrish nė kėnaqjen nga All-llahu i Madhėrishėm, patjetėr duhet qė nė zemrėn tėnde All-llahu tė jetė mė i dashur se ēdokush tjetėr, dashuria jote pėr All-llahun gjithmonė tė jetė mė e madhe se dashuritė tjera, dashuria e Tij tė fitojė mbi tė gjitha dashuritė tjera, madje dashuria ndaj tjetėrkujt tė jetė si rezultat i dashurisė sė All-llahut tė Madhėrishėm.

Motėr e nderuar!
Patjetėr nė jetėn tėnde do tė ndeshesh me tė papritura, tė cilat tė godasin ty, burrin, fėmijėt, prindėrit apo tė tjerėt nga tė afėrmit e tu. Kėtu shihet kėnaqėsia jote me All-llahun e Madhėrishėm, kėtu shihet besimi yt nė All-llahun e Madhėrishėm, sepse Ai e zbriti kėtė gjė qė tė tė sprovojė nė besimin dhe nė durimin tėnd, e mė pastaj tė fitosh shpėrblim dhe lavdėrim shumė tė madh nga Krijuesi i qiejve dhe tokės. Dhe po ashtu, ky ėshtė sprovim nė atė se mundesh tė mos jeshė e kėnaqur me caktimin e All-llahut tė Madhėrishėm.
All-llahu e bėn kėtė sprovė pėr robėrit dhe robėreshat e Tij, jo pėr tjetėr, vetėmse qė ta pėrmirėsojė gjendjen e tyre dhe t’ua lehtėsojė atyre zbardhjen e fletushkave nė tė ardhmen.
Dėgjoje kėtė hadith qė na e transmeton Um El-Ala’, e cila thotė: “Mė vizitoi i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur isha e sėmurė dhe mė tha: “Oj Um El-Ala’, merr myzhde se All-llahu i Madhėrishėm me anėn e sėmundjeve ua largon muslimanėve mėkatet dhe i pastron ata, ashtu siē e pastron zjarri arin dhe argjendin”.Po ta dish se ēfarė shpėrblime ka pėrgatitur All-llahu i Madhėrishėm pėr durimin ndaj sprovave, do tė kishe duruar nė kėto sprova. Pėr atė edhe ka qenė gruaja e parė e drejtė, e devotshme, ka qenė ajo qė ėshtė kėnaqur me Kadanė dhe Kaderin e All-llahut tė Madhėrishėm dhe mos harro se hajri ėshtė nė tė e sherri nė tė kundėrtėn.
Shumicėn e muslimanėve i sheh se si gėzohen mė gėzim tė madh kur i godet ndonjė pėrcaktim i mirė dhe e kundėrta, kur shohin njė gjė se ka ndodhur ndryshe nga ajo qė ato prisnin apo mendonin, menjėherė i kapė pesimizmi dhe thyhen shumė shpejt, e kjo pėr shkak tė imanit tė dobėt tė tyre dhe besimit tė vogėl nė All-llahun e Fuqishėm.
Pse nuk bėhesh nga tė kėnaqurat me All-llahun e Madhėrishėm nė tė mira dhe nė fatkeqėsi, falenderuese nė Kada dhe Kader. Vėshtroi kėto fjalė tė ėmbla:
Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] thoshte: “Nga bukuritė e imanit ėshtė edhe dorėzimi i plotė All-llahut tė Madhėruar dhe Fuqiplotė”. Do tė thotė nė Kadanė, Kaderin dhe po ashtu nė ligjet e Tij.
Abdullah ibn Mes’udi thoshte: “Tė shijoj gacėn e zjarrit e cila djeg ēfarė djeg dhe lė ēfarė lė, pėr mua ėshtė mė mirė se tė them pėr njė gjė qė ėshtė kryer ‘Ah sikur mos tė kishte ndodhė’ apo pėr njė punė qė nuk ka ndodhur tė them ‘Ah sikur tė kishte ndodhur”.
Omer ibn Abdulazizi thoshte: “Gėzimi nuk mbetet pėrveēse nė vendet e Kaderit (pėrcaktimit). I thuhej atij: “Pėr ēfarė tė ka marrė malli?” Thoshte: “Pėr atė qė All-llahu e ka pėrcaktuar”.
All-llahu ia solli vahjin Davudit [alejhis-selam] dhe i tha: “O Davud, me tė vėrtetė nuk do tė mė takosh mė punė qė janė mė tė pranuara tek Unė dhe mė larguese tė mekateve tua, se sa kėnaqja jote mbi caktimin Tim, dhe nuk do tė mė takosh mė punė qė ėshtė mė e madhe prej mėkateve tua dhe mė e fortė pėr hidhėrimin Tim, se sa kryelartėsia. Kėshtu qė ruaju nga kryelartėsia, o Davud.
O Davud, ti don dhe Unė dua, dhe nuk do tė jetė ndryshe pėrveēse ashtu siē Unė dua. Nėse dorėzohesh pėr atė qė Unė e dua, do ta plotėsoj atė qė don ti, e nėse jo, do tė lodhi nė pėrpjekjen qė do ta bėsh pėr atė qė ti e don dhe nė fund nuk do tė jetė ndryshe veēse ashtu si dua Unė”.

Motėr e dashur!
Gruaja e kohės sė tė parėve tanė arriti kulminacionin e kėnaqėsisė ndaj Kadasė dhe Kaderit. Ishte ajo qė bėnte durim nė vėshtirėsi, nuk tregonte mbi atė qė e godiste e as qė qahej te askush pėr atė qė i ndodhte.
Kurse sot, gruan gjithmonė e gjejmė nė ankesa. I ankohet njėra-tjetrės nė Kadanė dhe Kaderin e All-llahut. E kjo ėshtė si rezultat i mungesės sė imanit tė plotė nė zemrat e tyre dhe mosnjohja e madhėshtisė sė All-llahut tė Madhėrishėm.
Fadl ibn Ijadi dėgjoi njėherė njė njeri duke u ankuar pėr fatkeqėsinė qė e kishte goditur dhe i tha atij: “Ēfarė ėshtė kjo, ankohesh kundėr Atij qė tė mėshiron, tek ai qė nuk tė mėshiron dhe qė ėshtė i krijuar?!!”
E disa nga pjestarėt e gjeneratės sė parė thonin: “Kush ankohet nga fatkeqėsia qė i ka zbritur, ėshtė sikurse kur ankohet kundėr Krijuesit tė tij”.
Me ankesėn nė fjalė nuk nėnkuptohet, pėr shembull, pėrmendja e sėmundjes tėnde te mjeku i cili tė shėron. Kjo ėshtė prej shkaqeve tė cilat All-llahu i Madhėrishėm i ka lejuar dhe ia ka sqaruar robit tė vet. Kjo ankesė, pėr tė cilėn jemi duke folur, ėshtė ajo qė ka pėr qėllim mjerimin, vajtimin tek ai qė nuk ka mundėsi ta largojė dhe as ta shėrojė sprovėn me tė cilėn ėshtė goditur ai. P.sh., ulet gruaja me shoqen apo fqinjen e saj dhe fillon t’i tregojė mbi fatkeqėsinė qė e ka goditur dhe se ajo ėshtė e pafajshme… Por, ēfarė mundet tė tė bėjė ajo ty?!!

Motėr muslimane!
Dėgjo se ē’thotė Ibn Abdurabehu El-Endelusi: Mė lajmėroi njė shok dhe tha: “Mė dėgjoi Sherihu duke u ankuar pėr njė gjė qė i kishte ndodhur njė shokut tonė, mė kapi pėr dore dhe mė tha: ‘O djal i vellait tim, ruaju ankesės qė i bėhet tjetėrkujt pėrveē All-llahut, sepse as ai nuk ėshtė i zhveshur nga sprovat dhe problemet, pa marrė parasysh a ėshtė shok apo armik. Nėse ėshtė shok i mirė atėherė do ta mėrzitėsh atė dhe nuk ka se ēfarė tė bėjė, e nėse ėshtė armik do tė gėzohet nė ty. Shiko nė kėta dy sy’, dhe bėri me shenjė nė sytė e tij, ‘vall-llahi ka 15 vjet nuk kam shikuar asnjė njeri e as shok dhe pėr kėtė nuk i jam ankuar askujt. A nuk i ke dėgjuar fjalėt e robit tė mirė: “… Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim ia parashtroj All-llahut…” (Jusuf: 86)” Pra, ankesėn tėnde, hidhėrimin dhe fatkeqėsinė qė tė godet dėrgoje te Pėrgjegjėsi mė bujar dhe mė i afėrt.
Mahmud El-Veraku, All-llahu e mėshiroftė, thotė: “Nėse tė ikėn ajo qė e ke shpresuar, hidhėrohesh? E ēfarė kėrkon nga hidhėrimi?
Tė gjitha gjėrat tek All-llahu dorėzoji, se nuk bėhet tjetėr pėrveē asaj qė e krijoi”.
Ngutu, oj motėr muslimane, bėhu e lumtur me Kadanė dhe Kaderin e All-llahut dhe vendosi kėto ajete para syve tė tu, e nėse e punon kėtė, do tė jeshė nga tė gėzuarat nė kėtė botė dhe nė ahiret, All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Nėse All-llahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė s’mund ta largojė kush pos Tij, po nėse dėshiron tė japė ndonjė tė mirė, s’ka kush qė mund ta pengojė dhuntinė e Tij…” (Junus: 107)
Po ashtu All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Atė qė All-llahu ua dhuron njerėzve nga mėshira e Tij, nuk ka kush qė mund ta pengojė, e atė qė Ai e ndalė, nuk ka kush qė mund ta lirojė pos Tij; Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i gjithdijshmi.” (Fatir: 2)
Poeti thotė:
U kėnaqa me pjesėn qė All-llahu mua ma ndau.
E dorėzova ēėshtjen te Krijuesi im.
All-llahu u soll mirė nė atė qė kaloi.
Dhe do tė sillet mirė, nėse don, nė atė qė ka mbetur.
Eja pra, pėrmirėsoje imanin tėnd me fjalėn LA ILAHE IL-LALL-LLAH, bėn durim nė sprova dhe le tė jetė kėnaqėsia gjendja jote nė ēdo pėrcaktim.
Ke kujdes qė tė mos thuash pėr njė punė qė All-llahu e pėrcakton, ah sikur tė mos ishte.
E suksesi dhe e vėrteta nuk vie nga askush pėrveēse nga All-llahu i Madhėrishėm.

Motėr muslimane!

Arritėm nė faqet e fundit tė kėtij libri dhe nuk gjej tjetėr kėshillė mė tė mirė se sa tė them qė rrugėn e jetės tėnde ta bėsh si rrugėn e grave tė gjeneratės sė parė tė ndershme. Me “gratė e selefėve” do tė thotė gratė e sahabėve tė ndershėm dhe tabi’inėve tė pastėr. E ēdo grua e cila jeton nė besimin, fik’hun dhe personalitetin e gjeneratės sė tė mirėve, do tė jetė fitimtare nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.
Kėshtu qė, gruaja e cila ecėn rrugės sė grave tė kėsaj gjenerate, do tė jetė e siguruar nė besimin e saj, sepse ajo nuk beson pėrveē asaj ēfarė ka besuar i Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokėt e tij [radijall-llahu anhum].
Nėse gruaja punon sipas udhėzimit tė grave tė kėsaj gjenerate, do tė jetė e sigurt nė jetėn e saj, sepse ajo nuk punon veēse me argument kur’anor apo argument prej Sunnetit.
Nėse kjo grua zgjedh personalitetin e kėtyre grave, do tė jetė e sigurt nė karakterin e saj, sepse ajo ka zgjedhur ato qė All-llahu u dhuroi kėnaqėsi dhe pranime punėve tė tyre. Kėshtu qė, me anėn e kėsaj metode – “rruga e grave tė gjeneratės sė ndershme” - arrinė gruaja muslimane nė kuptimin e devotshmėrisė pėr All-llahun e Madhėrishėm.
Me anėn e kėsaj metode ajo njoftohet mbi tė drejtėn e saj ndaj burrit tė vet dhe tė drejtėn e tij ndaj saj, ndaj fėmijėve tė vet dhe tė gjitha tė drejtat tjera ndaj njerėzve nė pėrgjithėsi.
Me anėn e kėsaj metode, ajo mund tė ngritet qė t’i kryejė obligimet ndaj All-llahut, tė largohet nga tė ndaluarat, tė falėnderojė natėn dhe ditėn me shpresė qė All-llahu tė mbetet i kėnaqur me tė.
Kėtu ajo mundet ta shohė se si Islami e nderoi gruan si nėnė, bashkėshorte, pjesėmarrėse nė pėrparim dhe gjyshe. Ajo do ta mėsojė: fjalėn e vėrtetė, turpin, frikėn, respektin, karakterin, besimin, durimin dhe shumėēka tjetėr. Ajo do tė afrohet shumė mė shumė afėr Zotit tė vet dhe do tė shtojė punėn e saj pėr ditėn e takimit.
Dhe nė fund…
E lus All-llahun e Madhėrishėm qė ta bėj kėtė punė vetėmse pėr hir tė Tij, t’i bėj dobi me kėtė tė gjitha muslimaneve, tė mi falė mua gabimet, ta regjistrojė kėtė punė nė mesin e punėve tė mira dhe tė mė bėjė dobi me kėtė pas vdekjes sime. O All-llah, mė bėn dobi me kėtė punė, atėherė kur nuk bėnė dobi paraja e as fėmijėt pėrveēse ai qė i vjen All-llahut me zemėr tė mirė.


Rinisė!

Ndero ēdo vajzė dhe ke kujdes pėr tė, ashtu siē dėshiron ta shohėsh tė nderuar nėnėn, motrėn dhe gruan tėnde. Nderi i kėsaj vajze ėshtė sikurse nderi i motrės, nėnės dhe familjes sate; madje mundet qė pikėrisht ajo vajzė tė cilėn ti e provokon, po e njėjta vajzė tė bėhet njė ditė gruaja jote dhe nėnė e fėmijėve tu. Dhe dije se, ashtu siē i provokon ti vajzat e huaja, ashtu do ta provokojnė nėnėn, motrėn dhe gruan tėnde, dhe se Zoti do tė tė llogarise pėr punėn tėnde.

Ēka tė bėsh, do tė tė bėjnė…
FUND



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr vajzat para se te pendohen dhe te humbin‏

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:28 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi