Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrgojimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrgojimi

Mesazh nga NoOrA prej Fri Mar 05, 2010 6:48 am

Pergojimi eshte nje ves shume i ulet; feja, logjika e shendoshe dhe mbare shoqeria e urren ate. Por perkufizimin me te sakte te ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtem:


  • Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shoket e tij dhe iu ka thene: “A e dini se c’eshte pergojimi?" Sahabet u pergjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta permendesh per vellain tend ate qe ai e urren." I thane, "E nese eshte e vertet ajo cka thuhet per te?" Ai tha "Ne qofte se eshte e vertete ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nese jo, ti ke shpifur per te“. (Transmeton Muslimi)
Duke u nisur nga ky hadith ne si besimtar na del si detyre qe ti ruajme gjuhet tona, e mos ti perlyejme ato me thashetheme, me fjale dhe vepra boshe e te mos ofendojme cilindo me to.

Te pergojosh dmth te permendesh me ulje cilesite, atributet dhe vetite e vellait (motres) tende qofte kjo ne tiparet e trupit, te prejardhjes, te nderit, te fese, te veprave apo te fjaleve dhe cka lidhet me te personalisht duke i thene qenka i shkurter, i verber, i zi , i ndyre, i pacipe , koprac, genjeshtar, mashtrues, zullumcare dhe jo i denje ndaj rruges se besimit etj.

Per gjuhen, Profeti saws ne nje hadith citon "Kur zgjohet biri i Ademit te gjitha gjymtyret i nenshtruohen gjuhes dhe i thone asaj "Ki frike e nderoje Allahun per ne, sepse ne jemi te lidhur me ty, nese ti flet drejte atehere edhe ne jemi ne te drejte, e nese ti devijon edhe ne devijojme".

Imam el- Kurtubi ra percjell mendimin e te gjithe dijetareve Islam, te cilet normalisht miratojne qe pergojimi eshte i ndaluar (haram) dhe e numerojne ate nder mekatet me te medha. Kur’ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te ndaluar dhe ves shume te shemtuar. Allahu xh.sh thote: "E mos pergojoni njeri tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te vdekur ? Ate e urreni e pra kini frike ndeshkimin e Allahut…” (Kur'an, 49:12)

Jane te shumta hadithet e Profetit qe flasin per pergojimin si gjest te shemtuar dhe veprim degradues per besimtarin. Nga Enesi ra transmetohet se i Derguari i Allahut saws ka thene: "Kur u ngjita ne Miraxh kalova prane nje populli me thonje prej bakri, gervishnin dhe cirrnin me to krahroret e tyre. Thash "Kush jane keta, o Xhibrail?" Tha "Keta jane ata te cilet hanin misherat e njerezve dhe merrnin neper goje nderin e tyre”. (Transmeton Dauti me sened te sakte)

Githashtu Xhabiri ra transmeton se ka qene bashke me Profetin as. dhe perballe tyre eshte ngritur nje ere e ndyre dhe e keqe. I derguari i Allahut as pyeti: ”A e dini cfare ere eshte kjo, eshte era e atyre qe pergojojne besimtaret”. (Transmeton Ahmedi)

Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muahmmedi saws ka thene “Kush beson ne Allahun dhe ne diten e gjykimit te flase mire ose te heshte” (Mutefikun Alejh) Kishte prej Sahabeve dhe myslimaneve te meparshem qe largimin e gjuhes nga pergojimi e shikonin si ibadetin me te larte se falja dhe agjerimi per vet fundin e tij te hidhur. Te frikesuar nga ndeshkimi i Allahut kishte prej tyre qe cdo dite agjeronin, i luteshin Allahut per te mos rene viktime e fjaleve te keqija se vetem keshtu fitohet kenaqesia e Zotit. Gjithmone largoheshin nga tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethemet e pergojimet.
Jahja ibn Muadh duke iu drejtuar nje besimtari ka thene: "E drejta e cdo besimtari ndaj teje eshte ne keto tri pika: Nese nuk i ben dobi atehre mos e demto ate, nese ti nuk e kenaq atehere mos e merzit , nese ti nuk e falenderon atehere mos e pergojo, dhe mos e ofendo."
Nje person i thote Hasanit te birit te Aliut ra se dikush te ka pergojuar ty. Atehere Hasani mori nje pjate me hurma dhe i dhuroi pergojuesit nepermjet personit qe ia tregoj kete. Pergojuesi erdhi e i tha. Te pergojova e ma dhurove kete? Hasani i tha Me ke dhuruar shume nga te mirat e tua prandaj doja te ta shperbleja me kete dhurate."
Ndersa ibn Mubareku thote: "Sikur te doja ta pergojoja dikend do t'i pergojoja prinderit e mi, sepse e meritojne me shume se cdokush tjeter t’ua dhuroj te mirat e mia. E kjo per arsye se me pergojim njeriu hyn ne hak te tjerit dhe s'ka dyshim se ai do t’ia shlyej ate me te mirat e veprave te veta. Rreth kesaj pyetjeje profeti saws pyeti sahabet dhe u tha: “A e dini kush eshte i falimentuari?" Sahabet thane: "I falimentuar eshte ai qe s’ka asnje dirhem apo dicka per te veshur". Profeti saws tha:


  • "Me te vertete i falimentuar nga umeti im eshte ai i cili vjen ne Diten e Kijametit me namaz, agjerim dhe zekate, por nga ana tjeter ka ofenduar dhe fyer ne nder dikend, ka ngrene padrejtesisht pasurine e dikujt, e ka vrare ate apo e ka rrahur ate. (
    E per keto gjeste) demtuesi i jep nga te mirat e tij dhe nese ato i mbarojne para se t’ia rikthej hakun te demtuarit plotesisht, atehere i merren mekatet te demtuarit dhe i mvishen demtuesit dhe keshtu demtuesi hidhet ne zjarr”. (Muslimi)

Duke u nisur nga keto qe permendem me larte cdo besimtar nga ne duhet t'i mate mire fjalet dhe vetpat e tij, qe mundin dhe shperblimin e tyre mos t'i coj kot sikurse hirin qe e merr era e s’le gjurme.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi