Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Hixhabi - Mbulesa e Motres Muslimane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hixhabi - Mbulesa e Motres Muslimane

Mesazh nga NoOrA prej Fri Mar 05, 2010 6:52 am

Hixhabi - Akt i bindjes



Hixhabi eshte nje akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (Kur'an, 33:36)

Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:




  • "Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.
    Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
    le tė venė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt qe nuk janė tė pjekur (pėr gra).
    Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtesinė nga stolitė e tyre.
    Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim."
    (Kur'an, 24:31)



Hixhabi eshte Modesti

Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)


Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (Kur'an, 7:26)

Hixhabi eshte Simbol i Islamit

Nje nga parimet themelore te Islamit eshte qe besimi eshte nje mesazh, deklarate apo komunikim me ane te gjuhes, nje besim ne zemer, i cili manifestohet ne cdo pjese te trupit. Prandaj kur nje besimtare muslimane deshmon per besimin e saj ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, me siguri do te vendose te manifestoje besimin e saj edhe ne veshje per t'u dalluar nga jo-besimtaret.

Rruga per tek Hixhabi

Hixhabi nuk eshte diēka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por eshte nje komand nga Allahu (swt), e sqarimet per te jane dhene ne Kur'an si dhe ne Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhene gruas mbrojtje dhe siguri.


Rruga per tek Hixhabi pershkon keto 3 hapa:

Nijeti (apo qellimi) eshte hapi i pare. Veshja e Hixhabit eshte permbushje e nje prej urdhrave te Allahut, prandaj mund te klasifikohet si nje akt adhurimi. Hixhabi duhet te vishet vetem dhe vetem qe te jesh ne perputhje me urdherin e Allahut (swt) duke kerkuar kenaqesine e Tij.

Dituria eshte hapi i dyte. Imam Bukhari, dijetar i madh per Hadithin, ka thene: "Dituria duhet t'i paraprije cdo veprimi apo thenieje". Prandaj motra muslimane duhet te kerkoje dituri per ceshtjen e Hixhabit ne Kur'an, Sunetin e Profetit dhe ne literaturen islame qe te jete sa me e qarte dhe sigurte vete.


Dashuria eshte hapi i trete. Nje nga shenjat e besimit te vertete eshte ta besh adhurimin me dashuri. Dashuria per Hixhabin qe ka qene tek brezat e pare te grave muslimane duket sikur eshte dobesuar pak ne zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila eshte gjeja me e dashur per nje grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Te mos shikoje e te mos e shoh asnje burre te huaj". Ēfare ndodhi me kete dashuri per modestine? Qe te kthejme dashurine per Hixhabin ne zemrat tona, ne, gruaja muslimane, duhet te largoje nga zemrat semundjen sipas te ciles Hixhabi na ben inferiore dhe na kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane eshte e drejta e saj dhe nderi i saj qe ia ka dhene Allahu, Zot i te gjithe boterave. Eshte drita e saj qe e dallon motren muslimane nga erresira e jobesimtareve.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi