Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Hilet e shejtanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hilet e shejtanit

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 3:08 pm

Hilet e shejtanit

Pėrktheu:
H. Naser Bytyqi

Recensues:
Hoxha M. Mazllami

Korrektor:
Skender Rashiti
Hilet e shejtanit


Falėnderimi i qoftė vetėm krijuesit tė gjithėsisė, pėrshėndetjet dhe salavatet i qofshin tė dashurit tonė Muhammedit s.a.v.s.
Sipas transmetimit tė Muadh ibn Xhebelit thuhet se ibn Abbasira ka thėnė:
Njė ditė ishim tubuar sė bashku me Resulullahun s.a.v.s. nė njė shtėpi tė njė ensari ... dhe me plotė kuptimin e fjalės u formua njė xhemat. Ishim thelluar nė muhabete. Nė atė moment nga sė jashtmi na erdhi njė zė:
“O zoti i shtėpisė ... o ju qė jeni brenda ... a mė jepni leje edhe unė tė hyj brenda? Kam njė rixha prej jush. Si dhe njė punė pėr tė shqyrtuar”.
Tė gjithė tė prezantuarit u kthyen dhe shikonin nė fytyrėn e Resulullahut s.a.v.s.
Si ēdo kund, edhe aty, treguan respekt ndaj Resulullahut sepse ai ishte njėri prej mė tė mėdhenjve ... Prandaj prej tij pritet leja.
Resulullahu e mori pėrsipėr kėtė situatė.
Pyeti: a e dini se cili ėshtė ky qė kėrkon leje?...
Ne thua! njerėzit u pėrgjigjėm:
Mė sė miri di Allahu dhe i dėrguari i tij.
Atėherė Pejgamberi s.a.v.s tha:
Ai ėshtė laini (iblisi-shejtani), qoftė i mallkuar prej Allahut ...”.
Nė atė moment Hz. Omeri tha: “O i dėrguari i Allahut mė jep leje ta mbys”.
Pejgamberi s.a.v.s nuk i dha leje; por iu pėrgjigj: “O Omer lėre mbytjen anash. A nuk e di se atij iu ėshtė dhėnė njė liri pėr njė kohė tė caktuar...” dhe shtoi: “Hape derėn le tė hyjė brenda ... ai ka marr leje pėr kėtu. Prandaj dėgjoni ēka do tė thotė. Dėgjoni me vėmendje atė ēka do t’ju tregojė ...”
Prandaj ta dėgjojmė atė qė ndodhi mė vonė. Atij ia hapėm derėn dhe ai na u bė i dukshėm. Ē’tė shohim: Njė plak matuf, pa mjekėr, vetėm me gjashtė apo shtatė qime nė mjekėr, mu si qimet e kalit.
Sytė i shikonin lartė, kokėn e kishte si tė elefantit tė madh, ndėrsa buzėt i kishte sikur tė buallicės.
Dhe na pėrshėndeti kėshtu:
- Selam ty o Muhammed; selam edhe juve o xhemati muslimin.
Nė pėrshėndetjen e tij Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj kėshtu:
<<Selami ėshtė i Allahut o lain>>...
Dhe shtoi: - <<Ndjeva qė ke ardhur pėr njė punė; andaj mė trego ēfarė ėshtė ajo punė?>>
Shejtani iu pėrgjigj:
- Nuk kam ardhur me vullnetin tim,... jam detyruar.
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
<<Ēfarė detyrimi?>>
Shejtani iu Pėrgjigj:
- Mė erdhi njė Melaqe nga Allahu dhe mė tha:
- Allahu po tė urdhėron tė shkosh te Muhammedi s.a.v.s. por me njė pamje tė mposhtur, dhe pa qibėr.
Do tė shkosh dhe do tė tregosh se si do t’i mashtrosh bijtė e Ademit. Dhe do t’ia numėrosh mashtrimet e tua njė nga njė. Kur tė pyet ai, ti do t’i pėrgjigjesh drejtė. Mandej Allahu mė ka thėnė: - Nėse nė bisedė shton diēka dhe nuk e tregon tė vėrtetėn do tė tė bėj hi (pluhur) dhe era do tė tė bartė...para armiqve tu, dhe do tė tė shkallmoj. Kėshtu... O Muhammed, kėshtu me vete mbaj njė urdhėr. Mė pyet atė qė dėshiron nėse nuk tė pėrgjigjem drejt, armiqtė e mi do tė tallen me mua.
Edhe ta kesh me dije se pėr mua nuk ka gjė mė tė rėndė se sa armiqtė e mi tė tallen me mua.


***


Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti;
- Pasi qė nė fjalė do tė jesh i drejtė, atėherė, mė trego: Cili ėshtė ai njeri qė mė sė shumti e urren?
Shejtani iu Pėrgjigj:
- Ti je, o Muhammed ... prej tė gjitha krijesave tė Allahut ti je ai njeri qė mė sė shumti e urrej.
Mandej, sikur ti, cili mund tė bėhet?
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
- <<Pas meje nė kėnd je mė i hidhėruar dhe kė nuk e do?...
Shejtani iu pėrgjigj:
- Njeriun e ri dhe tė drejt, dhe qė pasurin e tij e harxhon nė rrugė tė Allahut.
- Mė pastaj vazhdon biseda me pyetje e pėrgjigje. Pejgamberi s.a.v.s. e pyet shejtanin, ndėrsa shejtani pėrgjigjet.
- <<Pastaj kė nuk e do tjetėr?>>
Shejtani pėrgjigjet:
- Njė dijetar qė ėshtė i durueshėm dhe qė largohet nga punėt e dyshimta...
- <<Mė pastaj?>>
Njė tė varfėr e tė durueshėm qė askujt nuk ia tregon gjendjen si dhe nuk ankohet pėr gjendjen qė ka.
- <<Mirė, por, si e kupton se ky i varfėr ėshtė i durueshėm?...>>
- O Muhammed, ai njeri nuk i ankohet askujt pėr gjendjen qė ka. Kurse ai njeri i cili fol dhe ankohet pėr gjendjen e tij tri ditė me radhė, Allahu atė njeri nuk e regjistron prej durimtarėve. Kėshtu pra unė e kuptoj njeriun e durueshėm, ai nuk ankohet pėr gjendjen qė e ka.
- Pas kėtij cili ėshtė?...>>
- pasaniku qė falėnderohet.
- Mirė, por si e kupton pasanikun qė falėnderohet?
- Nėse shoh njė njeri qė merr prej hallallit dhe e shpenzon nė njė vend tė caktuar. Kėshtu e kuptoj se ky pasanik ėshtė prej atyre qė falėnderohet.

***

Kėtė herė Pejgamberi s.a.v.s. e ndryshoi mėnyrėn e pyetjeve dhe e pyeti njė pyetje tjetėr:
- << Mė trego si ndihesh kur Ymeti im ngritet tė falė namazin?...>>
- O Muhammed, atėherė mua mė rrokin ethet dhe filloj tė dridhem.
- <<Pėrse kėshtu bėhesh o lain?...>>
- Sepse njė rob kur bėn sexhde pėr Allahun ai ngritet pėr njė shkallė mė lartė.
- <<Po kur tė agjėrojnė si ndihesh?...>>
- Atėherė unė lidhem gjersa ata ta bėjnė iftarin.
- <<Por, si ndihesh kur ata e kryejnė Haxhin?>>
- <<Atėherė unė shkrihem, si plumbi mbi zjarr.
- <<Por kur po japin lėmoshė, si ndihesh atėherė?
- Eh, atėherė gjendja ime krejtėsisht ndryshon. Ai qė jep lėmoshė, mė pėrget njeriut qė e ka marrė njė sharrė nė dorė dhe me tė do tė mė ndaj nė dy pjesė.
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti pėr arsyen:
<<Pėrse tė duket sikur tė ndahesh nė dy pjesė ja Ebamurre?>>
Nė kėtė pyetje iblisi u pėrgjigj:
- Sepse nė sadaka gjenden katėr bukuri, e ato janė:
Atij qė jep lėmoshė, Allahu xh.sh. ia shton bereqetin.
Ai pastaj bėhet i dashur nė mesin e atij populli.
Pastaj Allahu xh.sh. bėn njė perde ndėrmjet xhehenemit dhe atij qė jep lėmoshė.
Allahu xh.sh. prej atij i largon belatė dhe mėrzinė dhe shumė tė kėqija ia largon.


***

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. ia bėri disa pyetje pėr as-habėt e vetė:
- <<Pėr Ebu Bekrin ēka thua?...>>
Iblisi dha kėtė pėrgjigje:
- Ai edhe nė kohėn e injorancės nuk mė ka dėgjuar... e si do tė mė dėgjojė me pranimin e islamit?
- Po ēka thua pėr Omerin tė birin e Hatabit?...>>
Iblisi edhe pėr kėtė dha kėtė pėrgjigje:
- Betohem me emrin e Allahut se ēdokund ku e takoj, unė ik prej tij.
- <<Po, ēka thua pėr Othmanin tė birin e Affanit...>>
- Prej tij turpėrohem... edhe shumė bile, sikurse qė turpėrohen edhe melaiket e Allahut pre tij...
- <<Po ēka thua pėr Aliun tė birin e Ebutalibit...>>
Edhe pėr kėtė iblisi kėshtu u pėrgjigj:
- Ah, sikur tė shpėtoja prej dorės sė tij dhe ai tė mbetet vetėm: edhe unė tė mbetem vetėm... ai tė mė lėshojė mua, edhe unė ta lėshojė atė... Unė atė e lė, por ai mua nuk mė lė.
Pasi qė shejtani u pėrgjigj nė pyetjet e shtruara Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
- <<Falėnderimet i qofshin Allahut qė i dha lumturi ymetit tim, dhe ty tė afatizoi nė njė kohė tė caktuar.>>
Kur e dėgjoi iblisi kėtė fjalė tė Pejgamberit s.a.v.s. ai tha:
- Larg ėshtė lumturia e ymetit tėnd ... dhe ku mund tė jetė lumturia e ymetit tėnd? Si mund tė ndiesh freskim pėr ymetin tėnd, gjersa unė jam gjallė dhe i afatizuar nė njė kohė tė caktuar?...
Unė do t’u hyjė nė venat e gjakut tė tyre. Do tė pėrzihem me mishin e tyre. Dhe ata nuk do tė jenė nė gjendje tė dijnė, as tė mė shohin. Bėj be nė fuqinė e Allahut qė mė krijoj, dhe mė afatizoj njė kohė tė caktuar: tė gjithė ata do t’i lazmoj. Gjahilat (tė padijshmit) dhe dijetarėt... tė shkolluarit dhe tė pashkolluarit... tė larguar nga rruga e Allahut e edhe ata nė rrugėn e Allahut... Asnjėri prej kėtyre nuk do tė mund tė shpėtojė prej dorės sime.
Por... vetėm ata robėr tė Allahut qė janė tė sinqertė dhe tė pastėr nuk mund ti lazmojė.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
<<Sipas teje cili konsiderohet njeri i sinqertė dhe i pastėr?...>>
Nė kėtė iblisi u pėrgjigj:
- A nuk e di? O Muhammed, ai njeri i cili e dashuron dinarin dhe dėrhemin e tij... Ai te Allahu nuk mund tė jetė i sinqertė dhe i pastėr.
Kur e shoh njė njeri qė nuk e do dinarin dhe dėrhemin si dhe nuk lavdėrohet... kuptoj se ky njeri ėshtė i sinqertė dhe i pastėr... e lė atė dhe menjėherė largohem prej tij.
Mua mė sė shumti mė respekton ai i cili e do pasurinė e vet dhe ai i cili lavdėrohet.
A nuk e di sa mėkat tė madh bėn ai i cili dashurohet nė pasuri.
A nuk e di, o Muhammed, dashuria pėr pozitė ėshtė njėri prej mėkateve mė tė mėdha.
Iblisi vazhdon tė tregojė.
O Muhamedd, a nuk e di?...
Unė i kam shtatėdhjetėmijė fėmijė. Dhe tė gjithė kėtyre ia kam caktuar vendet. Dhe me secilin fėmijė gjenden edhe shtatėdhjetėmijė shejtanė tjerė.
Njė pjesė tė kėtyre ua kam dėrguar dijetarėve.
Njė pjesė ua kam dėrguar tė rinjve.
Njė pjesė ua kam dėrguar udhėheqėsve.
Edhe njė pjesė ua kam dėrguar plakave.

Ne me tė rinjtė kurrfarė mosmarrėveshje nuk kemi. Me ta shumė mirė kalojmė.
Fėmijėt e tyre luajnė ashtu si dėshirojnė fėmijėt tanė.
Njė pjesė ua kam dėrguar atyre tė cilėt janė fetarė, kurse njė pjesė atyre qė janė tė devotshėm.
Kėta hyjnė ndėrmjet atyre, ua ngatėrrojnė gjendjen qė e kanė... dhe vazhdimisht i shėtisin andej-kėndej. Kėshtu qė arrihet njė gjendje sa ata fillojnė ta qortojnė njėri tjetrin pa ndonjė shkak. Kėshtu unė ia marr sinqeritetin qė kanė... dhe kur tė bėjnė ibadet tė mos kenė kurrfarė ndjenje, dhe kėtė, ata nuk janė nė gjendje ta kuptojnė.
Pastaj iblisi filloi ta tregojė njė ngjarje qė i kishte ndodhur me njė prift tė krishterė, se si e kishte mashtruar atė.
- A nuk e di: O Muhammed, Prifti Barsis, shtatėdhjetėvjetė me radhė e adhuroi Allahun, me njė respekt tė madh. Dhe aq ishte thelluar nė ibadet, dhe ishte larguar prej harameve, sa qė lutja e tij ndikonte edhe te i sėmuri. Unė iu vura prapa dhe aspak nuk e lėshova... ai bėri zina... u bė katil. Nė fund bėri edhe kufėr. Ky ėshtė ai njeri pėr tė cilin Allahu xh.sh. nė librin e tij tė shenjtė u shpreh kėshtu:
<<Ata (hipokritėt) janė shembull se djalli, kur i thotė njeriut: <<Refuzo besimin!>> e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: <<Unė tėrhiqem prej teje.>> Unė i frikohem Allahut, Zotit tė gjithėsisė>> (59/16).



Rrena

A nuk e di, o Muhammed, rrena vjen prej meje dhe unė jam i pari qė kam rrejtur.
Ēdo njeri qė rren ai ėshtė miku im.
Ēdo njeri qė bėn be tė rrejshme ėshtė i dashuri im.
A nuk e di o Muhammed se unė jam betuar rrejshėm dhe i kam mashtruar Ademin dhe Havėn.
<<(iblisi) tha: <<Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t’u ulem atyre(do tu zė pusi) nė rrugėn tėnde tė drejtė>>(7/16).
Kėtė e bėj se rrena ėshtė kėnaqėsia ime.


Bartja e fjaleve (Gibeti)

Bartja e fjalėve ėshtė gėzimi dhe fryti im.


Betimi ne kuror (martese)

Ēdo njeri qė betohet pėr shkurorėzim... duhet t’i frikohet mėkateve. Mjafton njėherė tė shprehet. Edhe sikur tė ketė bėrė kėtė betim seriozisht.
Ēdo njeri pra, i cili betohet se do tė shkurorėzohet... prej asaj dite gruaja e vet i bėhet haram, (derisa mos tė pastrohet nga ky mėkat). Pėrndryshe nėse vazhdohet jeta bashkėshortore nė kėtė gjendje (pa u pastruar nga ky mėkat) fėmijėt qė lindin prej kėtij ēifti bashkėshortėsh deri nė kiamet tė gjithė do tė futen nė xhehenem, sepse fėmijėt llogariten si fėmijė jashtė bashkėshortėsisė (kopila).
Pėr shkak tė pėrdorimit tė njė fjale pra (betimit nė shkurorėzim) tė gjithė hyjnė nė xhehenem.
__________________


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hilet e shejtanit

Mesazh nga jetaaa prej Sat Sep 26, 2009 3:09 pm

Namazi

O Muhammed tė tregoj se si njeriu e lė, apo e vonon, namazin:
Ēdo herė ai i cili ngritėt tė falė namazin: atė e mbaj, e fus nė vesvese dhe i them:
- Mos u ngut, ende ka kohė. Je i zėnė. Tash shikoje punėn qė e ke. Mė vonė falesh.
Dhe kėshtu ai: e fal namazin jashtė kohės sė vet... Dhe pėr kėtė arsye namazi i tij pėrplaset pėr fytyrė. - - Nėse nuk mė dėgjon, atėherė atij ia dėrgoj njė njeri prej shejtanėve... dhe atė e vonon prej namazit.
Por, nėse edhe kėtu nuk mė dėgjon... atėherė mundohem gjatė namazit ta pengoj.
Kėshtu duke qėndruar nė namaz i them:
- Bėre njė punė shumė tė shėmtuar, dhe kėshtu ia prishi moralin.
Edhe ti e di, o Muhammed, se njė njeri i cili gjatė namazit shpesh lėviz kokėn Allahu xh.sh.atij nuk ia pranon namazin. Nėse ai edhe kėtu nuk mė dėgjon, atėherė i afrohem kur ėshtė duke u falur vetėm, e shpejtoj atė nė namaz. Dhe kėshtu ai fillon tė falet shpejt. Mu si gjeli kur ha diē... Nėse edhe kėtu nuk mund ta pengoj, atėherė unė i afrohem kur tė falet me xhemat. Nė kokėn e tij vendosi njė fren dhe nga sexhdeja e nga rukuja ia ngriti kokėn para imamit... si dhe mė parė se imami ia uli kokėn nė ruku dhe nė sexhde. Kėshtu Allahu xh.sh. nė ditėn e kiametit kokėn e tij do t’ia shndėrroj nė kokė tė gomarit.
Nėse ndonjėri kėtu mė mund... atėherė gjatė namazit kur ėshtė duke u falur i urdhėroj t’i kėrcas gishtat. Kėshtu qė numėrohet nga ata qė mė ka pėrmendur mua. Pėr kėtė punė mundohem vetėm nė namaz nėse mund tė arrijė. Por nėse edhe kėtu nuk mund tė arrijė sukses, unė pėrsėri i afrohem atij, kur ėshtė duke qėndruar nė namaz unė i fryj nė hundė. E kur t’i fryj unė ai fillon tė hap gojėn. Nėse nė atė moment ai nuk e mbyll gojėn atėherė nė gojė i hynė njė shejtan i vogėl, dhe te ai njeri rritet gajlja e dynjallėkut. Dhe kėshtu: ky njeri, vetėm neve do tė na respektojė. Fjalėt tona do t’i dėgjojė...
Shejtani vazhdon tė tregojė:
Me ēfarė mund tė freskosh Ymetin tėnd?...
Unė atyre ēfarė kurthe do t’i pėrgatis. Unė do tė shkoj te ata tė varfrit dhe te ata qė nuk mund tė gjejnė rrugėdalje. Do t’i urdhėrojė ta lėnė namazin.
U them:
Namazi nuk ėshtė pėr ju... por pėr ata qė Allahu u ka dhėnė pasuri. Pastaj do tė shkoj te tė sėmurit, duke u thėnė- lėne faljen e namazit.
Do t’u them se Allahu xh.sh. thotė: - <<Nuk ka vėshtirėsi pėr tė sėmurit...>>(24/61). Kur tė shėrohesh mund tė falesh mė shpesh. Dhe ai kėshtu e len namazin. Bile edhe nė kufėr mund tė bie.
Nėse ai me atė sėmundje e len namazin dhe vdes... nė ditėn e gjykimit do tė gjej Allahun tė hidhėruar ndaj tij.
Mė pastaj kėshtu i tha:
O Muhammed, nėse nė fjalėt e mia diēka kam shtuar akrepi le tė mė helmoj... dhe nėse diēka tė kam rrejtur, kėrko nga Allahu tė mė bėj pluhur.

***
Iblisi vazhdoi dhe tha:
O Muhammed, si mund tė ndiesh kėnaqėsi ndaj ymetit tėnd? Kur unė njėrin prej mesin e tyre kam pėr ta nxjerrur nga feja.

***

Pas kėtij dialogu Pejgamberi s.a.v.s. ia bėri (iblisit) disa pyetje tė shkurtra:
- <<O lain, kėnd e ke shokė tė ndejės?>>
- Ai qė ha kamatėn.


- <<Kėnd e ke shokė pėr fjetje?>>
- Pijanecin.
- <<Kėnd e ke mysafir?>>
- Hajnin.
- <<Cilėt i ke tė dėrguar?>>
- Ata qė merren me sehire.
- <<Ē’ėshtė drita e syrit tėnd?>>
- Me shkurorėzua gruan.
- Kėnd e ke tė dashur?>>
- Ai qė lė namazin e xhumasė.


***

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. kaloi nė disa pyetje tjera dhe e pyeti:
- <<O lain, ēka ėshtė ajo qė then zemrėn tėnde?>>
Tronditjet e patkonjve tė kalit qė kalėrojnė nė luftė, nė rrugėn e Allahut.
<<Por, ēka ėshtė ajo qė e shkrin trupin tėnd?>>
- Tevbeja e atyre qė pendohen.
- <<Por ēka ėshtė ajo qė t’i copėton e t’i prish mushkėritė?>>
- Ata tė cilėt natėn dhe ditėn shumė e lusin Allahun xh.sh. pėr t’ia falur gabimet.
- <<Por ēka ėshtė ajo qė ta rrudh fytyrėn?>>
- Ata qė japin lėmoshė fshehurazi.
- <<Por, ēka ėshtė ajo qė t’i verbon sytė?>>
- Namazi i natės.
- <<Por ēka ėshtė ajo qė ta pėrulė kokėn?>>
- Namazi i natės.
- <<Po edhe ēka ėshtė tjetėr ajo qė ta pėrulė kokėn?>>
- Tė falurit e shpeshtė me xhemat.



***

Pejgamberi s.a.v.s. pėrsėri kaloi nė disa pyetje tjera dhe kėshtu e pyeti:
- <<Sipas mendimit tėnd cili ėshtė njeriu mė i lumtur?
- Ata tė cilėt me vetėdije e lėnė anash namazin.
- <<Mirė, po sipas mendimit tėnd cili ėshtė hajni mė i madh?>>
- Koprracėt.
- <<Por ēka ėshtė ajo qė tė pengon nė punė?>>
- Tubimet e dijetarėve.
- <<Po si ushqehesh?>>
- Me majet e gishtave tė dorės sė majtė.
- <<Kur tė fryj era “sami” qė ėshtė helmuese dhe mbytėse, dhe kur tė kaplon vapa, atėherė ku i strehon fėmijėt e tu?>>
- Nėn thonjtė e njerėzve.



***

Pejgamberi s.a.v.s. pastaj kaloi nė pyetje tjera nė tė cilat iblisi u pėrgjigj:
- <<Ēka ke kėrkuar prej krijuesit?>>
- Dhjetė gjėra kam kėrkuar.
- <<Cilat janė ato o lain?>>
Prej Allahut kėrkova qė tė mė bėj ortak nė pasurinė dhe nė bijtė e Ademit dhe nė bijtė e tyre...
Kjo dėshirė mu plotėsua. Duke mė thėnė: -
<<Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tu thirri (bėrtitu) ata, pėrzieju me ta nė pasuri dhe nė fėmijė dhe premtoju atyre, “- por shejtani nuk u premton tjetėr, pėrveē mashtrim”. (17/64). (Vėrteton ky ajet Kuranor).
Ēdo lloj kafshe qė therret pa e pėrmendur emrin e Allahut, nė mishin e asaj kafshe marr pjesė edhe unė si dhe nė ushqimin ku ėshtė pėrzier kamata, ėshtė haram dhe unė edhe prej atij ushqimi ushqehem.
Pastaj bėhem ortak edhe nė pasurinė e cila nuk ėshtė mbėshtetur me kėrkesė qė ta mbrojė Allahu xh.sh.
Edhe nė marrėdhėniet intime bashkėshortore ku nuk kėrkohet mbrojtja e Allahut unė i bashkangjitem aktit (seksual) te gruaja e tij.... Dhe fėmija qė lindė prej tyre do tė na respektoj e do t’i dėgjojė fjalėt tona. Gjithashtu njė njeri qė hyp nė kafshė pėr tė udhėtuar, jo nė rrugė tė hallallit (tė lejuar) por tė kundėrtėn, nė atė udhė edhe unė do t’i jem bashkudhėtar.
Kjo vėrtetohet edhe me ajetin Kuranor ku thuhet:
“Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tu thirri (bėrtitu) ata, pėrzieju me ta nė pasuri dhe nė fėmijė dhe premtoju atyre”, - por shejtani nuk u premton tjetėr, pėrveē mashtrim. (17/64).
Prej Allahut dėshirova qė tė kem shtėpi... -kėrkesėn time ma plotėsoi duke mė mundėsuar qė si shtėpi t’i shfrytėzoj hamamet (banjot).
Mandej dėshirova tė kem njė mesxhid, vend pėr tu folur. -Mė caktoi vende ku bėhet pazari, mi bėri mesxhide (faltore).
Dėshirova tė kem njė libėr pėr lexim. -Ma dha njė libėr poezie pėr tė lexuar.
Dėshirova pastaj t’mė ipet njė ezan. -M’i caktoi muzikantėt (ata qė merren me muzikė).
Dėshirova njė shokė pėr tė fjetur... – M’i caktoi pijanecėt.
Dėshirova ndihmės. Pėr ndihmės mė dha ata tė cilėt ndahen nga rruga e Allahut dhe tė cilėt formojnė grupacione.
Dėshirova tė kem vėllezėr. Mė caktoi tė gjithė ata qė pasurinė e tyre e shpenzojnė pa nevojė si dhe ata qė e shpenzojnė pasurinė nė rrugė tė gabuar. Edhe kėtė e vėrteton ajeti Kuranor:
<<Ata qė shpenzojnė tepėr (mastrafxhinjtė) janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė tij”.(1/27)
Nė kėto fjalė Pejgamberi s.a.v.s. ndėrhyri dhe i tha: sikur tė mos ishin kėto fjalė tua tė vėrtetuara me ajete Kuranore, aspak nuk do tė kisha pėrcjellur.
Pas kėsaj iblisi, vazhdoi:
O Muhammed, pastaj prej Allahut dėshirova qė bijtė e Ademit mos tė kenė mundėsi tė mė shohin, kurse unė ata t’i shoh. Edhe kjo dėshirė mu plotėsua.
Dėshirova qė tė mė mundėsohet tė eci nė venat e gjakut tė njeriut... edhe kjo m’u plotėsua.
Kėshtu unė mund tė depėrtoj ndėrmjet tyre... tė shėtis... ashtu si unė dua... tė gjitha kėto dėshira m’u plotėsuan. Dhe mė tha: - Tė gjitha kėto ty t’i dhashė.


Dhe unė me kėtė gjendje qė kam lavdėrohem. Edhe kėtė po tė them: Mė shumė janė qė vijnė me mua, se sa ata qė vijnė me ty. Kėshtu deri nė kiamet shumica e njerėzve do tė jenė me mua...
Pas kėtyre fjalėve Iblisi shtoi:
E kam njė fėmijė... e ka emrin.:Ateme. Ky shkon te ai njeri i cili flenė pa e falur namazin e jacisė dhe ia lėshon urinėn nė veshin e tij. Sikur tė mos ishte kėshtu pa dyshim tė gjithė njerėzit nuk do tė kishin mund tė flejnė pa i falur namazet me kohė.

Unė e kam edhe njė fėmijė tjetėr: e ka emrin Myketazi... detyra e kėtij ėshtė t’i pėrhapė veprat e fshehta.
P.sh. Nėse njė njeri punon njė ibadet tė fshehtė... pra, e fsheh kėtė ibadet...
- Mytekazi e shtyn atė qė ai vetė ta tregojė. Nė fund edhe ia arrin qėllimit qė atė ibadet tė fshehtė ta publikojė.
Kėshtu Allahu xh.sh. njeriut tė kėtillė... ia zbret sevapet pėr nėntėdhjetė e nėntė pėr qind. Kėshtu nėse njė vepėr ėshtė vlerėsuar me njėqind sevape atij i zbriten nėntėdhjetė e nėntė dhe i mbetet vetėm njė, sepse siē dihet njė njeri qė e punon njė punė tė mirė fshehurazi ai i ka njėqind sevape.
Veē kėtyre unė e kam edhe njė fėmijė, ai e ka emrin Kyhajl. Detyra e kėtij ėshtė qė sytė e njerėzve t’i lyejė. Veēanėrisht kur dijetarėt flasin nė mexhlise dhe kur Imami e lexon hytben. Ndėrsa nė momentin kur ua lyen sytė ata fillojnė tė koten dhe nuk janė nė gjendje mė tė dėgjojnė fjalėt e imamit. Kėshtu qė pamundėsohet tė fitojnė sevape.
Pas kėtyre qė tha iblisi filloj tė sqaroj:
- Prej cilitdo vend qė tė ngritet ndonjė femėr nė atė vend do tė ulet shejtani.
Si dhe nė ēdo prehėr femreje ulet nga njė shejtan... dhe e bėn tė duket e bukur pėr ata qė e shikojnė.
Pastaj disa urdhra i urdhėron asaj p.sh. i thotė: shploi pak mėngėt si dhe krihet... le tė duket... Ajo i nėnshtrohet kėtij urdhri dhe fillon e i shplon mėngėt dhe krihet. Pas kėsaj, ia shkyn asaj perden e turpėrisė.
Pastaj iblisi filloi t’ia tregoi gjendjen e tij Pejgamberit s.a.v.s.:
O Muhammed unė asgjė nuk kam nė duart e mia as qė mund tė shtyjė dikė nė dalalet (pėrēarje).
Unė vetėm mund ta bėjė njeriun me vesvese si dhe gjėrat t’ia zbukuroj... vetėm kaq.
Po tė kisha pasur mundėsi atėherė do ti kisha zvarritur, njerėzit nė dalalet.
Pra tė gjithė ata qė thonė: Pėrveē Allahut nuk ka zot tjetėr dhe Muhammedi ėshtė i dėrguari i tij. Pastaj ata qė falin namaz dhe ata qė agjėrojnė. Tė gjithė kėta nuk i kisha lėnė pa i zvarritur nė dalalet. Sikur t’i qė nuk posedon mundėsinė qė dikė ta qesėsh nė hidajet. Por edhe ti je vetėm i dėrguari i Allahut qė shpalljen e Allahut t’ua shpallėsh njerėzve.
Por tė ishte hidajeti (plotėsimi i imanit) nė duart e tua me siguri nuk do tė kishe lėnė asnjė pabesimtar nė sipėrfaqen e tokės. Ti je nė argument prej Allahut tek njerėzit...e unė jam shkak qė prej ezelit
(tė pafillimit) tė shkruhet pėr njerėzit lloj lloj belaje dhe mposhtjeje.
Njeriu i lumtur lumturinė e fillon qė nė mitrėn e nėnės.
Edhe ai qė ėshtė mėkatar, fillin e ka qė nė mitrėn e nėnės sė vet.
Allahu ėshtė krijues si pėr ata tė lumturit po ashtu dhe pėr ata qė janė mėkatar.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. lexoi kėto dy ajete:
<<Sikur tė dėshironte Zoti yt, do t’i bėnte njerėzit tė njė feje(por nuk dėshiroi, ai e di pse).
Ata vazhdimisht janė nė kundėrshtime (mes vete).>>
<<Pėrveē atij qė mėshiroi Zoti yt. Po pėr kėtė edhe i krijoi ata>>.
Fjala e Zotit tėnd:
<<Gjithsesi do ta mbush xhehenemin me tė gjithė exhinėt dhe njerėzit>> ka marrė fund (ėshtė plotėsuar).>>(11/118-119).
<<Pejgamberit nuk i pėrket kurr njė qortim pėr atė qė Allahu e ngarkoi me tė. Ky ishte ligj i Allahut edhe ndėr ata qė ishin mė parė, e urdhri i Allahut ėshtė vendim i kryer.>>(33/38).


Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i tha iblisit:
<<O Ebamurre a thua nuk ke mundėsi qė tė pendohesh dhe tė kthehesh nė rrugėn e Allahut? Tė jap besėn se tė bėhem dorėzanė se do tė hysh nė xhennet...>>
Nė kėtė iblisi tha:
O i dėrguari i Allahut, detyra e dhėnė sipas urdhrit ėshtė kryer e tėrė ajo qė ėshtė shkruar me pendė, ai laps qė e ka marr fund – ngjyra ėshtė terur, punėt (detyrat) e caktuar e deri nė kiamet me siguri do tė kryhen ashtu si janė paraparė.

Ty Allahu tė bėri efendi prijės nė mesin e Pejgamberėve, tė bėri mėsues tė xhennetit si dhe tė zgjodhi njeriun mė tė mirė prej popullit, ndėrsa mua mė bėri prijės tė punėve tė kėqija dhe mėsues i xhehenemit. Ai ėshtė i plotfuqishėm. Pastaj iblisi kėshtu i plotėsoi fjalėt e veta:
Kėto janė fjalėt e mia tė fundit... dhe tė gjitha qė fola janė tė vėrteta.
E falėnderoj Krijuesin e gjithėsisė i cili nuk ka fillim as nuk ka mbarim.
Qoftė i shpėtuar dhe pėrshėndetjet e Allahut i qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen e tij si dhe mbi shokėt e tij... Amin!
Pėrshėndetjet i qofshin tė gjithė pejgamberėve dhe edhe njėherė falėnderuar qoftė Krijuesi i gjithėsisė Allahu xh.sh...


Kjo broshurė ėshtė nxjerr prej librit tė titulluar “Shegjeret’ul-kevn”.




jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi