Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon

2 posters

Shko poshtė

Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon Empty Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon

Mesazh nga sam1r Wed Mar 10, 2010 8:37 am

Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon



Prishtinė, 10 mars (E plotėsuar)- Sot, rreth orės 14 e 40 minuta, nė Prishtinė dhe nė mbarė Kosovėn u ndje njė dridhje e theksuar e tokės, e cila shqetėsoi kryeqytetasit. Dridhja u ndje sidomos nė ndėrtesat e vjetra dhe nė shumėkatėshe. Nė disa shkolla tė kryeqytetit dhe tė rrethinės kanė ndėrprerė mėsimin. Ndėrsa, sipas njoftimeve, edhe punėtorėt e ministrive tė vendosura nė ish-ndėrtesėn e Pallatit tė Shtypit janė larguar nga objekti.
Njė orė pasi ndodhi tėrmeti, me njė komunikatė zyrtare Rjeti Zizmologjik i Kosovės ka njoftuar se sot, nė orėn 14:38 minuta, sipas kohė lokale, sizmografėt e Rrjetit Sizmologjik tė Kosovės, detektuan tėrmet me epiqendėr 6 kilometra nė juglindje tė Istogut. Magnituda e tėrmetit ishte M=5.2 shkallė tė Rihterit, ndėrsa intensiteti nė epiqendėr VII ballė sipas MCS-64 thellėsia 5.2 km. Tėrmetin e kanė ndier banorėt e rrethit tė gjerė tė Pejės, Burimit dhe tėrė territori i Kosovės. Sipas kėsaj komunikate, ende nuk dihet pėr dėme eventuale nė njerėz dhe materiale.
Entit sizmologjik i Beogradit, fillimisht, vetėm pak ēaste pas tėrmetit ka njoftuar se epiqendra e tėrmetit ishte nė rajonin e Zubin Potokut, 15 kilometra nė veriperėndim tė Mitrovicės. Fuqia e tėrmetit qė u ndje nė qytetet e Kosovės dhe nė rajon, nė epiqendėr ishte 5 shkallė Rihter, njoftuan mediet serbe. Edhe Enti Sizmologjik nga beogradi nė ndėrkohė ka njoftuar se epiqendra e tėrmetit ėshtė nė rajonin e Istogut.
Po nė tė njėjtėn kohė, dridhja e tokės, siē ka njoftuar korrespondenti i Koha Ditore nė Pejė, ėshtė ndje edhe nė Dukagjin. Kjo lėkundje ka shkaktuar panik nė mesin e dukagjinasve, ndėrsa punėtorėt e shumė institucioneve kanė lėshuar objektet.
Tėrmeti i intensitetit tė ulėt ėshtė rėgjistruar tė mėrkurėn rreth orės 14:40 edhe nė njė pjesė tė madhe tė territorit tė Komunės sė Malishevės. “Brenda shtėpisė vėrehej qartazi lėvizja e papritur e gjėsendeve nga vendi i vet”, thotė Bajram Morina nga fshati Drenoc. Edhe banorė tė tjerė tė kėtij fshati e konfirmojnė fenomenin shqetėsues, ka njoftuar korrespondenti i Kohės Ditore. Disa nga banorėt kishin ikur me tė shpejtė jashta shtėpive. Aty thuhet se edhe drunjtė janė hetuar duke lėvizur me tė madhe nė kohėn e tėrmetit. Edhe Brahim Morina nga Lubizhda ka konfirmuar dridhjen. “Ndodhi ajo qė ma kujtoi dikund fundin e viteve tė shtatėdhjeta dhe duke kujtuar tėrmetet aktuale nėpėr botė druajtja ishte normale”, ka thėnė ai. Njė banor i Kijevės, fshat nė jug-perėndim tė Malishevės, ndėrkaq ka folur pėr njė dridhje mė tė fuqushme krahasuar me vendet tjera tė komunės. “”Krejtė orenditė gati u rrėzuan”, ka thėnė ai. Edhe qendrėn komunale tė Malishevės, e ka trandur tėrmeti i papritur, sado qė ka qenė i intensitetit tė ulėt. “Nė katin e dytė tė ndėrtesės ku isha unė tavolina lėvizte bukur shumė”, ka bėrė me dije njė punėtor i administratės komunale tė Malishevės ku njė numėr i madh tė punėsuarish kanė dalė jashtė me tė hetuar dridhjet. Pėrveē panikut qė ka pėrhapur nuk ka informacione pėr ndonjė dėm tė cilėdo natyrė.
Sipas njoftimeve, edhe pse epiqendra e Termetit ka qenė nė Istog, ku sipas njoftimeve tė korespondentit tė gazet tė Koha Ditore, “ėshtė shėnuar dridhje tė fuqishme e Tokės”, nė kėtė rajon nuk ka pasur dėme materiale nė objektet e banimit dhe as nė njerėz. Megjithatė, shumė banorė tė qytetit dhe tė fshatrave pėr rreth nga frika , pėr njė ēast, kanė dalė jashtė ndėrtesave tė banimit dhe kėtė ngjarje e kanė pėrjetuar keq. ” Dridhja ka qenė e fuqishme dhe nga frika kemi dalė jashtė me tė gjithė punėtorėt “ thotė Zeqir Mehmetaj nga Istogu
Sipas informacioneve, tėrmeti ėshtė ndje edhe nė Shkup dhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė.


Edituar pėr herė tė fundit nga sam1r nė Sat Mar 20, 2010 6:44 pm, edituar 1 herė gjithsej
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon Empty Re: Istogu, epiqendra e tėrmetit qė u ndje nė Kosovė dhe nė rajon

Mesazh nga mR.Bimi Wed Mar 10, 2010 10:22 am

ffFiiiiiiiiiiiiii e kam perjetuar online lol!
mR.Bimi
mR.Bimi
Dr3nicak
Dr3nicak

Numri i postimeve : 6029
Age : 31
Location : n`FaQet e nJe fLeToRe
Registration date : 19/07/2009

http://wWw.ShoqriaVirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi