Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Dashuria e Ebu Bekrit r.a.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria e Ebu Bekrit r.a.

Mesazh nga NoOrA prej Tue Mar 16, 2010 9:01 am

Sahabėt ishin myslimanėt qė patėn fatin tė jetonin nė shoqėrinė e Profetit (a.s). Ata tė gjithė e donin shumė Profetin (a.s) dhe Allahu i zgjodhi pėr tė ruajtur traditėn e tė dėrguarit tė Tij tė dashur (a.s) dhe pėr ta pėrcjellė atė te myslimanėt qė do tė vinin mė pas.
Ebu Bekri (r.a) ishte sahabi mė i ngushtė i Muhamedit (a.s). Ai (r.a) kishte dashuri tė jashtėzakonshme pėr Profetin (a.s). Emri i tij ishte Abdullah, por kunja e tij ishte Ebu Bekėr. Fizikisht ai ishte shumė i dobėt dhe lėkura e tij ishte e bardhė.
Ebu Bekri (r.a) ishte mė i shquari i sahabėve. Allahu i referohet Ebu Bekrit (r.a) si thani'asnein (i dyti nga tė dy). Imam Razi e shpjegon thani'asnein kėshtu: "Ai ishte i dyti qė filloi t'i ftojė njerėzit nė Islam. Ebu Bekri (r.a) ishte i pranishėm nė tė gjitha betejat pėrkrah Profetit (a.s). Ai u urdhėrua nga Profeti (a.s) qė t'i printe njerėzit nė namaz nė mungesė tė tij dhe u varros pranė Profetit (a.s) nė Medine".
Shejh Mehmud Alusi shkruan nė librin e tij Ruhul Ma'ni qė para se tė hynin nė shpellėn Theur, Ebu Bekri (r.a) i tha tė dėrguarit tė Allahut (a.s): "Betohem nė Atė qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, mos hyr nė kėtė shpellė derisa ta kem kontrolluar atė mė parė. Nėse ka ndonjė gjarpėr apo akrep brenda shpellės, le tė mė kafshojė mua tė parin."
Ebu Bekri (r.a) hyri nė shpellė dhe kudo qė shihte njė vrimė, fuste dorėn e tij brenda dhe e mbyllte me copa nga rrobat e tij. Meqenėse copa nuk i mjaftoi pėr t'i mbyllur tė gjitha vrimat, ai e mbylli vrimėn e fundit me thembrėn e kėmbės sė tij.
Shejh Alama Alusi e komenton kėshtu kėtė ngjarje nė librin e tij: "Kishte njė vrimė nė shpellė dhe Ebu Bekri nga frika se mos kjo pėrbėnte rrezik pėr Profetin (a.s), e mbylli duke vendosur kėmbėn e tij mbi tė. Teksa Profeti (a.s) po flinte me kokėn nė gjunjėt e Ebu Bekrit, njė akrep e pickon Ebu Bekrin."
Nga dhimbja e madhe i rrodhėn lotė padashur.
Shejh Alusi vazhdon: "Sytė e tij lotonin nga dhimbja, por ai nuk lėvizi sepse iu dhimbs ta zgjojė Profetin (a.s) nga gjumi".
I dėrguari i Allahut (a.s) u zgjua kur ndjeu lotėt qė ranė mbi fytyrėn e tij dhe e pyeti Ebu Bekrin (r.a) se ēfarė kishte ngjarė. Ebu Bekri (r.a) i tregoi ēfarė kishte ndodhur dhe i dėrguari i Allahut (a.s) aplikoi pėshtymėn e tij tek plaga, duke e mėnjanuar kėshtu ndikimin e helmit.
Aq e madhe ishte dashuria e Ebu Bekrit (r.a) pėr Profetin (a.s).
Ebu Bekri (r.a) kishte qarė nga gėzimi kur Profeti (a.s) i kishte thėnė se do tė ishte shoqėruesi i tij gjatė emigrimit pėr nė Medine. Tregon Aisheja: “Asnjėherė nuk kam besuar se dikush mund tė qajė nga gėzimi, derisa pashė atė ditė Ebu Bekrin duke qarė nga gėzimi se do tė migronte mė tė dėrguarin e Allahut (a.s).”
Jo vetėm Ebu Bekri (r.a) por e gjithė familja e tij ishte nė shėrbim tė Profetit (a.s). Abdullah ibnu Ebu Bekri i vizitonte natėn dhe i njoftonte pėr ato qė ndodhnin nė Meke. Amir ibnu Fuhejre, bariu i Ebu Bekrit i kulloste delet andej nga kishte kaluar Profeti (a.s) me Ebu Bekrin (r.a) me qėllim qė tė mbulojė gjurmėt e tyre. Esma bintu Ebu Bekr (r.a) u ēonte ushqimin, kjo pasi ajo mund tė largohej nga Meka pa rėnė nė sy, ndėrsa gruaja e Ebu Bekrit (r.a) gatuante ushqimin.
Njė ditė gjatė qėndrimit tė tyre nė shpellėn Theur, i dėrguari i Allahut (a.s) vuri re se Esmaja (r.a) ishte e shqetėsuar dhe e pyeti se ēfarė kishte ndodhur. Esmaja (r.a) u pėrgjigj: "O i dėrguar i Allahut, dje, kur po kthehesha nė shtėpi nga shpella, Ebu Xhehli mė ballafaqoi dhe mė tha: "Ti me siguri qė e di se ku ndodhet profeti juaj." Unė ia ktheva: "Po, e di, por nuk do tė tregoj." Ai mė kėrcėnoi se do tė mė rrihte, por unė nuk pranova t'i tregoja, dhe ai mė goditi me shuplakė nė fytyrė dhe nga goditja u rrėzova dhe filloi tė mė rrjedhė gjak nga goja. U ngrita me lot nė sy dhe i thashė: "Ebu Xhehl, ti mund edhe tė mė vrasėsh, por unė asnjėherė nuk do tė ta dorėzoj Muhamedin."
I dėrguari i Allahut (a.s), i prekur nga fjalėt e Esmasė (r.a) tha: "Ēdo njėri qė mė ka bėrė njė tė mirė, ia kam shpėrblyer. Pėrveē Ebu Bekrin, tė cilin nuk kam mundur ta shpėrblej. Prandaj shpėrblimin e tij, ia kam lėnė nė dorė Allahut."
Pasi qėndruan nė shpellėn Theur pėr tre ditė, i dėrguari i Allahut (a.s) dhe Ebu Bekri (r.a) u nisėn drejt qytetit tė Medines. Profeti (a.s) vuri re se Ebu Bekri (r.a) gjatė rrugės, herė ecte pas Profetit (a.s), herė anash tij dhe herė tė tjera para tij. Kur i dėrguari i Allahut (a.s) e pyeti pse po vepronte nė kėtė mėnyrė, Ebu Bekri (r.a) iu pėrgjigj: "O i dashur i Allahut, kam frikė se mos na ėshtė vėnė dikush prapa dhe frikėsohem se mos tė vjen ndonjė shigjetė nga pas dhe dal dhe eci pas teje. Pastaj frikėsohem se mos dikush na ka zėnė pritė para dhe tė godet nga para dhe filloj tė eci para teje. Mė pas frikėsohem nga ndonjė shigjetė qė mund tė vijė anash dhe eci anash teje.” Ebu Bekri (r.a) e rrethonte Profetin e tij tė dashur ashtu si flutura e natės i vjen pėrqark flakės.
Njė ditė pėrgjatė rrugės pėr nė Medine, tė dy ndiheshin shumė tė lodhur dhe tė etur. Ebu Bekri (r.a) kishte me vete pak qumėsht, tė cilin preferoi t’ia japė tė dėrguarit tė Allahut (a.s) ta pinte. Ebu Bekri buzėqeshi i gėzuar teksa Profeti (a.s) pinte qumėshtin. Tregon vetė Ebu Bekri mbi kėtė rast dhe thotė: ”E piu Profeti (a.s) derisa mu hoq etja.”
Ky ėshtė njė shembull i bukur i dashurisė sė Ebu Bekrit (r.a) pėr Profetin (a.s). Zemra e tij gėzonte teksa i dėrguari i Allahut (a.s) pinte, ndonėse ai vetė kishte shumė etje.
Kur mbėrritėn nė Medine, tė gjithė njerėzit vraponin drejt tė dėrguarit tė Allahut (a.s) dhe Ebu Bekrit (r.a). Meqėnėse shumica e tyre nuk e kishin parė ndonjėherė tė dėrguarin e Allahut (a.s), disa prej tyre vajtėn dhe e rrethuan Ebu Bekrin (r.a), sepse Ebu Bekri i ngjante Profetit tė tij tė dashur (a.s) nga sjellja, ecja, mėnyra e tė folurit dhe veshja, duke e bėrė tė pamundur kėshtu dallimin midis realitetit dhe imitimit.
Ebu Bekri (r.a) hoqi mantelin e tij dhe filloi ti bėjė fresk shokut tė tij tė dashur (a.s). Vetėm atėherė arritėn Medinasit tė shohin dallimin ndėrmjet tyre dhe u drejtuan nga Profeti (a.s).
Kėto ngjarje tregojnė pėrkushtimin e plotė tė Ebu Bekrit (r.a) ndaj Profetit (a.s).
Ibn Haxher el-Askalani pėrmend hadithin e mėposhtėm tė tė dėrguarit tė Allahut (a.s): "Pėlqej tre gjėra tek kjo botė: parfumin, gruan e devotshme dhe namazin qė ėshtė kėnaqėsia e syve tė mi."
Me tė dėgjuar kėto fjalė tė Profetit (a.s), Ebu Bekri i tha: "O i dashur i Allahut, edhe unė tre gjėra pėlqej tek kjo botė: tė qėndruarit pranė teje, shikimi i fytyrės tėnde dhe harxhimi i pasurisė sime pėr ty."
Umer ibn Asi (r.a) transmeton: "I dėrguari i Allahut (a.s) po falej me ne njė ditė nė Qaben e shenjtė, kur Utbe ibnu Meit e rrethoi Profetin (a.s) dhe filloi ta tėrhiqte nga rrobat, nė njė kohė qė dikush tjetėr e shtynte. Ebu Bekri (r.a) i largoi ata nga Profeti (a.s) dhe u tha: 'A dėshironi tė vrisni njė njeri vetėm pse thotė se Allahu ėshtė Zoti i tij?'"
Kur i dėgjuan kėto fjalė, kurejshėt e lanė Profetin (a.s) dhe filluan tė merren me Ebu Bekrin. Ata e goditėn me sa fuqi kishin, derisa Ebu Bekri (r.a) u rrėzua pa ndjenja. E ēuan nė shtėpi Ebu Bekrin (r.a) ashtu tė mbuluar me gjak. Fjalėt e tij tė para pasi u pėrmend ishin: “Ēfarė i ndodhi tė dėrguarit tė Allahut?” Ai nuk u qetėsua derisa e ēuan tek i dėrguari i Allahut (a.s) dhe u sigurua qė ai ishte mirė. Kėtu kemi njė shembull tjetėr tė bukur tė dashurisė sė madhe tė Ebu Bekrit (r.a) pėr Profetin (a.s). Nga frika qė kishte pėr gjendjen e tė dėrguarit tė Allahut (a.s), Ebu Bekri (r.a) e harroi dhimbjen dhe gjendjen e tij.
Umer ibnul Hatabi (r.a) transmeton: "I dėrguari i Allahut (a.s) na kėrkoi tė jepnim ē'tė mundnim pėr hir tė Allahut (me rastin e ekspeditės sė Tabukut). Unė kisha shumė pasuri dhe mendova me vete se kėtė herė do t'ia kaloja Ebu Bekrit (r.a) dhe i solla Profetit (a.s) gjysmėn e pasurisė sime. I dėrguari i Allahut (a.s) mė pyeti: 'Ēfarė u ke lėnė familjes?' 'U kam lėnė gjysmėn e pasurisė o i dėrguar i Zotit' ia ktheva. Pastaj erdhi Ebu Bekri (r.a), i cili derdhi nė prehėrin e Profetit (a.s) pasurinė e tij. Tė njėjtės pyetje tė Profetit (a.s) Ebu Bekri (r.a) iu pėrgjigj: ”U kam lėnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij.”
Pasi dėgjoi kėto fjalė Umeri tha: "Kurrė nuk do tė mund t'ia kaloj Ebu Bekrit."
Nė lidhje me kėtė ngjarje, Alama Ikbal shkruajti pėr Ebu Bekr Es-Siddikun (tė sinqertin): Flaka i mjafton fluturės sė natės. Lulja i mjafton bletės.
I dashuri i Allahut mjafton pėr tė pėrmbushur nevojat e Siddikut.
I dėrguari i Allahut (a.s) njė herė vuri re se rrobat e Ebu Bekrit (r.a) ishin vjetėruar shumė dhe i tha: "O Ebu Bekėr, mė parė ti jetoje njė jetė luksoze." Ebu Bekri (r.a) i tha se e tėrė jeta e kaluar me vuajtje ishte pak pėr hir tė Allahut dhe tė tė dėrguarit tė Tij.
Ebu Bekri donte ta shpenzonte tė gjithė pasurinė e tij nė rrugėn e Allahut, por e vuante shumė faktin qė dora e tij qėndronte mbi atė qė merrte dhe ky mendim e bėnte atė tė qante tėrė natėn. Ai iu lut Allahut qė Profeti (a.s) ta shpenzonte pasurinė e tij si tė vetėn. Allahu e pranoi lutjen e tij. I dėrguari i Allahut (a.s) e konsideronte pasurinė e Ebu Bekrit (r.a) njėsoj si pasurinė e tij. Pėr tė treguar rolin e madh qė luajti pasuria e Ebu Bekrit, Profeti (a.s) tha:
“Nuk mė ka bėrė kurrė dobi njė pasuri siē mė ka bėrė dobi pasuria e Ebu Bekrit.”
Kur Profeti (a.s) u sėmur para se tė vdesė, ai urdhėroi qė Ebu Bekri (r.a) t’i printe njerėzit nė namaz. Njė ditė para se tė vdesė, i dėrguari i Allahut (a.s) hyri nė xhami teksa njerėzit faleshin. Ebu Bekri e ndjeu dhe deshi qė tė ngrihej, por Profeti (a.s) ia bėri me shenjė qė tė vazhdonte tė printe namazin. Ebu Bekri (r.a) vazhdoi tė falej nė kėmbė, kurse Profeti (a.s) i ulur nė gjunjė. Kur pėrfunduan, Profeti (a.s) e pyeti Ebu Bekrin pse ishte ngritur dhe Ebu Bekri iu pėrgjigj: 'O i dėrguar i Allahut, i biri i Ebu Kuhefės (babai i Ebu Bekrit) nuk ėshtė nė gjendje tė prijė namazin nė praninė tėnde."
Sahabėt u gėzuan shumė me shpalljen e kaptinės En Nasr e cila paralajmėronte se njerėzit do tė hynin ne Islam turma-turma. Kur i dėgjoi Ebu Bekri (a.s) ajetet e kėsaj kaptine, filloi tė qajė dhe tha: "kėto fjalė janė lajmėrim pėr vdekjen e Profetit (a.s), pasi ėshtė plotėsuar mesazhi i tij."
I dėrguari i Allahut (a.s) u gėzua shumė ditėn e hyrjes nė Mekė kur babai i Ebu Bekrit, Ebu Kuhefa, u bė mysliman. Ebu Bekri (r.a) kur e pa gėzimin e Profetit (a.s) filloi tė qajė. Kur e pyetėn pėr arsyen pse qante, Ebu Bekri (r.a) u tha: ”Do tė doja qė nė vend tė babait tim, tė ishte Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit (a.s), pasi kjo do e gėzonte tė dėrguarin e Allahut mė shumė.”
Tė gjithė u tronditėn thellė kur morrėn lajmin e vdekjes sė Profetit (a.s). Umeri (r.a), kishte nxjerrė shpatėn dhe thoshte: "Kush thotė se i dėrguari i Zotit ka vdekur, do i pres kokėn. Ai ka vajtur tė takojė Zotin e tij dhe do tė kthehet, ashtu siē shkonte Musai dhe kthehej.” Pasi morri lajmin e rėndė, Ebu Bekri (r.a) hyri nė dhomėn ku ishte Profeti (a.s) dhe e pėrqafoi atė fort. Duke e puthur nė ballė thoshte: "Ah i dashuri im! Ah Profeti im!” Mė pas duke shikuar fytyrėn e Profetit (a.s) tha: "I bukur ke qenė i gjallė, i bukur je dhe i vdekur o i dėrguar i Zotit.”
Ebu Bekri (r.a) e pyeti vajzėn e tij Aishen (r.a) pėr veshjen me tė cilin ishte varrosur i dėrguari i Allahut (a.s) nė mėnyrė qė dhe ai tė mund tė varrosej nė tė njėjtėn veshje. Para se tė vdiste, Ebu Bekri shprehi dėshirėn qė tė varrosej pranė tė dėrguarit tė Allahut (a.s). Ai (r.a) u varros nė krah tė shokut te tij, Profetit (a.s), ia vendosėn kokėn e tij paralel me supin e Profetit (a.s) duke qenė kėshtu shoku i pandarė i Profetit (a.s), si nė jetė ashtu dhe nė vdekje.
Njė poet shkroi kėto vargje:
Mė nė fund dhashė shpirt nė kėmbėt e tė dashurit,
Vuajtjet e jetės sime u shpėrblyen mė nė fund me paqe.


www.vizion-islam.com

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi