Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

O shpirt i bindur!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

O shpirt i bindur!

Mesazh nga NoOrA prej Sun Mar 21, 2010 6:23 am

Mos u shqetėso shumė pse tė tjerėt nuk janė si ti! Ti je i mėshirshėm, sepse Zot e ke tė Mėshirshmin, por ji i bindur plotėsisht se, Allahu i Madhėruar vepron si tė dojė, Ai ėshtė i Urti, Planifikuesi pėr gjithēka.




“O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar!” – Kur’an, 89:27,28

O shpirt i bindur e i siguruar! Ti ke Zot, qė tė siguron! Gjithēka qė tė prek, ėshtė mėshirė. Allahu tė mbikėqyrė, e pėrkujdeset pėr ty! Lum pėr ty! Prapė lum pėr ty!

O shpirt i bindur! O zemėr me pėrkujtim tė Allahut e qetėsuar! Pse prej gjumit i errėsuar e i vrenjtur zgjohesh! Ēka tė mundon. Ēka tė rėndon. Ēka tė paaftėson. Po sikur tė mos kesh asgjė pėr tė ngrėnė, ke Zot qė tė ushqen. Ēka tė bėn tė ndjehesh i dobėt. Kur ti ke zemėr qė ka gjetur qetėsinė e vet. Ekziston dhe burimin e jetės e ka gjetur! Mos mendon se kanė jetė ata qė zemrat ndaj Zotit tė tyre i kanė tė vdekura! Jo, mos u vrenjtėso, mos e errėso fytyrėn, buzėqesh, ji i hareshėm, krenohu. Hape fytyrėn, ecė i sigurt, e me shpirt i lartė nėpėr tokė, je krijesė me dhunti, pasi ke udhėzimin e Krijuesit tėnd.

Ti i pafajshėm je edhe pse tė paudhėt tė fajėsojnė, ty padrejtėsi tė bėjnė. Tė janė ndėrlikuar dhe t’u janė shtuar shqetėsimet, por mjafton qė je i vetėdijshėm dhe i bindur se kjo jetė nuk ėshtė vendbanim i pėrhershėm! Po edhe sikur tė mos kesh as shtėpi, ke strehė qiellin e Allahut Furnizues e Mbrojtės! Mos u ndje i harruar, kur njerėzit tė harrojnė, mos u ndje i fyer, kur njerėzit ndaj teje tregohen tė pasjellshėm. A s’tė mjafton ty Zoti qė tė krijoi, Gjykues, e Tubues pėr tė gjithė!

Mos e vrit veten me kujtime, qė vetėm plagė tė shkaktojnė. Mos u zhyt nė ujėrat e problemeve, janė thjesht tė imagjinuar. Nuk ekzistojnė. Nuk janė veēse tė ngulitura nė kujtesėn tėnde, tė shkaktuara nga pavetėdija apo tė tjerėt tė kanė shtyrė tė mendosh se ēdo gjė qė ka tė bėjė me ty, ėshtė e ndėrlikuar, e pazgjidhshme. Jo, ti ndjehu i lirė nė Tokėn e Allahut, merr frymė i pavarur nga tė tjerėt, e mos lejo tė tjerėt tė tė detyrojnė si tė ndjehesh!

E kush ėshtė mė i mbrojtur se ti! E kush ėshtė mė i pastėr se ti; pesė herė brenda ditės e natės pastrohesh; e kush mund tė jetė mė i ngritur moralisht se ti, kur ti pesė herė brenda ditės e natės, i qetė Krijuesit tė qiejve e tė tokės ia shtron ēėshtjet tua; e kush mund tė jetė mė i mbushur me shpresė e mbėshtetje se ti, kur ti ke njė pjesė tė natės tė caktuar posaēėrisht pėr ty, kur Zoti i ēdo gjėje, pėr ty pyet nėse ke ndonjė kėrkesė, nevojė e lutje, e qė tė ta plotėsojė, e t’i pėrgjigjet! A nuk e sheh sa i veēantė je, sa i mėshiruar je, sa i Butė ndaj teje i Gjithėpushtetshmi ėshtė!

Jo, ti s’ke pse tė ndjehesh i poshtėruar, as i dobėt, kur tė paudhėt tė vėshtrojnė me pėrēmim, me sy injorues! Ty tė mjafton Dėshmitari, Llogarimarrėsi, Ai qė gjithēka ėshtė nėn pushtetin e Tij; sado qofshin pėrpjekjet e njerėzve qė ty tė tė njollosin me papastėrtinė e panjerėzinė e tyre, ti pėrqendrohu nė mėsimet e Zotit tėnd dhe tė Dėrguarit tė Tij. Ti ke arsye tė mos ndihesh i fyer, pasi ti je i nderuari, i zgjedhuri, i udhėzuari; e di pse jeton dhe je i vetėdijshėm se jeta e kėsaj bote s’ėshtė veēse pėr t’u sprovuar.

Nėse tė mundon familja e shoqėria e paudhėzuar, pėrkujto tė Dėrguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem nė vitet e para tė shpalljes; nėse tė mundon varfėria, Furnizuesi, Allahu, mund tė tė bėjė prej njerėzve mė tė pasur, por ndjehu i sigurt se, Allahu ėshtė i Mėshirshėm e i Butė, e nuk ndėshkon robėrit e Tij, porse ty tė pret njė jetė pėrplot lumturi, e lumturi e pėrhershme; nėse tė mundon ndonjė sėmundje e rėndė, falėndero Zotin tėnd, Ai ėshtė Shėrues, por ty dėshiron tė tė pastrojė e ta lartėsojė shkallėn tėnde nė Xhennet; e nėse je sprovuar me dituri, me pasuri e me pushtet, mos kurse asgjė nė rrugėn e Zotit tėnd, sepse ti je zgjedhur tė dėshmosh mirėsinė e bujarinė, prej Mirėsisė e Bujarisė sė Zotit tėnd!

Nuk ke pse tė bėsh atė qė bėjnė tė paudhėt. Kur ata flasin, ti mallėngjehu pėr Fjalėt e Zotit tėnd; e kur ata dėgjojnė inspirimet e tė keqit, ti dėgjo Kur’an; kur ata ngarendin, ti ngadalėso tė ecurit; kur ata garojnė ndaj bukurive mashtruese tė kėsaj jete, ti falėndero Zotin tėnd qė tė pėrudhi; kur ata dalldisen e pasojnė epshin, ti Zotit tėnd pėrulju e vetėm Atė adhuroje! Ti mund tė jesh prej atyre qė do ta trashėgojnė pėrjetshėm Xhennetin Firdevs, qė hije ka Arshin e tė Gjithėmėshirshmit, Allahut tė Lartmadhėruar!

Mos u shqetėso shumė pse tė tjerėt nuk janė si ti! Ti je i mėshirshėm, sepse Zot e ke tė Mėshirshmin, por ji i bindur plotėsisht se, Allahu i Madhėruar vepron si tė dojė, Ai ėshtė i Urti, Planifikuesi pėr gjithēka. Ti qetėso shpirtin e zemrėn tėnde duke e pėrkujtuar Allahun e Madhėruar, e qetėso zemrėn duke lexuar Kur’an, e jeto me tė Dėrguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem, nė kujtimet tua; jeto me njerėzit qė dėshmuan devotshmėrinė!

O shpirt i siguruar e i bindur plotėsisht! Ti ke Zot, qė tė siguron! Gjithēka qė tė prek, ėshtė mėshirė. Allahu tė mbikėqyrė, e pėrkujdeset pėr ty! Lum pėr ty! Prapė lum pėr ty! Kė Zot ke! Allahun dhu-l-xhelal ve-l-ikram!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin, ve kefa biha niėmeten!

Shkruan: Avni Tafili

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi