Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vėllazėria dhe zemėrdėlirėsia

Shko poshtė

Vėllazėria dhe zemėrdėlirėsia Empty Vėllazėria dhe zemėrdėlirėsia

Mesazh nga NoOrA Sun Mar 21, 2010 6:24 am

Nga: Amēr Halid

Tema tė cilėn do tė trajtojmė nė kėto rreshta, ėshtė mbi vėllazėrinė dhe zemėrdėlirėsinė.

Ndodh shpesh herė qė tė mendoj rreth besimtarėve myslimanė anembanė globit, vallė a janė tė lidhur me njėri-tjetrin? A i ndajnė vuajtjet dhe hallet mes tyre? A i ndjen myslimani perėndimor, problemet me tė cilat pėrballet myslimani lindor? A janė myslimanėt si njė trup i vetėm?

Mė kujtohet para shumė viteve, qė sa herė qė binte fjala mbi ēėshtjen palestineze, disa prej nesh thoshin:"Vetė e kanė fajin! Ata pranuan t'ua shesin tokėn ēifutėve!"

Shumė prej nesh i besonin fjalė tė tilla, madje i pėrhapnin mes njerėzve, sa herė qė pėrmendej Palestina dhe palestinezėt. Sa herė qė thoshim kėto fjalė, sikur e largonim pėrgjegjėsinė nga vetja jonė dhe topin e hidhnim nė fushėn e palestinezėve. Por kur filluam t'i shohim nė ekranet e televizioneve tė vrarėt nė ē do shtėpi, tė dėbuarit, tė tubuar nė kampe pėrqendrimi etj... filluam t'i duam dhe tė na vijė keq. Ėshtė e vėrtetė qė e saktėsuam opinionin tonė pėr popullin e vuajtur palestinez, por pasi ishin vrarė me mijėra dhe dėbuar me qindra mijėra tė tjerė, madje miliona.

Sa herė qė njė vend mysliman pushtohet ose sulmohet, ne pėrpiqemi t'ia vėmė fajin vendeve fqinje, duke i akuzuar pėr bashkėpunim me armiqtė. Kur u pushtua Iraku, filluam tė fajėsojmė kuvajtianėt dhe shtetet e tjera qė janė nė kufi me Irakun. Ne si myslimanė nuk na lejohet tė urrejmė popuj dhe kombe, sidomos nėse i pėrkasin tė njėjtit besim.

Ne jemi njė umet dhe i pėrkasim njė feje tė vetme. Pėr kėtė, nuk kemi pėrse tė urrejmė njėri-tjetrin, nuk kemi pėrse tė mbajmė inat. Ne duam qė tė gjithė kombet dhe popujt qė i pėrkasin umetit mysliman, tė jenė tė bashkuar si njė trup i vetėm. Shpesh herė, pėr shkak tė angazhimeve tė pėrditshme, i harrojmė shumė myslimanė qė jetojnė nė Afrikėn veriore, nė Marok, Algjeri etj...

Nėse urrejtja dhe inati ekziston mes nesh, vallė deri kur do tė vazhdojmė nė kėtė gjendje?

Me qėllim qė ne tė ndryshojmė pozitivisht dhe tė rimėkėmbemi sėrish, duhet tė forcojmė vėllazėrinė mes nesh. Pėr kėtė, do tė sjellim ndėrmend disa fragmente nga historia islame.

Vetė profetin Muhamed a.s, e kėshillonte Zoti me fjalėt:

"Dhe qėndro me ata qė i luten Zotit tė vet nė mėngjes dhe mbrėmje, duke dėshiruar Fytyrėn (kėnaqėsinė) e Tij dhe mos i shmang sytė nga ata (tek tė tjerėt), duke dėshiruar stolitė e shkėlqimin e kėsaj jete. Mos dėgjo atė zemrėn e tė cilit ia kemi lėnė mospėrfillėse ndaj pėrmendjes Sonė e, qė shkon pas dėshirave tė veta, duke shkelur ēdo kufi nė veprimet e veta." (Kehf, 28)

Kur Zoti i foli pėr herė tė parė Musait a.s, e gradoi si profet dhe i tha:" Shko te Faraoni! Ai, me tė vėrtetė, i ka shkelur tė gjithė kufijtė”. (Taha, 24)

Musai a.s i tha:"

“O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtėsoma punėn time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhės sime, qė ata tė kuptojnė fjalėn time!" (Taha, 25-28)

Veē kėsaj, Musai a.s i parashtroi Zotit njė kėrkesė, ku i kėrkonte ta dėrgojė dhe Harunin bashkė me tė tek faraoni:

"Mė jep njė ndihmės nga familja ime, Harunin, vėllanė tim! Ma rrit fuqinė nėpėrmjet atij dhe bėma ortak nė punėn time, qė tė thurim shumė lavde pėr Ty e tė tė pėrmendim Ty vazhdimisht! Vėrtet, Ti do tė jesh gjithnjė Mbikėqyrėsi ynė." (Taha, 29-35)

Duke qenė se vėllazėria dhe shoqėria ėshtė diēka e shenjtė dhe e domosdoshme, nė pėrgjigjen e Tij, Zoti i tha:"(Allahu)tha: “Kėrkesa jote u plotėsua, o Musa!" (Taha, 36)

"Ne i dhamė Musait Librin dhe i bėmė ndihmės vėllanė e tij, Harunin." (Furkan, 35)

Nė njė nga takimet e Musait a.s me Zotin, ai kishte lėnė vėllain e tij Harunin, tė kujdesej pėr ēifutėt dhe besimin e tyre. Mirėpo gjatė mungesės sė Musait a.s, ēifutėt filluan tė adhurojnė njė viē prej floriri. Haruni u ndje nė vėshtirėsi nga kjo qė ngjau. Nėse do pėrdorte forcėn, ēifutėt do tė ndaheshin nė dy grupe, ata qė adhuronin viēin dhe ata qė do i besonin Harunit dhe mes tyre mund tė shpėrthenin konfliktet dhe lufta. Me qėllim qė tė ruajė unitetin, ai heshti dhe priti tė kthehej Musai a.s, i cili gėzonte autoritetin dhe respektin e ēifutėve. Kur u kthye Musai a.s dhe pa se ēfarė kishte ngjarė, u zemėrua dhe u nevrikos shumė. Ai e kapi tė vėllain pėr mjekre dhe filloi ta tėrheqė zvarrė, duke e kritikuar pėr neglizhencėn dhe pasivitetin.

"(Haruni) tha: “O biri i nėnės sime, mos mė kap pėr mjekre e as pėr koke! Unė kisha frikė se do tė thoje: Ke mbjellė pėrēarje midis bijve tė Izraelit e nuk i ke mbajtur porositė e mia”. (Taha, 94)

Kur profetit Muhamed a.s iu shpall Kurani, filloi tė ftojė tė gjithė fiset arabe nė islam, por tė gjithė e refuzuan thirrjen dhe mesazhin e tij. Profeti a.s qėndroi nė Meke trembėdhjetė vite, me shpresė se populli i tij do e pranojė islamin. Duke parė qė ai ishte i refuzuar, filloi tė kėrkojė njė vend tjetėr tė pėrshtatshėm, vend qė do tė shėrbente si qendėr pėr pėrhapjen e islamit mė vonė. Ai brodhi nė tė gjithė fshatrat, qytetet dhe fiset pėrreth, por tė gjithė e refuzuan. Vendi i vetėm qė nuk vajti ishte qyteti i Medines, ku ndodheshin dhe dajat e tij. Asokohe, Medineja ishte e pėrfshirė nga njė luftė e pėrgjakshme mes dy fiseve mė tė mėdha, Eus dhe Hazrexh.

Mė parė, kėto dy fise tė mėdha kishin pasur marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjetrin. Kur ēifutėt filluan tė vendosen nė Medine dhe panė harmoninė qė ekzistonte mes fiseve, nuk u erdhi mirė. Vetėm duke qenė kėto fise nė luftė dhe konflikt tė pėrhershėm, ēifutėt mund tė lėshonin rrėnjė dhe tė shndėrroheshin nė forcėn mė tė madhe nė Medine. Kėshtu, filluan tė thurin intriga pėr t'i futur dy fiset mė tė mėdha nė luftė me njėri-tjetrin derisa ia arritėn. Veē kėsaj, ata u shisnin tė dy fiseve armė dhe pajisje luftarake. Tė vrarėt nga tė dy fiset ishin tė shumtė.

Ndėrkohė qė Profeti a.s kėrkonte ndihmėn e fiseve arabe qė kishin ardhur tė kryejnė Haxhin, takohet me gjashtė tė rinj. Ai i pyeti:"Po juve, nga jeni?"

Ata u pėrgjigjėn:"Jemi nga fisi Hazrexh."

Profeti a.s u tha:"A pranoni tė bisedojmė?"

Pasi tė rinjtė pranuan, Profeti a.s u foli mbi islamin dhe tė rinjtė u kthyen menjėherė nė myslimanė. Vitin tjetėr, ata erdhėn sėrish nė Haxh, por kėtė vit ishin dymbėdhjetė, nėntė nga fisi Hazrexh dhe tre nga fisi Eus. Fakti qė kishin ardhur edhe nga fisi Eus, e gėzoi Profetin shumė. Vitin tjetėr erdhėn shtatėdhjetė e tre burra dhe tre gra, gjysma nga Eus dhe gjysma tjetėr nga Hazrexh. Kjo ia shtoi Profetit a.s dėshirėn dhe optimizmin pėr t'u vendosur nė Medine. Ai i urdhėroi tė gjithė myslimanėt tė emigronin pėr nė Medine dhe mė pas u nis edhe vetė bashkė me mikun e tij Ebu Bekrin.

E gjithė urrejtja qė ishte mbjellė mes dy fiseve, u shua. Ata i harruan tė vrarėt dhe plagėt dhe u vėllazėruan mes tyre.

Me tė arritur Profeti a.s nė Medine, ndėrmori njė hap shumė tė rėndėsishėm, vėllazėroi mes banorėve tė Mekes dhe atyre tė Medines. Kėtė e pėrforcuan shumė ajete qė iu shpallėn Profetit a.s dhe shumė hadithe tė tjera, tė cilat flisnin mbi rėndėsinė e vėllazėrisė nė islam. Disa nga kėto ajete janė:

"Tė gjithė mbahuni fort pėr litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u pėrēani! Kujtoni dhuntinė e Allahut pėr ju, sepse, kur ishit nė armiqėsi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, nė saje tė dhuntisė sė Tij, u bėtė vėllezėr. Dhe ju ishit buzė greminės sė zjarrit, ndėrsa Ai ju shpėtoi prej saj. Kėshtu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, qė ju tė drejtoheni nė udhėn e drejtė." (Al Imran, 104)

"Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre." (Araf, 43)

"Nė tė vėrtetė, besimtarėt janė vėllezėr, andaj pajtojini vėllezėrit tuaj midis tyre dhe kijeni frikė Allahun, nė mėnyrė qė ju tė mėshiroheni." (Huxhurat, 10)

Me t'iu shpallur ky ajet, Profeti a.s u tha myslimanėve:"Besimtari pėr besimtarin ėshtė si materiali i njė ndėrtese, komponentėt e tė cilės mbajnė njėri-tjetrin."

"Shembulli i besimtarėve nė miqėsinė, solidaritetin, dashurinė dhe mėshirėn mes tyre, ėshtė si shembulli i trupit, njė gjymtyrė po tė lėndojė, i gjithė trupi vuan nga pagjumėsia dhe ethet."

"Edhe ata qė erdhėn pas tyre, thonė: “O Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė, tė cilėt kanė besuar para nesh dhe mos lejo qė nė zemrat tona tė ketė asnjė tė keqe ndaj besimtarėve!” (Hashr, 10)

Thotė Profeti a.s:"Ditėn e kiametit, do tė vendosen rreth Arshit podiume prej drite, mbi tė cilat do tė qėndrojnė njerėz qė kanė veshur rroba prej drite dhe fytyrat u ndriēojnė. Nuk janė as profetė, as dėshmorė. Vetė profetėt dhe dėshmorėt i kanė zili”. Shokėt e pyetėn:“Kush janė kėta, o i dėrguar i Allahut?”

Profeti a.s u pėrgjigj:“Kėta janė ata njerėz, tė cilėt e kanė dashur njėri – tjetrin pėr hatėr tė Zotit, jo pėr shkak tė gjakut dhe miqėsisė, dhe as pėr shkak tė pasurisė dhe posteve".

Ditėn e Kiametit, Zoti do tė thėrrasė:"Ku janė ata qė e kanė dashur njėri-tjetrin pėr hatrin Tim? Sot do i strehoj nėn hijen Time, pasi sot ėshtė Dita kur nuk ekziston asnjė hije tjetėr."

Ne duhet ta pastrojmė zemrėn nga urrejtja dhe zilia pėr njėri-tjetrin. Tokėn do e trashėgojmė, vetėm pasi tė jemi tė lidhur me njėri-tjetrin. Kjo dashamirėsi dhe dashuri, duhet tė fillojė qė nga familja, komshinjtė, lagja, qyteti dhe vendi ku jetojmė.

Hadithet mbi vėllazėrinė janė tė shumta, pasi Profeti a.s dėshironte t'i pastrojė zemrat e myslimanėve nga urrejtja pėr vėllezėrit e fesė.

Thotė Zoti nė njė hadith kudsij:"Dashurinė Time e meritojnė ata njerėz qė duhen vetėm pėr hatrin Tim; dashurinė Time e meritojnė ata njerėz qė ulen me njėri - tjetrin pėr hatrin Tim; dashurinė Time e meritojnė ata njerėz qė e vizitojnė njėri - tjetrin pėr hatrin Tim; dashurinė Time e meritojnė ata njerėz qė e ndihmojnė njėri - tjetrin pėr hatrin Tim".

Profeti a.s i pyeti njė ditė shokėt e tij:“A e dini se cila ėshtė nyja mė e fortė qė e mban besimin?”

Dikush u pėrgjigj:“Namazi, o i dėrguar i Allahut

“Namazi ėshtė njė e mirė, por nuk ėshtė ai” – i tha profeti (a.s.)

“Zekati, o Profet!” – i tha dikush tjetėr.

“Zekati ėshtė njė e mirė, por nuk ėshtė ai” – ia ktheu Profeti (a.s.)

“Agjėrimi, o i dėrguar i Allahut!” – tha njė tjetėr.

Profeti a.s i tha:“Agjėrimi ėshtė njė e mirė, por nuk ėshtė ai”

Atėhereė e pyetėm se cila ish ajo dhe ai na tha: “Dashuria pėr hatėr tė Zotit!“

Thotė Profeti a.s:" "Nėse takohen dy besimtarė dhe i japin selam njėri - tjetrit, u bien gjynahet, ashtu siē bien gjethet e pemėve nė dimėr".

Gjithė kėto ajete dhe hadithe, formuan njė brez myslimanėsh tė lidhur shumė me njėri-tjetrin.

Kur Abdurrahman ibnu Auf emigroi nga Meka nė Medine, u ftua nga njė banor i Medines, Sad ibnu Muadh. Me t'u ulur, Sad mori gjithė tė hollat qė kishte, i vuri para tij dhe i tha:"Kėto janė pasuria ime, gjysma janė tuat. Kėto janė rrobat e mia, gjysmat janė tė tuat. Kjo ėshtė shtėpia ime, gjysma ėshtė e jotja."

Dallimi ynė me brezin e sahabėve ėshtė se ata i dėgjonin ajetet dhe hadithet e Profetit a.s pėr t'i zbatuar dhe vėnė nė jetė. Me tė thėnė Zoti qė besimtarėt janė vėllezėr, ata ndiheshin si tė tillė dhe askush nuk e vinte nė dyshim.

Pas betejės sė Bedrit, njė nga myslimanėt e Medines kishte zėnė rob vėllain e Musab ibnu Umejrit. Teksa e ēonte pėr nė shtėpi, ai u pėrball me Musab ibnu Umejrin dhe menjėherė tentoi ta fshehė tė vėllain, me qėllim qė tė mos i vijė rėndė. Por Musab e dalloi kėtė dhe menjėherė i tha:"Shtrėngoje fort, sepse ka njė nėnė tė pasur, e cila do tė ofrojė njė shumė tė majme pėr tė."

Vėllai i tha:"A kėshtu kujdesesh pėr vėllain tėnd?!"

Musabi ia ktheu:"Ėshtė ai vėllai im, jo ti."Musab ibnu Umejr ishte i ndėrgjegjshėm qė lidhja vėllazėrore e besimit dhe fesė, ishte mė e madhe dhe mė e fuqishme se ajo e gjakut.

Vallė a ka ndonjė prej nesh qė pėrjeton ndjesi tė tilla? A ka ndonjė qė nuk e zė gjumi natėn, pėr shkak se ka vende myslimane tė cilat janė pėrfshirė nga luftrat? A ka ndonjė qė ndjen sikur i ėshtė shkatėrruar shtėpia, pėr shkak se shtėpitė e myslimanėve nė vende tė ndryshme nė botė janė bombarduar dhe rrėnuar? A e ndjen sikur tė jenė plagosur fėmijėt e tu, kur sheh fėmijė tė myslimanėve tė plagosur nė ambulanca dhe spitale?

Nė betejėn e Uhudit, nga myslimanėt mbetėn shtatėdhjetė tė vrarė. Vetė Profeti a.s ishte plagosur, kurse xhaxhai i tij Hamza ishte vrarė. Gjendja shpirtėrore e myslimanėve ishte shumė e rėndė. Me gjithė plagėt dhe goditjen qė kishin marrė nė atė betejė, ata filluan tė varrosin tė vrarėt. Dhimbja ishte shumė e madhe. Ndėrkohė qė myslimanėt varrosnin dėshmorėt, Profeti a.s i urdhėroi ta ndėrprisnin varrimin. Kur tė gjithė u ndalėn, Profeti a.s u tha:"Mė gjeni dy persona tė vrarė, Amr ibnu Xhemuh dhe Abdullah ibnu Hiram.."

Dikush e pyeti:"Pėrse o i dėrguar i Allahut?"

Profeti a.s u pėrgjigj:"Dua qė t'i varrosni tė dy bashkė nė njė varr, pasi ata kanė qenė shumė tė lidhur dhe e donin shumė njėri-tjetrin."

Nga kėto fjalė dhe ky akt, myslimanėt nxorėn mėsime dhe u lidhėm mė shumė me njėri-tjetrin. Por, kjo nuk do tė thotė se ishin njerėz tė pagabueshėm. Jo, edhe ata gabonin. Edhe pse kishin kėndvėshtrime dhe mendime tė ndryshme, ata e donin dhe e respektonin njėri-tjetrin.

Njė herė, Ebu Dher El-gifari u zemėrua me Bilalin, tė cilit i tha:"O bir i zezakes!"

Bilani, i prekur nga kėto fjalė shkoi dhe u ankua tek Profeti a.s. Ai, menjėherė e thirri Ebu Dherin dhe i tha:"A i ke ofenduar nėnėn?! Ti je njė burrė me cilėsi nga injoranca."

Kurse sot tė rinjtė tanė, teksa luajnė futboll, i bėjnė nėnat e njėri-tjetrit objekt sharjesh nga mė tė rėndat.

Duke qenė se vėllazėria dhe dashuria pėr njėri-tjetrin ishte e rrėnjosur thellė nė zemrat e sahabėve, Ebu Dheri shkoi menjėherė tek Bilali, e ngjeshi faqen pėr toke dhe i tha:"Pash Zotin o Bilal, vėre kėmbėn tėnde mbi faqen tjetėr se dua ta ērrėnjos edhe atė pak injorance qė mė ka mbetur."

Kur vdiq Profeti a.s, kjo vėllazėri vazhdoi e fortė siē kishte qenė. Gjatė kalifatit tė tij, Umer ibnul Hattabi deshi ta sprovojė kėtė vėllazėri. Ai i dha shėrbėtorit tė tij njė mijė derhemė dhe i tha:"ēoja kėto Ebu Ubejde ibnul Xherrah dhe i thuaj tė bėjė me to ēfarė tė dojė!"

Mė pas i tha:"Por mos u largo, pa parė se ēfarė do tė bėjė me kėto tė holla!"

Me t'i marrė nė dorė, Ebu Ubejde filloi t'i ndajė ndėr vėllezėrit e tij besimtarė, komshinjtė dhe tė varfrit e tjerė.

Kur u kthye shėrbėtori tek Umeri, i tha:"O Prijės i besimtarėve! Pėr Zotin i shpėrndau tė gjitha."

Umeri mori njė mijė derhemė tė tjera, ia zgjati shėrbėtorit dhe i tha:"Kėto ēoja Muadh ibnu Xhebelit qė t'i shpenzojė si tė dojė." Edhu Muadhi i shpenzoi nė rrugė tė Zotit.

Umeri i dha shėrbėtorit njė mijė tė tjera qė t'ia ēojė Sad ibnu Ebi Vekkasit, qė t'i shpenzojė si tė dojė. Edhe ai ua shpėrndau tė gjitha tė varfėrve.

Umeri, duke e parė kėtė me syte e tij, tha:"Tė falėnderoj o Zot! Ata janė vėllezėr tė njėri-tjetrit."

Vetėm pas vdekjes sė Umer ibnul Hattabit, vėllazėria islame pėsoi njė tė ēarė. Ndoshta edhe ajo qė ndodhi, ishte me qėllim qė umeti tė mėsojė si tė reagojė nė raste tė tilla.

Ishte hera e parė qė njė ushtri myslimane, qėndronte pėrballė njė ushtrie tjetėr myslimane. Pak para betejės, Ali ibnu Ebi Talib i thotė Zubejrit:"O Zubejr! A e kujton atė ditė kur tė tha Profeti a.s:"A e don Aliun o Zubejr?" Dhe ti iu pėrgjigje:"Po o i dėrguar i Allahut!" Mė pas, Profeti a.s tė tha:"Megjithatė, ti do e luftosh atė padrejtėsisht."

Zubejri i tha:"Pėr Zotin i kisha harruar fare kėto fjalė. Pėr Zotin nuk do tė luftoj kundėr teje o vėllau im."

Ai vendosi tė largohej dhe tė mos luftojė, por ēifutėt e vranė, me qėllim qė konflikti tė vazhdojė i ndezur dhe tė mos shuhet. Vrasja e Zubejrit i ndezi gjakrat dhe beteja mes myslimanėve filloi. Nė kėtė betejė, mbeti i vrarė Talha ibnu Ubejdilah. Me tė pėrfunduar beteja, Aliu e mori nė krahė Talhan, e pėrqafoi fort (edhe pse gjer atėherė kishte qenė kundėrshtar i tij) dhe tha:"Ah sikur tė kisha vdekur njėzet vite mė parė. Sa tė vėshtirė e kam o Talha tė tė shoh tė mbuluar nga gjaku. Ah sikur tė kisha vdekur njėzet vite mė parė nga kjo ditė. E lus Zotin qė unė dhe ti o Talha tė jemi nga ata tė cilėt Zoti i cilėson me fjalėt:"Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre." (Araf, 43)

Kur dikush e pyeti Aliun pėr kundėrshtarėt e tij nė kėtė betejė:"A mynafikė janė?"

Aliu u pėrgjigj:"Jo."

Burri e pyeti:"Po ēfarė janė atėherė?"

Aliu u pėrgjigj:"Janė vėllezėrit tanė, qė janė sjellė padrejtėsisht me ne."

Po ne sot, ēfarė mendimi kemi pėr njėri-tjetrin? A biem pre e provokimeve tė armiqve tė kėtij umeti? A jemi tė lidhur me njėri-tjetrin, ashtu siē ishin shokėt e Profetit a.s?

Me qėllim qė tė ruhet vėllazėria mes myslimanėve, Profeti a.s thotė:"Kush ia mbulon tė metat njė vėllai mysliman, Zoti ia mbuloftė edhe atij nė dynja dhe ahiret."

"Allahu ėshtė nė ndihmėn e njė njeriu, pėrderisa ai ėshtė nė ndihmėn e vėllait tė tij mysliman."

"Nuk i lejohet njė myslimani ta braktisė vėllain e tij mysliman mė shumė se tre ditė, duke i kthyer shpinėn secili vėllait tė tij. Mė i miri prej tyre, ėshtė ai qė i flet tjetrit duke i dhėnė selam."

"Kush i largon vėllait mysliman njė brengė nga brengat e kėsaj bote, Zoti do ia largojė atij brengat e botės tjetėr."

"Dyert e xhenetit hapen ditėn e hėnė dhe ditėn e enjte. Zoti thotė:"Faleni kėdo qė nuk mė bėn shirk mua, pėrveē dy personave qė janė nė mėri me njėri-tjetrin. Pritini derisa tė pajtohen."

Pėr dy persona qė janė nė mėri dhe nuk i flasin njėri-tjetrit, nuk ka mėshirė dhe falje nga ana e Zotit.

Njė natė nė Ramazan, Profeti a.s doli jashtė qė t'u tregojė myslimanėve kur ishte nata e kadrit. Kur doli, pa dy myslimanė qė ziheshin dhe duke u marrė me ta, harroi kur ishte nata e kadrit. Pėr shkak tė njė shamate, Profeti a.s harroi kur ishte nata e kadrit dhe asnjė prej nesh nuk e dimė saktėsisht kur bie kjo natė.

Urrejtja, zilia, smira dhe dashaligėsia sjellin vetem pėrēarje dhe rrėnim.

Njė ditė, njė person i tha Profetit a.s:"O i dėrguar i Allahut! A e pe atė qė kaloi tani?"

Profeti a.s ia ktheu:"Po."

Burri i tha:"Unė e dua shumė atė person."

Profeti a.s e pyeti:"A ia ke treguar kėtė?"

Burri i tha:"Jo."

Profeti a.s i tha:"Shko dhe tregoji."

Meqė Zoti ka deklaruar qė besimtarėt janė vėllezėr, le ta deklarojmė edhe ne kėtė vėllazėri me njėri-tjetrin. Le t'i deklarojmė njėri-tjetrit se duhemi dhe tė japim prova pėr kėtė. Le t'i pastrojmė zemrat tona nga urrejtja, xhelozia dhe dashaligėsia.

Njė ditė, Profeti a.s u thotė tė pranishmėve:"Tani do tė vijė njė burrė qė ėshtė nga banorėt e xhenetit."

Kur erdhi personi nė fjalė, shokėt e Profetit a.s panė qė ishte njė njeri i thjeshtė dhe mė se normal. Abdullah ibnu Umer vajti dhe qėndroi nė shtėpinė e tij tre netė rresht, me qėllim qė tė zbulojė ndonjė vepėr tė veēantė, e cila i kishte dhėnė njė gradė kaq tė lartė. Ai as nuk falej mė shumė se tė tjerėt, as nuk agjėronte dhe as nuk kishte ndonjė gjė tjetėr tė veēantė. Nė fund, Abdullah ibnu Umer i tha:"Mė trego se ēfarė ke bėrė qė Profeti a.s tė ka pėrmendur nga banorėt e xhenetit!"

Burri iu pėrgjigj:"Kur bie tė fle, e pastroj zemrėn duke mos i mbajtur mėri dhe urrejtje asnjė myslimani."

Umer ibnul Hattabi thotė:"Nėse njė vėlla mysliman tė hyn nė hak, gjej shtatėdhjetė arsye qė ta justifikosh pėr aktin qė bėri. Nėse nuk gjen asnjė arsye, thuaj:"Jam vetė fajtor pėr kėtė qė bėri."

Thotė Profeti a.s nė njė hadith:"Dy njerėz nga umeti im, do tė vijnė ditėn e kiametit dhe do tė gjunjėzohen para Arshit. Njėri prej tyre do thotė:" O Zot, merrma hakun, nga ky qė mė ka bėrė padrejtėsi."

Zoti do i thotė tjetrit:" Jepja hakun."

Por ai do i pėrgjigjet: "O Zot, mė janė mbaruar tė mirat e mia."

Zoti do i thotė tė parit:" I janė mbaruar tė mirat."

"O Zot, - do i thotė i pari- merr nga tė kėqijat e mia dhe hidhja atij." Por Zoti do i thotė:" A nuk do tė dėshiroje diēka mė tė mirė?"

"Ēfarė ėshtė ajo o Zot" – do pyesė ai?

"Ngrije kokėn dhe shiko" – do i thotė Zoti. Do e ngrejė kokėn dhe do tė shohė njė pallat prej diamanti dhe floriri, gjė qė nuk kish parė tė tillė mė parė.

I habitur do e pyesė Zotin:" I kujt shehid ėshtė ky o Zot?"

Zoti do i pėrgjigjet:" Ėshtė i atij qė mundet ta paguajė ēmimin e tij."

Njeriu do e pyesė:"Po kush mundet ta paguajė ēmimin e tij o Zot?"

"Ti" – do i thotė Zoti.

"Po si o Zot?" - do e pyesė njeriu.

"Duke e falur vėllanė tėnd" - do i pėrgjigjet Zoti.

" E kam falur o Zot, e kam falur" – do tė thotė njeriu.

Zoti do i thotė:"Merre vėllain tėnd dhe hyni sė bashku nė xhenet."

Kurse nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Buhariu, Profeti a.s thotė:"Kush mbron nderin e njė myslimani (duke mos lejuar tė pėrgojohet) Zoti do e mbrojė nga zjarri i xhehenemit Ditėn e Kiametit."

Nėse je nė konflikt me dikė dhe ka kohė qė i mbani kokėn mėnjanė njėri-tjetrit, fale nė kėtė moment dhe shko dhe foli. Nė ēastin qė Zoti i sheh zemrat tona tė dėlira dhe tė pastra, na fal, na mėshiron dhe na ndihmon.

Thotė Zoti nė Kuran:"Bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe mos u grindni ndėrmjet jush, sepse do tė humbni guximin e do t’ju lėrė fuqia. Bėhuni tė durueshėm, se Allahu, me tė vėrtetė, ėshtė me tė durueshmit." (Enfal, 46)

Surja Enfal flet mbi ligjet dhe dispozitat e luftės. Kurse nė kėtė ajet, i nxit myslimanėt qė tė mos grinden mes tyre dhe mos pėrēahen. Afganėt arritėn tė mposhtin superfuqinė e dytė, Bashkimin Sovjetik. Por kur armėt ia kthyen njėri-tjetrit dhe u pėrēanė, janė bėrė pėr t'u qarė hallin.

E lusim Zotin qė t'i bashkojė zemrat e myslimanėve nė mbarė botėn, ta mbrojė umetin e profetit Muhamed, t'i pastrojė zemrat tona dhe t'i ndihmojė myslimanėt kudo qė ndodhen! Amin!/fri/
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi