Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Ēdo fėmijė ėshtė ndryshe dhe i veēantė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēdo fėmijė ėshtė ndryshe dhe i veēantė

Mesazh nga NoOrA prej Sun Mar 21, 2010 6:29 am

Fėmija lind i edukuar njėzet vjet pėrpara.




Ēdo fėmijė paraqet njė botė tė veēantė, andaj prindi i mirė vazhdimisht bėn pėrpjekje pėr t’u futur nė brendinė e shpirtit subtil tė ēdo fėmije tė tij, me qėllim qė tė formojė njė shtyllė bazė (tė fortė) tė karakterit tė mirė nė tė (fėmijėn), sepse nė tė kundėrtėn nuk mund tė arrijė nė cakun e dėshiruar pėr shkak se te fėmija formohen teket.

Pa dyshim qė ēdo prind dėshiron tė jetė i dashur dhe i respektuar nga fėmija i tij. Por, sa investohet nė kėtė drejtim, kjo mbetet njė ēėshtje pėr pėrsiatje. Nuk ėshtė aspak e lehtė qė tė arrihet nė cakun e lartpėrmendur, sepse po jetojmė nė njė kohė ku gjėrat kanė ndryshuar nga vendet e duhura e qė morali ėshtė bėrė si fundėrrinė. Pėr kėtė arsye me pėrkushtim, gjithnjė duhet hulumtuar rruga mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme.

Shumė kėshilla prindėrore tregojnė se prindi duhet tė jetė i kujdesshėm qė nė radhė tė parė, kurrė nuk duhet tė lėndohet personaliteti dhe dinjiteti i fėmijės. Vazhdimisht duhet tė kujdeset nė ruajtjen e shpirtit tė ēiltėr tė tij, qoftė ai i qetė apo problematik.

Dashuria dhe respekti i fėmijės arrihet vetėm atėherė kur prindi bėn punė tė pėrkushtuar e me shembuj praktikė e kurrsesi me predikime bajate edukative. Pėrndryshe do tė jetė familje e shthurur dhe e paedukatė e mirėsjellje. Aq sa, nėse fėmija “arrin” tė mos e do prindin e tij, ai nuk ia pranon as kėshillėn, dhe kėtu mjerisht, mbyllet rrethi. Nė raste tė tilla, fėmija dėgjon vetėm nga frika qė tė mos e pėrjetojė dhunėn. Por, sa vlen kjo? Andaj, nuk duhet harruar asnjėherė, se ai prind i cili nuk arrin qė tė fitojė respektin dhe dashurinė e fėmijės sė tij, nuk do tė arrijė kurrė nė cakun e dėshiruar. Ēdo pėrpjekje e tij e mėvonshme do tė jetė e kotė dhe qė nė fillim e dėshtuar.

Pėr kėtė arsye, para sė gjithash, fėmija duhet tė orientohet nė drejtimin e duhur. Dhe po qė se arrihet kjo, atėherė ēdo gjė tjetėr nė vazhdim do tė shkojė mė lehtė. Fundi i fundit ky ėshtė ēelėsi i suksesit tė cilin e dėshiron ēdo prind, por qė, mjerisht, ēdo prind nuk mund ta gjejė…


Kanalizimi i drejtė i synimeve tė fėmijės


Prindi, kurrė nuk duhet tė harrojė se fėmija i tij (e sidomos ai i shkollės sė mesme) posedon njė energji tė pashtershme. Madje edhe imagjinata e tij ėshtė mjaft e bujshme. Po qe se arrihet qė kjo energji tė kanalizohet mirė, atėherė do tė arrihen lehtė objektivat e planifikuara nė edukimin e tyre. Nė tė kundėrtėn, akumulimi i kėsaj energjie patjetėr qė do tė shpėrthejė aty ku nuk duhet, e kjo mund tė kalojė nė devijim dhe tė zgjas tėrė jetėn (e fėmijės), madje mund tė jetė edhe e kobshme. Mjerisht, gjėra tė tilla ndodhin jo rrallė, e qė prindėrit e tillė kalojnė pa ndonjė dėnim tė merituar.


Keqtrajtimet psikike dhe fizike duhet tė jenė diēka qė i takojnė kohės sė kaluar. Ėshtė e pakapshme dhe e pafalshme qė fėmija tė jetė i “disiplinuar” (si robot) vetėm para tė pranishmėve jashtė familjes (mysafirėve). Pėrkundrazi, ai (fėmija) duhet tė jetė gjithnjė faktor me vlerė, i respektuar dhe i edukuar mirė, sepse i takon sė ardhmes.


Tek fėmijėt e tė gjitha moshave janė tė bezdisshme refrenet e pėrditshme, jo rrallė edhe kėrcėnuese pėr gabimet qė bėjnė, (e qė mund tė jenė edhe normale ato gabime). Shpeshherė kėsaj i shtohet edhe tortura psikike kėrcėnuese, madje edhe fizike. E tėrė kjo lė plagė tė pashlyeshme nė shpirtin e tij, qė shpesh mund tė ketė edhe pasoja serioze gjatė tėrė jetės sė tij. Andaj, kėrkohet nga prindi qė t’ia kanalizojė me bindje synimet fėmijės tė vet, si dhe t’ia shndėrrojė shtėpinė dhe ambientin e saj nė vend kėnaqėsie e jo nė njė skėterrė pėr tė.

Fėmija nuk dėshiron vetėm mėsim

Ēdo ditė, pos tė shtunės e tė dielės, fėmijėt mėsojnė mė sė paku 4 orė nė ditė. Kėsaj i shtohen edhe detyrat e shtėpisė, tė cilat kėrkojnė njė anėtar tė familjes pėr t’i ndihmuar, pėr shkak se janė tė vėshtira pėr t’u kuptuar e pėr t’u zgjedhur vet nga fėmija. Angazhimet vazhdojnė t’u epen edhe gjatė pushimeve stinore, veē kėsaj nga ata kėrkohen edhe "referatet"- (analizat kuptimore), esetė etj. Natyrisht qė tė gjitha kėto janė tė parapara me planprogram mėsimor, ku fėmija ose nxėnėsi nė kėtė rast dashtė e pa dashtė duhet tė ballafaqohet me to.

Ajo ēka ėshtė me rėndėsi dhe qė kėrkon ky diskutim ėshtė, qė kjo tė mos bėhet njė barrė e rėndė, shpesh edhe e papėrballueshme pėr fėmijėt duke i ndenjur gjithnjė mbi kokė me fjalė cinike: ku i ke librat, mėso, kapi librat, dembel (dembele), pėrtac (pėrtace)... etj., ngase dihet mirėfilli se fėmija duhet tė merret edhe me aktivitete e punė tė tjera.

Nė kėtė drejtim mė sė paku vlejnė kėrcėnimet e aq mė pak ofendimet. Por, duhet krijuar vetėdijen tek ai (fėmija) se tė gjitha kėto bėhen vetėm pėr tė mirėn e tij, e qė njėkohėsisht t’i tregohet ndonjė shembull krahasues, me qėllim qė bindja ta pushtojė tėrė qenien e fėmijės, se duhet edhe tė luajė por mė shumė tė mėsojė.

Lidhur me kėtė, nga ana tjetėr, shpesh mund tė dėgjohet nga fėmijėt, se: “mėsimet e bashkė me mėsimet mė ėshtė gėrditė (neveritė) shtėpia”. Nė raste tė tilla askush nuk e lodh mendjen se pėr ē’arsye e thotė fėmija njė gjė tė tillė. Ndėrkaq, kjo ėshtė shumė e qartė: se me fėmijėn nuk punohet, por i epet liri e tepruar, saqė ai kalon nė rebelizėm si dhe fjalėt qė nxjerrė nga goja aspak nuk janė tė korrigjuara e tė matura, as ndaj prindėrve tė tij. Ē’ėshtė mė e keqja , prindėrit e kėtyre fėmijėve, shpesh edhe mburren pėr njė gjė kaq tė pa vend, nė vend se tė turpėrohen. Siē vėrehet, tė dy palėt dėshirojnė tė arrijnė njė autoritet tė pakontestueshėm, duke harruar se njė autoritet i tillė ėshtė vetėm i rrejshėm. Saqė, pėr tė arritur kėtė “autoritet”, ata shpesh zgjedhin rrugėn mė tė gabuar dhe mė tė papėrshtatshmen.

Nė kėtė rast, kisha thėnė pėr kėta prindėr, e jo edhe pėr fėmijėt, se autoriteti aq i dėshiruar ndaj fėmijėve tė tyre, ose mburrja me fėmijėt e tyre, mund tė arrihet e tė fitohet vetėm me njė punė tė zellshme, plot pėrkushtim e sinqeritet. Me njė takt pedagogjik e sidomos me taktin pedagogjik tė Muhamedit alejhis selam ngaqė ishte i pėrkryer pėr t’i arritur tė gjitha kėto nė mėnyrėn me tė mirė njerėzore. Si dhe tė ketė dashuri tė ndėrsjellė ndėrmjet prindit dhe fėmijės.

Sa i kuptojmė fėmijėt?

Ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr ēdo prind ėshtė edhe vet dėshira dhe aftėsia e tij pėr ta kuptuar fėmijėn e tij. Po qė se arrihet kjo, do tė krijohet njė raport i ngrohtė miqėsor nė relacionin prind-fėmijė. Andaj, i pa lumtur do tė jetė ai prind, i cili nuk lodhet aspak pėr kėtė qė ta kupton fėmijėn e tij, i cili ēdo ditė dhe nė tė shumtėn e kohės, qėndron para tij (prindit) dhe i cili mund tė “incizojė” ēdo fjalė dhe ēdo sjellje tė prindit tė vet, e nga i cili nė tėrėsi varet se a do tė jetė njė figurė e dashur, apo jo e dashur.

Edhe pse gjatė jetės, shpesh na ndodhė tė shohim fėmijė tė edukuar mirė si dhe fėmijė tė pa asnjė fije edukatė, ka edhe fėmijė tė cilėt janė nė mes tė kėtyre dyjave, tė edukatės dhe jo edukatės. Ka raste qė shohim gjėra tė kėndshme tek fėmijėt, ka edhe asosh qė janė herė-herė edhe nevrikosėse, megjithatė jeta ėshtė e tillė dhe si tė tillė duhet ta kuptojmė.

Por, duhet qenė thellė tė bindur se ēaste vėrtet tė lumtura mund tė pėrjetojė vetėm ai prind, i cili di tė punojė me fėmijėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme e sidomos nga mėsimet qė i sjellė pedagogjia fetare-islame. E themi kėtė me bindje kaq tė madhe, sepse vetėm aty mund t’i gjesh tė gjitha normat e njė karakteri tė pėrkryer njerėzor si dhe metodėn mė tė pėrsosur e udhėzuese pėr ta kuptuar njė shpirt tė njomė tė filizave tė vegjėl e tė rinj. E tėra kjo kėrkohet sepse fėmija ka aq shumė aftėsi, sa qė ėshtė nė gjendje tė “incizojė” ose tė “gėlltisė” ēdo germė qė nxirret nga goja e prindit, por, s’duhet harruar se gjėrat negative tė cilat zėnė vend te fėmijėt, jetojnė mė gjatė nė memoriet e tyre, sesa ato tė mirat.


Pėrgatitjet dhe kujdesi i vazhdueshėm i prindėrve




Pėr t’i arritur tė gjitha kėto objektiva, prindit i nevojitet njė pėrgatitje e vazhdueshme, qoftė ajo edhe pas bėrjes prind i mė shumė se dy fėmijėve, sepse ėshtė alfa dhe omega e pėrgjegjėsisė sė tij ndaj fėmijės sė vet.

Nuk duhet harruar se shumica (pėr tė mos thėnė tė gjithė) e fėmijėve, kur fillojnė t’i kuptojnė gjėrat si duhet, e kuptojnė edhe dozėn, mėnyrėn dhe strategjinė e prindėrve tė tyre pėr kultivimin e edukatės dhe moralit nė ta. Mund tė themi, se fėmija pėrveē qė ėshtė pasqyrė e prindit, ėshtė edhe “juria” mė meritore qė e vlerėson punėn dhe pėrkujdesin e tij.

Nėse prindi nuk i vė me kohė nė binarė gjėrat tė cilat kanė tė bėjnė me edukimin e fėmijėve tė tij, do tė jetė e kotė ēdo orvatje e mėvonshme e tij. Nėse prindi zgjedh metodėn e diktaturės e jo metodėn e bashkėpunimit e tė dialogut, ai nė hap tė parė do tė jetė njė prind i dėshtuar, edhe mė keq, fėmija i tij vėshtirė edhe mund ta falė, por edhe mė vėshtirė e ka qė ta harrojė tė gjithė atė qė ia lėndon shpirtin e tij. Fundja, tė gjithė ne dikur kemi qenė fėmijė, e shpesh kemi pėrjetuar gjėra tė kėndshme, por edhe aso qė kot mundohemi t’i harrojmė.


S’do mend se tė gjithė e dinė se duhet njė pėrgatitje e vazhdueshme pėr edukimin e fėmijėve, e sidomos prindėrit dhe kjo mbetet nė pėrgjegjėsitė e tyre, s’po themi nė ndėrgjegjen e tyre pėr shkak se kemi parasysh dhimbjen pėr fėmijėt qė mė sė paku kanė faj pse mbesin tė pa edukatė e tė pa moralshėm.

Nėse neglizhohet nė kėtė pėrgjegjėsi, e tėrė kjo mė sė shumti i kushton prindit, e pastaj njė pjesė edhe shoqėrisė. Ngaqė si prind i cili nuk din ta ēmojė fėmijėn e tij, kurrė nuk do tė ketė ardhmėri tė ndritshme, dhe pėrmes kėsaj ia pengon edhe ardhmėrinė e fėmijės, pastaj njė pjesė edhe shoqėrisė dhe popullit. Pėrkundrazi, pėrmes kėsaj papėrgjegjėsie sjellė vetėm bela dhe jo rehati si nė familje ashtu edhe nė shoqėri.


Nė vend tė mbylljes sė kėtij shkrimi po e vėmė njė fjalė tė urtė, por me qėllim mesazhi:
“Fėmija lind i edukuar njėzet vjet pėrpara”.


Andaj, tė thėrrasim sa mė shumė nė atė qė, nė tė ardhmen tė ketė sa mė shumė fėmijė tė edukuar e jo tė humbur, sepse fėmija nuk ka faj, por fajet i ka prindi.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi