Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Nėna e ngratė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nėna e ngratė

Mesazh nga NoOrA prej Sun Apr 11, 2010 4:55 am

Tregimin nė fjalė e rrėfen njė nėnė e moshuar, tė cilėn djali e kishte larguar nga shtėpia, duke e lėnė nė fatin e rrugės dhe duke mos menduar fare pėr tė ardhmen dhe fatin e saj. Nėna nuk kishte gjetur vend se ku tė strehohej nga acari i madh i atij dimri, pėrveē strehimit tek Allahu Fuqiplotė, qė i kishte mundėsuar asaj tė njihet me disa bamirės. Nuk kishte njeri, pėrveē kėtyre bamirėsve, qė do tė pėrkujdesej pėr tė ardhurat e saj, ushqimin dhe veshmbathje, tė cilėn e ndanin nga pasuria e tyre. Kjo nėnė e ngratė rrėfen:
"E mbajta nė barkun tim nėntė muaj, e linda vetėm disa muaj para se tė vdiste babai i tij. Unė tashmė isha bėrė jo vetėm nėnė pėr tė, por edhe baba, ndaj dhe tėrė kohėn time ia kushtoja edukimit tė djalit dhe tė vajzės, e cila ishte 3 vite mė e madhe...



Nga dashuria dhe simpatia qė kisha pėr djalin, nuk ma bėnte zemra t'ia prisja gjirin nė moshėn e foshnjėrisė. Kur arriti moshėn dyvjeēare, pėrsėri vazhdoja t'i jepja gji, derisa ai vetė e braktisi pas dy vitesh e gjashtė muajsh. Dashuria dhe dhembshuria ime ndaj tij kishin arritur pikėn kulmore.

Pasi im bir mbushi tė njėzetedytat, arrita ta martoja me njė vajzė tė cilėn e doja shumė, njihej pėr moralin dhe sjelljet e saj tė mira dhe vinte nga njė familje e ndershme. Pas kryerjes sė ceremonisė martesore, ata jetuan pesė vjet sė bashku. Gjatė kėsaj periudhe, Allahu i gėzoi me njė djalė dhe njė vajzė.

Mirėpo djali im tregohej mendjemadh ndaj bashkėshortes sė vet pėr faktin se ajo nuk ishte e shkolluar, ndaj dhe e shkurorėzoi dhe u martuar me njė grua tjetėr, e cila ishte e shkolluar dhe gjithashtu punonte si mėsuese. Dy fėmijėt, djali dhe vajza qėndruan me ne, ndaj dhe kujdesesha pėr edukimin dhe i doja shumė. Pėrveē kėsaj, gjeja kohė qė tė ndihmoja edhe gruan e tij tė re nė punėt e shtėpisė pėr faktin se punonte si mėsuese nė shkollė; kur vinte nga puna, ajo dhe im bir e gjenin ushqimin tė gatshėm.

Pas njė periudhe kohore, vėrejta se gruaja e djalit nuk i pėlqente gjellėt qė pėrgatitja pėr ta, me pretekstin se nė meny nuk kishte gjellė tė reja. Asaj gjithashtu nuk i pėlqente mėnyra se si e pastroja unė shtėpinė dhe kėrkoi nga bashkėshorti i saj qė tė sillte nė shtėpi njė shėrbėtore, tė cilės do t'ia jepte ajo pagėn. Nė fakt, djali im ashtu veproi, solli shėrbėtoren. Kur erdhi ajo, unė nuk kisha se ēfarė tė shėrbeja mė, ndaj dhe ndihesha njė mysafire e rėndė nė zemrėn e resė sime. Mė pas ajo filloi tė ngacmonte tim bir me pretendimin se kinse po pėrzihesha nė ēėshtje qė nuk duhet tė mė interesonin dhe nganjėherė tjetėr se kinse unė po ndėrhyja nė punėt e shėrbėtores. Akuzat e saj morėn pėrmasa tė mėdha, duke gėnjyer se kinse unė po flisja pėr tė fjalė qė nuk i meritonte. Deri kėtu erdhi puna, saqė djalit tim iu mbush zemra me inat dhe xhelozi ndaj meje; nuk mė fliste dhe as nuk mė pėrshėndeste. Ē'ėshtė mė e keqja, mė transferuan nga dhoma ime, qė ishte brenda vilės, nė njė dhomė jashtė saj; ky ishte vendi ku flinte shėrbėtorja. Tashmė atė e kishin futur nė dhomėn time.

U ula dhe u pėrpoqa ta pėrmbaja veten dhe zemėrimin tim. Ishte djali im! Ēfarė tė bėja? Pėr hir tė djalit dhe vajzės sė tij nga gruaja e parė, u mundova ta qetėsoja veten. Njė ditė prej ditėsh, ndėrsa po kthehesha nga vizita e vajzės sime, e cila jetonte nė njė qytet tjetėr, u afrova te dhoma ime. Aty pashė se gjėrat e mia, shtratin dhe gjėrat e tjera personale, i kishin nxjerr jashtė dhe atė dhomė e kishin shndėrruar nė depo. Pasi atypari nuk gjendej askush, trokita nė derė qė tė pyesja se ēfarė po ndodhte. Derėn e hapi gruaja e djalit, kurse pas saj qėndronte im bir. Ajo tha: "Kemi pasur nevojė pėr kėtė dhomė dhe ja tani na u desh qė ta shndėrrojmė nė depo pėr mallin dhe orenditė e tjera qė nuk na hyjnė nė punė. Do t'i fusim aty, kurse ti gjej njė vend tjetėr pėr tė fjetur!"
Iu pėrgjigja asaj me kėto fjalė: "E, ku tė fle nė kėtė dimėr tė ftoftė?!"
Ajo u pėrgjigj: "Toka e Allahut ėshtė e gjerė, fli ku tė duash, por kurrsesi nė shtėpinė time!"
A mund ta besoni kėtė?! Ndėrsa ajo fliste kėto fjalė, im bir qėndronte pas saj i qetė, nuk thoshte asnjė fjalė!

Dola nga shtėpia dhe nuk dija se kujt t'i drejtohesha. Ishte ora dhjetė e natės dhe ditėt mė tė ftohta tė dimrit. Nuk ma lejonte ndėrgjegjja qė t'i bezdisja njerėzit nė kėto orė tė vona tė natės, mirėpo pėr raste tė tilla emergjente ekzistojnė edhe dispozitat. Vajta te shtėpia e njėrit prej fqinjėve, trokita nė derė. Pronari i shtėpisė hapi derėn, u habit kur mė pa nė atė kohė tė errėt e tė ftohtė. Mė pas mes nesh pasoi biseda nė vijim:

-Shpresojmė qė tė jeni mirė oj nėnė. Lus Allahun tė mos ketė ndodhur asgjė.
- Allahu tė ruajttė, o fqinji im, mirėpo…
- Inshallah asgjė e keqe nuk ka ndodhur. Shpresoj qė djali yt tė mos jetė sėmurė apo ndokush tjetėr nga fėmijėt...
- Jo, assesi, asgjė nuk ka ndodhur, ata janė shėndoshė e mirė, falėnderoj Allahun. Mirėpo, a mė lejon qė sė pari tė hyj te nėna juaj?
- Urdhėro, ejani, mirė se na keni ardhur. Ėshtė njė nder pėr ne dhe orė e bereqetit, oj fqinja jonė.

Hyra nė shtėpinė e fqinjės sime. U ula sė bashku me tė dhe kėrkova nga ajo qė tė mė lejonte tė flija nė konakun e saj deri nė mėngjes, mirėpo kėrkesa ime e ēuditi fqinjėn time. Ajo e dinte shumė mirė se djali im ishte nė shtėpi dhe unė banoja me tė, mirėpo ēfarė t'i thosha? Me ēfarė ta arsyetoja kėrkesėn time?… Mė nė fund u ndjeva e obliguar qė t'i rrėfeja atė qė ndodhi nė shtėpinė time, nė mes meje, im biri dhe gruas sė tij. Nuk tha tjetėr, vetėm se mė uroi mirėseardhjen, pėrgatiti njėrėn prej dhomave dhe shtoi: - Kjo ėshtė dhoma juaj, shtėpia ime ėshtė shtėpia juaj. Unė do tė jem nė shėrbimin tėnd si motra jote, kurse burri im do t'ju shėrbejė si vėllai juaj. Ndieje veten si nė shtėpinė tėnde dhe sikur asgjė tė mos ketė ndodhur. Ēdo gjė qė ju nevojitet, kėrkojeni dhe ne do tė jemi nė shėrbimin tuaj!

E falėnderova fqinjėn time pėr mirėpritjen dhe ngrohtėsinė e saj ndaj meje dhe i thashė: "Ēdo gjė do tė jetė pėr njė kohė tė shkurtėr, derisa tė pendohet biri im dhe tė kthehet nė drejtėsinė e tij apo derisa tė vijė bija ime pėr tė mė marrė nė shtėpinė e saj."

Nė mėngjes telefonova time bijė nė qytetin nė tė cilin ajo banon me bashkėshortin e saj. I tregova pėr rastin qė kishte ndodhur, ndaj dhe kėrkova qė tė vinte tė mė merrte dhe tė mė ofronte strehim nė shtėpinė e saj, mirėpo kėrkesa ime nuk u realizua, pasi ajo mė tha se kur kisha qėndruar tek ajo vetėm dy ditė, burri i saj ishte nevrikosur shumė. Ē'do tė ndodhte sikur tė jetoja me ta pėr njė periudhė mė tė gjatė? Ajo mė pas e uli receptorin e telefonit dhe me tė mbylli edhe derėn e shpresės sime. Ajo qė shpresoja mė parė ishte qė unė tė banoja me tė pėr faktin se ajo ishte vajza ime dhe do kishte mundėsi qė tė mė ndihmonte tashmė kur jam lodhur dhe jam plakur. Mė pas fillova tė qaja aq shumė, saqė m'u shterėn sytė sė lotuari. Kėtė e pa edhe fqinja ime, e cila sė bashku me mua ndante dhimbjen dhe lotėt. Ajo mė tha: -Mos ki merak oj motra ima, kjo ėshtė shtėpia juaj dhe ne jemi familja pėr ju!

Nė tė njėjtėn lagje nė tė cilėn jetonim, gjendej njė burrė i pasur dhe bujar. Duart e tė cilit ishin tė shtrira pėr bamirėsi dhe kur dėgjoi pėr hallin tim, kėrkoi nga pronari i shtėpisė, nė tė cilėn po jetoja, qė tė mė dėrgoj tek ai. Kur shkuam tek ai, mė pyeti: A ke mundėsi qė tė banosh vetė dhe t'i kryesh punėt e shtėpisė? Ia ktheva; Po, kam mundėsi.
Pėrgatiti njėrėn prej shtėpive tė tij tė shumta, me dhuroi ēelėsin e saj dhe tha: "Kjo ėshtė shtėpia juaj, ēdo gjė qė tė nevojitet, mos hezito e as mos te vjen marre pėr ta kėrkuar, Ne jemi tė gatshėm –prej tė madhit e deri te mė i vogli- qė t'ju shėrbejmė juve.

Jetoja nė kėtė shtėpi tė re, tė gjithė ishin familja ime, pėrveē djalit tim. Tė gjithė mė vizitonin dhe i vizitoja; mė sillnin ēdo ushqim, pije dhe veshmbathje, pėrveē tim biri, Allahu e faltė dhe e drejtoftė nė rrugėn e drejtė!
Njėri prej fqinjėve sa herė qė blinte bukė apo qumėsht pėr shtėpinė e tij, nuk harronte qė edhe mua tė mė sillte tė njėjtat gjėra, i thosha atij: "Kjo mund tė mbetet tek unė me ditė tė tera derisa ta mbaroj, ndaj dhe kam frikė se mos po prishet." Kėrkoja prej tij qė tė mė sillte bukė dhe qumėsht ēdo tė pestėn ditė.

Njė ditė prej ditėsh, u sėmura aq shumė, askush nuk dinte pėr gjendjen time shėndetėsore, mbeta e mbyllur nė shtėpi tri ditė, nuk shijoja ushqim dhe pije, pėrveē njė ene, e cila ishte afėr meje, nuk ushqehesha shumė nga frika se mos mbetesha pa ushqim dhe pije ditėn e katėrt. Kaluan tashmė katėr ditė, njerėzit nuk me kishin parė tė dilja nga shtėpia, kishin ardhur qė tė mė vizitonin dhe tė njiheshin rreth shkakut tė mosdaljes sime nga shtėpia. Me tė marrė lajmin e sėmundjes sime, mė transferuan nė spital. Secili nga banorėt e lagjes erdhėn pėr vizitė, pėrveē djalit tim, i cili edhe nė kėto ēaste tė jetės sime nuk mė vizitoi dhe as qė pyeti pėr mua. Lus Allahun e Lartmadhėrishėm qė ta falė atė!

I nderuar vėlla, e nderuar motėr, shikoni se sa e madhe ishte mėshira e nėnės dhe ashpėrsia e zemrės sė tė birit. Shikoni se si lutej pėr tė birin e saj, i lutej Krijuesit me gjithė zemėr qė ta udhėzoj dhe ta falė atė. Ishte kjo zemra e nėnės, e cila dridhej nga dashuria dhe simpatia e madhe qė kishte ndaj tė birit. O Allah, na ndihmo qė t'i respektojmė prindėrit tanė dhe tė sillemi me ta sa mė mirė qė ėshtė e mundur! Amin!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi