Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Agjėrimi nė muajin sheval

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Agjėrimi nė muajin sheval

Mesazh nga NoOrA prej Sun Sep 27, 2009 8:24 am

"Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit


Falėnderimet dhe madhėrimet i pėrkasin Allahut tė Madhėruar, Krijuesit tė gjithėsisė. Paqja dhe begatia e tė madhit Zot qofshin mbi Profetin Muhamed (alehji selam), mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin dhe pasojnė rrugėn e tij deri nė ditėn e fundit, Ditėn e Gjykimit.


Tashmė jo vetėm qė muaji i begatė i Ramazanit ėshtė larguar, por edhe kurorės stolisėse tė tij qė ėshtė Fitėr Bajrami nuk i ka mbetur asnjė gjurmė.


Iku muaji i Ramazanit dhe bashkė me tė ikėn dhe shumė mirėsi tė cilat Allahu i ka sjellė pėrmes adhurimeve nė kėtė muaj.


Por, edhe pse muaji i Ramazanit ka ikur, Krijuesi i kėtij muaji qė ėshtė Allahu i Madhėruar ėshtė i pavdekshėm. Edhe pse agjėrimi i muajit tė Ramazanit mbaroi agjėrime tė tjera alternative ekzistojnė, nė mėnyrė qė robi dhe robėresha tė marrin shpėrblime sa mė shumė.


Koha rrotullohet e ditėt pasojnė njėra-tjetrėn, muaji ynė i fiku dritat e tij, i uli perdet e tij, u venit ylli i tij pas vezullimit. U errėsuan netėt e tij pasi ishin tė ndriēuara. E gjithėsinė e ka pushtuar heshtja, pasi mė parė ishim tė preokupuar e si mbi gjemba sesi do ta kalojmė Ramazanin. Iku Ramazani, ikėn ditėt dhe netėt e tij. Iku dhe do tė kthehet vetėm pėr ata qė do tė mbeten.


Ndjemė kėnaqėsinė tonė me agjėrimin gjatė kėtij muaji. Tani njė muaj tjetėr ka zėnė vend nė mesin tonė, muaji sheval, muaji pasardhės i Ramazanit pėr tė cilin Profeti alejhi selam ka thėnė: “Kush agjėron gjashtė ditė nga muaji sheval ėshtė njėsoj sikur tė ketė agjėruar gjithė kohėn”.


Prandaj, ēdo musliman dhe muslimane duhet tė vėrė nė zbatim fjalėn e Profetit (alejhi selam).




Ēfarė rregullash dhe gjykimesh duhet tė zbatohen nė kėto ditė?


Pėr t’u ardhur nė ndihmė tė gjithė atyre qė duan tė marrin shpėrblimin e agjėrimit tė gjithė kohės, po pėrmbledhim disa rregulla qė i pėrkasin agjėrimit tė kėtyre ditėve:




1. Gjykimi i agjėrimit tė kėtyre ditėve.


Agjėrimi i kėtyre ditėve ėshtė (synet) i preferuar pėr arsye se transmetohet nga Ebu Ejubi (radijAllahu anhu), nga Profeti (alejhi selam): “Kush agjėron muajin e Ramazanit, pastaj e pason me gjashtė ditė nga shevali, ėshtė njėsoj sikur tė ketė agjėruar gjatė gjithė kohės

Gjithashtu, edhe dijetarėt e medh’hebeve tė atij hanbeli, shafi’, maliki dhe dijetarėt e mėvonshėm tė hanefive janė tė mendimit se agjėrimi i gjashtė ditėve tė shevalit pas Ramazanit ėshtė synet. Ndėrsa hanefitė nė vetvete janė tė ndarė nė dy mendime: preferohet dhe nuk preferohet.




2. Vlera e agjėrimit tė kėtyre ditėve.


Profeti (alejhi selam) e ka bėrė mjaft tė qartė vlerėn e kėtij agjėrimi nė hadithin qė ne pėrmendėm mė lart ku agjėrimi i gjashtė ditėve nga muaji shevalit ėshtė i barabartė me agjėrimin e gjithė vitit dhe kjo pėr arsye se nė njė hadith tjetėr thotė se: ”Vepra e mirė shpėrblehet dhjetė herė”, ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet se: “Allahu i madhėruar veprėn e mirė e shpėrblen me dhjetė herė, njė muaj herė dhjetė dhe gjashtė ditėt herė dhjetė plotėsojnė njė vit hėnor

Imam Enevevi thotė se konsiderohet si agjėrimi i gjithė vitit pėr arsye se agjėrimi i Ramazanit ėshtė i barabartė me agjėrimin e dhjetė muajve, ndėrsa agjėrimi i gjashtė ditėve ėshtė i barabartė me agjėrimin e dy muajve, kėshtu qė plotėsohet agjėrimi i njė muaji tė plotė.


Pra, 30 ditėt e Ramazanit shumėzohen me dhjetė dhe rezultati ėshtė 300, pastaj 6 ditėt e shevalit shumėzohen me dhjetė dhe rezultati ėshtė 60. 300 + 60 = 360 ditė aq ditė sa ka edhe njė vit hėnor qė merret nė konsideratė nė fenė islame.




3. Dobitė e agjėrimit tė kėtyre ditėve.


1. Agjėrimi i kėtyre gjashtė ditėve nga muaji sheval konsiderohet njėsoj sikur tė kesh agjėruar tė gjithė vitin.


2. Agjėrimi nė muajin sheval dhe shaban ėshtė i barabartė me namazet vullnetare (synetet) para dhe pas namazeve tė detyrueshme (farzeve), tė cilat janė plotėsuese tė namazeve tė detyrueshme, kėshtu edhe agjėrimi nė kėto dy muaj ėshtė plotėsues i agjėrimit tė detyruar tė muajit tė Ramazanit, pėr arsye se ashtu si namazi edhe agjėrimi ka mjaft mangėsi dhe tė meta. Ditėn e Gjykimit tė detyruarat (farzet) do tė plotėsohen nga synetet.


3. Praktikimi i agjėrimit pas muajit tė Ramazanit konsiderohet si shenjė e pranimit tė agjėrimit nė muajin e Ramazanit. Kjo, pėr faktin se kur Allahu i Madhėruar e pranon ndonjė vepėr prej robit tė tij i jep atij mundėsinė qė ai tė kryejė dhe tė vazhdojė me vepra tė mira edhe nė tė ardhmen. Ai i cili pasi ka kryer njė vepėr tė mirė e pason po me ndonjė vepėr tė mirė, tregon qė vepra e tij e parė ėshtė pranuar. Ndėrsa ai i cili pasi ka kryer njė vepėr tė mirė e pason me ndonjė vepėr tė keqe, atėherė kjo tregon se vepra e tij e mirė nuk ėshtė pranuar, por ėshtė refuzuar.


4. Ata qė kanė agjėruar gjatė Ramazanit marrin shpėrblimin e premtuar nė ditėn e Fitėr Bajramit dhe agjėrimi pas kėsaj dite tė shpėrblimit konsiderohet si falėnderim pėr kėtė shpėrblim madhėshtor, pėr kėtė begati nga ana e Allahut tė Madhėruar. sepse nuk ka begati mė tė madhe sesa falja e gjynaheve nga Allahu i Madhėruar. Shembull pėr kėtė kemi Profetin Muhamed (alejhi selam) i Cili falej aq shumė saqė i ėnjteshin kėmbėt dhe kur Aishja (radijAllahu anha) i tha: “O i Dėrguari i Allahut, pse falesh kaq shumė, ndėrkohė qė Allahu t’i ka falur gjynahet e mėparshme dhe ato tė ardhshme?” Por, Ai (alejhi selam), u pėrgjigj: “Pse tė mos jem rob falėnderues”.


Pra, pse tė mos e falėnderoj Allahun pėr kėtė begati qė mė ka dhėnė (faljen e gjynaheve).


Disa prej tė parėve tanė nėse arrinin tė ngriheshin e tė falnin natėn agjėronin tė nesėrmen si shenjė falėnderimi ndaj Allahut qė ua bėri tė mundur marrjen e kėtij shpėrblimi, arritjen e kėsaj begatie.




4. Disa ēėshtje tė ndryshme qė kanė lidhje me agjėrimin e kėtyre ditėve.


1. Preferohet qė agjėrimi i kėtyre ditėve tė fillojė menjėherė pas festės sė Bajramit. Pėr arsye se njė gjė e tillė konsiderohet si shpejtim pėr vepra tė mira. Siē thotė dhe Allahu i Madhėruar: “Shpejtoni pėr tek falja e Zotit Tuaj dhe xheneti, gjerėsia e tė cilit ėshtė sa e qiejve dhe tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit”.


2. Lejohet qė kėto ditė tė agjėrohen tė shpėrndara gjatė gjithė muajit tė shevalit dhe nuk ėshtė kusht qė atė tė agjėrohen njėra pas tjetėr tė pandėrprera, pėr faktin se Profeti (alejhi selam) e ka pėrgjithėsuar agjėrimin nė kėtė muaj dhe nuk ka specifikuar ndonjė gjė. Ai ka thėnė: “Kush agjėron muajin e Ramazanit dhe e pason me gjashtė ditė nga muaji sheval ėshtė njėsoj sikur tė ketė agjėruar gjatė gjithė kohės”.


3. Ai i cili i agjėron nė njė vit nuk obligohet qė t’i agjėrojė edhe vitin tjetėr, mirėpo diēka e tillė ėshtė e preferueshme, pėr arsye se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Punėt mė tė dashura tek Allahu janė ato punė qė janė tė vazhdueshme, qoftė edhe tė pakta”.


4. Nuk ėshtė e detyrueshme qė agjėrimi i kėtyre ditėve tė plotėsohet domosdoshmėrish, pėr arsye se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Agjėruesi qė ėshtė duke agjėruar agjėrim vullnetar ėshtė i pari i vetes sė tij, nėse do e prish e nėse do e vazhdon”.


5. Nė agjėrimin e kėtyre ditėve tė shevalit dhe tė gjitha agjėrimeve vullnetare me shkak ėshtė i domosdoshėm nijeti pėrpara agimit, pėr arsye se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Kush nuk e bėn nijetin deri para agimit nuk ka agjėrim pėr tė”.


6. Ai i cili ka pėr tė shlyer ditėt qė i kanė mbetur nga Ramazani pa agjėruar ėshtė mė mirė qė tė fillojė tė agjėrojė ditėt qė ka pėr tė shlyer nga Ramazani dhe jo ditėt e muajit shevar, pėr shkak se shlyerja e ditėve tė Ramazanit ėshtė detyrė, ndėrsa agjėrimi i ditėve tė shevalit ėshtė i preferuar dhe pėrparėsi i jepet tė detyruarve ndaj atyre tė preferuarve.




Dhe sė fundi, lusim tė Madhin Zot qė tė na i pranojė veprat e mira e tė na udhėzojė pėr nė rrugėn e drejtė! Dhe Allahu e di mė sė miri.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi