Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrgatituni pėr kthimin tek Allahu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrgatituni pėr kthimin tek Allahu

Mesazh nga jetaaa prej Sun Sep 27, 2009 9:32 am

Ibn Abasi ka thėnė se profeti (a.s.) i tha Iblisit: “Sa nga njerėzit e tu tė dashur janė prej ymetit tim?”

Ai (Iblisi) tha: “Dhjetė grupe: udhėheqėsi tiran; njeriu mendjemadh; i pasuri qė nuk shqetėsohet se si e fiton apo e shpenzon pasurinė e tij; dijetari fetar qė mbėshtet udhėheqėsin tiran; tregtari i pabesė (nė tregti); ai qė monopolizon njė artikull pėr t’i rritur ēmimin; shkelėsi i kurorės; ai qė vepron sipas interesit tė tij; koprraci qė nuk do t’ia dijė se si e ka mbledhur pasurinė; dhe pijaneci”.

Pastaj profeti (a.s.) tha: “Sa armiq ke nga ymeti im?”

Ai (Iblisi) tha: “Njėzet grupe: ty Muhamed.... tė urrej; dijetarin qė vepron sipas dijes sė tij; atė qė mėson e Kuranin pėrmendėsh dhe vepron sipas tij; atė qė thėrret pėr tė falur pesė namazet dhe i do tė varfrit, tė shtypurit dhe jetimėt; atė qė ėshtė mėshirues; atė qė pėrulet para tė vėrtetės; tė riun qė rritet duke iu bindur Allahut, atė qė ha gjėrat qė janė hallall; dy tė rinj qė duhen pėr hir tė Allahut; atė qė pėrpiqet tė falet me xhemat; atė qė falet natėn ndėrsa tė tjerėt janė nė gjumė; atė qė pėrmbahet nga harami; atė qė i kėshillon me sinqeritet vėllezėrit e tij myslimanė, pa pasur ndonjė motiv tė fshehtė; atė qė qėndron vazhdimisht me avdes; bujarin; atė qė ka karakter tė mirė; atė qė konfirmon tė vėrtetėn e asaj qė Allahu i ka garantuar; atė qė sillet mirė me vejushat e ndershme; dhe atė qė pėrgatitet pėr vdekjen”.

Uehb bin Munabah ka thėnė: “Ai qė pėrgatitet pėr vdekjen gjatė kohės qė ėshtė nė kėtė botė, do tė jetė nė mbrojtjen e Allahut Ditėn e Gjykimit, dhe ai qė largohet nga zemėrimi i afrohet Allahut; ai qė e lė dashurinė pėr kėtė jetė, shpėton veten nga dėnimi i Allahut Ditėn e Gjykimit; ai qė shmang xhelozinė, meriton tė lavdėrohet para njerėzimit ditėn e Gjykimit; ai qė heq dorė nga dashuria pėr tė qenė i parė, nderohet Ditėn e Gjykimit; ai qė heq dorė nga kėnaqėsitė e tepėrta tė kėsaj bote, do tė jetė nė shoqėrinė e tė drejtėve; ai qė u shmanget konflikteve nė kėtė botė, do tė jetė me fitimtarėt Ditėn e Gjykimit; ai qė nuk ėshtė koprrac nė kėtė botė, do tė pėrmendet para njerėzimit Ditėn e Gjykimit; ai qė lė argėtimin/pushimin nė kėtė botė do tė jetė nė shoqėrinė e atyre qė janė me tė vėrtetė tė pasur nė Ditėn e Gjykimit; atij qė nuk shikon haram nė kėtė botė, Zoti do t’ia kėnaqė sytė nė xhenet nė Ditėn e Gjykimit; atė qė lė pasurinė dhe zgjedh varfėrinė nė kėtė botė, Allahu do ta ngrejė lart Ditėn e Gjykimit sė bashku me tė afėrtit e Allahut dhe profetėt. Atij qė ua lehtėson nevojat njerėzve nė kėtė botė, Zoti do t’ia lehtėsojė nevojat nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Ai qė do t’i zgjerohet varri, le tė ngrihet nė errėsirėn e natės dhe tė falet; ai qė do tė jetė nė hijen e fronit tė Mėshiruesit, lė tė mos jepet shumė pas kėsaj bote; ai qė do tė ketė njė llogari tė lehtė para Allahut, le tė jetė kėshillues i sinqertė pėr veten dhe vėllezėrit e tij; ai qė do ta vizitojnė engjėjt, le tė jetė i devotshėm; ai qė do tė banojė nė mes tė xhenetit le ta kujtojė Allahun ditėn dhe natėn; ai qė do tė hyjė nė xhenet pa dhėnė llogari, le tė pendohet me sinqeritet tek Allahu; ai qė do tė jetė i pasur, le tė jetė i kėnaqur me atė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr tė; ai qė do tė kuptojė dinin e Allahut, le tė jetė modest; ai qė do tė jetė i zgjuar, le tė marrė dije; ai qė do tė jetė i sigurt nga njerėzit, le tė flasė vetėm fjalė tė mira pėr tė tjerėt; dhe le tė mendojė njeriu se nga ēfarė u krijua dhe pse u krijua! Ai qė do madhėshti nė botė, le tė zgjedhė botėn tjetėr para kėsaj bote; ai qė do firdeusin (gradėn mė tė lartė tė xhenetit) dhe naim (lumturinė e paimagjinueshme tė xhenetit) qė nuk mbaron asnjėherė, le tė mos e kalojė jetėn e tij duke u marrė me gjėrat e ulėta tė kėsaj bote; dhe kushdo qė e do parajsėn nė kėtė botė dhe nė tjetrėn duhet tė jetė bujar, sepse bujaria ėshtė afėr parajsės dhe larg zjarrit; ai qė do t’i ndriēohet zemra me njė dritė tė pėrsosur duhet tė meditojė dhe tė mendojė; ai qė do qė trupi i tij tė jetė i duruar, qė gjuha e tij tė pėrmendė vazhdimisht Allahun e tė jetė i pėrulur, duhet tė kėrkojė falje vazhdimisht pėr burrat dhe gratė myslimane dhe lutja jonė e fundit ėshtė: “Tė gjitha lavdėrimet janė pėr Allahun!”
__________________



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi